Një nga qarqet ku ngeci numërimi i votave në vitin 2009, ishte ai i Lezhës. Dikush i kishte bërë llogaritë gabim dhe kutitë e komunës Fushëkuqe u bllokuan, me shpresën se brenda tyre ishte një avantazh prej 250 votash për mazhorancën, i cili, sipas atij dikushi, do t’i jepte asaj mandatin e 5-të në qark. Si përfundim, ato kuti u sollën për t’u numëruar në Tiranë, dhe rezultoi se mazhorancës nuk i duheshin 250, por plot 2500 vota, për të marrë mandatin e 5-të…
Aktualisht, Berisha i është rikthyer shpresës për marrjen e mandatit të 5-të në Lezhë, pavarësisht fiaskos së 4 viteve më parë. Madje, e ka quajtur atë mandat “të artë”. Dhe ja përse.
Këshilltarët pranë tij, duke i bërë llogaritë më me kujdes tani, duket se i kanë thënë se, po të mbledhësh të gjitha votat e 2009-ës për çdo qark, sipas konfigurimit aktual të koalicioneve, rezultatit i mandateve del 71-69 për mazhorancën. Kjo, pavarësisht se në numër votash, në rang vendi, partitë e opozitës kanë pasur një epërsi prej rreth 40 mijë votash. Dhe rezultatin 71-69 Berisha e theksoi edhe në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së.
Por këshilltarët e tij do t’i kenë treguar gjithashtu Berishës se në 4 qarqe (Tiranë, Elbasan, Fier e Berat) mandati i fundit i mazhorancës varet në fije të perit – një rritje prej vetëm 0.2 pikë përqindje e partive të koalicionit aktual të majtë në secilin prej këtyre qarqeve, i çon ato në kuotën e 73 mandateve. Dhe ai e di se në Tiranë e Berat është praktikisht e pamundur ta parandalojë ndryshimin e raportit të mandateve.
Mjafton një rrjedhje prej rreth 790 votash të djathta në Tiranë ose një shtesë neto prej po kaq votash të majta në këtë qark, që koalicioni i majtë të marrë mandatin e 17-të. Mjafton që komisionerët e majtë të nxjerrin të pavlefshme rreth 170 vota të majta më pak seç nxorën në Urën Vajgurore në 2009-ën dhe koalicioni i majtë merr mandatin e 6-të në Berat (Falë konkurrencës së sëmurë mes kandidatit të 5-të të PS-së dhe kandidatit lokal të G-99-ës, në Urën Vajgurore dolën rreth 1600 vota të pavlefshme, nga rreth 2800 që pati i gjithë qarku).
Në këto kushte, Berisha do të luftojë me të gjitha mënyrat që të marrë mandatin e 7-të në Fier e Elbasan, si dhe të ruajë status kuonë në të gjitha qarqet e tjera ku është në mbrojtje të rezultatit të 2009-ës (si p.sh., në Vlorë, ku mbrojtja e mandatit të fundit të mazhorancës është vetëm 1.8%; në Korçë, ku mbrojtja është 2.4%; në Durrës, ku mbrojtja është 2.5%; etj.).
Por kjo lojë në mbrojtje e Berishës, sidoqoftë, nuk e shmang dot fitoren e koalicionit të majtë, sado minimale. Prandaj, Berishës i duhet që të luajë në sulm në të paktën një qark verior ku ka qenë më pranë marrjes së mandatit shtesë në 2009-ën.
Dhe kjo nevojë e Berishës për të sulmuar, na sjell te Lezha, ku i duhet shtesa më e vogël neto e votave për të marrë mandatin ekstra.
Nga një mbledhje strikte aritmetike e votave të 2009-ës të partive që aktualisht janë në koalicionin e djathtë, rezulton se ato kanë arritur kuotën 57% në qarkun e Lezhës (këtu përfshihen edhe votat e PDK-së, LZHK-së, etj., që iu bashkuan rishtas koalicionit). Por një mbledhje më pak strikte do të kërkonte që edhe 1630 votat e Partisë për Ligj e Drejtësi, pavarësisht se nuk është aktualisht pjesë e koalicionit të djathtë, të konsiderohen si të djathta. Kjo sepse kandidati i kësaj partie ishte Preç Zogaj, i cili kishte qenë deputet i PD-së për 4 vjet në Lezhë dhe i mori ato vota si një kandidat alternativ i djathtë. Sot Zogaj nuk është zyrtarisht kandidat për deputet, por duket se do ta përdorë ndikimin e vet që 1630 votat e tija të shkojnë për ndonjë parti të djathtë.
Duke shtuar edhe votat e Zogajt, koalicioni i djathtë shkon në kuotën 59.3% me votat e 2009-ës dhe i duhet të shkojë në kuotën 62.5% në 2013-ën, që të marrë mandatin “e artë” siç e ka quajtur Berisha. Thënë ndryshe, atij i duhen rreth 2600 vota shtesë neto, për të marrë mandatin e 5-të, të cilin nuk mori dot në 2009-ën.
Dhe shpresën për këtë shtesë neto Berisha duket se e ka varur tek biznesmeni Gjovalin Kadeli, i cili deri dje ishte deputet i PS-së dhe sot është kandidat i PD-së. Në qoftë se ky biznesmen do të jetë i aftë të transferojë 1300 vota nga majtas djathtas, arrihet shtesa neto prej 2600 votash, por me kushtin që çdo gjë tjetër të mbesë e pandryshuar.
Dhe pikërisht ky kusht mund të mos plotësohet…
Së pari, në qarkun Lezhë po kandidon në kampin e majtë Monika Kryemadhi, e mbështetur nga kryebashkiaku LSI-st i Lezhës. Ajo ka demonstruar në 2009-ën se është një fushatiste mjaft eficiente, duke arritur të marrë në qarkun e Dibrës rreth 3800 vota në ato zgjedhje, ku luftohej ashpër nga të dyja partitë e mëdha. Së dyti, bashkitë e Laçit, Rrëshenit, Rubikut, si dhe komunat përgjatë autostradës Rrëshen- Kalimash janë fituar nga e majta në zgjedhjet e fundit lokale, ndërkohë që kanë qenë tradicionalisht të djathta. Së treti, qarku i Lezhës ka vuajtur keqazi këto 4 vjet nga mosmbajtja e premtimeve për investime që bëri Berisha në 2009-ën. Dhe së fundi, por jo më së pakti, votuesit e vakët të djathtë dhe të lëkundurit e këtij qarku, si kudo tjetër, mund të jenë lodhur nga lodhja 8-vjeçare e pushtetit berishian…
Prandaj, edhe shpresa për të fituar mandatin “e artë” në Lezhë, nëpërmjet ndihmës së Kadelit, mund të rezultojë e kotë për Berishën. Ashtu siç mund të rezultojë e kotë shpresa për të marrë mandatin e 7-të në Fier me ndihmën e Dritan Priftit, për të mbrojtur mandatin e 3-të në Berat me ndihmën e Lefter Maliqit, mandatin e 16 në Tiranë me ndihmën e Kastriot Islamit, mandatin e 7 në Elbasan me ndihmën e Qifes së Peqinit, mandatin e 5-të në Vlorë me ndihmën e Arben Malajt, e kështu me radhë…
Analiza matemetikore e Zaloshnjes mbeshtetet ne vullnetin sovran te shperfytyruar te 2009-es;duke i shtuar te njejtat zanate te dr.dhjeramanit,kjo analize nxjerr nje konkluzion deformues,ne akord me hesapet e dr.krimit.
Nuk kam lexuar deri me sot nje analize nga Zaloshnja,qe te nise e mbaroje me shqetesimin per garantimin e vullnetit sovran te shqiptareve.
Ky operon vetem me xhonglerizmat e kurvo-politikes e per pasoje te tilla konkluzione gjeneron.Per mu Zaloshnja eshte ithtar i stanjacionit kriminal te tranzicionit 23 vjcar.
Nuk kam per ta harxhuar me kohen time me pseudo-analizat Zaloshnjes.
Mjafton paragrafi i fundit per te kuptuar se plaku Saliu do shkoj per lesh ne zgjedhje.
E shikoni mer katnarat e PD-se – I ka var shpresat tek Gjovalini, Kaci, Prifti, Duka, Malaj, Idrizi dhe kapter Maliqi ?
Nuk ka asnje bir nene qe te shpetoj ty o Sali gomari. Ore e kupton ti apo je i trashe. Ja ku po ta them qe nuk do maresh asgje dhe mos shiko endrra me sy hapur. Degjove o Sali GOMARI apo jo.
Zaloshnja ,nuk e di une nga i shkruan kto statistika ,por te shkruaj une nje nga terreni.
Ne zyren e D.Priftit thjesht ne nje jave jane regjistruar 25 mije votues
25 mije votues …zur qe e verteta do jete gjysma i bie 12 mije e 500 sepse matematika nuk eshte opinion ….po behet nje pune marramendese ne 44 komuna dhe 3 bashki …dhe jo vetem fjale …pra me Priftin harroje qe mund te rezultoje e kote ,dhe te garantoj qe eshte ne krah te Berishes .
Kur te kesh kohe na spjego cfare mund te lidhi nje interesim kaq i larte per mandatin e Malajt ,sepse ne gjithe kte rremuje nuk e kuptoj .Perse nje interesim kaq i larte per Malajn nga Prifti ???
Inteligjenca ime ndaj intrigave eshte shume e kufizuar .Do e vleresoja shume nje spiegim ,sepse i shof shume ne gjemba per Malajn dhe nuk e kuptoj cfare i lidh ,dhe nuk me duket thjesht antipati ndaj “udheheqesit” qe ne fakt Priftin e humbi kot …nejse fjala ngelet te ju “masterat” e politikes .
Sa per mandatin e arte ,duro dhe pak se do e shohim per ke do jete i arte vertet …te kam thene pragmatistet nuk me pelqejne ,kurre nuk jam bindur qe jane efektivisht ne krahun e Edvinit .
E ke gabim @@@@ jo 25 000 po 250 000
vete ishin regjistruar ,isha sot te zyra e Dritanit u regjistrova edhe une.
tan prifti ka 2.5 milion anetare, jo 250 mije…
Kjo matematika e Zaloshnjes eshte e vecante.Ky harron 180000 zgjelles te rinj ,ky harron ata qe nuk jetojne e shumica ishin te Ps ky nuk kujton se ne Lezhe mori Prec Zogaj mbi 2000 vota keto nuk i ka Rama ma.Zaloshnja harron Kadelin,Zaloshnja harron se i dyti dhe i treti ne listen e PS jane ne Lezhe kriminele ndersa e para Kolleli ska asnje influence ne Lezhe eshte dukagjinse e jeton ne Tirane.Zaloshnja harron se ne Durres Ps humb edhe nje ose me teper mandat.Zaloshnja harron se Ps ne Shkoder ka nje liste mizerabel.Zaloshnja harron se ne Vlore Ps do humb nje mandat prej Malajt dhe Kocos.Zaloshnja nuk kupton se Ps do humb nje mandat ne Fier e jo te fitoje.Nejse Sejmeni i Rames shkruan cfare dishron Ustaji Rama
Analiza bazohet ne disa shifra irreale,sepse dihet qe votat e zgjedhjeve te kaluara ishin te manipuluara!Kete rradhe eshte krejt ndryshe jo vetem se me Saliun nuk ka dhe te djathte reale ta shtyjne me(perjashto fanatiket dhe idjotet e njohur rreth tij) .Por rreziku mbetet eminent ne manipulim sepse makina e “fshehte”ka filluar te punoje ku duhet “nderhyre”kirurgjikisht!Dhe do nderhyhet ndaj opozita te mos friksohet por te kundergodas ashper!Sovrani pergjithsisht duhet te votoje vetem deputetet e PS dhe vetem PS, të mos i trasformohet vota!Te tjerat mbeten”garniture”per poste ne parlament dhe qeverisje,pa dashur te them se asnje votim jeter vec PS garanton largimin e Berishës!Duhen mbajtur parasysh shifrat dhe autori ben analize te mirë,por ato shifra jane gjithsesi falls!ndaj dhe u dogjen kutite!Sovrani kerkon rrotacion dhe burg Berishes!Kete Opozita nuk po e thote!Perse?Frike?Por ne lufte civile jemi nga Saliu,cfare duhet tjeter pervec mijra te vrareve qe i rendojne vetem atij?….
zoti Zaloshnja , pervec evoluimit te situatave , harroni ata qe votojne per here te pare,mos harroni deformimin e votes , vjedhjen e saj , dhe normalisht nuk fusni ne llogari disa mijera vota qe PD po i rrjedhin ne mase drejt nje kandidati tjeter te djathte sic eshte ai i FRD-se ne qarkun e Lezhes.Ju garantoj qe do te jete surprize,demokratet e vertete po e ndjejne humbjen e plakushit dhe po mobilizohen fshehtas drejt FRD-SE(normalisht duke ndjere qe ndoshta FRD do jete pjese e qeverisjes).
Ne Lezhe PD me shume gjasa nuk do te marre me shume se 3 deputet.Sa per “kelmendasin” do te deshiroja qe te lere endrrat dhe te shohe realitetin ne sy.Do t’i sugjeroja gjithashtu qe para se te merret me politike te mesoje gjuhen shqipe.Nuk eshte Kolleli por Kodheli,nuk shkruhet zgjelles por zgjedhes.Jane pune te veshtira or mik keto,prandaj merru me ato pune qe jane per takatin tend.Zonja Kodheli eshte pervecese zonje e nderuar,eshte shqipetare e kulluar.Ne po pretendojme qe shqipetaret kudo qe jane,te konkurojne ne Londer,Paris e kudo,ndersa zoteria na pretendon se Kodheli eshte dukagjinase.Te shkuara or “kelmendas” dhe ruaje veten.
Sepse ai ka vrare njerez ne Lezhe.