E thënë… Nuk i mungon asgjë e megjithatë ndjehet që kyeministri i ngjirur i Shqipërisë vuan që në këtë fushatë nuk i ka ai gurët që ka në dorë opozita. Oh çfarë do t’i bënte ai qeverisjes!
Për arsimin e lartë, fjala vjen… Për ata nja dyqind universitete private që kanë mbirë si kërpudhat në tërë territorin e vendit. Që me një llogari jo shumë korrekte mund t’i binte një universitet për çdo 123 fshatarë! Mbase dy a tre universitete do t’i kursente, se është mëkat të godasësh në tërësi, por ama shumicën… Ja, do të mjaftonte universiteti Kristal, me atë rastin e famshëm të italianit Renzo Bossi.
Historia: biri i politikanit italian Umberto Bossi, i kamur si tërë fëmijët e politikanëve të përjetshëm, vendosi të mbaronte studimet universitare, ngaqë pas një jave ia desh nevoja ta kish arsimin e lartë aty ku synonte të ngulej. Por për të mbaruar studimet e larta duheshin pesë vjet dhe qindra provime të rënda. E meqë pesë vjetët, sado të palosen e ngjishen, shtatë ditët nuk i nxënë dot, Renzoja kërkoi ta blinte diplomën. Në Itali kjo ishte e pamundur, por Mesdheu për kësi punësh ka vende të tjera veç Italisë. Është një vend, Shqipëria e Sali Berishës, parajsa e Mesdheut, ku gjallojnë universitete që për një dorë të mirë parash, e merr diplomën tak-fak: pa blerë as çantë shpine, as kompjuter, pa dalë nga shtëpia, pa asnjë ngjitje shkallësh, pa asnjë provim, pa emocione. I vetmi mundim është firma e një çeku.
Renzo Bossi e mori diplomën e universitetit Kristal pa shkelur asnjë sekondë në vendin e shqiponjave. Diplomën dhe dëshmitë e notave i mori me kënaqësi në duar dhe, bile, iu lut një emigranti shqiptar t’ia lexonte se ç’thuhej në to. Të parën gjë që i lexoi emigranti ish ajo, që Renzo Bossi edhe në gjuhë shqipe nga katedra e universitetit Kristal kish notën dhjetë!
Në mediat italiane ky skandal shkaktoi tërmet, por as edhe një qerpik nuk u drodh në Shqipërinë e kësaj qeverie. Dhe ky lëshimi i diplomave me para nuk ishte një faj i thjeshtë. Ishte një nga krimet më të rëndë shtetërorë. Këtu do të ishte rasti të dëgjohej klithma korale e atyre mijëra e mijëra të dipllomuarve jashtë dhe brenda vendit, në kohën e Zogut, të Enverit a të djallit vetë, përpara se ky tufan korrupsioni i neveritshëm të fillonte të frynte kaq ashpër. Kjo gjëmë madhore i hedh pështymërat mbi stërmundimet e gjeneratave të tëra studentësh të përkushtuar të viseve arbërorë, përfshi dhe ato të autorit të këtij shkrimi. Ky fenomen poshtëronte tërë shënjtërinë e studimit, netët pa gjumë, kullimin e syve mbi manuale, stërlodhjen me termat e huaja, vrapimet nëpër shi duke mbajtur nën këmishë pranë zemrës për të mos lagur, dispensat, fjalorët. Ky fenomen sillte padrejtësisht në konkurim për vende pune të administratës shtetërore, që kërkonin zotër të vërtetë dhe jo nëpunës të fallsifikuar, të cilët zakonisht fitojnë edhe këto gara.
Ky atentat historik me përmasa të frikëshme kaloi pa u ndjerë, siç i bën të kalojnë një drejtësi e infektuar nga një qeveri kriminale antikombëtare. Jo-jo, ndëshkime nuk u panë, por dhe zhurma u fashit, se qeveria shqiptare përdor një silenciator allasoj në të tëra bëmat e saj. Ajo fabrikon një zhurmë të dytë për të mbytur të parën. Vepron njësoj si ca mjekë popullorë, që kur u kërkon shërim për dhimbjen e kokës, të kafshojnë veshin dhe ti nuk ke më probleme me dhimbjen e kokës, se i ke me veshin pastaj!
Nxjerrja e diplomave me paratë e italianëve shfaqte qartë dukurinë mbi një mori diplomash universitare që u jepeshin injorantëve të sapopasuruar shqiptarë. Kjo ngritje e nivelit arsimor me para në dorë, nuk ish veçse një lloj përmbytje e re berishiane, si të tëra përmbytjet që u panë në këto njëzet e ca vjet.
Do të më shkonte më mirë fjala inflacion, por përmbytja është më e afërta me dëmin që u shkakton ajo bukurive të vendit. Përmbytja në kuptimin e drejtpërdrejtë është një masë uji si imazh i fundit të botës, një shkretëtirë ujore. që i mbulon e i fsheh të tëra ujërat e tjera të bukura të pejzazheve: lumenjtë, përrenjtë, burimet, shatërvanët, kanalet e sistemuar, sopet, kodrat e gjithëçka që formojnë pejzazhet e bukur natyrorë. Përmbytja nuk le të ngritura dhe ultësira, se i bën të tëra njësoj. Si përmbytjet e veriut, psh, që thuhej se ndodhin një herë në njëqind vjet dhe që në këto tetë vjet ndodhën njëqind herë!
Përmbytja në Shqipëri shihet në shumë fusha paralele. Në tabllonë e persekutimit komunist, si shëmbull tjetër. Ishin të shumtë ata që u pushkatuan, ata që vuajtën burgjeve dhe fushave të internimit. Por me dëshmitë e dhëna me dorë të lirë nga ca të përndjekur kuislingë që i kanë të lidhur telefonat vetëm me pushtetin e ish hetuesve të tyre, i tërë vendi dhe bota tej kufijve, u përmbyt me dëshmi përsekutimi e me të përndjekur që u nxirrnin gjuhën atyre që patën dalë pas dhjetra vitesh nga honet e ferrit.
Përmbytjen e betontë e sheh në ndërtime banesash, përmbytjet mashtruese i sheh në botime, në gazetari… E sheh në kërpudhimin e atyre televizioneve që ngjasin si binjakë, ngaqë çelen sapo blejnë katër kulltukët, mbi të cilët, ulen pas orës tetë të mbrëmjeve katër njerëz që grinden me njëri- tjetrin për vlerat e burrave që mbajnë qeverinë dhe të burrave që duan ta përmbysin. Aq sa edhe po të kalosh para vetrinave të një shitore, ku ekspozohen mobila për dhoma pritjesh, të bëhet se matanë xhamit, ja-ja, do të dalë një moderator me kokë të rruar dhe katër debatuesit. E kokërruari duke u drejtuar gishtin e duke u zmbrapsur, do t’u japë falën të katërve që ka thirrur atje…
E pa dashur të listoj tëra përmbytjet dua të them se asnjëra nga këto nuk mund të krahasohet me pasojat rrënuese të asaj të arsimit universitar, ku nivelet e përmbytjes kanë arritur lartësi të llahtarshme, duke lagur gjërësisht parlamentin, po-se-po, por edhe më lart, ku pjatalarës të suksesshëm, skafistë dhe doganierë me diploma të blera po kërcënojnë edhe qarqet akademike që nga pritet shpëtimi i vendit.
Për dijeninë e lexuesit, universiteti Kristal fillimisht u dënua që të mos pranonte studentë në vitin e ardhshëm shkollor. Pra iu kërkua që të pushonte për një vit sulmet që përmendëm më sipër. Pastaj dhe ky ndëshkim u arrit të mënjanohej dhe Kristali me universitetet të tjerë që, për nga numri, në ca qytete janë edhe më të shumtë nga gjimnazet, nuk kanë asnjë pengesë në veprimtarinë e tyre të ndërgjegjshme kriminale.
Për këtë katrahurë kryepolitikani që në tërë këta vite të gjatë ka qenë në krye të punëve do të kish atë dëshirën e marrë të kërkonte llogari dhe jo të përgjigjej.
…per bese te Zotit ! nje dite,nje miku im po me tregonte per dy njerez qe kishin kryer shkollen 8 vjecare,kishin marre me korespondence shkollen e mesme dhe pastaj diplomen e farmacistit ne nje nga keta,universitetet private,dhe sot punonin farmaciste ne nje spital …!!??
..per bese te Zotit…si perfunduam keshtu..!?
Dhe me këto diploma në xhep,sot konkurojnë për vende të mira pune që japin fitime të majme…!dhe kryeministri Horr e bir Horri,flet e çirret i nderuar Pëllumb,natë e ditë,kudo nëpër grumbullime me zor njerëzish….Ngado që shkon premton se nëse nuk ka realizuar ndonjë punë a premtim të dhënë dikur…..(ka 8 vjet në pushtet….)premton se do të ngrejë një Universitet…(rasti më i freskët në Dibër….)Një gjë duhet të bëjnë mirë qytetarët….Ata që janë vërtet qytetarë shqiptarë…këtë 23 qershor…:Ti japim përgjigjen e merituar këtij horri e huligani….që e shkatërroi me gjithçka Shqipërinë…!Përshëndetje z.Kulla,si gjithmonë i mençur dhe në krah të shqiptarëve në shumicë….!
Kam punuar ne veri ne vitert ’80 ne nje profesion civil ,per 6 vjet .
Per hir te se vertetes ,ta leme menjane se cfare personifikon ENVER HOXHA, ate le t’a gjykojne historianet me mendje te ftohte ,por ENVER HOXHA I “ZGJOI ” ,nga gjumi MALESORET ,si duke u derguar femijet e tyre neper shkolla ,bile i ka trajtuar dhe dhene pozite me shume se sa TYIRANSVE ,DURRSAKEVE ,VLONJATEVE ,SHKODRANEVE ,sido qe edhe ata nuk e justifikonin besimin e dhene .
Prapambetja kulturore ,percarja fare-fisnore ,edukata ,pasteria ,sjellja ,pa bere fjale per gjera te tjera linte shume per te deshiruar ,sido qe ne marerdhenie me “JABANXHINJTE “,ishin shpirt njeriu dhe na kane respektuar .
Por qe te abuzosh akoma me varferine e skajeshme ne cdo fushe te malesoreve dhe te konfondosh veriun me SALIUN ,dhe kur behet me qellim
mua nuk me duket normale .
Saliu eshte MONSTER sepse Saliu e ka shitur vehten ,familjen ,femijet tek ORGANET INTELIGJENTE si TE SERBISE ,GREQISE RUSISE por dhe te U.S.A-s ,DHE mu per kete U.S.A.e perdor dhe e mban ne pushtet ,per qellime te saja afatgjata dhe nuk i plas shume DAJ SAMIT ,per popullin shqiptar ,sepse po te kishte ndermend te ndihmonte Shqiperine U.S.A nuk na linte ne krye kete SUPER-TRADHETAR ,PERVERS ,MONSTER ,I PABESE ,HAJDUT ,KRIMINEL-FRIKACAK qe tre vret nga FRIKA .
Kam shume -shume frike se edhe levizja e ILIR METES eshte e kalkuluar ne kinkalerite e ketyre organeve dhe se ILIRI u veteafrua qe te marre me shume se 4 deputete ,dhe tibeje presion EDI RAMES ,OSE …………..U bashkova prape me SALIUN ,KRESHNIK SPATHIUN dhe BAMIR TOPIEN .
Edhe dalja si i pavarur i SKUTHIT ARBEN MALAJ ( QE PER MUA SI AI SI DRITAN PRIFTI (ky fytyre e ndyre dhe i infektuar ) qe te dy jane te INFILTRUAR dhe SALIU do te beje cmos qe te fitojne dhe po me keta te thyeje RAMEN ,sepse jane bashkuar bashke SALI -ILIR -FATOS dhe ku tjeter llum qe edhe ai mund te fitoje mund te jete KACO ISLAMI ,nje njeri i zi ne shpirt .
PROLOGU dhe EPILOGU po luhen qe te dy ne te njejten kohe .
Per mua EDI RAMA ,ILIR METEN e afroi i detyruar qe neser te mos i thone qe nuk na e bashkove te majten .
Partia e ILIR METES ,per hir te se vertetes perfaqeson forcat me te erreta dhe KRIMINELE dhe se partia e SALI BERISHES .
ILIR META eshte nje kriminel po kaq i rrezikeshem sa dhe SALIU .
Nuk duhet te flitet me emra te pervecem per numrin e UNIVERSITETERVE PRIVATE qe kane mbire .
Ketu ku jam dhe punoj edhe pse pertej moshes kam filluar nje UNIVERSITET ANALOG me formimin tim ne SHqiperi ,por po me del qumeshti i nenes nga hundet ,por ne vendin tone ate e mer lehte -lehte .
Hapja e kaq universiteteve private eshte e mire kalkuluar qe per 4 vjet te maren kriminelet nje dipllome dhe ti kemi ne krye te shtetit ,prandaj dhe SALIU ,I vodhi zgjedhjet e 2009 DHE priti sa te mbaronin aresimin universitar FALANGAT KRIMINALE qe tani ne fund do qe ti blindoj me ligj dhe te na i lere si gjarperinj ne gji sepse i ka pajisur me te gjitha shkallet e kualifikimit PAS-UNIVERSITAR ,bile dhe me MASTERA dhe me DOKTORATURE .
Dhe ne themi qe SALIU eshte budall ,jo ai eshte SUPER i RREZIKSHEMdheme shkalle te larte RREZIKSHMERIE SHOQERORE .
Eshte dhimbje e thelle ,kur mendon per kete brez te dipllomuar pa shkolle.Por me e keqja eshte se dhe 60% e atyre qe kane mbaruar shkollat e mesme me nota te blera ,dipllomohen nga universitetet me lek,dhe hajde te kete hair ky vend, njezoj si juristat 9 mujorsh te Sales .
Te tille I kemi drejtusa e deputete.
Shpresojme te 23 qershori!
njoh dike qe nuk e ka mbaruar arsimin 8 vjecar,perkundrazi,nga Greqia ne Itali nuk i eshte ndare vjedhjeve dhe grabitjeve! por,ka rreth 2-3 vjet qe ka marre diplomen e Universitetit dhe eshte i angazhuar ne politike ne vendlindjen e tij!
rrofte Sali Berisha,rrofte
shakaxhiu i perparimit
brez pas brezi u kujtofte
si sternip i Nastradinit!
Hekuri rrihet sa eshte i nxhehte,se kur ftohet,nuk rrihet me!
….po ta kisha dit se sa leht’ paska qen’ shkolla e nolt’kisha mor’ ne t’mesmen
Problemin kriminal te ketyre universiteteve qe e kane shkaterruar inteligjencen shqiptare eshte nje e vertete qe mjafte mire e ka analizuar Pellumb Kulla.Ku vemi dhe ku po cohet ky sektore jetike dhe ky vend nen bekimin e Sali Berishes?.Ne vitet e para te Universitetit te Tiranes u hodhen student nga kati i trete se mesimet ishin te veshtira dhe ashtu vazhduan.Per keto ngjarje e informuan kryeministrin e asaj kohe.Pergjigja e kryeministrit ishte:O ta meritojne universitetin duke studjuar ose te gjithe te hidhen nga kati i trete e me larte.Jame deshmimtar i ngjarjes.Ndersa tani arsimi i larte eshte katandisur si genjeshtrat e Berishes.Para disa kohesh djali i nje miku jepte mesim te universiteti Kristal ose me mire amorfe.Ne nje provim djali Pedagoge la ne provim 12 studente.Ne darke e merr ne telefon pronari i universitetit dhe i kerkonte llogari pse i ke vene nota pakaluese studenteve.Pedagogu i thote se ata nuk dinin asgje ,si mund tu jepja provimin ne kete gjendje.Pronari i parave te universitetit i thote ne menyre urdheruese:”Mua nuk me duhet,dinin apo nuk dinin ata,une u marr parat,kjo me duhet mua,prandaj jepu provimin”.Pedagogu ashtu beri dhe u largua menjehere nga ai Universitet.
Problemi qe ngre zoti Pellumb eshte i rendesishem,por kush merret me te.Nje fjale popullore thote”Peshku qelbet nga koka” dhe pastaj qelben te gjithe me radhe deri te shtresat me te ulta.Para vitit 1992 ne kishin nje sistem arsimor shume te mire,ku femijet merrnin ne te gjitha nivelet njohurite e nevojshme per t’i perdorur ne punen e perditshme ne jete.Por me ardhjen e Partise Demokratike ne fuqi ne vitin 1992 sistemi arsimor ne Shqiperi filloi te degjeneronte ne te gjitha nivelet.PD-ja kishte nevoje qe militantet e saj te kishin arsim te larte dhe i hapi dyert e shkollave me kurset per militantet e saj te cilet u bene ne pjesen me te madhe juriste me kurse 2-3 mujore.Keshtu qe te gjithe injorantet u bene me shkolle te larte,pa mbaruar te mesmen.Ketu perfshihen edhe nje numer deputetesh,me siguri qe edhe kryetarja e parlamenti Jozefina,qe njihet me shume me emrin Zhelefina,per “bemat” e saj, nje kurs te tille ka mbaruar ,por me ate kurs ha buke dhe ka vene pasuri perrallore,duke share te gjithe deputeet dhe duke bere ligjin.Si Zhelefina ne parlamentin shqiptar ka edhe deputete te tjere qe kane zene postet ne kete institucion vetem se jane militante te PD-se.Po keshtu sisstemi juridik qe duhet te jape drejtesine eshte i korruptuar dhe korrupsioni tani eshte ngritur ne sistem.Qe kur shtrohet gruaja per te lindur ne shtepine e lindjes ajo duhet te paguaje qe nga pastruesja,mamia,kushinjerja,dhe doktori qe pret femijen qe te dale shendoshe e mire ajo dhe i porsa linduri.Pastaj vjen korrupsioni ne cerdhe,ku nenat per te siguruar femijet ne cerdhe duhet perseri te paguajne nen dore drejtoreshen e cerdhes dhe pastaj me radhe kujdestaret qe mbajne femijet,sepse po nuk moren dicka nen dore femija qe nuk jep para prindi diskriminohet nga te tjeret. Dhe keshtu korrupsioni vazhdon ne kopshte,ne shkolla,deri ne universitet,ku diplomat shiten me leke.Po kush duhet te vere drejtesi ne kete drejtim ,te korruptuarit,qe jane ngjitur vete ne kete menyre?Apo qeveria qe nuk interesohet fare per shkollat ,por vetem per pasurimin e njerezve te saj.Shqiperine e ka marre lumi me kete qeverisje,por edhe qeveria e ardhshme nuk do ta kete te lehte per te vendosur rregull,se korrupsioni ka hyre deri ne pore,dhe ben ligjin.
ELIT KRISTAL,APO MYNXYRE?
ITALIA REAGON,SHQIPERIA VAZHDON!?
Te lumte , po kush te kupton
po kush
po kush
po kush
po kush
??????????????????????????????????????
Ngrihuni o te mjere , votoni o te mjere, KUNDER hijenes sali berisha.
Zoti Kulla ju vleresojme per kete shkrim dhe ky shkrim tregon se shume persona ne administraten shteterore nuk kane diplloma te shkolles se larte, ose kane mbaruar klasen e tete pastaj te larten dhe tani jane duke vazhduar te mesmen. Policia, ushtria biles dhe arsimi ka plote ekzemplare te tille. Drejtorite arsimore jane mbushur me militante korespodence si psh. ne Fier: Kajusha, Luga etj jane korrespondent.
…per bese te shqiptarit(qe e ka patur dikur)ky komb luftohet nga te gjitha drejtimet. S. Berisha e ka nje program(te fsheht)per ta rrenuar kete vend. Nje ore e me pare ta heqim qafe e te fillojme te mekembemi se punet jane shume keq.
o zoti Kulla,
ai Kristali qe i referohesh ti (dhe vertet me famekeqi i dijes) eshte i Metes dhe jo i Berishes, keshtu qe eshte ‘kerpurdhe’ qe do vegjetoje dhe ne kohen e Rames (ne ardhte)
Ti Pellumi i Kullajve po kerkon nje Monument, por nuk kane per ta bere…