Zgjedhjet 2013 - shthurje e financave publike

28 Maj 2013, 18:12Blog TEMA
Zgjedhjet 2013 - shthurje e financave publike

Nga Ilir Beqja

Situata është edhe më e përkeqësuar në biznesin e vogël. Në 4 muajt e parë 2013 janë arkëtuar më pak se 4 muajt e parë 2009. Në 4 mujorin 2009 janë arkëtuar 1,449 milionë lekë, ndërsa në 4 mujorin 2013 janë arkëtuar 1,052 milionë lekë

Në 4 muaj e parë të vitit 2013, duket qartë se financat publike janë të rrezikuara.

Të ardhurat tatimore janë realizuar 5,5 % më pak se programi dhe 3 % më pak se 4 mujori i vitit 2012. Në vlerë janë 55 milionë USD më pak se programi dhe 29 milionë USD më pak se arkëtimi faktik i periudhës respektive 2012. Për të balancuar, qoftë pjesërisht, mungesën e të hyrave tatimore ka ardhur në “ndihmë” Banka e Shqipërisë e cila ka transferuar si fitim 36 milionë dollarë, edhe pse programi i fillimvitit për 4 mujorin e parë është 11 milionë dollarë apo fitimi i transferuar në 4 mujorin e parë 2012 është 21 milionë dollarë.

Edhe pse me të ardhura të parealizuara, nën presionin elektoral qeveria ka shpenzuar 23 milionë dollarë më shumë se programi i miratuar në fillim të vitit. Tejkalimi më i ndjeshëm është në shpenzimet për investimet publike, për të cilat në periudhën janar – prill 2013 janë shpenzuar 41 milionë dollarë më shumë se programi i fillimvitit apo 80 milionë dollarë.

Tejkalimi i shpenzimeve dhe mosrealizimi i të ardhurave ka sjellë që të tejkalohet deficiti buxhetor. Në 4 muaj deficiti është 22,5 milionë dollarë, 3,7 milionë më shumë se programi 4 mujor i fillimvitit dhe 11 milionë dollarë më shumë se deficiti 4 mujor 2012. Për rrjedhojë huamarrja e brendshme është 77 milionë dollarë më shumë se programi i fillimvitit për 4 mujorin dhe 100 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ky është superproblemi shqetësues i zgjedhjeve politike 2013.

Të dhënat fiskale të 4 mujorit ndihmojnë për të bërë edhe një vlerësim krahasuese me horizont 4 vjeçar. Të ardhurat e arkëtuara në janar – prill 2013 nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë 33,233 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë 2009 janë 33,352. Pra, në 4 vite 2009 – 2013 nuk kemi vlerë të shtuar në ekonomi. Grafikisht situata ilustrohet në grafikun 1. Kjo është dëshmi e qartë e krizës ekonomi. Vetëm si pasojë e ndikimit të inflacionit 4 vjeçar duhet të kishim një rritje në vlerë nominale me 8– 9 %.

Edhe në tatimin mbi fitimin rezulton se në 4 muajt e parë 2013 janë arkëtuar më pak se 4 muajt e parë 2009. Në 4 mujorin 2009 janë arkëtuar 6,720 milionë lekë, ndërsa në 4 mujorin 2013 janë arkëtuar 6,451 milionë lekë. Në kushtet kur tatimi mbi fitimin ka mbetur në nivelin 10 % në të gjithë periudhën 4 vjeçare, rezulton se fitimi i kompanive ka rënë me 4 %. Grafikisht ilustrohet në grafikun 2.

Situata është edhe më e përkeqësuar në biznesin e vogël. Në 4 muajt e parë 2013 janë arkëtuar më pak se 4 muajt e parë 2009. Në 4 mujorin 2009 janë arkëtuar 1,449 milionë lekë, ndërsa në 4 mujorin 2013 janë arkëtuar 1,052 milionë lekë. Në kushtet kur biznesi i vogël është tatuar me të njëjtin regjim tatimor, rënia e të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël me 27 % tregon qartë se kriza ekonomike në 4 vjet ka prekur më thellë biznesin e vogël.

19 komente në “Zgjedhjet 2013 – shthurje e financave publike”

  1. halimi says:

    jo qe duket qarte nga tabelat eshte se qeveria ka marre persiper te shkaterroje financat publike me vullnetin e lire te saj. E gjitha per te blere nje mandat te flamosur per Sali Berishen.
    Megjithate ne kemi nevoje per zgjidhje, jo per Sali. Ndaj do votojme Ramen ne 23 qershor.

    1. e/ says:

      Sali Berisha e ka ndare mendjen edhe njehere qe ta lere ne balte kete vend. Po ky vend dhe te gjithe shqiptaret kane per tia kthyer kurrizin Saliut shume me shpejt sesa mendon ai. Cdo dite po i bashkohen me shume shqiptare, te rinj e te reja Rilindjes. Dhe ne 23 qershor shqiptaret patriote do jene shume me teper sesa veglat e verbera te Saliut!

      1. urani says:

        Shqiperia sapo e kishte marre veten nga 1997, po Saliu nuk di te mesoje nga pesimet. E ka treguar gjithmone se nuk arrin te nxeje asgje. Ndaj kete here i ka ardhur fundi dhe e di dhe ai vete.

        1. aqifi says:

          Ikni, mor palla, boll u morret me grafike e tabela! Shkoni mor mbroni voten mos ta beje “tym” shpellari…

    2. paolo says:

      Bode dhe Berisha nuk pyesin fare per financat publike, apo per ate pune nuk pyesin per asgje publike. ndaj ne 23 qershor do i rrezojme me vote!

      1. e/ says:

        Ekonomia Shqiptare eshte ne buze te humneres tamam si ne 1997. Por tani ne jemi te gjithe te qarte se kush eshte Berisha dhe kush eshte ministri i tij fshataruc i financave. Ndaj do mbeshtesim te gjithe Rilindjen, per te patur nje shans te jetojme nje te ardhme normale, europiane.

    3. Koli says:

      po normal do bej fushat ai havani, do vjedhi se nuk u ngop 8 vite , rilindje vetem rilindje

    4. kosta says:

      vazhdojne historit e suksesit te saliut…ai nje plak ordiner qe nuk eshte gje tjeter, ne kete e dime ai ka shperdoruar detyrene ka vjedhur 8 vjete me rradhe eshte pasuruar sa nuk e di cte them ta shporrim me 23 qershor i doli fytyra e verete

    5. andia says:

      SB po perdor cdo menyre per te rrjepur akoma me shume xhepat e shqiptareve vetem per nje mandat te trete te vjedhur..gje qe nuk do e marre kurre sepse me 23 qershor e gjithe Shqiperia do te rilinde

    6. hulio says:

      po kesaj ci thua ti sali? arritje apo sukses? te tallesh me leket e taksapaguesve te ndershem , me djersen e popullit e ta besh arken e shtetit ne 0 ky eshte skandal, nderkohe njerzit nuk kane pune dhe buke

    7. joli says:

      do te boshatis arkene shtetit se e di qe do te iki ndaj e ben gjithe kete e di qe do te humb, bej manovra sa te duash salii ne fitoren e kemi te sigurt dhe te thelle ne cdo cep te shqiperis

    8. vini says:

      do mbash pergjegjesi per cdo qindarke sali , su cave tu vjedh mor njeri i keq qe vetem te zeza i ke sjell ketij populli pse nuk thua ci ke bere leket po rri e sha ramen, rilindje me 23 qershor

    9. doni says:

      fitimi i kompanive ka rene ne 4% vetem ne 4 vitete e fundit , saliu thote biznesi ka ecur, ik sali ik se ora te erdhhi

    10. Kristina says:

      Saliu do ti shkunde xhepat e shqiptareve deri ne qindarkat e fundit.Turp qe ka perdorur ne kete menyre takssat e shqiptareve dhe po i perdor akoma ne kete fushate te qelbur duke paguar militantet per terror.Turp

    11. PO PO says:

      KULMI I SKANDALIT, QEVERIA PO VJEDH E PO DESHTON NE MENYR TE PAPARE, KJO DUHET NDESHKUAR NE 23 QERSHOR PER NJE FIRORE TE SIGURT

  2. dea says:

    Obura beni tas prat e shqiptareve, nuk ka problem per ju nese populli vuan per buken e gojes…mizerje

  3. dea says:

    Shperdoroni parat e taksapaguesme shqiptare, boshatiseni arken e shtetit me keq se ce keni boshatisur maskarenj dhe shporruni nga pushteti si deshtak qe jeni……RILINDJE

  4. fabjol says:

    nga tabelat e dhene me siper duket qarte se bizneset e vogla po marrin fund .. dhe kush po e ben kete thoni ju ?? ai qe po e con shqiperine djret rrenimit zoti sali berisha .. por nk ka me dita qe do hiqet ky njeri nga kryeministria eshte 23 qershori … ndaj duhet votuar edi rama

  5. Eri says:

    kaq e veshtir eshte la lesh me nder ate te shkret karike nuk largoges dot si i ka hije nje kryeministri,duet me patjeter te shkatrohet kjo ekonomi,po do jetojme dhe ne te tjeret ore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje