10 arsye përse nuk mund të votohet Berisha

15 Qershor 2013, 15:44Blog TEMA

Nga Evis Plaku

 

Ndër vite, veçanërisht kur flasin për politikën, për shkak të pamundësisë për t’i ndryshuar gjërat sa dhe si duan, shqiptarët i kanë klithur metaforës së grushtit migjenian, i cili godet m’u në zemër malin që s’bëzanë. Çdo individ mund ta përdorë votën në mënyrë të tillë, për t’i thënë mjaft jo një njeriu, por një sistemi. 10 arsyet që po listoj më poshtë sigurisht që nuk janë shteruese, e padyshim që janë subjektive, por le t’i gjykojë vetë lexuesi i nderuar, duke hequr syzet miopike militanteske – syze për të cilat do akuzohem se po i mbaj dhe unë, ndërsa shkruaj këto radhë. Por kjo është bukuria e të vërtetës: ajo ekziston, pavarësisht nesh.

1. 21 Janari

Është ngjarja më e rëndë e politikës shqiptare. Ashtu si shpata e Solomonit, ajo ndan dy botë. Në gjakun e pafajshëm të viktimave janë gjurmët e pakundërshtueshme të shtetit që vret për të mbajtur pushtet. Kjo është e vërteta sintetike. Çdo argument tjetër është sofizëm.

2. Përqendrimi i të gjithë pushteteve në një dorë të vetme

Parimi i famshëm i ndarjes së pushtetit, i njohur si check and balance, që është në fakt themeli i çdo demokracie, është rrënuar plotësisht. Mbi këto gërmadha të shtetit të së drejtës është ngritur një pushtet autokratik, despotik e familjar, që ka uzurpuar në mënyrë kapilare çdo qelizë institucionale në vend. Që Shqipëria nuk është një vend tërësisht demokratik ku sundon ligji, është një e vërtetë aksiomatike.

3. Papunësia

Shifrat e hedhura kuturu për papunësinë janë kontradiktore, larg realitetit dhe fryjnë vetëm statistika të cilat nuk e ngopin dot stomakun e boshatisur të shqiptarëve. Ato as nuk e ushqejnë dot ëndrrën e skeletosur të mijëra të rinjve që enden rrugëve me diploma papunësie në duar. Të gjithë sondazhet tregojnë se papunësia është problemi kryesor i shqiptarëve. Ajo është një sfidë emergjente dhe ulëritëse për vendin, por një sfidë ama, në të cilën qeveria Berisha dështoi.

4. Lufta kundër korrupsionit

I ardhur në vitin 2005 si kalorës i “duarve të pastra”, për Berishën sot, ashtu si për Ponc Pilatin dikur, nuk mjafton as uji i oqeaneve për të pastruar llumin e korrupsionit në të cilin është zhytur gati çdo hallkë e shoqërisë. Ende sot, nuk ka as edhe një zyrtar të lartë të dënuar për shkak të korrupsionit me detyrën.

5. Sistemi arsimor

I trumbetuar me të madhe si prioritet i çdo qeverie, sistemi arsimor vazhdon të ngelet “thembra e Akilit” e shoqërisë shqiptare. Universitetet janë të shumtë po aq sa edhe të pavlerë. Disa të akredituar, shumica jo, këto universitete me cilësi krahasimisht të ulët, prodhojnë në masë diploma papunësie të cilat vetëm e rrisin inflacionin e potencialit intelektual në vend. Në këto kushte, të flasësh për arsimim cilësor, konkurrues në një treg global me produktin e vet shkencor është sa utopike aq dhe qesharake.

6. Sistemi shëndetësor

Ndërsa flet për sistemin shëndetësor, vetëm një fjali është kuptimplotë: “të mos rëntë për pjesë të shkosh në spitalet shqiptare”.

7. Shkatërrimi i administratës shtetërore 

I nëpërkëmbur, me frikën konstante për vendin e punës, nëpunësi i administratës shtetërore vrapon nga një miting në tjetrin i bindur se fati i karrierës së tij varet vetëm nga tesera e partisë dhe zelli i shfaqur në favor të saj. Me përjashtime të rralla, që vetëm e forcojnë tendencën e përgjithshme, nëpunësi i shtetit është lidhur në mënyrë simbiotike me partinë e pushtetit.

8. Pasiguria

Pasiguria për jetën, pronën, qetësinë publike është alarmante. Aksidentet apo vrasjet për motive të dobëta kanë shpesh bilance lufte. E ardhmja nuk mund të jetë kurrë shpresëplotë për aq kohë sa e tashmja është kaq e pasigurt.

9. Premisë për reformimin e klasës politike

Largimi i Berishës është kusht i nevojshëm (edhe pse ndoshta jo i mjaftueshëm) për reformimin e klasës politike. Në Partinë Demokratike, më në fund, mund t’u hapet rrugë proceseve demokratizuese. Ky efekt mund të shtrihet, për rrjedhojë, edhe në partitë e tjera. Një klasë politike tërësisht konfliktuale, antagoniste, e përçarëse nuk i shërben askujt.

10. Aspiratë personale

Sepse si i ri, kam aspiratën të jetoj në një vend, i cili nuk zaptohet politikisht nga një njeri i vetëm, siç ka ndodhur deri më tani, për gati gjithë vitet e jetës sime.

Kurrë nuk do ta bëja një shkrim të tillë nëse do flisnim për një njeri. Por këtu jemi duke abstraguar prej njeriut, e flasim për një sistem. Është bindja ime që ky sistem duhet goditur me votë. Jo sepse nëse e bëjmë këtë, do të jetojmë të gjithë të lumtur përgjithmonë, por sepse ky hap është i domosdoshëm për të krijuar një realitet të ri politik, më të mirë. Ky realitet i ri kurrsesi nuk duhet pranuar a-priori, por duhet dyshuar e korrigjuar vazhdimisht me bindjen se “kush nuk mëson nga e shkuara, është i dënuar të përsërisë gabimet e saj”. Ama, më së pari, lipset ta krijojmë këtë realitet të ri politik.

91 komente në “10 arsye përse nuk mund të votohet Berisha”

  1. Besnik says:

    Ky njeri duhet te largohet sa me pare nga pushteti sepse nuk jane 10 arsye por jane 1000 arsye. Rilindje me 23 qershor.

    1. mirela says:

      mos u beni hic merak se berisha edhe 8 dite eshte mes nesh pastaj do te marri malet se nuk ka me vend ne kete toke.10 arsye jane pak mgjth edhe keto te 10 mjaftojne qe ky njeri i kalbur nga brenda te zhduket njehere e pergjithmone.Rilindja po afron.mbahuni e duroni dhe pak dite.

      1. Andrea says:

        Jane me mijera arsye pse nuk duhet votuar Berisha

        realiteti qe shohim cdo dite sapo dalim nga dera e shtepise eshte arsyeja madhore pse nuk duhet votuar,dhe me tej kur hap TV vetem dhune e krime,nje brez i ri qe edukohet ne kete menyr esht gjeja me e tmerrshme qe mund ti ndodhe nje kombi

        Ne na duhet me patjeter te ndryshojme drejtim,voto rilidjen voto 29 ?

        1. Cdo dite te qeverisjes 8 vjecare mund te gjesh nje arsye per te mos e votuar Berishen, ai vetem ka deshtuar, nuk ka bere nje gje te mire per vendin, ai vetem ka vjedhur pasurine e shqiptareve, ka vrare njerez te pafajshem, ka shitur tokat e Shqiperise.
          Prandaj nje mafioz si puna e tij qe ka qenderzuar pushtetin ne duart e veta duhet ta ndeshkojme me vote me 23 qershor.

          1. petriti says:

            Ky njeri ne 8 vite vetem ka plackitur pasurine kombetare, vetem ka shkaterruar, te gjithe zorretharet e kukesit e Tropojes i ka pasuruar permes aferave korruptive nderkohe qe shqiptaret jane varferuar dita-dites prandaj me 23 qershor duhet t’i japim goditjen qe meriton qe ta ndeshkojme me vote per te gjitha ato qe ka bere dhe te gjitha ato qe tha se do te bente dhe nuk i mbajti premtimet e veta.

        2. Xixellonja says:

          Keto qe jane permendur qendrojne, por e keqja eshte se ka akoma me shume, ende me shume prva te cilat Berisha i paraqet e na tregojne se qellimi i tij i vetem eshte te kapet fort pas nje pushteti qe nuk i takon. Shpeshher me vjen keqardhje, jo per ate, por per ne, per Shqipetaret qe kane tendencen te harrojne shume shpejt.

          Ndoshta nje rikujtim i shpejt i 97 dhe i 21 Janarit, edhe pse kane vdekur njerez te pafajshem, eshte mir ti kujtojme qe jeta e tyre mso te kete shkuar kot por te sherbej si nje shembull i asaj qe eshte i afte te beje Berisha dhe te jete nje arsye madhore qe ne te dalim e te votojm, te gjithe, oer te hequr Berishen nga kreu i ketij sistemi te pandershem.

        3. detjona says:

          Eshte e pakonceptueshme qe pavaresisht te gjithave te qeverisemi nga nje plak I lodhur 70 vjecar qe tashme nuk di te beje gje tjeter vecse te merret me llafe.
          Ai eshte me se I lodhur, me se I konsumuar dhe nuk ka me se cfare t’I ofroje shqiptareve, prandaj eshte koha qe te largohet.

        4. Uran says:

          Me nje fjale ka deshtuar ne cdo fushe dhe ne cdo sektor te ekonomise.
          Kam kohe qe po mendohem dhe nuk kam gjetur nje arsye per te votuar Berishen.
          Cdo arsyetim me conte ne vetem tek deshtimet e tij. une mendoj se ky duhet te largohet me 23 qershor. Kete e kemi vete ne dore sepse me 23 qershori kemi te drejten te themi fjalen tone per kete qeveri te deshtuar.

        5. Tani says:

          Sistemi shendetesor eshte deshtimi me i madh sepse ne te gjitha spitalet tona sot luhet me jeten e njerezeve sikur ajo te ishte nje gur shahu. Nje turp per kete qeveri qe nuk eshte ne gjendje qe tu siguroje plotesimin e nevojave baze. Lere me te na integroje ne Be.

      2. dani says:

        vetem 10 kjo nuk eshte e drejte ai i gjori eshte munduar aq shume qe te kete sa me shume arsye dhe ju ja reduktoni… gjynaf… mos u merzit sali se shqiptaret ti dine te gjitha

      3. grejsa says:

        Eshte mese e verte qe kjo qeveri ka cdo dite e me teper e me shume arsye per te cilat duhet te largohet nga qeveria dhe kjo eshte mese e vertete ne syte e gjithesecilit prej nesh. Duhet te bejm zgjedhjen e duhur cdonjeri prej nesh ne menyre qe gjerat te shkojne pozitivisht per te gjithe.

      4. D12 says:

        saliu ka 1001 arsye se perse duhet larguar nga pushteti, ka aq shume sa nuk te dalin 100 artikuj per tja numeruar por me e rendesishmja e te gjithave eshtesepse po e con vendin perseri drejt komunizmit

      5. aqifi says:

        ne duam ta zhdukim njehere e mire kete ndyresire ore ceshte kjo ta votojme berishen,nuk ja hedh me qurret njeri berishe se eshte plak eshte bo si dreq e ska ctna hyj me npun.

      6. dudu says:

        ku i numerohen me arsyet ketij gjyshifrikacak ka pafund, por mos te behet merak do ia numerojne te gjitha sghqiptaret kur ta votojne kunder me 23 qershor, dita po afron dhe me ne fund do te shpetojme te gjithe

      7. berta says:

        sali berisha eshte gangrena me e madhe e ketij vendi eshte bere nje semundje vdekjeprurese nga e cila mund te shpetojme te gjithe pas ketyre zgjedhjeve dhe jam i sigurt qe pas ketyre zgjedhjeve nuk do te kete mundesi te rikthehet me.

      8. Sinani says:

        More njerez kane nje problem shume te madh sepse ata harrojne shpejt. Prandaj te gjithe duhet tua rikujtojme sa me shume keto arsye sepse nuk mund te perballojme me Saliu.

        Po e mori perseri pushtetin do na hype ne shpine sepse lakun ne e ka sjelle deri ne fyt.

      9. dela says:

        duhet ta shdukim kete njeri te ndyre nje here e mire nga politika sepse po na shkaterron cdo dite e me shume ekonomia ka arritur ne minimumin e saj shqiptaret nuk kane jetuar ndonjehere me keq se tani nekohen e qeverisjes Berishiane

      10. genci says:

        nese te gjitheduam te jetopjme ne nje vend me te mire qe te gjithe te kemi nje te ardhme sa me te mire per veten dhe per familjet tona atehere te gjithe sebashku me 23 qershor duhet ti themi STOP ketij diktatori qe po na merr frymen cdo dite e me shume

      11. orgi says:

        e ku mbarojne ndonjehere arsyet se perse duhet te mos votohet me pinoku sali te duhet te merresh edhe 23vite te tjera duke shkruar qe ti permendesh te gjitha. shqiptaret tashme jane lodhur nga ky njeri mashtrues e matrapaz qe gjithe keto vite ka menduar vetem e vetem se si te pasuroje vetem dhe familjaret e tij duke e lene popullin ne nje skamje te vertet

      12. Bisera says:

        Perqendrimi i pushteteve ne nje dore eshte shume e rrezikshme per nje vend ne demokraci ndaj dhe te gjithe duhet ta refuzojme nje politike te tille. Saliu ka perdorur cdo pushtet ne favor te cdo interesi personal dhe ne kete menyre i ka shkaterruar te tre pushtet.

      13. edra says:

        Berisha eshte nje deshtak dhe nje frikacak i pashoq po te besh llogarite gjate ketyre 23 viteveqe ai ka qene ne politike shqiptaret kane pasur 1000 te zeza nga ky gjysh, prandaj kesaj rradhe te gjithe do te votojne per te jetuar me mire jeten e tyre do te votojne kunder saliut dhe klaneve te tija mafioze

      14. holta says:

        nuk ka ngelur asnje ne shqiperi qe ta mbaj mend salen gfjithe keto vite qofte edhe per vetem nje gje te mire te gjithe e kane kuptuar qe ai eshte nje lloj specie e vecante politike qe duhet zhdukur sa me shpejt sepse perndryshe do te vuajne akomame shume se ckane vuajtur gjithe keto vite

      15. daniel says:

        Berisha eshte nje e keqe e madhe e cila ka sjelle vetem deme solli 97 ku humben jeten dhe kursimet mijra e mijra shqiptare ne 98 ndihmoje serbin te vriste mijra kosovare, na solli gerdecin na solli 21 janarin na solli praktiken e politikanit te korruptuar qe punon vetem per interesat e tija. kto jane shume pak po te rrish shkruan romane te tera me bemat e saliut

      16. klajdi says:

        cdo shqiptare e di shume mire tashme se e keqja e ketij vendi nuk eshte politika por politikanet si sali berisha qe vjedhin vrasin mashtrojne dhe nuk duan tja dine fare per popullin e shkrete qe vuan cdo dite e me shume maskaralleqet e tija.

      17. omeri says:

        nuk ka me asnje qe te votoje per saliun ai tashme eshte vetem nje i deshtuar qe nuk ka bere asgje per qytetaret e tij por vetem per veten argiten shkelzenin fazllicin dhe per mafiozet e tjere qe kesaj rradhe i ka futur ne listat e deputeteve

      18. fani says:

        qe te vazhdosh te votosh saliun duhet te jesh ose injorant ose ndonje nga klani i tij qe eshte ndjere shume mire me salen ne pushtet sepse ka vjedhur bashke me te te gjitha kursimet e popullit dhe tani jeton ne lluks, ndryshe nga 90perqind e shqiptareve qe jetojne ne varferi ekstreme

      19. jerina says:

        Lufta kunder korrupsionit dhe arsimi jane dy pjese shume te rendesishme ku nje shtet duhet te ndermare masa drastike me ka pelqyer shume programi i PS-se per arsmin dhe per luften ndaj korrupsionit sepse kane nje ndikim shume te madh ne jeten e gjithesecilit prej nesh.

      20. shkodrani londer says:

        3 arsyet pse do ta votojme Berishen:
        1) ne jemi bythelepires dhe per nje kocke se kemi problem se ca lepijme.
        2) saliu jo kot me kot e shkaterroi arsimin qe te na lere injorante e miope qe ta votojme perhere ate se nuk kemi mend e sy per te pare e kuptuar.
        3)ne kemi rene ne pike te hallit pasi po s’e votuam na heq nga puna e shtetit. Nga ana tjeter edhe po fitoi rilindja mund te na heqin ato nga puna pasi kete pune e morem me mik se sjam I afte ta bej kete pune plus qe un kam mbaru per hidraulik dhe kam gjet pun nministrine e shendetesise.

      21. fino alla fine says:

        Jo vetem 10 por jane 1001 arsye se pse duhet dëbuar nga politika Saliu.Ai keto 8 vite vetem ka vjedhur e ka vrare popullin,keto jane dy gjerat qe Saliu ka bere me se shumti.Ka vrare ne Gerdec,ne 21 janar,ka vjedhur gjithandej ai dhe dy bijte e tij Argita dhe Shkelzeni.

      22. iliriTirane says:

        Berisha per shqiptaret eshte bere si dikur Sllobodani per Kosovaret?? Edhe ai i mbushte sheshet me njerez ne kosov…por fundi dihet. Kete si nuk e kuptojne shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonis qe po behen gati per te ardhur ne Shqiperi me dokumenta fallco dhe te votojne kete kriminel. I zoti i shtepise nuk e do kriminelin, komshiu e respekton si “hero” ..dio mio.

    2. Albert says:

      Keto jane arsyet per te votuar Ramen sepse opozita i ka vuajtur keto pasoja te pushtetit te Saliut. Ai killer duhet te zhduket nga shqiperia sepse nervat tona nuk mbajne me.

      1. nori says:

        kush voton berishen e ka harram.mallkuar i qofte buka qe hane nga ky bir bushtre se te kesh prape berishen per kryeminsiter do te thote te shkatarrosh jeten tende me duart e tua.

        1. fatlinda says:

          ik ore sali qerroi.ti je aq i paftyre qe mbas te gjithava atyre qe ke bere kerkon akoma besimin e popullit.ti je thjesht nje njeri i paturp e i paftyre dmth.

      2. bonina says:

        qe te votosh berishen ne 23 qershor do te thote te marresh valixhet e te zdhukesh perfundimisht nga shqiperia dhe le ta ndertoj saliu pastaj shqiperine me horrat lacat e me katunaret e vet te pagdhendur.

      3. Amela says:

        Papunesi eshte nje plage e madhe ne kete shoqeri duke qene se jane te ardhur dhe punesimi ai qe ka ndikim te drejtperdrejte ne jeten e gjithesecilit prej nesh ndaj dhe duhen mare masa drastike per sa i perket ketij problemi sepse cdo dite e me teper rritet krimi brenda familjes dhe kjo vjen si shkak i rritjes se papunesise dhe presionit qe krijon te qenit i papune.

    3. Klajdi says:

      E keqja eshte se ka dhe 1001 arsye te tjera, arsye qe fatkeqesisht nje grup militantesh refuzojne ti shohin dhe kushdo qe i shpreh hapur keto shqetesime akuzohet si Socialist.

      Por mendoj se menyra e te menduarit ka evoluar, dhe njerezit jane te afte te bejn dallimin mes premtive te Berishes dhe arrtijeve, mes sistemit qe kemi pasur dhe mungeses se dukshme te lirise qe po jetojme.

      Fatkeqeisht, ky ka qene nje tete vjecar i keq per vendin tone, dhe kemi detyren e pergjegjesine qytetare qe te votojne e te sigurohemi qe nje lider pushtetar si Berisha, mos te kthehet me kurre ne pushtet.

    4. Alma says:

      Arsyet jane te pafundme, por keto qe u permenden jane kryesoret!
      Njerezit duhet te ndergjegjesohen qe nuk ka me kohe per te humbur, po hajde mobilizohemi te votojme te gjithe per nje opsion me te mire!

      1. zeneli says:

        nuk do ta votjme jo pa merak se sna ka ikur truri te kalbemi ne se ka qejf berisha ta marri prape pushtetin jo.saliu do iki do na le shendene e ne do jetojme tamam si njerez pastaj sja jep me njeri kenaqesine berishes te bej cti doje zemra me ne jo.

    5. sasha says:

      jane 1001 arsye per te mos votuar saliun,

      ndaj ne 23 qeshor, shqiperia duhet te mare nje kthese tjeter

      per ti dhene fund saliut ..

      Voto 29

    6. nita says:

      10 jan pak as 1000 nuk mjaftojn per mos votimin e saliut! vetem qe na ka shkaterruar nga nervat vetem kaq ai sduhet votuar mos te flasim per gjera te tjera

    7. demoralizim social says:

      sali berisha NA KA SHKAKTUAR NJE DEMORALIZIM SOCIAL NA KA PRODHUAR VETEM VDEKJE DHE KAFSHELLEK KJO ESHT ARSYJA 11 QE SDUHET VOTUAR!! JO QE SDUHET VOTUAR PO DUHET SHPORRUR NGA PD SE KA E KA SHKATERRUAR DHE PD!

    8. sali ikkkkk says:

      nje nder arsyet qe ai sduhet votuar sepse tani esht ber i frikshem

      ka marr te gjitha institucionet ne dooor oo njerez tani presim vetem qe saliu te vete shpallet mret dhe kaq!!

    9. toni says:

      21 Janari eshte nje plag e hapur per te gjithe ne, dhe do te angazhohemi qe drejtesia te vihet ne vend, saliu eshte pergjegjesi kryesor qe vrau njerz te pafajshem ne kerim te lirise dhe se drejtes, ky vend nuk ka shtet

    10. denisa says:

      Përqendrimi i të gjithë pushteteve në një dorë të vetme, tek saliu dhe tek korrupsioni i tij e ka marre peng vendin e spo di te ndalet pisi, do te bej ci thote ajo mendja e semur ne ego per pushtet e per pasuri

    11. poli says:

      Lufta kundër korrupsionit, ai eshte nje korrupsin nga koka te kembet , bashke me lul bashen , ridvan boden dhe ruli e shume pjestar te tjetr me ne krye fatmir mediun, per me teper greta koci qe se marr vesh cdo kanditate?

    12. Elma says:

      Ne realitet ka 1 milion arsye pse nuk duhet votuar nje politikan si Berisha sepse ne keto 8 vite qeverisje ka vetem bilance negative ne lidhje me cdo pjese te qeverisjes se atij njeriu dhe rruget qe ai mendon se ka bere jane te gjitha pa standrte dhe ne te shumten e rasteve shume te rrezikshe per udhetaret.

    13. flori says:

      Sistemi arsimor ka marre dhene, po kalojne te gjithe nga tetvjecarja ne universitet dhe master pa lidhje , jep 3 mij euro dhe u krye shkolla, biznes me shume sukses per arsimtaret dhe injorantet, arritje saliut kjo

    14. jonce says:

      Sistemi shëndetësor i rrenuar komplet, ska mjek te specializuar te vjen frikete semuresh se ata te vdesin, nje pakujdesi totale e mjekeve te futur nga saliu militan tjetri merrej me lope tani sheron njerz, ske lek mos e merr mundimin ste sheh njeri

    15. fjona says:

      Shkatërrimi i administratës shtetërore, te gjithe te detyruar me lista neper duar neper mitingje o burra dele se po flet saliu, profesioniste specie ne zhdukje, nje ofendim masiv per punonjesit qe nga frika detyrohen te bejne te tilla gjera

    16. Berti says:

      pasiguria Policine e Shtetit, qe te vjen keq kur e shikon ne rruge duke ngrene fara e duke pritur t’i dale dicka, ku te kapin ndonje leke, ja ky ehste nje nastradin i ndyre , kemi frike nga policia ata sdine te bejen asgje jo me te na ruajen ne

    17. nertila says:

      Është bindja ime që ky sistem duhet goditur me votë. Jo sepse nëse e bëjmë këtë, do të jetojmë të gjithë të lumtur përgjithmonë, por sepse ky hap është i domosdoshëm për të krijuar një realitet të ri politik, më të mirë, edi rama duhet ne kete vend

    18. vezuela says:

      Evisi ne kete shkrim ka perdormend vetem 10 arsye per te mos e votuar Berishen!
      Por nese shohim me kujdes jam e sigurte qe dalin edhe 100 te tjera e prandaj ne is popull duhet te tregohemi te kujdeshem e te mencur!

    19. nelson says:

      tragjedia e gerdecit eshte nje tjeter veper e saliut qe po na le pa mend sesi i dha amnisti fatmir mediut nuk e mora vesh fare un, kur aty u vrane 26 vete dhe per me teper qe 100 ishin te pagosur, zeri i drejtesis ka marre fund

    20. Xhensi says:

      skandaloze dhe e faktuar nga raporte te nderkombetare gjendja e suguris ne vend , dhe saliu qe na thote perralla per zhvillimin kur gjeja e pare qe duhet te kete nje vend eshte siguria dhe rendi qe aktualisht jane ne duart e saliut, rilindje

    21. buffon says:

      Te dhjeta arsyet se pse nuk duhet votuar Saliu jane mese bindese ato misherohen plotesisht si premtime te pambajtura te Saliut,i cili premtoi shume teksa erdhi ne 2005 mirpo gjate rruges ndryshoi qendrim.Me 23 qershor per keto e shume arsye te tjera Saliu do largohet me vote.

    22. gjyshja says:

      Papunesia, lufta kunder korrupsionit pasiguria ne rruge jane keto tre elmentet me kyç qe Saliu nuk i permbushi kurre.Pra Saliu keto 8 vite nuk u dha kurre shqiptareve nje jete me te mire,siguri ne rruge nga hajdutet e vrasesit,gjithashtu korrupsioni ka kapluar kete qeveri te Saliut.Saliu duhet te largohet nje ore e me pare.

    23. eri says:

      10????? kaq pak????? po ka pafundesi arsye per te mos e votuar prap kete plak matuf qe na e ka sjelle ne maje te hundes!

  2. akil says:

    ndoshta keto jane arsyet sepse duhet votuar Berisha, me 23 qerhor na pret nje fitore e madhe.

    1. ivi says:

      ore nuk e voton njeri me berishen jo.se nuk kemi me frike nga ky plak skuth me antiplumb.nuk e voton me populli se i bie te rri pa buke fare pastaj e te vdesim urie se ky njeri i qelbur e ka lene populin vetem me therrime.

  3. Fabio says:

    Te gjitha keto jane perjetuar nga ne per 8 vjet. Eshte derdhur gjaku lume vetem e vetem qe Saliu te mbante pushtetin per tu pasuruar me shume.

    1. manola says:

      berisha eshte nje felliqesire nje kriminel qe vetem vuajtje i ka sjelle popullit.nuk ka me vend midis nesh se boll ndejti si pasha per 8 vjet e nuk i tha njeri gje.por kesaj here nuk e lejon me populli aq kollaj jo.

  4. DONA says:

    keto jane arsyet me te forta ne fakt, po po ti mbledhesh te gjitha se bashku nuk te del nje faqe e tere interneti!

  5. Aleks says:

    Duhet rotacion sepse drejtesia nuk funksionon dhe i gjithe shteti nuk funksionon ne sherbim te qytetareve.

    Kemi shans qe per keto arsye te vendosim drejtesine me vote. Ne 23 qershor te gjithe votoni Rilindjen.

    1. livja says:

      ka ardhur koha per rotacion.ka ardhur koha te provojme nje njeri tjeter jo kaq antipatik e te neveritshem nga berisha qe nuk beri asgje per popullin gjithe keto vite.ka ardhur koha te shohim me sy demokracine e vertete dhe ti mbyllim faqen komunizmit qe na shkatarroi gjithe keto vite.

    2. tararirara says:

      po si mund te votohet nje njeri qe nuk eshte me ne terezi nga trute > nje njeri qe kercenon njerezot me jete sepse ka frike thjesht ka frike o popull mos u beni dhe ju me te trashe se ai.si mundet te votosh per nje shtaze me ftyre njeriu qe vetem sa i beri keq popullit ? mblidhni trute e kokes e mos e lini pushtin tju bej presion demaskojeni pleren se nuk ka ctju bej.

  6. kevi says:

    Ka edhe 100 arsy te tjera perse Berisha nuk duhet te votohet dhe kete e dine te gjithe shqiptaret, vetem nje arsye te vetme per ta votuar nuk po gjene dot askush…Ndaj edhe demokratet kete radhe votojne partine Socialiste.

  7. turi says:

    10?! VETEM 10? SALI BERISHA NUK DUHET TE VOTOHET PER NJE ARSYE TE VETME NE FAKT, PO VRET DEMOKRACINE NE KETE VEND ME DHUNEN E TIJ VERBALE, FIZIKE QE I SHKAKTON VENDIT! NUK KA RENDESI ASNJEGJE PERPARA FAKTIT QE KETU NUK MUND TE JESH I LIRE TE SHPREHESH PIKPAMJET POLITIKE NE ZYRAT E SHTETIT! MOS TI HYM ARSIM SHENDETESI, INFRASTRUKTURE SE ATO JANE TE QARTA QE I KA SHKATERRUAR!

  8. Samiu says:

    Arsyeja me madhore qe ne nuk duhet te votojme Saliun eshte qe ai ka vrare 4 njerez te pafajshem fare. Nje gje te tille e bejne vetem diktatoret. Prandaj duhet te largohet Saliu sa me pare.

  9. Ramy says:

    Po more Evis Plakushi jan 10 arsye pse nuk duhet te votohet Berisha dha ka plote 1000 arsy pse duhet te votohet Berisha, tani ve ne peshore 1000 plus dhe 10 minus

  10. arsen says:

    Te dhjeta permblidhen ne nje!
    PABESIA!

  11. AMBRA says:

    Cdo shqiptare sot ka nje arsy te forte per te mos e votuar Sli Berishen…Une nuk e votoj Salun sepse nuk dua te endem akoma rugeve pa pune edhe pse me diplome…Une votoj partine socialiste per nje punesim permes meritokracis. Paria Socilaiste ka ne plan punesimi per rinine, ndaj voto numrin 29.

  12. klara says:

    Prinderit shqiptare qe kane femije ne shkolle nuk mund ta votojne kurrsesi Berishen sese nuk duan qe femijen ta nisin per shkolle dhe ta gjejne ne miting….Cdo prind sot voto partine socialiste sepse kerkon nje arsim cilesore per femijet e tij.

  13. ersjola says:

    shume i mire artikulli.ishalla populli po i hap syte populli e boll ndenjen si dele se kane frike nga presionet e berishes.nuk ju ben gje sali ore jo se i ben nga frika te gjitha se e di qe pushtetin e merr tjeterkush kete qershor.edhe mos harroni te votoni te gjithe se nje vote e pahedhur e perveteson automatikisht berisha.

  14. Brukli says:

    Sot shqiptaret nuk mudnta votojne me Sali Berishen sepse nuk ja falin atij gjakun e kater shqiptareve te pafashem qe dora e tij kriminale i vrau ne mes te bulevardit….Shqiptaret votojne Skuadren e Rilindjes per te ndertuar nje shtet lidhore, per te vendosur drejtesi per 21 Janari, Gerdecin e cdo veper tjeter kriminale te mbetur pa zbuluar.

  15. pegulini says:

    Sot nuk ka shqiptare qe e voton me Saliun i cili i ka shenderruar spitalet ne kupola korrupsioni, nuk mund ta votosh Saliun dhe sistemin e tij shendetsor qe po nuk pate leke vdes…Sot shqiptaret votojne Edi ramen dhe Partine Socialiste sepse duan nje shrbim shendetesor falas. Voto 29

  16. dea says:

    Shqitaret nuk mund te votojne Salun e te vazhdojne te flen me frike se mos vjen dikush per te vjedhur, te kene frike te ecin lirshem neer rruge…Shiptaret votojne partin e socialiste per me shume per rend dhe qetesi publike.

  17. EDIUS RAMAUS SEKRETAR I 36 I JORGUS PAPANDREUS says:

    HAHA KA 10 ARSYE PER MOS TE VOTUAR SALEN POR JANE 100 ARSYE PER TE MOS VOTUAR DERRKUCIN RAMA;

  18. leksi says:

    1- 21 janari nuk u shkaktua nga Berisha por nga Rama dhe kjo eshte nje arsye se perse nuk duhet votuar Rama por pikerisht Berisha, Rama nuk mund te sjelle paqe ne kete vend, ai vetem trazira din te shkaktoje.

    2- perqendrimi i te gjithe pushtetit ne nje dore te vetme nuk eshte nje e drejte por nje genjeshter me brire, ju vete jeni ne dijeni qe te gjithe jane biznesmene dhe kerkojne te vijne ne pushtet per te zgjeruar pislleqet e tyre, kjo per politikanet e partise socialiste. mos harroni Meten me perqindjet e tij dhe guroret masive ne Berat dhe Skrapar.

    3- papunesia eshte shtuar dhe kjo jo vetem ne Shqiperi, kriza globale ka pushtuar gjithe boten, vetem pak dite me pare doli neper TV qe borxhi publik ne Spanje ka arritur ne shifra rrekod prej 88%, po te shikojme ndertimi i rrugeve, TEC-eve HEC-eve ka krijuar shume vende pune, vetem me miratimin e marreveshjes TAP vendi yne puneson se paku rreth 15 mije persona, nje gje tjeter negative per papunesine ne kete vend eshte edhe mosvotimi i tre ligjeve nga ana e Rames e cila ka stopuar me mijera fonde dhe vende pune.

    4- lufta kunder korrupsionit eshte edhe e njerezve, te cilet nuk mund te presin qe procedurat te kryhen ne menyren e duhur dhe paguajne nendore per te perfituar me shpejt sherbimet e tij, mendoj qe kjo ceshtje eshte me shume problematike te qytetaret dhe ketu fus edhe veten time.

    5- sistemi arsimor ne Shqiperi eshte shume i mire, kemi mesues shume te pregatitur, kemi edhe studente shume te pregatitur por kemi edhe nga ato te cilet bejne nje pjese jo te vogel qe shkollen e quajne thjesht humbje kohe, ose sa per te kaluar kohen, akoma nuk eshte bere nje ndergjegjesim ku ne shkolle shkohet per te mesuar dhe jo per te kaluar kohen.

    6- persa i perket sistemit shendetsor ka shume gjera te cilat duhen rregulluar, por nje gje eshte e dukshme mjafton te kujtosh se cilat nderhyrje beheshin dhe cilat nderhyrje behen sot neper spitalet tona, ka nje avancim shume te madh, kane ardhur shume aparatura te cilat me pare nuk ishin ne kete vend dhe per nje te semure duhet te shkonte jashte vendit dhe te kryente atje diagnozen dhe nderhyrjen perkatese.

    7- persa i perket kesaj pike, nuk mendoj se eshte shkaterrim administrate, gjithsecili eshte i lire te beje ate qe deshiron.

    8- pasiguria nga cfare, keni permendur aksidentet te cilat jane drejtperdrejt te lidhura me qytetaret te cilet jane te papergjegjshem dhe nuk i zbatojne rregullat e qarkullim, kjo menjehere pasi kalojne nje sherbim patrulle, ose nje polic. edhe vrasjet kemi te shumta nga hakmarrjet te cilat nuk ka asnje qeveri qe ti ndale, e shume e shume arsye te tjera.

    9- Berisha eshte themeluesi i kesaj partie dhe vetem ai e din se kur eshte dhe kur nuk eshte e nevojshme qe ai te jape doreheqen dhe ta lere partine e tij ne dore e dikujt tjeter.

    10- aspirata personale e juaja eshte e ndryeshme nga e cdo individi tjeter, ne kete menyre eshte zhvilluar politika ne vendin tone dhe nuk eshte se ato rrijne me zorne pushtet, ashtu sic qendroi Rama ne krye te bashkise per 11 vite, nuk e mbajti njeri, thjesht u zgjodh me vote dhe kjo qeveri eshte ne pushtet sepse u zgjodh, kur te lodhen atehere edhe do te japin doreheqje, dhe do te thone deri ne kete pike arritem.

  19. Ermali says:

    NQS KY KA 10 ARSYE PER TEMOS VOTUAR BERISHEN VETEM 1 ARSYE MJAFTON PER TE MOS VOTUAR RAMEN QE ESHTE I PA AFTE SI AI SI NJEREZIT QE E RRETHOJNE.TEK KUSH DO BESON SHQIPTARET TE SAIMIR TAHIRI APO TE TON DOSHI APO TE PANDI MAJKO ESHTE TURP TE MARIN VOTA NJE TUF IDIOTESH

  20. vespa says:

    pse genjen sali shifrat e hedhura kuturu për papunësinë janë kontradiktore, larg realitetit dhe fryjnë vetëm statistika të cilat nuk e ngopin dot stomakun e boshatisur të shqiptarëve. Ato as nuk e ushqejnë dot ëndrrën e skeletosur të mijëra të rinjve që enden rrugëve me diploma papunësie në duar

  21. rea says:

    Shqiotaret nuk mund te votojne me kurrsesi Sali berishen sepse nuk duan nej shtet monopol dhe kupo te pushteti, por dua nje shtet ku qeveria te jete ne krah te qytetarit per cdo hall, e jo t’ia shtoi hallet atij…Rilindje per shtetin ligjore, per shtetin ne herbim te qytetarit. voto numrin 29.

  22. cama says:

    keto jane ne te vertet disa nga arsyet thelbesore se perse ukduhet votuar me berisha , i cili ka vrare , i cili ka shbalancuar dhe uzurpuar cdo institucion, i cili i ka ven shpaten e rrenimit arsimt, drejtesise, shendetsise dhe cdo institucioni tjetre. demokracija me te eshte ne rrezik kush do te kthehet mrapa tek diktatura le te votoj berishen kush do lirine le te votoje rilindjen

  23. Goniiiii says:

    Po perse u organizua 21 janari??? per ke u organizua 21 janari dhe kush tha tani qe eshte e shkuara pse nuk thua 100 arsyjet qe nuk duhet votuar rama.
    Une jam socialist por ama ramen nuk do ta votoj me sepse nuk e meriton, ka be koalicion me meten qe eshte kryekrimineli ne shqiperi.

  24. vasipi says:

    Sali Berisha ka punuar shume keto 8 vjet ka punuar aq shume sa as vet depyutetet e PS nuk besonin ketu kemi rastin Blushi, keshtu qe e meriton edhe nje mandat, taniu asnje nuk eshte perfekt sepse nuk ka lindur akoma perfgekti por nga rama un personalisht nuk pres asgje sepse e kam pa ne Tirane se sa ka punuar ne 11 vjet.

  25. Visi says:

    Dhe kur thot elvis plaku duhet mare parasysh po ik more djal shiko puno te lokali qe ke ne bllok se une te njoh shume mire se cfar zari i edi rames je,
    na qenke be me PS tani dnerkoh deri tani beje elozhe per Bashen.
    Nuk ke lidhje me keto shkrime ti.

    1. Tani says:

      Ke ngaterruar adrese se emri eshte Evis dhe jo Elvis. E ky Evis Plaku eshte nga Berati jo nga Tirana e eshte cun i ri 20 vjec ska lokal ne bllok po ty sic duket te ka fut saliu te shash cdo njeri qe flet te verteten kunder PD

  26. cama says:

    nje arsye thelbesore per te mose e votuar kete funderrine te komunizmit eshte tiparet dhe veprimet e tij ne perputhje me nje diktatore. jame i sigurte se po te kishe qeverisur ne kohen e monizmit ky njeri nuk do te kishte qene aspk me i mire dhe me pak vrases se babai i tij politik Hoxha. do te kishte vrare e masakruar kete vend sepse ne kohe te reja ai varau qytetaret ne mes te sheshit ne menyre diktatoriale. kush voto per nje vrases nuk ka ndjenja njerzore dhe per mua eshte bashkfajtore me vrasesin

  27. Baro Liçaj says:

    SALI BERISHA ESHTE NJE NEODIKTATOR DHE SI I TILLE ,DIKTATORET DUHET TE SHPORREN JO VETEM ME VOTE, KUR ATA NUK KANE NDERMEND TA LESHOJNE PUSHTETIN !

  28. 7000 says:

    O Kico leshi
    Ti me saliqenin duhet ti ngrini nje lapidar edi rames qe u terhoq me turp nga masakra e 21 janarit.Ndoshta ai e kuptoi qe k/m ne ate dite ishte ambassadori podestarvizu dhe nuk mund te bente lufte me ameriken.
    Edhe ne rastin me te favorshem per ju duke e konsideruar Edi Ramen pa kapacitet te mjaftueshem mendor,kjo nuk e shpeton Saliqenin nga hakmarrja popullore dhe nuk ka Obame qe ta shpetoje ose nga burgu ose nga plumbi i gjakmarrjes.
    As ato njemije bodiguarde ,talebane dhe salibane qe mban me vete nuk mund ta shpetojne.
    Megjithate nqs do krahesojme kartelat “kriminale” midis sali qenit dhe edi rames ky i fundit eshte i paster.
    I vetmi veprim jo i denje i tij ishte nxjerrja e “hajdarit” ne France nudo qe ti o fuckico mund te kesh verejtje per “diametrin” sepse gjatesine e ke te kartela e tij dhe e ka pelqyer dhe vete Xhosefina
    Ketu poshte ke kartelen kriminale te “sugar-boy” (cunit te sheqeres qe duhet te gropa gelqeres)
    Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet,eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
    -remzi hoxha
    -kosta trebicka
    -fatmir xhindi
    -komunari ne kukes
    -oficeri shikut
    -gjyqtari konomi
    -26 viktimat e gerdecit
    -4 protestuesit e 21 janarit
    -fisi haklajve
    -7 komisare policie
    -280 police te thjeshte
    -2500 veta nga gjakmarrja
    Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22- pagesat per mafjozet e podestes
    NE CDO VEND TE BOTES KY KRIMINEL DUHEJ TE VAREJ PUBLIKISHT ME GJITHE KETE KARTELE ANTISHQIPTARE DHE FILOSERBE.

    TUNG FUCKICO

  29. XH says:

    Ke harruar shume te rendesishme si:
    1. Shkaterrimin e industrise dhe prodhimit vendas duke i shnderruar, tec-et, fabrikat ne universitete private, pallate etj.
    2. 97
    3. Fajdet
    4. Gerdeci
    5. Goditja qe i eshte bere “Fjales se lire”, gazetaret e dhunuar, Remzi Hoxha, media te pushtuara
    6. Drejtesia, ku vrasesi del shenjtor. Ku hajduti del bamires ..
    ….
    Jane pafund… me mire ndroje temen, vendose “Me gjeni nje arsye per ta votuar”

  30. erjol hasani says:

    Me pelqejne kritikat e “gazetarit” @Evis Plaku, vetem se nuk di te shkruaj shqip ky tipi, gjysem italish gjysem shqip dhe pjesa qe ngelet e ka shkruar nga mendja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje