Ata ishin katër. Ose, më saktë, tri plus një. Ashtu si dhe te romani i Dumas ku tri musketierëve i bashkohet edhe D’Artanjan dhe formonin atë katërshen e pathyeshme. Por, ndryshe nga subjekti i Dumas, njëri nga të katërt u shkëput, doli i vetëm, sepse u vetëndje i tradhëtuar në “ideal, besim, shpresë…”(!!!!)
Ata ishin një grup i njohur muzikor i viteve dymijë. Quheshin “West Side Family” (WSF) dhe përbëheshin nga Flori, Landi dhe Miri. Si për ta plotësuar katërshen e Dumas, në fushatën elektorale të vitit 2003 atyre iu bashkua edhe një “këngëtar” që garonte për t’u rizgjedhur kryetar i kryeqytetit shqiptar. Ndërtuan këngën hit të atij viti “Tirona”. Ashtu, të bashkuar, si grup dhe si e majtë, ata e fituan sfidën elektorale.
Gjashtë vjet më vonë, në 2009-ën, po sëbashku ndërtuan një tjetër hit të ri, këngën “Çohu”, ku i bënin thirrje ndërgjegjes së secilit prej nesh që ta ndryshonim atë realitet të zymtë që na kishte ndjekur për afro 20 vjet. “Çohu shqiptar”, thoshin djemtë e WSF dhe Rama që angazhohej se “asgjë s’është e pamundur nëse ne bëhemi të gjithë bashkë”. Në fakt, në ato zgjedhje, jo të gjithë ishin bashkë. E majta ishte e përçarë dhe nga kjo përçarje përfitoi ai, Berisha, kundër të cilit djemtë e WSF u bënin thirrje shqiptarëve që të çoheshin.
Katër vjet më pas, pikërisht këtë vit, në prag të zgjedhjeve historike për të larguar nga pushteti të fundmin e dërgatës komuniste të infiltruar në gjirin e lëvizjes demokratike, ai grup nuk është më bashkë. Një prej tyre, drejtuesi i grupit, Flori, e braktisi atë. Në fakt, kishte kohë që dilte i vetëm dhe kish gjetur partner tjetër. Një partner që i këndonte dikur fushatave elektorale të Berishës dhe që bëri moderatorin në hapjen e fushatës së Tiranës. Krijoi me të këngën “Ku ka si Tirona” të cilën Rama e pati si pjesë përmbyllëse të hapjes së fushatës së Tiranës në Pallatin e Sportit.
Por, ai, Dr.Flori, na u shfaq papritur të premten në emisionin “Zonë e Lirë” për të prezantuar këngën më të re të tij: “Zemërthyer”. Një ndërlidhje e “bukur” me televizionin antiopozitar ku e promovoi. Pikërisht te moderatori që 70 për qind të emisionit e ka me propagandë të dedikuar anti-Rama. Në fakt, s’mund të ndodhte ndryshe, sepse edhe kënga ishte 100 për qind anti-Rama dhe anti-opozitare. Kësisoj mund të thuhet se “tenxherja gjeti kapakun”.
Por, ka edhe një akt shumë komprometues. U gjet si datë prezantimi në publik, pikërisht data 24, ku zyrtarisht dhe ligjërisht kishte filluar fushata elektorale. Rastësi? S’e besoj! Data dhe vendi i promovimit ishin gjetur për të bërë sa më shumë efekt elektoral në dëm të Ramës dhe opozitës. Kuptohet, negativ. Po te kush, te cila pjesë e elektoratit? Te e djathta? Assesi jo. Efekti mbetet te elektorati i majtë si dhe ai i pavendosur.
Po për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Dr.Flori e ka të stampuar në anglisht në bluzën e tij të zezë: “Nuk të votoj. Pse?” Pikëpamja është e qartë. Dr.Flori nuk e voton më Ramën dhe si shkak ka gjetur se ai është zemërthyer (titulli i këngës) nga aleanca që Rama bëri me Metën. Nuk mund ta fsheh që edhe unë u zemërthyeva ato ditë. Por, duke e parë në ditët në vijim më me gjakftohtësi situatën, duke e krahasuar me atë që na ndodhi në vitin 2009, duke ditur se përballë kemi një kryeministër jo normal, që s’e ka për gjë t’i vërë zjarrin Shqipërisë për të ruajtur me manipulim pushtetin e vet, u ktheva prapa në kohë, në vitin 2009, ku Rama, bashkë me djemtë e WSF na kujtonin se “vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”.
Ka prishje të moralit në këtë mes? Sigurisht, sepse kemi pranuar në gjirin tonë një parti pushtetare me të cilën deri 2 muaj më parë na ndante një hendek shumë i madh. Por, humnera që e pret Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë kaq patriotë të moralizmave që s’po i gjej gjëkundi në jetën e përditshme. As te ai votuesi i thjeshtë që sot e ke socialist të vendosur dhe të nesërmen e sheh demokrat se i kanë siguruar një punë. Dhe çfarë pune se? Një punë të përkohshme 2 mujore, një punë fushate, që as emrin s’e ka në bordero, por që i gënjyer nga fukarallëku beson se do i marrë ato lekë që s’dihen në cilin buxhet imagjinar të institucionit janë parashikuar.
Ajo që më zemërthyen tek Dr.Flori, është fakti se ai nuk është i sinqertë me ne. E gjithë kënga dhe video e tij përshkrohet nga një personalizim pa kuptim vetëm me kreun e opozitës për të cilin hapur bën thirrje që shqiptarët të mos e votojnë. Sepse, Rama paska tradhtuar idealin e Florit dhe ky i prerë në besë kalon ylberin dhe indirekt u bën thirrje shqiptarëve që ta lëmë sërish në pushtet Sali Berishën. Kjo është fiks sindroma e “Nardndokës”.
Video shoqëruese është një maskaradë më vete, një montazh alla-Klan, duke nxjerrë në plan të parë vetëm demonstruesit si pjesa e dhunshme dhe shtetin e Berishës si viktimë. Kurse viktimat e vërteta, ata 4 dëshmorë të opozitës i vendos si dekor në duart e familjarëve të tyre, por pa vënë në asnjë çast gishtin në plagë se kush i qëlloi e me urdhër të kujt. Flori s’e paska duruar dot atë 700 qindshen e videos së Metës dhe shumë mirë bën. Po edhe këtu nuk është i sinqertë dhe që ia hedh poshtë atë zemërthyerje që ai ka. Përse nuk e bën pjesë të denoncimit edhe 3 përqindëshin e Vajzës së Babait, firma e të cilit sillte plot 3 milionë euro në xhepat e saj?
Ka shumë gjëra për ta analizuar se përse stonon ky video-klip me mesazhin që Flori dëshiron të përcjellë si zemërthyer, me realitetin që ai kërkon ta japë vetëm në 30 përqind të tij. Sepse, ai 70 përqindëshi tjetër që ai s’e tregon, është ana më e errët, ajo anë që ka kapur çdo qelizë të jetës sonë, që na ka kthyer 23 vite në kohë, s’po na lë të ngremë kokë e po na përdhos, duke vënë gjithë makinerinë shtetërore në funksion të një njeriu që quhet Sali.
Unë ndjehem i lehtësuar që emri i madh i WSF nuk u përdhos. Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën e çdo socialisti si grup që nuk u përlye me propagandë që i japin jetë një pushteti kriminal si ai i Sali Berishës. Fatmirësisht Landi dhe Miri qëndruan larg kësaj maskarade. Ata nuk u bënë pjesë e çoroditjes së ndjenjave të socialistëve me pamjet e 21 janarit. Jo Dr.Flori. As socialistët e thjeshtë dhe as Rama s’e kanë harruar atë që ndodhi më 21 janar dhe s’ia falin kurrkujt gjakun e tyre. Është kjo arsyeja që ata do votojnë masivisht numrin 29, si i vetmi numër që bën Rilindjen e vërtetë. Edhe për ty Dr.Flori!
Për ta mbyllur, dua të citoj një mikun tim, E.Plaku, i cili për këtë këngë shkruan: “Zemrën e thyer të Dr.Flori nuk e shëron dot as Dr.House, por vetëm Dr.Berisha”.
Me kete njeri qe i nderron anet dhe shkon pas lekut, nuk ja vlen qe te merresh.
Sa legen mund te jesh, kete e zbulon vetem kur vjen fushata zgjedhore… ke njerez qe e lene b…. edhe per 5 lek, po kushedi sa ia ka mbush xhepat Saliu ktij mizerjeje!
Po ktit pleres qe shkuan e i dhane ca lek ketij e u shit direkt ky, po sbehet kshu o flori o zemerthyer jo ne sherbim te saliut te pakten se eshte turp
Dr. Flori i mori leket e veta aq donte tashme ka rradhen te beje propagande. Dihet qe leku i korrupton me thjesht njerezit e dobet, ne kete rast doli ne pak karakteri i vertete i Dr. Flori.
Flori ka vite qe hiqet sikur ka qene i tradhetuar nga Edi, por nderkohe nuk irezistoi parave te pushteti dhe prandaj u bashkuar edhe me ANTI-opozitareve.
Doktorr flori nje njeri pa integritet dhe pa moral. Nje njeri qe ne beri fame me pjesmarrjen e Rames ne kengen e tyre. Sepse atehere Rama ishte kryebashkiaku me i suksesshem ne bote pjesemarrja ne kenge ia rriti shume famen ketij grupi. Tani e ka pare me te arsyeshme qe te beje nje kenge kundra tij sepse keshtu fiton me shume para.
Njeri i pafytyre.
Po kesaj kenge cfare emri do ti vesh more Dr. Leshi.
https://www.youtube.com/watch?v=FVCXWMZ_q8A
Nje mjeran qe po merr nje pjese nga parate e vjedhura nga Saliu. Bashkepuntori ne vjedhje denohet njesoj me ate qe e ka bere. dhe ky njeri nuk do ti shpetoje denimit. Denimi do te jete harrese.
O DR. Flori, ku dreqin jane 4 te vraret??? Ku dreqin jane ata gardistet me arme??? Apo ata nuk lejohen te dalin ne videoklip sepse nuk merr leke nga PD pastaj????
Ja dhe Flori, personi qe dikur deklaronte se nuk do votonte per Edin qe para se te bashkohej me meten, dhe tashme e gjeti pretekstin per te dale i palare nga parate e pista te berishes.
Mos kini merka se Dr. Flori nuk eshte zemerthyer, eshte i ngazellyer nga parate qe i ka dhene dr. berisha.
Plako, ktu ke humb gjithe respektin e personave qe tpakten kishin pak vleresim per kenget e tua, se kshu je super tutkun, po qe shyqyr kishe ato kenge te lezetshme…
Ca mund te beje njeriu per leke me ejj, edhe te shese shpirtin!
Po ti bere dy kenge me Ramen qe jane pelqy nga te gjith mer gomar.
Ah bir Selmani nenes ke te qaj me pare i thone kesaj… ca turpi!
Po tani u kujtove o tuhaf? Tani pas dy muajsh u kujtove qe je zemerthyer ti nga koalicioni?
Apo thuaj tani ti dha leket Saliu te beje videon?
Eh mor Flor mor Flor, ketu i ke heq vizen vete vetes, turp te kesh!
Me kete kenge qe ke bere ke rrezuar pertoke gjithe respektin dhe famen qe more kur bere kengen me Ramen. Askush nuk ka ngelur pa e komplementuar ate kenge. Me kete qe bere vertete qe mund te kesh marre para por ke humbur respektin dhe famen qe kishe deri me tani. Zgjodhe anen e gabuar.
Po ca kokerr legeni eshte ai qeros muti. merr lek nga berisha kokrra imoralit e na ben moral ne popullit me ca kenge gjasme. U be dhe bytha e ketij qerosi idealisti i madh e nga ana tjeter shkon pas 200000 eurove qe i jep saliu. Turp, su bere kurre kengetar
KJO ESHTE NJE TURP QE ESHTE BERE, MENDOJENI PAK NJEREZ KY NE MESAZHIN E KENGES THOT MOS VOTONI, PRA I THOT POPULLIT SOCIALIST MOS VOTONI. PO MOS TE VOTOJME TE LEM SALI BERISHEN NE PUSHTET? ATE QE I VRAU ATA NE 21 JANAR?! APO ATA QE I VRAU NE GERDEC? APO ATA QE DOGJEN VETEN ( MOS HARRONI LIRAK BEJKON DHE GJERGJ NDRECEN!!! ). FLORI U SHIT PER NJE DORE PARA, PUNE E MADHE, AS I PARI AS I FUNDIT POR JU O NJEREZ MOS U BENI PRE E MAKINACIONEVE TE DOKTOR BERISHES! NE 23 QERSHOR NDESHKOJENI ME VOTE PLEBISHITARE PER TA LARGUAR NJEHERE E PERGJITHMONE!
Njeri imoral dhe qe ska piken e nderit. Po keta njerez keshtu jane te ngulin thiken pas shpine ne qofte se behet fjale per nje cike para me shume.
Qelbesira si puna e ketij nuk do te bejne asnjehere buje me te tille veprime sepse ai kerkon qe te behet i famshem me te tilla kenge qe dihen se per cfare behen. Nje maskara me damke.
Me duket veprim i nxituar ,por me mire duhet te shprehen shoket e tij artist qe kane mendime me te qarta.
Ne fund te fundit nje realitet po thot,normal qe ka mijera te tjera qe duhen thene per doktorin,por dhe ky bashkimi me Meten per ne qe kemi qen ne 21 Janar eshte i pakeperdishem….
Ju parafolesit ketu jeni pjese e populli shqiptar……jeni iu degjenerimi i kete vendi qe nuk shikoni gjerat ashtu sic duhet po i gjeni bishta…jo mori leke jo lepiu bythe etj etj……..U vrane 4 vete jo kater dele dhe u vrane per poshtersirat e I.Metes…….dhe se iu dashka EDit te hypi ne pushtet ne duhet ta votojme……ne duhet te votojme vlerat se nga politika vetem gropa kemi mbuluar……nqs morali jone eshte i paster ashtu duhet te jete edhe verdikti yne per ata qe do na perfaqesojne…..boll u justifikuat me Sali vrasesin….ate e dime si eshte………po varret e atyre nuk mbyllen duke zbritur kurrizorin nga pushteti……Turp t,iu vij lepiresat e bytheve jeni iu jo ai qe eshte artist
Bravooooo do ta degjoj me deshire kengen……..Te gjithe ne mbeshtetje te Rilindje
Nese dikush mund te me shpjegoje, do t’i isha mirenjohese: ky tipi u shpreh vetem kunder Rames, apo u shpreh kunder Rames DHE pro Berishes?
Ne rastin e pare, do e kuptoja shume mire pse “nuk e shfaq gjithe realitetin” sic thote shkruesi i ketij artikulli. Shfaq c’ka e ka zhgenjyer nga Rama dhe kaq. Nuk zgjedh te shfaqe anen tjeter, ndaj te ciles nuk kishte asnje pritshmeri (per me teper, mesa kuptoj, e paska shprehur qendrimin e tij per partine tjeter ne raste te meparshme).
Te jete dicka e qarte: te rishikosh qendrimin tend ndaj liderave politike ne baze te sjelljes se tyre, nuk eshte problem, madje qendrimi krikik mund te jete shume konstruktiv. Ne politike nuk behet fjale per besim si ne fe: politikanet jane njerez, ndaj, kush me shume e kush me pak, ndodhen larg te qenit perfekt. Dhe zgjedhesit nuk jane aty per t’u gjetur justifikime, por per t’i kerkuar llogari dhe per t’i sanksionuar/shperbluer (me vote) ne baze te arritjeve.
Gjithsesi, nese Dr. Flori eshte shprehur kunder Rames dhe pro Berishes, mungesa e koherences behet evidente, te pakten per mua.
Po me vjen shum keq per Kete Doketorrin e pulave qe qenka kaq
zemerthyer Me siguri i ka dhuruar saliu Nje nga leksjonet e
mashtrimit me pak fjale e ka bo si vetjaa
ESHT koha Tu tregojm NJerzve te saliut qe Saliu ka 8 vjet
qe vetem i ka vjedh dhe ne shqiperi mungon shum e drejta e popullit dhe ky doketorri i pulave po e ben per te fituar nga
ana politike Nuk do te mashtrohet me populli nga muzika jote dhe mashtrimet e sali berishess
Ka dhe ca gjera te tjera. WSfamily eshte grupi qe u shfrytzua nga PS dhe Ardit Gjebrea per zgjedhje. Per daljet ne pallat te kongreseve ky grup nuk u pagua asnje lek. Nderkohe qe gjerbra morri financime nga Bashkia per Kengen Magjike. Flori bashke me Mirin kane qene gjithmone midis budallait dhe legenit, keshtu qe nuk eshte se duhet pritur shume prej tyre. Por duhet theksuar dicka tjeter. PD ne koncerte sot nuk del me me koncerte. ku shkojne leket e financimeve per fushaten e PD ? shkojne duke blere votat dhe duke blere kriminelet per ti patur ne dispozicion.
E mori ne qafe Kokaina dhe Mamaqi – gjynah skam cthem tjeter
kenga me pelqeu. Dhe une bashkohem me zemerthyerin,por jo per kete gje do shkoj te fle me mullixhiun. Do te ishte me e ndershme nese dr. Flori pranon se e ka ber per lek. Ai eshte kengetar,dhe eshte e drejta e vet te bej kenge e koncerte per ke te doje. Por jo kshu. Ne te kunderten e elektoratit te djathte,qe e priten Meten si shpetimtar. Elektorati i majte,nuk e pertyp dot faktin se Meta eshte serish opozite,dhe garon me ta.
sot i jap shume te drejte zhakut per ate fjalor qe perdorte kundrejt ketij personi tek “vip shtepia”dhe tek “zone e lire” e canit………..
Te arij njeriu te ulet deri ne kete far feje si ky mercenari flori kjo eshte e ndyre dhe e turpeshme:HARRAM gjithe respekti qe kam pasur per ty flori .Me te vertet e meriton titullin.MUT-MUTI.
Kenge e ndyre dhe e qelbur qe fyen ndjenjat e mbi 50 perqind te shqiptareve, te cilet tashme Floriani i ka bere armiq, ne vend qe ti kishte fansa. Le te mbaje si fansa pabuksat e PD.
Flori eshte treguar nje injorant i madh dhe jam i sigurte se shume shpejt do te pendohet per kthimin e tij me kaq mendjelehtesi ne vegel qorre te komunistit diktator dhe spiunit te UDB Sali Berisha.
Nje dite do ta terheqe kengen por atehere ka me qene teper vone…
“…Zemren e dr.Florit,se sheron dot as dr.House,por vetem berisha!”
Une mendoj se berisha jo vetem qe s’do e sheroj,por do e vdes fare,sepse do i harroj gesheret brenda,medemek, kirurg nga me tekehytet…
E pashe videon dhe nuk me beri asnje cast te ve ne diskutim VOTEN perkunder me beri te bej ate qe se kam bere me parete flas me me bindje dhe te kerkoj me shume mbeshtetes per PS dhe konkretisht Edi Ramen.
Ne se ka nje kulm PS eshte ajo demostrate qe per mua duhet te perseritet cdo tre muaj. Dhe kush merr guximin te hyje ne ate godine duhet te dije se hyn per te punuar per kete vend e jo vjedhur.
Ilir meta i PD mbetet tere diten e naten i PD. pra ajo qe ka ndodhe ka mdodhe me bekimin e Sali Kryeministrit dhe sic permend te mirat te permend e denoncoje keta gjera qe i quan te PS. Le te dale Saliu e te thote: PO o popull Ilir meten e shpalla une 5-o te pa fajshem. Une ju bera apo ju dhashe kete apo ate gjygjtareve dhe po une e bera te paster.
Pas kesaj do te fillojme nje gjykim te ri, sigurisht ne ballafaqim me ligjin e di AI= NE BURG DO SHKOJE.
Urojmë që ky dr. flori të ket suksese me këngën. Sa për përfundimin në koshin e qelbur të Berishës të florit të vogël, kjo tregon karakterin e tij të shformuar. Ai është një shërbëtor si puna e Kastriot Islamit. Këta bëjnë mirë që kalojnë në kotecin e tyre, prandaj skanë asnjë shans që të zënë vend e të influencojn te e majta shqipatre.
Personalishte e degjova kengen mbrem ne fb postuar nga nje mike dhe s’me jep aspak pershtypjen e te qenit antiRama apo nen sherbesen e kryekriminelit te shqiptarve pushtit berisha !
Eshte per te ardhur keq vertet se si konceptohen gjerat ne ate shoqeri ,aq naive dhe me nji kendveshtrim aq exstremist .Te shprehesh nji ndjenje personale sot mbi politiken e vendit ,te ndihesh i zhgenjyer, nga ajo (marreveshja e domosdoshme PS+LSI qe vendos kthesen dhe shpetimin e Shqiperise nga liria e shkaterruseve e bandes ne pushtet nen flamurin e demokracise) ,,,eshte e drejta e cdo qytetari te lire sot ne Shqiperi !!!
Sigurishte qe mbetet nji marreveshje imediate por ne “hintergrund” e pamoraleshme ,por qe justifikon qellimin .
Qe te ket nji rreaxion te tille per nji keng te tille mua me duket dicka e pakuptushme ! Nqs kritikohet PS-ja ose Rama nga opinioni sot kjo nuk duhet te kuptoje automatikisht se kengetari Flori eshte ulur mbi prerin e andertalerit kafshesh birishovic. Sinqerishte eshte per tu befasuar se c’luhet aty ne ate vend ,se ku fokusohet ajo shoqeri e cila le shume per te deshiruar dhe eshte aq larg te te kuptuarit vertet te funxionimit te nji shoqerie .Ashtu si eshte e domosdoshme per vendin tone e shoqerine e atij vendi kjo Marreveshje amorale PS+LSI por ne funxion ndarjes nga e keqa ,nga shkaterrimi e injoranca ,po aq shume i sherben asaj shoqerie edhe rreklamimi ne ate shoqeri i te Theksuarit te Moralit ..i cili mendohet te mos jet fshire nga principet njerezore akoma ne ate vend .Nji rreklamim i tille i asaj marreveshje te pamoraleshme ,,,sherben per te ardhmen ktu duhet pare efekti saj kenge protestuse . Pastaj sipas meje ne video pervec se duhej te tregohej edhe birishi i cili eshte skndali kryesor ne gjithe kte maskarade qe ne e quajm politik ,gjikthcka ishte korrekt . Shqiptaret duhet te mesojn te jene me te hapur ,duke shperthyer dyert e asaj injorance te imponuar nga ai pushtet per 23 vjet shkerdhatokraci.
O Doktor Plumbi,me date 1 Prill sigurisht qe u “befasuam”,por duke ditur se ke perballe,cdo gje pramohet.Qellimi justifikon mjetin.Nje plak i urte me tregonte dikur,se jo gjithmone njeriu ben zgjedhjen e duhur,per arsye te kushtezimit dhe diktimit te rrethanave dhe ngjarjeve,duke me then se me perpara duhet te luftohet e keqja me e madhe dhe e keqja me e madhe e ketij vendi eshte KRYE–KRIMINEL–VRASES–DIKTATOR–MASHTRUES–HAJDUT BERISHA.Plaku urte me thoshte se ne qoftese ti je i semure dhe te thone ,do te hash nje cope MUT qe te behesh mire (pra muti sherben,vlen per ilac) atehere ti do ta hash.Keshtu eshte puna O INFERMJER PLUMBI.Ti nuk thua qe te ka orkestruar Sokol Olldelja,me “talentin” e papare Mama–qi
Z.Altin keni ber nje shkrim shum real ….. komplimente!
Tani e mora vesh kush qeka ky tipi pas nji leximi ne Ballkanweb .
Do ti lutesha moderatorit te ksaj faqe ta hiqte komentin tim te mesiperm ,pare nga nji kendveshtrim tjeter ,duke ju referuar thjesht kenges pa patur mundesine e nji informacioni te sakte mbi zhvillimet aty.
Qe nga 1 Prilli kur Ed TRADHTARI i dha doren Metes hajdutit te kapur me presh ne dore e deri dje, te gjithe gazetaret, analistet, e opinionistet na can veshet duke thene pse ne te indinjuarit nga kjo marreveshje bejme si moralista, e qe duhet te jemi me pragmatista. Te majtet e nderrshem qe kerkonin moralin me MINIMAL po viheshin ne shinjester nga keta pseudo gazetar qe pranuam dhe ftuan te gjithe popullin te pranon, duartroksinin kete marreveshje teresisht AMORALE, e sot po keta individ na flasin per moral? Ajo fjale nuk vlen ne gojen e ketyre personave, eshte 0!!!! Pse per Ilir Meten qe ka siguaruar niper e sterniper me pasuri fale blloqeve te tij, populli duhet te jete pragmatik, e mos ti kerkojme llogari, ndersa nje doktorr flori duhet ti kerkojme moral, e ta gjykojme si moralist. Mesa di une monika kryemadhi vesh fustane 7 mije euro, pa llogaritur bizhuterit….jo dr. flori. Mesa di une, me 21 janar dolem kunder metes, dhe sala me lulin na vrane per te mbrojtur meten, prandaj kush shtrengon doren me meten ka falur 21 janarin, kauzen dhe idealin, dhe vetem tradhtaret e bejne nje gje te tille!!!!!!! Zbukurojeni e shtremberojeni sa te doni, tradhtia tradhti mbetet!!!
Bravo laraska.jam ne nje mendim me ty,jam akoma i fyer dhe i zhgenjyer nga ngjalat e nje prillit,dhe akoma me shume pa drite ne horizont.e drejte,analistet e paguar po na mesojne se cduhet te ndjejme dhe te mendojme.iku ajo kohe,koha e manipulimit te mendjes ka mbaruar.kush hyn ne nje beteje dhe nuk eshte i afte te fitoje duhet ti hape krahun njerezve me te afte dhe jo te shtrije doren e tradhetise ne kurrizin tone
Po ky shoku qe te ka hapur faqen e gazetes more ketro, e ka kaluar ylberin me pantallona apo pa pantallona???
Nga mbiemri besoj se ke edhe karakterin, hidhu poshte e hidhur lart, dege me dege…ketri eshte i bukur dhe kercen bukur….por kercimet e tua mbajne ere te keqe….