Blini një medalje dhe për Vollfarthin!

2 Qershor 2013, 19:15Blog TEMA
Blini një medalje dhe për Vollfarthin!

Nga Artan Mullaj

Tre janë shqiptarët që kanë fituar medalje ndërkombëtare javët e fundit. Më parë Kreshnik Spahiu, me një vrull personazhi apatik,në shtetin e New Yorkut dhe më pas, Fahri Balliu dhe Lulëzim Basha. Tituj befasues, të dhëna nga Amerika dhe Anglia, që të mbajnë frymën. Të tre, si yje të ndezur befas në qiellin e natës së shqiptarëve, shndritën njëherësh:  Edhe Kreshniku, edhe Balliu, edhe Lulëzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, personazhe  të spikatur, të tre  shkelën ndruajtur virgjërinë medalimit,  duke qënë se ishin të parët, dhe ndoshta të fundit, të vlerësuar në këtë farë feje e në këtë farë dhimbjeje të madhështisë.

Medalja amerikane e Spahiut është harruar qyshkur, kurse Fahri Balliu e ka marrë me shumë qejf këtë përnderim nga një shoqatë e largët hebraike “Shabad”. Nuk ka faj dhe nuk është pak! Medalja e largët për Balliun, “Integriteti në gazetari”, dhënë një gazetari pa integritet, edhe për shkak të paqartësisë së motivacionit,  të kujton  gati me dhunë dilemën për jashtëtokësorët,  janë apo s’janë.

Lulëzim Basha, qershia mbi tortën e pavarësisë  së dhënies së këtyre titujve ndërkombëtarë, i udhëheq dy të parët me dinamikën elektorale të propogandës që bën . “Qytetar i lirë i Londrës!” E para që të shkon në mëndje është pyetja, a e ka pas marrë edhe legjendari Robin Hud të njëjtin titull, apo radha për të ka qënë e gjatë sin ë doganën e Kapshticës.  E dyta, a është ky nje vlerësim simbolik? Mos ka ndonjë  vlerë simbolike si psh  psh, legjenda e “fëmijës që urinon” në Bruksel, si shpëtimtar i qyteti? Apo ky titull lordësh e baronësh shkon  tutje tejpërtej?

Ka apo s’ka ngarkesë simbolike, Basha është i pari në këtë histori dhe  i pari gjithashtu në këtë virgjëri. Kjo, jo thjesht se ai  është shqiptari i parë në histori që merr këtë medalje në mes të baronëve të Londrës,  por edhe sepse ka provokuar ndjeshmëri dhe orgazma shpirtërore të paprovuara tek adhuruesit  e tij,  ndërsa me modestinë e një Krajli, ka shkulur vendit zemrën e tij për popullin e Tiranës. Medaljen e shenjtë, me të cilën u përnderua dhe përfaqësua, ja kaloi atë si një shenjt manastiri “manastirit” të tij, që në këtë rast është Bashkia e Tiranës. Ku është parë një rast bujarie a vetflijimi krenarie të tillë, që do i ngrinte mornica në trup edhe nënë Terezës?

Këtë bujari nuk e zbeh dot as fakti që  medalja për Bashën është e paqartë si pejsazhi i një pylli mes një tornadoje! Vetë Basha e di se ajo nuk ka motiv. Vlerësim për cfarë? Vlerësim për kë? Një copë brumi nuk mund të jetë as bukë as byrek, nëse nuk punohet paraprakisht. Këtu nuk flasim për shije, por për formë. Mirëpo këtu qëndron mbrekullia e telepatisë. Edhe pse një copë brumë mbas dy vitesh qeverisjeje të Tiranës, që e ka c’qeverisur, e ka bërë më të shëmtuar, më të amortizuar, më të ndotur, ky merr kot më kot një medalje, pastaj merr edhe flakë, që të duket si shenjt, duke ja falur atë qytetarëve. Kjo është si ti bjerë llotaria dikujt që nuk luan llotari por shet byreqe në rrugë.   Të vlerësosh pikërisht sepse nuk vlen, kjo është medalja më e madhe që mund të marrë dikush. Mbrekullinë  e kësaj po e shijon sot sheshit kryebashkiaku dështak i Tiranës, që fitore më të mëdha në jetën bashkiake ka “tortën e Pavarësisë” dhe zhurmën e bërë me dashin dhe për dashin “Kurban” të therur mizorisht në themelet e Bashkisë që nuk I bashkon njerëzit.

T’i kthehemi prapë Balliut. Ky është larg, dhe meqë është i shkollës së vrazhdë të manipulimeve, historia e dekorimit të tij në Amerikë nga një shoqatë hebrenjsh herët a vonë do të harrohet si titulli qesharak i Spahiut. Por duke qënë drejt harresës,  kjo nuk përjashton befasimin:  Fahriu titull e dokoratë?! Në Amerikë?! Nga hebrenjtë?! Duket se manipulimi dhe largësia kanë  ndihmuar të mjegullojë aq shumë të vërtetën në trurin e këtyre hebrenjve, saqë ja ku I kemi, të mallëngjyer, të entuziazmuar, të befasuar. Nga cfarë mund të jenë befasuar a entuzjazmuar hebrenjtë? Kushedi! Ndoshta  jo aq me fytyrën  e Fahriut, se sa me zbulimin e tyre: duket se ata janë të parët në planet që  kanë  kuptuar përtej oqeanit ndershmërinë e paqënë të një njeriu  që në vendin e tyre  s’do ishte kurrë një gazetar, por  ndoshta një lopcar. E pëlqyen, e vlerësuan, i vunë edhe një vulë, si për të shpëtuar fshirjen e fjalës “ironi” e fatit nga fjalori i gjuhës së tyre, dhe ja varën medaljen në qafë.

Por ctë thuash për Lulin e Bashkisë, që këtu, në dritën e diellit, mu para hundës së europianëve, nga vetë ata, merr këtë titull të lartë performance të personalitetit  të një njeriu që përfaqësohet  nga e kundërta e tij…

Përfytyroni dhe numuroni se cila  nga të dhënat e mëposhtme do t’i ketë ngazëllyer anglezët bujarë në atë farë ekzaltimi  saqë i ka shtyrë të zgjedhin Bashën si shqiptarin e parë që meriton këtë titull:

I akuzuar për korrupsion në rrugën patriotike të zhdukjes së qindra miliona eurove; rrëmbyesi me thonj i një kolltuku shumë të rëndë e të madh për bythën e tij, kolltukun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës; dështaku  oktapodik i menaxhimit të Tiranës që e ka futur kryeqytetin e Tiranës në një sprint drejt të shkuarës me kjoska, me pisllëk, me kaos, me shëmti e harbutëri; mashtrues  pervers ne fushatën e tij elektorale, ndërkohë që  asgjë e mirë nuk ndodh në Tiranë, personazh për  vrasjet e 21 Janarit, etj etj.

E vështirë të zgjedhësh. E pamundur të shpjegosh verbërinë e dhënies së kotë të një titulli në një vend vlerash e kriteresh si Anglia, ku titujt nuk meritohen kollaj. Pse ja kanë bërë atëhere këtë “nder” anglezët kryetarit të Bashkisë së Tiranës? C’ndjesi kolektive i ka shtyrë ata  në këtë vlerësim që të kujton shkaravinat  e fëmijëve në muret e shkollave?  Ec  e mere vesh. Mos është dashuri e fshehtë, platonike, e dikujt  për një mashkull? Mos është titull i blerë, për të blerë vëmendjen e lodhur të shqiptarëve në prag të zgjedhjeve parlamentare?  Apo cka marrë Basha, nuk është titull fare, është një farsë, një gomarllëk?

Meqë jemi te stina e medaljeve dhe te dilemat, në llogjikën e kësaj mister- komedie, do duhej në vijim të kish ndodhur edhe një tjetër dhenie titulli apo stature.  Një tjetër përnderim: Volfarth! Edhe  Volfarth, drejtuesi i OSBE-së në Tiranë, merriton një medalje a titull të lartë!  Por ndryshe nga të tjerët, diplomati  gjerman,  si një perëndimor, do duhej ta  merrte medaljen,-për një ekuilibër paradoksesh,- jo nga një vend perëndimor, por nga Shqipëria. Ta merrte nga Shqipëria edhe për shkak  të pasioneve të veta “mëkatare” që ai kultivoi në Shqipëri gjatë shërbimit të tij. Pasion  për qoftet, për birrat, për tja futur kot dhe për të qënë në cdo rast “shkopi i të verbrit” në duart e kryeministrit  Berisha. Por nuk e dimë a do ndodhë ndonjëherë.

Gjithsesi, përvec dilemave që provokojnë këta tituj ndërkombëtarë,( dhe përvec përshkëndritjes së tyre), përfituesit e titujve ndërkombëtarë kanë dicka të përbashkët.. Vlen t’i përmendim! Së pari, janë eksponentë potencialë të mazhorancës! Luli, Spahiu, Balliu dhe Voli! Së dyti, titullohen në të njëjtën kohë,  që përkon me fillimin e fushatës elektorale.  Bien në sy një menaxhim i përkryer i efekteve të rastësisë, që më shumë se “UFO-t” të kujtojnë Podestën e famshme.  Së treti, të përbashkët kanë dicka thelbësore: Këta medaljorë të rinj patjetër që do të ishin mjaft të merituar në një tjetër kuvend, ku jepen tituj negativë:  për shkatërrimin, hipokrizinë, injorancën, babëzinë, madje dhe neverinë, etj.

Ah, s’duhet harruar se mbi gjithcka, binjakë i bën tjetër gjë: Ata janë, me Volfarthin në mes, gëzueshëm,  besnike të Berishës! Yjet e shpresës së tij të pa shpresë për të qënë ende në pushtet.

21 komente në “Blini një medalje dhe për Vollfarthin!”

  1. analist si Zhei. says:

    Shkrimi eshte komplet dashakeq,Mua me shqetesojne keto shkrime per njerez te rendesishem,per figura politike e poliedrike.Po smoren une Farua,Feziu,Hoxha,Peka,Cili,Lubonja,Cani e Shuliaku te tilla vleresime nga bota e qyteteruar e endrrave te injoranteve shqiptare kush do te marre tjeter.Kurrkush,pra doni sdoni ne na vlereson bota,jemi e ardhmja njelloj si kontigjenti i andikapateve qe pagezoi vete kryeministri yne largpames.

    1. halimi says:

      Wollfarthi eshte nje prej qerratuceve me te shemtuar ne bote. Edhe roli i tij ne dy pale zgjedhjet e fundit dhe sidomos ne keto qe po afrohen shume shpejt eshte roli qe i piste qe ka luajtur ndonjehere ndonje diplomat i huaj ne Shqiperi. Sigurisht me perjashtim te Podestes. Po shyqyr qe ne 23 do shpetojme edhe nga ky gomar qoftengrenes.

      1. juri says:

        Si sherbetor i bindur i Sali qenit, Wolfarthi ka meritur ndonje hidrocentral dhe ndonje pjate me shume me qofte. Po as ai dhe as ndonje tjeter nuk e ndalin dot Rilindjen!

        1. stela says:

          Imagjinoni pak sa rehat do jemi me 24 qershor, pa Sali dhe pa kete. Do jete sikur te kete ardhur ceku i llotaris

          1. e/ says:

            Duket cdo dite e me shume se Sali berisha dhe shpura e tij e shemtuar e hajduteve nuk do te arrijne dot tia vjedhin mundesin per te zgjedhur te gjithe ketij populli. Sic kane bere per vite me rradhe, edhe kete here te gjithe shqiptaret do ta tregojne veten faqe rrezikut te madh qe i kanoset demokracise se tyre. Dhe do zgjedhin Rilindjen, jo rrenimin berishian!

            1. arturi says:

              Shume shpejt shqiptaret nuk do kene me nevoje per ambasadoret qe bejne ligjin. Me Rilindjen shqiptaret do i marrin serish ne dore qeverisjen e vendit te tyre dhe do te tregojne se e meritojne demokracine dhe Shqiperine pa Sali

            2. egla says:

              Wolfarthi nuk mund ta ruaje perjete padronin Sali.
              Saliu eshte tashme i vetem perballe popullit te vet, ne kurriz te se cilit ka jetuar si shushunje dhe ne 23 qershor nuk ka Wolfarth apo Doris Pac qe e shpeton!

            3. zubizarreta says:

              Beteja e popullit kunder tiranit do te kurorezohet me fitoren e popullit ne 23 qershor. Nuk mund te jete ndryshe. Njerezit duan te rifitojne te drejtat e tyre dhe do i japin fund Saliut!

      2. andi says:

        Wollfarth eshte shume i mencur per te mbushe xhepat nga parate e taksa paguesve shqiptare me ane te servilit e hajdutit Sali Berisha. Ai se ka hallin as te demokracija ne Shqiperi as te populli shqiptare por vetem keto vjet qe eshte aty te mbushi xhepat e ti thoje adijo shqiperise me valixhet plot, pa flaka i dalte mbrapa. Sala i njef mire qylxhijte e i mban mire e leht leket e popullitme

  2. Delli USA says:

    Ku eshte Shinasi Rama, sponsorizusi I medaljes se Kreshnik Spahiut,autorit deri ne merzitje te shkrimeve mbi parine e Tiranes,ku I fuste ne nje thes si poziten dhe opoziten?!Qe kur skopjoj Kreshniku me 1,5 miljon shqiptaret u zhduk dhe Shinasi Rama nga shtypi I perditshem,ka gati 2 muaj qe nuk po ja ndigjojme zerin.Me vjen keq Shinasi Rama,por qenke komplet jasht loje,nuk paske iden per problemet dhe hallet e Shqiperise,i dole ne krahe nje sharlatani si Kreshnik Spahiu.

  3. Monaliza says:

    Cili nga te tre mund ta meritoje tani nje titull te tille.
    Asnjeri.
    Qe te tre kane nje imazh krejt te ndryshem,duke filluar me nje shkaterrues zgjedhjesh,nje sekser te qeverise,per te perfunduar te njeriu qe per interesin e tije shuajti ushtrine me gjihte ushtare

  4. shvejk says:

    Na nxorren mallin e Kinezeve qe shperndanin stema me fytyren e Maos neper Tirane ne fund te viteve shtatedhjete. Disa gabele te vegjel i ndiqnin nga pas dhe ju luteshin:- ( o Kinezo na jep nji steme).

  5. LULI says:

    Mbase bejne lobing edhe me ndonje fondacion tjeter dhe marrin ndonje dekorate tjeter te tipit Prishtina,Sepse veteem dekoratat u kane ngelur .

  6. qofte says:

    Ketij Wolfartit i propozojme ne fshat nje medale me simbol qoftet e gomarit se me shume i mori dhe e beri lemsh Shqiperine se sa i dha si gjerman. Nuk ka gje te perbashket me gjermanet ky.

  7. shqiptari says:

    USA vendos gjithcka ne Shqiperi Saliu Berisha apo Edi Rama !
    Ambasadori vetem edi !
    Populli bageti si gjithmone,na pelqen apo jo neve.

  8. alb_man says:

    Citat Ismal Qemal Bej Vlora : Nje popull qe fle ( harron ) vdes Citat Naim Frasheri :Pune ,pune nate e dite qe te shohim pakez drite Citat Sali Rame Berisha : Ne nuk e leshojme kollaj postin Citat Fatos Nano :Ne ju premtojme se do ju kthejme cdo gje qe keni humbur

  9. enea says:

    Nje shkrim i perkryer dhe nje akuze legjitime ndaj ketyre kukullave ne duar te Berishes.

    Ambasadori i OSBE duhet shporrur nga vendi jone sepse ne kundershtim me cdo parim demokratik, po punon ne dem te nje populli qe aspiron dite me te mira.

    Figurat e tjera, sidomos Basha, jane figura te deshtuara qe ne fillim. Medaljet e tyre dhe shpalosja ne shtyp si nje krenari e semure, eshte nje vecori teper e ulet dhe banale.
    Patetizmi dhe lepirja e kembeve per pak fame u kane hequr ketyre njerezve cdo tipar per te qene njerez te denje minimalisht.

  10. xhixhi says:

    Artikulli shume i bukur, elegant dhe me fakte!Po ai baba Mondi i OSBE do beje mire te ngreje leckat e te ik,i me kohe te mire se per piujanece e hajdute boll kemi Saliun, Lul Bashen, fahri Balliun e tje etj. Te lumte qe guxove e shkrove kete artikull me vlere Z. Artan Mullaj!

  11. a says:

    Saliu do behet nje tjeter kok turku per tu prere, qe te behet rilindje e belereve te rij ish sherbetore te Saliut.

  12. Nikua says:

    Ne se vezhgusit per drejtesi qe jan dergu nga Europa dhe Amerika do jene te gjithe si Wolfarth, te ikin sa me pare se me shume na kan prish pune. Ma mire pa ta, do e vendosim vete drejtesine.
    Wolfarth mbush xhepat me paret e pop. shqiptar qe i ep Berisha dhe qendrimin e mban kunder pop. shqiptar.

  13. beso says:

    ne nje forum tjeter kam bere dhe une pyetjen se per çfare merite jepet ky titull”qytetar i lire i Londres”?Nese ka kaq pak”qytetare te lire Londra”do te thote se milionat e tjere nuk jane qytetare te lire;seriozisht e kam,mos eshte titull per qyfyre ky,se anglezet jane famoze per keto gjera?Nese nuk eshte per qyfyre,atehere me siguri basha ka paguar shtrenjte tek ndonje mik ne shkembim te nje cope flete me simbole angleze.Me kujtohet kur kam qene ne vizite tek nje familje italiane ish-aristokrate,ata me treguan foton me princin Karl,ate shemtaraqin qe martoi Dianen.U thashe se çuditesha qe ishte mik i tyre,ndersa me shpjeguan se Karli bente ciceronin ne njefare keshtjelle dhe po te paguaje ndonja 300 sterlina ia dilje ta takoje e te beje foto.Ndoshta per kete karten e vulosur,”çlirimtari”i Londres,perkthyesi i anglishtes&beniamini i plakaruqeve te TC ne studiot e Washington ose ne hotelin Bilderberg(Hollande)Lulzim Basha do kete paguar shume me teper,ose nderin ia kane bere ata pa leke,per te na e sirvirur si yllke ne ngjitje.Por jo”sigurisht”por”me siguri”.Titullin e Fahriut nuk e njoh,ky si duket u ngjan ebrenjve me ndonje te tyrin,do kete fallsifikuar prejardhjen fahriu,gazetari i shquar qe rregullit baze te zanatit te 5W(What,When,Where,Who&Why)ia ka anshkaluar me rregullin e pare te gazetarise alla shqiptare;shpifesin me mire beje mik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje