Deklaratat e Naços dhe axhenda e socialistëve

27 Maj 2013, 20:19Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kanë ngjallur shumë debat ndër opinionistët që shkruajnë nëpër gazeta apo që janë pjesë e paneleve televizive, si dhe te komentuesit e blogjeve online, deklaratat e deputetit të LSI-së në qarkun e Beratit, zotit Nasip Naço, sipas të cilit “Ilir Meta do të jetë kryeministri i qeverisë së ardhshme të pas 23 qershorit” apo që “LSI do të dalë forca e parë e koalicionit opozitar.” Zoti Naço s’po lë rast pa e rikonfirmuar deklaratën që bëri fillimisht në Kuçovë, duke krijuar si “padashje” një tjetër axhendë brenda kampit opozitar. I vënë në qendër të vëmendjes (si askush tjetër në LSI, veç Metës) zoti Naço ndoshta po e shfrytëzon këtë edhe si një reklamë personale, si përsa i përket elektoratit të LSI-së, ashtu edhe në sytë e kryetarit Meta, çka mund të ketë ngjallur edhe njëfarë xhelozie mes kandidatëve të tjerë.

Këto deklarata janë shfrytëzuar nga kampi qeveritar si një amulli e opozitës e cila, sipas tyre, nuk e ka përcaktuar ende se cili do jetë kryeministër i saj. Por, kjo “amulli” ku dëshiron ta kanalizojë debatin mazhoranca, duket se është tek ata vetë, nga paniku që i ka zënë prej bashkimit të së majtës.

Nga ana e tij, vetë kandidati Edi Rama, sa herë është pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje, e ka trajtuar me shumë qetësi duke thënë se, “këtë e vendosin zgjedhësit me votën e tyre dhe pastaj është Kushtetuta ajo që përcakton se cila parti ka të drejtën për të marrë drejtimin e ekzekutivit.” Duket se zoti Rama nuk është emocionuar shumë nga deklaratat e zotit Naço, duke vijuar bashkëbisedimin e tij intensiv dhe shumë produktiv me popullin opozitar në sheshe e salla, apo dhe në takime më të mbledhura si këto të fundit të quajtura “Këndi i Fjalës”.

Në fakt, deklaratën e deputetit Naço, në ndryshim nga shumë të tjerë, unë e shoh me shumë pozivitet përsa i përket PS-së. Dhe do përpiqem ta shpjegoj më poshtë.

Në këto zgjedhje, janë disa kategori zgjedhësish që do të votojnë Partinë Socialiste:

Grupi i parë- janë ata tradicionalët, anëtarët dhe militantët e saj të vendosur, që ia japin votën Partisë Socialistë, pavarësisht se cili është kryetar i radhës. Ata janë grupi që janë lidhur shpirtërisht me këtë parti dhe që janë baza e qëndrueshme saj në çdo palë zgjedhje.

Grupi i dytë- përbëhet nga ata që duan doemos rrotacionin politik, vetëm që të ikë nga pushteti Sali Berisha. Nuk është se kanë shumë besim te Partia Socialiste, por kësaj here e shohin atë si të vetmen shpresë që ajo të fitojë edhe për ata.

Grupi i tretë- janë ajo kategori të cilëve programi i PS-së: “Për një Rilindje Shqiptare”, u ka dhënë shpresë e besim se ky vend do të bëhet, se shteti do të funksionojë dhe institucionet do jenë në shërbim të qytetarëve.

Grupi i katërt- janë ata që, nga antipatia 4 vjeçare që kanë për Ilir Metën dhe rolin e LSI-së në qeverinë Berisha, të nisur edhe nga deklaratat disi provokuese të zotit Naço, duan që LSI-ja të mos jetë nesër forcë përcaktuese e qeverisë socialiste. Për këtë, ata do votojnë specifikisht nr.29, që Partia Socialiste të arrijë të marrë votat e mjaftueshme për të kapur minimumi 71 ulëse në Kuvend, gjë që i krijon komoditet për të qeverisur pa ato përqindjet e ndarjes të pushtetit të cilat më vonë kthehen në burim infeksioni për mirëqeverisjen e vendit. Kjo s’do të thotë se ata duan që PS-ja të qeverisë e vetme, por nuk duan që ajo të jetë e kushtëzuar në shumë reforma të mëdha, për të ngritur shtetin e qytetarit dhe jo të pushtetarit.

Të gjithë këto grupe nuk e përjashtojnë njëra- tjetrën. Ka mes tyre votues që kanë qëllime të përbashkëta me secilën nga katër kategoritë që shpalosa. Sigurisht që mund të ketë edhe më shumë grupe interesi brenda një formacioni politik. Por e rëndësishme është që të gjithë janë në funksion të një qëllimi të përbashkët e madhor: ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste për të vënë në jetë programin e saj të Rilindjes, si mundësia e vetme për ta shpëtuar Shqipërinë nga gremina shumëplanëshe ku e ka katandisur kryeministri në ikje Sali Berisha.

13 komente në “Deklaratat e Naços dhe axhenda e socialistëve”

  1. bbb says:

    Se pari LSI nuk eshte parti e majte se po tejete LSSSI e majte edhe edhe PD bashke me Salen i majte.

  2. ILIRET says:

    Z. Altin. Nje parti ka anetaret, militantet, por ka edhe simpatizantet e saj.
    Duke mos bere dot dallimin militante me simpatizante, ti nuk i ke permendur keta te fundit ne grupin e votuesve te partise socialiste. Dhe keta jane shumica. Keta jane nje mase e gjere populli, qe nuk marin pjese ne aktivitetet e partive, nuk shfaqen dhe nuk flasin gjekundi per politiken apo bindjet e tyre,por jane votues te rregullt te nje partie, per te cilen ata kane simpati.
    E kupton zoti Altin. Keta jane si tifozat e nje skuadre, te cilet nuk vene ne stadium, mund ta shohin ndeshjen ne televizor, ose nuk e shohin hic, por deshirojne te fitojne skuadra e tyre.
    E kupton se keta jane me te shumte nga ata qe permend ti.
    Tani te marim LSI. Kjo ka militante, por nuk ka simpatizante. Pra ka ushtare qe luftojne si jeniceret per placke lufte, per nje vend pune. Keta e dine se cdo te kerkojne e cdo te arrijne ne se fitojne. Dhe persa i perket militanteve LSI i ka me te shumte se PS. Cdo vote e tyre shperblehet. Mirepo e humbet me simpatizantet. Ndersa PS, pervec anatareve dhe militanteve, po themi qe arrijne ne rreth 80 mije, ka edhe nja nje milion simpatizante, ndersa LSI ka rreth 120 mije militante dhe familjare te militanteve, mirepo nuk ka asnje simpatizant. Askush nuk e simpatizon LSI dhe Ilir Meten. Kete e di mire Nasip Naco. Prandaj ben miltantin me altoparlant ne dore.
    Sa do te vazhdoje kjo. Nuk e di, por nje dite, fjala LSI nuk do te degjohet me. Kjo eshte e sigurte…

    1. va says:

      Shume i sakte, uh sa i sakte! Po je i vetmi qe di te thuash ato qe gjithe te tjeret i mendojne njesoj. Kjo eshte.

  3. Delli USA says:

    Un mendoj se deklaratat e Nacos kan vler per ti mbajtur bashkuar ata qe ka,kurse pjesa tjeter e elektoratit nuk e voton LSI-in dhe Ilir Meten.Nje pjese e elektoratit te LSI-is mbas bashkimit PS-LSI po hedh veshtrimin nga PS-eja,pikerisht kete ka ndjer LSI-ija qe hodhi shashken, Meta kryeminister.Un jam bindur qe LSI-ija ne keto zgjedhje do dali e rrudhur,kurse PS-eja do shkoj ne ngritje duke ju afruar kufirit te 45%.Shashkat e Dukes sot jan ne sinkron me ato te Nacos,LSI-ija po e ndjen se po I ftohen tajaret.

  4. VERONIKA says:

    Ketro ,ky Naco eshte ajo kategoria e militantit kokethinjur pijanec qe pa I e Mete do ishte nje pensionist pijanec i mjere .
    Kjo eshte fushate e ndyre ,thirrja e tij u drejtohet te paskrupullve votues …pra na votoni se Meta do behet kryemutister …nuk eshte aq e paplanifikuar sa duket ,prandaj dhe i meshon ende ksaj ideje .
    Dalja ne krye e E.Rames behet me e veshtire se kurre .
    I meshoj idese qe pragmatisti Meta ,kurre nuk ka kaluar te e majta me te vertete .Kalimi i tij ktej zbehu dhe percau shume bastionin e majte .
    1] Kjo eshte loje e Berishes …dhe nqs nuk eshte ata te ashtuquajturit te ‘pavarur’ do kalojne nga Berisha ,te garantoj qe jane ne krahun e djathte qysh tani Prifti ,Malaj .
    Goditja e klanit Topalli eshte nje shkelje syri per FRD ,qe do jete ne aleance paszgjedhore te sigurt me PD ,dhe pse me Bashen e ka me e miri muhabetin Topi .Spahiu me shume i zi sesa i kuq dihet qe perfundon ne goje te Berishes …dhe sikur 2 deputet te marri …perseri numra jane
    Pra Ketro ,duke pare se cfare po behet ne terren ,te garantoj qe numrat jane shume ,shume ,teper te veshtire per te nxjerre nje haleance fituese …dhe sidomos te qendrueshme .Ju profesoni nje Berishe ne ikje ,une shoh nje njeri te qete si macja qe po pret gjahun ….dhe ky pragmatisti jone ka nje marrveshje te sigurt qe do e bej kryeminister
    Duhet qe te votojme masivisht 29 ,sepse i duhet numrat bojagjiut ????
    Hahahahaahhah Ketro …..ta votojne pragmatistet dhe haleatet …e kishte te sigurt fitoren …tamam histori e 1 prillit !

    1. vinvi says:

      Po mo verra te di verra ty sa i mbushe xhepat me te e tani i jep duart shkerdhate

    2. ? says:

      Veronika meshoi idese se yt bir ben fushate me Nacon dhe ka punuar si keshilltar i Nacos. Jemi nje vend i cmendur.

  5. albanezi says:

    Lik Meta,

    c’eshte ky trim qe ke me vete – me duket se eshte si puna e Priftit qe ta futi sa krahu. Me mire futja se ta fuse.

    Ky palla pse nuk fliste kur ishit me PD dhe te thoshte ne kohen e varkarit qe ti duhet te ishe krymeinister! ne kete rast do te ishte e arsyeshme – ne ne fund te fundit e meritonit se e mbajtet varkarin 4 vjet ne pushtet – por tani peshku eshte ne det dhe ky palla thote qe e kemi ne tigan. me keta katunaret Ilir keq e kemi punen jane te pabese.

    Shiko te gjithe tradhtaret – Prifti, Xhveli, Ndoka, Cazz islami, Duka ata dy katnaret e tjere te PS – ka nje problem – varkari u hyn ne dru nese bejne numra kurse tek LSI dhe PS ska kush tua tregoje hunin.

  6. durim says:

    Deklarata e z. Naço eshte e sinqerte, madje eshte sikur ta kete thene me gojen e tij z. Meta.
    Askush nuk mund te besoj se z.Meta eshte i kenaqur me karrigen e zv.Kryeministrit ne koalicionin e majte,pasi kete karrige e ka patur dhe e ka te sigurt ne koalicionin e djathte.
    Z.Meta ka pikesynim qe te jete ne krye te se majtes dhe synon bashkimin e saj, por ne nje pozicion inferior(si zv.kryeminister) kete nuk mund ta bej dot, prandaj luften dhe perpjekjen qe e ka nisur qe nga momenti i shkeputjes nga PS kerkon qe ta realizoj ne konditat e krijuara.
    Duhet pranuar fakti se LSI eshte force percaktuese ne qeverisjen e vendit, prandaj z. Berisha sulmon bute ndaj z. Meta.
    Z. Berisha eshte mjeshter i vertete ne llogaritjen e paralelogramit te forcave, prandaj fushaten per mandatin e trete po e kalkulon sikur te jete mandati i pare, pas ardhjes nga opozita.
    Le te presim se çdo te sjelle 23 Qershori, por beteja e vertete fillon me 24 qershor.

    1. mona says:

      mbase nuk e ze 23 qershori te gjalle derrin e dhjamur, krimineli

    2. anticensurë says:

      durim që qënke kokrra e legenit duket që larg,por mos u mërzit se legenllëku është trend sot!është si puna e “bi”nga do që të vërtitesh “q.”!me një fjalë smbetesh pa gjë!!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

  7. anticensurë says:

    pavarsisht se ky e ka thënë me kohë këtë “brroçkull”,në dukje,unë nuk kam komnetuar!thjeshtë për të parë reagimin e manjakut rama!!ai e ka ruajtur qetësinë!duket gjë e mirë në plan të parë!por gjithnjë si dihet!!
    për mendimin tim kjo “brroçkull” është thjeshtë qemanja e nastradinit!
    po të kemi një rrezultat të ngushtë ku si berishës dhe ramës do ti duhet “king mikeri”ilir meta,të dy e kanë marrë informacionin e çfar do “king meikeri”!postin e kryeministrit!gjithashtu kjo “broçkull mund të jetë dhe shkaku për tu prishur me ramën!po qe se opozita fiton shumë bindshëm atëherë kjo mbetet një “brroçkull” e naços,që “s’ka pasur nevojë të komnetohet”nga të dy të mëdhenjt!që të dy për interesat e tye të ndushta nuk po bëjnë deklarata të drejtpërdrejta!!

  8. -Politika ka shume sirtare,por tipi Naco,Prifti,s’jane politikane.
    Jane femije qe destabilizojne familjen ne rast kritik..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje