Fushata e Fred Pezës

8 Qershor 2013, 18:15Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

 

Kur në kulmin e karrierës së tij mediatike Alfred Peza mori vendimin të tërhiqet nga gazetaria për t’u bërë politikan, reagimet ishin të ndryshme dhe të pritshme. Të jesh një njeri i suksesshëm e sidomos të jesh gazetar elitar, është një arsye e mirë për të shqyrtuar dhembshurisht një kthesë të tillë, të beftë e të fortë në karrierë. Pati ndërtuar me shumë punë e vështirësi një sukses, një model të veçantë mediatik, që sot është padyshim imazh i një krenarie. Por i ka kthyer shpinën. Të braktisësh gazetarinë për të hyrë në politikë, që është një terren i ndotur, me baltë e zhul, është një sfidë e dyfishtë. E para, të shpërfillësh inercinë e fortë të ndryshimit të beftë të prioriteteve, nga gazetari në politikë, e dyta, të synosh të ndryshosh perceptimet publike; perceptimet publike për cilësinë, moralin, misionin dhe vizionin e politikës te ne.

Te ne është i qartë ky perceptim. Pyetjet – Ç’do të thotë të hysh e të jesh në politikë? Ç’mision ka ajo? Ç’do të thotë të jesh politikan? – Mbartin vetiu përgjigjet brenda tyre. Duke filluar me të fundit, të jesh politikan tranzicioni në Shqipëri, pikë së pari do të thotë të jesh i preferuar i liderit. Të hysh në politikë duhet të kalosh në këtë filtër. Kjo është një rutinë banale, por e pushtetshme. Të hysh në politikë, do të thotë të kultivosh ambicien e pasjes, sepse politika te ne kultivon vetiu ndjesinë e babëzisë. Duke shërbyer si një mjet pasurimi, abuzimi, përvetësimi, politika ka qenë dhe vazhdon të jetë si një lavire këmbëhapur e dashamirëse për të gjithë ata që hynin në të, pavarësisht si. Kjo shpjegon se përse ne qeverisemi nga politikanë të pasur, me fytyra të buhavitura nga tepria e yndyrave dhe ndërgjegje të vrara nga mëkatet. Nuk ka politikan të varfër në Shqipëri. Të gjithë janë të nxirë dhe të fryrë në kufijtë e bollëkut dhe tejngopjes. Prandaj thuhet se politika është biznes privat i dashnorëve të një haremi. Dashnorët quhen politikanë, jo sepse bëjnë politikë, por sepse janë ata që e kanë kthyer politikën, si thuhet, në një kurvë. Dhe qytetarët janë të varfër, pikërisht sepse këta janë të pasur.

A mund të gjendet një politikan i tranzicionit në Shqipëri, që të ketë vizionin tej propagandës poshtëruese të premtimeve që nuk mbahen kurrë. Vështirë! Kush mund të përfytyrojë një fytyrë pushtetari si emblemë të ndershmërisë? Sikur të sjellim në mend figurat bardhë e zi të liderëve të së shkuarës, çfarë do të kemi si në një rrotullim filmik? Përfytyrimin e vrazhdë se tranzicioni polli modelin e shëmtuar të politikanëve si Nano, Meta e Berisha, që thënë me dy fjalë çfarë bënë? Shpërfytyruan nocionin e shtetit, duke shndërruar natyrën e tij shoqërore, nga një vullnet publik në shërbim të publikut, në një vullnet privat në shërbim të vetvetes. Apo, prerja fatale e karaktereve të tyre, orientimi dhe qasja e tyre, e organizuar mirë e vullnetshëm drejt shkatërrimit, pra njëherësh drejt përfitimit personal, të gjitha këto janë ato që pollën tranzicionin më barbar të një barbarie dhe babëzie të pandodhur kurrë më parë në Europë? Kush mund ta thotë?!

Një gënjeshtër që thuhet shumë herë, edhe nëse nuk besohet, pranohet. Meqenëse përsëritja turbullon njerëzit, kjo është arsyeja pse shndërrohet shpejt në një shantazh psikologjik. Fuqinë e përsëritjes e kanë mësuar mirë ta përdorin si fre kalorësit e mazhorancës. Kush është qëllimi? Të bëjnë papushim demagogji për arritje të paqena. Të bindin njerëzit e uritur se uria nuk ekziston. Ta fusin popullin e matufepsur nga hallet në një hutim kombëtar. Dhe ia kanë dalë. Mbas 8 vitesh në pushtet, mbas një axhende politike të tmerrshme, mashtrimesh e perversitetesh, ende ka njerëz të mbetur në një gropë të pashpresë iluzioni, që u falin edhe verbërinë atyre që u shuan dritën. Duke i ndjekur pas. Duke i besuar. Duke ngrënë me lugën bosh.

RILINDJES së opozitës, pikë së pari i duhet të luftojë me këtë iluzion, sa kohë varfëria dhe pikëllimi njerëzor janë aleatë të pushtetit. Të luftosh me iluzionin do të thotë të kërkosh t’u ndryshosh perceptimin njerëzve që harrojnë dhe që mungesa e shpresës u ka mjegulluar trurin. Nuk është e lehtë! Çfarë ndodh për pasojë? Humbja e shpresës do t’i paraprijë dhe po i paraprin humbjes së besimit. Për rrjedhojë, RILINDJA që ofron opozita duhet të orientohet pikërisht në këtë gjë. Të ndihmojë njerëzit të fillojnë të kuptojnë realitetin. Të besojnë programin e saj. Përkundër përrallave të gjyshit me antiplumb dhe përmezore, që gënjen ditë edhe natë, të gjallët e të vdekurit, spiunët, të papunët të mjerët, gjithkënd, opozita duhet të fillojë që tani të pastrojë ndotjen e moralit, duke dëshmuar konkretisht, moral të ri dhe vullnet të ri për politikën.

Të kthehemi tek Alfred Peza, kandidat i Rilindjes. Ish-moderatori i televizionit, është në fushatë, në terren, në përkushtim, si një politikan gazetar. Çfarë ka të veçantë fushata e tij, dhe pse ky është modeli që mund të rifitojë vëmendjen, besimin e njerëzve? Thjesht, Peza frymëzon duke krijuar simbole! Përkundër zhuzhurisë dhe supës së thartuar të premtimeve, përkundër fjalimeve të përsëritura e të neveritshme të politikanëve me kollare lart e poshtë, në zonën e Peqinit, kandidati gazetar i Rilindjes është duke krijuar fasadën e parë të mirëbesimit publik. Çdo të thotë kjo? Në strategjinë e tij krijuese, peqinasit janë duke parë, ndoshta për herë të parë, qasjen morale të një njeriu që pasion, vizion dhe mision të vetin ka krijimin e një perceptimi të ri për qasjen publike të shtetit. Aty ku ndërtoi shtëpinë e një familjeje të mbetur nën qiell të hapur nga zjarri, qëllimi nuk ishte propaganda, por mesazhi. Sinjali se politikani gazetar është në këtë betejë jo për të premtuar se njerëzit do të strehohen sakaq me shkopin magjik, por është në këtë betejë për të premtuar se Rilindja do të sjellë me vete besimin, shpresën dhe dëshirën për të vazhduar, paralajmëron një risi. Risinë se më në fund ky vend do të ketë shtet, dhe jo vetëm shtet, por një shtet publik që do t’u shërbejë të gjithëve.

Veçoria e fushatës së Pezës është pragmatizmi, si një prirje që u interferon ideve të personave që hyjnë në politikë, për të bërë politikë dhe për të pastruar politikën. Listës së gjatë të premtimeve perverse të pushtetit në rënie, Peza u ka kundërvënë modestisht vullnetin e pamposhtur për të provuar të kundërtën me një sërë veprash simbolike që ndihmojnë komunitetin e Peqinit të ketë besimin e ndryshimit. Pa buxhet, pa mbështetje, pa sponsorë, pa biznese mbështetëse të qeverisë, në Peqin, Rilindja megjithatë ka filluar. Në çdo kohë, me mbështetjen e njerëzve që dashurojnë të bukurën dhe duan vizionin, dhe në çdo vend, diçka ndërtohet, dhurohet, afrohet. Një ujësjellës, një karrige invalidësh, një qendër shëndetësore, një drekë me zonja fshatare që gjithë jetën e tyre nuk kanë hyrë kurrë në një restorant, një fushë futbolli, një ambicie sportive etj., etj., nuk janë zgjidhje të problemeve, por premtime që i bën realitet vetëm një mision dhe një vizion i qartë. Problemet e komunitetit, me ndihmën e komunitetit, politikani gazetar i shndërron në ide. Të dyja palët, ai dhe komuniteti, duke përveshur mëngët, idetë i shndërrojnë në realitet. Është mrekulli të shohësh të vërtetën të flasë me këtë gjuhë… Pa fjalë, pa eufori, pa fyttharje. Është e adhurueshme të shikosh se sa thjesht mund të ndikosh në mendjen e njerëzve, të cilët bëhen më të vullnetshëm tek shohin mrekullitë që sjell vullneti i një njeriu që di të përfaqësojë. Të duash është fuqia e parë, thotë Viktor Hygo. Pastaj vjen besimi. Kjo është motoja e fushatës që Peza bën në Peqin. Rreth tij gjenden njerëz që duan dhe që e duan. Kjo është rutina pozitive, që ai ka krijuar me shembullin e modestisë së tij dhe të këmbënguljes. Kjo është filozofia, që ai ka krijuar dhe po e shndërron në materie. Që të ndryshosh perceptimin e njerëzve, mjafton të krijosh një rutinë të tillë pozitive me shembullin, ndershmërinë dhe vlerat që ke.

 

50 komente në “Fushata e Fred Pezës”

  1. Renato says:

    i duhet kjo politikes Shqipetare, njerez si Peza qe angazhohen me zemer ne fushate. Nuk e ben per karrier, tashme e ka nje te tille.Eshte pjese e rendesishme e skuadres se Rilindjes e cila po perpiqet te krijoj ate imazhine ri te politikes, e cila fokusohet tek pastertia dhe positiviteti.

    Perkundrazi, Berisha i meshon negativitetit dhe vazhdon me vrazhdesine me te cilet elektorati esht lodhur.

    1. Daniel1 says:

      Alfredi eshte nje nga ata pak gazetare te Shqiperise qe mund te krenohet me punen e tij sepse ka qenduar perhere stoik bindjeve te tija dhe nuk eshte lekundur asnjehere. Madje shume kush i mban mend shume mire reagimet e tija kunder atij qe sot eshte kryetari i partise ku vete Peza aderon. Kjo tregone se ai eshte nje nga ata persona qe mban qendrime personale dhe nuk lepiet pas kryetarit….

      1. Luan says:

        Pjesmarrja e Alfred Pezes ne programin e Rilindjes ishte nje nder

        levizjet me te mira qe beri Rama dhe skuadra e PS.

        Eshte shembulli i nje perfaqesuesi te njerezve te Peqinit ne plot

        kuptimin e fjales dhe jo thjesht nje kandidat per deputet.

        Keshtu sillet Rilindja e vertet, me ndryshime dhe risi e me nje

        skuader e cila premton ndryshim.

        1. klodi says:

          Ne Shqiperi dyshohet gjithmone se te gjithe ata qe merren me politike do perfundojne ose si Sali Berisha, ose si veglat e ketij te fundit, Gert ziu me shoket, qe nuk jane me as burra e as gra, po vetem marioneta. Nuk ndodh kurrsesi e njejta gje tek PS, ku nje ekip serioz synon te coje perpara vendin!

          1. mariza says:

            Me pelqen kjo zgjedhje e Rames, sepse ndryshe nga Berisha, qe e ka pasuruar listen me mbeturina komuniste e me copa maskarenjsh qe nuk duhet te ishin ne politike, Rama ka zgjedhur modelin emancipues, duke perfshire profesioniste te vertete per te cilet perfshirja eshte nje zgjedhje normale dhe logjike, jo nje menyre per te marre mandate qe Medirat e Xhuvelet i duan per te mbetur jashte burgut!

            1. oliver says:

              Fred Peza eshte nje njeri i suksesshem qe i futet politikes. Ne cdo vend te botes do te meritonte mbeshtetje per kete. Nuk e shoh pse te mos ta kete edhe ketu, fundja nuk jemi te gjithe berishe te semure, po njerez me logjike. Urime dhe suksese!!!

              1. henry says:

                Po peqinin e keni te kuq mo kot lodheni qe beni fushate, kot punoni ju se ka punuar saliu aq shume per ju sa se keni iden dmth ka 8 vjet qe punon per PS qe ne keto zgjedhje i gjithe populli te votoje per PS.

              2. pjeshka says:

                Fushate e mrekullueshme, fushate shembullore, fushate tipike e nje fushate te mire e jo si fushata e saliut qe mundohet vetem te marre e te hedhe balt mbi kundershtaret e tij politik.
                Ky eshte shembulli me i keq qe mund te merret per nje fushate po fundja kryeministri me i keq po e ndjek kshuqe nuk eshte ndonje cudi e madhe

            2. vladi says:

              Rama di te zgjedhe njerezit qe i duhen vendit. Dhe ka nje ekip te shkelqyer kete here, qe premton shume per te ardhmen e vendit. Per kete arsye do votoj Rilindjen!!!

            3. akz says:

              Na duhen njerez te mire, dhe jo maskarenj qe nuk merren vesh me ke jane. Peza ka qene gazetar i mire, mendoj se do jete deputet i mire. Rama po ben nje fushate shembullore dhe mendoj se do i fitoje bindshem keto zgjedhje!

            4. herta says:

              Fushata e PS eshte e mrekullueshme sidomos fushata e disa prej tyre qe eshte si me te spikaturat eshte po aq e mrekullueshme dhe pavaresisht presioneve e sulmeve te saliut e te bandave te tij nuk po ndalet dhe perkundrazio po hecen me mire akoma.

            5. poli says:

              Fushata ne fakt tregon

            6. poli says:

              Fushata ne fakt tregon se eshte nje frym e papare pozitive per clirimin e shqiperise nga diktatori sali e te gjithe njerezit po kontribuopjn me sa kane mundesi pavaresisht presioneve te saliut e te rrugaceve te tij.Rilindja eshte e pandalshme.

            7. Lindi says:

              Alfred por dhe cdo pjestar tjeter i skuadres se Rilindjes kane bere shume per arritjen e nje standarti te ri e te berit fushate ashtu sikurse dhe nje program qe ka shume rendesi ne zhvillimin e vendit dhe ne daljen nga rrenimi ekonomik.

            8. Andrea says:

              Peza eshte nje personalitet i vertete,populli e do dhe e respekton
              ka bere mjaft denoncime te rasteve flagrante te kapura ne aferat e berishes dhe jemi te gjithe te bindur se edhe si deputet do beje shume per popullinn
              ne besojme tek skuadra e rilindjes,ne votojme nr29

          2. Berti says:

            Nje iniciativ shume e mire kjo si nga vete alfred Peza ashtu edhe

            nga skuadra e Rilindjes dhe Rames. Vertet ka njerez te mire qe duan

            te bejne gjera te mira,por jo gjithmone e gjejn mbeshtetjen tek nje

            parti ndaj merita i takon te dy paleve.

          3. Elma says:

            Fushata e Pezes ka qene nje sukses i vertete per PS-ne nje fushate qe premton per neser nga nje njeri me deshire dhe vullnet per te bere ndryshimin dhe per te realizur cdo pjese te prograamit qe i duhet ketij vendi.

          4. Fabi says:

            Alfred Peza po ben nje fushate shume pozitive dhe kjo ne fakt eshte per tu mare shembull nga te gjithe kandidatet e tjere per deputet, une mendoj se Peza do ti perfaqesoje me se mire interesat e atyre qytetareve ne parlament.

          5. Esmi says:

            Jemi te bindur qe deputete si Peza do te bejne me te miren e tyre per ti dhene qytetareve te gjithe politikat qe ata meritojne te marin nga shteti dhe nje vend ku te gjithe te kemi deshire te punojme dhe jetojme por mbi te gjitha dhe te kemi vende pune per tu punesuar.

        2. lini says:

          Dhe jo vetem fushata e fredit po e gjithe fushata e PS eshte super, eshte nje fushate model qe nuk eshte pare ndonjehere ne shqiperi dhe ne vende te tjera. Po ta nisim nga fushata eshte e sigurt qe PS eshte fituese te heqesh saliun dmth hajdutin do te thot te clirosh shqiperine nga ky rregjim diktatorial.

      2. ypplala says:

        Rilindja eshte shprese, gjithmone e me shume e gjithmone e me larg. Shqiptaret me ne fund kane nje mundesi dhe duan ta rrokin fort ate, per te mundur te ngrihemi te gjithe bashke ne kembe. Ndaj bravo Pezes per nismen dhe bravo Rames per fushaten model qe po ben. Duket se nje fillim i ri eshte i mundshem dhe shume i afert. Ne 23 qershor…

    2. Daniel1 says:

      Alfredi eshte nje nga ata pak gazetare te Shqiperise qe mund te krenohet me punen e tij sepse ka qenduar perhere stoik bindjeve te tija dhe nuk eshte lekundur asnjehere. Madje shume kush i mban mend shume mire reagimet e tija kunder atij qe sot eshte kryetari i partise ku vete Peza aderon. Kjo tregone se ai eshte nje nga ata persona qe mban qendrime personale dhe nuk lepiet pas kryetarit.

    3. Daniel2 says:

      Shumekush mund te thote qe pse u be pjese e PS kur ai ka pasur diversione me te po zgjidhja eshte shume e thjeshte ai beson ne kete projekt dhe per kete arsye ai e beri veten pjese te ketij projekti duke hequr dore nga profesioni i tij i gazetarit dhe te jeni te sigurt qe Peza kishte me shume fitime si gazetar se sa si deputet qe mund te jete neser.

    4. Daniel3 says:

      Prandaj une mendoj se njerez te tille i duhen politikes shqiptare qe te ngrihet ne nivelin e politikaneve europian.

      Bravo Z. Peza per zgjedhjen e guximshme qe keni bere dhe urime ne detyren tuaj te re si deputet i parlamentit te ardhshem.

    5. klajdi says:

      Fred Peza eshte ajo qe i ka munguar Peqinit.

      Me ne fund nje gazetar elitar i cili le profesionin per t’ju dedikuar

      njerezve dhe nevojave te tyre.

    6. Xhulio says:

      Alfred Peza do sjelle rilindjen ne qytetin e Peqinit, rilindje e cila ka munguar per 8 vjet! I uroj fat zotit Peza! Qyteti i Peqinit nuk do e votoje me rrugen e renimit te Saliut!

    7. enia says:

      alfred peza nje person me vlera , serioz , i perkushtuar ne punen qe ben .. individe qe tashme i duhen Shqiperise … Mjaft me me mashtrues e genjeshtra qe na kane lodh 1 ajo qe na duhet tani gjithe Shqiperise po ashtu dhe Peqint njerez te perkushtuar per ta nxjerre vendin nga situata e perfshire

    8. ania says:

      Nje individ pozitiv , me deshire per te punuar .. eshte per tu vleresuar kontributi qe ka dhene ne gazetarine shqiptare per seriozitetin dhe deshiren per te sjelle fryme te re dhe ndryshime reale, te bindur qe ka per ta ber kete dhe ne politike tashme !

    9. jana says:

      fushata qe po ben Alfred Peza ne Peqin eshte nje fushate per tu marre

      shembull .. perkushim max .. ulja gjunje me gjunje me qytetatet e Peqit

      … ai realisht e do kete popull dhe punen qe ai ben .. ka besim se ka

      per te arritur objektivat e veta e premtimet e bera .. i gjithe populli

      i peqinit beson .. ashtu si gjithe shqiptaret besojne ne # Rilindje

    10. gena says:

      bravo zoti peza po beni nje pune te shkelqyer , gjithmon keni bere vepra te mira dhe patjeter qe keni merita te plota per te qene pjese e rilindjes, keni patur nje karrier te mrekullueshme ne gazetari dhe si politikan do ta keni, njerzit kan besim te ju

    11. redo says:

      kemi nevoje per njerez me vullnet e pasion per punen si ju zoti peza ndaj jemi te sigurt dhe per voten qe do ju japim, reflektoni miresi urime

    12. ilia says:

      e vetmja gje qe duhet te bejme ne rastin e Pezes eshte at falenderojme qe

      eshte pjese e skuadres se fitores ..individe qe pervishen punes na duhen

      tani ne gjiteh Shqiperine . jemi te lodhur nga figurat e kollarrisura e

      duke na dhene premtime pa jete !! duhen persona qe dalin dere me dere

      per te kuptuar problematikat qe shqetesojne qytetaret e peqinit dhe

      jo vetem !!

    13. beni says:

      jeni i papare zoti peza po beni nje pune per tu admiruar, gjithe peza eshte me ju, ne jemi me ju, keni nje mbeshtetje te plote nga ana jone se ju e meritoni mbestetjen tone rilindje

    14. veri says:

      njerez si peza i duhen politikes shqiptare, me vizion dhe nje bagazhd e eksperienc , me ide dhe rilindja vjen me lehte me njerz te tille , zoti peza do ta rilind pezen

  2. Ergys says:

    Alfred Peza ka per te qen nje politikan i sukses’shem si nje gazetar i elitar,me hyrjen e tij ne politik ka ber dhe fushaten me domethense ju ka dhen nje leksion te mir politikanve,une personalisht nuk e njoh po ndihmen qe i ka dhen familjes Xhevahir Kalotit me ndertimin e shtepis se re,ka len shum mbresa dhe respekt qoft dhe per ne qe nepermjet fotove te rjetit social e kemi ndjekur dhe par.SRKSESE z PEZA dhe shum Rrspekt per JU.

  3. Erion says:

    Fushata e Pezes eshte vertet nje risi ne menyren e te berurit politik ne Shqiperi.

    Peqini ka nevoj per dike si Peza i cili e ka te qarte programin e tij sa i takon krijimit te mundesive te punesimit dhe fokusin tek monumentet e
    qytetit.

    Per me teper eshte nje nder te paret qe ka shprehur edhe rendesin e sportit dhe nevojes te zhvillimit te tij.

    Bravo skuadra e Rilindjes, po i provon Shqipersi se politika nuk eshte gjithmone e piset dhe ata qe duan e sjellin vertet ndryshimin.

  4. Shadow says:

    Alfred Peza po kryen nje fushate e cila nuk eshte pare kurre me pare! Rinia peqinase eshte e motivuar nga Fredi dhe kjo ndihet nga fryma qe eshte shperndare ne te gjithe qytetin!

  5. mili says:

    Gazetari Peza do te nderoje partine socialiste me preszencene e tiije ,ai vjen pas nje karriere te shkeqyer ne media dhe do ta percoje edhe si deputet i parlamentit te ardhshem

  6. anjola says:

    anjola
    Ndryshe nga kandidati i tije ekstermist DASHI,z.peza po zhvillon nje fushate shume te moderuar ashtu si edhe vete fushata e rilindjes

  7. ascona says:

    ascona
    Te ndihmosh njerezit eshte hynore secili duhet ta tregoje kete ne menyra te ndrsyshme,mjafton te kesh deshiren e mire dhe mund te gjesh mundesite per te ndihmuar kedo.
    mendoj se Peza dhe programi i rilindjes e pasqyrojne me se miri kete gje

  8. valoni says:

    valoni
    Ne jemii intoksikuar nga thirrjet dhe mashtrimet e Berishes ne gjithe keto vite dhe na vjen cudi kur moderatore te njohur vazhdojne te japin kontributin e cmuar ne politike

  9. Driloni says:

    Driloni
    Peqini eshte peng i Berishes ,pa rruge pa drita me sportin imazhi i te cilit eshte prishur nga Dashi qe si halabak shkon me pistolete ne stadium dhe e dergoje ekipin e tije ne kategorine e tije
    sigurishte qe edhe dashi do te jete e kat II pas 23 qershorit

  10. VERONIKA says:

    A.Peza gazetari elitare ?????
    Do i ngreme dhe bustin ,si familje do ja ngreme …Mero ti je “diversant”…elite Peza …kasta ,pinjoll i kastes jam dakort ,por nga elita eshte larg 47 breza .
    Po ben fushate pragmatiste ????
    Ke shume te drejte …eshte biri kopil i LSI -se .
    Cdo te thote te jesh nje politikan ?????
    Kto pyetje evito te mi besh ,sepse kam difektin qe nuk rri dot pa folur
    Artan a e di si thone per politiken ??? E di ti e di ,e pra ky eshte politikani .
    Po ju blogistat represhist te rilindjes ,kini pak fantazine e vendosjes se ndonje emri pak ndryshe,ose me mire ik bejeni fushaten prrrrrrrragmatiste me Pezen prrrrrrragmatist ….Artan eshte prrrrrrragmatist dhe nga biografia shoku Peza
    Hahahahahah MERO e ke ber gazeten si kendi i emulacionit …gjysmen per Ilir Meten dhe gjysmen me kta prrrrrrrrrragmatistet idiot komentues dhe kantidat !

    1. Skender says:

      Veronika ka te drejte, 40 komente pozitive si bresheri dallohet qarte se nuk jane rastesore. 40 komente brenda nje ore me zor ka ndonje lajm bombe, ndersa ky artikull eshte botuar nje here kete jave (me duket se tek gazeta Shqip).

    2. Tom says:

      x VERONIKEN
      Ne pergjithesi komentet e tua me pelqejne.Ky aktuali jo plotesisht, ose me sakte nuk e kuptoj ..eshte nje koment me teper fizollogjik….do te me pelqente te ishte konkret…pra thuaj me troc…psh: Alfred Peza ka keto te meta …edhe numuroj….tek e tek.Kur thua pinjoll i kastes…nuk mendon qe eshte njelloj si lufta e klasave …dmth shikohej biografia..
      me kupton VERONIKA …ku e kam fjalen.Une keshtu e mendoj edhe keshtu po e them…natyrisht..une nuk kam intelektin tend..kam limitet e mija…
      me respekte.
      TOM

  11. wendy says:

    PS ka bere zgjidhjen e duhur me z Alfred Peza.Jo vetem qe eshte nje njeri i mrekullueshem ( e njoh personalisht),por dhe ka vizion dhe deshiren e duhur per ta pare Shqiperine aty ku e meriton te jete. I uroj me gjithe zemer suksese ( sepse fitorja eshte e sigurt)..dhe Rilindjes ta derrmoje rende bacen Sale ne 23 Qershor.

  12. dija says:

    Te gjitha fjalet me te mira i kane thene parafolesit..une bashkohem me ta…Alfred Peza je YLL..Suksese te metejshme!!

  13. ali says:

    Z.Peza,te pershendes !!!. Lexoj komentet rreth teje dhe gezohem per fjalet e mira qe thuhen ne adresen tende.

    Me gezoi pamase qe prezantimin para elektoratit te Peqinit e beri profesori im i nderuar ndaj te cilit ruaj

    kujtimet me te mira, Profesor Servet Pullumbi. Ky eshte per ty nje vleresim i jashtzakonshen,qe nje personalit

    i tille si profesor SERVETI ,te prezantoi para elektoratit peqinas,megjithse djali i atij qyteti dhe rjedh nga nje

    familje patriote dhe besnike ndaj idealeve te se majtes . Por kam edhe nje keshille: ” te mos u rritet mendja”.

    E them kete sepse kjo eshte semundja e gjithe shqiptareve. Sapo hypin ne kale ,sic po ndodh me don Kishotin

    e Vicidolit,nuk duan te zbresin me,vecse me ”kopan”,per mos perdorur ndonje term tjeter.

  14. beso says:

    kur me tha dikush para ca ohesh qe A.Peza ka qene artilier k/a,mu kujtua si fytyre.Ne fakt ne vitet e shkolles(jam me i vogel)nuk mbaj mend te shkruante,se padyshim qe do ta njihja.Surprize e madhe per mua sesi A.Peza u be gazetar ose thene ndryshe,i suksesshem ne media.Meqe ky artikull vjen brenda javes,pas nje artikulli interesant ne nje gazete italiane mbi protagonizmin direkt te gazetareve ne politike dhe falimentin gati total te tyre ne kete fushe,mendova se autori do ta kishte perdorur si leitmotiv,por ne fakt ka shkruar jashte ketij konteksti.Ok,sipas artikullit ne gazeten italiane,qe mund te jete”La Repubblica”ose”Corriere.d.Sera”,s’e mbaj mend,disa njerez te mediave iu futen politikes dhe brenda pak kohe e abandonuan ate per t’iu rikthyer zanatit te tyre.Ca u bene deputet ne parlamentin italian,ca te tjere ne Parlamentin evropian,ca keshilltare e ndonje minister.Mendoj qe kjo do ngjase per A.Pezen,nese ai ka qene vertet i suksesshem ne media,pasi media nuk eshte aq e merzitshme dhe monotone sa politika.Nuk i zgjidh dot hallet e popullit deputeti,mos te behemi qesharake.Ku ekziston ai ligj i sanksionuar qe deputeti te zhvilloje zonen e tij elektorale,me çfare fuqie ekzekutive?Detyra baze e deputetit eshte te jete zeri i banoreve te zones elektorale ne parlament,por kjo vetem ne nivel”zeri”dhe jo ne kuadrin e investimeve direkte;gjithmone po ta shohesh ne kuadrin ligjor,pastaj sesi deputetet premtojne rruge me asfalt,ura,pularira dhe rrobaqepesira,kjo eshte gjelle qe nuk preferoj t’i marr ere.Per keto gjera te hollesishme eshte pushteti lokal,i cili duhet te marre vleren qe i takon.

  15. Tomorri says:

    Alfred Peza te poershendes nga Italia.
    Nuk jam Peqinas por kur degjoj dhe shikoj se aty ka shkuare nje person si puina juaj dhe i thote atij populli te verteten dhe po transmeton imazhe se edhe Pqeini do te rilinde, me behet shume qejfi dhe nuk kam mundesi dhe nuk gjej dote fjale te te pershendes,megjithate deshirat e mija ty te vijne çdo dite ne veshe se kallauzi im eshte shume besnik dhe shume i mire per ate qe ju keni vendosur te beni dhe do do ta arrini pa tjeter.
    Popullit i ka shkuare thika ne zemer por kete nuk e shikojne ata qe rrjedhin nga injoranca dhe varferia e skajshme se tani jane pere kapitaliste dhe nuk dine fare se nga vijne por dine te zhvasin sa me shume djerse fukarai .Ti Alfred nuk e ben dote kete se te njoh mire deri tek gjyshi dhe stregjyshi bile shume here me gjtshin tend shume te nderuare kam pire raki te cilen ma servirte ai thjeshte nga qejfi dhe me pelqente si djale atehere ne rinine time.
    Jo per katveria por per realitet duhet me argumenta dhe sjellje dinjitoze peqinasi te bindet se Dash Sula eshte thjeshte nje karagjoz e them kete se vetem veprime te tilla kemi pare nga ai dhe me e keqa eshte se vazhdon akoma.Nje tjter ne vendin e tij duhet te perulesh para teje dhe te thoshte me fal ,dua seriozishte te ndihmoje se juve njiheni mjafte mire ne treven tuaj ku une kam lidhur jeten time.I lus Zotit qe te te shoh ne karrigen e deputetit te popullit se shpresoj pastaj te mund te degjoj dhe shikoj nje problematike apo nje qarje halli per ate popull dhe ate komb te shumevuajtur dhe sunduare barbarishte nga kreminelet qe sdine gje tjeter por perpara kane vetem nje alternative ate te vjedhjes dhe shitjes se pasurise se popullit.
    Do kthehem ne shqiperi dhe do te takoj por deshiroj te takohemi une si popull dhe ti si deputet i popullit. PERSHENDETJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje