Një jave nga botimi i analizës “Bastioni drejt shembjes, goditet me ‘silur’”, i vjen në mbështetje argumenteve të trajtuara mitingu i djeshëm i Partisë Demokratike, organizuar në qytetin e Shkodrës. Dhe ja sepse…
Ndonëse pjesëmarrja ishte masive, dhe Shkodra i bëri kryeministrit Berisha një pritje festive ndër më të mëdhatë gjatë periudhës së fundit, krahasuar kjo me qytetet e tjera të Shqipërisë, përjashto kryeqytetin e vendit, sërish, për ata që e njohin nga afër situatën, kishte disa mangësi, që ia vlen të merren në “sitë”.
Mitingu i djeshëm, nën praninë e kryetarit të PD-së, z. Sali Berisha, kishte thuajse tre herë më tepër pjesëmarrës sesa në mitingun e Partisë Socialiste, të organizuar para 2-3 javësh po në të njëjtin shesh (“Luigj Gurakuqi”), por në pozicione të ndryshme (PS në krah të xhamisë “Ebu Bekr”, me krahë-shpinë nga “Colosseo”; PD përballë “Colosseo”-t, me shpinë nga busti i Luigj Gurakuqit). Por, ndonëse PD-ja pati mitingashë sa trefishi i PS-së, krahasuar me vetveten, në vitin 2009 kishte rreth 1.5-2 herë më shumë sesa dje. Pra, thënë shkoqur numri i pjesëmarrësve në mitingun e PD-së krahasuar me vitin 2009 ka pësuar një tkurrje 1.5-2 fish.
Së pari, për të ndihur shifrat në fjalë theksojmë se në vitin 2009, teksa PD-ja organizonte mitingun e madh në sheshin “2 Prilli”, dyfish apo trefish më i gjerë sesa sheshi “Luigj Gurakuqi”, ironizonte PS-në se gjithherë ajo mitingonte në hapësirën e këtij të fundit, për shkak të numrit të ulët të mbështetësve. Në fakt, kjo është mëse e vërtetë. Po, sa qëndron një pohim i tillë edhe në vitin 2013, apo mos vallë pohuesit e djeshëm do të orvaten sot të deklarojnë se sheshi “Luigj Gurakuqi” është zgjeruar kaq shumë, aq sa i është hedhur përsipër “2 Prilli”-t për ta mbytur me kapacitetet përmbajtëse njerëzore të tij?!
Së dyti, ulja e numrit të pjesëmarrësve nëpër mitingje reflekton hapur se elektorati ndjehet i lodhur, i kërrusur, i mefshtë nga klasa politike shqiptare.
Së treti, “martesa” me LSI-në në 2009-ën e ka zvetënuar goxha Partinë Demokratike. Pavarësisht se LSI-ja nuk ndodhet më në “enën blu”, jo se e largoi PD-ja, porse u largua vetë, bashkëqeverisja e tyre 4-vjeçare ka rritur pesimizmin dhe zemërimin tek mbështetësit e përkorë të Partisë Demokratike.
Së katërti, radhitja në listën e PD-së së Qarkut Shkodër e demokristianit Nard Ndoka ka sfilitur mendërisht atë pjesë të qytetarisë intelektuale shkodrane, aq sa bojkotimi shihet qartas te një pjesë e tyre.
Së pesti, kriza ekonomike globale, e cila ka goditur edhe vendin tonë, por sidomos zonën e Shkodrës, atje ku papunësia ka kapur shifra alarmante, është një arsye tjetër e dufit të mbështetësve ndaj PD-së, e kësisoj uljes së të pranishëmve në mitingun e saj të djeshëm.
Së gjashti, forcimi i rivalit historik (PS), si dhe pozicionimi i volitshëm i LSI-së dhe FRD-së, kanë pasqyruar domosdo në dufshkimin e përkrahësve të PD-së. Në njërën anë, PS-ja ka futur në listë dy intelektualë, si Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi, po ashtu mbrojtës të patundur të votës së tyre si Tom Doshi kryesisht në zonat e NënShkodrës dhe Paulin Sterkaj në Malësinë e Madhe, si dhe “thithës” simpatizantësh nga zembereku i qarkut, zona e qytetit, me Sait Fishtën në epiqendër. Në krahun tjetër, LSI ka marrë klubin “Vllaznia”, por edhe ka investuar në ngritjen e një strukture politike me baza të fuqishme, sikundërqë FRD-ja ka prezantuar përpara shkodranëve një individ, i cili njihet nga opinioni publik si 24 karatësh i djathtë. Këto arsye, por edhe të tjera kanë rrëgjuar jo pak numrin e mitingashësve të PD-së.
shkodranet vetem ne qofshin qorra te mos shohin akoma qe Saliu eshte tallur per 22 vjet me ta
PD se dhe Berishes i ka ardhur fundi dhe kjo duket qarte kudo. Nuk mund te kete me mbeshtetje per nje parti qe e ka bastisur e plackitur vendin per here te dyte ne 22 vjet. Ndaj ju kemi prere biletat e do i nisim larg. Ndersa presim 23 qershorin dhe Rilindjen!
Partia e plakut SALI eshte ne grahmen e saj te fundit. E ka pare se nuk ka me asnje shans per te fituar dhe po ben thjesht show ndersa mbeshtetet gjithmone edhe me shume tek vjedhja masive e pasurive te shqiptareve dhe votes. Po keto nuk kane per tu materializuar kete here dhe ndaj fillon Rilindja!
Ka patur entuziazem ne te tjera kohe ky. Po tani po iken me bisht nder shale, i mbuluar nga turpi e gjaku i viktimave te veta. Ik Sali, ashtu sic qeverise, ashtu e pesofsh!
Ajo qe ke harruar te thuash ne ket artikull eshte se PD kete here i kishte sjelle edhe autobuzet dingas me punonjes te administrates publike qe bejne tashme vec ket pune. Udhetojne me nje autobus blu nga cepi ne cep per te duartrokitur. Berisha eshte i neveritshem!
Berisha e di edhe vete qe i ka ardhur fundi. Po nuk mund te rrije pa treguar muskujt qe Socialistet ti japin nje amnisti per te dhe familjen e tij tejet te ngjallur, qe keta te gezojne ne paqe parate e vjedhura me dhune e gjak. Po nuk besoj se kjo do ndodhe.
tashme edhe Shkodra ja di vleren e vertete kryeministrit ne ikje.
nje kryeminister qe nuk ja diti kurre vleren ktij djepi qyteterimi por e vetmja menyre per tu shperblyer voten shkodraneve ishin permbytjet cdo vit.
Shkudranet jane plotesisht te verber nese votojne perseri per pleren Sali qe ka vite qe i ka lene nen uje.Me vjen me te vertete keq per ta por koka ben koka peson.Shume prej tyre e kane kuptuar dhe kane dale tashme kunder.Rilindja eshte e vetjma rruge per shkodren dhe shqiperine
Redan Bushati …. A shef ti hiq apo jo Andoshta Shqiptaret nuk din me dallue te miren prej te keqes Ti kot eke me ket shkrim qe as nje fimi si beson .ni keshill e kisha hjeki syzet dhe qyr ma mir kush po e ndryshon Shqiprin i vetmi lider qe don mec perpara ?
Ca uragani aman, as prrua i thate nuk eshte se kjo do te thote qe dikur ka kaluar uje andej. Nje cope deshtimi e deshtaku qe i drejton, vetem aq eshte. Saliut i ka ardhur fundi dhe nuk ka antiplumb qe e shpeton.
saliu ka genjyer te gjithe shqiperine .. por se besoj se populli shqipetar do e besoj ate edhe kete vit sepse nk ka me zgjidhje tjeter ky vit do kete z.edi ramen kryeminister te shqiperise
SAliut dhe qeverisjes se tij i ka ardhur fundi ,POpulli Shkodran ja ka dhane mundesin gjithmon per te qeveris dhe per ta perkrah Shkodren ,por ketehere e gjithe populli do te votoje duk eu nisur nga individi ,Njerezit e Berishes nuk jane nje risi dhe njehen tahsme nga gjithe Shkodranet ,ata tashme nuk meritojne asnje vote
Përshëndetje të gjithëve,
Meqë i ashtuquajturi “Bombastic” më është drejtuar drejtpërsëdrejti, me mirësjellje dhe etikë po i përgjigjem.
Artikulli nuk trajton ndarjen mes së mirës dhe së keqes, por është veç një konstatim i tkurrjes së pjesëmarrësve në mitingun e djeshëm, duke e krahasuar të njëjtin subjekt politik me vitin 2009. Dhe pas këtij konstatimi kam marrë në “shoshë” arsyet se pse ka ngjarë kështu. Kaq është e gjitha. Pra, trajtimi nuk merret fare me atë që ju thoni. Kjo mund të jetë objekt i një tjetër artikulli.
Ju përshëndes! Mbasdite të mbarë të gjithëve!
Pershendetje gjithashtu dhe flm. per preokupimin tuaj per te bere konstatime te cilat pasqyrojne qarte realitetin. Pergezoj reagimin edhe pse me pak vonese te inteligjences dhe demokrateve te vertete te Shkodres. Uroj qe sa me shume te zhgenjyer te ndjekin shembulin e tyre dhe mudesisht te kalojne nga krahu i demokrateve te vertete qe jane socialistet e moderuar.
RILINDJE per gjithe shkodranet!
Partia Demokratike ,mitingjet i mbush vetme me administrte dhe me lista ne dore i detyron te jene pjesmarres se ne te kundert i heq nga puna ,
Ai po perpiqet me cdo kushte qe te duket se ka akoma ate frymen e 2009 por tashme te gjithe e dijme qe per te mbushsur sheshet e mitingjeve te tij i duhet te kercenoj dhe ti bej presion punonejsve te tij dhe imagjino pastaj te pretendoj qe ata ti japin vote ketij diktatori
Bombastik ,ik e meso me fol se te ka lene Saliu analfabet, beja vete te pakten kete nder
Analfabet e kane lene ate ata qe i mbaron emri me viĉ
Kudo ndjehet fryma e dobet e PD ,madje keto kohet e fundit ata po i humbin akoma dhe me shume pike vetes se jane sulur neper cdo lagje duke kercenuar dhe bere presionnjerezve ,dhe kjo gje dihet seis e ka rezultatin.PO gjithsesi me vjen mire se ne fund te fundit po tregojne fytyren e vertet te tyre
semos ishin te gjith qytetart e shkodres atje,po pervec administrates qe sic dihet tashme vete me detyrim kan shkuar dhe nga tirana.
Mitigjet e tipit komunist,nuk tregojne te verteten.
Mijera mitingosh levizin nga nje qark ne tjetrin,nuk kane lidhje me voten e vendit ku do te votohet.
Perseri kemi te njejtin skenar dhe skenarist ne organizimet e mitingjeve te PD-se.Makina private me karburantin e shtetit,autobuze,furgon levizin cddo dite ne drejtim te vendeve ku do zhvillohen mitinjgjet.
Entuziazem i paguar,per te krijuar reflektime psikollogjike,perballe njerzve qe varferohen cdo dite,si dhe “perkrahjen ” popullore per te justifikuar vjedhjen e votave !
A ka ndonje te re per ti bindur njerzit per daljen nga kriza qe nuk pranohet dhe nuk zihet me goje.
Me sharje per opoziten,mund te “frymezosh” vetem doganieret e tatimoret fanatike.
Duke mos pranuar krizen,nuk mund te gjesh alternativat per zgjidhjen e problemeve te popullit,ne veçanti te rinise.
Mitingjet me njerez te importuar nga qarku apo jashte tij,eshte alternative mashtruese.
Edhe une si qytetar i Shkodres mora pjese ne kete miting.Shkova me shum per kuriozitet.Ku te shkoj.Jam pa pun.Por kjo sdo te thot qe te gjith sa ishin ne miting jane me pd.kishte shume sehirxhinj si puna ime.Edhe une qe kam votuar gjithmone per pd kete radhe si MIJRA TE TJERE do te BOJKOTOJM ne menyre masive kete parti qe vetem u tall me ne,na mbyti nja 4-5 here dhe ka majmur vetem klanin e tyre.SHKODRA nuk Turperohet me duke votuar nje kryeminister me te vertet te çmendur e te semur psiqik.Haroje sali fitoren e pd ketu ne Shkoder.
Kush mund te thote se çfare na ka sjelle saliu ne keto 21 vite,degjoj neper tribuna mitingjesh se kemi shtruar rruge kemi bere ujsjellsa kemi ndertuar shkolla etej,po cfare detyre ka nje qeveri a e di qytetari i tij,
Bastionet kane mbaruar.te gjithe e kane kuptuar se nuk mund te jesh i varfer ,i diskriminuar ,i sunduar ,i pashprese,duke votuar qorrasi nje parti pa vizion.8 vite jane shume per ta besuar perseri.
Une nuk jame metingash , po jame nje qytetare i lire ,qe marre pjese ne tubimet elektorale , te PD , megjithe problemet qe mund te kete lista e kandidatve per deputet , padyshim qe ne Shkoder do te fitoj PD , kete e dine dhe shkruesi , pamvaresishte se duket e leket e pista te karikaturave te LS , e kane infekntu ,nuk e di a eshte pjestare i familjes se nderuar Bushati , apo mbane ate mbiemer , dhe nuk i perket kesaj familje, nuk duhet te shitet kaq lire , duke na tregu se Socialstat partia ish komuniste qe e ka masakru Shkodren me 600 e sa te ekzekutuar , qindra te vdekur ne tortura,mijra te burgosur, mijra te internuar , mijra te shpronsuar me tortura ekstreme , paska vu dy te shkolluar ne lista , bile dhe kriminelat dhe halabaket si doshi, strekaj,e fishta i paska ne liste qe te ruaj vota, kur dihert se ne Shkoder 7 me 4 per forcat antikomuniste eshte rezultat i keq .Kurre nuk do ti harroj Shkodra masakrat e ish komunistave , pamvaresishte nga makjazhi Socialsta , mbesin ish komunista per Shkodren dhe per cdo njeri me dy pare mend ne kry.
Përshëndetje të gjithëve,
Jam përpjekur t’i lexoj thuajse të gjitha reagimet e komentet tuaja, si dhe jam munduar t’i kuptoj ato. Respektoj çdo mendim tuajin, qoftë kur keni folur direkt për artikullin e për çfarë bëhet fjalë aty, qoftë edhe kur keni folur në përgjithësi dhe komentuar në tërësi situatën politike shqiptare.
Parrucjan, përpiqem të kuptoj shqetësimin tuajin, por shqetësimi i parë, a më saktë miza nën kësulë qëndron gjetkë. Unë me emër, krejt çilët, marr përsipër t’ju komentoj, qoftë nëse mendimi im merret apo jo në konsideratë nga ana juaj. U bë e dyta herë që ju hidhni akuza të paqena dhe të pabëza drejt meje. Kam neveri për to, pasi nuk qëndrojnë as në njëlloj forme. Unë para se të nderoj familjen dhe trungun e saj, respektoj veten, duke thelluar mendimin dhe përvetësuar një pavarësi të lirë gjykuese, për të gjitha çështjet.
Sa i përket mbiemrit tim, mund të shikoni nëpër listat zgjedhore (dhe nuk po ju jap emër, jo se nuk dua të ngjall debate apo cyt kandidatin, porse dua t’i përmbahem etikës) dhe pastaj të verifikoni se disa që kanë mbiemrin BUSHATI, në fakt deri para viteve ’90 nuk e kanë pasur kështu. Pikërisht, ju merrni përsipër t’i mbroni këta, duke më akuzuar mua. Ju qofshi! Gjithsesi, është e drejta juaj.
Sa i përket artikullit, është hera e dytë që ju nuk kuptoni asfare ç’është shkruar nga artikullshkruesi. Keqardhje, por jeni jashtë teme. Më gjeni një rresht ku kam lavdëruar njerëzit që ju citoni, përpos intelektit dhe përgatitjes së Namik Koplikut dhe Mimoza Hafizit. E dini ju parrucjan që në një shtet të Europës Perëndimore, aty ku ka studiuar Namik Kopliku, sot ekziston “metoda Kopliku”? Nëse e dini, pohojani edhe publikut. Nëse nuk e dini, mësojeni! Kështu, unë vlerësoj njerëzit pikë së pari, kushdo qofshin ata, se përpara se t’i ndash në llogore, mos harro janë të gjithë shqiptarë. Së dyti, unë jam i parimit që të zgjedhim më të mirën për veten, familjen dhe shoqërinë shqiptare në tanësi. Meqë klasa politike shqiptare nuk na ka dhuruar të mira në këto 23 vite politikë, atëherë më së paku të zgjedhim të keqen më të vogël. Megjithatë, askush nuk ju ndalon të përkrahni regjime të ngjashme me Assad-in, Kadaf-in etj., dhe në këtë ngjizje të përmortshme nuk jeni i vetëm.
Pas viteve ’90 ka lindur një fenomen, që është vetëm shqiptar: ata që spiunuan, internuan dhe gëzuan nën komunizmin, hodhën teserat e kuqe dhe morën teserat blu. Nuk po them se ju mund të jeni një nga ata (ndoshta po, ndoshta jo), por prej kohësh shikoj reagime të tilla, teksa pinjollët e komunizmit na u bënë demokratë. Kanë ardhur kohë të këqija, ku ne që vuajtëm, sërish në vuajtje po jetojmë e jetën kështu do ta çojmë.
Sa për dijeni Parrucjan, që ta mbyll debatin me ju njëherë e mi, vij nga ajo pjesë e trungut që ndodhet në krahun e djathtë të Bushatllinjve. Shtëpia jonë e parë ka qenë në Urën Dervishbeg. Më pas jemi instaluar përreth 50 vite në Perash, tek Isa Boletini, atëherë kur shtëpiat numëroheshin me gishta (kishte veç familje të vjetra shkodrane si Zajat, Kalacët, Dallnezët, Dragushajt, Sumajt etj.), aty kemi pasur shtëpinë e madhe, që na e prishi komunizmi dhe na dëboi si kafshë, duke na katandisur në apartamente aq të vogla sa mezi mbahej fryma. Shtëpia ime, qysh nga koha e Zogut dhe deri në fillimet e regjimit hoxhian ka pasur kapacite prodhuese, si dhe e ka kaluar më së miri, kuptohet për atë kohë që ishte. Gjyshi im, Ramadani (ndjesë pastë) dhe vëllu i tij, Sheuqeti, kanë qenë marangoz me nam. Sheuqeti, që ta mbash vath në vesh njëherë e mirë, ka qenë mjeshtër dhe një ndër më të mirët që ka pasur jo Shkodra, por e gjithë Shqipëria. Edhe pse nuk e deshi asnjëherë komunizmin, madje e thoshte hapur në atë kohë kur shumca ngrihej nga gjumi “Flm komunizëm”, vazhdonte ditën “Flm komunizëm”, ngryste natën “Flm parti e punës dhe shoku Enver”, ka arritur nga ai sistem edhe të dekorohet me tituj të lartë, si Mjeshtër i Punës etj. Pas viteve ’90, kur nuk ishte mirë me shëndet, e kanë çuar deri me karrige në qendrën e votimit (e kishim asokohe 50 hapa larg shtëpisë, tek çerdhja, atypari ku ndodhet sot Drejtoria Rajonale Arsimore) dhe mbylli sytë duke dashur demokracinë. Por mbylli sytë pa parë gjullurdinë që sot duket ashiqare që po e përkrahin pinjollët e komunizmit: tragjedinë e rëndë, teksa e djathta as nuk ekziston askund. Po të shihnin gjyshi im apo axha se Kastriot Islami do të ishte një nga “heronjtë” e së djathtës do të ndjenin një turp të madh. Këto ju nuk i dini, ose bëni sikur nuk i dini. Jemi mësuar si shoqëri që gjërave pozitive t’u vëmë kapakun. Antivlera po na rrethon ngado, por nuk keni asnjë të drejtë të fshiheni pas një anonimati dhe të gjuani me “fije kashte”. Mua nuk më bëni gjë prej gjëje. Mendimet e mia të pavarura mundohem t’i tregoj me aq kapacitete sa posedoj. Nuk kam votuar as unë e as familja ime ndonjëherë për komunistat 24 karatësh, siç do të veprojë zotrote kësaj here (kjo kuptohet nga radhët që më shkruan). Votojini, është puna juaj! Më mirë nuk marrim pjesë në këtë katrahurë, sesa të bëhemi pjesë e zullumit, se nuk jemi zullumqarë. Edhe diçka, se u zgjata si tepër, vërtetoje se a ka pasur kush teserë partie komuniste nga familja im: që nga gjyshi, gjyshja, axha i babës, axhallarët e mi e deri tek hallat apo edhe fijet e brezave te dytë, te tretë e me radhë. Kur t’i mësosh këto, atëherë laj gojën e ndero mendjen, dhe matu kur i drejtohesh dikujt, pasi jo të gjithë jemi njësoj.
MBYLLJE
E nderon një familje shkodrane vota për Nard Ndoken?
E nderon një familje shkodrane pjesëmarrja në një regjim të ri autokratik?
E nderon një familje shkodrane urrejtja klasore?
E nderon një familje shkodrane fakti që kërkon t’u bëjë komunistëve atë që ata bën ndër ne?
FALJA është pjesë e virtytit të zemërmëdhenjve. Nëse veprojmë siç veproi komunizmi ndër ne, meqë ata quheshin atëherë komunistë gjakatarë, ç’i bie të quhemi ne që veprojmë njësoj si ata?!

Z.Bushati :Pershendetje dhe rrespekt per ju… As me njihni,as ju njoh dhe as besoj se mund te njihemi dikur,pasi per fatin e mire apo te keq prej vitesh nuk jetoj fare ne Shqiperi… Ju admiroj per durimin qe tregoni per te replikuar me komentuesin me siper… Nuk ka pse t’ju vije turp per bashkeqytetarin tuaj,pasi ai ne asnje menyre nuk perfaqeson popullin e nderuar te Shkodres. Shkruan se nuk eshte mitingash por kaq analfabet sa ς’duket,(ne 15 rrjeshta nuk ka nje fillim apo mbarim fjalie),vetem i tille mund te jete. Edhe nje here rrespekt pasi me kujtoni shoket e mij nga Shkodra me te cilet flas edhe tani…
Ai qe mbeshtet Berishen dhe jozin eshte Shkodran pa fe dhe pa iman jazik.
Përshëndetje Anipatrea,
Ju falenderoj për fjalët pozitive në adresë timen. Është nder dhe respekt, ndaj i vlerësoj.
Njeriu, në mes kësaj zagushie humane, paska nevojë edhe për mbështetje apo fjalë të mira. Kjo nuk do të thotë se ai që mendon si ty është i mirë, e ai që mendon tjetërsoj është i keq. Por kjo do të thotë se njeriu, përtej debatit, duhet të thotë dreqi ta hajë edhe dy apo tri gjëra, që, përveçse mbajnë një qëndrim të tijin për një çështje të caktuar, ruajnë edhe etikën e komunikimit.
Ju uroj çdo të mirë ju dhe familjarëve tuaj. Pranoni përshëndetjet dhe respektin tim.
asnjehre nuk e kam kuptuar se si shkodranet disdente te perhershem te votojne non stop nje ishkomunist fanatik si SB. te pakten kavajsit e kuptuan me heret dhe shkodranet ndofta e kuptojne kesaj here – me mire vone s e kurre – te pakten shpetoni nga permbytjet o shkodarne !