Tirona i njeh ata që e kanë bërë më të mirë...

13 Qershor 2013, 15:46Blog TEMA

Nga Linda Rama

 

Kur Edi më pyeti a ke dëshirë të vish në një takim ku do mblidhen tironcit, më shkoi mendja në oborrin e shtëpisë së fëmijërisë sime me avlli qerpiçi, ku bisedohej nën aromën e trëndafilave e të karafilave, selfijonit e hidershasë, mes ngjyrave të luleve të borës e mullagave, poshtë kumllave, kajsive e hurmave. Gratë e shtëpisë vinin rrotull miqve duke i qerasur me ujë brisk të ftohtë nga pusi në hajat, shurup trëndafili e reçel të mrekullueshëm përgatitur nga petalet e luleve dhe frutat e pemëve të oborrit. Ende sot ai oborri është me mua dhe gjyshi e gjyshja ime apo “nona” siç i thërrisnim, janë aty, megjithëse me vite larguar nga jeta. Kujtimi i tyre është këshilla më e mirë për mua.

U lindëm këtu, këtu u rritëm, mësuam në fillim mësimet e urta të shtëpisë pastaj ato të shkollës, kaluam vite vështirësish, pune, gëzimesh e hidhërimesh, lindjesh e ikjesh. Këtu, në Tiranë u lindën mu në kufirin e një kohe tjetër, edhe Rea dhe Gregu. Koha tjetër e bëri tjetër edhe Tiranën. Tirana ku fëmijët tanë u rritën ishte shumë e ndryshme nga Tirana ku u rritëm ne. Edhe më e ndryshme akoma është Tirana e fëmijëve që lindin sot.

Nuk do të kisha ardhur sot nëse nuk do ta shihja si rast për të qenë mes tiranasve që duan një Tiranë dhe një vend ku të mos tretet për fare kultura qytetare e oborreve të bashkëbisedimit e të bashkëjetesës së urtë. Nuk do ta kisha marrë fjalën si një prej këtyre tiranasve nëse nuk do të ndjeja detyrimin për të nderuar gjyshërit e mi për gjithçka më dhanë e më bënë të kuptoj nga mënyra e vjetër tironse e të qenit njeri e qytetar. Sot dua të flas edhe për ta dhe kam një dëshirë të thellë të besoj se ata janë këtu duke më dëgjuar, siç dëgjova unë para pak ditësh gjithë kërshëri mbesën time Alesian duke i rënë pianos në saxhon e saj të fundvitit. Shpresoj që ata të jenë krenarë për mua, si unë për Alesian që rritet bukur.

Mënyra e jetesës dhe e sjelljes së familjes së vjetër tiranase ishte natyrshëm busulla që drejtonte frymën e qetë të bashkëjetesën në qytet. Në krah të shtëpisë sonë ishte një familje përmetare, në krahun tjetër një familje nga Leskoviku, pak më tej nënë Aliseja nga Shkodra, tek rrugica përballë familje dibrane, pak me tutje, Vesht, Durisht e Gugallt, familje të vjetra tiranase. Të gjithë fqinj të mirë e të urtë, punëtorë dhe fjalë ëmbël që i ndanin së bashku gëzimet dhe hidhërimet e tyre, që shkëmbenin vlerat dhe kulturën e origjinës si pasurinë dhe investimin më të mirë për veten, komshillëkun, brezat. Tironsit e vjetër thoshin para shpis blehet komshiu! Prindërit e gjyshërit na mësonin që fëmijët e fqinjëve i kishim motra dhe vëllezër dhe që njerzilliku ishte vlera më e paprekshme e njeriut dhe tek njeriu. Kështu u rritën prindërit tanë, kështu u mësuam ne.

Tironcit e panë jo si fillesën e një skenari lufte po si bulevardin e një paqeje të qëndrueshme detyrimin për të bashkëjetuar me të tjerët kur Tirana nuk ishte më vetëm e tyrja, po kryeqyteti i Shqipërisë dhe qyteti i gjithë shqiptarëve. Dhe është fakt: Tiransit si tërësi autoktone nuk u deformuan në qytetarinë e tyre, as kur deformimet dhunuan hapësirën dhe bashkëjetesën qytetare. Ata u përfshinë thuajse si komunitet i tërë në zhvillimet demokratike. Por me protagonizmin e tyre të urtë kolektiv, pa u shquar në asnjë rast si protagonistë të shkeljes së oborrit të tjetrit, të dhunimit të pronës a pasurisë së shtetit, të rregullave të të jetuarit nën ligjësinë e vjetër të mosprekjes të asaj që s’është jotja dhe të respektit për atë që është ndryshe nga ty.

Tirancit i kanë ofruar në dekada qytetit dhe shoqërisë talentin dhe përkushtimin në profesionin e tyre. Me dhjetëra familje tiranase kanë qenë të njohura për talentin e punën artizanale e zejtare në mjaft raste të trashëguar brez pas brezi. Jam e bindur që ju sot kujtoni këtu ustallarë të mëdhenj me shumë emër në qytet që nuk jetojnë më. Asnjë usta i madh i kohëve të shkuara nuk do të na e falte sot situatën në të cilën është katandisur tradita dhe arsimi në qytet që po e le pa punë, pa farë zanati, rininë duke i kërcënuar seriozisht të ardhmen. Nuk do të na e falnin situatën në arsim as shumë mësues e mësuese të vjetër tiranas apo profesorë të shquar universitetit, që kanë investuar me përkushtim për arsimimin e brezave të qytetit tonë. Dhe kur? Sot kur mundësitë janë të pafundme, sepse bota e madhe është bërë shumë e vogël e ka ardhur tek porta e oborrit.

Tirancit i kanë ofruar mjekësisë shqiptare emra të mëdhenj, të paharruar, që brezi i prindërve tanë i kujtojnë me respekt dhe nostalgji për humanizmin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm. Të gjithë ata merituan dhe morën vetëm një çmim, pa letra e medalje, çmimin e mirënjohjes së thellë në kujtesën e qytetarëve të cilëve u shërbyen. Kujtohen edhe më shumë sot, këta mjekë të devotshëm kur shëndetësia është në gjendje katastrofale. Nuk do të na e falnin sot mjekët e mëdhenj tiranc të kohëve të shkuara ankthin që provojnë mijëra shqiptarë nga pamundësia për t’u diagnostikuar, nga shërbimi tepër problematik shëndetësor, nga pamundësia për të blerë ilaçe, nga mungesa e gjerë e humanizmit në mjekësi. Dhe kur? Sot kur botën e madhe e kemi prapa portës së oborrit të cilën mjafton ta hapim për të mirëpritur të rejat e pafundme saj.

Tirancit janë respektuesit më fanatikë të ligjit dhe të shtetit. Të tillë kanë qenë të parët tanë, të tillë janë prindërit tanë, të tillë jemi ne. Dhe aq e vërtetë është kjo sa rëndom këtë respekt ia kanë marrë për frikë e për dobësi duke abuzuar jo pak, sidomos në vitet kur pronat e tyre shteti në njëzet vite i la pa asnjë mbrojtje. Të prirur për t’i trajtuar gjërat me tolerancë, pothuaj të gjitha familjet e vjetra tiranase apo njëlloj si ata, familjet e qytetarëve të ardhur herët në Tiranë sot gjenden të zhgënjyer, rropatur vite të tëra dyerve të gjyqeve dhe zyrave të shtetit, duke u ndjerë çdo ditë dhe më jabanxhi në qytetin dhe pronën e vet dhe pa mundur të shohin jo vetëm zgjidhje, por asnjë fije drite në fund të tunelit. Të parët tanë, ata që me shumë mund, djersë e ndershmëri e krijuan pronën, do të ishin krenar për ne pasardhësit e tyre që respektojmë ligjin dhe shtetin, por nuk do të na e falnin kurrë qëndrimin duarkryq përpara kujt në emër të shtetit shkel ligjin, dhunon të drejtën e pronës dhe ngatërron çdo mot e më keq çështjen e pronave në këtë vend. Dhe kur? Sot kur sfida jonë është ta bëjmë oborrin tonë pjesë të oborrit të madh të familjes europiane dhe kur të mos rrish duarkryq do të thotë edhe fare thjesht, të përdorësh votën tënde për të mos u bërë palë me të ligën që i ka hyrë shtetit e përmes shtetit gjithë shoqërisë.

Gjyshja ime thonte “Masi ti nigjosh fjalën tjetrit vreji punën t’keqen nona”. Dhe puna e secilit sot është që masi ka nigju fjalët të vrejë punën e vet si qytetar duke votuar që punët në oborrin tonë të shkojnë ndryshe. Tirana s’do jetë më kurrë ajo që ishte. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, të tjera për keq. Por siç mund të bëhen më mirë gjërat janë keq, mund të bëhen më keq edhe gjërat që janë mirë. E, ja pse sot s’desha thjesht të jem krenare në krah të Edit, për gjithçka ka bërë për Tiranën, po desha të flas si njëra nga ju për të trokitur me fjalën time në portën e oborreve të tironcave dhe për t’ju thënë: Eshtë koha të vreni punën me votë! Për Tiranën. Për sigurinë e jetës, punës, pronës. Për fëmijët tanë që duhet të trashëgojnë një vend më të mirë. Për Shqipërinë që sytë i ka gjithnjë nga Tirana.

69 komente në “Tirona i njeh ata që e kanë bërë më të mirë…”

  1. lini says:

    Dhe eshte i duhuri dhe per shqiperine edi rama

    1. raviku says:

      Rama ka treguar ne krye te Tiranes se eshte lideri me vizion e me vullnet per punen qe mund te ndryshoje qytete e shtete. Per kete arsye dhe si shtetndertues, shqiptaret do te zgjedhin ate pas 22 vjetesh mashtrime e vjedhje masive nga politikanet. Per ta bere Shqiperine si Tirana dikur!!

      1. e/ says:

        Edi Rama po tregon nepermjet fushates se tij se i ka syte nga perendimi dhe se synon ta ktheje Shqiperine ne nje vend te denje Europian. Per kete ai ka mbeshtetjen e te gjitheve ne, pasi ndryshimi eshte dicka e domosdoshme ne kete pike krize ku kemi arritur. Nuk po dalim dot nga kriza qe kur eshte rikthyer Berisha. Po me RILINDJEN do ta bejme kete!!!

        1. halimi says:

          Linda Rama eshte nje zonje grua qe do ta kishte nderim cdo shtet ta kishte si zonje te pare. Ajo ka treguar se eshte nje nene e zonje e guximshme, pavaresisht baltes se hedhur mbi te nga PD.
          Po turpet jane te Shqiperise se Saliut dhe me Ramen do te ndryshoje cdo gje, ndaj duhet mbeshtetur ai dhe Rilindja qe sjell me vete!

          1. orjona says:

            Tirona keto dy vite ka kuptuar se c’do te thote te jesh me nje kryebashkiak dhe me nje kryetar ilegjitim si Basha qe po e degjojme vetem ne fushate elektorale.
            Tirona e kuptoi ne keto dy vite se ia vlejti qe e mandatuan Ramen 4 here radhazi, edhe pse te katertin beri cmos saliu per ta grabitur.
            Gjithsesi Tiranes do t’i rikthehet dinjiteti pas 23 qershorit me kryeminister Edi Ramen dhe keshillin bashkiak te majte.

            1. bamka says:

              Rama eshte kryeministri i te gjithe shqiptareve
              Per ta vertetuar kete mjafton te pyesni vete Sali Berishen
              Cdo dite flet vetem per Ramen, ndaj ne 23 qershor duhet tia bejme qejfin dhe ta zgjedhim vertet Ramen!!!

            2. Eliana says:

              Edi Rama eshte personi qe rilindi tiranen dhe do rilinde shqiperine ne 23 qershor
              Tirana ka bere nje ndryshim rrenjesor,por duke ruajtur karakteristikat e nje qyteti te mire arkitekturuar
              ndersa sot shohim vetem shtesa ne katet e fundit te pallateve,manine e pashembullt per te zhdukur cdo hapesire te gjelber

              kjo qeveri arriti vetem te shkaterroje kete vend dhe eshte koha qe ne te gjithe te dalim te votojme per te mos e lejuar me.vendi duhet te dale nga diktatura berishiane

          2. bubrrexi says:

            Tirona dhe e gjith Shqiperia jane me Ramen tani
            E kane pare ne 22 vjet se i vetmi qe ka punu eshte Rama
            E kane pare keto 8 vjet se politikanet qe kan mbet jan ish komunista pa asnje vlere dhe te interesuar vetem per te vjedh
            Dhe e dine se e vetmja alternative europiane kete here eshte Edi Rama. Prandaj ne 24 qershor nisim Rilindjen e vendit!!!

          3. tani says:

            epo ta ndajme mendjen do e bejme kryeminister apo president ramen

        2. XANI says:

          Kjo Shqiperia jone ka nevoje e gjitha per ty, jo vetem Tirona o Edi…puna eshte qe te gjithe presim vetem dhe vetem nga ty…te gjithe te tjeret duken si nje tuf mashtruesish qe kane 22 vite ne politike dhe nuk bejne asgje per qytetaret! une e kam pare ndryshimin qe i ke dhene ti Tiranes dhe ndjehem krenar qe voten time te pare do ta jap ty!

        3. marjana says:

          Edi Rama do te jete kryeminstri qe do punoje per shtetasit e vet, jo per pasurimin e familjes. Kete e tregoi kur ishte kryebashkiak, ne administraten locale nuk kishte asnje familjar apo te aferm te Rames, ndryshe nga c’ndodh ne kete qeveri qe punon ne administrate gjithe farefisi I saliut dhe sherbetoret e tij.

        4. tironci says:

          Akoma dhe me shume se c’njeh ata qe e kane ndryshu, Tirona njeh Edi Ramen, personin qe i ndejti afer ne momentet e saj me te veshtira dhe qe i dha doren per ta nxjerr nga llumi ku e kish zhyt shpellari me shoke. Ndaj Tirona eshte, ishte dhe do jet gjithmon me Ed Ramen!!!

          1. albani.. says:

            Tirona Tirona njeh vetem Edi Ramen jeni duke na ça kaptinen,por nje gjo nuk arrije te kuptoj,kur ky ROMA paska bo kaq shume per Tironen dhe Tironcit dhe keta e duan shume,pse Roma “heroi” Tirones iku e u strehu ne Vlore me Koçon?.Me 23 do e merni vesht sa shume e duan Tironcit ate qe nuk pati dhe nuk i respektoje ata qe e votuan pe tre mandate.Dilni e shikoni si po ndryshon Tirona.

      2. grejsa says:

        Edi Rama tregoi se eshte nje lider qe do te udheheqe per shqiptaret, pa dallim bindje politike apo prejardhjeje. Ai e shnderroi bashkine e Tiranes ne nje institucion model ne sherbim te qytetareve dhe me bindje te plote mund te them se do beje edhe me qeverine pas 23 qershorit.

      3. Roni says:

        Shqiperia ke nevoje deshperimisht per nje lider si Rama. Me nje vizion per vendin dhe me nje program te qarte zhvillimi.
        Te gjithe duhet ta mbeshtesim Ramen pasi ai ka dhene prova kur ishte kryetar bashkie se di te punoje per vendin e tij.

    2. besnik says:

      Sic i ndryshoi faqen Tiranes ne 11 vjet pune ashtu do ja ndryshoje dhe faqen shqiperise. Rama eshte lideri qe i duhet ketij vendi per te vazhduar endrren europiane.

      1. Epirioti II says:

        “Prane cdo burri te madh, ka nje grua te mencur”.

        Ashtu sic transformoi Tiranen, presim qe Rama te transformoje edhe Shqiperine. Kjo e dyta eshte nje detyre shume me e veshtire se e para.

        Me Tiranen Edi provoi qe eshte burre i zoti. Me Linden prane do te kthehet ne burre te madh dhe do ja ktheje me ne fund faqen Shqiperise.

    3. dorjeta says:

      Tirana e besoi Edi Ramen kater here radhazi, edhe pse ne zgjedhjet e fundit saliu beri cmos qe te vidhte ato zgjedhje sepse e dinte se Bashkine e Tiranes s’mund ta merrte kurre me.
      Tirana do njerez qe punojne, sic jane edhe vete, nuk do njerez parazite si basha qe kujtohen per Tiranen vetem per fushate elektorale.

    4. ELTI says:

      Tirones ti ja ktheve krenarine o Edi Rama..kryebashkiakve para teje as u mbahet mend emri o njesh! Mbaj mend kur erdha ne 2000 nga Berati dhe e gjeta Tiranen si BAGDAG me kioska..balte..kasolle..kanalizime e ujra te zeza..ti e bere qytet o flori! Te uroj me te miren dhe kryeministrine ta uroj ty dhe vetem ty!

    5. GUARIN says:

      NORMALE EDI RAMA E BERI TIRANE

      SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA PO E PRISHIN

      E
      S
      H
      T KOHA TE KEMI NJER RILINJDE TE VERTET NJE SHQIPERI TE LIRE

      VOTONI 29

    6. elma says:

      Shume e vertete qe Tirana e njeh kryetarin e bashkise dhe njeriun qe punoi me shume per kete qytet ndaj dhe ne kemi besimin e plote qe ky njeri do te beje te njejten gje dhe me kete vend. Votojm Edi Ramen per nje Shqiperi te Rilindur.

    7. Ben Chicago says:

      A ka ngele njeri tjter nga familja Edit me kerku lemoshe si i biri? Ah se harrova te pret Y.XH ke PNUDI, mos u vono

  2. turi says:

    gjithe Tirona per Edi Ramen! fitore fitoreee fitoreee!!!!!!!

  3. Iris says:

    E mbajm mend te gjithe Tiranen e mbushur me plehra, rruget copa copa, nje gjurruldi lokalesh dhe nje munges te theksuar te gjelberimit.

    Keta duan tju heqin ju Zoti Rama merita qe ju i keni fituar me pune, por sidoqofte, te gjithe e dime dhe nuk e mohojme punen tuaj ne kryeqytet.

  4. kevi says:

    Bravo te qoft Zonja Linda Basha ke bere nje shkri te shkelqyer….Tironsit te gjithe e njohin punen e palodhur te Edi Rames, dhe prej punes ne Tirane ate e njeh e gjithe bota mbare…Rilindje, ta bejme te gjithe Shqiperin si Tirana….

  5. arbenita says:

    Te gjithe shqiptaret e Vlersojne Edi Ramen per transformimin e Tiranes nga nje kryeqytet plerash ne nje kryeqytet qe i vinte era vertet kryeqytet dhe me te cilin ne sot krenohemi kudo ku shkojme ne europe…Rilidnje ta rinisim punen ne Tirane dhe ne te gjtihe shqiperin.

  6. AMBRA says:

    Edi Rama e beri Tiranen bace me lule, ndersa lulushi ka dy vjet qe flen gjume ne tranvajin e tij imagjinar…Rilindje ti Rikthejme shkelqimn e dy viteve me pare Tiranes dhe ti themi mjaft ndertimeve pa leje te miqve te Bashes.

  7. tini says:

    se di mor edi fiton apo jo por me kete gruan e fundit ke qelluar ne shenje.

  8. RAMA says:

    Rama eshte shkaterimtari i tiranes zonja Linda dhge ti e di shume mire por nuk te inetereson qe te thuash te verteten dhe thua te kunderten.

  9. Emigrantja says:

    Linda, me shpirt dhe me zemer te paster te falenderoj per kujtimet e bukura qe na solle nga tirana jone e bukur ku kujtimet dhe nostalgjite e brezit tone jane te shumta dhe te paharrueshme.Lexoj dhe lotet si mbaj dot -me preke shpirtin dhe me zgjove kujtime te mrekullueshme qe ishin zhytur ne erresiren e emigracionit te dhimbshem te lodhshem dhe te padeshiruar. Hikem morem rruget me endren per nje jete me te bukur se keshtu na katandisi Sale shpellari-Intelektualet moren rruget e kurbetit-sale shpellari pastroi dhe perzuri nga tirana dhe gjithe shqiperia trurin e shiperise dhe e mbyti tiranen me barbarizmin shpellar te vicidollit.Dite me te bukura per tiranen dhe shqiperine do te vine. Te pershendes Linda nese ti perdore shprejen e nones “Masi ti nigjosh fjalën tjetrit vreji punën tkeqen nona” une do te te thosha qente le te lehin karvani te shkoje perpara” …….( shprehje popullore e mare nga folklori i pasur shqipetar)

    1. elinor says:

      Emigrantja idiote qe s’ka mesuar asgje nga bota perendimore (vec nqs eshte emigrante ne Dubai) dhe kurre s’do mesoje.
      Pse, ta kritikosh tjetrin dhe t’i vesh ne dukje hajvanlleqet qe ai ben, qenka “lehje qensh”?! Jo po do ta ngrejme lart e me lart ne qiell e t’i urojme te na rroje sa malet!!
      Kjo “pjeseza” e mesiperme them se do jete shkeputur nga libri “Kurbanesha.”
      Se c’me kujtoi ky shkrim ate skecin “Doni me per Belulin” dhe menjehere do hidhem ne Youtube se mos e gjej qe te heq mallin….per Belulin!

      1. emigrantja per Elinor qumeshtorin says:

        Elinor, e shoh se sa edykate dhe formim ke qe nga fjalori qe perdor. Para se gjithash nuk ke te drejte morale dhe qytetare te ofendosh tjetrin duke i vene emra . Ti as me njeh e as te njoh por edukaten qytetare dhe intelektuale e paske zero. Une as nuk kritikova dhe shava njeri. thjesht nje mirenjohje per tiranen e koheve tona qe ti kurre se ke njohur dhe do ta njohesh se ti rriteshe ne llumin e shpelles se saliut. Sa per boten perendimore e njoh me mire se sa ty se per fat te mire bera universitetin e Enverit ku na mesoi se ceshte kapitalizmi dhe shfrytezimi kapitalist dhe po ashtu u shkollova me shume ne universitetin e UIS Chicago USA . Dhe i njoh mire te dy anet e medalsjes …keshtu edhe nje here QENI SALI le te lehe dhe tiranesit e vertete dhe te gjithe shqipetaret te shkojne perpara per nje jete me te bukur.Ndersa ty o Elinori gojemadhi do te rekomandoja te lexoje fjalimin e Dr. Martin Luther King……perpara popullit Amerikan.

        1. The Lone Star State says:

          Dr. Martin Luther King eshte ai qe nuk flinte dot rehat pa e tradhetuar gruan? Jo po te marrim per shembull JFK, apo ndonje lider tjeter te nje kohe dhe vendi tjeter qe s’ka te beje fare Shqiperine dhe momentet qe ne perjetojme. Cfare do bejme ne ketu leksione per Civil Rights tani?

        2. elinor says:

          Emigrantja (ilegale), me quajte “qen qe leh” dhe te quajta idiote. Barazim jemi. Te pakten une perdor emrin tim kur komentoj kurse ti as emer nuk ke. Keshtu qe as ofendim ndaj personit tend nuk mund te quhet — ishte me teper nje ofendim ndaj mendimeve. E kam shume te qarte qe ke mbaruar nja dy kurse ne UIS dhe tani e shkruan ne facebook si edukimin tend. Ahaha, jam regjur me intelektuale me nga dy universitete si ti.
          Zonja e Rames me siper, me kete elozhe te neveritshme per ‘tironcit’ e saj, duhet me mire te merret me pergatitjen erecelit te frutave te bahces se per nga politika s’ja thote fort.
          Ahaha, na tregon kulturen tironce, brekegjonse, qe vete ai qytet u ndertua si pasoje e ngulimit te ushtrive turke ne fushe te Tiranes ne pergatitje per sulmin ndaj Krujes. Vazhdon e permend zejmenet e ndryshem dhe ustallaret qe na paskan dhene nje kontribut kaq te maaaadh keto 22 vite tranzicion!! Haaa, njehere m’u duk sikur e kishte fjalen per kohen e Turqise dhe i ferkova syte se nuk po e kuptoja c’lidhje ka!
          Gjithe historine tironcit kane qene nje popull me tiparet e nje kalamaje te vogel e te perkedhelur nga cdo qeveri, si qebabxhi e domizhanxhi qe jane. Kane nje arrogance te papershkruarshme; shkojne deri aty sa popullesite e qyteteve te tjera i konsiderojne si ‘provinciale’. Kur jane njohur ndonjehere tironcit per kryengritje kunder cfaredolloj qeverie?? As edhe njehere te vetme. Duan te marrin persiper meriten e levizjeve studentore por edhe ato nuk kishin lidhje me tironcit. Ishin studente te guximshem nga cdo qytet tjeter i Shqiperise, pervec Tirones, kryesisht shkodrane e tropojane ata qe u ngriten kunder diktatures. Ik aman mos na hap barkun me tironcit b…pambuksa se te vetmen merite qe ata kane eshte per ushtrine “qesharake” te Haxhi Qamilit. Vetem per kete mbahen mend tironcit-brekegjoncit ne histori.

        3. Horri i Bulevardit says:

          Desha te mbeshtes emigranten dhe ti tregoj se ky Elinori ka kohe qe ka dale nga rruga e zotit dhe si duket ka marre ndonje thelle tani qe sjane me LSI-stet nga Saliu dhe e ka kthyer pllaken, ta mirkuptojme se edhe ata qe shiten, e bejne nga halli.
          Ndersa per kete Verraniken me kujtohen dronet kur vijshin ne Tirone neper shkollat profesionale dhe mujin e pare ishin si pula squk, dhe sa vijte muji dyte, rrinin gjith noten neper dritaret e konviktit duke bere gallate me dashnoret qe rrinin posht dritareve, dhe fale kujdestarit qe i kishte mbyll konvinktin, skishin mundesi te shk…dh..in dot gjith noten.
          Prandaj zonja emigrantja, panvaresisht gjuhen qe fola per Dronen Verra-nike, se vetem kete gjuhe njeh kjo drone qe ka turp nga emri i vet, ty te jap plotesisht te drejte, Zonja Linda Basha Rama na kujtoi femijerine e larget.

      2. VERONIKA says:

        Hahahahahahhahahahah ELINOR ,hesht …hesht …leri turmat te kalojne ne orgazem se po ju flet Linda ,dje ju foli Gregu ,neser do dali faturistja e dritave ,ndoshta dhe kjo emigrantja qe ka Hikur do vij prape ..hahhahahahahhahhahaha uroj mos te mbaroj fushata se per mua ne kte ore blogu me kta represhistat po me vdes se qeshuri
        hahahahhahahahahah kjo Emigrantja ka edykate ,ka ber universitetin e Enferrit …per Zotin po nuk jane budallenj ne nuk i duam .
        hahahhahaha ka mesuar nga enveri cfare eshte kapitalizmi …hahaaahhhhhhhhhhhh kjo ka qene “fanari ndricus” …
        Hahahahha ,vdiqem se qeshuri ….KLM Elinor !

  10. Nano says:

    Te gjithe e dime se sa e ka ndertuar rama tiranen te gjithe e dim se sis ngjyroste pallatet rama te gjitrhe e dime se si e betonizoi rama tiranen ku e shihni te miren ketu, apo mos haroni si e la qendren e tiranes, dhe kush e ndertoi kete qender kush e beri kaq bukur rama apo Basha, flisni realitetin dhe jo peralla me mbret se nuk jeni duke i treguar kalamajve mbas 25 vjetesh por jeni duke na thene neve qe jetojm ne tirane.

    1. Epirioti II says:

      O Nano, po ti more kokrra e legenit bashke me vandalet qe zaptuan tokat e Saliut e betonizuat dhe masakruat Tiranen. Ti Z.Fatos Nano kur te shkruhet historia e vertete e Tiranes do hysh atje si shkaterruesi i madh i Tiranes:

      1. Si Kryemnistri qe nuk pengoi ndertimin e pallateve pa leje ne Tirane
      2. Si kryeminsitri qe lejoi ndertimin e mijera e mijera shtesave monstruoze ne pallatet e reja dhe te vjetra te Tiranes
      3. Si kryeminsitri qe lejoi qe firmat e ndertimit ti shkelnin me kater kembe lejet qe merrnin nga Bashkia e Tiranes dhe te bene ndertime kafsherore ne Tirane duke u marre frymen lagjeve
      4. Per kthimin e lagjes me te re te Tiranes: Komuna e Parisit ne nje geto te qelbur
      5. Per miratimin ne heshtje bashke me Berishen dhe Meten te 300 lejeve te ndertimit perpara se Albert Brojka t’ja dorezonte mandatin Rames me 2001. per bllokimin qe i bere Rames per te vene kontroll mbi territorin e Tiranes, dhe per patronazhin qe dhe lejeve te Brojkes
      6. Per lejimin e lejeve te ndertimit ne bashkepunim me Meten (2 vjet kryeminister) me 1997-2000 ne zonave te mbrojtura me ligj: Kullat ne Bulevard, Kullen e ETC, Kullen tek Presidenca, ndertimet ne jug te Stadiumit Qemal Stafa, Torre Drinin, Kullen e Infosoftit,etj.

  11. Rilindja says:

    Pergezime dhe fitore zonje e nderuar. Ka ardhur koha ( biles eshte pak si shume vone ) qe Shqiperia te shkeputet nga pjella e Ramiz Alise dhe te shikoje drejt perendimit. Te marre fryme lirisht administrata e trembur qe krijoi kjo pjelle e lige. Pa institucione te lira dhe te pavarura nuk ka shtet te se drejtes.
    Fitore.

    1. Odini says:

      “Biles… biles”. Hahahahaha ! ! ! Ç’socialistë ! ! !

  12. Andon says:

    EDI RAMA ESHTE SHKATERRIMI I TIRANES , TE GJITHE E DINE SE AI ESHTE ZOT I RYSHFETEVE DHE 20 PERQINSHAVE , TE GJITHE E DINE POLITIKEN E TIJ :
    ” 1 VOTE = 1 PALLAT ”
    EDI RAMA = BETONIZIM I TIRANES
    MJAFTON TE HIPESH NE TARRACEN E NJE PALLATI DHE TE SHIKOSH CKA BERE AI ME QYTETIN DUKE DHENE LEJE NDERTIMI PA KRITER , PA PLANIMETRI .

    1. fl says:

      TE gjitha jane shpifje. Ajo qe dime eshte se kur Prokuroria pyti disa nga keta ndertues (edhe te PD-se) se c’fare rryshfeti dhane – te gjithe jane terhequr. Ky eshte fakti.

      Militantet e Doktorit-llapaqen le zhgryhen ne llucen e shpifjeve – m’besoni ju mueeeeee

  13. GEZIMI says:

    Te gjithe e dime se sa piktor eshte Rama ne vartesi te ngjyrave te ndezura qe ka perdor per pallatet , e ktheu qytetin sikur me qen ne Afrike . IK ORE RRUGAC SE DUAM NJE SHMBULL TE MIRE ME FEMIJET TANE.

    1. fl says:

      Mori pergezimet e gjithe botes perendimore per ate nisme.

      Nderkohe, sic pritej, morri mallkimet e llumit te prapambetjes kulturore dhe kundershtarve inferior shpellare.

  14. bedri qordja says:

    Shyqyr qe nji familje Tornce ka bo nji gjo ne pronen e vet.Se po shofin qe nuk ka ngel njeri pa zaptu prona tona dhe nuk po i thone shteti pse ke ndertu.kurse turpi asaj Tabakut dhe Vorpsit qe jone tironce me themel,rrine e ne i bojne fresk atij Sales qe na ka shkatrru te gjitha pronat.flm nji tironc i vjeter.

  15. Gazi says:

    Ka te drejte Linda kur thote qe tironcit e dine kush ja do te miren sepse te gjitha lagjet e vjetra tironase jane bastione te djathta. Edhe qe Tironen e ka bo bace me lule ne fakt ka te drejte, sepse bacet kane ngel vetem ne shpite e tironasve kane ngelur bace se te tjerat i betonoi Edi ose i boni pallate. E ktu me vijne nermen lulishtet te ekspozita, lulishtja te min. e mrojtjes qe u bo katedrale, te komuna e parisit u ka bo baterdia, ene ne Mombay nuk e gjen at rremuj. Pallatet kan mbi si kunja ku ka pas hapesira mes pallateve te vjetra.
    Prandaj dhe tironasit sja kan dhon asiher voten.

    1. Epirioti II says:

      @ Gazi dhe shpifareve si ty po te sqaroje (dhe vertetimi eshte kollaj fare) ato qe ti po akuzon Edin ne postimin tend:

      1. Te 20 pallatet e ndertuara ne te dy lulishtet e Ekspozites jane me leje te ALBERT BROJKA kur Bashkine e Tiranes e kishte akoma PD-ja.

      2. Lulishtet tek Katedralet jane me leje te Qeverise (e cila ka kontrolluar gjithmone de facto edhe KRT e Tiranes), por ne keto raste ka miratuar vendime te vecanta per to duke i bere bypass Bashkise. Katoliken e miratoi qeveria ALEKSANDER MEKSI (PD), ortodoksen qeveria SALI BERISHA 2006

      3. Parkun e lojrave te femijeve (sot kulla ETC dhe parkim),

      4. Komuna e Parisit, pjesa e getos

      Mund te rendis 90% te Tiranes o Gaz, por nuk ja vlen sepse ju qelbesirat e Sali Berishes, mutin qe beni vete ja u faturoni te tjereve dhe prape do thoni qe Edi e beri. Ndonje dite do thoni qe edhe Arben Brocin, Edi Rama e vrau.

      1. Epirioti II says:

        3. Parkun e lojrave te femijeve (sot kulla ETC dhe parkim),
        leja ALBERT BROJKA – 1999

        4. Komuna e Parisit, pjesa e getos
        leja ALBERT BROJKA 1997-2000

        (plotesim meqe komenti ka dale i paplote)

  16. Tomi says:

    Nje ESE e shkelqyer , e nje zemre tiranase me te gjitha virtytet njerezore te Tiranses… Nje intelektuale, profesioniste, artististikisht dhe shoqerisht e perkryer… Kjo ESE ka shume vlera humane, tradicionale, letrare dhe artistike por mbi te gjitha eshte njerezore , shume e thjeshte dhe me shume dashuri per familjaret e vet, per bashkeqytetaret e vet, per brezat qe na rriten dhe po rrisim, per bashkekombasit e vet…. Bravo….urime te sinqerta per vlerat qe keni transmetuar me kete ESE.

    1. elinor says:

      Hej xha Tomi, si mundet te jete nje ‘ESE’ “e shkelqyeshme” kur kjo as ESE nuk eshte?! Eseja ka nje paragraf hyres qe i tregon pak a shume lexuesit se per cfare behet fjale me poshte. Tek po lexoja kete shkrim pa krye e pa fund — vetem bark ka — mberrita tek paragrafi i dyte dhe prape po mundohesha te kuptoja se ku do te dale zonja. Pastaj fillova te lexoj per zejmene e per tava dheu edhe e humba durimin. Kaq mjafton per mua. Shkova drejt e ne fund te tekstit dhe aty vura re qe te gjithe hallin zonja ne fjale e kishte tek nje vote — ne kembim te lajkave te pafund. Jo se nuk e merrja me mend, por kot po them. I gjithe ky hartim mature vetem per te thene “aman ma votoni burrin se “osht tironc-brekegjons”.
      Tironcit e lane ne balte brekegjonsin ne 2011n. Me gjithe vjedhjet, duhej qe rezultati te ishte 60 me 40% per Ramen. Por mberriti puna tek 10 vota. Ja se kush jane tironcit!!

  17. rexhep leka says:

    Shpesh here shkruajme dhe flasim ne menyre “anonime” ne forume te ndryshme,duke dhene sejcili prej nesh menyret tone te perceptuarit.Une jom Tironas me mbi 300 vjet qe kom mundur te arrij te formoj pemen time familjare.Jom Mjeshter Sporti ne mundjen Klasike kampion i shume viteve me rradhe si dhe antar i ekipit koombetar.Kam mbeshtetur Sali Berishen dhe levizjen demokratike,per nje Shqiperi me demokraci nepermjet ligjit,ku gjithsejcili te merrte pronen e vet,pronen e te pareve tone,fjalen e lire dhe jo dhune kunder fjales,shtet ligjor dhe jo ligje kunder shtetit,drejtesi per te gjithe dhe jo padrejtesi dhe akrobaci me ligjin,sic bejne tashme gjykatat…….Por vjen nje dite dhe ja ku jemi,ne Tironcit,Durrsaket,Kavajasit,Shkodronet…..etj,te genjyer,zhgenjyer,te tradhtuar,te neperkembur,te poshteruar dhe te grabitur a thua se ne jemi me te pafuqishem se te tjeret.Pritem,duruam,respekruam dhe besuam shtetin dhe perfundimi,pronat tona i gezojne te tjeret,pasi ju duket vetja me te “forte”,mirpo e kane gabim.Ne vitet 1920-1930 kane ardhur Dibronet ne Tirone,ku i kane blere tokat,shtepijat,dyqonet….etj dhe sot kendojne ne shenje mirenjohje per Tironen kengen “Te falemderit moj Tirone” kenga e Haxhi Maqellares.Kush i thote vetes Tironc,kush ka le e ndjehet si Tironas nuk duhet ta votoje mo Partine Demokratike,asnjehere nuk osht vone per te bo nje gjo te mire per Tironen tate,Tironen e babes,nones,xhajes,halles,rruges,e rrugices ku jemi rrit.Jepni vlere votes tuj,vota osht e vetmja arme ne demokraci.Mjaft, jon tall me ne si Tirone.Le ta kujtojme edhe nje here kongen “O Tiron–Tirona,Tirona osht e jona”

  18. LINDITA says:

    Rama ju nuk jeni nje njeri i fjales , ju nuk dini ti mbani premtimet.
    Ju lutem me thoni vetem nje takse qe ju keni ulur per 11 vjet ne qytetin e tiranes , vetem nje , dhe do besojme kete permtim. Por jo jam e bindur se kjo gje nuk ekziston pasi ju jeni nje zhvates , i etur per pushtet dhe pa moral.

  19. toni says:

    Bukur Linda,te besoj per te gjitha,por une mendoj se Tirana ose Tirona jone e dikurshme nuk behet kurre,Tirona eshte e bukur po njerezit qe jetojne ne te nuk jane aq qytetare sa mund te bejne Tiranen.Me vjen keq po duke u nisur se cfar degjoj nga programet e dy partive kryesore arrij ne perfundimin se jo Tirana po e gjithe Shqiperia nuk behet me kurre,mjere ata qe jetojne ne ate vend.Duke u nisur nga fushata e PS ose e Edit mjaft te shikoj se cfare u premtonte te ardhurve ne Kamez,nuk mund te besh pronare te ardhurit ne toka te pronarve te ligjshem,aq me teper kur shtepite jane ndertuar pa leje.Ketu fillon berja e Tiranes dhe e gjithe Shqiperise.Nuk mund te kerkosh vota duke shkelur ligjet.

  20. elinor says:

    Emigrantja idiote qe s’ka mesuar asgje nga bota perendimore (vec nqs eshte emigrante ne Dubai) dhe kurre s’do mesoje.
    Pse, ta kritikosh tjetrin dhe t’i vesh ne dukje hajvanlleqet qe ai ben, qenka “lehje qensh”?! Jo po do ta ngrejme lart e me lart ne qiell e t’i urojme te na rroje sa malet!!
    Kjo “pjeseza” e mesiperme them se do jete shkeputur nga libri “Kurbanesha.”
    Se c’me kujtoi ky shkrim ate skecin “Doni me per Belulin” dhe menjehere do hidhem ne Youtube se mos e gjej qe te heq mallin….per Belulin!

    1. Elinorrrrrrrrrrrrr says:

      Elinor qumeshtori,ajo bota perendimore po ia meshon mire ty dhe gjithe shqipetareve. Sales me 24 QERSHOR do ti kendojme kenden e “COBANESHES” dhe kercejme vallen e shpatave dhe Beluli jot te ben per te qeshur dhe per te qare.

  21. Ermali says:

    PO IK O LINDA MOS NA HAP BARKUN ME TIRONCIT E TU QE I DIN MIRE HISTORIT E TUJA QE SKANE FUND DASHNORET DHE NE NJE KOHE QE ISHE ME XHILLARIN SHKOJE DHE ME EDIN RUSPIE KE QENE DHE JE

    1. Rudina says:

      Kane gjet tenxherja kapakun, o Ermal.

  22. sara says:

    u linde e u rrite,mesove por duhet te mesosh akoma e te ecesh perpara te mos rrini vendnumero.nuk do votojne shqiptaret nostalgjite tuaja e deshirat,do te votojne te miren e ketij vendi.

  23. Qyqja mi goce! po tina qeke tarrallake e modhe.Si mi
    po na rre neve se tpaska cu llacifaci tyna me u taku me tironcit?U te shprlaft mortja mi derdimenja e dreqit.Pse mi i kishe harru tironcit tina kur u martove ke Xhillart?Po tina hike prej Xhillarve ke llacifaci per i leje pallati.E le goxha burre me mor i tjeter qi kishte lon tri gra para teje.E ku e njef sevdan tina mri qi u bone llahing me cinji.Basha tironc jon ato ke rruga Gjon Buzuku mi taravele jo tina.Lene lene po tamajti suma Rean vetem me llacifacin se aina i terhek i tegel droge ene ta pallo,se nuk ka gajle si ijati ne i biri.

  24. Rudina says:

    Hajde pra, Linda Basha. Ti dhe Rama keni bere eksport-import femijesh me te trete tek njeri tjetri. Beni te dy dhe nje femije te trete dhe vejani emrin Rilindja ose Rilindi.Ishallah mundet Edi.

  25. Kot says:

    Sa anadollake kane nglele. U bon Tironsit epiqendra e bote e sipasj kesaj Dr me titull ska qytet tjeter vetem tirana. Sa keq me vjen qe kush mund te vije ne pushtet eshte tamam ajo kenga bir selmani nene moj ke te qaj me pate.Te gjithe jane bere militante askush nuk gjykin si qytetar

  26. baca says:

    Bravo Linda Rama..! …dhe ke cfare te tregosh…

  27. Trendelina says:

    Kush do ta njoh Edi Ramen ,duhet ta lexoj Kurbanin,dhe te bindet plotesisht sa te drejte ka ai te ndryshoje Shqiperine .Perpara Edi

  28. ali says:

    Me behet qejfi shume qe nje komshia ime e dikurshme,Linda Basha, ka bere nje shkrim te shkelqyer per

    Tiranen dje dhe sot.U gezova jasht mase failjarisht kur morem vesht se Ti ishe martuar gjithashtu me mikun

    tone qe nuk na njeh,por familja e tij na njeh shume mire.Pershendetje nga larg !!!.

  29. artani says:

    Teatri i radhes me linden , Ajo eshte viktime e radhes. eh mi Linda i flliqe Tironcet. Ha ha ha

  30. beso says:

    Te gjithe Rilindasit ishin tironca,Naimi,Abdyli,Cajupi,Mjedja e deri tek Gavril Dara i Riu…Aman,tironcat na kane ngelur ne kujtese me ate shkopin me torben ne shpine dhe takije,me bahçete e tyre dhe gardhet e qerpiçit me te larta se shtepia,kur prej shekujsh ne Korçe,Gjirokaster,Berat,Shkoder i benin me te uleta ose me kolona dekorative.Nuk dua te ofendoj”tironcllekun”denbabaden,se inteligjenca eshte individuale,por si shembull i madh patriotizmi dhe inteligjence nuk kam degjuar te kene bere histori.Ndoshta na kane genjyer historianet.Ky organizimi i takimit te veçante me”tironcat”safi sikur tingellon shume retro.Nuk diskutoj qe fajin nuk e ka Linda,se asaj i dhane fjalen dhe ajo beri te sajen,por duket qe çalon shume kjo pune,qe ne organizim.Ka klohe qe degjohen batuta bajate mes tironcash safi,gjysme safi,denbabadenesh dhe tironcash pa çertifikate tironclleku…Sherr i madh per nje fshat qe u be kryeqytet me shume per pozicionin sesa per traditen qytetare,qe eshte ne mijevjeçare prapa me Shkodren,Beratin,Durresin,Lezhen,etj.Aman,na i kurseni betejat mes tironcave,se do na lini pa tironca denbabaden,qe do na shkrijne nga shiu si shtepite e tyre me qerpiç.Harroni qe kete fshat e bene qytet dy shetare jotironca,ahmet zogu dhe enver hoxha.

  31. anticensurë says:

    me gjithë qëllimin e mirë të këtij shkrimi,them se është në një nivel hartimi për mbylljen e 8 vjeçares!!
    shkrim i përshatur në dialektin trans të fundit të viteve ’80!
    hartim që nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet që të mbledhë ndonjë votë për mafishen e vet!!atë mafishe që pas 23 qeshorit do të mbyllet disa muaj në depresionin e vetë dhe do të na shkruaj “kurvaniII”!dhe asgjë më tepër!!
    në rastin e kundërt,pak i mundshëm,shpresojmë që të mos kemi një linda ish basha të këthyer në liri sllobodankë berisha II që do të vazhdojë lojën e mbledhjes së fondeve për bamirësi,të familjes së vet!
    monikën e kemi mbajtur si pikë referimi!!atë se ndërrojmë dot!!
    më pëlqeu ky hartim i thjeshtë që mbivlersonte qytetarinë e fshatit të tranës që fati e deshi të shëndrohej në qytet!!hartim i tipit”çdo arrixhofkë lavdëron sitën e vet”(pa qëllim ofendimi),që harron se tirana me të vërtet kishte njerëz të mirë po ashtu dhe të këqinnj në mesin e saj,por ishin ata qytetarë dembabadem të ardhur nga qytetet e vjetra të shqipërisë,duke filluar nga shkodra e teutës deri në gjirokastrën e argjirosë,që e bënë tiranën kryeqytet!përndryshe do të ishte një vorë o paskuqan maksimumi!!
    megjithatë duke pasur parasysh atë që mund të ndodhë në 24 qershor,e kam më të lehtë të uroj fitoren e së keqes më të vogël,sesa qëndrimit të të keqes në pushtet!!
    pavarsisht se unë jam kundër së keqes!çfardo madhësie të kenë!çfardo prerje të kenë,jugore a veriore,lindore a perëndimore!!
    për mua e keqja është e keqe!
    unë nuk ka mik asnjë lloj diktatori!!

  32. tinoco decaduto says:

    tironen e kan shkerdhy per nje shekull jugu e veriu, malokeria
    dhe lapardhia. demi qe i eshte bere autoktoneve eshte i paripariueshem,
    kot te flasim: familje me emer jane rrenuar e kane rene ne harrese
    nderkohe qe barinj delesh kane hypur ne pushtet dhe kane bere kasapana urbane ne kete qytet muti qe ofron vetem stres. barbaret e kane zaptuar
    kete vend dhe zorr se mund te ndreqet me. Ata gjenden nje popullsi idiotesh (tironcit) dhe ia futen sa krahu. Ky hale qytet ska rruge shpetimi, jo Rama por bomba e shpeton kete zhul betoni e zhavorri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje