Alket A.Saliasi
Dhe thonë, pas mesditës së muzgët, paskësh çelur drita, deri në orët e arta të gjetjes së një poeti! Por ju Visar Zhiti nuk kishit ikur larg. Për më tepër, me sa duket, nuk e ke menduar ndonjëherë një gjë të tillë. Megjithatë mor miku im në Shqipëri jo çdo gjë qenka e thënë. Këtu nuk pyet kush për vlera, as për mund, madje as vuajtja më ekstreme nuk merret për bazë. Çdo gjë në këtë vend, sot, ashtu si dje, përsa i përket një ashti të tillë njerëzor edhe pse boll i rëndësishëm, është i destinuar të vdesë. E gjithë kjo jo për fajin tënd dhe as për përfshirjen me vonesë në qeveri, se ju aty keni qenë. Mjafton të thërrisnin. Por për faktin se njerëzit e kulturës, dijes thirren gjithmonë në raste krizash, por ndryshe si kahera, ata sot, më tepër se për t’i dhënë zgjidhje: thirren për t’i fshehur ato.
Kështu e njëjta mekanikë e hamendësuar e pushtetit gjendet edhe mbi kumtin tënd: të pushtetit që shtyp intelektualin edhe pse me demek nën idenë e një reformimi të plotë e gjithëpërfshirës. Mirëpo kjo frymë që po shoqëron politikën e sotme nuk është një kostum që persona të tillë mund ta veshin dhe ta zhveshin sa herë t’u tekët. Përkundrazi. Është një rreckë që qepet aq keq sa dhe fryma duket sikur të merret. A ka nevojë të shtojmë dhe ta themi troç që kjo pengmarrje është edhe, e ndofta para së gjithash, shenjë e një zvetënimi në shkallën tonë të vlerave. Në ministrinë që ai drejton, ku për hir të vërtetës duhet ta themi drejt pa dredha që ia ngecën, gjërat nuk shkojnë aspak mirë. Gjithaq, mjafton të përmendim fondin publik të të rinjve, për vënien e kulturës në funksion të turizmit, nxitjen e krijimtarisë kombëtare, promovimi i artit shqiptar në arenën ndërkombëtar dhe gjithashtu mbështetjen e projekteve rajonale. Sigurisht tek ndërsheh të gjitha këto objektiva ai mund të dëshmojë një listë të gjatë e mbushur me emra dhe aktivitete që ka mbështetur, apo ka ndërmend të mbështesë; por më tepër se mbështetje, ato kacidhe shkojnë për ndihma financiare te aksh artistë; se sa një fond për nxitje dhe promovim të artit në Shqipëri.
Këtu kemi një çrregullim të rëndë dhe po ngutëm të saktësoj, që të mos ketë ndonjë keqkuptim. Që një poet, ose çdo njëri tjetër që punon në fushën e kulturës, kërkon të ngrejë në një stad të epërm një shkallë vlerash të bazuara mbi kulturën, kjo duket pak si e parashikueshme dhe mund të të bëjë të buzëqeshësh. Por sepse ka një keqkuptim në domethënien e fjalëve. Pikërisht ashtu siç thotë Amin Maalouf: “Ta quash kulturën si një fushë midis të tjerash, ose si një mjet për t’i zbukuruar jetën një kategorie njerëzish, është të gabohesh me shekuj, të gabohesh me mijëvjeçarë. Sot, roli i kulturës është t’u japë bashkëkohësve tanë mjetet intelektuale dhe morale të nevojshme për të mbijetuar- asgjë më pak”.
Ardhja e Visar Zhitit në krye të kësaj ministrie më tepër se rilindje të këtij dikasteri në rrafshin e përgjithshëm, më shumë mund të përngjasojë me një “vdekje” për vetë poetin. E gjithë kjo ndodh për një sërë arsyesh. Së pari, pushteti nuk është ajo virgjëresha e ëmbël dhe e mençur për të cilën ëndërrojnë ideologët. Së dyti, prej kohësh është një arsye e vetëkuptueshme që pushteti të jetë i qëndrueshëm, duhet të maskojë ose të fshehë një pjesë të mirë të funksionimit të tij. Mbarëvajtja e tij, është funksion që sa arrin të fshehë nga realiteti me anë të mekanizmave që ai vë në përdorim. Së treti, për të realizuar këtë fshehje dhe sigurisht aspak për të pretenduar zgjidhje mbi problemet që kanë kapluar kulturën shqiptare, si zgjidhje më e shpejtë konsiderohet gjetja e një emri potent dhe që ka lidhje ngushtësisht me artin dhe vlerat shoqërore. Dhe kjo jo si respekt ndaj këtyre personave, për t’i nderuar, por për të arritur që të maskojë sa më gjatë katrahurën ekonomiko-ideore që ka mbërthyer këtë ministri.
Megjithatë gjetja e një emri të tillë nuk ka si të mos pranohet si një shpikje e qëlluar. Me fjalë të tjera, a do të shohim të lindë në këtë periudhë një njeri mobilizues, që të mos jetë peng i asnjë tradite, që të mos bjerë në udhëhumbjet e marksizmit, e që mos të duket as si një instrument ideologjik ose politik i berishizmit? Hëpërhë nuk shoh ndonjë premisë. Gjithashtu do doja të shihja më tepër një njeri që do të kishte kurajën dhe forcën e jashtëzakonshme mobilizuese të asaj shtrese shoqërore nga e cila vjen, që i shoqëron këta njerëz nga djepi në varr; që nganjëherë këta e humbasin, por që gjithmonë e gjejnë rrugës, sikur ata ta kishin mbajtur përherë në një fre të padukshëm: Fryma anti-diktatoriale.
Por edhe kjo ëndërr nuk zgjat shumë. Vërej një person që gjithashtu, në të kundërt, karakterin e brishtë, kalimtar, të sipërfaqshëm, të mossolidaritetit që do të donte të kapërcente përkatësinë e tij. Luftën e përhershme ndaj diktaturës. Pasi besoj se z. Zhiti nuk mendon se shoqëritë kanë përjetuar vetëm diktaturat komuniste dhe naziste apo diku tjetër andej nga lindja e largët ndonjë ushtarake. Sot, shoqëria jonë po përjeton një diktaturë tjetër, ndoshta edhe më të rrezikshme, më të fshehur, më agresive që na rri si hije mbi kokë: Njeriut ekonomik! E njeriut që ka ndezur luftëra dhe ka skllavëruar popuj. Këtu mjafton të sjellim në kujtesë fëmijët në Gërdec, ata të kromit në Bulqizë që po vriten dita-ditës tek gërmojnë për të siguruar jetesën e përditshme. E gjithë kjo masakër u bë dhe vazhdon të bëhet nga klientë të lidhur ngushtësisht me familjen Berisha.
Luftë që ju dhe miqtë tuaj shumë vite më parë u rreshtuat në frontin e betejës. Të një lufte që rrafshoi shumë personalitete, që desh t’i mbysë njëherë e përfundimisht në faqen e harresës së saj. Pa pyetur për asgjë; a janë të pafajshëm dhe mbi ç’moral po e bëjnë një masakër të tillë?! Pyetje që nuk u bënë. Ose u bënë për të kërkuar përgjigje që nuk u morën kurrë. Tani nuk mund të themi se mund të ecim përpara pa një princip shpirtëror. Kam lexuar diku se Andre Malro ka thënë se shekulli i XXI do të jetë; shekull fetar, ose s’do të jetë fare, me siguri ka dashur të thotë se s’do të jetë e mundur të orientohesh në labirintin e jetës së sotme pa një busull shpirtërore. Në këtë vend rolin e kësaj busulle mund ta luante mjaft mirë njeriu artist në Shqipëri. Ai person që ka aftësinë shpirtërore të ndjejë atë që jo gjithkush mund ta prekë, atë që jo gjithkush mund ta shohë, dhe në fund, atë që vetëm ky njeri kaq troç mund ta thotë. Klithdhimbja nuk pushon së reshturi në shoqërinë tonë. Ne duhet me patjetër ta mbajmë gjallë britmën e këtij realiteti. Deri në atë ditë sa të ndikojë edhe tek ata persona që i kanë dhënë veshët me qira.
Ajo që po ndodh në sytë tanë sot nuk është një ngatërresë e zakonshme. Për një shtet të shkrehur në disa këndvështrime njëherësh, të lindur prej rrënojave të shkatërrimit të komunizmit, kjo ndofta është rrëmuja që e ka themeluar, është ajo që do të tronditë ndërgjegjet dhe zgjuarsitë tona, që të dalim më së fundi prej një historie shumë të gjatë: por ajo mund të jetë edhe shkatërruese, çintegruese dhe të paralajmërojë një kthim mbrapsht dhe të dhimbshëm. Zbatica e re qe po aq e shpejtë sa batica. Dhe këtu më vjen në mendje një krijim i Brehtit mbi “Marshin e Viçave,” për ta plotësuar deri në fund mendimin: “Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin”…
Hajde Saliasi, a e dine keta lexuesit ketu se nga cila familje vjen ti ? Po ja them une qe te njoh : Puro komuniste e perkrahese e zjarrte e diktatures se xhaxhit Enver.
Hajde hajde sa bukur qe e ke kapur problemin… Per ty nuk ka rendesi problemi, si eshte trajtuar ai, verejtjet qe mund te kesh etj por origjina e Saliasit… Po Saliu nga vjen? nuk po permend te tjeret…. Kesaj i thone tamam injorance
Edhe ne te njohem ty zoti Ardian: je nje sahan lepires i Sali Berishes. Je tipik berishisti modern. Mos u mer me familjet e njerezve si ish spiun sigurimi e sot langaraq forumesh.Je nje burracak me pak fjale. Laj gojen dy here me furce dhembesh kur permend emrin e Xhaxhit. Si komunist human qe jam te ftoj te ngresh veten nga niveli langaraqit berishian ne nivelin e Burrit, ndaj merru me argumenta dhe jo me familjet e njerezve.
Do rrrrrilindi letersia
Dhe me te gjith Shqiperia
Jua ka premtuar pPartia
bashke dhe Koqo Kokedhia
2 hanalista per pamflet
nuk di cfare te shkruaj njeriu i shkret
injoranca nuk ka kufij ,nuk ndalet
U ULEN MALET DHE PO NGRIHEN HALET !
Ah mor VISAR ,vdis mor VISAR
Po shkruajne bijte kopila te kohes se par
jane ende aty si qeni lidhur te lesa
po gezojne kopilat se kulturen do jua drejtoje BESA
Do mblidhen piktor ,kengetor e gaztor
baba horr e djemte gamor
Gjykojne ministra ,kolosa kulture
Gazi 51 ,kta bijt e ksaj …… !!!!!!!!
Bravo VERONIKE me mire te kishe bere nje fende se te beje ket mysybet.
Po s’ke faj se Gjenerali yt, ty te mesoi te” fitoje luften”, pastaj fute ne dhe nje “kollos” e takove duar pushtetaresh e opozitaresh “hem”….pas kesaj na shkruan keto vargje malulare. Pse rron kot per te ksehasur dynjane, rron se nuk vdes dot, rron per te na kujtuar se ka ne kete siperfaqe toke edhe njerez si ti….ke nje disk ne mendje dhe e shkruan..apo eshte disku qe ta kane dhene ata…
poezia jote edhe pse mediokre dhe pa kuptim me pelqeu moj VER o NIKA po ku ishe se mbeten halet pa u pastruar me qe jeton ne perendim.
nika
po të jesh ajo që unë i drejtohem kështu!?
përndryshe prap njëlloj,unë po e shpreh mendimin tim!!
ky është një shkrim i shkëlqyeshëm!!perfekt dhe i edukuar!!
artikull shkruesi mund të ishte vetë enveri o kush të vjen ty më mirë, për të shfryrë urrejtjen tënde patollogjike,por në fund të fundit ka thënë një të vërtetë të madhe!një të vërtetë që ne shqiptarët duhe të mësohemi ta themi hapur!!
nika historia e vetëm këtyre 100 vjetëve të shtetit shqiptar ka dhënë shumë shësmbuje e raste ku njerëz të ditur kanë qënë patriotë dhe tradhëtarë!!këto 100 vjet kanë treguar se njeriu mund të ndryshojë nga ekstremi në ekstrem!!
kemi nolin nga një antizogist të thekur e shohim në një të nënshtruar të tij!kemi patriotë antizogistë që nga mit’hat frashëri e deri tek mustafa kruja!patriotë që hapur ose fshehur u bënë bashkëpuntor të fashizmit,pushtuesit!!më pas kemi komunistë të super thekur si sali berisha që na këthehen në antikomunistë fondamentalist tirbal!!
nika duke parë këto shëmbuj unë me atë llogjikën time të thjeshtë kam arritur në përfundimin se këta “patriotë”,”demokratë”,”komunistë”,”antikomunistë” gjënë e përbashkët kanë pasur gjithnjë përfitimin vetiak!!që të gjithë këta patriotizmin,demokracinë,komunizmin dhe antikomunizmin i kanë pasur vcetëm veglat e rastit për të përfituar sa më shumë!për të përfituar më shumë në kohën kur në modë ishte vegla e tyre!!
kjo po duket dhe sot!në krahun e diktaturës berishjane janë të gjithë ish komunistët “fanatik”,ata që bënin si të tillë,ata që për përfitim privat janë të gatshëm që flijojnë dhe gjysmën e trupit të tyre!
ministri i kulturës visar zhiti,për mentdimin tim nuk ka asnjë ndryshim me mustafa krujën!kuptohet se saliu nuk është italiani i duçes,por ndryshimi sësht i madh!!nuk ka asnjë ndrshim nga patër anton arapi,pavarsisht se sasliu nuk është nazisti i hitlerit!!
që të dy këta që përmënda për krahasim me visarin,nuk kishin më pakë famë se visari sot,por e pordhën i dhejnë sipër me bashkpunimin që bënë me pushtuesin!!
dhe visari po bën të njëjtën gjë!!
visarin do ta quaja si e kam njohur unë dhe shqiptarët,sikur ai të kish bashkpunuar me berishën deri në maj ’96!!
ndoshta do ta kisha pranuar,me shumë vështirësi sikur ai ti ishte bashkuar berishës,pas rehabilitimit të tij në ’05!?
POOOORnuk mund ta pranoj bashkpunimin e visarit pas’09ë,pas majit ’10,pas 21 janarit ’11,pas manjit ’11,pas “pafajsisë së llupos e prendit”!!këtë nuk e kapërdij dot o nika!!
nuk mund ta quaj të madhin disident visar sepse poshtëroj inteligjencën time!!poshtëroj inteligjencën,pavarsisht se është e mefshtë,e popullit tim!!
nika tek populli tim je dhe ti!!
unë i vë vetëm një emër visarit!
leshko injorant!!
ashtu si hodha në hale veprat e ismailit ashtu hodha dhe ato të visarit!!
kur ajo që shkruhet e zezë mbi të bardhë,nuk mbështetet me jetën reale të shkruesit të tyre,këthehen në letër WCje!!!
nuk mjafton vetëm predikimi,nika!!
Anticensure ,une jam .Jemi shtuar kto kohet e fundit ,por jane imitime te keqija …hahahahahh nuk arrijne asnjeher te jene me te keqinj se une .
Shume shkrim qytetar{?} ,sidomos kur te flasin kta qe dje kishin mutister Haxhinaston …e mban mend ate djalin e Luizes …po pra
ai djali mamit te bukur te komitetit ,i gruas modele te LSI,dhe vajzes fotoxhenike nudiste te fbc ,qysh 15 vjece .
Deri dje kta ishin-nuk ishin sherbetor te nje diktature …
jo pra sot me zhgaravisin uuuuu hahhahah deri dhe fjalet e BREHTIT
kta djemte e mamave mjelse te dalluara …i tregojne VISAR ZHITIT lekuren e vicit ….Kta tani me nje muaj qe u emerua ZHITI ,KOSOVA ,duan kkkkkkkkkkkkulture …duan mjeksi …..i duan sot model europian …sepse ne fakt ktyre kokepalareve jua ka fajin VISARI
njesoj si ata paraardhesit e tyre eshte Visari .
Anticensure nuk kaperdin dot bashkpunimin ?????
Mesohu ,sepse keni kaperdire gjera me te medha .
Ti do qe une te ndjek kta kokepalaret dhe te shoh Haxhinaston mutister perseri ???? Hhaahhhahahahahh RRRRRRRROFTE BERISHA !!!!!!
Ti dhe kta Hanalistet drejtoni gishtin kunder nesh per Gerdec ,21 Janar e di une me cfare ???????
Larg nga ne injorancen tuaj ,vazhdoni orgjine qe keni nisur dhe parodine qe po ju ndjek qysh kur i kishit mamate ne sherbim te Komitetit dhe mjelse te dalluara .Thuaju hanalisteve te mos na tregojne luften e shume viteve me pare ….po flasin per litarin ne shtepine e te varurit ,ku trekembshin e ngriten baballaret e ktyre .
Injorant jemi te gjithe Anticensure ,dhe ty Visari mund te duket dhe leshko ,por ama dhe ne fyhemi kur na flet ndonje qe ka ca nivel ….ndjese po ktu shoh vetem kokepalar .
Anticensure ti nuk mund te na gjykosh ,dhe as kta vicat e mjelseve
Meqe po flasim per predikime …ju cfare po beni ..kta hanalistet e pacavureve mediatike cfare bejne …ju kokepalaret cfare beret ???????
Moj Veronika! Apo Gerta?????? Si te pelqen me shume?
nika
“Kta tani me nje muaj qe u emerua ZHITI”
prandaj të përmënda patër anton arapin!
kushdo që ishte qëllimi i tij,ai vetëm se përleu veten!!
“Anticensure ti nuk mund te na gjykosh ,dhe as kta vicat e mjelseve”
këtu ke të drjtë!!!(nuk e kam zakon ta përdor)në mënyrë ABSOLUTE!!
duhet një profesionist për të gjykuar!!
një PSIKIATËR!!
më vjen keq për këto që shkruaj dhe në ja shkruaj origjinalit o një kopje!!
Vetem per ta share ne kete shkrim Visarin nuk e kane bere. Perkundrazi i kane thene qe emrin kolos mos e shit per nje lek.
Visar Zhitin e dogjen sepse duhej djagur!U thirr me urdher minutat e fundit dhe shkoi,pasi dikur dhe diku ka firmosur nje dokument dhe ka pranuar nje pseudonim!Ja zune koken me dere,ndaj shkoi!Nuk ka artist a poet serioz te mos shikoje rrezimin e madh te Berishes….Zhiti nuk paska vizion qe nuk e pa? Shkoi se duhej shkuar,por shkaterroi talentin e tij qe tanime e ka te veshtire te rikuperoje demet!Kush nuk e kupton pse shkoi Zhiti minutat e fundit,mesiguri eshtë injorant!….
VERONIKE…
Vazhdon ,te minimizuar,akoma luften e klasave.Njerzit i gjykon me ate çfare kan qene ne regjimin e kaluar.
Autoret e shkrimit i quan ,bijte kopila te kohes se par,kurse Visarin kolose kulture dhe une i heq hunksionin e sotem.
Sipas teorise tende me qe Visari ne ate sisyem qe disident ne nje diktature edhe pse behet Minister ne nje diktature te re nuk duhet te kritikohet ,qofte edhe nga djemte e kopilave ?
Ku vajten ato vite te vuajtjeve te Visarit qe luftoje per demokraci dhe tani ka shaluar nje ministri te nje diktatori te ri.
Ne se nuk je e bindur qe Berisha eshte nje diktator dhe ne “demokraci” bile ,qe si e ka thene P.Kulla – : Do ta kishte zili dhe E. Hoxha- mund te te numuroj njeqind fakte.
Banija01 ama e paska thene dhe P.Kulla ???
Epo tani bej autokritike dhe une ,betohem per nderin e partive qe Pullumbi ka sherbyer qe dhe une do hesht .
Banija 01 kujdes se diktatorin nuk jua solli Visari ,e gjeti ktu te ju
kur ata ju luftonin diktatorin e dashur te Pullumbit …ju i futet ne Spac
kur behen pishtare human ,ju futeni mbas fustaneve te grave
kur snajperi ju qerron me duar ne xhepa ju beheni haleat
kur ne flasim per ligj lustracioni …ju keni ne liste te sigurt sigurimin…keni S.Brahon dhe G.Ruqin …dinosauret e keshillit te te urteve kane mbesa e niper deputet
pra pushteti ekonomik dhe ai politik …
kur flasim per demshperblim na del RRAPI MINO i persekutuar
Tani meqe ti do te rrrrrrrrrilindesh …se ke merak qe tu vij ne fuqi klani i baballareve dhe injorantet deshtak te LSI ,ata qe per 4 vjet ju vodhen gjithe shtetin ,fajtor duhet te ndihet VISARI ,une ?????
E quan lufte klasash ????????????
Ti po me sulmon ende si armik ,eeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
partia e punes pragmatiste te ripjelljes …
MOS DUHET TU KERKOJ FALJE SE JAM VIKTIMA ?????????????????
Banija01 qetesohuni ,se ne ju duruam per 50 vjet …e pra duroni se nuk jeni dhe aq keq ,nuk ju zgjodhem mutister Haxhinaston …kane kaluar vetem 22 vjet …dhe kta hanalistet te shkruajne Kurbanin e dt 23 nqs nuk ju pelqen VISARI ,dhe sidoqofte kerkojeni FAJIN TE VETJA ….!!!
nika
_”Banija 01 kujdes se diktatorin nuk jua solli Visari ,e gjeti ktu te ju”
por mos harro se si thotë dhe artikull shkruesi,po shërben si mbulesë për ta mbajtur në pushtet!!
_”kur ata ju luftonin diktatorin e dashur te Pullumbit …ju i futet ne Spac”
është e vërtetë,por mos harro se ai sot po mbështe atë diktator që ka futur në “spaç” një popull të tërë!përfshirë dhe ty!!
_”kur snajperi ju qerron me duar ne xhepa ju beheni haleat”
HALEancat tona janë me të vërtetë të gabuara,si unë dhe ti i kirtikuam ashpër dhe vazhdojmë,por mos harro se visari është në krahun e snaiperit!për fatkeqësinë e syve të të tua të zëna nga dashuria dhe urrejtja patollogjike,visari është duke i pastruar dylbinë snaiperistit!!këtë e bën sepse snaiperisti nuk vrau aq sa duhej të vriste!!në 200 fishekë vrau vetëm 4 njerëz!!
nika mos harro se kjo që po bën visar zhiti e zëbret nga ai piedestal!ajo që ne dhe ti e quajtëm “pishtar human”,sot është një fallcitet!!
ai me të vërtet ishte kundër diktatorit,por nuk ishte kundër DIKTATURËS!!këtu është një ndryshim i madh o NIKA!!
të jesh kundër diktatorit nuk do të thotë se je demokrat!këtë e vërtetoi si visari ashtu dhe shumë të tjerë!!përfshirë dhe ty o nika!!
ju jeni kundër diktatorit që është kundër jush,gjë që ndrshon me mendimin tonë!!
ne jemi kundër diktaturave!!tuajave dhe tonave!!
prandaj o nika mos u kap pas një qime të bishtit të kalit,jo luftë klasash e luftë bythësh!!mos fol kodra pas bregut si një paciente psikiatrie!!
ti dhe disa të tjerë jeni etaloni i urrejtjes patollogjike!keni një mangësi në zotërimin e emocioneve primare!!mbështetja në haxhinasto haxhispaho,është thejshtë një shashkë e trashë,por që për fat të keq të detyron të humbësh kohë për të mbushur një kullesë me ujë!!
kjo kullesë është koka tënde,në të cilin truri i vogël nuk ka lënë vënd për materie tjetër gri!!
me të vërtetë për të ardhur keq!!
por sa më shumë sheh aq më shum mëson!!(flas për vete)
“U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
I nderuari z.Saliasi. Kishim nje minister me te cilin edhe sepse duhet te qanim kemi qeshur kur na premtoi se do te sillte eshtrat e Ismail Qemalit ne Atdhe. Tashti Ju na propozoni te qajme sepse z.Visar Zhiti u emerua ne kete detyre. A nuk do te ishte me mire t’i uronit z.Visar sukses ne kete detyre?
Ju faleminderit !
Do te doja nga ndonje specialist nje shpjegim gjuhesor per nje perdorim qe, sipas meje, eshte i gabuar. Fjala eshte per shprehjen “me patjeter” qe eshte perdorur edhe ne kete artikull, e qe perdoret shpesh edhe ne artikuj te tjere apo ne emisione televizive e radiofonike. Mua me vret veshin. Nuk mund te perdoret parafjala “me” perpara nje ndajfoljeje “patjeter”. Per mendimin tim eshte ndonje aktor nga jugu (idene e kam, por nuk po jap emra) qe e ka futur kete lloj shprehjeje te gabuar. Per mendimin tim, ne gjuhen e rregullt, mjafton vetem “patjeter” pa parafjelen “me”. A mund te me jepni ndonje sqarim?
Do te doja nga ndonje specialist nje shpjegim gjuhesor per nje perdorim qe, sipas meje, eshte i gabuar. Fjala eshte per shprehjen “me patjeter” qe eshte perdorur edhe ne kete artikull, e qe perdoret shpesh edhe ne artikuj te tjere apo ne emisione televizive e radiofonike. Mua me vret veshin. Nuk mund te perdoret parafjala “me” perpara nje ndajfoljeje “patjeter”. Per mendimin tim eshte ndonje aktor nga jugu (idene e kam, por nuk po jap emra) qe e ka futur kete lloj shprehjeje te gabuar. Ne gjuhen e rregullt, mjafton vetem “patjeter” pa parafjalen “me”. A mund te me jepni ndonje sqarim?
joel
“me-ja” e përmëndur nga ti është e shqipërisë së mesme!para se ta fuste ky aktori i “panjorhur”ose ilegal kjo “me patjetër është përdorur në shqipërinë e mesme ose në tiranë më saktë!!
sot në këtë rrëmujë mediatike dhe gramatike çdo gjë është e mundur!!kur njeriu normal flet sipas mundësive dhe dëshirës së tij nuk është ndonjë gjë e madhe aq më pakë një katastrofë,por kur flasin ata që e mbajnë veten si profesionistë?!kjo nuk k abythë ku të rrijë!!nuk ka më njohje të shqipes,ka një bastardim të saj me zëvëndësim fjalësh shqipe me të huaja dhe një mosnjohje e thellë e gramatikës së saj!!këtu lë mënjanë tendencën për kriminalizimin e shqipes standart si diskriminuese e dialekteve të tjera!!
joel,une mendoj se”me patjeter=patjeter”ngjan pike per pike me fjalen tjeter”medoemos”,qe thuhet edhe doemos;te katerta(=katra)keto pak a shume jane i njejti kuptim.
shkrim i shkëlqyeshëm!!
shkrim i rralë si nga faktet dhe nga edukata qytatare!!
Reldar Dedaj o maskara i vogel, por edhe ti u bere komunist. Po ti je sternipi i Gjon Markagjonit te Mirdites. Nuk te falet, ti nuk duhet te sulmosh ata qe kane vuajtur si ne ferr bashke me kusherinjte e tu. Talentin dhe penen e shkathte prej nje gazetari me bote dhe me nje kulture te gjere perdore pozitivisht. Edhe une them te rrofshin dhjetat dhe ekselenca jote ne formim. Se me komunistat nuk ke gje ne vi.
faust po i bie ne qafe kot mor burr i dheut. Eshte nje djale me nje kulture shume te madhe, leje rehat, se kur ai ngrihej ne leksion edhe profesoret mbanin shenim dhe kete e thote nje shoqe klase e ti qe e njeh mire. Bashke me miqte e tij manen, saliasin, xamen, balajn, zaimin e nje greg muti qe rrinte me ta kane qene shume interesant, madje mund te them se kane bere revoluciobn ne gazetari, nuk vjen me grup i tille ne ate dege.l Mua personalisht nuk me kane pelqyuer, se sa tju afroheshe te kapnin nga bythet, gjithsecili me kurvar se tjetri, por reldari mesonte shume dhe jashtmase inteligjent. Mos e shaj kot eshte i lire te shprehet dhe te mendoje cfre te doje, lereni rehat, se bashke me Bled manen po fusin nje gfazetari tjeter ne shqiperi. edhe pse te dy asnjehere nuk me kane pelqyer.
fausti
je rasti tipik i injorantit shqiptar!!atij injoranti që nuk ka për të na lënë të dalim nga ky batak!!i atij injoranti që do të na lërë gjithë jetën në diktaturë!!i atij injoranti që megjithëse flet nga mëngjesi në darkë për demokracinë,të vetmen gjë që nuk kupton është demokracia!!rasti tipik i injorantit që demokraci quan lirinë e diktatit të tij!!
mor qënje me zhvillim të ulët primitiv,në shkrimin tënd,po aq primitiv ti më jep mua një informacion që unë,ndryshe nga ti,e interpretoj për mirë!!ti thua se ky djalë qënka një nga nipat e magkagjonajve!!ndryshe nga primitiviteti tënd,ky djalë ka kuptuar se çdo të thotë demokraci!!
ndryshe nga stërgjyshi i tij që priti pushtuesin italian me lule në durrës,ai po bashkohet sot me popullin shqiptar që është kundër diktaturës!!me të vërtetë që gjyshi i tij luftoi komunizmin,por e luftoi jo për diktatin që komunizmi mbolli në shqipëri!ai e luftoi për të mbajtur gjallë diktatin e tij!!kj ou tregua dhe pas rënjes së komunizmit!!markagjonajt pavarsisht jetës në demokraci,nuk kishin mësuar asgjë!!
faust leshi,lufta kundër komunizmit ishte luftë për demokraci e jo luftë për diktaturë fashiste!!ju jeni ndyrësirat që këtë nuk e dini nuk e mësoni dot dhe nuk keni për ta mësuar!!
dhe njëherë bravo këtij gazetari,që sipas atyre të dhënave që japin komentues të tjerë,ka kuptuar se kush është ndryshimi ndërmjet diktaturës dhe demokracisë,prandaj po lufon në krah të kësaj të fundit!!
ti dhe të tjerë të sëmurë patollogjik ruani dhe konservoni fort primitivitetin tuaj tribal!!
fundërrina primitive!!
“U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
Reldar Dedaj si student i shkelqyer si ke qene mos perdor bashkepunetor, se i njohim se jane rrota. Talenti dhe filozofia jote ne perqasje mbi tema te caktuara edhe pse eshte interesante nga pikepamja e talentit, nuk thote shume gje ne kete rast, por bravo PS-se, qe ka mbledhur rreth vetes talente te medias edhe pse me keqardhje neneqira. me fal po jeni pak.
Z. Dedaj si student i shkelqyer si ke qene mos perdor bashkepunetor, se i njohim se jane rrota. Talenti dhe filozofia jote ne perqasje mbi tema te caktuara edhe pse eshte interesante nga pikepamja e talentit, nuk thote shume gje ne kete rast, por bravo PS-se, qe ka mbledhur rreth vetes talente te medias edhe pse me keqardhje neneqira. me fal po jeni pak.
O gomar i marrsh te keqen ketij djali, Reldari bashke me grupin shoqeror te tij ne fakultet kane qene njisha, te gjithe i donin edhe pse i shanin. Ata ishin grupi qe kane bere revolucion ne gazetari, me manen, saliasin balajn, xamen e disa te tjere, qe per momentin nuk po me kujtohet. Dhe kete e thote nje shoqe e tyre, klase qe ne fakt i urreja shume, sidomos manen dhe saliasin, ndersa reldi ka qene me i shoqerueshem se ata, nje djale me bagazh te papare, sa edhe profesoret mbanin shenim kur fliste dhe kjo nuk eshte nje ekzagjerim. Por habitem si nuk po ngaterrohen me manen se ata te dy njehere ne jave benin sherr me njeri-tjetrin. Faust eshte djale shume i mire dhe teper inteligjent me beso nuk i ka marre dhjetat me hater mund te pyesesh ke te duash, por te siguroj se eshte i cmendur krejtesisht, ndoshta edhe ata te tjeret.
VERONIKE…
Sa per ironine per P.Kullen nuk do replikoje se nuk me atakon mua.
Diktatorin e ri vertet nuk na i solli Visari ,na e solli Ramizi ,nuk e gjeti tek ne ,po Visari ka 22 vjete qe i ri ne krahe dhe tani ne funde u shperblye .
Besoj se fragmentin me poshte ti e ke shkruar.
VERONIKA — 28 Mars, 2013 në 12:36 am
Burri im punon 18 ore ne dite,po rrisim tre femij dhe ti ma krahason me baben e Xenit?????????????????????????
Ik mor shpellar na u hiq na blogu,se degradimin moral ku po e con ky me ortaket e tij po na peshtirin jeten.
Jane ata si ty,ata psikiket mendor qe po rrisin perbindesha si Zeni,por ne jo,as baballaret tane!Fol per vete dhe per klasen Sali…por jeni shume pak,jeni ne ditet tuaja te fundit
Nuk po zgjatem me brockullat qe shkruan per llotari e di une me sa
sepse nuk ja vlen diskutimi ne mbreterine e idiotit.
MOS GUXO PERGJITHESIMIN,MBAJ KLASEN TENDE,SHPELLAR
FOL PER BABEN TEND DHE PER BABIN E XENIT!!
Babait te Xenit e Beri Visarin Minister ,VERONIKA ????????????????
Fatkeqesisht ke nje tendence qe kushdo qe te kundershtone sado pak ,menjeher e akuzon per bashepuntore te atij regjimi .
Nuk besoje se je psikologe sa qe nga disa komente te shohesh burrerin tone,veç po na krahason me tet shoq .
Sa per politikanet qe me permend nuk me takon te replikoje se nuk kam as lidhje politike as partiake po ti shkruan njesoj per te gjithe sikur ti kesh klishe.
Une nuk te akuzova per armike ,po ti ju ben biografine ,ashtu siç behej ne luften e klasave.
Veronike nuk kam patur asnje post drejtues dhe asnje ne fis ,qe te me kesh duruar per 50 vjet.
Mos i fut te gjithe ne nje thes.
VERONIKE…
Sa per ironine per P.Kullen nuk do replikoje se nuk me atakon mua.
Diktatorin e ri vertet nuk na i solli Visari ,na e solli Ramizi ,nuk e gjeti tek ne ,po Visari ka 22 vjete qe i ri ne krahe dhe tani ne funde u shperblye .
Besoj se fragmentin me poshte ti e ke shkruar.
VERONIKA — 28 Mars, 2013 në 12:36 am
Burri im punon 18 ore ne dite,po rrisim tre femij dhe ti ma krahason me baben e Xenit?????????????????????????
Ik mor shpellar na u hiq na blogu,se degradimin moral ku po e con ky me ortaket e tij po na peshtirin jeten.
Jane ata si ty,ata psikiket mendor qe po rrisin perbindesha si Zeni,por ne jo,as baballaret tane!Fol per vete dhe per klasen Sali…por jeni shume pak,jeni ne ditet tuaja te fundit
Nuk po zgjatem me brockullat qe shkruan per llotari e di une me sa
sepse nuk ja vlen diskutimi ne mbreterine e idiotit.
MOS GUXO PERGJITHESIMIN,MBAJ KLASEN TENDE,SHPELLAR
FOL PER BABEN TEND DHE PER BABIN E XENIT!!
Babait te Xenit e Beri Visarin Minister ,VERONIKA ????????????????
Fatkeqesisht ke nje tendence qe kushdo qe te kundershtone sado pak ,menjeher e akuzon per bashepuntore te atij regjimi .
Nuk besoje se je psikologe sa qe nga disa komente te shohesh burrerin tone,veç po na krahason me tet shoq .
Sa per politikanet qe me permend nuk me takon te replikoje se nuk kam as lidhje politike as partiake po ti shkruan njesoj per te gjithe sikur ti kesh klishe.
Une nuk te akuzova per armike ,po ti ju ben biografine ,ashtu siç behej ne luften e klasave.
Veronike nuk kam patur asnje post drejtues dhe asnje ne fis ,qe te me kesh duruar per 50 vjet.