Jeta ka gjithmonë një mënyrë për t’u mbyllur në një cikël të plotë. Momente që mund të mos duken të rëndësishme në atë çast, por që ndërsa vitet kalojnë dhe ndërsa fotografitë zverdhen nga koha shndërrohen në imazhe që zbulojnë se gjithçka ishte e shkruar në yje.
Besojeni ose jo, por konfirmimi për këtë vjen bashkë me finalen e “Boptërorit 2026”, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.
Për ta kuptuar më mirë këtë histori duhet të kthehemi shumë vite pas, në një moment të përjetësuar në disa foto, ku Messi mban në në krahë Yamal, ndërsa më parë e kishte larë, si një ritual të vërtetë pagëzimi ose një akt trashëgimie.
Atëherë, spanjolli ishte vetëm pak muajsh dhe “Pleshti” ishte njëzet vjeç. Ishte viti 2007, ndërsa nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, ai foshnjë me faqe të mbushura, do të bëhej armiku sportiv numër një për Argjentinën e Leos.
Në vitin 2006, gazeta e përditshme spanjolle “Sport” vendosi të realizonte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, i cili në atë kohë ishte sponsor i Barcelonës. Për botimin e dytë, në vitin 2007, u organizua një fushatë përzgjedhjeje mes familjeve që kishin pasur kontakte me organizatën ndërkombëtare për arsye që lidheshin me marrjen e ndihmës.
Mes tyre ishin familja Yamal, të cilët ishin përzgjedhur për ta sjellë foshnjën e tyre në “Camp Nou” për një seancë fotografike. Kështu, Leo dhe Lamine u fiksuan në të njëjtën foto, pa e ditur se fati do t’i bashkonte sërish në Neë Jersëy, 19 vite më vonë. Këtë herë, nuk do të kishte vaskë apo rosa gome, por një trofe me vlerë të jashtëzakonshme. Dhe Leo nuk do t’ia linte atë thjesht në duar spanjollit sikur të ishte një lodër; Yamal do të duhej t’ia rrëmbejë atë me forcë.
Tani pritet foto e radhës, që do të hyjë në histori, po aq sa edhe e para.
Histori cari nga nje rrot gazetari na ngopet barkun md kete lajm bombastik
Pleshti 40 vjecar i kalon pishtarin jevgut 19 vjecar. Cdo rezultat eshte i paramenduar me kohe. Vetem laperat rrine e shohin kot ne televizor...
Pas publicitetit te buburrecit Mesi, sistemi nxjerr nje tjeter gabel per ta reklamuar para tifozave bastexhi truthare.
Kjo eshte si ajo piktura e Mikelangjelos ne Kapelen Sikstine.
Nuk eshte aspak e vertete, ndeshja eshte mes Pedri, Porro, M.Oyarzabal dhe Martinez dhe Fernandez