Si mund të lindë për të vuajtur një shpirt i vdekur?

25 Maj 2013, 18:13Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Bota është e njëjtë për të gjithë e mira  dhe keqja , mëkati dhe pafajësia ecin duke u mbajtur për dore. Të duash të mbyllësh sytë ndaj njërës gjysmë të jetës, për të jetuar i sigurt, është njëlloj si dikush të fashojë sytë që të mundë të ecë me më shumë siguri mbi një vend plot me humnera.

Përveç profesorëve, besoj, të cilëve koha u është shumë e shtrenjtë, të gjithë të tjerët do të bënin mirë të udhëtonin ndonjëherë në autobus, që nga politikanët e deri tek biznesmenët.

Dihet tashmë se, personi që krijoi biznesin e distributorëve, ideja i lindi ndërsa qëndronte në stacion në mes të një vape zhuritëse dhe aty rrotull nuk gjendej asnjë pikë shitje lëngjesh freskuese  dhe si çdo ide që lind vetëm kur njeriu është në lëvizje edhe këtij personi nevoja për të pasur një lëng të  freskët në një moment ‘vuajtje’ i solli një të mirë siç është biznesi i distributorëve, i cili në fakt akoma në Shqipëri nuk është shtrirë gjerësisht sidomos në ato vende ku njeriu vërtet ka nevojë për to. Pra ecja në këmbë mes turmave jo vetëm në kohë fushatash për politikanët, është një mënyrë e mirë për të njohur problemet që kanë në përgjithësi njerëzit, por më së shumti për të njohur mirë botën që na rrethon, atë realen. Kjo i shërben edhe personave krijues, si artistëve, pasi dihet që shumë kryevepra kanë patur si protagoniste një fshatare të thjeshtë të varfër nga një vend i humbur i botës, apo psikanalistët kanë pasur si pikënisje një sjellje të caktuar njerëzore dhe duke e marrë këtë si objekt analize ata kanë shpikur teoritë e tyre të famshme, të cilat ndihmojnë sot si terapi për të shëruar njerëz.

Është e qartë se edhe një udhëtim në autobus në Tiranë, përjashto gjërat stresante, si psh vapa e padurueshme, frymërat e njerëzve që kondensohen në formë avujsh nëpër xhama, zhurmërat si rezultat i të folurit me zë të lartë, telefonatat terrorizuese me zilet që fillojnë nga këngët tallava deri tek zhurmat e zogjve , madje trasta te fshatarëve të mbushura me fasule apo perime të stinës për ti shitur në një nga stacionet e ndalimit të autobusit, ndonjëherë dëgjon edhe këngën e ndonjë gjeli i futur në një trastë , i cili nuk mund ta dijë se do të shitet në treg për të siguruar disa para për gruan fshatare, e cila me dhimbje ndoshta e bën këtë gjë, pasi kafshët shtëpiake janë shumë të dashura për të gjithë njësoj, si një qen i veshur me ‘Versaçe’ pronë e një milioneri, i cili është si një pjesëtar familje madje ushqimi i tij blihet në supermarkete të shtrenjta. Me një fjalë në një udhëtim në autobus mund të marrësh përshtypje nga jeta jonë reale, ndryshe nga një udhëtim me auto personale ku ke kushte shumë të mira dhe nga xhami i saj sheh figura, por që jo kushdo mund të bëjë lidhjen mes tyre dhe të krijojë ndonjë ide. Në shumicën e njerëzve idetë krijohen nëpërmjet fjalëve, të cilat kanë origjinë thashethemesh, qoftë nga gojë njerëzish, qoftë nga mediat, të cilat përcjellin opinione dashakeqe, apo skupe gazetareske.

Por autobusi është si të thuash një copë mostër e zgjedhur në mënyrë të rastësishme, nëpërmjet të cilës një sy vëzhgues mund të bëjë një analizë të sjelljes njerëzore dhe të arrijë në përfundime, përfundime që mund ti shërbejnë ekspertëve të sociologjisë, ekspertëve etnografë, por edhe politikëbërësve në lidhje me zhvillimet demografike dhe efektet që kanë sjellë ato sidomos në importimin e krimit në Kryeqytet, si rezultat i mbartjes së mentalitetit të mjedisit prej nga vinë.

Po si mund të arrihen gjithë këto përfundime me një udhëtim?

Sigurisht që analizat gjithnjë bazohen në përzgjedhje rastësore dhe rastësisht mund të të qëllojë të shohësh diçka, që në pamje të parë (varet nga këndvështrimi) mund të duket e pakuptimtë, acaruese kur e sheh, ose normale për nga mentaliteti i njeriut, i cili e demonstron, por gjithsesi pa i parë vetë me sytë e tu, nuk mund të krijosh një përshtypje të drejtë për botën në tërësi.

Me siguri, që tani është momenti për të treguar ngjarjen dhe nuk e kam shumë të lehtë për ta sjellë aq të gjallë  dhe  pa e shoqëruar me një koment timin, por  të mos le asnjë shteg për të stigmatizuar as statusin shoqëror të ‘heroit’ e as pozicionin gjeografik prej nga ai vinte.

Nuk besoj se kemi harruar se muaji prill hyri shumë i nxehtë dhe në një nga ato ditët e nxehta u gjenda në autobusin e linjës Tufinë- Tiranë sigurisht aspak e lumtur për gjithë arsyet që përshkrova më sipër, por që mërzia ime u shtua kur pashë një burrë, i cili me qetësi pështyu. Po. Pështyu brenda në autobua. Në çast vendosa të zbrisja por një grua e re me një fëmijë-vajzë të vogël, bashkë me karrocën e saj u shfaq tek dera, më bëri të vihesha në dispozicion, për ta ndihmuar të akomodohej dhe ndërkohë autobusi u nis. Unë mbeta pranë gruas, që  sigurisht bukuria e fëmijës më ndryshoi humorin, përveç kësaj besoj kujtdo i ndodh, të ndjehet mirë pranë një fëmije, i cili të bën për vete me pafajësinë e tij natyrale  (plasticiteti i sjelljes) ndërsa papritur nëna e re e mori në prehër të voglën e saj, për ta mëkuar me gji, një gjest fare njerëzor, madje një pamje shumë e bukur do të shtoja e denjë për ta fotografuar, ndërkohë ajo  me një erashkë mundohej të bënte freskë, mesa kuptova u vu në vështirësi prej shikimeve aty rrotull, ndërsa fëmija tentonte t’ia rrëmbente nga dora atë, atëherë unë u bëra pa dashje si ndihmëse deri në fund dhe duke i vendosur fëmijës në dorën e vogël erashkën time me kujdes që ajo të mos kuptonte arrita ta qetësoja dhe kjo më përfshiu pa e kuptuar as vetë, ndërsa unë isha përqendruar mbi fëmijë e nënë, kur ngrita kokën pashë një djalë rreth të tridhjetave, i cili kish ngrirë si një manekin. Rrinte përpara nënës e fëmijës me shikimin ngultas tek e vogla që po bënte ritualin e saj natyror, sytë i lëviznin të picërruar shoqëruar me një gjysëm buzëqeshje dinake,me siguri për ti kryqëzuar me ndonjë të ngjashmin e tij, ndërkohë dikush thirri, nëse kishte faturino ky autobus dhe aty zbulova se personi i ‘ngrirë’ ishte i ngarkuari me punë si i tillë. Atëherë iu drejtova atij:- mblidh paratë, se po hipin e zbresin pa paguar pasagjerët, ndërsa ai i shastisur ashtu siç ishte, m’u përgjigj në dialektin verior ’asht e bukur’, -po iu përgjigja thjeshtë po pi qumësht, ndërsa ai vazhdoi-Ashta e shkothët….

Me veten time thashë, një njeri që është i lindur e i rritur midis kafshëve, që i ka parë si e sjellin të voglin në jetë, e pastaj si e mëkojnë në gji, pse të ngrijë në atë mënyrë, duke parë një gjest natyror, shumë normal?

Nuk ishte e vështirë të kuptoje se ky njeri vinte nga zona të izoluara, që me siguri ka qenë i vogël kur ka hyrë për herë të parë në Kryeqytet. Normalisht ka pësuar një shok kulturor , i cili ka lënë pasoja të pashlyera, përderisa zhvendosja prej atyre zonave u bë në formë dyndjeje, pa kurrfarë plani, përshtatjeje, me mjedisin natyror, por edhe njerëzor njëkohësisht.

Ky është një faj që duhet ti rëndojë në ndërgjegje personalisht kryeministrit tonë, si iniciatori i mirënjohur, për tërheqjen e këtyre njerëzve pranë kryeqytetit, duke zaptuar rrethinat e Tiranës.

Ka bërë një gjë të keqe me këta njerëz, dhe tani në ikje shkon tek ta dhe iu premton duke bërë një të keqe të dytë; po bën të lindë për të vuajtur një shpirt i vdekur…

25 komente në “Si mund të lindë për të vuajtur një shpirt i vdekur?”

  1. maks says:

    Moj Zonja Ramohito per cfare shpitra te vdekur flisni ju.
    Ju dhe sorollopi juaj i kane vrare qysh 70 vjet me pare.

    lexo cfare ka bere babai apo xhaxhai juaj me te te madhin Vincenc Prenushi.

    “Me datën 19 maj 1947 Imzot Vincenc Prennushi, arrestohët dhe si të tjerët fillon Kalvarin. Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberë nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten HALIM RAMOHITO dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin. Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947). Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çeshtjën e të pandehurve….”refuzon kërkesen e tyre”….

    Vinçenc Prennushi deklaron se lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që të mos egzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.”[5][3]. Më 19 mars (shkurt [1]) 1949 vdes nga torturat më çnjerzore në burgun e Durrësit. Shpallet “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.

    1. raimondi says:

      Po mire meqense Prenushi luftonte kunder komunisteve, po komunistet cfare duhej ti benin Prenushit .? Ta dekoronin ?

      _-APo Prenushit i lejohej te luftonte kunder komunisteve, ndersa komunistet duhej te mos luftonin kunder tij , a?

      Se eshte llogjike,qe kur dikush te lufton , edhe ti do ta luftosh …Dhe ne lufte fiton me i forti __

      Komunsitet ishin me te zote dhe fituan ..Ua futen sa krahu

      Ndersa shkrimi i kesaj zonjes , eshte i drejte ne lidhje me dukaten qe duhet te tregojme kudo qe jemi ne shoqeri, por nuk duhet te sherbejne gabimet per te stigmatizuar nje pjese te shoqerise,…..Kjo menyre arsyetimi
      eshte e gabuar dhe primitive

      __Ne jetojme ne vende moderne dhe bejme plot gabime te tilla, e megjtihate gazetaret
      dhe studjuesit e tyre nuk i trajtojne ne kete menyre raciste gabimet tona sic i trajton zonja Ramohito

      1. Cimi says:

        Alo Cimi Jam. Edmond me ty e kam. E ku e gjete ironine a i vrare, po ti ke probleme me shqipen une ta kam thene. Je qe je pa pune ec me ndonje shkolle fillore te mesosh ghuhen shqipe ai vrare se pastaj i ben komentet lemsh. Alo…..cimi isha

        1. Cimi says:

          korrigjim: Raimond

      2. Maqo says:

        Ju” modernet” nuk ua lejon feja islame keto gabime, apo mos je me dy tre fytyra ti i veshit?

      3. raimondi says:

        O Maks !

        Nuk kupton nje gje te thjeshte fare se te jane verbuar syte nga URejtja klasore

        –Ata emrat qe permend ti si kriminele mund te jene kriminele per ty tani
        por ne ate kohe ata vepronin sipas ligjeve ne fuqi-

        -Dmth ata ishin zbatues te ligjit te asaj kohe , ndaj ata nuk jane kriminele,
        sepse ne nje sistem shteteror ( pavaresisht nga lloji i sistemit) zbatuesi i ligjit nuk eshte kriminel ,
        por krimineli gjendet nga ana e atij qe thyen ligjin_

        _Ky arsyetim eshte sipas kultures juridike

        ,
        Dhe nese ligji te denonte atehere per agjitacion propagande , kjo nuk ishte faji i atyre qe e zbatonin , dhe qe ti i quan kriminele ,por ishte faji
        i sistemit komunist qe operonte me ato ligje

        _-pikerisht pse ai sistem operonte me ato ligje prandaj dhe ne e denuam dhe e ndryshuam sistemin, por kjo nuk do te thote se kane faj nepunesit e atij sistemi qe zbatonin ligjet e asaj kohe

        _-Faji eshte i sistemit dhe atyre qe hartuan ato ligje kriminale,por jo i zbatuesit te ligjit , ok?

        Se ai nepunesi nqs nuk zbatonte ligjin do shkonte ne burg per vete, ….Ndaj ai nepunes pavaresisht se ku punonte ne polici, ne sigurim, apo kudo , nuk duhet stigmatizuar sepse zbatonte nje ligj te gabuar apo edhe kriminal, ….Ai thjesht bente punen e shtetit per te cilen paguhej

        __Kur gjykojme ate kohe duhet te nisemi nga Drejtesia duke mare parasysh ligjet e asaj kohe , jo nga pasioni …. dhe te mos e arsyetojme kohen e atehereshme me ligjet e sotme ,se pastaj tregohemi qesharak sic po tregohesh ti tani

        At Prenushin e njof dhe kam lexuar per te. E di qe ka qene i denuar mizorisht nga diktatura, por nuk ishte faji i atyre njerezve qe permend ti, se ata zbatonin ligjet e asaj kohe , por ishte faji i Sistemit …… Kupton ore Maks ?

        Tani natyrisht kishte njerez qe i tejkalonin kopetencat se ne shqipot e kemi njecike te theksuar urejtjen per njeri tjetrin, por ate urejtje ne e shfaqim edhe tani qe eshte demokraci e jo me atehere ne diktature

        Se ja ti ke psh nga pushteti i Sales dogjen makinen e Meros dhe po qe se do ishte brenda do ishte vrare fare, apo raste te tilla ke plot qe ndodhin edhe tani…….

        Pra jane ca gjera qe kane te bejne edhe me natyren tone jo dhe aq te civilizuar…..Po , nejse kjo zonja sic thashe ka te drejte te shkruaje , se eshte demokraci, por jo te stigmatizoje kategorite e popullsive shqiptare, por te stigmatizoje vetem fenomenin negativ qe shfaqen , duke goditur fenomenin dhe jo njeriun apo grupet shoqerore te ndryshme

        1. maks says:

          O Rajmond

          Po cfare nepunesish shteti (per me teper juriste) ishin ata. Me fillore dhe thjesht se kishin luftuar gjoja malit.

          Cdo ven i botes per punerat kriminale zgjedh gjithmone kriminele.

          RAMOHITO psh u denua me pas nga Enveri.

          Apologjia e krimit eshte me e ndyre se sa vete krimi.

          1. berti uji i fthote says:

            O Maksi me i ndyre se je nuk behesh. Nuk je personi i duhur per te folur mbi apologjine e krimit se ti je KRIMI VETE. Nje shpirt i shitur. Ku ka budalla qe s’e kupton qe ti sulmon zonjen ne fjale pse eshte embeshtetese e RILINDJES.

          2. jorgo says:

            O Maks, edhe emrin e ke komunist, mos qofsha i gabuar po lufta brenda llojit eshte me e poshtra. Nje Maks nuk eshte demokrat se mbart ideologjine e familjes.

            Ti per fatin tend te keq je nje spiun e kte e tregova me germimet qe ke bere si duket ke rivalitet me zonjen..turp!

            Halim Ramohiton nuk e njohim per rrace spiuni, por si rrace patriotesh, dhe ai vet esht enjeri akademik, me sa di une, se jam nga ajo zone, ai ka mbaruar shkollen e mesme tregtare shkelqyeshem dhe me vone Akademine “Frunze” me medalje te arte.
            Ajo qe ti ke germuar si spiun i rendomte qe je eshte nje fragment i jetes se tij, ne 1947 ka qene 20 vjeç e kane caktuar aty nje anetar i gjykates …por i dashur spiun Ne lufte Kane qene edhe Lufta ka fitues dhe humbes.
            Ne jemi krenar qe e kemi bashkpatriot, dhe kjo zonje vjen nga nje familje fisnike fanoliste njerez atdhetar dhe ka gjetur dera deren i themi ne ketej nga anet tona.

    2. Luan says:

      Per Maks-Kosta Boshnjaku, je nje mi arshivash. Kam nje pyetje sa te paguajne?

    3. Sefedini says:

      Kosta (Maks),

      Detyren e ngarkuar pas shume lodhjesh e mbarove, por nuk qe asgje. ketu nuk pame ndonje kriminel, perkundrazi eshte kriminale ajo qe ti ben ne menyre te pavullnetshme. Keqardhje per ty.

      Heronjte e ketij vendi nuk mund ti bej dot kriminel ajo pacavurja qe ke nxjere aty, sepse njerezit dine ta lexojne mire o hajvan.

  2. vz gjirokastriti says:

    per maks
    Miku tim maks,nuk ka shum problem nevojtorija se i hehdhin pese pordhe.
    E tera kjo fare e qelbur, nuk i ben pershtipje e kaluara e ndyre e tyre
    se kete ndyresi e mbulon pjesa me e madhe e ketij populli.pershendetje

    1. Margarira says:

      E dashur Magda te jesh krenare per te shkuaren e te tashmen tende, sepse te dyja familjet e tua kane luftuar e punuar me idealizem per te miren e ketij vendi, kunder nazifashizmit dh mbeturinave antishqiptare. Persekutoret e familjeve tuaja jane edhe sot ne pushtet dhe vazhdojne tju persekutojne, por karakterin dhe integritetin nuk jua kane mare dot neper kembe, prandaj dhe te sulmojne e dashur, sepse bisha kur eshte duke dhene shpirt e tund forte bishtin. Ditet i kane te numeruara me Edi Ramen Kryeminister do te shporren mbeturinat antishqiptare dhe ne bashke me familjet tuaja qe keni 70 vjet nen persekutim do te marrim fryme.

    2. struc says:

      Veza e gjirokastritit, ve bast se ke pamjen e nje voze e ti nuk ke as miq e as nder, ti je nje i shpelare qe rron se s’vdes dot. Ekuptove mesazhin?

    3. VERONIKA says:

      VC gjirokastriti,

      Pordhet te mbeten ne dere, o derr i dhjamosur..ti rron per te ngrene e per te shkuar ne VC. Zhapik zhavorri.

      1. VERONIKA says:

        Veronika dhe gjithe kta komentuesit kokepalar pervec Maks dhe Mikut VZ …jeni nen nivelin mesatar te inteligjences me gjithe kte zhgaravinashkruajtsen qe u lodh me “autobuzat”…dhe kto historite mediokre ,idiote qe tregon .Ka kohe qe rubrika Opinion ,eshte bere nje …nje pacavure injorantesh dhe kokepalaresh te paafte !

        1. Pranvera hoxha says:

          Veranika, vleresimet e tua ne fakt na “impresionojne” shume. Je nje spiun i paguar antishqiptar 24 karat, shume i lodhur. Shqiperia eshte e jona bota eshte e Verranikave.

        2. Arber says:

          Veronike, ne vend qe te vjellesh vrer me komentet e tua per autoren e ketij shkrimi, do beje mire te na shkruaje edhe ti opinione me ate nivelin tend “te larte”.

  3. Bruna says:

    Magdalena te pershendes!

    Kam komentuar edhe here tjeter, por nuk e kam pare te publikuar. Nje shkrim shume i bukur,por mua me pelqen cdo gje qe ti shkruan.
    Nuk cuditem me dis komentues qe meren me ty dhe jo me shkrimin. Kjo qe ka bere ky komentuesi siper duket qe eshte lodhur shume, i shkreti.ka germuar shume dhe une i them tani: “germo Tare germo, se qenin e ngordhur do te gjesh”. Po pse nuk lodhen shqiptaret si ti moj Magda qe te ecim pak perpara?

    E kuptoj qe ky komentues te njeh mire, por ben sikur Halim Ramohito eshte babai apo xhaxhai yt?? Edhe sikur te ishte te jesh krenare e ta mbash koken lart, sepse pas 17 vjet interrnime e burgje te komunizmit ai qendroi tek e majta tek PS me Edi Ramen si njeri me bosht te forte.

    Ju uroj shqiptareve te clirohen nga KOMUNIZMI me 23 Qershor dhe DEMOKRACIA E VERTETE TE FILLOJE TE LULEZOJE me veshtiresi, por me Edi Ramen Kryeminister do te behet e mundur.

  4. Selam salaria says:

    Kostaaaa, Kosta….Boshnjaku?!

    O mik, e mbarove kerkimin ne arshiva?? ha ha h je mi i vjeter i arshivave….

  5. Laura says:

    Shkrim brilant. E vertete e hidhur. Popull i mbytur ne zhgenjim nga politikane mesjetare. Sali berisha e Fatos Nano e kane mbajtur 22 vjet kete vend si ne mesjete, kane mbjelle vetem urrejte dhe percarje, e tani kerkojne te risjellin vellavrasjen e Regjimit te Enver Hoxhes, per te trullosur mendje te nxehta. Familje te nderuara qe kane derdhur gjak per kete vend qe nga 1920, njerez idealiste qe gjithe jeten ja kane kushtuar atdheut, te tradhetuar nga sigurimi i shtetit, kane perballuar me dinjitet persekutimin cnjerezor nga Sekretaret e partive dhe familjet servile zyrtare te “Institutit te studimeve marksiste -leniniste” dhe sot persekutohen me largime nga puna dhe me shantazhe e kercenime.
    Me 23 Qershor shqiptaret do te tregojne se nuk jane dele, me 24 qershor EDI RAMA Kryeminister i Shqiperise. Do te marrin fryme familjet e persekutuara dhe do te shporren mbeturinat e sigurimit te shtetit, bashke me antishqiptaret e felliqur

  6. engjellushe says:

    Urime per shkrimin. Jam e prekur nga menyra si e ke trajtuar zhgenjimin e atyre njerezve te pafajshem. Idealisti njihet sa hap gojen. U befte me e mira per vendin tone, te shporret politika e vjeter e sherreve dhe e konflikteve. Te vijne njerez te rinj e te shkolluar neper bote ta rilindin kete vend, sepse na ka mbuluar llumi. Te pershendes

  7. Drita says:

    Moj Magdalena, xhan. Une jam mesuesja jote qe te pershendes se ke qene me yll. Po une desha te te pyes c’fare e ke ti Zenel Ramohito , qe ka rene deshmor ne luften e Vlores 1920?

    Vazhdo perpara se ti je nga ajo rrace trime dhe jo e llafeve te pazarit.

    gjithe te mirat

  8. eri franc says:

    Magda je e madhe! Me pelqeu shume shkrimi. Vertet qe Zenel Ramohito deshmori i 1920 ne luften e famshme te Vlores eshte xhaxhai i vjerrit tend? Po ju qenkeni te penes e te dyfekut o vella ?
    Ate autobusin e Tufine-Tirane ma solle ketu ku jam e te falenderoj.
    Mbase 23 qershori do mbetet date e shenuar, per shqiptaret. Te shpetojme nga keta politkanet e vjeter ti horrash aman.

    Te uroj shendet e pres te te lexoj prape

  9. alma says:

    Magdalena te pershendes.

    E temerrshme ,kur mendon se rrojne akoma nga keta kameleon qe merren ne çdo lloj sistemi me intriga,me arshiva te sigurimit te shtetit dhe shikut
    keta shembin çdo lloj sistemi,natyra e tyre kriminale di vetem te tjetersoi dhe te vrasi te urrej te shpifi.
    Me vjen mire qe sulmojne verberisht se kuptoj qe per ta je dikushi per te cilen ata nuk ndihen mire.
    Mos e çaj koken e di qe nuk dorzohesh kurre,vetem po te kerkojne paqe.

    Caoooooooooooo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje