Kemi hyrë në zonën e nxehtë të fushatës elektorale, tashmë disa javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, pikërisht nga dita e madhe e ndryshimit. Por sa më pranë i shkojmë asaj dite, aq më shumë shtohet dhe ankthi i votuesve shqiptare, ankthi i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që presin dita ditës mbarimin e streseve të tyre dhe fillimin e një “epoke” të re politike, ekonomike, sociale, kulturore, shëndetësore, etj. Pra Rilindjen e këtyre celulave që përbejnë dhe themelet e një shteti europian.
Deri këtu jemi në rregull, por kleçka që turbullon më shumë këta njerëz është pikërisht hedhja e votës në kutinë e votimit. Stresi fillon pikërisht aty, ku vota përballet me fotografinë. Një “luftë” e ashpër ndërmjet idealit dhe kërcënimit. Ndërmjet punës dhe papunësisë, ndërmjet ndryshimit dhe rrënimit të mëtejshëm. Është me të vërtetë e frikshme se si ky fenomen është kthyer në një doktrinë dhe, ajo që më vret më shumë është pikërisht të kthyerit në normalitet të këtij fenomeni.
Të fotografuarit e votës është bërë një pikësynim i qartë i shumë individëve të cilët të ndodhur në kushte të vështira ku dita ditës marrin kërcënime nga eprorët e tyre për heqje nga puna, nëpër administrata kryesisht, nuk gjejnë zgjidhje tjetër veç se të thyejnë rregullat e të përpiqen të bëjnë çmos për të votuar kundra vullnetit të tyre duke fotografuar votën pasi është e vetmja rrugë për të vërtetuar që vota është hedhur për Partine në fuqi dhe duke siguruar kështu vendin e tyre të punës, ose thjesht duke u munduar ta ruajnë atë.
Ndaj le t’i ndihmojmë këta njerëz të cilët janë viktima të pushtetit aktual, t’i ndihmojmë këta qytetarë duke ia mundësuar votimin e tyre individual dhe të lirë, votim pa kushte e të qetë, le të mundohemi t’ia bëjmë procesin e votimit një akt të lirë e të paqtë.
Kjo arrihet në mënyrën më të thjeshtë, duke i qëndruar strikt rregullave që ka një QV, ku nuk lejohet absolutisht aparati celular apo ndonjë pajisje tjetër me vete. Kjo duhet të jetë detyra më e ashpër e vëzhguesve elektoralë, të jenë të kujdesshëm deri në detajet me të vogla kur votuesit të shkojnë në kutinë e votimit, pasi kjo është mënyra e vetme për t’i ndihmuar ata të cilët janë të detyruar nga eprorët e tyre për të fotografuar votën duke kryer kështu një vrasje të vullnetit të lirë dhe duke e kthyer në një dhunim të të drejtave të njeriut.
Çdo QV duhet të ketë vëzhgues të cilët të vëzhgojnë imtësisht votuesin, duke i siguruar atij një kontroll të rreptë, në mënyrë të tillë që të ndihet i lirë për të votuar me arsyen dhe me dëshirën e plotë individuale pa pasur asnjë droje nga kërcënimet dhe kushtet e urdhëruara paraprakisht nga punëdhënësit e tyre.
Duke qenë se këta njerëz janë të ndodhur në një situatë të pafavorizueshme është detyra jonë qytetare duke i ardhur në ndihmë e duke ia bërë më të lehtë ketë hall që infekton si virus brenda pak minutave, por që do t’u kushtojë shumë 4 vite të tjera të mundimshme e të rrënueshme.
Të premtosh një vend pune për një votë është një maskarallëk që i duhet dhënë fund një herë e përgjithnjë, është një premtim i shëmtuar që bie ndesh me demokracinë dhe parimet evropiane, parime këto që medemek qeveria aktuale i praktikon dhe i vlerëson. Këta njerëz që i detyrojnë votuesit të votojnë për ta duke u bërë premtime që jo vetëm janë premtime të ulëta, por që në fakt as që kanë ndërmend t’i mbajnë, pasi tashmë shqiptarët janë mësuar të gjenden përballë premtimeve të thyera e të pambajtura. Por ajo çka ata imponojnë ka të bëjë me frikën të cilën ja kanë injektuar punëmarrësve të tyre duke i detyruar kështu të veprojnë jo me mendjen e tyre por me mendjen e shefit, i cili me datë 24 qershor do t’i presë në zyrën e tij së bashku me fotot për të bërë kështu një album imoral për të vërtetuar që ato vota kanë shkuar për partinë politike në fuqi …
Nuk është aspak e lehtë për të çarë errësirën që ka vite që e mban peng këtë shtet, ndaj le të përpiqemi për të bërë sa më mirë detyrën në mbrojtje të votës së lirë.
estrada mbaron ne dt 23. pastaj do ti tregojme barsaleta.
Muli Qimen
E nderron,
Por Zakonin
S’e Harron
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/muli-qimen-e-nderron.html
o Jona sa e mire je bere ..!! SHkrimin nuk e lexova …se nuk ri robi te lexoje shkrimin, kur shiqon fotografine..lol
Jo moter e dashur ata duhet ta fotografojne voten e tyre (sepse ketakeshtu e kane bere ligjin qe nuk ka te drejte polici ti kontrolloje per celular)dhe pasi ta fotografoje ta prishi fleten e votimit duke vene disa kryqe ne disa parti te tjera dhe kjo flete dele automatikisht e pavlefshme. Keshtu qe dhe ai e ruan vendin e punes per momentin deri sa te dorezoje pushtetin me lufte mender kryeministri, dhe mender kryeministri humbet pushtetin dhe nuk mund te perdore dote me falangat vrastare si te burgosur qe ju jepet leje ditet e votimeve, gardiste, truproja, kriminele etj.
Po perse duhet ta cojne voten dem? Praktikisht ajo nuk eshte vote e qeverise, mund dhe duhet te jete vote per opoziten. Po pse nje tufe katundaresh te egersuar jane me te zgjuar se ne te tjeret? Per mendimin tim duhet te propozohen dhe realizohen nje sere menyrash per te bere nul kete veprim qe mund te nisin qe nga postimi ne rrjete sociale te fotove te gatshme te votes me x qe te shkarkohen ne cel, tek nje transparence qe mund ti vihet siper behet shenja dhe hiqet dhe voton per ke do etj etj. Le te nisin qe sot propozime dhe variante qe ti japin mundesi votuesit ta ruaj voten e tij dhe jo ta coj dem.
Ky propozim eshte interesan,por i perket opozites aksioni real per tju kundervene kesaj menyre te pushtetit per te diktuar voten.
Perfekt, le te sherbeje ky shkrim si nje thirrje per ndergjegjesim ne mbrojtje te votes se lire!
nje shkrim me vlere dhe per tu hapur syte punonjesve te administrate shteterore.kam mendimin se pas 23 qershorit gjyshi me antiplumb do te bjere nga froni,pra kush i detyron ata te fotografojne voten/votoni per rlindien dhe fogtorafoni voten dhe trgojani pas votimeve PS-se dhe mbani vendin e punes.keshtu mendoj une,ju veproni.
Do votojme posi porjo per djalin e bllokut qe na lane me buke thate dhe na kishin mbyllur ne thes, dhe kanalet e TV na i hiqnin, per makina e tjera mos e pyet fare, edhe gojen ne a kishin mbyllur, po e hape shkon ne burg ti dhe fisi ne internim. Shqiperia duhet te ndjeke kursin perendimor dhe jo te udhehiqet nga bijte e nipcet e bllokut te cilet nuk i tradhetojne idealet e eterve te tyre packa se bejne sikur jane modernizuar, me veprimet e tyre e kane treguar se nuk duan qe te hyjme ne Europen kapitaliste. Rinia shqipetare do perendimin, ate te cilin na e ndaluan per 55 vjet prinderit dhe shume anetare te PS. Per PS do te votojne vetem xhaketat e vjetra dhe familiaret e tyre deri tek nipcet, qe kane humbur privilegjet ne demokracine perendimore.
Sali… ti je?
Ky eshte hall i madh moj moter po nuk po degjoj e nuk po lexoj shpesh
per kete problem. Duhet me shume ndergjegjesim moral, media nuk duhet te heshte.
bukur e ke qendisur Jona,, por me kete virus eshte infektuar kushdo qe me vullnet apo pa vullnet eshte pjese e nje partie ,,, ne fund te fundit keshtu funksionon ne SHqiperi ,,,, MILITANTIZMI POLITIK ESHTE E KEQJA ME E MADHE E KETIJ VENDI me tha nje here nje njeri i mencur ,,,,as ju dhe as Rama nuk mund te binde shqiptaret se ardhja e tij ne pushtet do jete skajshmeriht ndryshe nga ajo e tanishmja ,,,,eshte thjesht ambicie per pushtet dhe kurrsesi nje qellim i mire ndaj kombit cdo sjellje e lidereve apo e atyre qe me zell i ndjekin,,,
Kjo qe thote autorja dhe disa komentues ketu nuk qendron. Pse?
Sepse te kesh ende frike do te thote se jemi te pasigurte qe Berisha i ka te humbura keto zgjedhje.
VOTONI PA FRIKE SE NUK KANE SE CFARE T’JU BEJNE ! Berisha do te ike, do te mbetet vet i papune, dhe ne qeveri eshte e majta. Kjo tashme dihet 120%. Prandaj dhe po ju thane fotografoni voten, mos e beni. Keta dhe dy muaj dhe e dorezojne pushtetin. Pra jo ju por ata qe ju urdherojne juve per fotografimin e votes do te largohen nga puna.
Bile edhe ai qe fotografon voten ka per tu larguar nga puna pas 23 qershorit.Qe te mos e pesoni kete, rrini ne anen e sigurt! Mos e fotografoni voten dhe jeni ne pune. Urdheruesit e kesaj shkelje ligjore, te denoncohen dhe jo vetem jane pa pune pas 23 qershorit por edhe ne burg, per shkelje te ligjit.
Po ju thane perse nuk e fotografove voten ? , pergjigjuni: Nuk me deshi trapi…!!!
Shkrim i mire por ne Photoshop e paske katranosur foton tende
Me kete shtremberim, perçudnim a devijim te votes mendoj se rezultati nuk do te shprehe sakte realitetin. Rezultati i ngushte do ti jape Saliut numra me se shumti aq sa per te mbrojtur veten e tij dhe me se paku per tu ngateruar neper kembe, per te mos realizuar reformat qe ka propozuar e majta.
Ne keto kushte, mendoj se ja vlen qe 1 vit pas zgjedhjeve, te behen zgjedhje te tjera, ne menyre qe ky popull te shprehe pa frike vullnetin e tij, dhe ata qe do te fitojne te kene autoritetin dhe mandatin e dhene nga populli per te qeverisur.
Ne shkrim behet ky apel: “Ndaj le t’i ndihmojmë këta njerëz të cilët janë viktima të pushtetit aktual, t’i ndihmojmë këta qytetarë duke ia mundësuar votimin e tyre individual dhe të lirë, votim pa kushte e të qetë, le të mundohemi t’ia bëjmë procesin e votimit një akt të lirë e të paqtë.”
Duhet vleresuar nga opozita dhe komisioneret e saj. Shume zera thone se shefat u kane kerkuar punonjesve te fotografojne jo vetem voten e tyre, por edhe te familjareve. E tmerrshme! Krim i pa pare! Hapni syte, o njerez!