Modeli i intelektualit kundër modelit të zanatçiut

5 Qershor 2013, 17:25Blog TEMA

Nga av. Dorian Matlija

 

Një nga shtyllat më të forta të fushatës së Ramës në çdo takim që ai bën me banorë në zona të ndryshme rurale apo urbane, është edhe hapja e shkollave profesionale. Pa dyshim që Rama ka të drejtë kur ngre shqetësimin për mungesën e zanatçinjve në treg dhe mbingopjen e tij me të diplomuar jurist, ekonomistë apo historianë e letrarë. Është shumë i drejtë konstatimi që në Shqipëri ka shumë juristë që punojnë kamarierë e banakierë, ka shumë ekonomistë që punojnë në call center apo pika bastesh. Por Rama duket se ka gjetur formulën, e cila është hapja urgjentisht e shkollave profesionale, për të prodhuar më shumë elektricistë, hidraulikë, punonjës porti, punonjës bujqësorë, etj. Në një “kënd fjale” Rama mori si shembull Gjermaninë, e cila është mbretëresha e zanateve, ndërsa Shqipëria ka krahun më të pakualifikuar në Ballkan dhe sigurisht në Europë. Shumë e drejtë. Por a mjafton kaq dhe problemi zgjidhet?

Sigurisht që nuk mjafton. Mungesa e shkollave profesionale nuk është problemi kryesor dhe vetëm hapja e tyre nuk do ndryshonte situatën. Partia Socialiste, si në çdo fushë, edhe në lidhje me këtë propozim, vjen me një aspiratë por duke marrë supozimet e gabuara, si dhe duke mos propozuar asgjë konkrete, pa folur këtu që mungojnë edhe buxhetet se sa do i kushtojnë shtetit aq shkolla profesionale sa ka ndër mend Rama (nëse ka ndër mend ndonjë shifër). PS është një parti që rri 8 vjet e bluan mendime në opozitë, dhe tani vjen në zgjedhje me opsione miope, të pastudiuara, që i hedh në popull sa për konsum elektoral dhe nuk ka të qartë asgjë. Kështu Partia Socialiste nuk merr në konsideratë këto faktorë:

Gjendja aktuale e arsimit profesional dhe nevojat e tregut

Aktualisht ka shumë nisma për formim profesional, ku nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, prej kohësh është reklamuar në forma të ndryshme, deri edhe nëpër panairet e punësimit, hapjen e qendrave të formimit profesional. Në këto qendra po bëhet ajo që Rama thotë se do bëjë, pra po përgatiten zanatçinj. Nga ana tjetër nuk mungojnë shkollat profesionale private, siç është Harry Fultz, apo siç ishte shembulli i shkollës poligrafike ku një kompani private në fushën e shtypshkrimeve përgatiste operatorë të makinerive të shtypit, kryesisht për nevojat e vetë kompanisë, por që e mbushi tregun me operatorë të kualifikuar. Shembuj të tjerë janë edhe shkolla të ngjashme private, të cilat janë diktuar nga vetë nevojat e tregut. Shkolla Vitrina është një shembull tipik i investitorit në treg, pikërisht me idenë që këtë e kërkon vetë tregu. Sigurisht që tregu orientohet vetë kur sheh që ka mungesë për një zanat të caktuar. Investitorët e shohin me interes të investojnë para për të prodhuar diçka që në treg mungon.

Gjithashtu në gjendjen aktuale të arsimit duhet të merren në konsideratë edhe përgatitjet profesionale që ndodhin në rrethana të tjera, si ajo e trashëgimisë familjare, kur prindi e mëson vetë fëmijën e tij, apo formimi profesional që ndodh në ambientet e burgjeve. Personalisht më ka rënë rasti të njoh disa teknikë automjetesh që vijnë të formuar nga burgu dhe ofrojnë servise për makinat. Ndërkohë, ka edhe shumë zanate që individët i mësojnë shpejt dhe pa ndonjë nevojë për shkolla të veçanta, si procese të ndryshme në ndërtim, berberi, stampimet grafike, industria e paketimit, picajoli, etj.

Pasiguria që zanatçinjtë do të gjejnë punë

Një nga problemet që PS synon të zgjidhë me shkollat profesionale është pikërisht që të sigurojë punësimin e individëve, të cilët nuk do të mund të gjenin dot punë nëse do merrnin diplomën e një shkolle të lartë. Por as kjo nuk ka garanci. PS nuk ka bërë asnjë studim që të arrijë në konkluzionin se sa shkolla profesionale do të hapen. Keni dëgjuar gjë ju? Nuk thotë as sa kuota kanë menduar të hapin. Po për këtë keni dëgjuar gjë ju? Nuk keni dëgjuar gjithashtu as se sa do jetë kostoja që do rëndojë në buxhetin e shtetit për hapjen e të gjitha këtyre shkollave profesionale, përveç që mungon një studim i mirëfilltë i gjendjes.

Pa pasur asnjë ide nuk mund të jesh i sigurt se skema do funksionojë. Sepse mund të na ndodhë që pasi të mbarojnë shkollën të gjithë ata elektricistët dhe hidraulikët të mos gjejnë sërish punë. Kështu nuk do kemi më kamarierë me juridik, por do kemi kamarierë elektricistë.

Dëshira për të ndjekur arsimin profesional

Një nga faktorët më të rëndësishëm që bën të mos preferohen shkollat profesionale është mungesa e dëshirës. Të rinjtë nuk janë aspak të joshur për t’u bërë profesionistë zanatçinj. Askush nuk ka dëshirë dhe ëndërr që të bëhet elektricist, hidraulik, apo bojaxhi. Dikur në kohën kur shkolla e lartë ishte e paliberalizuar, sigurisht që këto profesione zgjidheshin nga halli e jo me dëshirë. Dikur skena dominohej nga tendenca për ekonominë e centralizuar, ku shteti llogariste me pikatore kuotat për kuadrot me shkollë të lartë dhe gjithë pjesa tjetër e popullit nuk kishte se ç’të bënte, duke u orientuar tek zanatet.

Sot situata është shumë ndryshe sepse jo vetëm shkollat e larta janë të liberalizuara, por edhe sepse shkëmbimi i informacionit mes të rinjve u ka hapur sytë atyre dhe i ka bërë idetë më të qarta mundësitë për të realizuar një ëndërr, qoftë edhe sikur shkollën ta bëjnë kot. Gjithçka sot diktohet nga një lloj mode që ofrojnë modelet që i sheh gjithandej. Kështu prindërit, por edhe vetë të rinjtë, rendin të gjuajnë mundësitë për shkolla të larta, sepse duan të bëhen si modeli i tyre i suksesit.

Modeli i intelektualit është kudo i suksesshëm. Së pari për arsye ekonomike, sepse intelektuali ka gjasa të fitojë më shumë të ardhura se zanatçiu. Së dyti, për arsye sociale, sepse intelektuali ka pozicion më të mirë shoqëror. Ai rrethohet nga njerëz të njohur, bën një punë të respektueshme, qëndron në një zyrë të mirë, nuk lodhet me punë krahu, me graso e me gazetë në kokë. Intelektuali është gjithashtu modeli që ofrohet nga të gjithë politikanët. Shihni me kujdes kandidaturat. Janë të gjithë njerëz me shkollë të lartë, të veshur shik, të artikuluar mirë, të rrethuar me njerëz të ngritur, që konsumojnë kohë në ambiente luksoze dhe bëjnë jetë vanitoze.

Ndërsa modeli i zanatçiut nuk është i suksesshëm. Sigurisht që ka zanatçinj që fitojnë të ardhura mjaft të mira, por ata janë tmerrësisht pak, krahasuar me intelektualët që fitojnë të ardhura të mira me shumë më pak lodhje. Zanatçiu punon me hekura, me dërrasa, me bizele e karota, me derra e lopë, me graso deri në fyt. Zanatçiu rrethohet nga njerëz që zakonisht bisedojnë për sportin, lotot, birrat, makinat. Ky model nuk u pëlqen të rinjve që sot kanë internet dhe shohin çdo gjë.

Pra si do arrijë PS t’i orientojë njerëzit drejt shkollave profesionale? Si do ja dalë Ledi Shamku të joshë të rinjtë që të mos bëhen si ajo, goca e veshur mirë, me syze firmato, me flokë gjithnjë të krehura mirë, që shpenzon kohë në zyrë dhe duart i ka të buta dhe pa kallo? Si do u thotë ajo të rinjve “Mos u bëni si unë”? Sigurisht që bota ka gjetur instrumente për ta mundësuar një gjë të tillë, por nga PS nuk po del asnjë shpjegim për mënyrën se si do bëhet e mundur një gjë e tillë.

Një mënyrë do ishte kufizimi i kuotave të shkollave të larta. Kjo do rikthente sistemin e vjetër kur njerëzit shkonin në shkollë profesionale nga halli. Kjo mënyrë nuk do ishte aspak e mirë, sepse të gjitha shkollat e larta private do të bënin rezistencë të tillë që Rama nuk do e përballonte dot.

Një mënyrë tjetër do ishte rritja e pagës minimale për profesionet. Kështu, si në Gjermani, po të rritej paga minimale e elektricistit dhe të bëhej 500 lekë ora, atëherë do kishim një kuotë për elektricistët që ata të merrnin 4000 lekë të reja në ditë, ose afro 1 milion në muaj. Kjo po që do ishte një shtysë e mirë, sepse do shtynte përpara procesin e “joshjes”. Nëse është kështu situata, atëherë një i ri që mendon për të ardhmen e tij mund të vërë në peshore nga njëra anë juridikun dhe nga ana tjetër elektricistin. Mund të arrinte lehtë në konkluzion që nëse bëhej jurist do i kushtonte më shumë shkollimi dhe do kishte më pak shanse për të gjetur punë, ndërsa si elektricist do kishte më shumë shanse, ndërkohë që të ardhurat konkurrojnë. Por me të ardhurat aktuale të zanatçinjve, pa u vënë dorë nga shteti, nuk ka asnjë shans që dikush ta shohë si pozitiv zanatin përkundrejt diplomës së juristit.

Një mënyrë tjetër do ishte që të rriteshin kriteret për pranimin në shkollë të lartë. Kjo vërtet do sillte pakësimin e klientelës së shkollave private, por mund të jepej mundësia atyre që e kishin mbaruar një shkollë profesionale që të konkurronin me kritere më të ulëta, duke i shtyrë njerëzit që nuk përmbushnin kriteret, që ata të mbaronin të paktën një shkollë profesionale dhe pastaj nëse dëshironin, ta bënin edhe shkollën e lartë. Një individ i tillë do e kishte të paktën në xhep një zanat përpara se të aventurohej në shkollën e lartë, pa pasur sigurinë se shkolla e lartë do i jepte ndonjëherë frytet.

Pra, ka disa mënyra, por po përsëris edhe një herë pyetjen: A keni dëgjuar gjë ju nga goja e ndonjërit të PS-së të flasë për këto mënyra? Unë vetë jo, dhe jua siguroj që po e ndjek me shumë kureshtje fushatën.

Pa u gjetur forma se si do të joshen njerëzit që të bëhen zanatçinj nuk mund të mendohet se skema do funksionojë. Nuk mund të bindësh me një bisedë gjysëm arrogante prej çuni qyteti atë fshatarin që fëmija i tij të rrijë në fshat dhe të punojë tokën, ndërkohë që shokët e tij të Facebook-ut shesin mend se janë duke punuar për masterin dhe dalin në foto me kostum duke pirë birra pas shkolle në lokalet e bllokut në Tiranë. Shkolla e lartë është trendy. Shkolla e lartë është status, siç është iPhone. Duhet një reformë shumë më inteligjente që kjo modë të konkurrohet. Nuk mjafton vetëm aspirata e mirë. Nuk mjafton vetëm të ikë Berisha dhe të vijë Rama, por duhet që ata të Ramës të ulin bythën dhe të punojnë fort për të ndërtuar një skemë solide, sa më pak të kritikueshme, në vend që të harxhojnë kohë duke postuar foto aragostash, rrobash firmato dhe makinash të bukura, me idenë që le të bëhen ata të tjerët zanatçinj se ne vetë ja hodhëm jetës.

19 komente në “Modeli i intelektualit kundër modelit të zanatçiut”

  1. TITI says:

    je nje pseudo demokrat ti qe se ke shokun..

    1. feniks says:

      Bravo avokado!!!
      Nga ti kam mesuar se si mund te mendoje e flase nje “SOFIST” i tredhur!!!
      Mire nga Rama,qe ti nuk paske degjuar gje,po nga Berisha,cfare ke degjuar per mijra te rinj studente,qe cdo vit shtojne numerin e te PAPUNEVE me dipllome ne dore???
      A ke degjuar gje nga Berisha se sa eshte NEVOJA E TREGUT TE PUNES NE SHQIPERI per shkollare te LARTE kur mbi 70% e tyre nuk gjejne pune ne profesion ,por vene kamariere???
      Pse mashtrohen prinderit dhe femijet e tyre duke shpenzuar KOT FARE 4-6 vite jete e miliona leke per te marre nje dipllome,qe nuk do t’i hyje ne pune KURRE ???
      A NUK ESHTE EDHE SHKOLLA E LARTE SOT NJE PIRAMIDE ARSIMORE,PO KAQ KRIMINALE SA AJO E SUDES APO E GJENERAL RRAPUSH XHAFERRIT???
      Qenke aq DERDIMEN sa i paske mbushur mendjen vetes se te jesh JURIST,INXHINJER,MJEK etj,qenka me mire,me i vleresuar,se sa kovac apo marangoz!!!
      Po mire,more DALLKAUK,po njerezit ne jeten e perditeshme kane nevoje edhe per HIDRAULIK,BOJAXHI,ELEKTRICIST etj e jo vetem per ZANATE FISNIKESH!!!
      A mund t’i besh ti AVOKADO LESHI keto pune ne shtepine tende,ndonese je me DIPLLOME TE LARTE????
      NJE VRIME NE UJE,O DANIEL SHODRANI,KALEMXHIU LOLO I BERISHES!!!

  2. kapterri says:

    autori i shkrimit qenka avokat.

    kuptohet vetvetiu edhe qellimi i shkrimit.

  3. ali says:

    Z. Matlia,

    Thellohuni me shume ne problemin e aresimit profesional.
    1- Ne aspektin e aftesise arsimore nuk eshte e mundur qe numri i personave qe ndjekin shkollat e larta te jete me i larte se sa numri i personave qe mund te ndjekin shkollat profesionale
    2- Shtimi i numrit te te arsimuarve ne fushen profesionale eshte me produktiv per shoqerine se sa ai i te diplomuarve ne arsimin e larte
    3- Ne aspektin e punesimit shtimi i numrit te personave me edukim profesional (te ashtuquajtur zanatcinj) jep me shume mundesi per shtimin e investimeve te huaja, te cilat sot per sot konsiderohen vetem ato te shfrytezimt te pasurive natyrore te vendit tone
    4- Shtimi i numrit te te arsimuarve ne fushen profesionale eshte me produktiv per shoqerine edhe pse do te rrise cilesine e sherbimeve teknike qe sot kryhen vetem nga persona te pakualifikuar.

    Per nje ndihmese ne kuptimin e ketij problemi po ju permend nje shembull qe mbeshtetja per nje aresim profesional ka nje rendesi te madhe: Nje kompani gjigande europiane, prej 125 vjetesh ne treg, ka planifikuar hapjen e nje fabrike prodhimi ne Serbi, NE VITIN 2020, ku do te punesohen 425 punonjes. Dhe investimi i planifikuar do te jete 75 milion Euro.
    Desheroj te me jepni pergjigje pyetjes se kur mendoni ju se vendi yne mund te jete ne gjendje qe te terheqe nje investim te ngjashem?…
    Prandaj ky shqetesim nuk ka rendesi se nga vjen, por per perspektiven me te mire te vendit, duhet te mbeshtetet pas ekuivok.
    Me mire 50000 punonjes te arsimuar profesionalisht te papune se sa 30000 te arsimuar ne shkolla te “LARTA” dhe te papune

  4. Kritiku says:

    Autori i shkrimit nuk e ka vete te qarte se cfare shkruan dhe me shume eshte nisur per te ngaterruar mendjet e njerezve duke u thene, ne menyre te terthorte, qe me mire te mbajme kete “qeveri” qe kemi se sa te leme te vijne te tjeret, si ne rastin e tanishem qe eshte PS-ja sepse gjoja kjo e fundit nuk na paska nje program te qarte per shkollimin e njerezve. PS-ja e ka nje program shume te qarte jo vetem per shkollimin por edhe per te gjitha fushat e tjera te ekonomise dhe shoqerise shqiptare. Por i themi ketij “kodosh” artikullshkruesi qe nje program behet ne pergjithesi dhe detajet nuk jane te detyrueshme te bashkangjiten. Ne kushtet e nje mizerie ekonomike te shoqerise shqiptare nuk mundet asnje parti qe te beje nje detajim te plote te programit te rimekembjes se ekonomise. Ky program behet ne pergjithesi dhe ai plotesohet me ndryshimet e duhura gjate kohes me specialistet dhe organet perkatese. Shqiperia eshte ne gjendje te mjerueshme qe mund ta krahasojme me kohen e pasluftes dhe nje rimekembje te plote te ekonomise do ti duhet me shume se nje 20-vjecar. Ne nuk jemi nje shtet i fuqishem si nga ana inteletuale ashtu edhe ekonomike qe te mundemi qe per nje kohe shume te shkurter ta bejme te zezen te bardhe.
    Artikullshkruajtesi gabon ne shpjegimin qe ben per ate qe cdo njeri duhet te vazhdoje me tutje per zhvillimin intelektual te tijin. Jo te gjithe kane tendencen e te qenurit intelektual sepse zhvillimi i tyre si njeri eshte i ndryshem. Ky gabon kur thote qe tani kemi njerez intelektuale qe dine te vishen mire dhe te flasin mire dhe te jene te denje per kandidime si deputet. Te gjithe i dime se shumica e atyre qe jane vene ne listat e deputeteve nuk dine as te lidhin dy fjale(sidomos ata te PD-se dhe partive te tjera qe ndjekin ate) por vetem jane te “programuar” qe te shajne dhe te ofendojne ne te gjitha menyrat kundershtaret e tyre politike. Eshte kjo fushate zgjedhore e PD-se nje fushate intelektuale?!
    I themi ketij artikullshkruajtesi nje shprehje te bukur te shqiptareve ne vitet e fundit te ’80-ave. “Une boss dhe ti boss, po lopen kush do ta kullose?”…. Prandaj na duhen edhe inetlektuale edhe njerez zanatcinj ne shoqeri q

  5. Kritiku says:

    Autori i shkrimit nuk e ka vete te qarte se cfare shkruan dhe me shume eshte nisur per te ngaterruar mendjet e njerezve duke u thene, ne menyre te terthorte, qe me mire te mbajme kete “qeveri” qe kemi se sa te leme te vijne te tjeret, si ne rastin e tanishem qe eshte PS-ja sepse gjoja kjo e fundit nuk na paska nje program te qarte per shkollimin e njerezve. PS-ja e ka nje program shume te qarte jo vetem per shkollimin por edhe per te gjitha fushat e tjera te ekonomise dhe shoqerise shqiptare. Por i themi ketij “kodosh” artikullshkruesi qe nje program behet ne pergjithesi dhe detajet nuk jane te detyrueshme te bashkangjiten. Ne kushtet e nje mizerie ekonomike te shoqerise shqiptare nuk mundet asnje parti qe te beje nje detajim te plote te programit te rimekembjes se ekonomise. Ky program behet ne pergjithesi dhe ai plotesohet me ndryshimet e duhura gjate kohes me specialistet dhe organet perkatese. Shqiperia eshte ne gjendje te mjerueshme qe mund ta krahasojme me kohen e pasluftes dhe nje rimekembje te plote te ekonomise do ti duhet me shume se nje 20-vjecar. Ne nuk jemi nje shtet i fuqishem si nga ana inteletuale ashtu edhe ekonomike qe te mundemi qe per nje kohe shume te shkurter ta bejme te zezen te bardhe.
    Artikullshkruajtesi gabon ne shpjegimin qe ben per ate qe cdo njeri duhet te vazhdoje me tutje per zhvillimin intelektual te tijin. Jo te gjithe kane tendencen e te qenurit intelektual sepse zhvillimi i tyre si njeri eshte i ndryshem. Ky gabon kur thote qe tani kemi njerez intelektuale qe dine te vishen mire dhe te flasin mire dhe te jene te denje per kandidime si deputet. Te gjithe i dime se shumica e atyre qe jane vene ne listat e deputeteve nuk dine as te lidhin dy fjale(sidomos ata te PD-se dhe partive te tjera qe ndjekin ate) por vetem jane te “programuar” qe te shajne dhe te ofendojne ne te gjitha menyrat kundershtaret e tyre politike. Eshte kjo fushate zgjedhore e PD-se nje fushate intelektuale?!
    I themi ketij artikullshkruajtesi nje shprehje te bukur te shqiptareve ne vitet e fundit te ’80-ave. “Une boss dhe ti boss, po lopen kush do ta kullose?”…. Prandaj na duhen edhe inetlektuale edhe njerez zanatcinj ne shoqeri qe te funksionoje ashtu sic duhet……..

  6. Pyetja says:

    Ore Dorian,

    Po cne nje avokat te merret me shkollat profesionale??!! Apo je edhe ti ndonje nga ata qe mbarojne per avokat e merren me gjera te tjera.

    Me mire na fol per sistemin gjyqsor e permiresimin e tij.

    Zanatciu

  7. Arifi says:

    Autori i shkrimit nuk thote qe eshte ide e keqe qe njerezit te orientohen drejt arsimit profesional. Ai po thote qe kjo nuk behet vetem duke pasur deshiren e mire. Duhen marre para sysh te gjithe faktoret, sepse ne fund te mandatit do jete situata e njejte dhe na rrofte reforma.

  8. tomori i beratit says:

    O Avokat.I zgjuar je ti or djal,TIP KODOSHI je dukesh si nje antiberish por me duket dhe jo vetem mua qe je nje sahan lepires i saliut.Keshtu se paku thon kafeneve per ty.Dhe KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE.

  9. Ladi says:

    Autori i shkrimit i paska te gjitha zanatet dhe i dika te gjitha marifetet. Qeka dhe hidraulik, elektricist, xhenerik, burgaxhi, intelektual, nepunes shteti, avokat, politikan..!, me nje fjale qeka ” pick dhie & bir…”

  10. vis Cerri says:

    Avokato ke bo shume gabim, nuk shahet programi i Rames te Tema, para nja dy javesh e provoi Bushati, e therem me komente, u bo gjys robi i shkreti, mire qe hyri mik Mero se e mbytem.
    E kupton avokat se nuk na hyjne ne pune kritikat, me apo pa vend, ne dum rrotacion, rrota-cion.
    Ne dum fjale te bukra, na thuj qe do hajme hallve me luge florini ..ne te besojm, na rrej mer vlla nuk eshte kaq e veshtire. Sha Berishen lavdro Ramen (mos permend Meten) kjo eshte formula, pa ci q! t’emen arsimit. Ato maskarenj qe mbajne kete pushtet ne kembe sot, neser do mbajne Ramen. Dhe keta egoiste e injorante qe ulerasin per rotacionin sot e qe kane mbyt cdo shprese debati jane po keta qe votuan Berishen ne 2005 sepse ‘kuptuan’ qe Berisha kish ndryshuar.

    Jo vote e bardhe por sic thoshte i madhi G. Carlin, diten e zgjedhjeve me mire rri ne shtepi dhe masturbohem

    1. super vis Cerri says:

      epic win!

  11. plaku says:

    I dashur artikullshkrues AVOKAT Dorian Matlija,
    E lexova arikullin dhe kisha keto gjera :
    – Filozofi i madh kinez Konfuzi shkruan se,cdo udhetim i gjate fillon me hapin e pare. Amerikanet thone : Learning by doing ( te mesojme dicka duke u marre me te ) dhe populli shqiptar thote : Noti mesohet ne uje.
    Me vjen keq por kam mendimin se,je shume pesimist dhe disfatist. Kur nje ide eshte e mire,pse duhet te flasim vetem per veshtiresite per venjen ne jete te saj. Shishja eshte gjysem plot thone optimistet. Nuk e di ne se je i sinqerte ne pasqyrimin e veshtiresive dhe te metat e programit te PS-se per shkollimin profesjonal.
    – Eshte fakt mbushja e tregut me te diplomuar si juriste, avokate, profesore, fizikante, historiane, eshte nje problem aktual shume i madh edhe per vendet si Italia, Franca,Spanja etj. Pra ne keto vende ka me shume “gjenerale” se sa ushtare. Tregu ne keto vende dhe sidomos ne Gjermani ka nevoje per zanatcinj dhe eshte fakt qe,shume te diplomuar me shkolle te larte ne Spanje kane filluar te mesojne gjermanisht dhe shkojne ne shkolla profsjonale ne Spanje ku japin mesim mesues gjermane.
    Ne si vend i ri demokratik kemi luksin qe te mesojme nga gabimet e vendeve te tjera ne shume fusha.
    – Ti thua : “Sigurisht që tregu orientohet vetë kur sheh që ka mungesë për një zanat të caktuar. Investitorët e shohin me interes të investojnë para për të prodhuar diçka që në treg mungon.”
    More djale,mos valle kerkon nje alibi per qeverine e Sales ? Si avokat qe je mendoj se,ti e din se populli ka mbyllur nje kontrate me shtetin sipas se ciles populli paguan taksat dhe shteti kujdeset,mids te tjerave,per shkollimin e popullit dhe sidomos e krijimit te shanseve me optimale per punesimin e tij.
    Ne se ke shkolla preofesjonale ke me teper shans per punesimin e rinise.
    Sipas teorise tende liberiste shteti duhet te prese qe kapitali ( investoret ) te shkollojne popullin.
    Ti vazhdon me kokefortesi te krijosh alibi per qeverine kur thua :
    ” Ndërkohë, ka edhe shumë zanate që individët i mësojnë shpejt dhe pa ndonjë nevojë për shkolla të veçanta, si procese të ndryshme në ndërtim, berberi, stampimet grafike, industria e paketimit, picajoli, etj.”
    Sipas teorise tende, Zvicra, Gjermnia etj. jane budallenj qe,si shtete investojne miljona per shkollat profesjonale. Keto rrjeshta po ti shkruan nje plak shqiptar ( tani pensionist ne Zvicer ) qe,ne moshen 55 vjecare ishte i detyruar te bente nje shkolle nate ne Zvicer ( tre here ne jave ) per shef montimi elektricist, sepse diploma e inxhinjerit shqiptar nuk njihej ne Zvicer.
    Gjermanet thone : “Wissen ist Macht” te dish do te thote te kesh pushtet (shanse).
    Zvicra nuk ka minerale, ose lende te para. E vetmja gje qe kane eshte shkollimi, shkollimi, shkollimi. Zvicra jeton sepse,i sherben njerezve dhe vendeve te pasura te kesaj bote. Kete ajo e arrin me shkollim, investime, cilesi, cmime konkuruese, korrektesi dhe prodhime te reja ne treg.
    – Ti vazhdon dhe shkruan : ” Të rinjtë nuk janë aspak të joshur për t’u bërë profesionistë zanatçinj. Askush nuk ka dëshirë dhe ëndërr që të bëhet elektricist, hidraulik, apo bojaxhi.”
    Nuk e di se,cfare moshe ke dhe uroj qe,te mos kesh provuar ndjenjen e nje kryetari familjeje qe,nuk siguron ushqimin per familjen. Kur ne ke buke per familjen ben edhe punet e mutit sic i thone nje fjale.Gjermanet thone se,asnje njeri nuk duhet te pretendoje se nuk pi nga ky uje. Jetes nuk i dihet thone italjanet.
    – Ti shkruan duke ngritur ne qiell jeten dekadente qe,shkateroi perandorine romake :
    “Modeli i intelektualit është kudo i suksesshëm. Së pari për arsye ekonomike, sepse intelektuali ka gjasa të fitojë më shumë të ardhura se zanatçiu. Së dyti, për arsye sociale, sepse intelektuali ka pozicion më të mirë shoqëror. Ai rrethohet nga njerëz të njohur, bën një punë të respektueshme, qëndron në një zyrë të mirë, nuk lodhet me punë krahu, me graso e me gazetë në kokë. Intelektuali është gjithashtu modeli që ofrohet nga të gjithë politikanët. Shihni me kujdes kandidaturat. Janë të gjithë njerëz me shkollë të lartë, të veshur shik, të artikuluar mirë, të rrethuar me njerëz të ngritur, që konsumojnë kohë në ambiente luksoze dhe bëjnë jetë vanitoze.”
    Nuk e di se ku e ke mbaruar shkollen e larte si avokat dhe mendoj se,ke probleme persa i perket vlerave te njeriut te ndershem. Mos valle qellimi i jetes tende eshte vetem konsumi, ambjentet luksose dhe jeta vanitoze. Ti qofsh more bir.
    – Me vjen keq, dhe uroj qe,te mos kete shume te rinj si ti ne Shqiperi, por ti more djale je nje viktime e DIKTATURES SE KONSUMIT.
    A e di se sa leke investohet nga KAPITALI ne formen e reklamave, filmave, mediave, librave pa vlere, filozofimeve dekadente qe te krijohen viktima si puna e jote. Me sa shof nga shkrimi yt ti je nje viktime e T-shirt Design ose jetes mondane dhe njerezve bosh nga brenda.
    Ti nuk e ke provuar qe,kur mbaron nje instalim elektrik,ku ke punuar dhe djersitur kenaqesine qe te jep kjo gje. Te ndertosh dicka qe ju sherben njerezve per vite me radhe.
    Zoti avokat, dikush ka thene se,qe te jesh nje njeri i mire eshte shume veshtire dhe se te njofesh vet vehten eshte akoma me e veshtire.
    Gjermanet thone se,qefini eshte pa xhepa, ne kuptimin qe,kur vdes nuk merr asgje me vehte.
    Mendoj se “konsumi, ambjentet luksose dhe jeta vanitoze, nuk duhet te jene qellimi i jetes tende. Jeta ka edhe shume vlera te tjera si shoqeria, miqesia, familja, femijet, niperit dhe mbesat.
    Pershendetje

    – Nuk arrij te kuptoj fobismin tend per njerezit zanatcinj, sic i quan ti.

    1. dymi says:

      Plaku, e firmos edhe une komentin tend.Autori i shkrimit eshte tipiku i njeriut qe megjithse nuk ka c’te thote per nje teme te caktuar,behet kompetent e te mbyt me nje lume fjalesh.Pershendetje!

  12. Alfonsi says:

    @Plaku

    Lexoje shkrimin sic duhet dhe jo sic do di. Artikullshkruesi nuk ka thene qe eshte kundra sistemit arsimor profesional. Nuk ka thene qe eshte keq te jesh zanatci dhe eshte mire te jesh intelektual. Nuk ka thene se atij i pelqen te jete intelektual se eshte viktime e konsumizmit. Ai shpreh shqetesimin qe shume prinder dhe shume te rinj e mendojne keshtu, megjithese kjo eshte gabim. Problemi qe ngre artikullshkruesi lidhet me deshiren qe kane ose nuk kane njerezit per te bere shkollen profesionale. Ai hedh dyshime qe njerezit do te jene te joshur per te shkuar te shkolle profesionale, kur modeli i suksesit qe i ofrohet nga PS eshte komplet i kundert me zanatciun. Pra kemi nevoje per zanatciun, por a e ndjejne te rinjte dhe prinderit e tyre nevojen per tu bere zabatcinj? Apo u pelqen me shume te behen me shkolle te larte? Nese nuk ishte ky problemi, atehere pse u dynden neper shkolla te larta te gjitha sapo u hapen dyert e shkollave private? Pse nuk shkojne neper shkolla profesionale sot? Dhe te jesh i bindur qe shkolla profesionale ka plot, por nuk jane te preferueshme per shkaqet qe ngre artikullshkruesi. Pra ketu duhen gjetun instrumentat e duhur te joshjes se te rinjve dhe nuk mjafton vetem deshira jone, por edhe deshira e tyre.

    1. plaku says:

      Alfonosi,
      Faleminderit per shkrimin civil. Duam apo nuk duam ne, vendet e punes i parcakton tregu dhe basta.
      Mos duam valle qe, edhe ne te bejme gabimet qe kane bere italjanet ?
      Nuk arrij te kuptoj filosofine tende. Ne se ne duhet te plotesojme deshirat e te rinjeve neve nuk shkojme larg. Ne se ne duam te mbijetojme si popull neve duhet ti pershtatemi kerkesave te tregut dhe jo kerkesave sentimentale te prinderve ose te rinjve. Ketu behet fjale per prendere ose lasciare ( ta besh ose ta lesh ). C’est la vie.Kjo filosofia jote eshte filosofia e fluturimit me pras ne b…..
      . Socjaldarvinizmi thote se te drejten per te mbijetuar e kane ata qe jane te zote dhe me kulture. Sot jetojme ne shoqerine e brylave ose sic thuhet ne shoqerine e Winnersave. Une isha para dy muajsh ne Tirane dhe me te vertete me dhimbte zemra te shifja te rinj dhe te reja qe vrisnin kohen ( kete kapital te cmuar ) neper kafenera.
      Alfonsi, me vjen keq por jeta ka ligjet e veta dhe shpesh eshte shume e ashper. Nje zanat i mire ose nje diplome e mire jane arma shume te fuqishme per jeten.
      Kam idene, se avokati siper, kerkonte alibira per te justifikuar qeverine ne lidhje me mos stimulimin e shkollave profesjonale.
      Kur je pa buke nuk behet me fjale per deshira por per buke. Stomaku vjen perpara deshirave.Petullat nuk behen me uje thote populli. Ketu behet fjale per mbijetese. Desha te te them se ne Tirane kam nje mikun tim, me te cilin kam qene si emigrant ne Itali. Punet vajten deri aty deri sa miku im ( tani 60 vjec) jeton vetem ne nje barake dhe me vetem 1mije leke te vjetra ne dite. Ai ha makarona me buke. Me beso se po te them te verteten.
      Pershendetje.

  13. Aleksandër Matrënga says:

    Populli thotë “Unë zot ti zot po gomarin kush e kullot”.Pra domosdoshmëria e riorientimit drejt arsimit profesional është imediate për shumë arsye,por po ndalem në disa.
    Në vitin 2008 në LIsbonë është folur dhe marr vendime për arsimin profesional në EUROPE.
    Shqipëria ,si vend aspirant për në BE duhet të ndërtojmë strategji,kuadrin ligjor,kurikulat në përshtatje me kërkesat e tregut të punës europian me qëllim që shqiptaret të bëjnë punë si profesionist europian dhe të konkurojnë me dinjitet në këtë treg..
    Problemi dytë është se disa profesione po bëhen të nevoojëshme por që nuk i gjen,si riparues të paisjeve elektroshtëpiake,psh..etj.
    Eshtë e vërtet se ka shkolla profesionale ,ka kurse,ka edhe QFP shtetërore por frekuentimi i tyre është shumë i vogël.Deri tani nuk janë gjetur instrumenta apo rrugë të nxitjes së interesit jo vetëm për të rinjtë por edhe për ata që duhet të rikualifikohen.
    Kam punuar për 10 vjet në një QFP (private – e drejtuar nga një OJF e huaj ),kam organizuar dhe drejtuar kurse profesionale dhe e njoh problematikën e tyre në shkallë rajonale dhe vendi.
    Disa nga shqetësimet e artikullshkrusit qëndrojnë.

  14. DANIEL says:

    Po te pakten qendroni serjoz te dukeni te zgjuar dicka qe nuk ju pelqen mos e komentoni fare ,. te vetmet forume ku shkruajne shqiptaret vetem ofendojne ,., pika pse nuk ju ra ,.shqiperia vendi i shit-blerjeve

  15. Xhema nga Tirana says:

    Ky Shkrim i Av. Dorian Matlisë (Të cilin nuk e njoh)duket paksa … i çuditshëm si për temën që ka zgjedhur (duke qënë Jurist), ashtu dhe për mesazhin që dëshëron të transmetojë (“P.S.-ja duhet të shtrojë b… për ta detajuar këtë program”?????).
    Do të më kishte pëlqyer që Ky Av. Dorjani të shqetësohej për nivelet e aftësive teknike të këtyre mësuesve të këtyre shkollave; do të doja që të shqetësoheshim për gjetjen e mësuesve profesionistë të huaj të cilët të pregatitnin profesionistë të aftë; të gatshëm për të kryer punime sipas standarteve Europiane; të sukseshëm në konkurse testimi për t’u përballur me profesionistë të huaj në vëndet e tyre për fitimin e një vëndi pune.
    Ju Z. Dorjani, nuk jeni në dijeni (ndoshta) se në Shqipëri, mungojnë tashmë institucionet për testimin serioz të saldatorëve të patentuar (Kosova i ka dhe i vlerëson). E njëjta gjëndje për të gjithë llojet e profesioneve.
    Mendoj se është domosdoshmëri ngritja dhe zhvillimi i Shkollave profesionale; me kusht që: 5 VITET E PARA, MËSIMDHËNËSIT DUHET TË JENË TË HUAJ TË ARDHUR NGA SHKOLLAT PROFESIONALE ME EKSPERIENCË TË VËNDEVE PËRËNDIMORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje