Një kryeministër që nuk dëgjon

31 Maj 2013, 21:52Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit dhe propaganda qeveritare përpiqet t’i pasqyrojë mitingjet e kryeministrit si pritje “madhështore”! Ajo është kujdesur të bëjë një ndarje si me thikë midis takimeve që bën opozita dhe atyre që bën qeveria. Mitingjet e zotit Rama kërkon t’i kanalizojë si takime të mbyllura nëpër salla, duke e interpretuar këtë me frikën e opozitës për t’i bërë masive takimet elektorale nëpër sheshe. Në realitet ka ndodhur që opozita po i organizon takimet e saj në të gjitha format, në sheshe, salla, pallate sporti, apo edhe bashkëbisedime të lira me pyetje nga vetë qytetarët ku secili syresh merr përgjigje nga lideri i opozitës.

Ndërkohë, kryeministri Berisha ka gjetur sheshet, ku angazhohet një administratë e tërë për t’i mbushur, si destinacionin e vetëm ku takohet me popullin. I mbledhin njerëzit duke u thënë se “po vjen t’ju flasë kryeministri” dhe asnjëherë nuk u thonë se “po vjen kryeministri për t’ju dëgjuar”. Ky kryeministër nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm të flasë, çapraz biles.

Populli nuk ka nevojë të dëgjojë një kryeministër, por pret të dëgjohet prej tij. Po kush do e merrte mundimin të dëgjonte drejtpërdrejtë, sy më sy, hallet dhe problemet e njerëzisë? Aty do vihej përpara përgjegjësisë: do njihte varfërinë, fukarallëkun, papunësinë, analfabetizmin, problemet me pronat, gjakmarrjen, mungesën e shtetit, korrupsionin, mospërfilljen nga administrata …

Pasioni i kryeministrit është vetëm podiumi, lartësia, vështrimi i njerëzve nga lart-poshtë. Në fakt, nëpër sheshe kryeministri është vetvetja, sepse në distancë ai ndjehet i sigurt dhe me delirin që e karakterizon, kujton se po frymëzon turmat. I duket  kryeministrit ashtu, sepse ata njerëz, pikërisht ata që pak më parë përbënin turmën që e priti, sapo të ndahen prej tij, e pret sërish ajo problematikë që theksova më lart. Sigurisht edhe mungesa e perspektivës për të ardhmen që kryeministri kujton se ua hoqi me “madhështinë” e mitingut të radhës.

10 komente në “Një kryeministër që nuk dëgjon”

    1. TITI says:

      nje kryeminister hajvan

    2. un votoj nr 29 e me gjith qejf biles!!! says:

      saliu vetem rrug rrug di te thoj!! a thu ti se rruget hahen!! shqiperia esht ku te therret qameti ai prap rrug rrug!!

      leje nje her qe dhe cilesia e rrugeve esht skandal por as nuk ka sjell zhvilim ose mireqenie te shqiptaret. esht detyra e qeveris te ndertoj rrug. e ben me taksat e shqiptarve nuk e nxjerr ato para nga gjepi. esht detyr e pergjegjesi e cilit do qe vjen ne qeveri kja esht gjeja me thjesht per tu ber. esht dhe nje nder ato sektoret fitimprures qe nese nderton pa standarte mund te besh dhe shum para duke i fut ne xhep.

      po cka saliu se ja tregojm qejfin ne!! shyqyr qe kemi vertet dike qe mendon per ne si rama!! se po mos te kishim ooo ku te na therriste qameti!!

      un nuk jam socilaiste por me gjith shpirt voten ja jap rames se jo vetem per vizionin qe ka por me programin e tij ka prek cdo hall te shqiptarve!!

      boll me na ka ardh shpirti ne maj te hundes me ket sali!!

    3. tironci says:

      Ky nuk degjo me asi lloj logjike mer burre, ca te degjoje arsye e njerez ky. Duhet heq dhe aq eshte e gjitha! I ka ardh fundi dhe nuk e di me as vete.

      1. halimi says:

        Kryeministri Berisha nuk ka per te degjuar kurre, ai thjesht nuk do te degjoje. Nuk i intereson te degjoje se ndryshe do kuptoje mire se i gjithe populli i i tij esht ngrit ne bllok kunder tij dhe do ta largoje me fanfare ashtu sic rrezoi edhe statujat e diktatorit te fundit.

        1. Tatjana says:

          Sali Berishes i ka ardhur fundi dhe nuk do ta besoje kete, se i duket e veshtire qe i gjithe populli i eshte kthyer kunder. Kete e meriton se ka vjedhur, vrare e perdhosur cdo gje te shenjte per shqiptaret. Ndaj ne 24 qershor ai do ike me turp, pas nje disfate te denje per burrin me te poshter qe ka prodhuar ky vend ne 70 vjetet e fundit!

    4. jemi nje!!!!! says:

      Kryeministri qe harroi te vinte edhe Kosoven neper harta???
      Per kete maskara te qelbur qe u ka shitur serbeve naften shqiptare per te vrare shqiptare te tjere e keni ju?

  1. albanian says:

    ca te degjoj ky ooo derbardh cfar te degjoj!! ky ben show dhe nga ana tjeter ben skenare si te vjedhi votat!! ore populli duhet te rri pingul me 23 qershor!! se me ket plak matuf dhe ca vite te tjera do na nxjerri ne anknad shitjeje me ket shkaterrim qe ika ber shqiperis!!

    per ket duhet votuar masivisht rama se vetem rama mund ti bej zap ketij krimineli asnje tjeter!! plus qe ka nje program tama per hallet e shqiptarve!! sot kemi nje shans vertet per rilindje!! perndryshe ne ferr do e kalojm jeten me ket plak matuf

  2. Nikua says:

    Kryeminister qe nuk mbush, se keshtu i ka urdhrat nga serbia, qe ta shkatrroj kte komb.

  3. ali says:

    Mao Ce Duni i thoshte delegacioneve tona kur shkonin per vizite ne Kine ne nje kohe, se “une nuk degjoj

    vetem transmetoj”.Keshtu po ndodh edhe K/ministrin ,S.B. i cili pasi vizitoi Kinen dhe Murin e Madh kinez

    eshte frymezuar ,duke ngjitur 1500 m. ,si Mao qe kaloi lumin Yance me not. Zot na ruaj nga diktatoret dhe

    deliret e marrezite e tyre!!!. Cfare nuk shpikin ata per te hypnotizuar popullin e mjere shqiptar e kinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje