Ditët e fundit, ka pasur një sinkron akuzash të medias pro-qeveritare lidhur me deklarimin e të ardhurave personale të kryetarit të PS-së, njëkohësisht kandidati i opozitës për kryeministër i Shqipërisë pas 23 qershorit, zotit Edi Rama. Jemi në kohë fushate elektorale dhe sigurisht që lufta politike shtrihet në të gjitha frontet, ku tabela numër një e goditjes shtetërore është padyshim zoti Rama. Ky i fundit, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale e mohon që s’ka bërë deklarim të të ardhurave personale vjetore sipas përcaktimeve ligjore. Megjithatë, nuk u nisa të analizoj këtë çështje, por ky rast më nxiti të trajtoj një çështje tjetër që ka lidhje me deklarimin e të ardhurave personale të individëve që kapin shumën vjetore të 2 milionë lekëve.
Kuadri ligjor për këtë lloj deklarimi është i rregulluar me ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, specifikisht nenet 13 deri 13/10. Ky është vitit i dytë që bëhet deklarimi personal i të ardhurave individuale, që përfshin periudhat tatimore, 2011 dhe 2012.
Në nenin 13/7, pika 1, thuhet : “Deklarata dorëzohet në drejtorinë tatimore rajonale më të afërt me vendbanimin e tatimpaguesit, dorazi, me postë apo në rrugë elektronike.” Le të ndalemi pak tek ky nen, i cili është edhe subjekt i shqetësimit që dua të ngre. Bëhet fjalë për dërgimin e deklaratës në rrugë elektronike, që është forma më e përdorur nga individët. Por, forma elektronike që ka ndërtuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkel Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, përkatësisht nenin 27.
D.P.Tatimeve s’e ka parë të udhës që, për këtë lloj deklarimi, të aplikojë fjalëkalimin, si një masë mbrojtëse prej keqbërësve. Fjalëkalimi (password-i) garanton që askush tjetër i jashtëm, përveç personave të autorizuar, s’mund të ndërhyjë për të parë çfarë ke deklaruar apo të të bëjë dëm duke deklaruar në mënyrë të paligjshme.
Ligji ka përcaktuar se, çdo deklaratë individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit, i cili shërben si kodi fiskal i individit. Pra, mjafton që çdokush të ketë në dorë letërnjoftimin e dikujt dhe të klikojë në website-n (http://www.tatime.gov.al/pdec/Login.aspx), tek i cili i ka të gjithë lehtësitë e mundshme për të patur qasje në të dhënat e dikujt që ka bërë deklarim sipas ligjit. Por, kjo do ishte e keqja më e vogël përballë asaj që çdokush mund të futet dhe të t’i plotësojë të dhënat në mënyrë abuzive në emër të personit që s’di gjë dhe të deklarojë aty shifra me shumë zero, vetëm e vetëm që t’i krijojë probleme dikujt me shtetin.
Çdokush mund të pyes: po si mund të bjerë në dorë të të tjerëve letërnjoftimi? Epo, nëse ka një dokument me të cilin duhet të kryesh veprime kudo, ai është letërnjoftimi. Duke filluar te banka, te noteri apo te çdo lloj institucioni shtetëror a subjekti privat, duhet të lësh një fotokopje të dokumentit të identifikimit. Sa biznesmenë, politikanë, qeveritarë, zyrtarë a qytetarë të thjeshtë e bëjnë këtë gati çdo ditë?
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duhet të bllokojë përkohësisht aksesin në faqen ku deklarohen të ardhurat personale dhe të marrë masa për të rritur shkallën e sigurisë me anë të fjalëkalimit. Deri në deklarimin e ardhshëm, që bëhet më 30 prill 2014, ajo duhet të ndërgjegjësojë çdo individ që të paraqitet pranë institucioneve në varësi të saj, për t’u pajisur me fjalëkalim (password).
Sa më e lartë të jetë shkalla e ruajtjes dhe sigurisë së të dhënave personale, aq më shumë rritet besimi, e, rrjedhimisht, gatishmëria që gjithkush prej nesh të përmbushë ato detyrime që ligji na i ngarkon.
z.Ketro, ju e kini fjalen per sherbimin e-albania? Aty kerkohet kodi personal (fiskal) i karts dhe nje fjalekalim. Apo e keni fjalen per tjeter sherbim? Cili website?
Flm dhe shkrim qe duhej.
I nderuar Deno,
Mes rreshtave të shkrimit keni edhe linkun për të cilin bëhet fjalë. Me copy-paste, mund ta gjeni lehtësisht në Google.
Flm. A.K.
Po ne qe nuk dime te perdorim mire kompjuterin, si tja bejme?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/idiot.html
Ky problem qe ngreni ju zoti Ketro eshte me teper nje furtune ne nje gote uji. Ndoshta ne mungese te pjellorise intelektuale per te gjetur nje teme tjeter shkrimi je kapur me kete teme. Sidoqofte sa per te te bere qejfin po te jap te drejte (vetem per faktin se mund te shohin deklaraten personat e pa autorizuar por jo se dikush mund ta mbushe ne menyre abuzive qe po ta justifikoj me poshte), por, por ne Shqiperi ne kete shtet ku kjo deklarate ka vetem dy vjet qe ka hyre ne fuqi, dhe per me teper akoma nuk dihet a e dorezojne te gjithe kete deklarate, kjo qe thua ti eshte shqetesimi i fundit qe duhet te kemi. Kesaj i duhet shtuar fakti qe duke qene diçka e re eshte e veshtire te besohet se njerezit do te argetohen me te ardhurat e dikujt tjeter duke u munduar ti deformojne e ku e di une se çfare nderkohe qe keto aplikime informatike nuk mund ti perdorin te gjithe apo jo zoti Ketro. E para e punes shqiptaret nuk e dine se mund ta bejne kete gje ne menyre elektronike se edhe sikur ta dine prape se prape nuk dine si ta bejne (ketu nuk marrim rastin tend qe je specialist informatike) dhe te mendosh qe gjoja mund te manipulojne, me duket pak si perralle nga e kaluara. Edhe ne hipotezen sikur dikush do te tentonte te manipulonte, demaskimi eshte i thjeshte fare se te gjitha te ardhurat qe mund te deklarohen administrata nuk duhet ti marre me sy mbyllur por çdo te ardhure duhet ti perkase nje justifikim ne leter qe justifikon apo pergenjeshtron keto pseudo te ardhura. Justifikimet ne leter jane rrogat apo trajtimet apo honoraret e ndryshme qe justifikojne te ardhurat, ose edhe shpenzimet ne rastin e zbritjes se tyre justifikohen me fatura apo pagesa te ndryshme duke pasur kuponin e pageses natyrisht. Keshtu qe shifrat keshtu kuturu jane kollaj te zbulohen, natyrisht do te marre me shume kohe se zakonisht po ne fund te fundit zbulohet pa problem. Une nuk e di se si funksinon ne Shqiperi po normalisht punedhenesit duhet ti japin te punesuarit fishen e te ardhurave vjetore ne baze te se ciles mbushet deklarata fiskale zoti Ketro. Nqs ky formalitet permbushet ne Shqiperi atehere keto manipulimet e mundshme qe presupozoni ju nuk kane vlere me se nuk mund te behen se nuk mund te deklarohen te ardhura fiktive per te cilat nje pjese justifikative nuk ekziston. Heres tjeter para se te shkruash tako nje kontabel per te mos shkruar broçkulla.
Une jetoje jashte shtetit dhe z. Ketro ka te drejte.Zyra e tatimeve me ka derguar kodin personal qe e di vetem une,duke me dhene mundesine qe te nderoje passwordin me ate qe dua une