Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga fillimi i fushatë zgjedhore dhe shohim që rendi politik, shoqëror dhe ekonomik ka ndryshuar. Shohim një shoqëri më aktive dhe më të mobilizuar në jetën politike dhe sociale të vendit. Politikanët janë bërë më të përgjegjshëm, qëndrojnë më pranë shtresave në nevojë, e ushtrojnë me devotshmëri profesionin e deputetit dhe sjellja e tyre përkon me atë qytetare.
Punët publike ecin me ritme të shpejta dhe shohim që çdo ditë priten shirita inaugurimesh, biznesi dhe firmat private likuidohen nga shteti dhe ekonomia vihet në lëvizje dhe rigjenerim.
Gjatë katër viteve kemi parë një rini të izoluar në kafene, të paangazhuar dhe të plogësht. Sot shohim të rinj me dokumente dhe fletëpalosje në duar, një rini që frekuenton zyrat më shumë se kafenetë, një rini që bëhet pjesë e nismave shoqërore dhe aksioneve politike.
Por ajo që është më e rëndësishmja, vëmë re që 90% e të rinjve shpresojnë se pas dy muajsh do të fillojnë punë kur forca politike që aderojnë të vijë në pushtet dhe t’u japë atë që meritojnë.
Pra u deshën vetëm 5 ditë për të mobilizuar pjesën më vitale të kombit,për të ndërgjegjësuar politikanët dhe për të jetuar dhe sjellë si në vendet e Bashkimit Europian.
Pas gjithë këtij ndryshimi radikal kam filluar të mendoj dhe reflektoj se ajo që i duhet Shqipërisë janë ligjet e integrimit, rrotacioni dhe progresi, apo fushatat elektorale, të cilat natyrshëm po e shndërrojnë Shqipërinë për 30 ditë në vend të zhvilluar…
Kjo eshte e vertet se jane ethet e fushates,si çdo gje qe ngrihet pingul ,zbret ne pikiat kur nuk ka me fuqi .
Ose si fllucka e sapunit qe çahet shume shpejt sa harin nje madhesi.
Ne se kjo rini beson se me pese dite mundim do siguronin jeten ,gabohen.
se eshte nje shprehje popullore :hodha lumin shtiva kalin.
Ti, more Xhemollari se duhet “rotacion”,por me pare duhet pyetur per kete shpellari i Vicidolit ?!. Pyete
ate,do apo s’do Ai?!. Pastaj hajde na thuaj neve .!!!
ty more mik te eshte mesu mendja me te terheq per hundesh…rinia kerkon qe te jete force per te sjelle jo vetem rotacion, por edhe fuqi per pjesmarrje… bravo Rigels…shpresojme tek fuqia e FRD dhe tek Rinia