Nuk është e thënë që Shqipëria të hyjë në ndonjë palë zgjedhje pa ndonjë kleçkë, edhe 23 vjet pas rënies së komunizmit. KQZ-ja, ende e paformatuar, dhe si janë sinjalet nuk ka për të ndryshuar formati, duket se do të zërë një pjesë të konsiderueshme në një raport të ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve, nëse ato eventualisht do të bëhen.
Kompromisi i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, me amerikanët e poshtëruar praktikisht, duket se po injorohet nga pushteti, i cili po luan “strabizimin diplomatik” me amerikanët e Uashingtonit dhe amerikanët e Tiranës.
Kryeministri e ka zgjidhur dilemën, duke iu rikthyer sërish si shumë herë papërgjegjshmërisht në karrierën e tij politike, sa herë është në pushtet, përplasjes me amerikanët, sidomos kur ai organizon zgjedhje.
Edhe nëse nuk i ecën bllofi, qenien në opozitë e ka në xhep, por nëse i dalin llogaritë, sërish do jetë faktor, pa pasur x-faktorin.
Dilema më e madhe mbetet për opozitën e sotme, e cila ndodhet përballë tundimit dhe euforisë për të marrë pushtetin dhe kryerjen e rotacionit të nevojshëm.
Çështja është: a do mundësohet ky rotacion me këtë KQZ dhe këtë sistem elektoral të deformuar, që shpërfytyron vullnetin e popullit, ku paradoksalisht edhe pse je shumicë dërmuese në totalin e votës popullore, mbetesh pakicë në totalin e mandateve?!
Dilema është hamletiane në thelb: të hysh apo të mos hysh në zgjedhje me këtë KQZ?!
Edhe pse mund të tingëllojë opsion ekstrem, mosmarrja pjesë në zgjedhje kur kanë mbetur ende disa javë, është një përzgjedhje e dhimbshme, e cila do duhet të justifikohet me realizëm dhe plotësisht nga opozita, nëse e ndjen se siguria e rezultatit është në pikëpyetje nga një KQZ si kjo e sotmja, vetëm me anëtarët e mazhorancës.
Nëqoftëse aleanca opozitare e ndjen se me këtë institucion rezultati do jetë i dyshimtë dhe i vjedhur në tavolinë, do të ishte e ndershme që ajo të shprehej qartë dhe pa ekuivok sot për hartën e rrugës së saj deri në 23 qershor, dhe jo kur t’ia ngrijnë buzëqeshjen elektorale.
Nuk do të kishte kuptim, nëse ekziston frika dhe mesa duket bindja e palëkundur se KQZ e drejtuar me pult nga Berisha, do të jetë një disavantazh i dukshëm dhe do të frenojë fitoren e saj ose një rezultat të ndershëm të zgjedhjeve, që opozita e Ramës dhe Metës të hynin në to, dhe më pas, të qaraviteshin se Berisha ua vodhi sërish zgjedhjet, apo në rastin e përsëritur, të tërhiqeshin nga procesi në ditën e zgjedhjeve si në majin e 96-ës.
Prononcimi opozitar do të ishte më i justifikuar edhe për veshët e ndërkombëtarëve, nëse do të bëhej sot dhe pa vonesë. Kjo do mund të gjeneronte një alarm akoma më të madh ndërkombëtar, i cili nuk do të bënte dot të paditurin paskëtaj.
Kjo do t’i linte një opsion të vështirë politik Berishës në tavolinë, i cili do të hynte në zgjedhje, si asnjëherë më parë, pa opozitën, dukë i lënë në gjakimin për legjitimitet, detyrën e garantimit të 50+1 përqind të elektoratit të regjistruar për të marr pjesë në votime, si dhe të justifikonte tek ata që kanë në dorë dhënien e statusit të vendit kandidat, një shteti me një qeveri të dalë nga zgjedhje politike pa opozitën dhe me një KQZ me pjesëtarë vetëm të qeverisë.
Kjo do të ishte e paimagjinueshme dhe e papranueshme për çdo qeveri evropiane dhe Uashingtonin. Kjo është që sot e tillë, ndaj emisari i lartë diplomatik amerikanë ndodhet në Tiranë, me një mision te pamundur, dhe opozita ka në krahun e saj të paktën mirëkuptimin dhe parimësinë demokratike se jo vetëm për të kërcyer tangon, por edhe për të bërë zgjedhje, duhen dy veta ose dy palë.
Nëse ky skenar do të aplikohej, Berisha do ishte në një pozicion tejet të palakmueshme dhe të vështirë, dhe Shqipëria me shanse më të pakta se Bjellorusia për të hyrë ndonjëherë në BE.
Berisha edhe mund t’i hyjë kësaj aventure, për të keqen e Shqipërisë, e cila asnjëherë të vetme nuk ka bërë zgjedhje të pakontestueshme, sa herë Berisha ka qenë organizator i tyre, dhe zotërues dhe kontrollues i gjithçkaje në këtë vend.
Në invers të këtij opsioni dhe në mungesë të një kompromisi për këtë institucion, opozita do të duhet të marrë parasysh dhe të kapërdijë çdo situatë post-zgjedhore të disfavorshme për të, bashkë me kostot shoqëruese, nëse nuk ndihet e fuqishme të ndryshojë gjendjen dhe nëse do pranojë të hyjë me këtë KQZ, në të gdhirë të 23 qershorit.
Ky është vendim i saj politik në fund të fundit, për të cilin nuk do ketë kë të fajësojë tjetër, veçse vetveten, nëse përjeton déjà vu-n e radhës, edhe pse mund të ketë siguruar një shkelje syri nga partnerët e rëndësishëm dhe “impotent” ndërkombëtarë.
Nëse të mashtrojnë një herë, minimalisht nuk është faji yt. Por jo, kur kjo bëhet rrugë…
Nuk ka ku shkon me qarte e sakte,se sa kjo analize e zotit Manaj.
Keqardhje per “misionin e pamundur” te miqve amerikane,qe vete ia kane perkeledhur bishtin “burrit te shtetit”,siketa ne Tirane,ashtu edhe ata matane detit.
o berishe mbas 23 qershorit ik futi nai pushim e nai dore qetesuaesh se do ikesh per lesh sepse nuk do ta perballosh dot humbjen.
na ben derman o te huaj aman se nuk dime me kujt ti therrasim per ndihmen se saliu na ka shkatarruar e na ka rrjepur te gjalle.aman ju lutem na ndihmoni.ore ky njeri po na ben te luajme mendsh e kuptoni apo nuk e kuptoni?
CTI BEJNE AMERIKANET DERRIT TE POSHTER QE SPO DI TE NDALET AMAM, AI DO ME I VJEDH KETO ZGJEDHJE POR TA HARROJ, NUK DO MUNDET SE DO TE PERBALLET ME POPULLIN E TERE…RILINDJA ESHTE AFER
SHQIPERIA I KA HARRUAR CFARE JANE ZGJEDHJETE LIRA DHE TE DREJTA KU CDO VOTE VLERSOHET SI VULLNET I LIRE I POPULLIT DHE LEXOHET PA SHTREMBERIME , NDAJ DUHET TI THEMI STOP KETIJ FENOMENI
Saliu do paguaje per cdo te keqe qe i ka bere Shqiperise, edhe pse me KQZ te zaptuar dhe te manipuluar nuk do tia arrije qe te fitoje, vota ne mase e populli do ta largoje perfundimisht nga politika.
shume e sakte zoti Manaj.nqs as amerikanet e eurpianet nuk na kuptojme ne djall vafshim te gjithe e mire te na behet nqs votojme prape te semurin mendor me emrin berisha.
opozita po e beri kete gje, do kompleksohet direkt sepse Saliu me te tijet do filloje ta akuzoje si DESTRUKTIVE…. as nderkombetaret nuk kane faj, sepse nuk mund ta thone hapur se pastaj mund tu dale situata jashte kontrollit….. kam disa vjet qe e rithem neper forume : FAJIN NUK E KA SALIU, EDI APO NDERKOMBETARET….FAJIN E KA GJYSMA E POPULLIT (ME SAKTE 45% E ELEKTORATIT militante, ballista, maloke e katunare, te perndjekur fanatike etj) QE E VOTOJNE BIRISHEN DHE PD DERI NE VDEKJEEEE, PASTAJ SALIU GJEN PERHERE NGA NJE HILE TE RE PER TI VJEDHUR PERSERI ZGJEDHJET!!!!!
Besoj ky eshte thelbi
Nëse të mashtrojnë një herë, minimalisht nuk është faji yt. Por jo, kur kjo bëhet rrugë…
AH MOR ZOTI MANAJ PO HAJT DHE THUAJAJ SALIUT QE KA BERE GJITHE KETE KATRAHURE E NGERC SE DO TI VJEDHI VOTAT…BERISHA JE NJE TMERR
duam zgjedhje te lira zgjedhje ku populli te shprehi mendimin e tij te votoje ate qe do.nqs berisha nuk e do kete le te shporret njehere e mire sepse ne nuk kemi me nevoje per te.
konsnsus nuk do kete nga ana e berishes kshuqe nqs as europianet nuk e zgjidhin dot punen ne kqz na morri lumi na morri.berisha nuk merr vesh i ben sic i do koka nuk pyet me per asnje kshuqe nqs ai e merr me dhune une do te jem i pari qe do te dal e do iki ta pres poshte pallatit e ti peshtyj njehere ne ftyre ketij plehres.
berisha te heqi duart nga kutite e votimit sepse populli nuk po duron dot me.te mos ta mbaje pushtetin me dhune se sjemi ne kohen e mesjetes ketu.o sali o plehre…o mortje o qenie qe te mallkojne njerezit dite per dite.
une mendoj qe duhet te jete zgjedhje me kqz per 1 shtet evropian me te mire
Berisha ka vendosur. Fitore me cdo kusht e me cdo cmim. Edhe duke vjedhur. Edhe duke dhunuar zgjedhjet dhe opoziten.
Po nderkombetaret cdo te bejne ne nje rast te tille? Do te thone:- Zgjedhjet u zhvilluan pa standarte, pati shkelje te shumta. Shqiperia beri hapa prapa, drejt procesit te integrimit. Kujt i plasi bytha. Kujdes ne zgjedhjet e tjera pas kater vjetesh. Dhe Berisha rri ne pushtet, dhe opozita rri ne opozite dhe Ilir Meta bashkohet me Salen ne interes te integrimit
ky eshte nje skenar fantazmagorik. Gjithe populli do votoje PS dhe numeruesot jane me te miret. Edi Rama Kryeminister
Berisha e ka kuptuar qe kete here ska nga tja mbaje.boll me 8 vjet e mbajti pushtetin me dhune kete here do reagojne njerezit se nuk jemi tufe delesh sic na shikon berisha.aman te zhduket njehere e mire se sja shofim me dot surratin se na e shpifi.
duam zgjedhje te lira , dua qe edhe vota ime si votues i pare te shkoj per ate qe dua une , dua qe sali berisha te mos i preki kutite dhe te largohet sa me pare nga politika eshte njeriu me negativ per shoqerine shqiptare !
sado te funksionoi kqz sali berisha ky mashtrues ordiner , ky tradhtar i atdheut dhe ky hajdut i pashoq eshte mesuar i fusi duart ne kutit e votimeve , por kesaj rradhe nderkomtaret e kan seriozisht kete ceshtje, dhe e kan kuptuar se cfare injoranti eshte sali beirsha !
stan me lepuj s’behet.populli
berisha e do ta trashegoj brez pas brezi pushtetin prandaj ben keshtu.
“Nëqoftëse aleanca opozitare e ndjen se me këtë institucion rezultati do jetë i dyshimtë dhe i vjedhur në tavolinë,”
o manaj si mund të shkruash “nëqoftëse”?
po është e ditur që dhe sikur KQZja të jetë e plotë saliu do të bëjë atë që do ai!!askush se kundërshton mor shpirt!!askujt sia ka frikën!askush se ndëshkon!të gjithë i vijnë vërdallë sikur ai të kish fatet e botës në dorë!!
manaj ke të drejtë kur thua se duhet të bojkotohen zgjedhejt nga opozita,por mos harro se nuk kanë për tu bojkotuar!!
mafishja i tiranës e ka mëndjen e mbushur se do të fitojë!se kush ja ka mbushur nuk e e di,por që e ka plot,këtë e di!!ai vetë,por sidomos pas bashkomit me metën,nuk ka dëshirë për të bojkotuar zgjedhejet edhe sikur saliu të bëjë më shumë se kaq!!
çdo gjë duket sheshit,lista zgjedhejsh të fallcifikuara,komisariate të rinj,gjyma gjel KQZ,të vdekur që janë ringjallur për të votuar,fletë të tepërta votimi të mbushura në PD qëndrore e lokale e kushedi se çfarë tjetë!por prapë kjo kryesi leshi e opozitës nuk ka ndërmënd të lëvizë!!këta janë të tredhur mor shpirt!
të dy palëve nuk u intereson BE sepse në radhë të parë si intereson populli shqiptar!ata shohin vetëm kuletat e tyre!në BE nuk është kollaj të mendosh vetëm për kuletën tënde!!
Jam me se dakort me Ju zoteri.Sot dhe Mori i ardhur nga Amerika ja la ne dore Saliut zgjedhjet duke deklaruar se ka dhe kolegj zgjedhor,per paregullsite;dmth po ti var melçite ne qafe o ujku plak,po sheko se po i ha??????
Edhe po qe se opozita nuk shprehet,atehere populli do ti bojkutoje zgjedhjet se e di qe vota e tij do kaloje tek PD.Prandaj opozita te prese dhe disa muaj dhe te deklaroje ashtu si sugjeroni nje te vertete te pa mohushme ziti Arben; NUK HYJME NE ZGJEDHJE; Kjo duhet bere tani.Mos kekoni vota ju te opozites,se po u futet dhe nuk fituat,asnje njeri ne kete toke nuk luan kemben tju ndjeke me mbrapa ne protesta apo mitingje dhe te vritet per interesat tuaja.
Plotesisht dakord me logjiken tuaj z.Manaj.Nuk ka edhe do hyj ne zgjedhje edhe pastaj nuk e njoh rezultatin,apo e njoh me kushte parlamentin sic beri Rama pas 2009.Nuk ka edhe jam i sigurte ne fitore edhe ma vodhen fitoren pas zgjedhjeve.Ne se vertet Amerika kerkon garanci per zgjedhjet,Rama duhet te hyje ne zgjedhje vetem kur te plotesohen keto garanci.Ne te kundert do te shohim te perseritur skemen e 2011 ku amerikani gjasme perveshi menget per zgjedhje te ndershme kur ne te fakt udhehoqi manipulimin.
Cope fare,me kete KQZ Edi Ramen e fusin amerikanet ne zgjedhje vetem per te humbur.Ne se duan vertet largimin e Berishes,atehere opozita hyn ne zgjedhje vetem me nje KQZ te re.
Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.
Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.
Rruga e vetme eshte protesta paqesore ne gjithe vendin ne te njejten kohe deri sa kjo qeveri sharlatanesh te dorexohet Kjo do te ishte edhe test ne te njejten kohe per opoziten qe te gjykoj ne duhet futur ose jo ne keto zgjedhje me kete KQZ. Si tha ambasadori amerikan ACT NOW.
Amerika ja la ne dore zgjedhjet Saliut(kolegjit zgjedhor).
Se si qendron puna edhe me DASH,kjo do dali ne drite aty nga viti 2050,per kete jam i sigurte,por ne kete situate,kur opozita nuk ka asnje garanci per fitoren e zgjedhjeve;PERSE DUHET TE FUTET NE ZGJEDHJE?
Komenti i Arben Manajt eshte aq i sakte sa nuk le shprese per asnje te pa duruar qe po shkruan ketu se do ti fitojne zgjedhjet me rezultat te thelle.
Opozita te kete mire parasysh,se sot edhe DASH,ja vari zotet ujkut ne qafe dhe ne vesh i thote;haji por kur te mos te shohe njeri,haji mbrapa ndonje fere a kaçube dhe mos ler shenja,a me kuptove ???? dhe saliu i qeshur tund koken dhe hap valixhenmpo ty ate perqejne ?????
Ketu jemi katandisur,popull edhe nje here:JI VIGJILENT; edhe po pranoi opozita qe po kerkon nje ore e me pare pushtetin,mos e degjo,te ka mashtruar,te ka hedhur trute e gomarit ne koke,se nuk do fitoje.Loja ka mbaruar.Degjini Arben Manajn zoterinj,Edi Rama,Ilir Meta,mos e acaroni popullin,por deklaroni nje sehat e me pare;ME KETO KUSHT NUK KA ZGJEDHJE. BINDUNI NJEHETRE TE VETME NJEREZVE TE VUAJTUR QE NUK DUAN TE VUAJNE ME SHUME,PER TEKAT DHE QEFET TUAJA.
shko sa me pare ke mjeku. Je shume rende grua 70 vjece gjithe diten ne tastiere je ne depresion te thelle. Nisu sherou pastaj hajde
Anticensure! Si nje nga zerat me te arsyeshem dhe me opozitare te ketij blogu te ftoj ne bojkotin e tij deri me 23 qershor duke ju lene hapesiren rilindesve.
trust no1 pershendetje
Sa e kuptoj une anticen do te jene pak ne kete blog. Vuajtjet shpirterore te nje qytetari karshi pjeses tjeter jane veshtire te
mos perfillen,dhe qe pjesa tjeter thote,kur shkon budallalleku nuk ka
nevoje per zgjuarsi ,ai vazhdon te haje vehten e tij deri ne fund.
vc gjirokastriti je keq,kerko ndihme mjekesore, merri edhe miqte e tu imagjianre mos me harro VERONIKEN, E SHKO VIZITOHU E PASTAJ KTHEHU PRAPE SE BLOGU KETU ESHT ENUK HIKE. te pershendess
trust-no1
flm për këshillën por nuk mundem!e kam provuar disa herë!!
përshëndetje
vz gjirokastriti
Pershendetje Ac dhe Vz gjirokastriti! E kuptoj ne fakt pse nuk mundesh dhe vz gjirokastriti e ka thene mire e bukur kete. Sapo lexova komentin e M.Nanos per takimin me Moore. Dihej ne fakt qe nuk do sillte gje ardhja e tij. Sot besoj eshte bindur dhe Mero per kete. Tani edhe alibia e KQZ po bie . Dhe kjo na u perkthye si arsye e forte per bashkimine Lsi. Po shkon ashtu sic ka dy muaj qe mendojme se do shkonte po te pakten i kursyem vetes zhgenjimin. Pushteti po ben vete listat, po vete do numeroje votat ndersa Rama i bie dajres me shpresen se Amerika ose populli kokepalare do rrezoje Berishen.
trust-noi, pu pu pu je miku i VERONIKES? Eshkreta grua e ka nga vuajtjet shko ke mjeku sa me shpejt, se ngjan blogu si i mbushur me te cmendur, te dridhet mishi
Po hyri ne zgjedhje me kete KQZ,Rama do te humbase.Edhe prej manipulimit por edhe sepse shume njerez nuk do te shkojne te votojne kur e kane te sigurte qe do te manipulohet ashtu si ka ndodhur ne heret e tjera.Vete faktet e manipulimit qe cdo dite dalin nga gazetaret e mediave dhe nga politikanet e opozites jane mesazh per te mos shkuar ne votim.
ORE PSE KA ZGJEDHJE…SAL I KA FITUAR SE DI TE NUMEROJE,,,AMERIKA E KA PUNEN KEQ SE SALIU DO TA HEQI OBAMEN SI PRESIDENT,,,KA PROPOZUAR NISHANI///
Duke mbajtur peng KQZ edhe pas thirrjeve te nderkombetareve per kompromis, Sali Berisha po tregon se eshte diktator dhe se nuk ka asnje deshire per ta integruar shqiperin ne BE, por ka vetem nje deshire…pushtet te perjetshem.
sali eshte e thene qe ne 23 qershor ti te largohesh me voten unanime t epopullit dh ekjo do behet pa merak edhe po ti numeroj saliu dhe lefteria ne shtepi votat e tij ndaj fundi i erdhi
Nuk ka rregullim per aq kohe sa sala te vazhdoje me praktikat e tija komuniste, vetem nese saliu bie dakort te diskutoje me Edin per te rregulluar KQZ do kemi nje mundesi te kryejme votime te lira dhe te ndershme.
slaiu esht ethyer ne hajdut dhe vjedhes se zgjedhjeve ne cdo kohe t ezgjedhjeve ne shqiperi dhe kjo tregon se duhet nderhyrje dhe mbeshtetje kaq e forte sic po ben shba dhe amerika me ne
shba po vezhgon vazhdimisht zgjedhjet ne shqiperi dhe kjo eshte nje ogur shume i mire sepse na jep mundesine qe te kemi vetbesim se nuk do tolerohet ne vjedhjen e zgjedhjeve ne asnje moment