Krenar si Shaqiri

27 Maj 2013, 13:01Blog TEMA

Nga Imer Mushkolaj

Kur në fillim të shtatorit të kaluar Xherdan Shaqiri shënoi në portën e Kombëtares së Shqipërisë, si përfaqësues i Zvicrës, ai u gjend nën presion të paparë. Nuk diti të gëzohej, për më tepër u ndie fajtor. E nga shqiptarët gjaknxehtë e turbofolkloristë, u etiketua edhe tradhtar. “Mëkati” i vetëm i tij ishte se kishte zgjedhur Zvicrën, e jo Shqipërinë për të luajtur futboll.

Të shtunën mbrëma, Shaqiri ngriti lart kupën e Ligës së Kampionëve, si pjesë e ekipit Bayern Munchen. Krahas kupës, ai në Wembley ngriti lart edhe dy flamuj – të Kosovës dhe të Zvicrës. Si për të treguar se iu takonte vendit ku ka lindur dhe vendit që e rriti dhe në të cilin bëri karrierë. Si për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që shkumonin para gjashtë muajsh, duke e quajtur tradhtar atë, e maxhup ndonjë bashkëlojtar të tij. Si për t’i porositur edhe “patriotët” e Federatës Shqiptare të Fubollit, të cilët ndaj tij dhe të tjerëve si ai muaj më parë nuk kursyen leksione “patriotike”.

“Ndërmjet ‘patriotëve’ si Armand Duka dhe ‘magjupëve’ si Valon Behrami, unë do të zgjidhja këtë të dytin. Dhe ‘tradhtinë’ e Xherdanit e Granitit”, pata shkruar në shtator, duke denoncuar fushatën e egër dhe raciste ndaj djemve nga Kosova, të cilët nuk kishin asnjë faj të vetëm. Asnjë borxh ndaj askujt, përveç vendeve ku u lindën e u rritën.

Shaqiri dhe yjet tjerë kosovarë të sportit, të cilët na nderojnë nëpër botë, nuk janë të atillë që matrapazllëkun dhe hajdutllëkun i kanë profesion. As të atillë që rrjepin Kosovën dhe Shqipërinë në emër të patriotizmit e shqiptarizmit, duke u pasuruar sa s’bën.

Ata vetëm po bëjnë atë që duhet bërë – po kapin majat e sukseseve dhe, njëkohësisht, po e bëjnë të njohur Kosovën – atë Kosovën e tyre, tonën që duhet dashur e forcuar vazhdimisht, pavarësisht se nuk ka kaluar hiç ditë të mira deri më sot. Atë Kosovën për të cilën u sakrifikuan dhjetëra-mijëra – Kosovën të cilën duhet ta bëjmë.

 

 

Xherdan Shaqiri u gjend sërish në shënjestër të kritikave dashakëqija e cinike. Dikujt nuk i pëlqeu pse ai ngriti lart flamurin kosovar, e dikush tjetër tha se së pari duhet ndërtuar shteti i fortë, e pastaj të valëviten flamuj. Pajtohem, logjika e shëndoshë kështu thotë. Por, veprimin e Shaqirit nuk duhet parë na ky prizëm. Ai, thjesht, bëri diçka që do ta bënte ose do të duhej ta bënte secili i ri i suksesshëm kudo në botë, në rastet siç është finalja e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri u largua i vogël nga Kosova dhe nuk mban kurrfarë përgjegjësie që bashkëkombas të tij jo që po e ndërtojnë, por po ia shkatërrojnë shtetin. Por, po, ai ka të drejtë të krenohet me vendin ku u lind dhe të tregojë, qoftë edhe me ngritjen lart të një flamuri verdh e kaltër, se i takon edhe atij vendi.

Të sulmosh Shaqirin pse ngriti lart flamurin e Kosovës më duket më tepër se absurd. Sepse, jo Shaqiri, por të tjerë brenda e jashtë Kosovës janë ata që nuk e nderojnë flamurin, nuk e nderojnë shtetin. Jo Shaqiri, por të tjerë brenda e jashtë Kosovës janë ata që vjedhin dhe shkelin shtetin në emër të flamurit.

Shaqiri u tregua fort i mençur në Wembley dhe bëri më shumë se plot politikanë dhe të ashtuquajtur politikanë, të cilët nuk ndalen duke udhëtuar nëpër botë me para të shtetit, për të promovuar të njëjtin shtet të cilit ia grabisin çdo ditë nga një copë.

Shaqiri nuk ka faj pse vendi ku ka lindur prodhon me bollëk hajni, krim e korrupsion e pak talentë futbolli. Ai nuk ka faj pse qytetarët e këtij vendi e shohin me rezervë flamurin që ai e çoi lart. Ai bëri atë që duhej – promovoi shtetin e Kosovës në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Krejt tjerat janë të parëndësishme.

 

 

Mbase kosovarët do të ndiheshin më të qetë dhe do të ishin më pak kritikë po që se Shaqiri do të valëviste flamurin kuq e zi. Mbase më mirë do të ndihej edhe Armand Duka i FSHF’së, i cili para pak muajsh nxori nga goja epitete të ulëta për djemtë kosovarë që nuk ishin pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Por të gjithë ne, në Kosovë e Shqipëri duhet kuptuar më në fund se Kosova është shtet dhe nesër do ta ketë Kombëtaren e vet. Është çështje tjetër se çfarë shteti është dhe çfarë Kombëtare do të ketë. Por, gjasat janë të mëdha që të ketë një Kombëtare më të fortë se ajo e Shqipërisë.

Sepse kur Kosova të pranohet në UEFA e FIFA, futbollistët kosovarë që bëjnë karrierë nëpër botë kanë të drejtë të zgjedhin për t’i mbrojtur ngjyrat e Kosovës, e jo të Shqipërisë apo të ndonjë shteti tjetër.

Shaqiri ka mundur fare lehtë ta ngrejë lart flamurin kuq e zi. Por, e ka zgjedhur tjetrin, të Kosovës, sepse ndjen që i takon këtij vendi. S’është hiç me rëndësi nëse i pëlqen ose jo ai flamur. Është simboli i vendit të tij dhe kaq mjafton.

Edhe mua ndoshta nuk më pëlqen flamuri, as himni kosovar. Por, i respektoj si të tillë, sepse identifikojnë shtetin tim. I respektoj deri sa të ekzistojnë.

Pajtohem, nuk mjafton flamuri për t’u bërë krenar se i takon një kombi, një shteti. Shteti, mirëqenia, zhvillimi të bëjnë të ndihesh krenar. Por, nuk ka asgjë të keqe të valëvitësh flamurin tënd, flamurin e shtetit tënd.

As flamurin, as shtetin nuk duhet identifikuar me ata që janë ose vijnë në pushtet dhe të bëjnë të ndihesh i turpëruar me veprimet e tyre.

A nuk duhet të jemi krenarë që Shaqiri u bë lojtari i parë nga Kosova që fiton Ligën e Kampionëve?

Merrni mësim nga ai.

Lëreni histerinë, bëjeni historinë. Si Shaqiri.

*EXPRESS

21 komente në “Krenar si Shaqiri”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Mund te them pa frike se ti si artikullshkrues, qenke nje pis muti, qe sja vlen te lexohesh.
    Nuk e di ku e merr ate te drejte ti qe te etiketosh nje lojtar te mire qe luan per Zvicren dhe qe eshte shqiptar si Behrani, ta etiketosh magjyp, por me magjyp se ty ne shpirt spaska.
    Te tre lojtaret qe luajne me Zvicren jane djem te talentuar dhe ti mor loqe mushk-kolaj ske bythe ti marresh neper goje.

    1. Eri says:

      Lexo artikullin para se te komentosh se behesh qesharak me ato qe shkruan. Magjyp ishte emri qe i vune “patriotet” e medhenj te Tiranes dhe Prishtines treshes shqiptare qe luan me Zvicren dhe autori po ua sjell ne kujtese kete racizem idiot qe u perdor ne ate kohe, nderkohe qe i njejti artikullshkrues i ka mbeshtetur ne ate kohe futbollistet ne shkrimet e tij.

      1. Sali=Geddaf says:

        Per mua Shaqiri eshte si gjidhe lojtaret e tjere, deri sa nuk me perfaqson nuk eshte pjes e imja, ndjehem krenar me te aq sa mund te ndjehem me lojtaret e tjere te bayernit,, KAQ!
        Nuk e di pse i jepni pamje pateriotike Shaqirit, ai beri zgjedhjen e tij per karrier personale dhe kaq, por mos naj shisni si pateriot se nuk eshte i tille.

        Nje pyetje do kisha per kete gazetare,, sikur Shaqiri dhe te gjithe ata talente qe kan refuzuar ngjyrat kuq e zi do ishin pjes e kombetares se te gjithe shqiptareve qe eshte ajo KUQ E ZI, a do ishte me larte kombetarja dhe premisa per te qene ne nje boteror apo jo?
        Une them qe po, dhe do benin te lumtur mbi 10 milion Shqiptare dhe do adhuroheshin po nga kaq Shqiptare, por ata ben zgjedhjen e tyre personale,, dhe ne duhet ta respektojme, por ju lutem mos naj servirni me si pateriot e krenari kombetare se refuzuan ngjyrat KUQ E ZI se eshte apsurde.

    2. EPIRIOTI says:

      Zt Mushkolaj Ti nuk ke faj….. Fajin e ka Gazeta TEMA qe te jep hapsire me te tilla Artikuj. Ore e kupton Ti ke Ne Shqiptareve te Shqiperis nuk na e NDIEN pe PATRIOTA si Shalqiri Xhaka Behrami etjetj. Per Ne ata jane Lojtar si gjith te tjeret, perderisa NUK ZGJODHEN Shqiperine. edhe ata Nuk ndihen te till ne Karakter dhe ketu ska gje te keqe se ne Zvicer jan rritur dhe NORMAL qe mund te ndihen te tille. Shkurt Ne Nuk na e NDIEN per ta, Sduam tja dime. Kemi KOMBETAREN TONE KUQeZI

    3. the islamic republic of kosovo says:

      KY TURKU I VOGEL SHAQIRI MIRE BEN QE MBAN FLAMURIN ISLAMIK SEPSE SKA LIDHJE ME FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT TURQIT KOSOVARE NUK JANE GJAK SHQIPETARI JANE RRACE MONGOLESH TURQ E ARABE:

  2. lecke eshte flamuri says:

    MERO mire qe kesaj rradhe nuk botove portretin e kokes bosh te IMERIT me te cilin ti ndan emrin dhe koken

  3. Sem Luma says:

    Citat: “Edhe mua ndoshta nuk më pëlqen flamuri, as himni kosovar. Por, i respektoj si të tillë, sepse identifikojnë shtetin tim. I respektoj deri sa të ekzistojnë.”

    Fjalite kyce te tere ketij artikulli. Ashtu eshte, Imer!

  4. sali trapi says:

    Jam dakord me z.Mushkolaj,shkrimi eshte shume i sakte.

  5. berati_KOSOVE_germony says:

    Ne disa gazeta serbe qe i derigjon politika e beugradit shum jon merr me at flamurin e kosoves Shaqiri e ber ni gjet shum te duhet qe pati me veti flamurin e kosoves…

  6. korcari says:

    horrit te bulevardit. lexoje me kujdes artikullin sepse fjala magjypet eshte ne thonjeza, pra eshte perdorur nga te tjere si per she4mbull nga ”patrioti” armando duka per futbollistet kosovare qe luajne ne Zvicer
    dhe artikull shkruesi, me te drejte thote qe eshte me ”magjypin” Bahrami se me ”patriotin” armando duka.Artikulli eshte shume i sakt,pergezime

    1. Horri i Bulevardit says:

      Korcari, thonjezat nuk tregojne asgje per turmen analfabete qe ka kapliau kete faqe ne gazeten Tema, se ti i kupton dhe ke te drejte, por disa kunguj ketu se dine se per cfare sherbejne thonjezat dhe kur keta kunguj e lexojne Magjypi, panvaresisht se eshte ne thonjeza, ata marrin vrullin dhe gerthasin ne te gjitha ambjentet duke i ra ne qafe nje njeriu qe te vetmen gje qe ben luan futboll dhe na nderon.

    2. baba says:

      Si skeni turp kto qe e botojn ai qe e shkrun dhe ju qe i jipni te drejte turp te kini……..

    3. Askushi says:

      Korcari,si ‘varrmihes’i analfabetizmit qe ka ‘kapliau kete faqe ne gazeten Tema(turmen analfabete)’,jeni i modh.Pergezime!

  7. beni says:

    Shum nga keta te lindur e te rritur ne Europe apo ne Amerike,vetem kan degjuar ,se nga jane prindrit,por as u bie ndermend as per Kosoven e as per Shqiprine?
    Te hiqesh se je patriot,nuk do te thote qe te lidhesh flamurin,e te te shohin Kamerat,por duhet te kontribosh per shtetin,gje qe Shaqiri esht shkolluar e mesuar e integruar, ne nje shtet si Zvicra,qe permbush interesa te tjera politike-ekonomike dhe luan per interes te shtetit Zviceran e jo atij Shqiptar apo Kosovar!
    Haroini keta Pseudo- patriote edhe pse kan mesuar gjuhen e nenes, ate Shqipe!

  8. Shqiptar me zemer says:

    Skam fare pse te lexoj nje artikull IDIOT kaq te gjate dhe justifikues per ca magjype per sa kohe kam ndjere, lexu dhe kendu vargjet e Asdrenit :

    …PREJ LUFTE VEC AI LARGOHET
    QE ESHTE LINDUR TRADHETOR…

    Kjo treshe magjypesh nuk meriton as respekt e as vemendje nga shqiptaret pasi ata nuk jane shqiptare dhe nuk perfaqsojne ngjyrat e kombit qe kan braktisur per pak fame dhe para. Justifikimet qe japin disa prej tyre jan per te ardh me vjelle; thone qe jane zene me Armando Duken…. Hahhaha qesharake sikur te zihem une me drejtorin tim dhe per kete arsye te braktis atdheun Pfffffffff skandaloze

  9. Aleksander says:

    Keshtu si e ke tjerre ti o Imer,me vjen vetem te them :-SHaqiri ?!-Nje futbollist rezerve i Bayernit,me nje flamur me kryq ne mes ,qe S’ESHTE IMI,me nje tjeter flamur me ngjyra e yje qe S’ESHTE IMI ,as i DESHMOREVE TE ATDHEUT E GJAKUT TIM,sepse PO TA DININ SE PO LUFTONIN PER NJE COPE BEZE qe S’ESHTE FLAMURI I KASTRIOTIT,as qe do te merrnin mundimin ti hynin gjithe atyre halleve e derteve e jo me te jepnin gjakun e jeten per nje cope lecke pa kuptim.ASKUSH te mos guxoje te me krahasoje flamurin me shkabe mijeravjeçar, ngjyra e kuqe e te cilit eshte GJAK deshmoresh e heronjsh,e jo thjeshte nje loje kalamaqerish qe zgjedhin bojerat e ngjyrat simbas kapriçove e tekave.Por juve ju duket se mund te luani me flamujt e himnet e te “respektoni” çdo lloj paçavureje qe ju serviret ?!-Atehere beni si te doni, por dijeni se Burrave si Adem Jashari me shoke sot do ti vinte turp kur t’ju degjonin marrinat tuaja qe perpiqen vetem te mbrojne nje djalosh qe shqiptar me S’ASHTE.

  10. Ilir Gruda says:

    Per cilin flamure kane luftuar e dhene jeten Idriz Seferi ,Azem galica Isa Boletini, Adem Jashari e mijra te tjere…….Per cilin flamure u betuan trimat perfaqsues te kosoves ne shpalljen e PAVARSISE????????Turp hapeni syte!!!!Per sa i takon futbollisteve…….nuk jane vetem shqiptaret qe perfaqsojne vendet tjera e jovetem ne futboll.Brazilian luajn ne Kroaci.,zezake ne Angli,Gjermani ,Itali etj………….

    1. Suzana (Kosove) says:

      shkrim kot, injorance, me intereson nje gje: cilat jane kriteret te behesh Gazetar?, cfare shkolle ka bere ky qe ta quaj veten gazetar apo publicist?, perse na serviren artikuj aq te dobet?
      Shaqirit iu eshte rrite shume mendja, percolla te gjitha ndeshjet e Bajernit, me shprese qe ta shifja Shaqirin…hahaha, nuk e pashe gjekundi, gjithemone rezerve, kupa e kampionit te Europes, nuk eshte aspak merite e tij, rritu edhe pak Shaqiri, ndoshta vitet tjera te shof ne veper-loje.

  11. Remi says:

    Ky pseudogazetar krijon lajm edhe aty ku nu ka. Pse duhet patjeter ti ulni vleren gazetes me kete te pashkolle.

  12. Xhida says:

    Ky gazetar amator eshte anti-Shqiptar dhe gjak turkosllav. Sja vlen te lexohen shkrimet e tij

  13. timo says:

    Nuk e kuptoj fare të gjithë këtë polemikë pa bukë. Ata janë tre lojtarë të shkëlyer që nuk kanë zgjedhur të luajnë me kombëtaren shqipëtare por me atë svicerane. Kuqezi nuk bëhesh me zor .Duhet t’a ndjesh kuqezinë në qenien tënde ndryshe… Ska përse të na hiqen dhe ti mbajmë për patriotë dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje