Një në tri banesa nuk kanë ujë të pijshëm!

4 Qershor 2013, 20:45Blog TEMA
Një në tri banesa nuk kanë ujë të pijshëm!

Situata është pak më e mirë në WC që kanë ujë të rrjedhshëm. Të dhënat sipas qarqeve janë në tabelën 2. Në nivel vendi janë 77 % e banesave që e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm në WC

Nga Ilir Beqja

Fushata elektorale aktuale përkoi me publikimin nga INSTAT të rezultateve të Census 2011 sipas qarqeve. Edhe pse të dhënat janë ende të jo të plota, sidomos ato që lidhen me varfërinë, punësimin etj, midis të tjerash, janë bërë publike edhe të dhënat për çdo komunë e bashki të vendit për gjendjen e instalimeve të rrjetit të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve në banesat e shqiptarëve.

Në tabelën 1 jepet situata e instalimit të rrjetit të ujësjellësit për çdo qark. Në shkallë, vendi rezulton se 66 % e banesave të shqiptarëve kanë rrjet ujësjellësi brenda banesës. Pra, në çdo tri banesa, një prej tyre nuk ka ende rrjet të ujit të pijshëm. Me keq situata është në qarkun e Dibrës, ku gjysma e banesave nuk kanë ujë të pijshëm në banesë, ndërsa me mirë rezultojnë Tiranë dhe Vlora ku uji i pijshëm i mungon 1 në çdo 4 banesa. Nëse do të analizojmë në nivel komune e bashkie, bie në sy se ka ende komuna ku përqindja e banesave me ujë brenda është më e vogël 10 %. Në qarkun e Dibrës janë dhe dy rekordet më negative në rang vendi. Në Zall Reç nuk ka asnjë banesë me ujë brenda, ndërsa në Kalanë e Dodës janë vetëm 1 % e banesave me ujë brenda.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se sa banesa e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm brenda, por nuk dihet se sa orë në ditë ka furnizim me ujë të rrjedhshëm.

Situata është pak më e mirë në WC që kanë ujë të rrjedhshëm. Të dhënat sipas qarqeve janë në tabelën 2. Në nivel vendi janë 77 % e banesave që e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm në WC. Pra, në çdo 4 banesa, në 1 një prej tyre nuk ka ujë të rrjedhshëm. Edhe në rastin e ujit të rrjedhshëm në WC, situata më keq është Dibër dhe më mirë në Tiranë. Në nivel komune, rekordi më i keq është në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku në asnjë banesë nuk ka ujë të rrjedhshëm në WC.

Çfarë u paraqit më sipër bazohet në të dhëna zyrtare. Lexuesi është i lirë të krahasojë këto të dhëna me deklarime qeveritare, sidomos në këtë periudhë fushate.

15 komente në “Një në tri banesa nuk kanë ujë të pijshëm!”

  1. Asli says:

    ME SKANDALOZE SE KETO TE DHENA ESHTE BERISHA, KRYEMINSTRI NE IKJE, GJYSHI ME ANTIPLUMB QE TREGON PERALLA DHE THOTE SE TE GJITHE KANE UJ TE PIJSHEM.

    1. Agron Berrida says:

      Kjo eshte Shqiperia Europiane e Saliut kjo eshte shqiperia qe qeveria e jone pretendon te marre statusin por ka harruar se ka gjera me te rendesishme per te bere perpara se te marrim statusin dhe nje nga gjerat jane keto te cilat jane detyrime per qytetaret!

  2. Majlinda says:

    Keshtu eshte kur xhaxhi Berisha vjedh votat dhe qendron pa te drejt ne pushtet. Pas 23 QErshorit cdo gje do te ndryshoj sepse ne krye te ketij shteti do vin njerez qe kan dhene prova se mund te bejn ndryshime.

  3. ERTUGEN says:

    Kete 23 qershor do te votojme per Ramen dhe vetem per ramen.meta te marri pjesen qe i takon e ta bej detyren sic duhet ndryshe te veje aty nga erdhi.

    nuk kemi nevoje as per berishe e as per meten.meta u morr prane vetem per te hequr te keqen me te madhe kshuqe mos te bej shume numra se populli do te votoje vetem per ate qe ka treguar qe ka bere dicka per shqiperine e per shqiptaret e ky eshte vetem EDi Rama.

  4. FLOKARELI says:

    te gjithe per rilindje kete 23 qershor.

    le te plasi berisha nga inati.

    ne duam ramen dhe vetem ramen ne pushtet e vetem me te do te ecim perpara e do te bejme me te miren per kombin shqiptar.

    jemi me ty zoti rama e me skuadren e rilindjes.ti je e ardhmja jone e vetmi qe mund ta nxjerri vendin nga mjerimi.

  5. AGRON DENYSHA says:

    hahahah sales ka filluar ti duket edhe rama si vetja.ka filluar te kete halucinacione e i duken tgjithe njerezit sikur duan te pengojne zgjedhjet.oh more sali qe nuk zure njehere mend.populli ta dha pushtetin ne mirbesim para 8 vjetesh e ti e shkatarrove ate me duart e tua e se doje te perfitoje sa me shume nga shqiperia e kete jo se nuk e ke bere por pervec kesaj ke sjell e ke perhapur neper gjithe shqiperine nejrez te paafte e injorante qe as gjuhen shqipe nuk e dine.arsim0,tekonologji0,uje

  6. fleri says:

    turpet e berishes nuk kane te sosur
    nuk merret pushteti me dhune
    ore ti po shkel te drejatat e njeriut
    nuk jetojme ne kohen e shpellave qe te besh ti si te duash
    tmerr
    vetem ketu ke ne behen keto gjera
    na vjen turp ore kur degjojme kshu gjerash
    eshte e tmerrshme

  7. bledi says:

    Dhe ato banesa qe kane uje te pijshem paguajne shumefishin e atyre qe harxhojne!!
    Ankohen qytetaret e shkrete tek Sherbimi per Klientin po gjithmone punonjesit i kane veshet e shurdhet..dhe xhepi i shqiptareve dpbesohet cdo dite e me shume..
    Ky eshte zhivillimi perpara,kto jane standartet si Gjermania!!

  8. Bisera says:

    eshte e turpshme qe ende sot ne 2013 duhet qe premtimet e fushatave duhet te permbajne premtimet per uje te pishem.

    Nje qeveri ne 8 vite nuk arriti as te siguroje nje rrjet te ujit te pishem, minimumin jetik, cfare mund te pritet me prej saj, per luks apo te tjera gjera.

    Duhet qe saliun ta zhdukim se jemi te lodhur nga premtime te njejta te pambajtura, te perseritura, e ka zene skleroza, por rehabilitimin e tij s’kemi pse ta bejme ne, le te kujdeset familja e vet e te na lere rehat.

  9. besnik says:

    Kjo eshte shqiperia e Saliut.

    Ai po na le dhe pa uje tashme.

  10. PerPARA says:

    …….drejt Europes me kete qeveri#PerPARA

  11. O.R says:

    jopo folni ju.Saliu thot jemi pas gjermanis;….ihaaa.gjermania po instalon tubat e birrave ne shtepi, se ju eshte merzit uji ? jemi superfuqi or ti, jemi ne nato ne or ti.. e beson kte kush? vec budallenjt e sales po. Rilindje!

  12. Astriti says:

    Nuk ka uj mes tiranes, leje ne shqiperi. Turp qe ne 2013 ne flasim ende per uje te pijshem dhe per dirta. Gjerat me jetike, qe po te degjoj kush do qeshi.

  13. Kkkkkkkkkk says:

    Kush s ka uj lahet ne prrua
    Esht dush bio

    Sala by…

  14. alban4eva says:

    ky eshte Albanistani i S-halè serbit, i dyti pas Gjermanise. llogarisim akoma ujin e pijshem dhe halet..
    keshtu eshte kur ke S-halè halene ne pushtet. se mos ka patur ndonjehere uje te rrjedhshem dhe banje ne kullen e tij atje ne shpelle, S-halè kerma..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje