Meqenëse biseda me kreun e PS-së, Edi Rama, ka rezultuar njëfarësoj pozitive, në suazën e një komunikimi më së tepërmi qytetar-lider opozite, kësaj here, në pamundësi për t’ia përçuar direkt gjykimin për çështjen e mëposhtme, ngaqë është periudhë fushate dhe dyshoj se ai ka kohë të lexojë morinë e mesazheve të përditshme, përmes gazetës “TemA” zgjodha t’i analizoj një nga cenet e fushatës së socialistëve në Shkodër, që po përsëritet në mënyrë periodike.
Kjo e metë e fushatës ka të bëjë me keqmenaxhimin e saj dhe servirjen e cungët që i bëhet programit, formës dhe përmbajtjes në tanësinë e vet përballë elektoratit të qarkut të Shkodrës. Dihet se ky qark (ka 11 mandate) përpos zonës së qytetit, që edhe kjo është e ndarë në 5 rajone, secili me specifikat e veta, kemi edhe zonat e NënShkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës. Secili asish ka problematikat e veta dhe përbërjen shoqërore të caktuar, që në fund të fundit nevojitet njëlloj përshtatjeje. Ja ta zëmë, një rast hipotetik, nëse vjen cilido prej anëtarëve të sotëm të kryesisë së PD-së për të kandiduar në Shkodër përballë kryeparlamentares Topalli e ka të sigurt humbjen, si buka që hahet. Kjo nuk vjen vetëm për faktin se Topalli është nga Shkodra, aq sesa prej vitesh ajo ka krijuar dhe shtruar terrenin politik në kryeqendrën e Veriut. Mu për këtë Edi Rama më së pari, pastaj këshilltarët e tij personal e menaxhuesit në qendër të fushatës duhet ta kenë parasysh një fakt të tillë, të patolerueshëm e panegociueshëm assesi.
Në 2007-n kur garonte Namik Kopliku për kreun e bashkisë Shkodër, gjatë fillimit të fushatës, ngase ka një natyrë të qetë, të butë dhe tolerante, lejonte që ta shoqëronin të gjithë pa përjashtim, deri kur një mik i tij intelektual e këshilloi që në zonat ku të shkonte duhej të përshtaste edhe bashkëshoqëruesit e tij. P.sh. nëse shkonte në Perash, Parrucë a Gjuhadol duhej të shoqërohej nga familjet e vjetra shkodrane; e kundërta duhej të ndodhte në Fermentim ta zëmë, ku duhej të shoqërohej nga të ardhurit rishtaz në PS-në e qytetit, pas uljes në Shkodër. Këtë gjë e përmirësoi më vonë, dhe dha efekt.
Natyrisht, secila prej partive synon maksimalizimin e votave, ani mënyrës së arritjes së tyre. Dhe duke kërkuar me çdo kusht rritjen e votave ndaj subjektit që përfaqësojnë, shpesh marrin përgjegjësi që s’iu takojnë, në vend që t’i ndajnë në punën në grup. Nëse në PD kryesisht një gjë e tillë respektohet, ndonëse edhe aty ka filluar prej ca vitesh të mbytet fryma qytetare nga këta, e kam thënë edhe më herët, që vijnë me mendësi “nga zbret lopa dhe gjithë dhi, me frena dore nëpër malore”, në PS një gjë e tillë s’po merret aspak në konsideratë. Deri diku pozicionimi i Zef Çunit është i duhur, por të shikosh Namik Koplikun dhe Mimoza Hafizin, që qëndrojnë si statujë dhe “prijësin” në zonat e qytetit e merr dikush tjetër, kjo përbën një shqetësim real. Rama vetë duhet ta kuptojë, që p.sh. Sterkaj bën punë në Malësinë e Madhe, dhe aty duhet të përqendrojë gjithë fuqinë e tij; Tom Doshi maksimalizon votat në zonat e NënShkodrës dhe në dy rajone të qytetit (lagjet periferike, pjesërisht në rajonin 5 dhe 2); Namik Kopliku, Mimoza Hafizi dhe Zef Çuni “thithin” në pjesën e elitës së ngritur qytetare, tek “kokat e rënda”. Pikërisht këtu terreni është shterpë. Nevojiten takime të herëpashershme me letrarë, pedagogë, drejtues të jetës arsimore, artistë, sipërmarrës etj. Sakaq, p.sh. Megi Ajtyresa, duke i shtrirë dorën e ndihmës Keti Bazhdarit, të dyja së toku duhet t’i “turren” gjithë hapësirës së të rinjve, demokratë a socialistë, pa parti a me partinë e mekanikut qofshin. Nuk ka ç’bën Ajtyresa në Malësinë e Madhe! Thjesht është humbje kohe, ku gjatë fushatës orët të duken gjithnjë e më të mangëta. Nga ana tjetër, Rama ndonëse gaboi me Bazhdarin (nuk e përfshiu në listë), sërish ka kohë të lëvizë gurët, në mënyrë që ajo të jetë superaktive hem me target-grupin e të rinjve, hem me një pjesë të persekutuarve. Po ashtu, Sait Fishta duhet të përqendrohet në maksimalizimin e votave veçanërisht në rajonin 1 dhe 3. Në të njëjtën kohë, nga zonat e Kirasit, Dudasit, Tepes, por edhe të Zogajt, Shirokës, Anës së Malit, Bërdicës etj. të synoj elektoratin e përkatësisë fetare myslimane. Po kështu duhet të veprojnë kandidatët e tjerë me Pukën dhe zonat nga ata vijnë, ku kanë investuar politikisht. Kjo është fushatë efikase.
Një gjë vihet re qartas, organizimi i PS-së në Shkodër është kuturu. Ndonëse përpiqet më së shumti përmes Doshit, kjo është mjaft e pakët. Nevojitet një forcë e alternuar dhe e bashkuar, ku secili ndan e merr përgjegjësi në shërbim të maksimalizimit të votave, përndryshe mandatin e pestë, që nuk e kanë më shumë se 3300 vota larg (krahasuar me 2009-n), ta shikojnë në ëndërr.
Autori ngre nje shqetesim rel per Shkodren. Te gjithe presim nje permbysje ne Shkoder, jo nga uji i gjozit dhe Sales, por nga vota e mencur e shkodranve.Druaj se kjo dukuri e socialisteve eshte nje semundje e perhapur edhe ne zona te tjera.Duhet angazhim konkret i vete kandidateve ne lista dhe e te gjithe strukturave te PS dhe forcave te tjera progresiste.
Ky asht krejt out, shihe njihere se si shkruan: hem hem… Shko mor djale ne shkolle se parit e mandej jepi mend tjereve, kakareç
Sipas meje ne fushate nuk ka rendesi personi qe do vije te beje paraqitjen e ideve te partise se tij, por ka rendesi ato cfare ai do thote dhe menyra se si do i thote peprara njerezve ne emnyre qe ti beje per vete …….
.Kjo eshte e rendesihme kur shkon per fushate elektorale tek njerezit kudo qofshin
Megjithate ne Shkoder ka nje specifike, duke qene se ata u mbyten 5 here nga uji i “Sales” dhe prape ata bejne duva per Salen , eshte mire qe Edi te mos shkoje fare atje
__Se ketu ke te besh me nje kategori popullsie qe nuk dallon dot te miren nga e keqja , dhe ne kete rast nuk ka kuptim biseda me qenie te tilla kaq fanatike deri ne gomarllek te idealeve te tyre qe nje zot e di se ca ideali kane ata njerez.
Ligjet e shoqerise demokratike qe kur linden para 2,500 vjetesh jane zhvillua mbi bazen qe ne nje shoqeri njerezore populli ja jep voten atij qe i permireson jetesen dhe nuk ja jep voten atij qe e ben te shkoje ne xhami me …not …5 here lol
__Une po te isha kryetar i PS-se , ne Shkoder nuk veja fare dhe do thosha vetem dy fjale me nje telegram ngushellimi te tille ..:
!
_Te dashur shkodriane :
Votoni per ke te deshironi ..
Ju shpreh ngushellimet e mija me te sinqerta.
I juaji E.R
Kjo do ishte fushata ime ne Shkoder
Nqs nje popull nuk harin dot te dalloje te bardhen nga e zeza, atehere nuk ka kuptim te futesh ne bisede me ta
Te mos i ngaterrojme gjerat, Ketu e kam fjalen vetem per popullin brenda ne qytet te Shkodres, jo per fshataret ,se fshataret e kuptojne c’eshte e mira dhe c’eshte e keqja
Shkodra eshte rasti i vetem ne Shqiperi ku fshataret kane nivel shume here me te larte se qytetaret
–Te te mbytet shtepia 5 here nga uji i HEC-eve , dhe te mos thuash asnje fjale kunder qeverise ?
Kjo eshte e pa imagjinueshme per qeniet njerezore .Ata duhet te kene ndonje defekt gjenetik ne tru
Ne cdo qytet te Shqiperise mund te kene arsye te votojne Salen , por Shkodra ka 5 arsye te protestoje me force kunder Sales….
raimond. ti nuk je shkodran dhe nuk jeton ne shkoder….
duke mos jetuar ne shkoder nuk e kupton as dinamiken e shkodres.
Shkodra ka ngelur si delja e zeze ne sy te shqiperise dhe e gjithe shqiperia mendon se shkodra gjithmone voton salen.. qe nuk eshte e vertete.
Ne shkoder partia socialiste merr deputete. arsyeja qe pd merr me shume ne shkoder eshte pasi pd ka perkrahjen e tipave si zef gjoni qe shkojne te armatosur me banden e tij nga njera qender votimi ne tjetren per te futur bota neper kuti. kjo dihet ne shkoder ndersa ti nuk e di.
ne shkoder kur vjen puna per te numeruar votat ne fund te votimit. numerimi behet nen kercenimin e armeve. ti as kete nuk e di.
pse fiton Tom Doshi ne fshatra te shkodres. pasi Tom Doshi eshte i forte dhe ka te forte per te ja mbrojtur voten dhe e mbron voten me force.
Ndersa ne qytet kur ti shkojne vezhguesit socialist (qytetar) nje i armatosur me origjine nga malet per rreth te shkodres. ai qytetari shkodran thote e di cfare nuk dua te hy ne gjak per pune te votimeve.
por ti as kete nuk e di pasi ti nuk jeton ne shkoder.
Dhe edi rama i ka 2 pare mend me shume sesa ti qe vjen ne shkoder per te bere fushate qe jo vetem ato qe e votojne perhere edin por edhe te tjeret ta votojne edhe ato qe nuk votojne kurre apo edhe ndonje demokrat qe e kupton qe nuk ecen me me saliun.
O Raimond ia kepute kot.
Zonat qe jane permbytur 5 here nga uji, jane fshatrat dhe lagjet periferike, ku me se shumti jetojne te ardhurit e rinj nga fashtrat. (dhe jane pikerishte keto zona qe votojne perseri per Salen)
Ti pretendon se fshataret e Shkodres jane me te zgjuar se qytetaret e Shkodres. Nuk e njeh aspak kete qytet.
As mos pretendo qe ta njohish. Shkodra eshte multidimencionale. Ka qene e para ne levizjet kundra diktatures komuniste. Ka votuar kundra kryetarit te bashkise te propozuar nga Berisha ne vitin 1996, ne momentin kur Berisha manipuloi ne gjithe Shqiperine, ne Shkoder nuk arriti te fitonte kandidati i tij.
Nuk po flas me gjate se nuk ia vlen.
Fatkeqsia me e madhe jo vetem e partise socialiste por edhe te gjithe ketij populli opozitar te merzitur me kete cthurrje poshteruese per te eshte se po e pret fitoren si: Fik te pjekur..! Pra, po e pret ti bjere vete ne preher..! Shume e veshtire qe te ndodhe keshtu..!
Z.geg,me se i drejte shqetesimi juaj.Realisht socialistet duket se e kane marre si te mbyllur rezultatin e ndeshjes.Por nuk duhet harruar as detaji me i vogel kur perballe ke nje sali berishe,i afte ti pjelle mendja cdo sek dicka qe te permbyse cdo situate ne favor te tij,pasi ai ka gllaberuar cdo qelize te administrativit.
Problemi qe ngre Redani eshte i vertete dhe shqetesues, jo vetem per Shkodren por edhe gjetke. PS e ka mare shume lehte dhe po hyn me besim te tepruar ne keto zgjedhje. Ketu ne Fier, fushata e PS, eshte teresisht e pa organizuar. Kandidatet spekullojne me bindjet e elektoratit dhe kujtojne se do t’ja shkepusin lehte voten atij.
Strukturat e partive te tjera jane shume me aktive se ato te PS. Kandidatet e PS, ketu ne Fier, njelloj si ne Shkoder, nuk kane nje strategji dhe plan takimesh. Njesoj si ne Shkoder , nuk ka kombinim midis te rinjve dhe personave me eksperience ne fushata te tilla. Shpesh kandidatet shoqerohen me persona te rinj ne moshe dhe pa reputacion, qe etiketohen edhe si femije dhe shkojne e kerkojne vota neper fshatra e lagje qyteti. Nuk po dine te kombinojne bashkepunimin me persona qe kane nje lidhje te gjere fisnore dhe qe ne raste te tilla behen hambar votash.
I theksojme keto, se me parashikimet e deritashme, jo vetem qe nuk do te arrihet qe PS te arrije objektvin e saj ne qarkun e Fierit per dhjete deputete por rrezikon edhe te nentin.
Te shohim reagimin e shtabeve elektorale ne ditet ne vijim, por zgjedhesit shprehen- Ore keta te PS ne zonen tone, e dine se me 23 qershor jane zgjedhjet?
Paragrafi i fundit ja ven kapakun shkrimit. PS-ja e shkodres ashte Doshi. Doshet kane qene per 50-te vjet qe e kane drejtu Shkodren, Shkodra nuk merition dhe as voton per Dosha dhe kodosha, sepse shkodranet nuk jane kokebosha.
Ca thua ti ju paskan drejtuar Doshet ju per 50 vjet.Ju ne ato 50 vjet keni pasur pakez jete normale, Si njerez,se ju keni jetuar gjithmone si reptilet . Here ne uje, e here pa uje, se ju para 50 vjeteve permbyteshit gjithmone nga uji. Jeta juaj ishte hale fare. Edit Durham thite ne kujtimet e saj se Shkodra ishte gjithmine e permbytur nga uji….Po te permbytesh nga uji cdo vit ,eshte tmerr i vertete….. Edhe tani qe erdhi demokracia e Sales Ju solli perseri permbytjen…..Pi sic duket ju keni dashni te forte per Ujin ndaj edhe jeni kunder te majtes.Ju duheni diskretituar si popull handikapat qe nuk harini.dot te kuptoni se kur tjetri te ben shtepine si varke e mbytur duhet Kundershtuar ,ndersa ai qe te te ndertuar fabrika,uzina hidrocentrale,pyje me agrume etj ,si duhet respektuar. Natyrisht ju nuk harini ti kuptoni dot keto gjera kaq te thjeshta ndaj nuj kuptim biseda me ju.
O Rajmond apo çkado emnit te keshe,
mos u merzit se i keni edhe ju ato fanatiket tuaj edhe ne shkoder dhe voten e tyre e keni prape pavarsisht rrethanave dhe nivelit te ujit.
Une nuk perfaqesoj votuesit shkodrane ketu apo edhe te permbyturit, pavarsisht se jam nga nje zone e permbytur vete. Nje gje desha te sqaroj me personin tand, ashte ma mire te jetosh nen uje dhe i permbytur nga uji gjithe jeten sesa te drejtohesh nga ish kriminelet e kuq apo bijte e tyre. Rregjimi komunist e çveshi njeriun nga dinjiteti dhe liria. Per 50 vjet e beme rober dhe skllever to nje sistemi injorant pa vlera dhe katil, burgosje, internime, lufte klasash, vrasje ne kufi, pune te detryruar, zbore e sa e sa gjera te tjera pa kuptim. Nje vote per socialistet sot nenkupton te pranosh ato cka kaluam per 50-t vjet. Nuk mbroj ketu as individed as korrupsionin dhe as mashtruesit, replikat e mia jane rezultat i alergjise se asaj çka kemi vuajtur dhe kaluar per 50-t vjet une dhe prinderit e mi apo shumica e atij populli, te pakten ne shkoder ku komunizmi nuk u pranua kurre. Ju delni ketu dhe me jepni shembuj siperfaqesor uzinash, fabrikash dhe kombinatesh, i harrove ti dyqanet bosh, rradhet per 100 gr qumsht qysh n’mesnate, pantallonat e shqyera dhe te arnuara apo kuadrot me bilçikleta dhe kaloshin. A e ke ndopak parasysh nivelin shendetsor te shqiptarve te pas komunizmit me fytyra te rrudhura dhe pervuajtura, nga malnutrition. Kam shume ma teper per te thene por harroje ate muhabet se sja vlen, se si zor me e binde njeni tjetrin. Le te behet Shqiperia se bindjet e mia dhe tuajat pak rendesi kane. Po deshe jam gati te te leshoj edhe vendin tim te punes qe m’a ka gjete Sala por do te te duhej te udhetosh nja 10-t ore me avion dhe edukohesh nja 20-t vjet neper Kolegjet Amerikane. Mas harro t’u kthesh edhe borxhin e sjelljes ne Amerike mafias socialiste, jo ne kohe te Sales. Çeshtje principesh Raimond you know!!!!
Ky gazetari a e dine se tre kandidatet e Ps ne Shkoder qe vijne pas Shoqes Hafizi ne liste jane tre halabake tre injorante qe su shkon njeri mbrapa vecse ndonje i fisit te tyre.Doshi dhe Sterkaj jane katundare njeri nga Trushi e tjetri nga Dedaj Shkrel.Po cilli qytetar do shkoje mbas tyre qe nuk kane haberr me fole dy fjale por vetem me u rrafe po kje rasti.Kjo asht tipike e viteve te fundit te komunizmit.Atehere u vendosen kuadro drejtues te pa aftet ndersa te Aftet benin sehir e shikonin.
Jo mandat te peste por as te katertin ne Shkoder Ps nuk e merr.
Qytetari shkodran nuk eshte mesue te qendroje ne fund te SOFRES por ne KRYE.Kete Rama nuk e dine ose qytetaret e Shkodres nuk e duen Ps dhe kjo eshte arsyeja qe nuk gjeti kandidate qytetare.
mire e ka Redani,shkodranet duhet ti sqarosh nje per nje me programin,siç ka bere e djathta e te ndjerit profesor-doktor Azem Hajdari ketu e 20 vjet.Po te beje kete Rama,zgjedhjet duhet te shgtyhen per vitin 2050,afat ne te cilin do hyje ne fuqi Newspeak(gjuha e re)i George Orwellit.
T. Doshi e ka kapur per fyti te majten ne Shkoder. Nje liste e mrekullueshme mund te behej me knadidatet e majte ne qarkun e Shkodres, por ate e ka diktuar Doshi,si ne vitin 2009 dhe po keshtu per zgjedhjet e 23 qershorit 2013.Per keto te fundit, mbase Doshi nuk ka arritur, nuk ka mundur te shmange, kandidimin e znj. Hafizi.Me fitoren e koalicionit te majte, pra pas 23 qershorit, gjithkund do te kete rilindje, do kete permiresim cilesor, por kjo fatkeqesisht nuk do te ndodhe per Shkodren.Zgjidhja e vetme per te mos ndodhur kjo ne Shkoder, eshte qe Kryeministri Rama, te mos marre parasysh asnje propozim te Doshit per kete qark dhe per kete tu jape mandat, fuqi edhe te gjithe ministrave. Z.Rama rilinde edhe Shkodren.
Bashkohem plotesisht me mendimin e Redanit por nuk duhet harruar nje gje me rendesi, vjedhja e votave. Ne Shkoder pd-istat jane specialista per kete si dhe kan kuadro me shum eksperience.
Me inkurajon reagimi i pjesemarresve ne vlersimin qe i bejne shkrimit te z.Redan, ku te gjitha kan nje shqetesim,ne se e P.S dhe i gjithe koalicioni per RILINDJEN do realizoje dot rotacionin e pushtetit, apo do vazhdojme te zvarritemi perseri sic kemi bere tash 23 vite…Ket duhet ta kuptojne dhe ta trajtojne me shume seriozitet edhe strukturat dhe gjithe drejtuesit e tyre nga njesia me vogel e deri ta Edi Rama, duke reflektuar ne keto dite teper kritike qe kan mbetur deri me 23 Qershor.Me beri shume pershtypje keshilla e shkodranit per redonin. Me ket realitet qe ekyiyton ne Shkoder dhe ne shume pjese te Shqiperise, ku zgjedhjet dhunohen, vidhen dhe procesi realizoht nen terror, cka shkodrani e thote shume qarte, e majta opozitare dhe Ei Rama nuk duhet te futen fare ne zgjedhje pa garantuar institucionet dhe infrastrukuren zgjedhore.Po qe se pas 23 Qershorit e majta dhe lideret e saj do jargaviten se na i vodhen votat etj…kjo do jete nje trathti kombetare ndaj gjithe shqiptarve qe presin me padurim te shohin te realiyuar nderrimin paqesor te pushtetit dhe Edi Ramen dhe ekipin e tij ne krye te qeverisjes se ardheshme.
bERISHA KA FUTUR NJEREZ SHUME TE AFTE NE SHKODER SI VOLTANA ADEMI, KETO ZGJDHJE PD-JA DO MARRE AKOMA ME SHUME VOTA SE HERET E TJERA KENI PER TA PARE!
Ju falenderoj për vlerësimet, sidomos ju Geg, Mirin, Beson dhe Libofshën,
Shpresoj që artikulli të ketë qenë konkret dhe të keni mundur ta lexoni sa më drejtë, sa i përket çështjes së trajtuar. I kam lexuar komentet tuaja, më shumë për faktin për të ditur mendimet rreth kësaj çështjeje (hiq argumentet që kanë dalë jashtë shinave). Kuptoj se deri diku të gjithë ju bini dakord se shoqëria shqiptare ka nevojë për intelektualizmin, paçka se me ç’ngjyrë partiake mund të përfaqësohet.
Kam pasur biseda konkrete nga afër, me thuajse gjithë ata që janë në majën e piramidës së dy partive politike në qarkun e Shkodrës. Nga sa jam munduar të kuptoj, në aspektin psikologjik dhe funksionimin logjik të tyre, më ka bërë përshtypje që nga një pyetje e imja, prof. Kopliku do të përgjigjej: për të garuar në zgjedhjet lokale (2007 bëhet fjala) unë duhet të dilja përpara qytetarëve të mi nën një sigël partiake. Kjo ishte në bindjen time Partia Socialiste. Jam i bindur se nëse unë do të përfaqësoja ngjyrat e kundërshtarit fitorja do të ishte në favorin tim. Pra, kjo tregon se në tërësi (shumica) nuk e duam intelektualizmin. Por nga komentet tuaja, mësova se jo të gjithë turren drejt greminës. Prandaj, shpresoj që në këto zgjedhje vigjilenca dhe përgjegjësia ndaj votës të rritet tek qyetari. Veç kështu s’do të pendohemi ndaj vetes, ndaj detyrimeve që kemi ndaj shoqërisë dhe mund të ndërtojmë një të ardhme të shëndetshme. Ju përshëndes!
Redani