Të rinjtë dhe politika

14 Qershor 2013, 19:38Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

Jetojmë në një shoqëri ku problemet s’kanë të sosur. Një pjesë e mirë e së ardhmes sonë, padyshim që varet nga ne të rinjtë. Ne duhet medoemos të tregojmë se jemi një pjesë tepër e rëndësishme vendimmarrëse për fatin e vendit, e kjo e treguar në disa drejtime, siç është votimi dhe kërkesa e llogarisë ndaj të zgjedhurve për të na shërbyer. Por që të jesh i suksesshëm, më parë duhet të dish mirë së ç’është e jotja, e kjo varet nga disa faktorë ku ne të rinjtë duhet të ingranohemi më shumë.

-Të rinjtë dhe politika

Çdo ditë e më shumë flitet për politikë, për programe, bëhen premtime pafund, bëhet demagogji e pamasë e ajo që mbetet në fund, të paktën gjer më sot, për ne të rinjtë është: “asgjë presje diçka”, siç shprehej në librin e tij një politikan i suksesshëm (Edi Rama në librin “Kurban”). Më shumë se cilido individ tjetër në shoqëri, jemi ne të rinjtë që duhet të merremi me politikën dhe politikanët, pasi çdo ditë ajo dhe ata merren me fatin tonë, me djersën e prindërve dhe gjakun e paraardhësve tanë. Ata kanë në dorë fatin tone në një farë mënyre, por për fat të keq, rinia shqiptare shumë pak e kupton këtë ose, të paktën kështu hiqet.

Në shoqëritë perëndimore të rinjtë mund të mos merren dhe aq shumë me politikë, por duhet te kemi parasysh se ata i kanë kaluar fazat e tranzicionit. Ata jetojnë në vende ku meritokracia ka udhë të hapura dhe s’vihet ne asnjë moment në dyshim. Ata jetojnë në ato vende ku ligji sundon, e drejta udhëheq dhe të zgjedhurit shërbejnë në të mirë të vendit pa guxuar të “luajnë” me vullnetin e popullit. Të rinjtë në vendet ku ne aspirojmë të integrohemi, e dinë mirë që vota e tyre është vetë fati i tyre, është ëndrra e tyre, është shërbimi që do i kthehet nesër nga klasa politike. Ata të rinj janë aq të motivuar sa shteti s’guxon te luajë me ta, por përkundrazi investon tek ata më të mirën e mundshme pasi, e duan vendin e tyre, të ardhmen më të mirë, shtetin e barabartë e zhvillimin e shoqërisë. Këta të rinj të cilëve jo pa qëllim unë po ju referohem, janë mendjehapur dhe përballë interesit të tyre të përgjithshëm s’vënë kurrsesi indiferencën.

Në vendin tonë ishte po kjo rini me ëndrra, me dëshirë për liri, me zjarrin në deje për një Shqipëri si gjithë Europa, e cila 2 dekada më parë arriti të thyente diktaturën mbytëse. Ishin ata të rinj me ide të reja e vizion të ri që u morën me politikën e politikanët duke sjellë demokracinë që sot jetojmë, por që s’po dimë ta ruajmë dhe aq mirë mesa duket.

Politika është një alternativë që na parashtrohet, është një rrugë që na propozohet e që lidhet pazgjishmërisht me fatet tona, me mënyrën se si neve do na udhëheqin e ç’është më kryesorja, drejt ç’rruge na udhëheqin. Drejt rrugëve ku neve na mbyllet çdo rrugë, apo drejt rrugëve ku na çilen pafund mundësi? Kjo varet nga ajo që ne zgjedhim, nga vullneti ynë i thënë me Votë. Por tek e fundit, në mos u mbajtshin premtimet, e udhës është të kërkojmë llogari me çdo mjet na lejon sistemi. Këtë e bën një shoqëri e emancipuar, me një rini të ndërgjegjshëm, kurajoze dhe të gatshme për t’u marrë çdo ditë me politikat që ndiqen ndaj tyre dhe me politikanët që veprojnë.

Unë merren me politikën, por kjo s’do të thotë se unë jam politikan. Unë jam një i ri që studioj, por që s’gjej dot punë, jam një i ri që votoj, por që më dhunohet vota, jam një i ri që kam ëndrra, por që më janë vrarë nga politika e derimësotme. Pra, dhe të mos dua unë të merrem me politikë është ajo që merret çdo ditë me mua. Kjo s’më ndodh vetëm mua, kjo na ndodh të gjithë neve, e gjer në momentin që ne do rrimë indiferentë ndaj gjithçkaje na ndodh përreth, e ardhmja do jetë aspak premtuese.

-Të rinjtë dhe arsimi

Teksa politika merret çdo ditë me ne, e me bindjen se ne duhet të merremi po ashtu pambarimisht me të, duhet te kemi parasysh se një element kyç për një rini dinjitoze është arsimi. Një arsim i mirë është po ashtu një politikë e mirë, një alternativë e mire, një rrugë shpresëdhënëse. Me arsimin publik merret shteti, pra merren ata politikanë që ne i zgjedhim me Votë duke shprehur besimin tonë, vullnetin tonë e për rrjedhojë, lidhim kontratën tonë qeverisëse me politikat që do ndiqen. Një arsimim i mirë do të thotë një shoqëri e shëndoshë.

Por ç’ndodh tek ne? Në vendin tonë meritokracia as si fjalë s’përmendet më nga pushteti, e është vetëm opozita që nga ana e saj ka një program serioz, (ndoshta i pari deri më sot në Shqipëri) që premton realisht konkurrencë të ndershme e punë sipas kapacitetit , jo mikut e ryshfetit. Ka plot raste ku injoranca udhëheq e ku të rinjtë përbuzen. S’do mjaftonte një shkrim për t’i përmendur, por që institucionet e dinë fare mirë këtë fenomen regresiv. Pra, nevojitet arsimim real, për një shoqëri që ecën përpara. E kundërta ndodh me injorancën, e cila mbjell vetëm regres, e ku kushdo mund të të tërheqë për hunde vetëm se ai “dikushi” ka pozitat politike ta bëjë një gjë të tillë.

Jo, kjo s’duhet të ndodhi e duhet votuar masivisht që të mos ndodhë. Të rinjtë mësojnë çfarë ju jepet shabllon, me pamundësi zhvillimi e me mungesë të theksuar kushtesh për mësimmarrje. Aty ku mendimi kritik është thjeshtë një utopi e konformizmi është ulur këmbëkryq, s’mund të kemi gjë tjetër veç regresit progresiv.

Ndaj, të rinjtë duhet të zgjohen, qoftë duke u bërë anëtarë të një forumi politik, qoftë si shoqëri civile, qoftë si OJQ, por me synimin e përbashkët për të kthyer sistemin në shinat e tij. Të merremi me politikë, politikanë, politikat që ndiqen, është e vetmja rrugë për ndryshimin e asaj që të gjithë se pëlqejnë, por askush s’ngrihet ta ndryshojë.

Të jemi aktivë, që të paktën pas afro 100 vjetësh Faik Konicës t’i tregojmë se jo, në Shqipëri ka të rinj dhe s’është më siç ishte në kohën e tij kur shprehej se: “Nuk ka të rinj në Shqipëri, veçse disa kanë lindur më shpejt disa më vonë”, por gjërat kanë ndryshuar për mirë. Kjo arrihet me armën që na jep Kushtetuta dhe demokracia, arrihet me VOTE!

44 komente në “Të rinjtë dhe politika”

  1. cami says:

    Suksese rinise shqiptare qe merr persiper fatin e saj per te ardhmen.

    1. Nora says:

      VOTO. Eshte fjala qe duhet permendur me se shumti. VOta eshte fati yne e kjo ishte vertete e gjetur. suksese per gjithcka rinise qe kete here duket e motivuar per ti ndryshuar gjerat

      1. arjoni says:

        Jemi populli me moshen mesatare me te re ne Europe, te rinj me pafundesisht probleme, arsimi e punesimi. nese ne nuk i marrim vete ne dore fatet tona, askush s’ka per ta bere, prandaj te shkojme te gjithe te votojme qe tu tregojme politikaneve qe duhet te kene frike nga forca dhe vullneti i te rinjve dhe mos ta kene asnjehere te sigurte qeverisjen.

        1. pjeshka says:

          More kto te rinjt duhet ta kuptojn mire qe keto politikanet nqs punojn ne fakt punojn per kete rini qe me vone ta kene me te lehte se nuk i japin efektet brenda vitit gjith keto gjera.
          Ndaj sduhet te rri njeri indiferent po te dale e te votoje per ndryshimin.

          1. Andrea says:

            Nje shkrim shume i bukur qe nuk duhet te ngele i ri pa e lexuar!
            Eshte mese e vertete ne duhet te thyejme tabune e “te bejne cte duan te medhenjte,ne skemi gje ne dore”.Kjo nuk eshte e verteta,ne kemi ne dore po aq sa ata

            Ne do votojme per te rilindur shqiperine,ne do behemi pjese e ketij ndryshimi radikal nga diktatura Berishiane,ne do themi me krenari pas shume vitesh se ishim pjese e rilindjes se 23 qershorit 2013

        2. mondi says:

          Po keto te rinjt e sotem sja dijn mire vleren keto prandaj mire bere qe e hodhe kete shkrim o djal, duhet ta kuptojn te gjithe se duhet te cohen e te dalin e te votojn aty e t aheqin kete plak te vjeter se na cmendi fare, na cmendi ne pleqve e jo me ju te rinjve.

      2. Alma says:

        Nje shkrim teper i arrire dhe i shkruar thjeshte e bukur, i kuptueshem e shume sensibilizues!

        Cdo i ri mund te perfaqesohet me te, dhe cdo i ri duhet te mendoje sic mendon autori i ketij shkrimi!

        Me behet qejfi qe ka ende te rinj qe ia dine vleren gjithckaje, se ne kohet e sotme kam vene re qe te rinjte dine cmimin e gjithckaje por vleren e asgjeje.

        Edhe per kete duhet nje rotacion, jo vetem ne politike!

        Duhet te marrim te gjithe nje kthese 360gradeshe per te pare se c’tjeter na pret e te emancipohemi sa me shume!

        Bravo djalit e suksese te metejshme!

        1. Elia says:

          .Dhe natyrshem duke jetuar ne nje vend te uzurpuar nga imoraliteti perpiqem te gjej se kush eshte damllaja me e madhe ne kete bote…Vjedhja eshte krimi me i rende per njerezimin..Te vrasesh do te thote ti vjedhesh dikujt apo disave te drejten e dhene nga natyra per te jetuar,te injorosh i ke vjedhur dikujt te drejten per te thene ate qe mendon,te shkelesh rregullat ne nje shoqeri,i ke vjedhur asaj te drejten per tu ndjere e barabarte,Te manipulosh i ke vjedhur sovranit tdrejten per te pare deshiren dhe te ardhmen e tij,te dhunosh i ke marre tjetrit te drejten per te qene i lire..e keshtu kjo eshte si numer periodik..Paturpesia eshte modeli i tpaftyrve qe luajne piset sepse populli i paster i spastron ne rast se ata luajn drejt.Por jo jo ata jane te fuqishem e kete fuqi jua jep vetem pislleku qe ata bejne ne skuta modesne e luksoze..I tmerron e verteta sepse ata jane verte te piset.vula e tyre qe mbajme fale postit nfakt eshte 1 vule e zeze ne balle sic dhe thote i madhi Ali Asllani para dekadash..Me e renda shemti eshte ajo e talljes e perbuzjes se vullnetit dhe asaj qe do sovrani..Ajo qe na tmerron te gjithve nuk eshte lufta kunder te tmershmes e zhvilluar nga populli, por tmerri qe ngjall perbindeshi duke shkelur ,perbaltur e zvarritur gjer ne vdekje ate qe e ka vene ne krye:Popullin e tij!

      3. fino alla fine says:

        Te gjithe ne votime diten e zgjedhjeve.Rinia nje force e madhe energjite e se ciles i duhen nje vendi.

        1. lini says:

          Bravo, ja nje i ri sic duhet, nuk te jemi dhe kaq indiferent ndaj politikes pasi ne fakt pjesa qe preket me shume ne kete vorbull politike eshte e ardhmja jone qe me siguri do kete shume pasoja nga keto politika te gabuara qe po ndiqen nga kjo qeveri e korruptuar, ndaj duhet te vendosim vet per te ardhmen tone.

    2. Besnik says:

      Rinia duhet te marre fatet e veta ne dore dhe te mos e lere ne dore te kesaj politike qe nuk i krijon mundesine per te qene pjese e vendimarrjes se kesaj qeverisje.

      1. Denisa says:

        Vertete qe rinia ka qene vitet e fundit si ne hije. Gjithcka eshte thene me siper eshte nje fakt qe te vret, por mbetet fakt. keto jane zgjedhje jetike, ndaj uroj qe rinia vertete te veproje e te sjelli ndryshimin e madhe ne Shqiperi. I riu i pare qe e ka bere kete eshte djali qe ka bere nje shkrim te tille, e ndryshimin e ka bere me menyren e tij kritike te mendimit.Urime

      2. Jani says:

        Nje ze seshte pak, sepse nje ze degjohet e behet disa, e metej behet fryme. Ndaj urime per shkrimin e uroj qe te rinjte ta lexojne e kuptojne mire ku jane, e ku mund te shkojne. eshte nje rast per te treguar ate qe bejme dhe ate qe mund te bejme. Ndoshta ky eshte 1991 i 2te e rinia ben ate qe di te beje me mire, te veproje

        1. Lela says:

          E verteta eshte se ne nje vend ku injoranca e perdorur ne sherbim te parase eshte regresive dhe mjeruese ne kulm!Si mund te mendoje nje njeri qe te beje procka mbi ligjin do t thote jemi vend demokratik.E vertata eshte qe sjemi.A mund te themi qe ska mjerim vec se xhepat e pak njerezve jan te tejmbushur e xhepat e miliona te tjerve jane grisur?Sigurisht qe jo!Por e verteta eshte se egzistojne 2 realitete shqiptare..Njeri esht ai i pazareve ne kuleten e popullit e tjetri realitet eshte ai i popullit me kulete te sherfytyruar nga zhvatja e te pareve!!Vendi eshte i madh e ndarja e riskut eshte teper e vogel.Pse spaskemi te drejte te themi qe ligji na drejton te gjithve vecse duhet respektuar nga te gjithe?Apo se ligjin e bejne disa ngaqe e quajne veten ndryshe nga te gjithe.E ver8a eshte se jo te gjithe i mban ligji te gjalle sepse te gjallet sduhet tshkelin mbi ligjin ndryshe ai t godet.Goditja e tij esht e forte sepse aty qendron thundra e nje kombi…Kur tpaftyret dalin e brohorasin per madheshtine e ktij vendi nga njera ane e e shesin detin qe me gjak e kan paguar te paret tane,e verteta eshte se ktu durimi prek fundin..Kur kanibalet dalin me fytyre te mbushur me rrudha qe secila prej tyre mban dhjetra shpirtra te vdekurish mbi vete,e verteta eshte se duhet te jemi humane me veten e tmos besojme asnjehere…E verteta eshte e hidhur,koha e peshtire,pushtetaret te paskurpullt e qe t shkruante mbi keto e tju jepte emrin e duhur,duhet t ishte gjalle Migjeni.Ndoshta per te do te ishte sot periudha me e ndritur ne krijimtarine e tij sepse ka kaq shume pisllek ne kete diktat saqe vec pena e arte mund ta shpaloste sic eshte.E verteta eshte se ai do e godiste fort,sepse ai ishte vete populli..Ishte pjese e popullit,punonte per popullin dhe vdiste per te!Ai do trondiste fort malin qe sbezane,do nxirrte ne qiell te hapur cdo pisllek te manipuluar e do i vuloste 1 here e mir kusaret me vulen qe ju takon….ate te Turpit!

    3. herta says:

      Ore ne dac mos dilni te votoni po kokes tuaj ja beni, do lini 70 vjecaret te vendosin se cdo te behet me arsimimin tend, me punesimin tend e me te ardhmen tende, jemi te ndergjegjshem qe politika ndikon tek jeta e cdo njeriu.

    4. eris says:

      Fryma e te Rinjve eshte ajo cka i duhet Shqiperise..
      Nje vend si Shqiperia ku etja per pushtet i shtyn politikanet tane te lidhen fort me karriken e tyre e te mos e leshojne per personat qe ne te vertete e meritojne.
      Nje vend ku mendimi i te rinjve cungohet me justifikimin se nuk kemi eksperiencen e duhur!
      po kush me shume se ne te rinjte e di vuajtjen e prinderve e gjysherve tane per nje Shqiperi me te mire?

      Rinia eshte e vetmja dalje nga ky sistem i erret ku ka rene Shqiperia!

    5. Stela says:

      GJITHCKA E VERTETE. DUKE FILLUAR NGA AJO QE NE SE KEMI E GJER TEK AJO QE ASPIROJME SI SHOQERI. TE RINJTE SDUHET TE RRINE LARG GJITHCKAJE NDODH SEPSE GJITHCKA NDODH SEPSE POLITIKA E BEN TE NDODHE. URIME ARTIKULL-SHKRUESIT, DUKE SI ZERI I RINISE QE VEPRON

    6. gjyshja says:

      Shkruesi me te verte ka argumente bindese qe ne te rinjte duam apo sduam jemi te perfshire ne politike.Le te kontribuojme sadopak qe dicka te ndryshoje per mire,ne fakt ne kete vend si ky i yni jane nje mal me gjera qe duhen bere mire.

    7. jana says:

      nje shkrim per tu vleresuar dhe per tu marre ne konsiderate.. tanime ne te rinjte duhet te jemi me shume se kurre te bashkuar dhe me deshiren qe mund te sjellim ndryshimin e vertet

      kurresesi nuk mund te heshtim , te votuarit eshte nje nga menyrat me te mira e te duhura qe te mund te japim verdiktin tone e qe zeri jone te degjohet pakez !

    8. gonia says:

      Bravo kjo eshte thirrja qe duhet ta bejme refren te gjithe, te gjithe te dalim te votojm dhe biles jo vetem te marrim dhe dike se sben me vete, te shkojm 2 a me shume vete, le te vendosim ne per qeverisjen tone, eshte i vetmi pushtet qe kemi ndaj pushtetareve, ose i largojm ose i largojm, keto 2 zgjidhje jane.

    9. afeda says:

      pa dyshim qe te rinjte duhet te jene zeri kryesor ,zeri se ardhemes.. votuesit per here te pare gjithashtu duhet ta shohin te votuarin si nje menyre qe te mund te shprehen .. qe te mund te sigurojne nje te ardhme te sigurt dhe ne zhvillim per veten

    10. buffon says:

      Nje nder çeshtjet qe shkruesi ngre eshte ajo e shkuarjes masivisht ne votime.Ndaj pjesmarrja ne votime eshte vertete e rendesishme,te gjithe ne votime diten e zgjedhjeve.Te mos harrojme se vota eshte detyrim qytetar.

    11. zhak says:

      Bravo qe me ne fund ne Shqiperi po ndihet zeri i te rinjve!
      Ata jane e ardhmja e ktij vendi,ata sjellin rotacionin ne Shqiperi.
      Jane te rinjte qe me shume se te gjithe e dine rendesine e votes se tyre!
      Eshte koha qe ata te luftojne per nje te ardhme ne vendin e tyre dhe jo te zgjedhin shtetet e tjera ne menyre qe puna e tyre te vlersohet!

    12. rea says:

      natyrisht ..askush nuk duhet te tregohet indiferent aq me pak te rinjte .. ata jane fryma e ndryshimit e se ardhemes! me ane te votes se tyre mund te bejne qe zeri i tyre te degjohet .. ata jo vetem qe duhet te shkojne te votojne por duhet te marrin dhe miqte me vete .. te bindin sa me shume veta qe VOTA e tyre eshte shume e rendesishme.. ajo mund te rilind kete vend

    13. VOT RININ PER VETEN TENDE DHE JO PER PUSHTETARET!! says:

      VOTO PER TE ARDHMEN DHE JO ME PER PUSHTETARET VOTO PER MERITOKRACIN DHE JO ME PER RRYSHFETET VOTA PER LIRI DHE JO ME PER PERBUZJE VOTO PER NJEREZI DHE JO ME PER KAFSHLLEK VOTO PER TE ARDHMEN E FEMIVE TUAJ QE MOS TE SHOHIN KETO QE KETA 3 BREZA KAN PAR DERI ME SOT NGA SALIU!!

    14. realisti says:

      gjeja qe me theri me shum nga ky i ri aq real esht :

      “Në vendin tonë meritokracia as si fjalë s’përmendet më nga pushteti, e është vetëm opozita që nga ana e saj ka një program serioz, (ndoshta i pari deri më sot në Shqipëri) që premton realisht konkurrencë të ndershme e punë sipas kapacitetit , jo mikut e ryshfetit. Ka plot raste ku injoranca udhëheq e ku të rinjtë përbuzen. S’do mjaftonte një shkrim për t’i përmendur, por që institucionet e dinë fare mirë këtë fenomen regresiv. Pra, nevojitet arsimim real, për një shoqëri që ecën përpara. E kundërta ndodh me injorancën, e cila mbjell vetëm regres, e ku kushdo mund të të tërheqë për hunde vetëm se ai “dikushi” ka pozitat politike ta bëjë një gjë të tillë”

      kemi me vite qe kerkojm ket dhe pikerisht se saliu ka qen ne pushtet nuk na i ka dhen !!

      ateher vetem ne emer te endrres ton duhet te votojm per skuadren e rilindjes per ate qe do na japi meritokraci dhe arsim te denj per ne

      kaq duam ne arsim dhe pun se me te tjerat shqiptari esht i shkathet te caj

      po politkat e saliut nuk ka fikur endrrat qe ne lindje!!

    15. Elmira says:

      NJe shkrim i shkelqyer qe duhet ta lexoje çdo i ri dhe mos te jete indiferent per ate çka ndodh rreth tij ,Urime dhe fitore!

  2. Tina says:

    Te rinjte duhet te jene shume te ndergjegjshem per ate qe i pret nese me voten e tyre nuk vendosin te bejne rotacion. Te rinjte munden dhe sigurisht qe do jene nje gjenerator i mire ne keto zgjedhje. Zgjidhja eshte e thjeshte DIL VOTO

    1. Fieraku says:

      TE rinjte jane vertete nje force e madhe per te ndryshuar gjerat e une kam bindjen qe do e bejne. Vota eshte instrumenti i vetem ne kete vend ku nje plak udheheq sepse te rinjte kane fjetur, zgjohuni, eshte koha per ndryshime te medha

  3. Iris says:

    Meritokracia eshte nje koncept i humbur sot ne vendin tone, dhe per kete gje duhet luftuar. Duhet te luftojme ne fillimisht per te drejtat tona e mos ti presim te bien nga qielli.

    Kemi nje arme ne dore, nje te forte madje, qe edhe pse eshte dhunuar ne te shkuaren kjo s’do te thote qe s’ka vlere. E drejta per te votuar eshte zeri i secilit prej nesh. Imagjino c’zhurme mund te bejne 100 zera,1000 zera ose 1 milion. Vetem keshtu do te mund te degjohemi e nuk do te kete politikan e qeveri qe te mund te na injoroj.

    Me shpresen se ka plot te rinj te tjere qe mendojne po keshtu, ecim perpara e besojme se me angazhimin tone, me opozimin e gjithckaje qe eshte e padrejte, ndoshta neser Shqiperia do te jete nje vend me i mire.

    1. deda says:

      Vota, bravo, vota eshte ajo qe ben ndryshimin e madhe te rinjte jane aq shume sa mund te permbysin cdo pusht a pushtetar plak qe tenton te hedhe hi syve e te beje moral. eshte nje e neserme qe pret te zbardhe me e mire e per kete ka rinia ndikim. Nese se ben rinia kush do e beje

  4. turi says:

    Bravo djali, e gjithe rinia shqiptare duhet te angazhohet per te luftuar kete sistem kaq te korruptuar dhe te padrejte qe eshte instaluar ne vendin tone! Vetem rinia mund te sjelli fryme dhe standart te ri ne vendin tone! Vetem rinia mund ta ndaje te keqen nga e mira ne menyre te shpejte dhe radikale! Vetem rinia dhe vetem rinia mund te permisoje ca mendjet e lodhura dhe semura nga korrupsioni dhe pasiviteti ne Shqiperi!

  5. Erlind Delilaj says:

    E ke qa o plako, vetem kaq mund te them pjesa tjeter eshte thene e gjitha ne kete shkrim!

  6. arbi says:

    Pikerisht!
    Eshte koha ku me shume se kurre te rinjte duhet te vendosin per te ardhmen e tyre dhe te vendit te tyre.
    Ti tregojme politikes Shqiptare se vota jone vlen!
    Ti mesojme atyre te rrespektojne mendimin tone per politiken!

  7. Detjona says:

    Te rinjte kane potencialin per te ndryshuar politiken, sepse kane formimin e duhur, kane energjine dhe kane endrra qe duan t’i bejne realitet.
    Nje nga instrumentat eshte vota, te gjithe duhet te shkojne te votojne, qe te trembet njehere pushteti nga revolta popullore.

  8. Dori says:

    Artikull shume i mire! Te rinjte duhet te ndergjegjesohen!

  9. enia says:

    jane ata forca me e madhe per te sjelle rroten e ndryshimit e zhvilimit..duhet ti mobilizojme e te bejme qe te perfshihen e te japin kontributin e tyre .. te votojne e eshte shume e rendesisshme dhe kete here duhet ta bejne patjeter per te sjell nje ndryshim te madh dhe per ta rilindur kete vend

  10. arbenita says:

    Bravo Flogert ti i ke treguar q tani me shkrimin tend te persosur Faik Koncise se ne shqiperi ka te rinje…Ka te rinje qe jane aktive, qe duan ndryshimin e vedit te tyre dhe qe kontribojne per te.

  11. lini says:

    Bravo, ja nje i ri sic duhet, nuk te jemi dhe kaq indiferent ndaj politikes pasi ne fakt pjesa qe preket me shume ne kete vorbull politike eshte e ardhmja jone qe me siguri do kete shume pasoja nga keto politika te gabuara qe po ndiqen nga kjo qeveri e korruptuar, ndaj duhet te vendosim vet per te ardhmen tone.

  12. nita says:

    nje artikull qe ska nevoj per shum fjal por nje brravo!! nje pershkrim i detajuar i gjendjes se te rinjve!! nje pershkrim ku jep ulerimen e te rinjve ndaj politikes dhe qe deri me sot shteti nuk ka vesh!! pikerisht kete duan dhe te rinjt MERITOKRACI GJE QE SALIU DHE SALIUSTAT E KAN HARRUAR KET FJAL!!

  13. tanja says:

    Bravo Flogert , ky shkrim eshte nje thirrje per te gjithe te rinjte. Voto mos ler te vendosin te tjeret per ty, vendos ti per te ardhmen tende..Sepse ti, ne te gjithe terinjte bashke jemi e ardhmja e ketij vendi.

  14. leonora says:

    me mire eshte qe te rinjte te mos futen ne politike se politika eshte e felliqur dhe se partiat i mshtrojne te rinjte

  15. leonora says:

    un them qe te rinjte nuk duhet te futen ne politike sepse eshte e felliqur dhe se partiat i mashtrojne te rinjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje