Shumë prej fenomeneve që dëgjojmë e shohim këto ditë fushate të zgjedhjeve parlamentare, i prisnim dhe nuk ushqenim ndonjë iluzion “demokratik”. Që administrata, nga ajo qëndrore deri tek mësuesit e infermierët e fshatrave përdoren si mish për topin e pamjeve ngazëlluese elektorale? Ka ndodhur rregullisht. Pjesa më e madhe e tyre janë militantë partiakë, gjenuinë apo “të konvertuar” për të mbajtur vendin e punës. Pjesa tjetër kanë paguar për atë vend pune dhe pjesë e “kontratës” padyshim ka qenë edhe tubimi elektoral, dhënia e garancisë se do të votojë siç duhet etj. E nëse kalamajtë e shkollave lënë ca orë mësimi e dalin nëpër sheshe për ajër të pastër, aq më mirë. Që do ndodhnin përplasje e sherre me sebepe nga më të ndryshmet, nga vendosja e flamujve e banderolave deri tek ndonjë ndalim “rastësor” i policisë, njerëzit e presin si pjesë rutinore e mozaikut zgjedhor shqiptar. Romëve u premtohen 5 mijë lekë për kokë në këmbim të votës, aspak ndryshe nga herë të tjera. Një drejtor shkolle në Roskovec thotë se takimi me deputeten e djathtë shkoi mirë; gjimnazistët duan ca nota të mira në provim dhe votat e tyre rregullohen. Personeli dhe mjetet e ushtrisë së depolitizuar “huazohen” për ca punë të shpejta para se të vijë shefi për inaugurim.
Thënë ndryshe, peripecitë e vjedhjes, aneksimit apo huazimit të votës sa për zgjedhjet e rradhës, janë dukuri tashmë të rëndomta ndër ne. Diku i dimë por s’i faktojmë dot, diku tjetër disa raste shohin dritën e shtypit. Shyqyr Zotit (në fakt, Shkencës) me ndihmën e teknologjisë ekspozimi i këtyre episodeve bëhet më i kollajtë. Por ka disa episode e ngjarje të tjera, që edhe pse janë ushqyer apo fryrë edhe më parë, me doreza, me kujdes dhe tinëz, këtë rradhë kanë marrë moment institucional, e kësisoj shndërrohen në këmbana alarmi për mbarëvajtjen e këtij vendi. Fjala vjen, është një gjë nëse partia në pushtet, kjo e sotmja ajo ajo e mëparshmja, shfrytëzojnë mësuesit e drejtorët e shkollave publike (le më pastaj ato private) për fushatë elektorale; dhe tjetër gjë nëse vetë kryeministri deklaron hapur se mësuesit janë të lirë të bëjnë propagandë elektorale. Nëse në rastin e parë, ky fenomen i gjithëpranuar, por gjithsesi okult shpresohej të reduktohej a eliminohej me pjekurinë e elektoratit, shoqërisë dhe vetë politikës; shpallja nga vetë kreu i qeverisë tregon degjenerim të situatës. Aq më keq pastaj, me çështjen e kasetave televizive të fushatës dhe urdhrin e Komisionit të sakatuar Qendror Zgjedhor. Nëse zgjedhjet e kaluara kjo çështje u diskutua si një handikap që duhet shmangur, këto zgjedhje është vetë KQZ-ja ajo që urdhëron televizionet të transmetojnë produktin elektoral të partive, ndryshe do të gjobiten. Dhe cila është mbrojtja e kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi? “Shkoni ankohuni tek partitë, ato e kanë marrë këtë vendim!”
Me fjala të tjera, Lleshi pranon se ky institucion është një leckë në duar partiake, dhe se ajo është një kukull që bën çfarë i thonë; një punonjëse në sektorin e Agitpropit. Pandehma jonë se anëtari i KQZ-së propozohet e votohet nga partitë, por pasi merr detyrën është i varur vetëm nga ligji, merr kështu fund edhe zyrtarisht.
Por edhe më të rrezikshme, për mendimin tim, janë dy momente të tjera: I pari, fryrja që kryeministri ka bërë, sipas dëshmitarëve, në veshin e “veriorëve” të Kamzës (ma do mendja, edhe gjetiu), se Edi Rama ata nuk i sheh dot me sy, se i quan “shpellarë”, se ai po punon për “jugorët” etj. Dhe i dyti, përkufizimi anti-mysliman që kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i bëri paraardhësit të tij Rama. Është shkruar këtë javë për këto dy episode, por nuk është kurrë e tepruar, të theksohet rreziku i madh që fshehin këto lloj retorikash. Nëse dasitë fetare, krahinore, racore, kthehen në retorikë zyrtare politike, qoftë dhe për fushatë, atëherë këtij vendi përfundimisht i vihet zjarri. Është tentuar me këtë propagandë në vitin 1997, dhe plagët ende nuk janë shëruar, me gjithë konferencat e simpoziumet (ku kanë marrë pjesë edhe Berisha, Basha e të tjerë), vjershat e poezitë për harmoninë e tolerancën tonë të mrekullueshme. Të hapësh kaq haptas e me kaq mendjelehtësi derën e poshtër të etiketimeve me gegë, toskë, malokë e çobenj, lalucë e gjirokastritë, çemër, grekë, myslimanë e kaurë, nga njëra anë është papërgjegjshmëri skandaloze. Është edhe dëshmi se deklaruesit janë shumë më prapa realitetit konkret të vendit: Ndryshe nuk duhej të ekzistonin demokratë në Vlorë, apo socialistë në Kamëz a Shkodër. E aq më tepër, Basha nuk do të ishte aty ku është me votat e njëmijë e ca komunistëve.
Nga ana tjetër, është edhe tregues dëshpërimi, sinjal se punët nuk janë mirë për ata që i përdorin këto karta. Por sado keq që të jenë, zjarri i përçarjes dhe dasive duhet shuar që tani. Ato janë flakë që djegin gjithkënd, e të parët ata që i ndezin.
*Revista Klan
nuk mund te vazhdohet te ecet perpara me S-halè shpellen. duhet qeruar S-halè serbi, ky varrmihes dhe xhelat i popullit shqiptar..!!
nuk presim te kemi me sali berishen dhe lul bashen te na drejtojn dy njerzit qe vetem vjedhin dhe kercenojn njerizt per vota
Ne presim nje shqiperi me edi ramen esht koha e rilindjess
votoni per Edi ramen votoni per rilindjen e shqiperis
rilindja fillon nga tii
nuk presim me sali berishen kryemister
sali berisha esht ne demin tone sali berisha esht njeri qe vetem ka vjedh dhe ka kercenuar
ti themi stop keti njeriu me voton tone duke votuar per 29
saliu sdi ku te perplasi koken nga disfata qe do pesoje edhe ju e kritikoni. Nuk ia vlen ta kritikosh nje leshko qe eshte i paafte te pranoje edhe humbjan. Ne 23 qeshor saliu del ne pension dhe bashke me te del ne pension rracizmi krahinor dhe fetar.
Ne fakt ishte dicka e pritshme, babai im thote “edhe qenit kur i vje nordhja fillo e vje verdalle”. Keshtu qe edhe saliu kur po i fjen fundi fillon edhe percan popullin, bertet kot, shan me nan e moter edhe ben sikur eshte njeri ndershem.
Jetojme ne nje demokraci pa kushte, pa ligje dhe pa te drejta. Sigurimi i kafshates se bukes apo i vendit te punes eshte ceshtje egzistenciale. Per kete arsye shfrytezohet me cinizem nga kjo qeveri e degraduar moralisht.
Kjo fushate e partise demokratike permban ne vetvete te gjithe makinacionin elektoral te mundshem. Duhet te nxjerrin nje pamflet me titullin ”Si fitohen zgjedhjet ne menyre te pandershme dhe te pamoralshme”. Besoj se do ishte nje bestseller me mbi 500 faqe.
Pas 23 qershorit shume gjera do ndryshojne gradualisht. Me rritjen e mirqenies apo ekonomise asnje shqiptar nuk do jete i detyruar te shesi voten per nje ”thes miell” apo 50 mij lek te vjetra. Rritja e te ardhurave do vij gradualisht edhe me rritjen e ndergjegjes demokratike. Per kete arsye na duhet nje program i qarte me ide te qarta. Dhe besoj programi i Rilindjes eshte mese i kompletuar ne te gjitha aspektet.
Shkrim tejet i goditur pasqyron qarte instrumentet qe Saliu kerkon te qendroje me force ne pushtet nepermjet dhunes,neperemjet,presioneve,nepermjet vjedhjes.Duhet te flakim tej Saliun ne menyre qe ti japim fund njehere e mire ketyre praktikave te shemtuara te Saliut.
Popull te gjithe ne zgjedhje ti japim fund njehere e mire ketij regjimi mbytes te Saliut.Nuk mund te qeverisemi me nga kjo monstër,nuk mbahet me mbi shpatulla ky regjim i tiji,aktet e shemtuara te kryera ne fushate jane shembelltyra e Sali mafjozit,qe kerkon te mbaje me cdo kusht pushtetin.
Saliu perdor administraten per te mbushur sheshet,njerezit e Saliut heqin flamujt e opozites,nuk lejojne opoziten te bejne te qete fushaten e tyre.Saliu ka shtene ne dore KQZ me qellim pregatitjen e skenarit per rivjedhjen e zgjedhjeve.Per te gjitha keto e per 1001 arsye te tjera Saliu duhet te DËBOHET nga ky vend nje orë e me parë.
Kjo qeveri qe e qeveriset nga partia demokratike e cila vec parti demokratike nuk eshte! sepse i ka shkelur te gjitha parimet e democracise reale dhe ka stremberuar termin demokraci duke bere qe njerezit mos te ken pesim tek demokracia reale… Partia socialiste eshte partia me e djatht e vendid ne parimet e saj edhe se quhet e majt! ndaj nuk ka zjidhje tjeter vec se te mbeshtesim masivisht Rilindjen!
Keto fenomene qe karakterizojne fushaten e Saliut jane e dhe nje arsye me shume per te flakur tej kete qeveri te tij e cila po e çon vendin drejt humneres.Nuk kane asnje lloj lidhje me demokracine aktet e kryara nga njerezit e Saliut dhe nga Saliu vete,marrja e administrates me detyrim neper mitingje,dhuna e ushtruar ndaj njerezve te opozites deshmojne qarte per nje qeveri kusarësh e banditësh.