Largimi i përfaqësueses amerikane nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dorëheqja e kreut të kësaj agjencie, Blerim Rexhës, marrëveshja vetëm pak ditë më vonë mes kompanisë amerikane dhe qeverisë serbe për “Trepçën”, emërimi i Fadil Ismailit në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nga Behgjet Pacolli, në një kohë të shkurtë janë rrethana politike dhe ekonomike, që ngjallin dyshime të mëdha për një skandal të përbashkët, i cili ka të bëjë kryekëput me “Trepçën”. Këto zhvillime në shikim të parë të lënë përshtypjen se kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por në esencë nëse analizohen zhvillimet dhe deklaratat e protagonistëve, problemi të çon drejt e te “Trepça”.
E para: Para pak ditësh, Bernadette Roberts, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dha dorëheqje me arsyetimin se është e pakënaqur me mënyrën e privatizimit dhe menaxhimit të bordit të AKP-së nga ana e kryetarit të porsazgjedhur Blerim Rexha. Si ndodhi që përfaqësuesja amerikane pikërisht tash të jetë e pakënaqur me punën e AKP-së, kur dihet shumë mirë se në këtë Agjenci për vite me radhë kanë ndodhur shumë skandale, ndërhyrje politike, shitje të dyshimta ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, akuza për politikanë sekserë në shitjen e “Grand”-it, vdekja e dyshimtë e ish-kreut të bordit, Dino Asanaj. Për vite me radhë, kjo përfaqësuese ka pasur një milionë arsye të japë dorëheqje. Blerim Rexha dihet se ka qenë i dërguar politik në këtë bord, si rezultat ai personalisht nuk ka fuqi t’u thotë jo ndërhyrjeve politike, sepse ai është dërguar aty për të implementuar kërkesat e politikës, andaj këto rrethana e sqarojnë edhe pozicionin e tij të papeshë në këtë bord.
E dyta: Pak ditë pas lajmit se përfaqësuesja amerikane u largua nga AKP-ja, na doli se kompania “New Generation Power” nga shteti Illinois, ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Minierave dhe Resurseve Natyrore të Serbisë për bashkëpunim biznesi dhe teknik në kombinatin e “Trepçës” në veri të Mitrovicës. Ministri serb, Milan Baçeviq, tha zyrtarisht se nënshkrimi i kontratës erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas bujës së madhe që bëri ky lajm, Ambasada Amerikane reagoi duke sqaruar se “ambasada amerikane në Prishtinë nuk është marrë me “New Generation Power”, por zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Washington e kanë këshilluar këtë kompani se Kosova është shtet sovran dhe se qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të ‘Trepçës’”. Kurse drejtori i konsorciumit “New Generation Power” deklaroi se për arritjen e marrëveshjes ai ka bashkëpunuar ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Beogradin, do të nisë bisedimet edhe me Qeverinë e Kosovës.
E treta: Behxhet Pacolli ka kohë që e ka bërë të ditur haptazi interesin e tij për asetin më të vlefshëm të Kosovës “Trepçën”. Se ai me çdo kush ia kë vënë syrin kësaj pasurie nuk është ndonjë lajm. Ai tashmë ka dështuar si politikan dhe inkuadrimin e tij në institucione po e shfrytëzon për interesa biznesi, dorën në zemër ky ka qenë edhe qëllimi i tij qysh kur është futur në politikë. Në fund të fundit ai është një biznesmen dhe mundësinë për të qenë në qeverisje ia ka dhënë me të dy duart vetë kryeministri Hashim Thaçi. Për të realizuar planin e tij me shumë mjeshtri e dredhi ka mbledhur rreth vetes persona të dëshmuar në këtë zanat. Si parti në koalicion AKR iu lejua të kërkojë ministri shtesë. Në këto rrethana politike në momentin më të duhur, Pacolli i kërkoi Thaçit që në emër të riformatimit të qeverisë ta marrë nën kontroll Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të vendit. Kjo ministri merret me privatizimin e aseteve publike.
Tashmë u shit Distribucioni, gati ka përfunduar edhe shitja e PTK-së, dhe ka mbetur aseti kryesor që Kosova ka – minierat e pasura të “Trepçës”. Pacolli që para dy vjetësh ka bërë publik planin për “Trepçën”, duke këmbëngulur që e ardhmja e këtij gjigandi të vendoset sipas planit të tij. Në vitin 2011, Pacolli kundërshtonte ashpër privatizimin e kësaj ndërmarrje, duke thënë se fillimisht në “Trepçë” duhet të investohet dhe të rritet prodhimi, duke e rigjallëruar atë, dhe më pas të mendohet për një formë të partneritetit publiko-privat. Ai e arsyetonte këtë propozim duke thënë se do të ndihmonte kauzën e punësimit në afat të shkurtër dhe të përfitimit më të madh në të ardhmen.
Ai atë kohë pati akuzuar partnerët e tij qeveritarë për kontrabandim ligjesh, duke drejtuar gishtin kah ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili e ka sponsorizuar këtë ligj në Qeveri e Parlament dhe i cili i ka dhënë autoritet kësaj ministrie që të merret me privatizimin e këtij aseti. Kur e pa se tash kjo ministri do të merret me “Trepçën”, Pacolli, vazhdimisht ka bërë përpjekje që ta marrë në duar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Plani i tij i publikuar parasheh që princit të Kentit, Michael, t’i jepet ekskluziviteti për ta regjistruar “Trepçën” si kompani në Londër. Ndërkohë që “Trepça” do të funksiononte edhe në Kosovë si kompani operacionale, duke planifikuar që pas disa vitesh një pjesë e saj t’i nënshtrohet procesit të shitjes. Për kompanitë britanike të interesuara për “Trepçën”, bëri të ditur në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” dy ditë më parë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cameron Cliff. Kështu që, Pacolli ka kohë që ia ka vënë lapsin kësaj pune.
E katërta: Emërimi i Fadil Ismailit në krye të MZHE-së me kërkesë të Pacollit është fund e krye interes personal i Pacollit që përmes njerëzve të tij të përfitojë nga “Trepça”. Ismaili tashmë është dëshmuar se nuk e ka problem të shfrytëzojë pozitën e tij për interesa të kompanive private. I emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë Thaçi, për më shumë se dhjetë vjet me radhë ai i ka dhënë tender kompanisë që ka themeluar vetë, “Komtel”, në vlerë prej miliona eurove. Ismajli dyshohet për keqpërdorim të pozitave që ka mbajtur tash sa vjet me radhë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Gazeta “Zëri” ka gjetur se Fadil Ismajli ka fshehur se është aksionar edhe në disa kompani me kapital miliona euro duke mos i deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Të gjitha këto rrethana janë tregues se lufta për “Trepçën” ka nisur dhe shumë partnerë duket se janë të përfshirë në këtë proces. E në të njëjtën kohë zhvillimet politike tentohen të kamuflohen derisa pas tyre na dalin interesa të mëdha financiare. E Behxhet Pacolli me sa duket nuk e ka ndërmend ta lëshojë nga dora “Trepçën”. Rezervat minerale të rikuperueshme dhe të vlerësuara të “Trepçës” sillen prej 8 deri në 12 miliardë euro dhe ndërmarrja ka potencial për t’u bërë një nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj në Ballkan. Kështu së paku thuhet në një dokument të përgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për “Trepçën”.
Me mire ta privatizoij bexhet pacolli se ndonje Serb a po ndonje amerikan a evropian i terbuar,lerini shqiptaret te punoijn
Te lumte goja! Por ne shqiptaret te huajin e ngrejme ne qiell dhe tonin e groposim.
Po. Mendim i drejtë; më mirë Pacolli se sa Sërbi:
Nuk e kuptojm, si ka mundesi qe firma Amerikane e ben kontraten per Trepcen me Serbin ???!!!, dhe thote se per arritjen e ksaj marrveshje eshte bashkpunuar ngushte me Departamentin e Shtetit Amerikan. E vertet te jet kjo loje e amerikanve ????!!!!.
Nuk e kuptojm, si ka mundesi qe firma Amerikane e ben kontraten per Trepcen me Serbin ???!!!, dhe thote se per arritjen e ksaj marrveshje eshte bashkpunuar ngushte me Departamentin e Shtetit Amerikan. E vertet te jet kjo loje e ndyre e amerikanve ????!!!!.
PO LE TA MERR MOJ ARBANA NESE HAP VENDE PUNE DHE SJELL BEGATI PER SHTETIN E POPULLIN. ME MIRE AI SE DISA TJERE.
A ka burra Kosova???!!!
Pacolli do lejohet ta privatizoje vetem me kushtin per ta rishitur padroneve serbe apo amerikane. Ne bejme ger ger neper forume ndersa horrat politikane shesin vendin per dy leke.
Kjo eshte shume e drejte.
Pacolli punon per tia shitur kete kompani miqve serbe dhe ruse, dhe nuk e ben ne emer dhe te mire te shqiptareve.
Politike e mencme ne interes te tij, ne fillim kerkon shtetin te investoje ne Trepce dhe pastaj te hidhet privatizim..dmth ta rrjepin shtetin nga te gjitha anet.
Trepce, me gjithe keto hije dhe dyshime ne asnje menyre nuk duhet te privatizohet, aq me teper qe dhenia e lejes per privatizim eshte e lidhur teper ngushte me statusin politik te vendndodhjes se Trepces,.kjo lloj strategjie i hap perfundimisht rruge Serbise per te kontraktuar ne menyre zurtare mbi pasurite kombetare te Kosoves.
Dhe me sa duket, pervec fitimit te paster monetar, ky eshte dhe qellimi final i serbeve.
Prandaj ne kete loje jane futur politikanet-korrupsioni i Kosoves.
Ata shesin dhe blejne sovranitetin e Kosoves, sa here shikojne leke neper duar dhe sa here qe i bejne qefin shefit serb
shume dakort me Agimin, me mire nje shqiptar nga kosova se ndonje i huaj qoft dhe ameriklan
Më la pa mend ky shkrim i zonjes se nderuar!Sidomos pika tre. Une nuk di hollesi të Trepces, por kur lexoj se perllogaritur jane 8-12 miliardë,dhe ato i synon”Politikani i deshtuar Pacolli,…qe ka interesa…”them se ne nuk jemi ne rregull nga trute e kokes! Pacolli mund te kete difektet e tij,si i vdekshem,si kemi te gjithe,por di qe ai eshtë prezent ne politike dhe ka lo Ura jo keq per njohjen e Kosoves!Nuk jami sigurte ne kete kohe te veshtire krize,si jane asetet e tij ekonomike dhe si i ka ndermarjet qe dikur kam lexuar se numero in ne gjithe Europen 25 mije punonjes,kryesisht shqiptarë!Nuk e njoh Pacollin,por e pelqej kembenguljen e tij si shqiptar!Le ti marrë me mirë ai 8-12 miiarde të ardhura qe disponon Trepca,se Sto arrivando! Nje amerikan,anglez,sheik apo me keq serb!Ajo pasuri mbetet e shqiptareve dhe si vlere materiali zihet ne vlera të tjera të nevojshme per shqiptaret,punesim,jetese,ekologji…Nuk kuptoj urrejtjen ndaj ketij shqiptari qe pavarsisht nga ndonje dobesi a mangesi,eshtë SHQIPTAR!Dhe kjo për mua do të thote shumë!Bexheti ka nje te keqe,nuk ka medje(gazete-TV)si ka Berluskoni dhe kjo e ben te sulmohet abuzivisht dhe nga grate që megjithe respektoj qe kam për lekurên e tyre të brishtë,më nervozojne kur shkruajnë kundër njerzve të njohur si Bexheti”i deshtuar dhe ne politike”kur ai eshte prezent dhe ne veprim!Mbase nuk jam dhe ne brendesi,por ta marrë Trepcen nje shqiptar, per mua eshtë përpos atdhetari edhe mbrekulli!…
Zoti Shmili, do isha shume dakort me ju nese Pacolli eshte thjesht nje shqiptar i pasur qe kerkon te lere Trepcen ne dore te Shqiptareve.
Por qellimet e Pacollit nuk kane kaq shume ideale.
vete origjina e pasurimit te Pacollit ka hije dhe dyshime te erreta ne lidhjet e tij me mafien ruse.
Nga kjo dyshoj shume se Pacolli e blen Trepcen per Shqiptaret.,besoj qe klanet mafioze ruso-serbe ku eshte pasuruar Pacolli, kane nje shans me shume qe tju hedhin hi ne sy shqiptareve dhe ta marrin Trepcen pa shume lufte dhe buje publike.
Nuk duhet te ngutemi ne dhenien e mendimeve dhe perfundimeve per gjera qe nuk i kuptojme ose i njohim shume pak. Plani i privatizimit te Trepces eshte nje projekt shume i rendesishem dhe me sa di Pacolli ka pregatitur nje propozim shume te leverdisshem per kete pasuri te madhe kombetare. Rivleresimi i Trepces permes kuotimit te saj ne bursat evropiane do te rrise disa here vleren e saj perkundrejt vleres qe mund te jepet sot.Kush mund te jape kontribut pozitiv eshte mire te flase me kopetence e kush do te beje propogande politike te shkruaje si zonje ose zonjusha autore e ketij shrimi.