UFO- kandidati që s’garanton ligjin

25 Maj 2013, 18:19Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Moszbatimi dhe shkelja e ligjit, veçanërisht prej të veshurve me pushtet, është kthyer në fenomen shqetësues për realitetin shqiptarë. Një sërë reagimesh i janë adresuar strukturave shtetërore, jo vetëm prej faktorit të brendshëm, por edhe atij  ndërkombëtarë. E megjithatë, me gjithë kritikat e forta, Shqipëria vazhdon të jetë në krye të listës së vendeve që nuk i respektojnë ligjet dhe ky trend, nga sa duket, sërish do të përbëjë sfidën e madhe që duhet të përballojë vendi më i prapambetur ballkanik, për të qenë anëtar për në Bashkimin Europian. Ngaqë, përveç demonëve që sundojnë klanet e pushtetshme, të njohura tashmë për qenien jashtë ligjit, të tjerë kandidat të rinj po e nisin rrugën e vet parlamentare me po të njëjtën frymë.

Astrit Velia, presidenti i “Albania University”, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, për qarkun e Beratit, është njëri prej tyre. Për veprimtarinë e tij elektorale, disa ditë më parë, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në po këtë qark, Artan Lame, shpërndau fotografi, që e shquanin garuesin e  PD-së, për të qenë deputet në parlament pas 23 qershor 2013, pra Astrit Veliajn, duke bërë fushatë elektorale në ambientet e universitetit të tij. Çka përbën shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, në pikën 4, të nenit 78 të të cilit, që përcakton: “Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës”, citohet:” Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike”. Dhe institucionet shkollore, qofshin këto edhe private, dihet që janë publike çka presupozon faktin se ligjërisht është i ndaluar përdorimi i ambienteve të tyre për qëllime elektorale. Sikurse është krejtësisht e ndaluar të përdoren për këtë qëllim nxënësit e shkollave, që nuk kanë mbushur moshën ligjore të votimit. Mirëpo kjo kambanë ligjore është e padëgjueshme për kandidatin Veliaj, i cili që në nisje të qenies parlamentar i të ardhmes e rreshton veten tek të dalët jashtë ligjit.

“Ky zotëria që shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit të Beratit (shkelje flagrante e ligjit). Është duke ju folur maturantëve të 3 gjimnazeve të qytetit: “Shyqyri Lakra”,”Babë Dudë Karbunara” dhe “Kristaq Capo”… Edhe kjo shkelje flagrante e ligjit. Gjimnazistët u hoqën nga mësimi dhe në mënyrë të organizuar u çuan të dëgjojnë broçkullat e Astritit, nga vetë drejtorët e gjimnazeve… ”. Kështu kumton Lame në mesazhin Facebook-ian, duke u bërë thirrje shokëve të rrjetit ta shpërndanin në sa me shumë adresa këtë informacion. Reagimi i mësipërm publik i kandidatit, Artan Lame, vjen pasi më parë në adresë të kandidatit Astrit Veliaj,(që habitshëm mban njëherësh edhe titullin “Nderi i qytetit të Beratit”, por është edhe i penalizuar nga kjo Bashki), ishte adresuar një tjetër veprim i tij, që atakonte po shkeljen e Ligjit zgjedhor. Fjala ishte po për shfrytëzimin e ambienteve universitare për propagandë elektorale, por edhe për shpërndarjen klasë më klasë të një formulari nëpërmjet plotësimit të të cilit u bëhej thirrje studentëve të garantonin se do të ishin mbështetje të presidentit Veliaj. Një tjetër sjellje kjo që vjen në kundërshtim me Kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe që vijimëson edukatën antiligjore që mbart kandidati për deputet i qarkut të Beratit, Astrit Veliaj. I cili pikërisht për këtë devijim moral,në datën 06 qershor 2011, del të jetë dënuar nga gjykata e Beratit me një milion lekë gjobë për “shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje”. Dënim ky që ka ardhur pas padisë së ngritur ndaj tij nga Bashkia e qytetit të Beratit, e cila e akuzonte  për “shkatërrim të pronës dhe ndërtime pa leje në zonën tampon”. Fjala është për prishjen e godinës së maternitetit të Beratit, pas transferimit pranë spitalit civil, ish- pronë shtetërore e privatizuar më pas, punimet për shndërrimin e të cilës atëkohë në “Universiteti UFO” dhe sot “Albania University”, nisën pa lejen e Bashkisë. Ndonëse u përball disa herë me Policinë Bashkiake, Astrit Veliaj e nisi dhe e bitisi ndërtimin pa leje bashkiake, duke e shndërruar ish-Maternitetin në Universitet. Por edhe  duke mos e përfillur kriterin ligjor.

Në fakt, kandidati Astrit Veliaj, që në zgjedhjet 2013 garon për të qenë deputet në qarkun e Beratit, e ka nisur realizimin e ambicies së tij parlamentare katër vite më parë, por jo si kandidat i Partisë Demokratike. Sipas skedës së disponuar nga KQZ-ja, mësohet se atëkohë, shtetasi Astrit Veliaj, i datëlindjes 08-04 -1958, garonte në zonën 078 të qytetit muze për subjektin politik Partia Republikane. Por mësohet, gjithashtu, edhe se gjatë viteve të qenies së tij president i Universitetit UFO, kandidati Veliaj kishte arritur të linte pas qenien e tij me arsim të mesëm. Në skedën e KQZ ai rezulton i laureuar në Fakultetin Juridik, Tiranë, por pa precizuar pranë cilit universitet. Çka vërtet ngre dyshime për vetëlaureim në universitetin pronë të tij,por që përbën të dhënë të rëndësishme për ti kumtuar elektoratit beratas faktin se nga ish- mekanik, në një ofiçinë makinerish bujqësore, në periferi të Tiranës, që kishte qenë në kohën e regjimit komunist, dhe ish- tregtar i suksesshëm vetratash alumini në vitet paskomuniste, kandidati Veliaj, kishte arritur nivelin e laureimit në jurisprudencë. Por edhe të ngjitjes në fronin e presidentit të “UFO University”, çka, për këtë arsye, midis beratasve nisi të njihej si: “Kandidati UFO i Fatmir Mediut”.

Nga gara zgjedhore e 2005, Veliaj doli i humbur, por jo i shkurajuar për ta vazhduar ambicien e parlamentarizmit. Ai nuk arriti të hyjë në parlament si deputet republikan, ndërkohë që Bashkia e Beratit, vazhdonte ta denonconte si shkelës të ligjit. Duke e akuzuar për “shkatërrim të pronës dhe ndërtime pa leje në zonën tampon”. Por, po në të njëjtën pozitë të shkelësit të ligjit, ish “UFO kandidati” prezantohet edhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur nuk garon si republikan, por si kandidat i Partisë Demokratike. I vendosur madje në atë që vlerësohet si “zona e sigurt e listës”, ndërkohë që i vetmi beratas i kësaj liste, Lefter Maliqi, është rreshtuar në zonën e dyshimtë të saj. Kandidati Astrit Veliaj ka projektuar ta fitojë mandatin e deputetit duke përdorur si mbulesë hijen madhështore të godinës së Universitetit të Beratit, të ngritur pa leje, mirëpo sa i vlen shoqërisë sonë një deputet që qysh në kandidim rezulton si shkelës ligji?

13 komente në “UFO- kandidati që s’garanton ligjin”

  1. Besniku says:

    Njerez komplet te paafte per ti sherbyer politkes dhe nuk jane fare ne dijeni te ligjeve. Ja se cfare plerash ka ne listat e PD.

  2. shpiragu says:

    hahahahah…si gjithmone i madh patrioti im i nderuar xhovani.astrit velia kandidat per deputet se ka ngritur nje universitet ufo… hahahah…po ai njeri tregti di te bej mire dhe per tregti e do universitetin dhe deputetllekun.je i madh xhovan shyti qe ja heq masken.ka mbaruar juridikun hahahahah….mekaniku i bujqesise…hahaha… sa me vjen per te qeshur…pse nuk vuri lefo maliqin te dytin berisha por kete mekanikun? hahahahahahahahahahahah

  3. Berati says:

    Shume konfuz dhe i ceket je ne shkrimin tend Z.Giovan .Diplomen ne juridik Z.Veliaj e ka shume me heret, se hapja e Universitetit te vet .Po ashtu duhet te te kujtojme se PD e PR jane ne te njejtin koalicion te djathte .

  4. Argita says:

    XHOVANI ,komplimente per shkrimin,BERATASIT BERATAS .nuk kane asnje lidhje ,as me pollashin ,as me veliun as me MALIQ maliqin ,prandaj ne qe jemi BERATAS BERATAS nuk VOTOJNE keto fytyra te ndyra

  5. Desaret says:

    Bravo Xhovan!…Real dhe me integritet tani,gjë që duhet perforcuar!…Paligjshmeria e Universitetit është nje ” handikap” që duket ne të ardhmen do t’i dhëmb shumë Veliajt!Pavarsisht se Universiteti ka kopjim amerikan,nuk duhej ndertuar aty dhe po te shkosh ne Tabje,siper,kupton krimin ndaj 10 mije banoreve qe u mbyll magjine e Mangalemit! Ne Bari shteti pas 10 vjet procesesh gjyqsore i rrafshoi pertoke pallatet 20 katshe ndertuar pa leje te Bashkise Bari!U dha kronika!…Nje hotel 5 yje ne Sardenje ku punonin 200 puntore u rrafshua sepse nuk kishte miratim të Bashkise dhe ekologjisteve!Nuk dua te ndodh kjo me ndertesen e bukur,por nje bukuri e kunderligjshme nuk vlen!Cuditem me llogjiken e ketij Astrit Veliaj,që i është futur detit në këmbë! Konflikti i tij me qytetaret e vertet beratas kam friken se do e nxjerr të humbur e të poshtëruar!Shkrim i arrire në të gjitha parametrat!…

  6. kuksjani says:

    Shkelsit e ligjit do bejne ligj per ne,shikoni ku kemi arritur ne si popull.Jashte keta maskarenj.

  7. tomori i beratit says:

    Komplimente Xhovan.Nuk i jep njeri vota ketij muti te pd.Beratasit nuk e marin persiper nje TURP te tille.

  8. Lirindje says:

    Pune Veliajsh nga te dy anet…

  9. rezi says:

    Nuk i vlen aspak një deputet i tillë dhe s’duhet votuar një njeri i tillë që kërkon të blejë votat nga studentët që paguajnë arsimin në këtë universitet…Të lë shije të hidhur kur sheh përballë universitetit biblotekën e Beratit që dhe tabelën ku shkruhet biblotekë e ka të dalë boje. Flm artikullshkrues, duhet shkruar e vërteta …

  10. hen says:

    Komplimenti Xhovani ! Artikull i sakte,me llogjik te ftohte qe prezanton fytyren e vertete te ketij kandidati qe kerkon te fitoje mandatin e deputetit per te perligjur paligjshmerine e tij e te subjektit qe e propozon.kryeveper hipokrizie.

  11. leka says:

    Z, Shyti,ne fund te shkrimit e keni prekur paksa,por mua me duket shume domethenes per gjendjen shkaterrimtare orientale qe ndodhet vendi yne,nga sundimi i nje qenie mesjetare e zbritur nga kullat e errta dhe te izoluara:Berati ky qyetet, qe e prezanton denjesisht Shqiperine ne boten e qyteteruar vazhdon ta perfaqesoje ate nje Lefter Maliqi??.Mendoj qe ju duhet ta shtjelloni me gjere dhe me thelle kete fenomen,qe mendoj se eshte shkaku i gjithe prapesirave dhe fatkeqesirave qe vazhdojne ta mbajne mberthyer keq kete vend.

  12. aleksander says:

    Eshte stafi më i çuditshëm i krijuar nga një kandidat për deputet: Nje grua qe thirret Lila, e cila u ka futur tmerrin marketeve të Beratit dhe një “burrë” i keq përdorur nga diktatura komuniste. Nuk dihet ende se kush ia keshilloi z. Veliaj këta persona.

  13. alberto says:

    Aleksander pse cfare e kujton ti UFO kandidatin Astrit Veliaj burre te mire?Ai eshte me legen dhe me komunist se ky “burri i keq” sic e quan ti.Shife si ngjan si ata GBV-te e kohes se komunizmit-besoj te kujtohen ata qe per te spiunuar mernin nga 1200 leke ne muaj.Degjoj ci thote votuesve: po fituam do tu hap kolegje private dhe shteyerore me parate e shtetit.tani do ti asfaltojme keto ruget sapo te gjejme disa investitore, kuptoni ceshte ky mostra: do te fitoje deput pa hedhur asgje nga xhepi i tij.ti shohe ne ender votat e beratasve.Bjeri xhovi mos i lere kusur ketyre legeneve.ty te kemi ne.faleminderit mero qe meresh me keta legenet si puna e Astrit kokepatates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje