Ditë qershori në vitin 2029

9 Qershor 2013, 21:37Blog TEMA
Ditë qershori në vitin 2029

Nga Pëllumb Kulla

 

Japonezët nuk duan ta dinë kush-me-kë përplaset për pushtet në  vendin e shqipeve. Nuk dërgojnë vëzhgues, nuk kanë interesa, nuk paguhen nga qeveria shqiptare, nuk i njohin dy anët dhe vetvetiu nuk mbajnë asnjërën prej tyre.

Megjithatë ata nuk lenë pa mbajtur shënim çfarë bën vaki mbi sheshet e kësaj bote.

U mrekullova nga një kampion i teknologjisë, që japonët duarartë po futin në treg në vitet që vijnë e që unë e hasa në një ekspozitë marramendese, në vizitën e shkurtër në Tokio, teksa erëra të nxehta elektorale fshikullojnë këto ditë në Shqipëri.

Ajo që pashë, ishte një ëndërr…  Le të zgjohesh sa të duash, prapë në ëndërr mbetesh! Ishte një lloj makine kompjuterike me një stampë ku shkruhej Miyako Monozukuri… Kish edhe disa gërma e shenja të tjera, që nuk i shënova dot. Një mrekulli! Themi ne, që janë përpara gjermanët, kinezët, amerikanët, por në atë ekspozitë bëheshe qesharak ta zije në gojë këtë. Sapo u njoha me makinën, në tre ditët më pas, nuk iu ndava.

Ishte një aparaturë që merrte dhe përpunonte miliarda e miliarda të dhëna, emra, shenja… Interpretonte zhvillime, tendenca, rezultate dhe shpesh fuste koeficiente të papriturash dhe ja, mrekullia: të jepte në pëllëmbë të dorës historinë e botës dhe të shteteve të veçantë, deri në gjashtëmbëdhjetë vjet avancë! Të dukej se befas të jepej të shijoje të pamundurën. Këta japonezët famëmëdhenj nuk të thërrisnin aty të testoje shpikjen… Jo-jo, ishe ti që testoheshe nëse mund ta mbaje peshën e ngjarjeve që vijnë, nëse e duroje dot, apo përfundoje i goditur, sikurse jam tani edhe unë, nga këto që po matem të rrëfej.

Nuk po ndalem, se cila aventurë më shpuri dhe si u gjenda atje. Më lejoni veç t’ju tregoj se ç’pashë.

Natyrisht u përqendrova te vendi që më interesonte dhe e gradova kërkimin në të gjashtëmbëdhjetin vit që këtej në terrenin tonë të 2029-ës. Pashë foto fantastike, njerëz që njoh, por këtë herë më të vjetër, dhe që unë vetë ndoshta atëherë do të kem mbyllur sytë e nuk do arrij t’i shoh ashtu. Ishte një si paradhënie, si biçim privilegji, që më bëri ajo aparaturë japoneze që rend e rend përpara në kohë. Pashë video lloj-lloj, pamje qytetesh, me ca ndryshime natyrisht, ura, rrugë të reja (bile edhe ndonjë inaugurim të tyre, herë herë). Pashë mbledhje të parlamentit. Më zuri syri dhe Fahri Balliun mes deputetëve. Më së fundi, Fahrikja! … Parlamenti mblidhej në atë ndërtesën që mblidhet sot, vetëm se e lyer ndryshe. Gazeta elektronike me tituj të mëdhenj të jepnin idenë e ndryshimeve. Vetëm në majë të pushtetit nuk kish ndryshim. Qeverinë e kishte ende Partia Demokratike… Dhe aty nënvizohej se qëkur lideri i saj i atëhershëm vodhi votat më 2009, pushteti nuk qe lëshuar më, sado që vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo katër vjet kishin vërejtur se zgjedhjet e mëpasme kishin bërë nga një hap më përpara. Tani kryetar i Partisë Demokratike qe bërë Kastriot Islami, zgjedhur me unanimitet. Dhe bile kish marrë edhe postin e kryeministrit, e që ditën e parë kish kërcënuar se rebelëve opozitarë do t’u thyente kafkat. Linte përshtypjen e një specialisti kafkash… Berisha ishte kryetar nderi tani, i plakur natyrisht… Nuk lëvizte shumë. Kur do të kalonte ai nëpër bulevard, trafiku ndalej dy ditë përpara, snajperët zinin vend mbi tarracat e ministrive dhe në katër pesë vende, si rastësisht, shfaqeshin tanket.  Përpara godinës së kryeministrisë ish ngritur një shtatore e lartë për të, dhe në ballë të piedestalit lexohej me gërma prej bronxi një e thënme lapidare e zonjës Topalli: “Kur themi PD, ajo është Sali Berisha! Ne themi Partia dhe nënkuptojmë Berisha! Ne themi Berisha dhe nënkuptojmë prapë Berisha! Ne nuk themi asgjë dhe nënkuptojmë po atë!” Një fotografi e madhe tregonte ditën e zbulimit të shtatores. Shiritin e priste vetë ai, shtatorja prej mishi, plaku Sali, i Berishajve. Jozefina kishte ngjyer leshrat. Ishte bërë ministre e mbrojtjes tani, dhe në kartvizitën e saj qe vizatuar një flakëhedhëse. Kalova një sy mbi listën e ministrave të tjerë… I kulturës qe bërë Petrit Beci, i jashtëm Polloja, i brendshëm Artan Hoxha. Selami ish emëruar prefekt i qarkut të Elbasanit dhe rezidencën e kish kërkuar në Librazhd. Një video tregonte një manifestim të fuqishëm, ku një turmë kërkonte hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Në një gazetë i kërkonin llogari mikut tim, Maks Velos, se si e qysh në këtë zhdukje, krehje dhe fshehje dokumentash, artisti i shquar Velo, me një mllef të pashuar kadarejan, ngulte këmbë prej vitesh që Arshi Pipa paskej qenë bashkëpunëtor i maskuar i diktaturës. Ca komentatorë Maksit këtë ia quanin pacipësi… Stessa spiaggia, stesso mare!…

Ishte viti 2029, qershor, stinë votash, si tani… Kryetari plak premtonte përsëri vizat me ShBA-të në prag të heqjes. Duhej bërë durim edhe katër vjet, përgjërohej ai. Këtë e thosh para mikrofonit, pa grumbuj me flamurë përpara. Nuk u vinin më njerëz nëpër sheshe. Çfarëdo koalicion të shfaqej në tribuna. Duhej mundim i madh t’i mblidhje.

Të gjitha gazetat e një dite jepnin lajmin se do të jepej kësti i tretë i shpërblimit të të përndjekurve, si edhe kësti i parë për të tëra përmbytjet që ndodhnin çdo vit, prej njëzet vjetësh. Fushata ish e ndezur. Ilir Meta me trupin e dhjamur, lëvizte me një karrocë me rrota. Ai ish kthyer përsëri në koalicion me demokratët. “Ju votoni, ne ju punësojmë!” ishte sllogani i përjetshëm i LSI-së. “Ramës jepini ujë në bisht të lugës!”, ulurinte kryelësëisti. Tërë kryesia e partisë besonte se këtë radhë, më së fundi, posti në krye të ministrave, nuk do t’i shpëtonte nga dora Ilirit. Katërvjeçar pas katërvjeçari, Ed Rama kish rënë, ish ngritur, rënë prapë dhe pat ardhur përsëri në krye të PS-së, pasi kish mposhtur rivalët e herëpashershëm, Majkon, Malajn, Blushin, që ia kishin marrë përkohësisht kryesimin. Këtë radhë i binte kryq e tërthor vendit, jo me një, por me tre autobuza mavi. Në një shpallje televizive ai siguronte me be dhe rrufe, se vota ishte e shenjtë! Dhe këtë radhë, këtë radhë, këtë radhë …ajo do të mbrohej si kurrë ndonjëherë! Në Rinas pat zbritur grupi i vëzhguesve, që kryesohej për herë të tretë nga një Grossruk. Jo nga ai i pari, as nga djali i tij, ishte i nipi tani. Për koincidencë, edhe nga Departmenti i Shtetit kishte ardhur po ai Jonathan Moore, që mbante po atë post dhe po ato syza. Tullac tanimë. Binte në sy një deklaratë e tij në konferencën e shtypit: “I gjithë preokupimi që ka Shtëpia e Bardhë dhe Presidentja Çellsi Kllinton, është që të pranohet rezultati”. Një gazetar, Ad Thano, e pat pyetur: “edhe po të vidhen votat përsëri, paturpësisht, hapur?!!”. Zoti Moore i ish përgjigjur prerë: “ne, në Uashington, ku lëvron demokracia më e përparuar mbi glob, kemi mendimin top, se mospranimi i rezultatit është faj shumë më i rëndë se vjedhja e hapur e votave!”

Lart e poshtë Shqipërisë shihje ndryshime, por jo shumë të dukshme. Ja, ishte përshëmbull një degë e Universitetit Kristal, në Panaja, dhe dy universitete private në Bilisht. Nëpër tërë qytetet e vendit shihje fabrika çimentoje. Qe ngritur një kombinat zift-betoni për nevoja të shtrimit të rrugëve, se rrugëndërtuesit shqiptarë merrnin porosi nga tërë Europa, falë kualitetit të tyre të mirënjohur që nga viti 2013. Në atë kombinat ishin punësuar rreth 300 vetë në tentativën e njëherenjëkohëshme për të punësuar 300 mijë të papunët. Shifra nuk qe mbushur, sadoqë qenë hapur fronte si agrodistileria gjigande e pijeve të forta, që mbante emrin e Fatos Nanos, dhe zgjerimi i poligonit “Ndrea Prendi”, më i madhi në Ballkan për përgatitjen e snajperëve. Qenë punësuar me shumicë, mjekë, infermjerë dhe sanitarë, sidomos kur qe ngritur spitali i madh onkologjik “Tritan Shehu” dhe dymbëdhjetë çmendinat moderne, anekënd atdheut që mbanin emra poetësh. Por, gjithsesi, ai numri i premtuar për punësim në qershor të 2013, nuk qe arritur dot…

Si përfundim, këtë futuroreportazh unë do ta dërgoj për botim, por jam i bindur që nuk do t’ia shijoj efektin, se e ndjej që në Japoni u godita rëndë, dhe ca pushim në njërën nga çmendinat e pakta që kemi hëpërhë, nuk do të më bënte aspak keq. Përkundrazi! Nuk do të kem as rast të lexoj në fund të shkrimit komentet dashamirëse të të ngarkuarve me punë natë e ditë nëpër gazetat opozitare. Po gjithsesi unë e di se çfarë do të  më thonë militantët e prapaferrave: do thonë që jam mosmirënjohës, që e kam dredhur, që kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, që pres nga zgjedhjet të lëpij ndonjë kockë… Sikur u bë hataja për një kockë të vogël! Po mirë, o burra, po edhe këtë here më shani?! Edhe këtë herë, që po jap lajmin, me garanci shkencore japoneze, se do të vazhdoni përjetësisht ta milni lopën tonë të lodhur?!

27 komente në “Ditë qershori në vitin 2029”

  1. urani says:

    Nje perfytyrim vertet i tmerrshem i nje realiteti qe ne e jetojme perdite tashme dhe qe qe tani eshte bere nje makth per te gjithe. Shqiperia po ecen mbrapa dhe anash, po del nga harta e Europes dhe po degdiset shpejt e shpejt poshte vendeve te pazhvilluara, ne nje pozicion ku Saliu i shtrember te mund ta vjedhe me mire. Por jo me. Ne 23 qershor besoj se shqiptaret do ta tregojne emancipimin e tyre si popull duke votuar kunder Berishes dhe duke e larguar nje here e mire ate!

    1. e/ says:

      Fshati qe duket nuk do kallauz, po shqiptaret kane gjithmone nevoje per te kujtuar se cfare mund te jete i afte te beje Sali berisha, qe e ka djegur e shkaterruar kete vend sa here ka dash, e e ka vjedhe gjithe pjesen tjeter te kohes. Une do votoj Ramen se e di qe ai eshte komplet ndryshe nga berisha.

      1. stela says:

        Shqiperia nuk mundet te arrije ne ate pike. Prandaj eshte shume e rendsishme qe Berisha te ike me vote popullore kete here. Eshte plebishit per Berishen dhe ai duhet te humbe per te miren e te gjithve ne!

        1. bubrrexi says:

          Ka ardhur koha per ta hequr Berishen.
          Tani!!!! Jo me vone.
          Kjo dite eshte shenuar, eshte 23 qershori.
          Dhe keto qe thuhen ketu nuk do te materializohen kurre.
          Berisha ka mbaruar politikisht, pa filluar garen
          Eshte koha e Edi Rames!

          1. bamka says:

            Ne vitin 2029 nuk do ta njohe me asnjeri Sali Berishen. Do kete ikur prej kohesh dhe do kujtohet vetem si nje makth i gjate qe i nxiu jeten nje brezi te tere. Do na tallin femijet, ata qe studiojne historine, po do kete mbetur kujtimi i Rames si njeriu qe ndryshoi nje here e mire kete vend. RILINDJE!!!

            1. salihalldup says:

              Berisha eshte nje lider i mbaruar dhe i ezauruar. Nuk mban dot me asnje dite dhe prite kur te shkalloje komplet nje nga keto dite. Zgjedhjet ketu fitohen nga Socialistet dhe thuaju Japonezeve qe kane bere nje gabim aty – Saliu nuk eshte me ne ate vit. Dhe as vitin tjeter ne ket kohe nuk do e shohim, do ike me turp ne 23 qershor!

            2. egla says:

              Saliu ka mbaruar qe tani.
              Ne 23 qershor merr goditjen qe duhet te merrte ne 2009.
              Tani ka mbaruar ai
              Eshte koha e Rames per te qeverisur kete vend
              Dhe besoj se do ta beje shume mire!

            3. Rigersi says:

              Eshte nje gje shume e bukur qe te shikosh nje njeri qe shikon enderra te tilla, pasi dua ti tregoje nje proverb japonez “Mos u beso njerezive qe enderrojne me sy mbylluar sepse enderrat e tyre marin fund kur zgjihen, kije mendjen e njerezit qe enderrojne me sy hapur pasi do ta gjejne nje menyre qe ti realizojne ato”

            4. Taulanti says:

              Z. Kulla, edhe une kam nje enderr. Dua ta shikoje saliun ne pension dhe Edin kryeminister, dhe kjo enderr nuk eshte vetem e imja, e ndaje kete enderr me mijera Shqiptare. Ne 23 qeshor kjo do jete enderra qe do ralizojme ne, SHQIPTARET, me voten tone.

            5. Ylberi says:

              Po te tregoj nje tjeter histori te nje dite qeshori por kete rradhe je ne vitin 2013 dhe ne zgjedhjet e 23 qeshorit te ketij viti shqiptaret votojne numrin 29 dhe ne date 24 qeshor kemi si kryeminister z. Edi Rama.

            6. Orioni says:

              O lala boll fjete nkom, zgjohu ene ke me pas se ska me fitu gjo saliu, kaci ene zhozi le tshkojne tbojne i xhiro se nuk ka njeri qe e mund Edin, ai o mo i miri.

            7. Eliana says:

              Realiteti sot ne shqiperi eshte me keq se ne mesjete
              jetojme ne nje xhungel te vertete.nuk merr vesh i pari te dytin.Eshte sa e turpshme aq edhe e pafalshme ajo qe po ndodh
              Por megjithate e ka nje shprese.eshte 23 qeshori eshte nr 29 eshte skuadra e rilindjes
              Populli do ta mbroje vet voten e tij ne 23 qershor per ti dhene fund kesaj katrahyre bershiane dhe per te hyre ne nje cikel te ri historie

            8. Ylli says:

              Ti shko te 2029 edhe tako salen edhe kacin, ne nga ana tjeter do rrezojme saliun ne 23 qeshor 2013, qe rradhen tjeter te kuptosh qe enderra e cdo shqiptari eshte qe te largoje saliun nga politika.

          2. Endri says:

            Futi i pomp lala se ke ik keq me duket, duhet me u zgju i cik se ke ngel akoma te ai mankthi i sales. Ska munderi qe ne 23 qeshor te rifitoje Berisha, nese ndodh te garantoj dicka, qe populli nuk do ndalet derisa ta rrezoje me dhune sic boni me enverin.

    2. GUARIN says:

      une kete 23 qershor nuk do te votoj per nje njeri qe di te thote vetem fjalen rruge.

      nuk do te votoj per ju sepse ju keni vetem llafe.
      nuk do te votoj per ju sepse ju nuk perfaqesoni asnje nga te afermit e mi

      .nuk do te votoj per ju per te 4 ata te pafajshem qe vrave me duart e tua.nuk do te votoj per ju sepse e mbani pushtetin

    3. oferata 1ne2 says:

      JU BEJ THIRRJJE TE GJITH TE VOTOJNN

      do jemi me ty sot,me 23 qershor e ne ditet ne vazhdim.do jemi aty kur te kesh nevoje per ne e ti do jesh me ne kur te kemi nevoje per ty.ti do ta ndricosh kete vend te zymte.ti do ti japesh hijen e nje shteti europian, ti do jesh novatori me i madh i te gjitha koherave,ti do te na besh te jetojme te lumtur, ju keni pamjen e nje njeriu qe duhet ne krye te ketij vendi te trishtuar. ju me mendjen e ndritur,me ftytren e qeshur e me pervojen tuaj do te na beni ta duam akoma me shume vendin tone.te gjithe te mbeshtesim Edi e jemi me ty deri ne fund te rrugetimit tuaJ

      VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN VOTONI EDI RAMEN

    4. DIKUSH PRENTO says:

      MOS TI HARROJM

      21 JANAR
      GERDECI
      VITI 1997
      DETIN QE NA SHITI

      turpet e berishes nuk kane te sosur.nuk merret pushteti me dhune.ore ti po shkel te drejatat e njeriut.nuk jetojme ne kohen e shpellave qe te besh ti si te duash.tmerr.shkojne katunaret e te semuret mendore e i vene flaken.kjo seshte pare e seshte degjuar ne asnje vend te popullit.vetem ketu ke ne behen keto gjera.na vjen turp ore kur degjojme kshu gjerash

    5. FLORINN says:

      Po ky do ket ngaterruar ilacet Nuk ka faj te ben sali berisha te pish ilacet E gjyesht se esht gjysh vete…
      NUk e di se me cfare synimi ka ardhe Ne shqiperi Ku shqiperia Nuk ka voje Per edi ramen qe beri tiran qe Ben kakerdhi saliu Me BASHEN..
      Un do te them qe shqiperia KAN NEVOJE. ;PER EDI RAMEN DHE jO PER KETO QE VIN SI BISHTAT E SALIT Kjo esht e dukshem qe esht i paguar dhe i kercenuar Nuk ka ber Noi te mir sali qe te vish ti nga amerika…
      Per ti treguar shqiperis si te zgjedhe
      Ti More Legen i leganve PA E FLLIQUR GOJEN jETEN TENDE E KE SIGUAR.. DHE VJE E TELLESH ME SHQIPTARE QE VUAJN PER COPEN E e bUKES 3SHPIFJET NGA FRIKA SE PO HUMBASIN PUSHTETIN HAJDUTAT KJO ESHT kOHA E RILINJDE DHE E E NJE SHQIPERIN..
      Cfare Ndodh Ne shqiper qe thot saliu qe drejt Europes ku Mungone drejtesia dhe Mirqenia a jan per shkak te sali berishes dhe bandes se ti
      iK SALI IK SE NA SHKATERROVE I KE NXJERR FUNDI SHqiperi i ke ber Njerzit te shkojn Ne katastrofa qe nuk i shkojn kesaj shoqerie

      NUK DO TE HARROHESH NGA KY POPULL QE I KE BER 1MILJON TE ZEZA KU KY POPULL TE KA DHEN VOTON DUKE BESUAR KE PREMTIMET E TUJA DHE BANDES TENDEN
      TI SALI BERISHA VRAVE 4 BABALLARE ME 21 JANARE LE 4 JETIMA PSE ISHIN KUNDER TEJ SE TI NUK PO I LEJE TE HANIN BUKEN EVET
      DUKE E VJEDHUR SHQIPERIN DHE DUKE JA SHITUR GERKU PLUS DHE BREGDETIN E KA FAMMILJA JOTE

      Turpet e saliu nuk do ken noi her fund me 23 qeshore shqiperia do te votoj per edi ramen
      ete 23 qershor jemi me ty,me skuadren e rilindjes e me te gjithe popullin.ne duam te ecim perpara,duam te lulezojme,duam te rilindim e per te gjitha keto e kmei per detyre te te votojme me 23 qershor.Boll me vuajtje,boll me me njerez qe as qe duan tja dine per shqiperinen,boll jetuam me mashtrime e me frike.Sot ka ardhur koha te rilindim per te miren tone.

  2. 21janari says:

    Fuck You and these “japaneses”.

  3. kel ukaj says:

    Tallu Pellumb tallu! Po do te tallet mire Salia i Berishajve pej Malesise se Gjakoves. Salia nuk shkon e per kete jam i sigurte, ve bast deri 100.000 euro. Se Zoti Rama e garanton Berishen, nen garanci e imunitet si krimineli me i madh shqiptar Ai largohet. Nuk don me shkue ne burg Salia vullnetarisht Or Zoti Pellumb. Sala do u shkarravisi, do tu masakroje, do ta shihni. Une do qeshem me te madhe me 24 qershor ose me mire me 23 ne dreke, kur Sala te deklaroje, “Jane arrestuar komisinere te opozites ketu e atje qe po fallsifikonin votat. Opozita po tenton te fallsifikoje votimet. PD ka fituar 99% te parlamentit.” Do ta nxjerre me 2 deputete opoziten, te cilet me pas do ti vrase sikurse Enveri qe pushkatoj Gjergj Kokoshin e Paulin Palin.

  4. Ladi says:

    Urime shume te sinqerta, MJESHTER…!

  5. VERONIKA says:

    BRILANT SHKRIMI !

    Do keni kohe zt Kulla ti lexoni dhe komentet ,si keni pasur deri tani .
    Neper gazetat opozitare jane punesuar represhistat rrrrilindas ,qe po ju mbysin me ….fleta lavderimi …jo vetem juve .
    Ata te tjeret jane te zene duke blere njerez …jo komente .
    Mos i meshoni me ksaj historise se bashkepuntorit ,sepse indiferenca dhe heshtja te ben Bashkefajtor .Nuk keni arsye te ndiheni krenar !
    Nuk e kuptova kte frazen
    “Sikur u be hataja per nje kocke te vogel”!
    Kur te keni kohe na i spjegoni .
    Futuro reportazhi con la macchina del tempo brilant …pervecse ksaj “fleterrufese” ne paragrafin e fundit ,qe me thene te drejten me ngjan si autokritike !Duhen ber nganjeher ,jo aq sa per blogistet e “punesuar”
    vlen me shume per veten {tuaj} !

  6. gjigandi says:

    i madh dhe i paarritshem myzeqari pellumb kulla

  7. d,gorezi says:

    Ti zoti Pellumb qysh ne kohen e monizmit je kapur me hajdutet.Une te them vec kujdes,se te thuash:ja u q..fsha nenen hajdutve ne parlamentin SHqiptar,ke bere automatikisht 140 hasmeri.

  8. Xhema nga Tirana says:

    Faleminderit, i nderuar Pëllumb Kulla ! Më dhatë një kënaqësi shpirtërore me këtë “Futuro” të bukur dhe kuptimplotë.Nuk Ju njoh personalisht por vetëm me anë të veprave tuaja. Sipas gjykimit tim; rritja e simpatisë së personalitetit T’uaj, në popull, po pëson një “kreshendo” të lartë.

  9. Rilindja says:

    Esse e persosur.
    50% e komentuesve nuk e kane kuptuar.
    Pellumb je i modh i themi ne tironsit. Fantazia jote te mobilizon qe ta hedhim kafshen me 23 Qershor.
    Kush ma shpjegon se pse para cdo mitingu te kafshes duhet bere terror me kontrolle e me snajpera ka cmim te vecante.

  10. albani says:

    Z.Kulla!

    Me pelqeu shume artikulli juaj, se ne fund te fundit, me kujtoi “Fermen e Kafsheve” te George Orwell (jam i sigurt qe e keni lexuar, nese jo ende, lexojeni sa me pare). Napoleoni, ose kryeministri yne i shtrenjte Sali Berisha, bashke me bashkepunetoret e tij te ngushte (Poni, Ristani, Balliu, Artan Hoxha, Henri Cili, Artur Zheji, Arian Cani, Frrok Qupi, dhe te tjere te bicimit Cili), perbejne kafshet me te spikatura te Fermes qe quhet Shqiperi. Z. Kulla, keto qe shohim dhe degjojme tani nga Salinjte, nuk jane aspak te gjera te reja, i ka thene Orwell qe ne vitin 1946. Ajo qe ndryshon ne kete rast, jane vetem emrat, por te tjerat jane po ato, po ata komuniste (te kohes se Stalinit), po ato sjellje dhe veprime, po ato parrulla, po ato premtime, por ato mashtrime, po ato nxitje dhe po ato kerkesa per pershendetje dhe paraakimi perpara “prijesit” te madh te kafsheve te fermes Shqiperi. Tani na kerkon qe te pershendesim njeri-tjetrin me dy gishta, si ne kohen e fashizmit. “Te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa jane me te barabarta!” (Ferma e Kafsheve, George Orwell).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje