Mësova dje në drekë se FRD në Shkodër po sulmohet ashpër nga Jozefina Topalli, e cila sipas asaj që lexova, paska nisur njw fushatë të pashembullt penguese ndaj kandidatit të kësaj force Fatlum Nurja ku ka përfshirë dhe mediat lokale.
Këtu në fakt nuk ka ndonjë fjali që mund të përbëjë lajm. Kemi të bëjmë me kandidatin e një force të djathtë, e cila në Shkodër ashtu si dhe në Tiranë, apo ndoshta dhe në Durrës e Dibër, mund të sjellë surpriza aspak të këndshme për lidershipin e Partisë Demokratike.
Ajo që përbën lajm është në të vërtetë mosbërja lajm si për FRD-në, ashtu dhe për forca të tjera, të cilat hyjnë në një kategori që në gazetarinë televizive quhet “lajme me mbulim”. Nisur dhe nga kontrolli disi më i rreptë në kryeqytet, mediat vizive tregohen më të kujdesshme për të respektuar minutazhin e caktuar për secilën forcë politike por në mediat lokale thuajse pa kurrfarë kontrolli bëhet një batërdi e vërtetë në kurriz të atyre që nuk paguajnë.
Thënë shkurt, fushata elektorale kthehet në një Pazar primitiv ku paguhet jo vetëm për zënien e hapësirës televizive në orarin “pik” nga ora 19.30 deri në orën 21.00 por ajo që është për të vënë kujën, paguhet dhe për t’i mbyllur hapësirën televizive kundërshtarit.
Minutazhi në dispozicion të secilës forcë nuk respektohet në asnjë edicion lajmesh duke krijuar “me porosi nga lart” (si në rastin e FRD në Shkodër) një terr informativ të paprecedent, kjo dhe me mbylljen e një syri nga KKRT. Duke vijuar me argumente në të njëjtën zonë elektorale, është lehtësisht e verifikueshme sesi aktivitetet e Partisë Socialiste dhe kandidatëve të saj konsiderohen “të patransmetueshme” në të paktën dy televizione lokale, ndërkohë që një tjetër televizioni i konsideruar si më pranë së majtës, i privohet e drejta të informohet mbi programin ditor të takimeve të kandidatëve të PD-së.
Për respektimin e hapësirave televizive gjatë fushatës elektorale, çdo medie vizive në të gjithë territorin e vendit i dërgohen disa shkresa radhazi nga kreu i KKRT-së ku krahas kërkesës për bashkëpunim, tërhiqet vëmendja dhe paralajmërohen sanksione të rënda.
Megjithatë kjo nuk pengon këto medie që të shkelin ligjin duke e konsideruar muajin e fushatës një rast të artë që vjen një herë në katër vjet duke u “vjedhur” kështu hapësirë televizive forcave politike, të cilat ata vetë i klasifikojnë në rastin më të mirë të parëndësishme e në rastin më të keq të rrezikshme për fushatën e Partisë Demokratike.
Minutazhi i munguar (në këtë rast FRD-së, e cila e ka denoncuar si rast), është një rast për mbledhjen urgjente të KKRT-së, gjë që nuk ka sesi të ndodhë për sa kohë kryetare të jetë Endira dhe shefe e saj Jozefina, drejtuese reale jo vetëm e fushatës së PD-së, por edhe e shumicës së mediave në Shkodër.
Vetem nga bllokimi qe i ka bere medja AK, njerezit kujtojne se kjo parti eshte shperbere!!! PD, PS e LSI blejne votat, mos blejne minutazhet televizive !!!
Shihni temen, pasi e nriti AK, kur e pa qe kjo nuk po i shkonte me sipas avazit, e ka bllokuar 100%; flet tani vetem per FRD, parti pa elektorat
Mbase ke statistika personale. FRD pa elektorat? Shume njerez do votojne per FRD pavarsisht numrit te vogel apo te madh duhen respektuar.. Prandaj ne qofte se e ke per zemer AK dakort, por mesohu te respektosh edhe ate qe mendojn ndryshe…PS,PS, LSI apo dhe partin me vetem 1 vote…
S’ka pse ju vjen çudi ju te temes per fakte te tilla te diskriminimit..ju jeni praktikuesit me te zellshem te kesaj gjeje qe kur ne menyre te paprecedent jo vetem bllokuat AKZ-ne pasi kjo nuk eshte ne vetevete aq e qortueshme…çfare ju uli pike juve ishte qe bete loje te ndyre duke keqiformuar …kjo tregoi se ju jeni te te njejtit mentalitet te gabuar e demoniak te berishes…tani qajani hallin frd-se, po sikur jeni çik vone mendoj…