Korrigjimet në tekstet e historisë/ Pse duhej të ndodhte?

26 Maj 2013, 22:04Blog TEMA

Nga Mehmet Kraja

Historia krijon vetëdije dhe botëkuptim, prandaj sulmet ndaj historisë së një populli që prej kohësh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombëtare. Politika, regjimet dhe ideologjitë vazhdimisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të kujdesshme ndaj historisë, sepse në shkrimet për kohën e shkuar gjithmonë janë fshehur paralajmërimet për të ardhmen. Asnjë histori deri më sot nuk është shkruar pa përzierjen e pikëpamjeve politike në diskursin historik, madje, në disa raste, shkrimi historik ka mundur të shërbejë si pararendës i zhvillimeve të mëvonshme politike. Prandaj, nuk ishte e rastit që më 2002-3, në situatën e një krize të përgjithshme të ideve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, atëherë kur në bashkësinë ndërkombëtare u rifuqizua ideja e kthimit te Kosovës nën administrimin e Serbisë, u shfaq edhe kërkesa e Këshillit të Europës, në formë të rekomandimit, që në tekstet e historisë për shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Kosovës të bëhen disa korrigjime, të vogla, të parëndësishme në dukje të parë, por esenciale në substancë. Në pamje të jashtme korrigjimet kishin këtë synim: që nga tekstet tona të historisë të mënjanohej diskursi i ashpër nacionalist, në mënyrë që te fëmijët shqiptarë të Kosovës të mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas një parimi të përgjithshëm, për atë që kishte ndodhur në Kosovë nuk mund të ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviqi. Prandaj, kudo që veprimet negative të Serbisë në Kosovë ishin identifikuar si “serbe”, u zëvendësuan me “shtetërore”, ndërsa në shumë vende “pushtuesi serb” ose u hoq në tërësi, ose u zëvendësua me “pushtetin”. Këto korrigjime, në substancë, kishin implikime të mëdha për historinë mbi njëqindvjeçare të Kosovës në raport me Serbinë, por, mbi të gjitha, në luftën e vitit 1999. Tani dilte se Serbia nuk kishte qenë asnjëherë pushtuese në Kosovë dhe se luftërat e shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë, përfshirë edhe luftën e UÇK-së, nuk kishin qenë luftëra çlirimtare, por më shumë një konflikt i “shqiptarëve etnikë” me pushtetin, i cili ua shkelte liritë dhe të drejtat. Këshilli i Europës desh ta sillte situatën në këtë pikë dhe për këtë qëllim tregoi gatishmëri të financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre. Shumë më e rëndë se historia e shkruar, ishte historia që përgatitej të jetohej: nëse shqiptarët e Kosovës kishin luftuar kundër pushtetit dhe jo kundër pushtuesit, atëherë ndryshimi i pushtetit në Serbi (me një garanci eventuale ndërkombëtare) vetvetiu nënkuptonte kthimin e Kosovës atje ku kishte qenë para vitit 1999. Do vërejtur se grupi i historianëve që i propozoi ndryshimet në tekstet shkollore më 2003, njësoj si edhe strukturat e Ministrisë së Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-së, së cilës, në kontekstin e zhvillimeve politike të atyre viteve, i shkonte përshtat minimizimi ose një paraqitje sa më inverzive e luftës së UÇK-së, sepse trashëgimia e kësaj lufte e bënte kundërshtarin e saj politik tepër të fuqishëm.

 

Dhjetë vjet më vonë…

Dhjetë vjet më vonë situata në Kosovë paraqitet krejtësisht ndryshe: Kosova është shtet sovran me shumë njohje ndërkombëtare, loja me statusin e saj ka marrë fund dhe nuk ka rrezik që ajo të rikthehet nën Serbi në asnjë rrethanë, në pushtet tani nuk është LDK-ja, por PDK-ja etj. Përdorimi politik i historisë nuk vazhdoi aty ku mund të pritej dhe të supozohej, në valorizimin folklorik të UÇK-së, sepse ky valorizim tashmë mund të quhet i përfunduar, pa gjetur ndonjë kundërshtar aq të denjë dhe të fisëm. Por, papritmas u shfaq në horizont një kërkesë tjetër: Qeveria e Turqisë filloi një trysni të paparë mbi institucionet e Kosovës, për të spastruar tekstet e historisë të ciklit parauniversitar nga përmbajtjet që denigrojnë Perandorinë Osmane, në këtë fushatë u angazhua kupola më e lartë e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtëm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja në Prishtinë, e cila tashmë ka marrë në dorë kryerjen e punëve operative. Ngjashëm me rastin e dhjetë viteve të shkuara me rekomandimet e Këshillit të Europës, Ministria e Arsimit e Kosovës përsëri bëri një komision, për të identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndërhyrë, tani komisioni nuk përbëhet vetëm nga historianët, por përfshin edhe gjeografë, albanologë, osmanologë etj, pra, një spektër të gjerë të “dinjitarëve” kosovarë, të angazhuar pa hile që nga kjo lojë të dalë e fituar Turqia dhe shteti i Kosovës të nëpërkëmbët sa më fort. Themi kështu, për shkak se planet dhe programet mësimore janë çështje të shtetit dhe ndërhyrjet nga jashtë në përmbajtjet mësimore mund të konsiderohen si shkelje e sovranitetit. Më anë tjetër, përfshirja e pashembullt i kupolës më të lartë politike të shtetit turk në këtë çështje, bën të ditur se trashëgimtarja e sotme e dinastisë së dikurshme të selxhukëve, Turqia bashkëkohore, krahas fuqizimit ekonomik, në programin e vet kombëtar e ka ndryshimin e imazhit të pushtuesit të dikurshëm të Ballkanit. Që në vitin 2009, në një konferencë për çështjet e Ballkanit mbajtur në Sarajevë, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, pasi u shpreh me fjalë mallëngjyese “për sundimin e lavdishëm osman”, i cili “i solli dritë dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bëri thirrje popujve ballkanas, e në radhë të parë Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës që t’i kthehen prapë asaj kohe të artë” (citimi sipas Kadaresë, “Mosmarrëveshja”, faqe 35). Për të realizuar këtë program kombëtar, Turqia e sotme ka gjetur terren të përshtatshëm në tre shtetet e përmendura të Ballkanit, njësoj si në dy ose tre shtete të Azisë së largët: paqëndrueshmërinë ekonomike, trashëgiminë historike dhe mentalitetin anadollak. Kriza ekonomike në Europë i shkon përshtat kësaj rrethane, sepse në shtetet e Ballkanit mungojnë ndjeshëm investimet perëndimore, ndërsa Turqia paraqitet prijëse në eksportimin e kapitalit në këtë rajon, duke krijuar një atmosferë biznesi krejtësisht orientale në këto vende të përfshira nga transicioni i mundimshëm. Pra, thënë ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur të mos bëjë investime vetëm për leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj për një rol të ri në këto hapësira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit në skenë të Perandorisë Otomane, natyrisht me një pamje të re dhe me veshje të re botëkuptimore dhe doktrinare.

 

Bashkëpunimi në gjenocid

Tani mbetet çështje e diskutueshme se cilat janë interesat e shqiptarëve në këto aspirata të Turqisë dhe se me çfarë çmimi duhet ta paguajnë mbështetjen politike dhe ekonomike që ky shtet ua bën klasave politike shqiptare. Çmimi më i rëndë dhe më i papërballueshëm do të ishte krijimi i një amalgame identitare joeuropiane, një mallkim ky që u ka qëndruar mbi kokë shqiptarëve, së paku njëqind vjet para se ta bënin shtetin dhe njëqind vjet pasi e bënë shtetin shqiptar. Përgjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, kryengritjet që i patën paraprirë formimit të shtetit shqiptar, pra përgjatë gjithë këtyre zhvillime me parashenjë të qartë kombëtare, në lëvizjen shqiptare ka vepruar e pandarë një rrymë proturke, e cila në disa çaste vendimtare arriti ta devijonte çështjen shqiptare, qoftë duke u bërë zë i fuqishëm vetëm për një autonomi shqiptare në kuadër të Turqisë, qoftë edhe më vonë, duke synuar ta bënte shtetin shqiptar “një Turqi të vogël në Ballkan”. Ishte meritë e një klase politike dhe një klase intelektualësh properëndimorë, të cilët, gjatë viteve njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, përfundimisht e shkëputën Shqipërinë nga trashëgimia anadollake. Mirëpo, në Kosovë, për shkak të zëvendësimit të një pushtuesi me një pushtues tjetër edhe më të egër, nuk u zhvillua procesi i shkëputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundër dihet, ruajtja e trashëgimisë otomane në të gjithë përbërësit e jetës shoqërore u stimulua nga programi nacional serb. Çuditërisht, jo Turqia e sulltanëve, por Turqia e Ataturkut u bë aleate e fuqishme e njërës dhe tjetrës Jugosllavi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Asgjë nuk ndihmoi që kjo të mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar në Turqi, as prania e madhe e shqiptarëve në nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake të shtetit turk. Kosova u lëndua rëndë nga marrëveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura në tentativë ndërmjet Mbretërisë Jugosllave dhe Turqisë, apo të Titos me Kypriliun në vitin 1953 në Split. Që të mund të ndërronte imazhin e saj negativ, tashmë jo otoman, por modern, Turqia do të duhej të kishte kurajë t’i kërkonte falje popullit të Kosovës për këtë gjëmë të madhe që i shkaktoi, duke u bërë aleate e programit nacional serb në gjenocidin e hapur ndaj popullit të Kosovës. Po kaq lëndues për shqiptarët është edhe një fakt tjetër: në njërën anë, arroganca me të cilën ajo kërkon t’i avancojë të drejtat e minoritetit turk në Kosovë, ndërsa, më anë tjetër, minoritetit shqiptar në Turqi nuk ia njeh asnjë të drejtë. Nxjerrja si pengesë e zgjidhjeve kushtetuese që aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombëtare është justifikim i paqëndrueshëm, sepse, kur Erdogani ka interes të fuqizojë pushtetin civil mbi atë ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bën pa hezitim.

 

Diskursi apo përmbajtja?

Ndryshimet, për të cilat këmbëngulë administrata e lartë e shtetit turk, në dukje të parë nuk janë të papërballueshme, sepse ngjajnë disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisë, pra shkrimin dhe jo substancën, jo përmbajtjen, jo faktet historike. Pavarësisht nga mjegulla që mund të krijohet rreth kësaj çështjeje, qëllimi mbetet po ai: të bëhet “ç’mitizimi” (siç do ta quajë këtë proces njëri nga mbështetësit e këtyre ndryshimeve) i rolit negativ të Perandorisë Osmane në historinë shqiptare, jo sa për sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisë bashkëkohore. Pra, sipas mbështetësve të këtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ të Perandorisë Osmane dhe, duke e quajtur atë “pushtuese të egër”, përçon mesazhe negative edhe për Turqinë bashkëkohore. Prapavija është politike, nuk është aspak shkencore. Si në rastin e Këshillit të Europës, kur synohej që, duke zëvendësuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” të krijohej një klimë e favorshme për kthimin e Kosovës nën Serbi, po sipas këtij modeli, historiografia shqiptare që e quan Perandorinë Osmane “pushtuese të egër”, bëhet pengesë që doktrina e Davutogllusë të gjejë hapësirë me të gjerë veprimi ndër shqiptarët. Më anë tjetër, pavarësisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janë aspak periferike, jashtësore, por prekin esencën e trashëgimisë kulturore shqiptare, prekin vetë konceptin e historisë sonë, kuptimin e saj, vlerën e saj. Për shkollarët shqiptarë, të Kosovës apo të Shqipërisë, ç’kuptim mund të ketë Skënderbeu me krejt historinë dhe krejt literaturën që i shoqëron bëmat e tij, nëse përball nuk ka sulltanët pushtues, por ca përhapës të emancipimit? Ç’kuptim mund të kenë letërsia dhe dijet humane të Rilindjes Kombëtare, nëse përball tyre nuk qëndronte një pushtues që ua kishte mohuar lirinë shqiptarëve, por dikush që rrezaton kulturë dhe civilizim? Idetë se shqiptarët kanë marrë pjesë aktive në ndërtimin e Perandorisë Osmane dhe se i kanë shfrytëzuar favoret që ua ka krijuar ajo, janë kryekëput ide të historiografisë serbe. Fundja, historia e popujve të botës asnjëherë nuk është shkruar duke madhëruar vasalët dhe kolaboracionistët e pushtuesve, sado të shumtë që mund të kenë qenë ata, sikundër që as e drejta e popujve për liri nuk përcaktohet nga ky ves i shëmtuar njerëzor. Për më tepër, çdo shtet normal dhe çdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtëm në gjëra kaq esenciale, siç është vetë kuptimi i mësimit të historisë, do ta konsideronte shkelje të dinjitetit, përçmim dhe fyerje.

 

Kush janë mbështetësit?

Idetë për një rol tjetër të Perandorisë Osmane në zhvillimet historike në botën shqiptare, në historinë e Kosovës në veçanti, kishin një mbështetje edhe para se të shfaqeshin në formën e tanishme. Që në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar në Prishtinë, në periudhën e liberalizimit të dijes historike, në mesin e historianëve tanë (me gjasë, nën ndikimin e historianëve të Turqisë) ishte shfaqur teza se islamizimin e shpejtë dhe masiv të shqiptarëve të Kosovës nën Perandorinë Osmane duhej parë në një këndvështrim pozitiv, sepse, sipas kësaj teze, ka qenë pikërisht ky islamizim që i ka ndihmuar ata të ruajnë identitetin dhe kombësinë, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi në masë të madhe shqiptarët e krishterë në Kosovë dhe në viset përreth saj. Sesa është e paqëndrueshme kjo tezë, mjafton të sjellim në vëmendje faktin se ishte pikërisht myslimanizmi sllav ai që hoqi përgjithmonë nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavën, Tutinin dhe Pazarin e Ri. Më vonë, po këta zëra, ose të ngjashëm, hodhën idenë se Skënderbeu e ka dëmtuar substancën shqiptare me luftërat e tij kryeneçe kundër një perandorie të madhe, siç ishte Perandoria Osmane. Këto shqyrtime, ndonjëherë pseudoshkencore dhe ndonjëherë krejtësisht të përhanta, nga qarqet e disa historianëve u zhvendosen pak nga pak në rrethe fetare ose gjysmë fetare dhe gjysmë shkencore apo intelektuale. Duke ndjekur mënyrën e ndërtimit të doktrinave ideologjike, ligjësia historike shartohet me dogmën, në këtë rast me dogmën fetare, duke deformuar kështu jo vetëm perceptimin e historisë, por edhe krejt kuptimin e luftërave për liri, te shqiptarët dhe te mbarë popujt e botës. Ky është insturmentalizimi më i keq i historisë për efekte joshkencore. Por historia nuk mund të quhet e vlershme, nëse në interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja. Për mbështetësit kosovarë të doktrinës së Davutogllusë, rikthimi në skenën ballkanike të një perandorie turke në kufijtë e Perandorisë Osmane, nëse jo me kufij politikë, atëherë gjithsesi me kufij ekonomikë, fetar dhe kulturor, së pari, do të fuqizonte faktorin shqiptar në Ballkan, madje duke arritur ta bashkojë atë, siç ishte i bashkuar në kohën e asaj perandorie (si alternativë e bashkimit të paarritshëm europain); dhe, së dyti, bërja e Kosovës republikë islamike, sipas tyre, do të shkonte më lehtë përmes një islami të moderuar, të tillë çfarë e kultivon Turqia moderne. Shqyrtimet e këtilla mendjelehta, të cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj të krijojnë hapësirë më të madhe në botën shqiptare të ideve, sikundër që edhe kjo trysni politike e radhës mbi historiografinë, kulturën dhe mendimin shqiptar do të dëshmohet si një recidivizëm tragjik, i frikshëm për nga egërsia, por me parashenjën e qartë të dështimit pa alternativë.

35 komente në “Korrigjimet në tekstet e historisë/ Pse duhej të ndodhte?”

  1. DUMBABEN says:

    Përgjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, kryengritjet që i patën paraprirë formimit të shtetit shqiptar, pra përgjatë gjithë këtyre zhvillime me parashenjë të qartë kombëtare, në lëvizjen shqiptare ka vepruar e pandarë një rrymë proturke, e cila në disa çaste vendimtare arriti ta devijonte çështjen shqiptare, qoftë duke u bërë zë i fuqishëm vetëm për një autonomi shqiptare në kuadër të Turqisë, qoftë edhe më vonë, duke synuar ta bënte shtetin shqiptar “një Turqi të vogël në Ballkan”. Ishte meritë e një klase politike dhe një klase intelektualësh properëndimorë, të cilët, gjatë viteve njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, përfundimisht e shkëputën Shqipërinë nga trashegimia anadollake ,,,,,,kjo eshte fraza me domethenese per te gjithe palo patriotet qe ne te kundert e kishin lidhur shiperine ne karron turke ,,,,,me pak fjale nje grup i krishteresh shpetoi gjithe shqiperine ,,rrofte ortodoksia shqiptare ,figure e vertete e nacionalizmit shqiptar

  2. preng sherri says:

    shume i drejt si artikull! per fat te keq,popujt sllave,kur kane pasur mundesine,kane ushtruar gjenocid kundrejt popujve te tjere dhe asnjehere dhe askush nuk ka paguar per kete.Kujtoj gjenocidin rus ndaj kombit gjerman,ate cek dhe polak kunder gjermaneve dhe mbi te gjitha krimet e vazhdueshme serbe ndaj kombit shqiptar!
    autori,ne shkrimin e tij ndalet ne nderhyrjen e keshillit te Europes ne historine tone! e pra,ata e bejne kete nderhyrje jo sepse ne jemi pa shtet( Perkundrazi,shtetaret tane jane ne sherbim te politikes serbe e greke),por,sepse ne jemi njerez pa karakter,njerez qe skemi respekt per asgje dhe jetojme Sot Per Neser!
    na ndodhin keto pune,sepse kemi 600 vjet qe jemi me kancer! u pushtuam fizikisht nga talebanet osmane dhe me e keqja akoma,eshte se vazhdojme te jemi akoma te pushtuar shpirterisht dhe menderisht,dhe ,ky eshte pushtimi me i keq!
    ajo qe nuk kuptoj nga ana e shteteve europiane,eshte pikerisht leshimi i vazhdueshem qe u behet sllaveve,te cilet gjate gjithe historise se tyre,kane kryer krimet me te barbare kunder kombeve te tjere,dhe me vjen pikerisht ndermend krimet jugosllave ndaj popullit dalmat,dhe,heshtja e turpshme e Italise per gati 50 vjet! dhe me e keqja akoma,ne vend qe shtete si Italia apo Gjermania,qe kane vuajtur me shume se kushdo tjeter tmerret sllave,nuk na perkrahin ne masen e duhur,por,ndoshta per kete eshte vete faji yne!

    1. S says:

      Me respekt zoti Mehmeti jam dakort me ju 100% por ke kujdes se byrazeret andej ng Kosova nuk i kane shum qef ata qe flasin fjale te liga per nenen turqi…..

  3. Esencial dhe plot argumentim shkencor,zoti Kraja.Gjithë ata që pjesëmorën në masakrimin e historisë dhe ndërtimit të saj sipas orientimeve europianiste apo Turkomane…duhet të jenë kolaboracionistë….Dhe kjo kategori shoqërore..duhet dënuar ashtu siç e meritojnë…..Ndërsa historia duhet ti rikthehet popujve..ashtu siç e kanë shkruar dhe vulosur me gjakun e dhjetëra brezave…Mbi atë gjak,nuk mund të shkelin më as barbarët dhe pushtuesit,dhe ca më pak pastaj tradhëtarët e puthadorët e të huajve….Të përshëndes Profesor Kraja!

  4. dashamiri says:

    Nuk e njoh kete Zoteri dhe nuk e di nga eshte ,por te kishte Shqiperia shume si keta Mehmeta do ishte fantastike,shkrim i thjesht i kuptueshem i nje shqiptari te vertete.

  5. hajriu says:

    cjane keto artikuj qe botoni ju te temes, po kur do beheni njehere korrekte politikisht ju qe perdite po na ofendoni shumicen byrazere.

  6. Epirioti II says:

    Shume respekte Z. Kraja per artikullin. Profesionalizem, qytetari dhe atdhedashuri e kulluar.

  7. lilo says:

    Bravo, bravo, bravo ! Analize shkencore e shume e thelle e objektive.
    faleminderit Temes e Meros per keto perzgjedhje esenciale.
    Gjithkush duhet ta lexoje per te kuptuar cfare punohet nendheshem ne
    interes te kundert te shqiptareve.

  8. lilo says:

    Edhe njehere , ky artikull vlen me teper se te dy akademite shqiptare qe jane mbushur me te paafte dhe te shitshem.

  9. Agimi(margariti) says:

    Z.Mehmet Kraja.
    Problemi nuk eshte te merremi me shume me ato qe kan ndodhur para 100 vietesh dhe te harrojm ato qe po na ndodhin sot me Serbin. Te zgjidhim nji here problemet e sotme, pastaj te meremi edhe me te shkuaren. Nuk me duket me vend per kohen e sotme ky artikull i juaj ….???!!!.

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Z.Agimi(margariti)

      Nje ( burdollogu) Akademaiko ,studiues i gjuhes universale ‘Pellazgo-Iliro-Skipetare” (kerkoj ndjese nga lezuesit e “thjeshte” ) nuk i lejohen gabime orthografike (Orthos+ Grafi).

      Shkruani,

      Z.Mehmet Kraja.
      Problemi nuk eshte te merremi me shume me ato qe kan ndodhur para 100 vietesh dhe te harrojm ato qe po na ndodhin sot me Serbin. Te zgjidhim nji here problemet e sotme, pastaj te meremi edhe me te shkuaren. Nuk me duket me vend per kohen e sotme ky artikull i juaj ….???!!!.

      Si duhet te shkruani,

      Agimi(margariti)

      Z.Mehmet Kraia.
      Problemi nuk eshte te merremi me shume me ato qe kan ndodhur para 100 vietesh dhe te harroim ato qe po na ndodhin sot me Serbin. Te zgidhim ni here problemet e sotme, pastaj te meremi edhe me te shkuaren. Nuk me duket me vend per kohen e sotme ky artikull i iuai ….???!!!.

      1. Χιμαρα says:

        Pershendetje eleΥΘeriskepsi!
        Kete fare gjuhetari Ilin (= Ilir) me larte, nuk e interesojne ato qe kane ndodhur 100 vite me pare, por ato qe ndodhin sot, kurse per gjuhen Iline (= Ilire) para 2300 vitesh i intereson, dhe jo per gjuhen sot.
        Gjithashtu e shkruan shume keq gjuhen Iline, te cilen e zoteron mire sipas tij, ashtu sikur ju eleΥΘeriskepsi e keni permendur me larte per gabimet e tij te shumta orthografike (Orthos+ Grafi).
        Καλο απογευμα!

  10. ali says:

    Z. Kraja artikullin tuaj dergojani me Twitter Z. Nexhmedin Spahiut qe ta lexoje dhe te mos joshet nga

    “borderoja” turke. Sipas pikpamjes time duhet bere dallimi midis perandorise osmane dhe Turqise se

    Ataturkut. Jane dy gjera diametralisht te kunderta nga cdo pikpamje. Prandaj Turqia e sotme,moderne

    s’ka pse ndihet e fyer nga historiografia jone,ashtu si Gjermania nuk ndihet e fyer nga regjimi nazist

    hotlerian.Bile ajo u ka kerkuar falje popujve te Evropes per gjenocidin hotlerian,ne menyre te vecante

    popullit ebre.etj.etj.

  11. Heron says:

    Shume analize interesante qe personalisht e mbeshtes ne parim, asnje shtet sduhet te na imponoje shkrimin e historise sone! Osmanet ishin egersira dhe se luan topi e ashtu duhet te shkruhet ne histori do apo sdo Davitglu! Me pelqeu permendja e marreveshjes se Titos me Turqit ne 51 , shumepak shqiptar e dine qe qindra mijra shqiptare u perzune nga Jugoslavija per Turqi pas viteve 40!

  12. VL. HAS says:

    I nderuar profesor , ne respekt te mbiemrit tend ju kam ndjekur prej kohesh , por kesaj here me ke pelqyer shume ,ndaj dhe pse s’kam bere ndonje emer ne kete fushe ; por vetem si lexues , te falenderoj dhe te pershendes nga fshati Vlahen i HASIT . Me thene te verteten mendimet qe parashtron ne kete shkrim , dikur para njezete vitesh i kishim shume me te konsolidusra dhe me te carta se tani . Kete e them jo nga nostalgjija per regjimin qe lam e qe ne, ne as te nje rast , nuk do ta deshironim te na kthehej , por per angazhimin shume te madh te njerezve si per te gjitha problemet edhe per keto , ne zgjidhjen e tyre . Shkrimi i yt , natyrisht nuk eshte perseritje e thjeshte e atyre qe jane thene e shkruar , por ne kohen e duhur , vjen me mendimin qe i dikton koha dhe me nevojat qe shtrohen per te ruajtur te paster historine kombetare siq e do interesi mbare kombetar per nje formim me te sakt te gjenerates se re , te rinjeve ,qe jane e ardheshmja . . Une per vete jetoj ne fshat dhe se vitet e fundit futja e internetit ne familjet tona sikur e ka rikthyer jeten aktive timen me teper tek leximet dhe njohja me te rejat . Nje shqetesim e kam , ndersa shkruhet per keso problemesh shume madhore , siq dhe trajtoni edhe ju ne kete shkrim ; per edukimin e te te rinjeve me keto ,per ngulitjen e ketyre gjerave ne koke , pak behet , Perjashtuar atyre ne oren e mesimit neper shkolla . Eshte krejtesisht ne kundershti me keto ide ne kushtet e nje Shqiperie me nje numer kaq te madh besimesh , disa dhe jo te carta , qe ne mes te Tiranes te lartesohen minare xhamishe , ne vend qe te te ishin oxhak fabrikash . Ate qe historianet , akademiket perpiqen ta ndertojne diten , politikanet hileqare per interesa te castit ,karrikes, e shkaterrojne naten . Kerkoje ndjese nese e teproj , por keshtu eshte i formuar mentaliteti im duke e pare fene si dogme dhe vetem si dogme dhe me shume si nje pengese per ato ide madhore qe shtroni ju ne shkrimin tuaj .Po ashtu dhe qendrimin e politikaneve me mendje te ndryshkur qe per keto gjera flasin vetem nje dite , ne kohe fushate , gje e cila kerkone te jete e perhereshme ,e perditeshme me te gjithe …….

  13. DUMBABEN says:

    Përgjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, kryengritjet që i patën paraprirë formimit të shtetit shqiptar, pra përgjatë gjithë këtyre zhvillime me parashenjë të qartë kombëtare, në lëvizjen shqiptare ka vepruar e pandarë një rrymë proturke, e cila në disa çaste vendimtare arriti ta devijonte çështjen shqiptare, qoftë duke u bërë zë i fuqishëm vetëm për një autonomi shqiptare në kuadër të Turqisë, qoftë edhe më vonë, duke synuar ta bënte shtetin shqiptar “një Turqi të vogël në Ballkan”. Ishte meritë e një klase politike dhe një klase intelektualësh properëndimorë, të cilët, gjatë viteve njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, përfundimisht e shkëputën Shqipërinë nga trashëgimia anadollake.,,,,,kjo eshte fraza me e sakte qe kam lexuar ndojehere ,rrofte orthodhoksia shqiptare ,fytyra e vertete e nacionalizmit shqiptar

  14. Pa u “rrasur” aty ku as Mehmeti/Kraja/,një ish-koleg iminë gazetari/,dhe unë,para historianëve të vërtetë, se nuk kemi të drejtë,aq tepër se nuk mund të jemi as kompetentë,desha t’u them disa komentuesëve, e sidomos atij,që “vështrimin” e Krajës e konsideronte më të vlefshëm se dy Akademitë,bashkë,të Shkencave dhe të Arteve të Prishtinës,dhe homologës në Tiranë,Se Mehmet Kraja,është akdemik,anëtar i rregullt,i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Prishtinës,bashkë Rexhep Qosjen,që të dy nga Republika e Malit të Zi.Desha t’i them ish-kolegut tim,se për të kaluarën tonë,në periudha të ndryshme gjatë historisë,kemi mësuar nga shumë tekste e burime,dhe vërtetësinë e asaj që e kemi pasur në disponim lidhur me historinë tonë,mund ta zhvleftësojnë ose forcojnë,vetëm dokumentet bazë,që janë fakte,që i kanë përballuar atakimet e ndryshme.Ndërkaq,kur është fjala për të shkuarën,pjestarë të cilës kemi pasur etërit tanë/si brez i parë/,në vijim atë të shkuar e ka përjetuar pjesërisht,brezi ynë/i dyti/dhe periudhën më të re,deri në ditët e sotme,e kanë përjetuar edhe fëmijët tanë/brezi tretë/ dhe nipërit e mbesat tona/brezi i katërt/.Gjykoj se tek e kaluara,pak më e largët,apo e hershme,mund të ketë të tillë,që nga mashtrimet apo joshjet,të “luhatën” në kundërshtim me faktet, e drejta këtë nuk e lejon,kurse gjithçka që në kohët më të vonshme është e përjetuar dhe e mësuar në hollësi nga shënime dhe shkrime shkencore,vështirë do të jetë të bëhen alternime,pavarësisht rekomandimeve dhe insistimeve direkte,ngado që vijnë.

    1. Suzana (Kosove) says:

      Burim Bardhdrini….vertete jane te lindur qe te dy ne Mal te Zi, po thuaj flm Zotit qe iken qe te rinj ne Kosove dhe atje paten mundesi te shkollohen dhe te ndihen shqiptar…ne te kunderten sot do ta quanin veten Redjep Cosic dhe Mehmed Krajovic, do ta kenin per turp tu thuhej shqiptar ashtu si shume bashkevendas te tyre ne Ulcin dhe anet perreth qe me qejf e quajne veten boshnjak mysliman, kur te vie sezoni i plazhes ne Ulqin ateher fillojne te praktikojne gjuhen ametare shqipe, dmth 3-4 muaj te veres jane shqiptar, 7-8 muaj, posa te mbaroi sezona, kthehen ne boshnjak.
      Shqiptaret katolik te Malit te Zi, jane ne disfavor ne kete aspekt, pasi qe malazez-serbet jane ortodoks qe te gjithe, keshtu qe, s,kane cfare te zgjedhin, duhet ta quajne veten shqiptar deshen apo s,deshen. tung,

  15. Antiturku says:

    Shum shkrim interesant,dhe me shum e shum te verteta te cilat u haruan ,Z.Kraja jeni i vetmi shkenctar qe e zberthej shum mire rezikun nga propaganda ,,miqsore,, turke ,shum e vertet se po na kanoset nji rezik shum i madhe nga shum e shum kuazi shkencetar te cilet e arsyetoj kerkesen e Davutogllut duke perfshe edhe ministrin e Arsimit te Kosoves

  16. Agimi says:

    Eleftheroskepsit.
    Shkruaj ashtu se ashtu je mesu ti dhe te tjeret per ta shkru. Kur te epet leksion per shkrimin, et’here do e shkrujm ashtu, kemi then edhe arsyen pse shkruhen me ”i” dhe jo me bashktingllore ”j”. ”j” duhet perdor vetem ne rastet ku e perdor gjith Europa, ne vend te ”g = xh”.
    Ta bera qefin, u mora pak me ty, por qellimi i vertet i joti tash eshte se perse e kritikoj zotin Kraja qe meret me te shkuaren para 100 vjetesh dhe jo me problemet e tashme qe kemi me Serbin.

  17. shqiptari says:

    Per Hajriun: Nese nuk do te fyhesh, kur shqiptari refuzon imponimin turk, ik nga Shqiperia dhe shko ne Turqi, te jetosh me sojin tend! Shqiptaret i dine punet e veta!

  18. Χιμαρα says:

    Ti ne fakt duhet te shkruash ashtu sic duhet dhe jo ashtu sic jane mesuar te tjeret, me qellim qe te mesojne dhe ata nga ty dhe jo ti mbash dijet vetem per veten tende, nuk bejne keshtu patriotet.

  19. Agimi(margariti) says:

    ”Ximaras”.

    Ne pergjigje te fialve te kenges spanjolle te dhen nga ”Ximara”.

    Baza ne formimin e fialve ne greqin e lashte kan qen foliet shqipe(= illine = illire) ”i = hy” dhe ”ri = ry”, te ndertuara kto me gjith llojet e zanoreve qe fialet te beheshin te dallushme nga nira-tietra, te kthy ne ”hy” dhe ry” nga koa e Turqise.

    1-armonia.
    αρμο’ζω – armo’zo [nga: ”armo – o(hy) – os = lidhie – hy(be) – ish”, -nga: ”armo(armo’s) = ar – mo – os = ar(hyr) – mo(bo) – eshte = hyn, lith, bashkon; hyn, perputhet/ hyi, dreitoi, udheheq, etj”], nga [αρμο’ς] = lith, bashkoi, perputh me nieri-tietrin; martoi/ dreitoi; ve dreitesi/ lith fort; perputh mir/ bei gati/ ve ne rregull diçka/ dreitoi, udheheq/ jam i pershtatshem, perputhem; bei/ perputhem, lidhem, bashkohem/ martohem/ jam ne gjendie harmonie(perputhie), kaloi mir me te tieret.

    + αρμονι’α – armoni’-a [lidhie; bashkveprim – a], nga [αρμων = armon = ar(hyr) – mon = hyr – bon = hyn, lith, bashkon; -me greq. e sotme do qe ”beni – kani”, perputhia eshte vetem me shqipen] = lidhie, bashkim/ skele’t/ marveshie, simfoni; lidhie/ bashkim, berie ni trup i vetem/ rregull/ bashk punim/ perputhie, analogji, simetri/ perputhie e planeve/ perputhia e zerave.

    αρμονικο’ς – armoni-k-o’-s [harmoni(lidhie) – k – ish; -me greq. e sotme do qe ”armoni – pu – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen], nga [αρμονι’α] = ai qe ka lidhie me harmonin(perputhien)/ i pershtatshem per muzik/ i mir, i pershtatshem.

    2-neurotika(= me neura, qe ka neura) = neura – t – i(hy) – k(q) – a; -me greq. e sotme do qe: ”neura – na – bi – pu – ine”, -perputhia si kudo eshte vetem me shqipen;
    Ku: ”neura = ne(ni, ndi) – ur(hyr) – a = ni, ndi, ndiim, tru – hyr – a”; -me greq. e sotme do qe ”nu – beni – ine”, -perputhia si kudo eshte vetem me shqipen.
    3- kultura = kult – ur(hyr) – a = kult(trashgimni, tradit) – hyr – a; -me greq. e sotme do qe: ”kult – beni – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    4- dogmatika = dogma – t – i(hy) – k – a; -me greq. e sotme do qe ”dogma – na – beni – pu – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    δο’γμα – do’gma [d – o(hy) – g – ma = t – hy – q – ba/ -dhe: ”do – g – ma(ba) = do – q – ba” = te hyn ne shpirt, e do, je i dhen pas dikuit apo pas diçkaie], thon nga [δοκε’ω-ω] = mendi’m/ ide feta’re e pa diskutushme.

    5-simfonia(marrveshje; nje za te perbashket) = sim(shum) – foni – a = shum – zera – a/ -dhe ”shum – fon(thon, flasin) – a”, se ne dialekin e veriut ka ken ”fon = thon”; -me greq. e sotme do qe: ”poli – foni – ine”, -perputhia si kudo eshte vetem me shqipen. Ne greqishten e lashte ka dominuar gjuha Dorike(gigenia).

    6 – kakofonia = kako(kek, kak; keq) – foni(= ze; thoni) – a; -me greq. e sotme do qe ”kako – foni(ze; thoni) – ine”.

    7-melodia(e amel, za i amel) = melo(mialt, amel) – d – i(hy) – a = melo(amel; mialt) – t – i(hy) – a; -me greq. e sotme do qe: ”melo – na – bi – ine”, -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.

    8- atmosfera = atmos – feri(siell) – a = atmos + f(b) – eri – a = atmos(avull; air; tym) – b – er(hyr) – a; -me greq. e sotme do qe ”atmos – kani – bi – ine” .

    ατμο’ς – atmo’s(a – timos = a(asht) – tymos), ose [a(hy) – tym(avull; air) – os(ish); -me greq. e sotme do qe ”ine(ose: beni) – kapno – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen], thon nga [αετμο’ς(= aetmos =πνε’ω,φυσω’ = fryi/ mar air)] = tym/ avull.

    9 -barbarismo = barbar(berrberr, verr verr) – is – mo = berrberr – ish – mo(bo) = qe ben ”berr-berr = nuk flet greqisht(illinisht), i huai”; -me greq. e sotme do qe ”barbar – ine – kani”, -perputhia eshte vetem me shqipen.

    10 -exstremismos = ekstremis – mo(bo) – os = maksimum(eksrem) – bo – ish; -me greq. e sotme do qe ”extrem – kani – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    Extremis(= ekstrem = qe del jasht kufirit) = ekso(= jasht) – t – re(ry) – m – is = ekso – t – ry – b – ish = ryn(del) jasht kufirit(normes), -me greq. e sotme do qe ”ekso – na – beni – ine”, -vec ”ekso” qe eshte shqip por sot perdoret ”asht = jasht”, te tierat jan paster shqip.(natyrish qe ka pas edhe ni far ndryshimi ne dialekte midis illinve = Dorve(= gigenia), dhe Ionve te fisit jugor te illinis(= illiris)).
    11 – etnikos = kombetar, i kombit.
    etni – k – os = komb(i kombit) – q – eshte; -me greq. e sotme do qe ”etni – pu – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    ku ”etni = et – ni(nji) = eshte – nji = nji rrac = komb”; -me greq. e sotme ”ine – ena”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    ose: ”et(eter) – ni(nji) = kan et(at) te ni rrace”.
    12-tesis = thes – is = thash – ish = qe thua; -me greq. e sotme do qe ”ipa – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    13-antitesis = anti – tes(thes, thash) – ish = anti – thash – ish = ati asaj qe thua, e kunderta; -ose ” anti – t – es(hysh) – is = hyn anti, hyn kunder”.
    Ku ”anti = an(hyn) – t – i(ish) = andei nga hyn, perball, ne te kundert”, -me greq. e sotme do qe ”beni – na – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    14-epidemia(= semundie infektuse qe i kap te gjith) = epi(= ipi, mbi; shume) – dem – i(hy) – a = mbi – dem – hy – eshte = hyn(ben) mbi – dem”; -me greq. e sotme do qe: ”pano – xalazma – beni – ine, -perputhia eshte vetem me shqipen; -ose ”epi(ipi, mbi) – d -e(hy) – mi – a = epi(ipi, mbi; shume) – t – hy – be – a = shum hyn(perapet), -me greq. e sotme do qe: ”pano – na – beni – kani – ine”, -perputhia eshte vetem me shqipen.
    15 – utopia(= qe nuk behet, e parealizushme) = u(uk, nuk, jo) – to – pi – a = uk – te – be – a = qe u(uk) baet.(dihet se ”ë” dhe ”b” ne lashtesin ”illine = illire” nuk kish); -me greq. e sotme do qe ”dhen – na – gjini – ine”, -perputhia si kudo eshte vetem me shqipen.
    16-energia(= energjia) = en(hyn) – ergi(= pune) – a = hyn(= ben) – pune – a; -me greq. e sotme do qe: ”beni – ergi – ine”, -vec ”ergi” qe ne dialektin Dorik qe ”pono = pune” te tierat jan shqipe si e sotmia.
    Se illinet(= illiret) kishin dy fise (Ionet dhe Doret(= gigeni)), dhe natyrisht qe kish edhe ndryshime dialektore. Sot me gjith kto shkolla, komunikim, telekomunikim e komunikacion dhe perseri ekzistoin dialektet, po at’here kur nuk qen kto ?.
    17 – iperbole(= e zmadhuar tei mase) = iper(= ip, hip, mbi; teper) – b – o(hy) – le = teper – b – hy – le; -me greq. e sotme do qe: ”iper – kani – bi – afini”, -perputhia si kudo eshte vetem me shqipen.
    18 – antidoto(= e kundert me dicka) = anti – d – o(hy) – t – o = anti – t – hy – t – o(= a, ashte); -dhe: ”anti-dhoto(dhenie)”.
    19 – laberinto(= vend me shum kalime) = la – be – rin – t – o = la – be – ryn – t – o(a, asht); -me greq. e sotme do qe ”afini – kani – bi – na – ine”, -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.
    20 – aromatiko(= aromatik(a)) = aroma – t – i(hy) – k – o; -me greq. e sotme do qe: ”aroma-na-beni – pu – ine”; -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.
    Ku ”aroma = ar(er) – o – ma = er – o – ma(ba; mba)”; -me greq. e sotme do qe ”anemo – ine – krata(kani)”; -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.
    21 – profet(= qe i para fot(thot) gjerat) = pro – fet – o = para – fot(thot) – o; -me greq. e sotme do qe ”prin-pi-ine”, -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.
    22- enigma(= e fshet, e pa zbulushme) = eni – g – ma = eni(hyn) – q – ba = hyn; e fshet, e mbulu; -me greq. e sotme do qe ”beni – pu – kani”, -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen.
    23 – kroniko(= e kohes; qe ndoth shpesh) = kron – i(hy) – k – o = kron(= koe) – hy – q – o; -me greq. e sotme do qe: ”kron – beni – pu – ine”; -si kudo perputhia eshte vetem me shqipen vec ”kron = koe”;
    Ku ”kron = k – ron(ryn) = q – ryn(shkon, kalon) = koa”; -me greq. e sotme do qe: ”pu – beni”; -si kudo zberthimi baet vetem me shqipen. etj, etj, nuk eshte nevoja ti analizojm te gjitha por te gjith e kuptojn qe greqishtia e lashte zbertheet vetem me shqipen.
    Natyrisht ka pas edhe dialekte me disa ndryshime fialesh te fisit Ionik ndai atij Dorik.
    Per me teper lexoni shkrimin kryesor qe kam dhene me para ” E verteta mbi shqiptaret dhe greket e lashte”.

    1. Χιμαρα says:

      Kam mbetur pa fial, cudi si nuk te degjon njeri me gjithe kete studim qe ke bere.
      Akademiket ne mbare boten cbejne, pse rine duar kryq, apo nuk ja dergove akoma studimin.
      Shikoj qe qenka me te vertete interesant, po prape habitem me boten Akademike e cila fle gjume, dhe nuk e shikon akoma kete mrekulli, habitem si i anashkalon talente te tilla, si ty.
      INTERESANT!!

  20. Agimi(margariti) says:

    Tema, mundesisht nxireni pergjigjen qe i kam dhen XIMARAS per kengen spanjolle me fial ”greke”.

  21. Agimi(margariti) says:

    Mos fol me dredha.
    Ja sheshi e ja mejdani, provo te kunderten me greqishten e sotme (po munde).

    1. Χιμαρα says:

      Mire une flas me dredha, pa shpjegoja ketyre keto qe thua se do te bejne dhe per ty nje dokumentar,
      Thua keta qenkan ne erresire??
      Ti nuk e kupton qe flet greqisht, do e kuptosh vetem po te heqesh fjalet greke nga fjalori qe do mbetesh memec, dhe po te hoqen dhe shkencat e artin e tyre, do kthehesh ne neadertal, 12.000 vjet pas.
      Prandaj mos fol shume se nuk te intereson.
      Qe te merem me ty me prova duhet te bie ne nivelin tend, gje qe nuk mundem.
      ΕΥΧΑΡΙΣΤΩ!

      http://youtu.be/Rc9RnwPXoJ0

  22. Agimi(margariti) says:

    ”Ximaras”.

    Ato fial te greq. lashte i perkasin shqipes, se jan shqip dhe se kuptimin e kan vetem ne shqip. Ti po ti ndertosh ato fial me greq. e sotme do ngalesh vertet memec, pra duhet te mesosh shqipen qe tu nxieresh kuptimin atyre fialve, se greket e lashte jan shqiptare.
    Une flas me shembuj konkret, jo ne tym e pa asnji argument si zotrote, qe di te thuash vetem ”une jame e ne jemi …”, po c’far ini, vertetoje keshtu si e vertetoj une qe te na bindesh te gjithve.

    1. Χιμαρα says:

      Ke kohe akoma te hapesh syte..

      http://youtu.be/YzJVnAlylZ0

  23. Agimi says:

    ”Ximaras, ose Eleftheroskepsit”.
    Perfundimisht pranove kapitullimin.
    Valon flamuri i shqipes me 2 krena(ju e kini shqipen me dy krena, por vetem per ta mbait brenda ne kish, se jeni illin(= illir) ortodoks).

  24. Χιμαρα says:

    Dy krenat jane te Bizantit, te cilen e pruri ne shqiperi Georgios Kastoriotis, ju e keni felliqur ne e mbajme dhe ne kishe dhe ne zemer, ju e keni tradhetuar duke i vene nje minare ne krah dhe nje pasha turk ne anen tjeter.
    Emri skipetar= sqope-nga shqope (rrenje shkuresh qe behen cibuke me to dhe perdoren dhe per ngrohje) tar eshte prapashtese qe ti si gjuhetar e kupton,,,,pra shqopetar=skopetar=skipetar,,,pra shqopenxjeres ose shqopepunues…
    Kapitullimi per ne eshte fjale e huaj, η Ελλαδα ποτε δεν πεθαινει!!!
    eleΥΘeriskepsi eshte nje patriote e denje, mund ti drejtohesh vecanerisht, une jam Χιμαρα heroike dhe autonome perjetesisht, gje qe ti nuk e ke pare as ne ederren me te bukur, dhe sot je i varur prape..

  25. Agimi says:

    ”Ximaras”.
    Bizanti qe perandori illire.
    Shqipetar = shqipet – ar(hyr) = ne shqipet – hyr = shqipe eshte.
    Shqipe(= shkipe) vjen nga shkep, shqyen(veti e shqiponjes).
    E kuptoj dhimbjen tuaj, eshte si ai femija i biresuar kur mer vesh se te tjeret jane prindet e tij te vertete, por me mire vone se kurre.

  26. Χιμαρα says:

    Shqopepunues, dhimbja eshte e gjitha juaja, ke degjuar per Himaren???
    Historia gjithmone ka vazhdimesi, ne e kemi provuar, autonomia jone ishte ne vemendjen e botes se qyteteruar dhe u shkaktonte atyre kureshtje te madhe, besoj e di dhe ti kete, mgjs. je “gjuhetar”.
    Meqenese historia ka vazhdimesi, ma trego pak cfare historie ke ti dhe cfare vazhdimesie???
    Pyetja eshte retorike, nuk te kushtoj me vemendje, thjesht shkruajta ketu qe te lexojne te tjeret, jo per ty,,,ti e gjen vehten diku ne kaukaz, jo se eshte keq, atje ka popuj krenar qe nuk mohojne origjinen e tyre si ju..
    Καληνυχτα!

  27. Agimi says:

    Tema, u lutem nxireni shkrimin tim te fundit qe i pergjigjem ”Ximaras”.

  28. Agimi says:

    ”XIMARAS”.
    Ti vet ma tregove kangen spanjolle me fjale ”greke”, vet ti i zgjodhe ato fiale, perse nuk provon te zberthesh nji nga ato fiale me greqishten e sotme dhe te hedhesh poshte zberthimin e fialve qe kam bere une, provoje ni here, pse meresh me llafe boshe. Kjo ndoth se e ke te pa mundur, zberthimi i fialve te greq. lashte baet vetem me shqipen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje