Edi Rama, kryefjala e Berishës

8 Qershor 2013, 19:10Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

 

“Rama ju ka quajtur shpellarë juve, dhe prandaj ai nuk e meriton votën tuaj”.

Ka qenë një nga frazat e fjalimit që kryeministri në detyrë dhe kryetari dinastik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka adresuar, disa ditë më parë, banorëve të Kamzës. Nuk është hera e parë që Berisha vendos si subjekt qendror të fjalimit të tij kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilin për një të tillë akuzë të ngjashme e ka bërë kokë turku ditën e premte edhe përpara skraparllinjve.

Duke i nxitur këta të fundit të armiqësoheshin dhe të mos e votojnë koalicionin e majtë për sa kohë Ilir Meta të mos sjellë në Skrapar Edi Ramën për të kërkuar falje. Falje për çfarë? Sepse i ka fyer kolektivisht, ka motivuar Berisha, i njohur tashmë për broçkullat që lëshon dhe për të cilat,sikurse deklarojnë burime pranë stafit të tij elektoral, shpesh nuk është i vetëdijshëm. Ngaqë duke e ndarë turin e fushatës së tij elektorale në zona, ka ngritur ca fjalime tip të mbështetur më shumë në atribute provokative.

Domethënë që rreken të armiqësojnë dhe diversionojnë kampin kundërshtarë dhe jo të mbështetur në vërtetësi argumentesh. Ja tipikja më e fundit që, i ndodhur nën gjendje jermike, Kryeministri ka lëshuar në Çorovodë: “Nuk jam rritur rreth Tomorit, jam rritur rreth Shkëlzenit. Ndaj Ilir Meta ta sjellë këtu Edi Ramën dhe ai të kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit dhe skraparllinjve. Askush në botë nuk ka të drejtë që t’ju fyejë ju kolektivisht. Të kërkojë falje për etiketimin skraparlli të aleatit të tij të sotëm”(që Ilir Meta është bir i Skraparit dhe që të tillët thirren skraparllinj kjo është normativë gjuhësore dhe e ditur prej kujtdo, kurse se ku qëndron fyrja në këtë mes e di vetëm Berisha).

Megjithatë të ecim më tej. Të këqyrim të tjera fjalime të kryeministrit në detyrë Sali Berisha. Nuk gjendet asnjë ku emri i kryesocialistit Edi Rama të mos jetë prezent. Si kryestrumbullar i fjalimeve programatike elektorale, por edhe i atyre të mëparshmeve, domethënë i fjalimeve paraelektorale. Ku del i etiketuar nga Sali Berisha si përçarës e shkatërrues i socialistëve, si bllokues i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si bllokqen, si familjeshkatërrues, si mbrojtës i korrupsionit dhe vrasës i demokracisë…

Ka edhe shumë epitete të tjera, adresuar liderit të opozitës, Edi Rama, nga kreu i maxhorancës qeverisëse, të formëzuara me fjalët më të paedukata që përmban fjalori i shqipes. Fjalë mosgojënxënëse, që strukturojnë fjalimet programatike të kryeministrit Berisha e ku Edi Rama qëndron si kryefjalë.

Në fjalimin elektoral të Sali Berishës të mbajtur në Vlorë, Edi Rama ka qenë prezente nga fillimi deri në fund. I tipizuar si bajloz i shoqërisë shqiptare, kuptohet. I etiketuar si : bir blloku, kryebllokmen, por edhe duke i atribuuar qenien nip i Spiro Kolekës (ish- anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së, por burrë i nderuar), ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Por edhe mik i Koço Kokëdhimës, a thua se ky i fundit është satanai i shqiptarëve dhe jo një kandidat për deputet si gjithë të tjerët. Në fjalimin e Beratit, kryeministri në detyrë, që për të disatën herë, këtë post zyrtar po e shfrytëzon në mënyrë abuzive për fushatë elektorale në favor të partisë që drejton, e etiketoi Edi Ramën shkatërrues të vlerave historike.

Në takimin elektoral të Lushnjes e etiketoi si shfarosës të bujqësisë, në Lezhë si mbrojtës të mushkonjave dhe përhapës të malaries, në Shkodër si padrino dhe mik të mafiozëve e kështu gjithandej.

Gjithandej ku shkel këmba e Sali Berishës, Edi Rama është i pranishëm si kryestrumbullari i fjalimeve programatike nëpërmjet të cilave kreu i mazhorancës qeverisëse dhe kryetari dinastik i Partisë Demokratike, përpiqet të bind votuesit të mos ja japin votën koalicionit të majtë. Ndodh kështu, pra që përdhosja e figurës së liderit të opozitës të jetë refreni i fushatës së kreut të maxhorancës, ndërkohë që si posedues i një pushteti tetëvjeçar, Sali Berisha mund të kishte me dhjetëra fakte e argumente të tjera për t’ua servirur votuesve të cilëve u kërkon votat “pro” edhe për një mandate të tretë. Mirëpo kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse, nëse për katër vitet e para të qeverisjes, 2005-2009, ndërtimi i disa segmenteve rrugore kombëtare dhe lokale qenë mendjembushëse për ta kërkuar një rikonfirmim të dytë pushteti, vitet e mandatit të dytë të qeverisë Berisha nuk kanë ndonjë shenjë të dukshme për tu shënuar. 2009-2013 është periudha më e mjeruar e qeverisjes së vendit e pasuar më së shumti nga kriminalizimi i pushtetit, sesa nga demokratizimi i shoqërisë. Janë vite përpjekjesh të Kryeministrit për të zaptuar të gjitha pushtetet e tjera(gjë që ja ka dalë dhe ky është suksesi më i madh i këtij katërvjeçari qeverisës),dhe jo decentralizimi. Janë vite ku, në vend që segmentet institucionale të përfshiheshin nga reformimi, që do t’i garantonte paprekshmërinë dhe lirinë e vendimmarrjes, u përfshinë nga diktati, nga dhuna verbale dhe ngushtimi i hapësirës vendimmarrëse.

Janë katër vitet që ja morën frymën shtetit kushtetues për t’ia transmetuar gjithëpushtetit të Sali Berishës dhe klanit të tij. Duke qenë se katër vitet e shkuara kanë qenë “grusht shteti administrative e legjislativ” është normale që kryeministri Sali Berisha të mos projektojë si skenar të suksesshëm sjelljen e argumenteve që premtojnë politika zhvilluese të të ardhmes. Sikurse është normale që ora e propagandës elektorale ti mbesë ende tek rrugët e pakta rurale të financuara nga OJF-ja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), dhe gojështhurja për të denigruar e përdhosur liderin e koalicionit të majta Edi Rama. Fitores së pritshme elektorale dhe ngjitjes në postin e kryeministrit të të cilit i trembet më shumë se gjithçkaje tjetër. Mirëpo a është e mjaftueshme që vetëm me këtë gojështhurje, në adresë të Edi Ramës, Sali Berisha të prodhojë një fitore të tretë për Partinë Demokratike, në situatën kur, nën qeverisjen e tij, vendi është futur në krizën më të thellë gjatë këtyre dy dekadave të fundit?

33 komente në “Edi Rama, kryefjala e Berishës”

  1. besnik says:

    Kur nuk ke se cfare te thuash dhe cfare te premtosh me sepse askush nuk te beson. Do fillosh me ofendimet kundrejt kundershtarit qe ne fakt jane kthyer ne nje monotoni te merziteshme.

    1. vlonjati says:

      Vlora ka per tia dhene mandatin me bindje te plote Rames dhe ekipit te tij te RIlindjes. Ketu dilni 8 me 4 per PS. Dhe Vlores do i bashkohet e gjithe Shqiperia per te larguar Berishen me turp!

      1. derr kuci says:

        Kryeministri yne eshte shqiptari me i padenje pas Enverit. Ka shkaterruar cdo gje qe prek dhe me retoriken e tij te semure do vetem ti shtyje ne urrejtje te gjithe shqiptaret, ne ndasi e vellavrasje. Po Rama eshte kryeministri europian qe ne meritojm, ndaj do ta votojme masivisht ne 23 qershor!!!

        1. taipi` says:

          Nuk ke sot asnje artikull apo pershkrim te fjalimeve te Berishes, titulli i te cilit te mos filloje me “RAMA”
          Berisha eshte obsesionuar keqasi me Ramen, thua e ndjen se kete here vertet qe nuk ka asnje shans perballe Rames, pavaresisht nga cfare do perpiqet te beje. Berisha eshte i mbaruar!!!

          1. kastrioti says:

            Nje KAC apo nje MAC nuk i mjaftojn Berishes perballe zemerimit mbarepopullor. Ai e di kete dhe nuk i del e keqja me Ramen. Po disfata e berishes eshte me shume se e pritshme. Ajo eshte e paevitueshme. Rilindja po vjen!!!

            1. x-x says:

              Plaku Sali eshte i rrjedhur komplet.
              Nuk eshte pare ndonje fushate ku kryeministri te faktorizoje rivalin ne kete menyre. Po kjo eshte ne te miren e te gjithe shqiptareve, pasi Berisha eshte semundja nga e cila duhet te sherohemi. Dhe kura e ka emrin Edi Rama!!!

            2. stela says:

              Imagjinojeni pak, paranojaku Sali me gjith antiplumb ka makthe me Rilindjen dhe qahet gjithe diten kunder Rames. Po RILINDJA nuk ndalet more Sali, do apo sdo ti. Te ka ardhur fundi, pranoje!

            3. albano says:

              I shkreti Sali – nuk i besohet qe nuk e do me njeri.
              Ne fakt nuk eshte i shkrete, eshte neverites.
              Gjith kjo fushate presioni dhe nuk gjen dot asnje argument.
              Vec flet per Ramen.
              Pa merak Sali, ate do votojme dhe ne.
              Per inat tatin e per te miren tone!!!

            4. mishel says:

              Saliu nuk e koncepton dot qe do te humbase pushtetin, qe nuk do te mundet me te beje c’te doje e te vjedhe pasurine e shqiptareve. Per te eshte e pakonceptushme qe Edi Rama do t’i rrembeje atij endrren per te qene diktator deri ne ditet e fundit te jetes se tij e per te shkuar ne gjurmet e xhaxhit enver.

            5. pajton says:

              A thua valle se populli shqiptar ka paguar taksa per Berishen qe ai te merret gjithe kohen me Ramen, dhe jo qe te investoje dhe te punoje per Shqiperine.
              A thua se shqiptaret po i kerkojne llogari se c’ben Rama dhe jo se c’ka bere, ose cfare nuk ka bere ne keto 8 vite dhe duhet te kishte bere.

            6. Alban says:

              Berisha eshte kthyer ne nje paranojak qe nuk di se cfare thote. I ka ngelur shiriti tek Rama dhe po perserit te njejtat gjera per te. Deshtimin e tij nuk duhet ta perballojme te gjithe.

          2. Lindi says:

            Po normal qe njerez te rendesishem gjithmone do jene kryefjala e sidomos e kundershtareve qe pretendojn qe i luftojn me cdo menyre por ne fakt eshte krejt e kunderta. Edi Rama do sulmohet nga Saliu sepse ka ngjallur shprese tek shume shqipetare ndaj dhe saliu i trembet kesaj fushate qe mbi te gjitha ka vene qytetaret e vendit dhe jo interesat e tij.

          3. Ben says:

            per cfare te flas gjyshi ? rri tregon perralla, shpik gjera te pathena, flet me veten, qesh, pastaj shan. deliron i ziu. cfare tjeter mund te beje, qeveria e tij flet vetem per deshtime.

          4. paolo says:

            Saliu eshte i semure, dhe rende shume. Antishtet dhe Antidemokraci, e di fare mire sot se i ka te humbura zgjedhjet. Ndaj perpiqet me truqe te ruaje veten, po shqiptaret ja kane bere bene dhe ne 23 qershor do tia tregojne kete me voten e tyre per Rilindjen!!!

          5. Erisa says:

            I djegin Berishes arritjet e Rames, i djek ndryshimi qe i beri ai tiranes edhe akoma me shume i djeg idea se do te humb kunder nje lideri i cili adhurohet nga te rinj dhe shihet si nje shembull qe duhet ndjekur.

            nuk di te thote ndokush kam Berishen shembull udheheqesi te demokraci. Ska faj gjyshi, mosha ben te veten por ajo cka vlen per tu thene eshte se me Ramen ne krye, do te kemi nje Shqiperi te mire, te drejte dhe me pak te varfer.

          6. Fabi says:

            Edi Rama ne fakt eshte kryefjala e cdo Shqipetari qe shpreson qe ne kete vend do ndryshojne gjerat dhe qe cdo njeri prej nesh meriton me shume nga politika dhe saliu ka te drejte te shpresoje qe dhe ai do te Rilinde me 23 qershor ashtu sikurse do te rilinde dhe partia e tij.

          7. GERTI says:

            EDI RAMA KY NJERI VIZIONAR NUK KA SESI TE MOS JETE KRYEFALE DITE E CDO NJERIU E AQ ME TEPER SALIUT QE ENDERRON TE KETE VIZIONIN E RAMES NE QEVERISJE POR VULLNETIN E MIRE PER TE PUNUAR NUK E KA NDAJ DHE KA EDI RAMEN KRYEFJALEN E DITES SEPSE E ADMIRON PER GJITHE ATE QE AI ESHTE DHE KU I DIHET DHE SALIU KERKON TE RILINDE NE NJEFARE MENYRE.

        2. nita says:

          vullnetin qe ka Zoti rama te degjoj gjith keto vite sharjet e panumerta ndaj berishes vallai un e pergezoj!! un do kisha ber te njejten gje por rama per te miren e popullit as nuk merret fare me te thjesh merret me hallet e popullit

          ka vite qe lufton barbaret e babzitar berishian dhe tiranin sali

          po cka saliu se do e marri pergjigjen nga populli kesaj rralle!!

          te pakten ramen ke qe f ta degjosh se nuk merret me sali po me hallet e popullit!!!

      2. gertjan says:

        Deri me 23 qershor nuk kemi se cte bejme do durojme edhe ca pallavrat e Saliut i cili edhe vete e kupton se eshte i marrë fund.Le te llomotise per z.Rama deri diten e zgjedhjeve pasi me pas do heshte pergjithmone.

    2. dario says:

      Shqiperia ka nevoje per Edi Ramen, sepse vetem ai mund ta nxjerre nga rruga e rrenimit!

    3. gjyshja says:

      Kopjon cdo dite nga nje pike te programit Rilindje.Merret me z.Rama ne cdo fjalim tijin,nuk ka se cti premtoje me popullit,populli e ka humbur me kohe besimin tek kjo monster e cila nuk di te beje gje tjeter vecse te shpife te te vjedhe.

    4. gozhda says:

      Kete pune ka Saliu te pergojoje e sulmoje me kot opoziten e konkretisht z.Rama.Po e kupton edhe vete se po i rreshqet dheu nen kembe prandaj edhe eshte hedhur ne sulm.Por gjithsesi fundi i ketij plakushi eshte i pashmangshem.

    5. florenca says:

      EDI CFARE NJERZIT E SHKRET JAN PRO JUSH SE JU I KERCENONI DHE E DINI SE ATO JAN NE NE NEVOJE E LEKUT DHE JU OFRONI KARTMONEDHA PER TI MASHTRUAR…

      NUK KENI NDONJE NDRYSHIMIM NGA SALI BERISHA..
      DHE JU JENI HAJDUTA MADJE ME TE RRZIKSHM SE SALA ..

      ZHDUKUNI NGA KY POPULL QE E KENI QUAR NE KATASTROFE/

      FORCA RILINJDEEEEE

    6. gigi buffon says:

      Eshte i marrë fund,pallavrat e shpifjet e tij mbi z.Rama nuk e shpetojne Saliun nga marrja fund.Askush nuk indinjohet nga denglat qe keput kjo monstër,populli do e shporre njehere e mire me voten e lire.

    7. endi says:

      po kto jane gjera mese normale per Berishen…nuk ka cte thote kur del neper mitingje sepse genjeshtrat sja beson me njeri,bile nuk i beson me as ai vete,ndonje arritje te qeverise ska cte thote kshuqe e vetmja alternative qe i mbetet eshte te flase per Edi Ramen.

    8. shkodrani londer says:

      Monotoni te merzitshme thua ti besnik por ca thote nje pjese e mire e mbeshtetesve symbyllur e trulesh te saliut…. t gjith truleshet e saliut e besojne se ashtu eshte. Saliu di ku te beje fushate pasi e ka pergatitur terrenin… fushata e ps se nuk duhet te behet kunder saliut por kunder injorances qe saliu ka instalu ne nje pjes te mire te shqiptareve

    9. hasan says:

      Per fat te keq Shqiperia ka shume te çmendur si puna e ketij shpellari.

  2. e/ says:

    Kryeministri ne ikje nuk beson me as vete tek fjalet e tij.
    E di qe Edi Rama duhet te ishte aty prej 2009
    Dhe tani po e tregon me retoriken e tij te lodhur se nuk vlen me per asgje. Rama e ka te sigurt fitoren

  3. Linda says:

    Linda
    Percarja qe tenton te percoje ne komunitetet te ndryshme Berisha nuk po gjen terren,ky fakt vertetohet nga pritjet spekatakolare qe i kane bere Rilindjes ne te gjithe zonat e shqiperise

  4. afrim says:

    Mungesa e premtimeve te mbajtura dhe paniku qe e ka zene Berishen e ka detyruar detyruar ate qe kaseta e tije te filloje dhe mbaroje me emrin e zotit Rama.

  5. beni says:

    Pershendetje Xhovan nga Athina A.G.(f.b. friend).Me pelqeu,dhe padiskutim qe gjithe c’shkruan qendron. Por problemi eshte se ti e di me mire se une,pasi e ke hequr vete ne kurriz,qe Berisha nuk ka qene asnjehere me i mire se sot,dhe gjithmone (asnjehere),i ka fituar zgjedhjet me menyrat qe vetem ai di… Ne shkrimet e tua si dhe te kolegeve te tu aty duket sikur jeni te bindur ne humbjen e tij kesaj rradhe. Llafi juaj ne vesh te perendise sic themi ne… Me ka marre malli per lumin,kafen tek “22 Tetori”,dhe xhiron e darkes…Perqafime.

  6. Baba Tomorri says:

    Shkrim i mirë!Saliu me fjalet knder dhe te padenja kunder Rames,prodhon ne të vertet ngjitje te tij…E bën nga idjotsia qe e karakterizon ne formimin e tij intelektual,apo nga një “projekt”përcaktues në mungese të pergjegjësive qe rrjedhin nga gjendja e veshtire e vendit dhe mosmbajtja e premtimeve(Atomiket e pretenduar me karshillek,rruga e Arberit,autostrada Tirane-Kcove-Berat-tre urat;20 milion ullinjtë,arroret,borronicat dhe manaferrat nga Saranda ne Tropoje,etj)kjo mbetet per tu parë! Rama nuk eshte vrases dhe kjo cilesi dalluese e tmerron Saliun pasi ai dhe të tjere,si minjtë,ndjejnë termetin që po u vjen pas 23 qershorit!…Shkrimi fillon bukur me tipizimet që i janë etiketuar Saliut,në rradhe te parë.Pershembull:shpellar ka figurim të qarte tani vetem Berishën dhe klanin e tij obskurantist ne PD!Mund te shtjellohej shpellarizmi i Berishes qe kerkon ta spostoje nga vetja kete emertim brilant qe vjen pikerisht nga Berati,ku Shyti është qytetar i tij!
    Por para këtij emertimi bust me fekale ngritur qe i kane bërë beratasit Berishes,kujtojme se ka qënë një tjeter fjale tipizuese per Berishen dhe shpellaret e tij! Deputetin e dikurshem,sot kryetar Bashkie i Beratit,Fadil Nasufin,e orjentuan natyrshëm të sulmonte ne parlament Berishën dhe ata qe rrinin pranë tij e qe ne ato vite kishin marrë në dorë urën e zjarrit dhe po digjnin dhe shkaterronin gjithshka të shqiptarëve,gjer dhe pemët…Dhe ideologjia naziskine e Berishës dukej(sot ndihet dhimbshëm) nuk ishte ideologji demokratiko-liberale! Nasufin e keshilluan qytetaret e Beratit te ngrihet në parlament dhe me forcë te thosh se”Saliu dhe PD,për ideologji kanë vetem HAJDARIZMIN!Dhe e tha Nasufi duke shkaktuar ne parlament gjurulldi te Saliut dhe hajdareve te tij shkaterrimtarë!Une e mbaj mend ate seance sa zemerimtare aq dhe me humor!Terbimit te Saliut i vjen ne ndihme deputeti Baleta qe tha se ideologjia e PS eshtë Nasufizmi!…Dhe acarimi arriti kulme!Beratasit qe ne fillim si stacion meteorologjik i vertet i demokracise,kishin parë edhe HAJDARIZMIN e sotëm të Berishes dhe PD!Saliu nuk ktheu rruge nga qytetaria,por eci me tej gjer me vrasje!Beratasit e emertuan brilantisht shpellar!Ai vazhdoi dhe uzurpoi gjithe pushtetet,vodhi voten,dogji kutite?Mori tjeter epitet,me të ashprin e te ashperve duke e diferencuar perfundimisht nga malesoret e vertet.Beratasit dhe gjithe Nahija në Tomorr e quajti MALOKAR!Dhe komentet ne blogje shperthyen duke e quajtur epitet kulminant dhe teper real mbi Berishën!Ai e di mirë kete por nuk ndalet dhe sulmon Ramën!Pas 23 qershorit Malokari Sali do perballet me drejtesine ku beratasit dhe gjithe Nahija nen Tomorr ka dhene kontribut modest!

  7. Vlonjati 1 says:

    Saliu perdor fjalor tipik komunisto – fashist. Jam kurioz si do ta etiketoje Edi Ramen ne Tropojen e tij te dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje