1. Themelimi i Pluralizmit Politik
Dalë e ngadalë demokracia në Shqipni po bahet pesëmdhetëvjeçare. Na pleqët se ç’u gëzuem atë ditë që lindi. Jo vetëm na pleqët por mund thom se u gëzue i gjithë populli shqiptar përveç ndonji nostalgjikut që kishte harrue me hecë në kambë të veta por gjithmonë kaloboç në qafë të tjervet sepse për atë punë thirrej “demokraci popullore”.
Dikur tinzash kishim ndigjue se në Europë kishte demokraci prendimore. Flitej se ishin disa varza të bukura, që i bajshin me sy gjithkuj dhe ecnin në rrugën e gjanë të përparimit, të pasunisë e jetës së lumtun. Edhe kur ato grindeshin mes vedit në dybekun Parlamentar thonin se pa u rrahë gjatë e gjatë nuk del tëlyeni ose gjalpi aty në krye të vendit.
Kur presidenti Ramiz Alia filloi me u plakë e pau me sy të vet se çka e gjet Çausheskun e Rumanisë, u nis për Boston, shkoi në Kishën e Shëngjergjit me rrëfye para At Liaolinit, o dikuj tjetër, mëkatet e shumta gjatë jetës së tij e të shokve.
Si prift i mirë, At Liaolini ia fali mëkatet dhe i caktoi për pendesë që ai kur të kthehej në Shqipni të çpallte “pluralizmin”.
-“Çka asht ky?”-pëveti Ramizi.
-“Pluralizmi, i tha At Liaolini o dikush tjetër, don me thanë që në vend me sundue nji njeri i vetëm, siç keni ba yt at e ti, duhet me sundue dy ose ma shumë… .”
-E kuptova shumë mirë. Krejt mirë! Dhe tue kqyrë ikonën e madhe të Shën Gjergjit, i tha:
Qe, këtu jemi dy: un dhe Kali; bile bile , o At i dashtun për mos me u dukë Shën Gjergj si në kët ikonë; kalin po e ndrroj në gomar sepse i përgjegjet edhe ma mirë historisë e tipareve kombëtare të popullit shqiptar: Un këtu sipri me shkop në dorë e ky i gjori këtu poshtë që nuk ban za as nuk hedh shtjelma sado të sjellish mbi te… . Si të duket?
-Jo mor, jo, i a këthei At Liaolini o dikush tjetër. Jo, jo! Kështu nuk ban… boll e keni kullotë. Tashma je plakë zgjidh dy djem të rij… në vend tand. Ky asht pluralizmi që thashë.
Rruga me avion për Amerikë asht shumë ma e gjatë me kthye se sa me shkue. Gjatë kësaj rruge së gjatë Ramizi ishte tym në mendime: pluralizmi, djemtë e rij… a janë të tjerët si na… a do të dijnë me vazhdue rrugën tonë përparimtare tue ecë së mbrapthi kurrkush ma mirë se na… do të këshillohem sa të shkoj me Nexhmijen: ajo asht grueja ma e meçme e botës… Vetëm atë ndigjonte Enveri i shkretë… .
Kur u kthye në Tiranë Ramizi e pveti Nexhin: a din çka don me thanë “pluralizëm”?
-E si nuk e dij! Ma ka mësue shoku Enver qyshë se kjeçë vajzë. Na e kemi Pluralizmin politik ma të mirin në botë: Kemi Partinë e Pushtetin e përveç ktyne kemi Frontin Demokratik, kemi Gruen Demokrate, kemi Rininë e Lidhjen e Shkrimtarëve. E çka na duhen ma shumë!? Jemi popull i vogël, por i bashkuem: dy miljon por sa dyqind miljon. Kurrkush nuk flet as s’ban za… . ç’e don ma mirë?
-Po moj, po, atë e dij edhe vetë por a e pae se ç’e gjet Çausheskun?…
-E pashë mirë edhe e mora me mend se ashtu do të perfundojë sepse e pat fillue me i lanë me lehë disa qej rrugash: na i kemi ndry të gjithë… s’guxon kurrkush me lehë. Mandej a e ke pa atë statujën e madhe në mes të sheshit? Sfinks i vërtetë. Kush guxon me lehë?
-Ndigjo Nexhi, kur kjeçë atje e ata miqët tanë më këshilluen mos me ndjekë Çausheskun por me ba edhe na si gjermanët e Aoenackerit.
-Jo, ma mirë po bajmë si Kim Ir Seni i Koresë: po largohemi na e po ua lëshojmë djelmve tanë,… Si të duket? Po vemë djalin tem të madhin e djalin tand, sepse atë të voglin e kam të pandigjueshëm. Ka marrë për grue nji kaurreshë që nuk, ma don kurrsesi hero Haxhi Qamilin… Si thue?…
-Jo, moj jo. A din si asht puna: me vue dy djemt tanë, na çohen kundra shoku Haxhi, Babë Myslymi e të gjithë shokët tjerë, që i kanë djemët ma besnikë.
-Mirë e ke, shoku Ramiz. Kam nji djalë aty në Institutin e Studimeve marksiste-leniniste që nuk e ka shokun; quhet Fatos e asht taman fatos i Enverit, e njof mirë se ai emnin e kishte Foto, por shoku Enver e njofti mirë e ia suell Fatos. Ai i redakton shkrimet e Enverit e i ban aq të bukura sikur i përket njaj klasiku të vertetë. Mendoj se edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës po t’emnohet e kryen me nderë atë detyrë.
-E njof, e njof mirë; taman e ke gjetë. Ma mirë ta ngarkojmë atë si kryesor. Sa për atë të dytin po ta gjejë vetë: asht nji djalë guximtar nga Tropoja. E kemi Doktor të specializuem në Francë: Sali Berisha quhet.
-E njof, e njof edhe unë Salën se ishte në atë ekipin e mjekve të Enverit. Por a të ndigjon se më kanë thanë se baba i nuses së tij ishte argat i UDB-esë jugosllave.
Aq ma mirë sepse kështu gjurmët tona nuk i dikton Europa as Amerika.
-Hajt pra; futju sa ma parë e ta marrin vesht Europa, Amerika e tanë bota!… .
Në zyrën e presidentit të Republikës u paraqit shoku Hekuran Isai, ministër i Punëve të Mbrendëshme për me dhanë informacion ditor.
-Shoku Hekuran, kam në projekt me ba disa reforma të randësishme, por derisa populli nuk i kërkon e kam pak si të veshtirë me i dekretue. Ban si të bajsh e nxiti disa studenta të Universitetit me kërkue përmirsime të gjendjes ekonomike.
-Me i nxitë asht fort e kollajtë por mandej nuk dij ku ndalen sa drue se mos na kërkojnë ma vonë qiqrra në hell e s’kemi ku i marrim.
-Mos u ban marak: na zogun e lshojmë me fluturue sa të dojmë na që mbajmë penin në dorë. Ti e din se kjemë na byroja e kurrkush tjetër që vendosëm me marrë pjesë në Këshillin e Europës me 25 Nandor dhe i kemi ba thirrje Nanë Terezës që të vijë në Shqipni me 6 Dhetor. Disa lëshime të kontrollueme na duhet me i ba doemos se kemi mbetë vetëm si dhi e zgjebtë.
Nanë Tereza erdh në Tiranë e u prit mirë prej Presidentit Ramiz Alia ashtu edhe familjes së Enver Hoxhës, mbi vorr të cilit vuni nji tufë me lule e dy tjera mbi vorret e nanës e motërs së vet në Sharrë, për ma tepër i falen edhe Kishën e shtëpinë e françeskanëve në Tiranë. Por opinioni botnor kërkonte ma tepër: kërkonte “pluralizimin politik”.
Me 8 dhetor 1990 studentat kërkuen kondita ma të mira jeteset: lypen drita, ujë, pastërti e ushqim.
Atë ditë Ministri i Arsimit Skënder Gjinushi shkoi me takue universitarët në revoltë, u bani shumë premtime me fjalë qetësuese por ata paraqiten kërkesa tjera për liri të fjalës, shtypit e pluralizmit politik. Kërkuen takim me presidentin Ramiz. As delegacioni i dytë qeveritarësh e intelektualësh nuk i qetësoi studentat. As takimi me Presidentin nuk solli gja. Atë natë Ramizi pat nji krizë zemre. Çoi e thirri doktorin për ta vizitue. Sali Berisha u paraqit.
-Ndigjo, jam shumë i shqetsuem. Duhen ba reforma politike se i kërkon bota jashtë. Prandej të thirra që të formosh nji parti politike e të shpallim pluralizmin politik…
-Shoku Ramiz, kët gja nuk mund e baj. Jam ushtar besnik i Partisë!…
-Ndigjo mirë, Doktor, e dij mirë se je ushtar besnik i Partisë por sot, unë në funksionin e udhëheqësit kryesor të Partisë, po t’urdhnoj që ti të shkojsh te studentat në grevë dhe shpalle nji parti të re në mënyrë që të formohet pluralizmi politik. Ky asht urdhen i Partisë!
-E si t’ia ngjes emnin Partisë së re?
-Pse?… edhe emnin do t’ia gjej unë?!! Shko!
Me datën 12 Dhetor 1990 Prof. Dr. Sali Berisha shkoi te studentat e Universitetit në grevë që drejtoheshin nga Azem Hajdari dhe aty shpalli pluralizim politik tue formue Partinë Demokratike me nji statut e program minimal.
Mbas ndonji dite u dekretue ligji mbi partitë politike në Shqipni të cilat duhej t’aprovoheshin nga Gjykata e Naltë mbas nji kërkese të firmueme prej treqind autorëve.
Pa u mbushë mirë java në Zyrën e Presidentit u paraqitën dy persona tjerë: z. Sabri Godo dhe z. Namik Hoti. Në takimet veç e veç Presidenti u spjegoi atyne se “pluralizmi politik” kërkonte që t’ishin ma shumë se dy parti, të cilat mandej do të funksjonin në bazë të grupimeve. Kështu ishte Europa Perëndimore që duhej ndjekë.
Presidenti Ramiz i tregoi z. Godo se n’Amerikë ishin dy parti kundërshtare Partia Republikane dhe Partia Demokratike: “i ka nda rrota përgjysë, tha, por politika e don kështu.”
-Shumë mirë. Jam i gatshëm ta provoj.
Z. Godo me shpejtësi të marramendëshme përpiloi Statutin e Programin e “Partisë Republikane” por kur erdh puna me e nënshkrue treqind antarë, ai nuk gjet sepse populli ishte tepër i friguem e thohet se mezi ia firmuen njiqind. Z. Sabri nuk u ligshtue aspak, por dhelpnak, siç ishte, u tha: shkoni ndër vorreza aty gjeni emna sa të doni por mos i shkrueni ditën e vdekjes. Kjo listë u paraqit në Gjykatën e Naltë e cila menjëherë e aprovoi. Statuti dhe programi i gjatë i Partisë Republikane u botuen po në shtypshkrojën, po me atë letër e po me ato shkronja që publikohej revista “Rruga e Partisë”.
Takimi i Presidentit me z. Namik Hotin kje ma i vështirë. Ky e pranoi me andje rolin e Krijuesit të “Partisë së Gjelbër” në Shqipni mbasi ajo në të gjithë Europën ishte nji patericë e partive komuniste. Por kur ra puna e politikës së grupimeve parlamentare ai i tha haptë Presidentit se nuk do të bashkëpunonte kurr me Doktorin se “sikur të hypë maloku në kalë, nuk ka gja që e zbret për veç plumbit.”…
Ndërkaq sheshet e Tiranës i sundojshin Sfinksat e Partisë së Punës së Shqipërisë: Lenini, Stalini e Enver Hoxha. Në ket atmosferë demokratike pluralizmi shqiptar u paraqit në zgjedhjet e fundmarsit 1991, në të cilat fitoi Partia e Punës drejtue prej Fatos Nanos.
dy njerezit me te poshter qe Edi Rama do i largoje nejhere e pergjithmone ne 23 qershor!
tamam, te dy te paskrupujt jane pjelle e sistemit komunist po ky saliu doli ca me komunist se fatosi…te dy do te shporren perfundimisht me 23 qershor 2013! jane njerezit me negativ qe ka njohur historia shqiptare ne keto 22 vite!
njerzit qe duhet qe mbas 23 qershor mos tu ndihet me zeri edhe tja lene njerzve me vizion edhe me ide si Edi Rama ta rilindin shqiperine
Po e di e gjithe shqiperia se ca jane te dy keto, kryeministrat te dy me stil ndryshe po me te njejten prespektive, dhe ne ate menyre qe ja liruan vendet njeri tjetrit shume me te sofistikuar, dhe dalja publike si miq me pas ishte kulmi
Mir qe jane diktatore te gjithe po ky saliu ishte shkaterrimtare fare, se enveri beri ca per shqiperine, ramizi e shkaterroi se na solli saliun ndersa nano e la drogen sheshit e qarkullonte lek po ky i mblodhi te gjitha per vete, ky qenka i frikshem, i pangopur fare, vetem duke ngrene per vete.
Po se do mend ta kuptosh ne fakt se cfare eshte me te vertet saliu, ti thuaj hajde te cohemi te gjithe e me 23 qershor ta rrezojm kete diktator te fundit qe ka mbetur, ta rilindim te gjithe, dhe te marrim dhe dike me vete.
Diktatura shqipetare ka kaluar ne disa faza ne fakt, nisi me enverin me ramizin me saliun me nanon e pastaj perseri me saliun me te cilin do te marre fund ne 23 qershor. Kto kane qene koherat me te keqia per te gjithe dhe sa vijn e behen me shkaterrimtare per kete vend ne prag te falimentimit.
Po qe saliu dmth vetem demokraci nuk ka lene ne kete vend e ka bere 100 %, i ka privatizuar te gjitha e cdo institucion e ka kthyer ne privat, me polici me prokurori me gjykata e me gjithcka i ka vene ne sherbim te vete tani njerezit ta quajn cte dojne por duket qart si diktature.
PO ATË ZEFI, KËSHTU SI KA NDODHUR ME TË VËRTETË!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-dhe-pinoku-fatos-nano.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html
QELBËSIRAT, JASHTËQITJET E KOMBIT SHQIPTAR!
sistemi yne quhet demokraci vetem prej kohes kur jetojme pasi qe ne vitin kur Shqiperia ishte zyrtarisht shtet demokrat,koncepti demokraci ishte dhe vazhdon ende te jete thjesht nje fjale qe genjen mendjen e shqiptareve…Shqiperia kurre nuk ka njohur nje sistem te mirfillte demokrat!
Kuptimin e saj ne e dime vetem nga librat!!
Me 23 Qershor kemi mundesin me plotsue amanetin e At Zef Pllumit e me shfarros mbeturinat e komunizmit! Prej anej lart nga ku na shef do jet tue na beku me siguri Rilindjen!
Saliu e la kete vend me vite mbrapa ,punoj fort eper ta izoluar dhe per ta kthyer ne diktature ,dhe vete te behej diktator i koherave modene >Me vjen keq tek e shoh kete vend ne kete gjendje ,per faj te ketij njeriu qe kerkon te mbaj pushtetin ne cdo kushte dhe qe eshte i semure per pushtet te plote
Pluralizmi politik nisi te themelohej ne shqiperi ne 91, por per hire te se vertetes duhet thene qe pluralizem politik ne shqiperi nuk ka patur asnjehere, ka patur vetem nje forme te ndryshuar te komunizmit e cila vazhdon edhe sot..Per pak dt dhe e rrezojme ate, per te ngritur pluralizmin e vertet ne shqiperi.
Nuk ka pluralizem politik ne shqiperi perderi sa kemi ende ne krye te shtetit nje komunist te betuar qe nuk pranon te largohet nga pushteti edhe pas 8 vitesh deshtim…Duam Rilindje, ndaj me 23 Qerhsore do te votojme numrin 29.
Demokracia e ketij vendi eshte ne rrezik serioz ,pasi ne kete gjendje qe po kalojme vetem demokraci qe nuk quhet ,Saliu nuk e njeh se cfare eshte demokraci ,se ne gjithe keto vite ka treguar qe mendimet dhe koncepti i tij per shtetin ehte diktatura ,te cilen po e aplikon tashme prej shume kohesh ne kete vend ,KY vend eshte kthyer serish ne diktauren e hershme
Kemi nevoje per rotacion ne menyre urgjente dhe per ti dhene fund komunizmit me komunistin e fundit qe kemi Saliun qe me devotshmeri te madhe po ndjek leksionet e komunizmit qe ka marre ne rinin e tij.Ai ehse njeri i semure qe kerkon te mbaj peng kete vend me cod lloj menyre dhe me cdo lloj kostoje
Sot ne kete vend po mbizoteron Ijoranca ,pasi po udhehiqet nga Super injoranti dhe me vjen keq qe ky vend me njerez kaq fantastike,inteligjent dhe punetor ,ka perfunduar ne nje gjendje te tille qe te manipulohet dhe drejtohet nga nje injorant ,duke na bere ne syte te botes qesharak
Berihsa e udhehoqi kete ven nga nje disfate ne tjetren dhe beri regres ne cdo fush dhe ne cdo sistem duke e degraduar ne nje shtet inegzistetnt,Berisha eshte nje njeri i semure per pushtet qe kerkon te jete i plotefuqishem ,por harron qe jetojme ne demokraci dhe keto lloj deshirash jane pjelle vetme e nje mendje te semure ,Ne 23 qershor ai do te provoje dhe forcen e madhe te popullit si ndeshkim per te gjitha poshtersit qe u ka bere prej shume vitesh
NUk ju nda diktaura ketij populli ,nga njerez qe ja duan t ekeqen ketij vendi apo qe duan te jene padreone te saj ,Dhe kjo eshte cmenduria e Saliut ne keto dite kerkon me cdo kushte te jete padron i Shqiperis duke harruar se mbi gjithcka ajo i perket popullit
at ZEF PLLUMI nje martir i bute i kultures se larte shkodrane.
sa mire do te ishte te qeveriste nje shkodran me kulture dhe me dije,ne vend te tij na dhane spiunin serb sali dhe majmunin fatos.
sidoqofte me mire vone se kurre le ta rrezojme qenin me vota dhe ti lehtesojme dheun sado pak ketij burri te mire at ZEF PLLUMIT qe i kaloi jeta ne burgjet e shefave te fatosit dhe saliut.
U prehte ne paqe shpirti yt o vigan i lirise dhe i dinjitetit njerezor,i paqes dhe dashurise se Zotit sepse keto fjale te thena ne 2004 jane fjale reale dhe profetike.
Shpirti yt le te lutet per kete popull te neperkembur dhe te mashtruar dhe me 23 qershor gjithe populli i ka varur shpresat tek lideri me ideal i te gjitha koherave dhe qe endrrat e rilindasve do i bej realitet eshte i madhi EDI RAMA.
Shqiptar te ndershem dhe te mire pa dallim feje krahine e ideje le ti lutemi te gjithe Perendise qe te na e deboje djallin dhe te na sjelle frymen e shenjte dhe perparimin,paqen dhe harmonine.
Shumè e sakte kronologjia e ngjarjeve nga at Zef Pllumi por ka harruar nje gje:fillimisht ramizi ka thirrur Zabit Brokajn dhe ky nuk ka pranuar duke thene se jam komunist dhe dhe nuk mund te behem me dy fytyra,pastaj ramizi ka gjetur xholin rezerve kameleonin sali rame berisha dhe kemi kete histori”pluraliste”qe kemi…
Eshtë një prelud mbi “demokracine” shqiptare!Dhe kur e ka kuptuar me kohë At Zef Pellumbi;(2004) si ka mundesi nuk e kanë kuptuar tufa me idjote ne PD se kush eshtë Saliu? Keto qe shkruhen jane te verteta, pasi pluralizmi shqiptar u projektua, u drejtua dhe drejtohet nga Sigurimi i shtetit dhe klani i Jagove me Aline,Saline dhe Nanon në drejtim!Eshte nje kapje brilante e At Zef Pellumbit;dhe nje ndeshkim teper i rëndë per Banden e Beogradit ne Tirane kryesuar tani nga Berisha!Keshtu u krijua PD dhe greva e studenteve u projektua nga Luan Pobrati me urdher te ministrit te Brendshem Hekuran Isai(ka shkresa, urdhera dhe takime zyrtare per te rrevoltuar studentet sigurimi qe fikte dritat dhe bllokonte ngrohjen e godinave!…Projekti Alia veshi me pardesy te bardha Berishen dhe gjithe ata qe jane dhe ne foto!Imami sot minister mbrojtje ishte kulmi i atyre diteve:Ai ne takimin e R. Alise,me studentet i propozoi Ramizit te drejtoje ai demokracine…Ramizi nuk pranoi, por Arben Imami nga aktor i rekrutuar u bë ministër mbrojtje!Kulmi i inskenimit politik ishte rrezimi i bustit te Enver Hoxhes!Ndryshe nga heqja e Stalinit ne Shkoder dhe Kucove(ketu u hoq me urdher te Ramizit dhe u sollen vinca e maune te naftes)Bustit të Enverit ju hoqen bullonat naten nga kater perdona dhe Hekuran Isai i instruktoi ata!Busti të kish ere do kish rënë vet,gjatë natës!Kamaramanet e TVSH me Astrit Omerin ne krye,iu caktua ora 8 te ishin ne sheshin Skenderbej! Rajmonda Bulkut sigurimi i dha detyren te nxiste studentet dhe qytetaret drejt sheshit!Gjithshka ne TV!Dhe busti pa bulona ra…(Busti i Sadamit ngaqe nuk u ishin hequr bulonat, edhe pse i vune kavo u perthye, por nuk ra!Enverin e rrezoi krahu i sigurimit te Alise, jagot e Beogradit!At Zef Pellumbit duket vet Zoti i ka thënë të verteten,ndaj per Berisha-Nano tregon “sekretin” qe idjote të PD nuk mund ta kuptojne!…Truku i madh duhet te marrë fund me 23 qershor!Berisha dhe banda e tij me Jago duhet fundosur me vota!…
Perse vendet e fuqishem ne te gjithe rruzullin tokesor nuk po e stabilizojne Shqiperine ! Ha thua valle kush fshihet mbi keto presekutime qe po perjeton nje Popull i tere ?
Kure nuk do te kete vrasje apo heleminime Partiake ! qe vrasin njerez nga Populli i varfer ! Ha do te perjetojme ndonjehere qetesi si Popujt e tjera te EU dhe kure !