Ashtu siç edhe ishte pritshmëria, rruga e Shqipërisë politike drejt integrimeve evropiane do kalonte nëpër kurthe dhe do i nënshtrohej makinacioneve tipike ballkanike, me kosto jo të vogël politiko-financiare për vendin, por edhe me investime zemërthyera diplomatike deri në bezdi, nga ato qendra ku vendoset shumë për punët e botës dhe kontinentit tonë.
Është bërë i rëndomte tashmë fakti se Tirana tregohet intrasigjente deri në sekondat e fundit të lojës, madje edhe kur ka mbaruar koha e rregullt e funksionimit të institucioneve, në mosarritjen e konsensusit dhe marrëveshjeve politike, mes faktorëve dhe forcave kryesore për çështjet që kanë rëndësi jetike për të ardhmen e vendit.
Tre ligjet e famshme pritet të miratohen të hënën e ardhshme, kur parlamenti praktikisht është ilegjitim, madje në këtë seancë është kërkuar të zgjidhet ngërçi i KQZ-së.
Por ky tejkalim procedurash është praktikisht e keqja më e vogël krahasuar me pasojat potenciale të mosfunksionimit siç parashikohet në ligj, i një institucioni kaq të rëndësishëm për çdo zgjedhje në botë, aq më tepër në rastin e Shqipërisë, ku këto zgjedhje do të certifikojnë ose jo marrjen e statusit të ardhshëm të vendit kandidat, tashmë tejet të vonuar në kohë.
Të hënën pritet të vijë në Tiranë një kalibër i lartë diplomatik i Departamentit të Shtetit, z. Moore, me gjasë për të ndikuar në gjetjen e një zgjidhje urgjente për funksionimin e këtij institucioni, që mund të prishë ose rregullojë zgjedhjet dhe rekomandimin e mëtutjeshëm për statusin në rast parregullsish.
Amerikanët janë shprehur haptazi kur kanë deklaruar zyrtarisht se: “Ka argumente ligjorë që vënë në pikëpyetje votimin e Parlamentit për zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së. Shtetet e Bashkuara duan të shohin KQZ-në të funksionojë”.
Kjo është e mjaftueshme për cilindo që ndjen përgjegjësi politike dhe partneriteti strategjik, se kundër-argumentet dhe ofertat e pasinqerta për zgjidhjen e ngërçit, bien ndesh me filtrin amerikanë të problematikës, dhe për pasojë, me vetë qëndrimin e tyre zyrtarë.
Askush nuk meriton certifikatën e ndershmërisë politike për situatën e krijuar pas riformatimit paraelektotal të koalicioneve, me atë që ndodhi në politikën shqiptare, ç’ka më pas u reflektua shqiptarçe në KQZ.
Padashur të hyj në teknikalitetet se nga anon më shumë balanca e të drejtës së veprimeve dhe ligjshmërisë, ç’ekuilibrimi i një institucioni kaq vital dhe përcaktues për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në çdo vend, nisur edhe nga trashëgimia elektorale shqiptare, padyshim një KQZ, siç është sot, dhe e pariformatuar dhe pa një kompromis mes palëve, lë shumë hapësirë për shqetësim.
Nëse status-quo-ja nuk ndryshon, zgjedhjet janë të njollosura pa u hedhur asnjë fletë-votimi dhe nuk do ketë lumë që të lajë rolin e KQZ-së dhe organizatorëve zyrtar të zgjedhjeve.
Edhe pse ka kaluar boll kohë e mjaftueshme për të mbajtur shënime nga mbikëqyrësit e zgjedhjeve, dhe KQZ-ja do te duhet ti ishte rikthyer normalitetit të funksionimit, aktorët kryesorë të politikës, sërish e kanë shansin dhe detyrimin për të korrektuar dhe riformatuar këtë institucion, nëse realisht nuk kanë qëllime të mbrapshta në kurriz të integrimit dhe perspektivës së marrjes së statusit të shumëpërfolur.
Miratimi i tre ligjeve, edhe pse i mirëpritur si veprim i vonuar politik, është për t’u vlerësuar, por praktikisht ai do të shndërrohet në një nul politik, nëse Shqipëria hyn në zgjedhjet e 23 qershorit me një komision zgjedhor kontravers dhe atipik.
Edhe pse tre ligjet e famshme ndihmojnë në forcimin e shanseve për një përgjigje pozitive për statusin në vjeshtë, ato realisht nuk janë përcaktueset për certifikimin perëndimor të një akti të tillë.
Nëse zgjedhjet do të njollosen dhe damkosen sërish si të parregullta dhe problematike, të mos ketë as më të voglin dyshim dhe iluzion se Shqipëria, edhe me tre ligjet e miratuara, do të mund të kaloj lumin dhe të mbërrijë në brigjet e BE-së.
Fushatat elektorale janë shansi që demokracia u jep administratorëve të mandatit të sovranit të shiten si të përkushtuar dhe në shërbim të popullit që i voton dhe interesave të tyre.
Por krijimi i infrastrukturës së nevojshme zgjedhore dhe funksionimi normal i institucioneve që merren me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si KQZ-ja, janë më e pakta që mund t’u shesin shqiptarëve se e meritojnë votën e tyre, për të mirën e integrimit të vendit, por edhe për aveniret e tyre politike, në fund të fundit.
Nese zgjedhjet nuk do te arrijne suksesin e pritur dhe do te shoqerohen me probleme, atehere te jesh i bindur se Edi Rama do te dergohet per gjah nga SHBA.
Ne dispozicion do te kete nje 4×4 dhe nje çifte teke.
Nuk mund te mbetet per nje kohe kaq te gjate oborri i pasem i Europes peng i cubave shqiptare te politikes.
Meleku te jesh i sigurte qe nese, pronari yt Sulltan Salehu I, nga Vicidoli nuk i dorezon celesat e pushtetit me 23 Qershon, amerikanet do hapin driten jeshile per mosbindje civile “Made in 1997”.
“Tek sheshi, tek sheshi, ta hedhim qelbesiren” kesaj radhe nuk do perfundoje me zvarritjen e qelbesires prej bronxi te 1991, por asaj prej mishi te 2013.
Ne 23 Qershor nuk luhet fati i Berishes, ai dihet do jete i turpshem dhe i dhimbshem, por sa te tjere do te marri Berisha me vete. Po ju neshtrua votes se lire do iki vete e do shpetoje te tjeret. Po beri grusht shteti, ketu plas lufta civile.
Saliu ka marre mesime nuk besoj se e fut vendin ne lufte civile, por sigurisht qe ne kete moment ka shume dhimbje koke…..I i ntereson te shpetoje familjen e tij, pa per Shqiperine as qe i shkon nder mend…
Ce duam opoziten! Me mire Sali sulltanin
Gjith fajet i ka opozita!
Sa mire ja bom! Nuk i hapim rruge! As ne as mushka!
Pse ore ti hapim rruge?! Ne skemi faj! Ne s’hapim rruge, ata duan qe te hapim!!!!
Ik mo Melek! Me mire beje emrin Malok. Sipas teje Saliu s’paska faj?
Dhis iz e mirakle….
Me(pa) leku te jesh i bindur se ti do i lepiesh i pari kur te behet Edi Rama Kryeminister
Melekut Malokut to ti thosha se Karaduza duhet cu per gjueti se i ka mbush vitet e pensionit e na ka shkatrru me bollek gjithecka te mire ne Shqiperi, Karaduzhane e bani Shqipnin ai kriminel dhanderr i Serbise.
Te Nenen qe vjen me 27te te Majit eshte dita qe do prishin zgjedhjet
e ardheshme nese nuk kethehet z. Muho ne postin e tij qe u shkarkue nga nje parlament sharlatanesh pa pyetur opoziten qe ishte LSI.
Z. Muho duhet kethyer ne te njejten pozite dhe te shporret antari republikan i vendosur nga Berisha, per te tjeret antare duhet te bisedohet me PS se ke dojne te dergojne 3 antare ne skuder te tyre.
Duhet pritur qe te arrije z. Moore per parlamentin te beje zgjidhjet per lidget ne fjale dhe gjyqesorin e zgjidhur demokratikisht.
Eshte e pa diskutueshme me pake se z. Muho te marrin te njejtin vende.
Nqa eshte e vrtete se z. Muho eshte shkarkuar me dekret presidenti, nuk ka asnje arsye qe te jete pjese e trupes se KQZ.
Jo se dua ti bej qejfin po ky po me duket djale fort i zgjut. po keta jane karrabusha koke e kembe mor jahu. Pike e belase na ka gjet.
Eshte Shqiperia vete qe duhet riformatuar z.Manaj.Problemet Shqiptare e kane rrenjen shume me thelle se mosmarrveshjet per KQZ-ne dhe c’do instiutucion tjeter.Rrenjet e problemit te Shqiperise qendrojne tek vete Shqiptaret.Te cilet kurre nuk u bene nje Komb i bashkuar qe funksionon si i tille.Njera pale e Shqiperise eshte ekstremisht kunder Kriminelit qe kemi ne pushtet.Pjesa tjeter e Shqiperise e voton rregullisht.Per tu shprehur me qarte.Nese Shqiptaret denojne me vote diktatorin kriminel qe kemi ne pushtet,a do e mbajne dot vampirin ne pushtet Lefteria me anetaret e tjere te KQZ-se??Ta them une.JO.Nuk e mbajen dot.Por perse Shqiptaret votojne ne masen me shume se 40% nje kriminel???Eh,duket pyetje e thjeshte,por ne fakt eshte pyetja me e veshtire per tu pergjigjur.Une e kam nje pergjigje.Pergjigja ime eshte se Shqiptaret ndahen ne Shkumbin.Sa te ekzistoje Shkumbini ne mendjen e Shqiptareve,nuk behet Shqiperia.Por si eleminihet Shkumbini nga mendja e Shqiptareve???Me nje akt te forte Ri-kostitutiv te Kombit.Me nje Kuvend te ri mbare-Shqiptare ku te shpalosen qartazi piketat e palevizshme te Kombit.Kjo e zgjidh c’do problem Shqiptar dhe ne nje kohe rekord ne behemi antar te BE-se.Problemin z.Manaj e ke ne Elbasan.Shkumbini eshte problemi.Artikujt qe shkruan ti kane vlere,por thjesht e vetem vlere gazetareske dhe intelektuale qe shfaqin problemin,por nuk i shkojne atij deri ne fund.Dhe fundi i problemit,si te thashe edhe me lart,eshte Shkumbini.
PER Ç’FARE ZGJEDHJESH FLET PO QE SE E MBAN VEHTEN PER GAZETAR?
-Qe te kete zgjedhje parlamentare duhet ti beje ‘sovrani’ .Di gje ku eshte populli sipas nocioneve juridike e sa eshte numeri?
-Sa eshte numuri i zgjedhesve e sa nga eksperienca shkojne te votojne?
-‘DEPUTETET’ ME PROSTAT 25 VJET I KA ZGJEDHUR POPULLI DHE PERFAQESOJNE ATE APO POPULLI VOTON LALEN E NE PARLAMENT SHEH SALEN.
-KA QIn E TERE KOQET E TJERA I VOTON DIREKT POPULLI APO I EMERON SALIU E KOMPANI?
O I NDERUARI GAZETAR NE KEMI MARRE RRUGEN PER JANINE SE NUK KEMI SHTET E SMUND TE KEMI SE NUK KEMI BAZE EKONOMIKE MBI TE CILEN KRIJOHEN SHTETE E TI FLET SIKUR TE ISHE VORPSI PER 3 LIGJE EPER INTEGRIMIN E ILIR KOKEMADHIT NE SKRAPAR APO SHISHTUFINE.kerkoni ta ndihmoni kete popull mjeran te zgjohet.
KJO ESHTE EDHE DESHIRA E SALIUT,TJETER PUNE SE SI HIQET.
Zoti dhe i nderuari krye redaktor i gazetes TemmA z-Mero Baze!
Mos na e hidh me on-line editorialet e zoterise ne fjale se vec na acarojne, pamvarsisht se mundohet i ‘shkreti’ ska fuqine e fjales…shkurt eshte i palexueshem, ju lutemi mereni ne konsiderate (acarimin tim)flm.
O slayer ! Po Kujt I plasi se u acarove ti o debil! Shko tek 55 me mire ose tek koha jone !manaj Eshte Nje Nga editorialistet me elegant Dhe potent! Ndaj te acaron ty Dhe berishistet ! Bravo Manaj , bravo Tema! A doni me prove per forcen e argumentit! Pena top Manaj ! Kaq di te them une!
LEXONI DEKLARATENE E BERISHES PER TE KUPTUAR SE SA LARGPAMES ESHTE Z MANAJ.BEHUNI ME RACIONAL TE DAHSUR KOMENTUES EDHE JU TE PD-SE, SE KETU PO FLITETE PER TE ARDHMEN E VENDIT, E CIA ESHTE MARRE PENG NGA NJE MALLKIM ME MERIN BERISHA.
EDITORIALISTI KA NJE NUHATJE POLITIKE BRILANTE, QE E KA SHFAQ NE COD SHKRIM QE BEN, DHE ESHTE NJE VLERE ABSOLUTE PER MEDIEN TONE. DI VEC TA PERGEZOJ ZOTRI MANAJN, PER KETE ANALIZE SYHAPESE DHE ORIENTUESE.FLM
O M.Hirko skam lidhje me ato mbeturina gazetash,perkundrazi..skam nerva dhe ske privilegj t’e sqaroj ty dhe kte debilen por meqe mu fute me Slayer po te pershendes me BLOODLINE te po ketij grupi ok! Kurse Dritshkurtes i kujtoj se ka haru hapur nji m.. butoni qe shkrun Caps Lock se na i mori mend…
Ati yne qe je ne qiell,
Falna durimin qe te thellohemi mire perpara se t’ja nisim nje pune,
mbana gojen kur s’kemi ç’te flasim.
Amen