Nuk mund të ndryshojë shëndetësia shqiptare me propozime të “fosilizuara” në këta 18 vjet

15 Qershor 2013, 21:59Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

 

Në një shkrim lidhur me angazhimin e PS për sistemin shëndetësor në një të përditshme të ditës të shtunë, Tritan Shehu shkruan midis të tjerash…: “Z. Rama thotë se dëshiron ta shkatërrojë këtë sistem financimi për të arritur përsëri te “mbulimi universal”, që tashmë funksionon te ne, duke i siguruar krejt të ardhurat vetëm nga taksimi i përgjithshëm, gjë që në fakt është një utopi e “socializmit real””.

Ja çfarë përcaktohet në ligjin aktual për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Po i ndihmoj lexuesit me nenet 3 dhe 5 të ligjit.

 

LIGJ Nr.10 383, datë 24.2.2011

PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Neni 3

Përkufizime

2. “Persona ekonomikisht aktivë” janë të gjithë personat e punësuar, të vetëpunësuar, punëdhënësit dhe persona me të ardhura të rregullta nga pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe burime të tjera të krahasueshme.

3. “Persona ekonomikisht joaktivë” janë të gjithë personat, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga buxheti i shtetit ose burime të tjera, të përcaktuara me ligj.

Neni 5

Personat e siguruar

2. Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon, gjithashtu, kategoritë e mëposhtme të personave ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të përcaktuara me ligj:

a) personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;

b) personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës;

c) personat e regjistruar si të papunë-punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit;

ç) shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë;

d) fëmijët nën moshën 18 vjeç;

dh) nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike;

e) kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta.

 

Pra, kush do që ka sy të lexojë dhe mendje të kuptojë përmbajtjen e përcaktimeve të mësipërme, merr vesh se në Shqipëri nuk ka mbulim universal të kujdesit shëndetësor.

Aktualisht, në fshat deklarohet se janë të punësuar 520 mijë vetë (pra këta nuk janë as punëkërkues të papunë, as përfitues të ndihmës ekonomike, as persona me aftësi të kufizuar) dhe paguajnë kontribute të detyrueshme (pra konsiderohen të siguruar) 47 mijë vetë. Për pasojë në fshat mbeten të pasiguruar 473 mijë vetë në moshë pune. Duke i shtuar edhe të pasiguruarit në moshë pune ne sektorin urban të ekonomisë numri i personave të pasiguruar bëhet shumë më i madh.

Prandaj, ne theksojmë se, qoftë në letër, në Shqipëri nuk ka mbulim universal të të gjithë popullsisë me banim të përhershëm.

Zoti Shehu rreket të merret me fjalën mall, por dua t’i kujtoj se edhe e mirë publike (public good) nuk është term as marksist dhe as enverist. Mesa duket të vetmet njohuri për kapitalizmin, zoti Shehu i ka nga koha e studimeve të ekonomisë kapitaliste dhe socialiste në vitet 70-tw. Ne nuk flasim për “treg shëndeti”, por treg të ofruesve të shërbime shëndetësore. Ky është dallim thelbësor. Më tej, përderisa deklarojmë se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar do të jetë blerësi i shërbimit, kemi pranuar blerjen. Dhe blerja bëhet për diçka që ka të paktën kosto. Pra, pranojmë që shërbimi shëndetësor kushton.

Pjesa më spekulative në shkrimin e zotit Shehu është gjoja kopjimi nga socialistët i programit të demokratëve. Kujdesin shëndetësor me mbulim universal nëpërmjet blerjes nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar të financuar nga taksimi i përgjithshëm dhe të ofruar sipas nevojës për çdo shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri, ne e kemi ofruar në programin elektoral të 2009 dhe miratuar në programin politik të 2011.

35 komente në “Nuk mund të ndryshojë shëndetësia shqiptare me propozime të “fosilizuara” në këta 18 vjet”

  1. alma says:

    Programi i PS-se per shendetesine eshte shume i thjeshte dhe i dobishem per gjithe shtresat!
    Do implementohet me sukses pas fitores se 23 qershorit dhe per kete jam e sigurte! ?

    1. deni says:

      Shendetesia na prek te gjitheve. Kemi halle e kemi familje dhe ketu sapo kalon deren e spitalit zene e te shikojne nga duart. Nuk ka ilace, nuk ka kushte dhe ka aq shume korrupsion sa duket sikur cdo doktor eshte vete Doktori, Sali hajduti. E mirepresim RILINDJEN e shendetesise.

      1. halimi says:

        Ne nje vend me nje mije halle si ky i yni shendetesia eshte ai sektor kyc qe shume nevoje per ta kthyer permbys. Sistemi aktual eshte i mbytur ne korrupsion dhe ne te gjitha llojet e keqadministrimit dhe paaftesise. Beqja flet me te drejte, duhet dhe mund te sillet nje ndryshim i madh. Per kete do te votojme #29, qe te mund te kemi ku ta perplasim koken kur semuremi!

        1. cenko says:

          Mos e vrisni shume mendjen o Beqe se Tritani eshte akoma i shperfytyruar dhe i perhumbur nga ngjarje nga e shkuara e tij. Ai eshte thjesht nje buratin nga ata qe manovron kot me kot i rrjedhuri Sali. Po si njeri ashtu edhe tjetri kane per te na lene shendene ne 23 qershor.

          1. zerina says:

            Sistemi shendetesor ka nevoje per nderhyrje emergjente, eshte e pakonceptueshme se si luhet me jetet e njerezve.
            Nuk behet fjale per nje mall luksi, qe njerezit mund t’ia lejojne vetes mos ta kene, behet fjale per sherbim jetesor, te domosdoshem qe njerezit duhet ta kene. Prandaj duhet nje sistem qe tu ofroje te gjitheve pavaresisht aftesise paguese sherbim shendetesor, eshte me e pakta qe mund te beje nje qeveri per shtetasit e vet.

            1. flaka says:

              SHendetesia eshte katandisur si mos me keq nga vjedhja masive e gjithckaje. Po te mbetemi ne dore te njerezve si Tritani e Saliu ketu do perfundonim. Prandaj duhet te votojme dhe te votojme per #29, qe ky vend te dale nga prapambetja kudo, po sidomos ne shendetesi.

            2. vjollca says:

              ky sistem alla saliun nuk mund te funkionoj me sepse cdo qytetar ka te drejten morale qe te sherbehet qe te perfitoj sherbim shendetesor esht detyr e shtetit qe ta mbuloj! me mbulim universal.

              kot nuk quhet public good shendetesia

            3. www says:

              Beqja eshte nje politikan me te vertete per tu vleresuar, nje ekspert i fushes se tij qe me njohurite nga matematika arrin gjithmone ti thjeshtoje te gjitha ceshtjet per qytetaret. Me njerez te tille Rilindja mund te garonte ne cfaredo vendi te zhvilluar. Per kete do te fitoje bindshem ne 23 qershor!

          2. tani says:

            zoti beqe sali dhe ato kukllat e tij ket pun kan!! se ket sistem qe ju do vini per shqiptaret esht dhe ne europ dhe keto vende maksiste quhetn??

            esht i provuar ne vendet e tjera dhe ka qen i sukseshem! ne angli, ne itali, ne spanj, ne franc etj. shteti garanton sherbimin shendetesor! shteti e blen dhe i ofron dhe atyre qe skan mundesi ta blejn! esht i sukseshem! bogjeti qe qeveria ven ne ket sistem esht me i vogel se sistemet e tjera. jan raportet e organizates shendetesore te shendetesis qe po synojn dhe ato vende qe jan me probleme ekonomike te shkojn drejt mbulimit shendetesor universal

          3. qytetari says:

            duhet patjeter reform spitalore situat duhet ne menyr emergjente te ndryhsoj; menagjimi i spitalit po behet ne nje menyr shum primitive; sic thoni dhe ju spitalet duhet te trajtohen si nje ndermarrje dhe simas nevojva ne baz te rajonit te semunderish qe ka!! ne pogradec nese semuresh duhet te ikesh ne korc per tukuruar se nuk ka spital me kirurk etj ne ket qytet si keto esht gjith shqiperia!! po me ke flet me saliun??? pfff

        2. eni says:

          po berisha vet ne 2009 ka then qe shteti do pagunte 60 % te shprenzimeve totale per sektorin e shendetesis pikerish se esht public good dhe si per fundim 7 % shpenzoj nuk esht problemi te maksizmi zoti beqe jooo problemi i saliu esht se ju jeni me te aft per te ber nje shtet te denj per shqiptaret dhe kjo e shkaterron dhe nxjerr shpifje nga goja sic ka ber gjithmon ai dhe lepirsit e tij

          1. polici says:

            Shqiperia ka nevoje per nje model te ri ekonomik, qe te mund te ndryshoje balancen ne arsim, ekonomi e shendetesi ne favorin e qytetareve dhe jo per ne xhepat e pushtetareve. Sot me shume se kurre na duhet Rilindja. Ndaj ne 23 qershor do votojme #29

            1. arusha says:

              Ne kete pike ku kane degjeneruar gjerat ne Shqiperi, ne cdo sektor pavaresisht se ku ndodhen gjeografikisht, na duhet jashtezakonisht shume Rilindja dhe Rama. Duhen sepse rotacioni eshte dicka e domosdoshme per permiresimin e demokracise dhe sepse nuk mund te fillohet nje kapitull europian per kete vend, pa hequr fosilet e te kaluares.

    2. erjona says:

      Sistemi shendetesor duhet ndryshuar rrenjesisht, behet fjale per jetet e njerzve.
      Kur nje qeveri nuk ofron mbeshtetje per qytetaret e vet, atehere kur me shume ka nevoje, eshte e kote qe vazhdon te qeverise.
      Nuk mund t’i thuash pacienteve nese s’ke leke do te le te vdesesh, eshte e pakonceptueshme, nuk mund t’i mohosh askujt te drejten universale te jetuarit.

      1. cenko says:

        Cdo dite e me shume duket se qeveria qe kemi patur per 8 vite nuk ka qene ne asnje dite ne lartesine e ketij populli. Nuk mund te vazhdohet ne kete menyre, me vjedhje e me mashtrime te te gjithe popullit per perfitimin e disave. Keto zgjedhje e mbyllim kete kapitull hajduterie dhe fillojme kapitullin e Rilindjes

    3. Tironci says:

      Aman te sistemohet sistemi i shendetesise se ne kete derexhe ku e kane katandisur eshte….. o ZOT ki meshire per Shqiptaret, bej qe te mos semuren deri sa te rregullohet shendetsia. RILINDJE
      Jam i djathte me bindje, por mezi pres te votoj majtas pasi nuk e shoh dot kete vend te katandisur si nje cope cifligu.

    4. nita says:

      i njejti sistem esht ne franc, ne spanj, ne itali etj kudo pse

      sepse shendetesia esht e mir kolektive po berisha nuk merr vesh as nga shtetit as nga asgje berisha dhe berishiant marrin vesh nje gje shum mir

      VJEDHJEN

  2. klara says:

    Sigurisht qe nuk mund te ndryshoi shendetesia shqiptare kur fondet e akorduara per shendetesin shkojnene xhepat e ministrave dhe zevendesministrave dhe jo ne spitale…Duhet Rilindje per nje sherbim shendetesor falas. voto numrin 29.

  3. DANJA says:

    Nuk mund te perparoi shendetesi kur mbi te eshte ngritur nje kupole e frikshme korrupsioni qe nga denderat e ilaceve e der te rushfeti i infermjereve dhe mjekeve.

  4. aiha says:

    Personat qe jane te papune-punekerkues nuk perfitojne asnjehere sherbim shendetesor falas, per arsyen e thjeshte se ata nuk regjistrohen dot te Zyra e Punes si te papune sepse nuk i intereson saliut te deklaroje shifrat e papunesise.
    Keshtu qe hiq edhe kete kategori qe nuk mbulohet me sherbim shendetesor.

  5. AMBRA says:

    Sistemi shendetesor eshte sot me i rrenuar se kurre, gjendja ne shume spitale te vendit eshte skandaloze, neper fshatra nuk funskionojne fare qendrat shendetesore…Shendetsia e Saliut funksionon sipas paras, kush nuk ka te paguaj te mos smuret thote Saliu…Prandaj ne do te votojme skuadren e Ruilindjes sepse duam qe shermbimi shendetesor te jete falas per te gjithe. voto numrin 29.

  6. dorjeta says:

    Shendetesia eshte nje sherbim qe pacientet do ta blejne se s’ben dhe saliu eshte mesuar te tallet me njerezit dhe te shfrytezoje pikerisht aty, te sherbimet e domosdoshme dhe per kete nuk ka investuar asnjehere ne shendetesi per t’i derguar pacientet ne spitalet private aty ku perfiton maksimalisht nga taksat. Pra cdo gje rrotullohet rreth perfitimit maksimal per xhepat e saliut.

  7. stela says:

    Beqja eshte vertet nje ekspert shume i mire. Ka treguar si sekretar i progamit te PS se eshte nje nder njerezit mbi te cilet mund te mbeshtetet Rilindja. Shendetesia eshte nje sektor kyc qe na prek te gjitheve dhe nje sektor ku duhet me doemos Rilindja!

  8. Artisti says:

    Iliri ka qene drejtor i sigurimeve shoqerore te cilat i ndriti dhe ndriti dhe vete me tre shtepi.Tani do ta beje reformen me grupin intelektual te ilir metes te cilet ja moren doren keto kater vjet sistemit shendetesor.

  9. Dorand says:

    Dhe kete program e paraqit Ilir Beqja qe nuk ka as edhe nje klase shkolle ne mjekesi. Ju lutem PS me serioze. Keni ne gjirin tuaj doktore te shquar. Ka ngelur PS te Ilir Beqja? Ju lutem gjeni nje doctor te flasi per mjekesine Jo ky avdalli pallosh qe nuk e ka idene nga mjeksia.

  10. Malesori says:

    Malesori
    Qeveria ka deshtuar ne skemen e sigurimeve shendetsore dhe shoqerore.
    Askush nuk perfiton nga skema e sigurimev shoqerore,duhet te paguash ne te gjitha hallkat e sistemit shendetsor

  11. nastradini says:

    CUNI I HAMIT BEQJES DHE LLAFOLLOGJIA BOSHE.

    Cfare kupton mileti me kete leter-pergjigje te Ilir Beqjes pervecse nje llafollogjie boshe pa permbajtje dhe pa kurfare programi konkret si do te permiresohet sistemi shendetsor ne vendin tone? Ne emisionin OPINION te Blendi Fevziut Edi Rama kishte marre ekonomistet Beqje dhe Cani per t’u perballur me sulmet e analisteve agresive Shullazi dhe Cili, sepse vete eshte artist dhe nuk ja thote shume kur puna nderlikohet dhe hyn ne detaje profesioni duke j’u larguar demagogjise politike te llafoqylit. Gjate ketij emisioni OPINION qe zgjati mjaft ne kohe pyetja kryesore ishte:

    KU DO T’I GJEJE PS-ja LEKAT PER TE KRYER REFORMAT E PREMTUARA ME BUJE?

    kur nga njera ane do te ZEROJE taksat dhe tatimet dhe nga ana tjeter do te investoje ne te gjitha fushat per ta bere Shqypnine nje parajse komuniste, te gjithe me pune, te gjithe te siguruar, te gjithe te lumturuar ne barazine e perbashket? Kesaj pyetje specialistet e Edit, zoterinjte Beqja dhe Cani nuk i dhane pergjigje asnjehere. Pame dhe degjuam si OPINIONI i Blendi Fevziut u be mitingu i radhes i Edi Rames per te na mbushur mendjen qe te behemi si DELET e Zotit dhe t’i besojme me symbyllur profecive te tij komuniste? Ka ardhur koha qe shqyptaret t’i therrasin trunit dhe t’i detyrojne BOSAT e tyre per te dhene pergjigje inteligjente, ne gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme per miletin, por edhe vete mileti albanez duhet te kuptoje me ne fund se ne Boten e Sotme ASGJE nuk bie nga qielli si bamiresi Hyjnore. Kjo gje acarrohet me teper ne kohe krize kur rrypi financiar duhet te shtrengohet dhe jo te lirohet me ZERIME taksash alla Edi Rama. Ka ardhur koha qe shqyptaret te largojne komunistin e fundit ne Evrope Sali Berishen, por nga ana tjeter te mos zgjedhin nje komunist te ri me premtime dhe llafollogji boshe. Kjo aq me teper kur spo shohim se BOSI i Ri i opozites eshte Rushfetciu i Vjeter i Saliut Ilir Meta. Thjesht ka ardhur koha qe shqyptaret te tregohen me inteligjente dhe te behen si popujt e tjere te rajonit qe te mos vuajne akoma tranzicionin potkomunist.

  12. Veri says:

    Shendetsia ne ket evend ka marre fund meshte kthyer ne biznes .SOt me plot bindje mund te themi qe skemi mjek por thjeshte njere qe bejne biznes ,dhe nqs ti ske para ska gje ,thjesht mund te vdesesh

  13. Beta says:

    KJO qeveri nuk ka goje te flase fare per sistemin shendetsor se ne gjithe keto vite ka kontribuar ne maksimum per ta shkaterruar dhe denegruar ,dh esot themi se ja ka arritur me sukses misionit te tij,qe ne vetem mjeksi nuk kemi ,por nje sistem qe kur ne semuremi na shikon vetme nga xhepat ,nje nivel i ulet i profesionit te mjekut dhe denegrim total te sherbimit shendetsor

  14. Soni says:

    Partia Socialiste ka nje program fantastike per rimekembjen sistemin shendetsore dhe qe ti jape gjalleri dhe dinjitetin e mekembur ne gjithe keto vite ,

  15. Doni says:

    ILiri eshte pjese e skuadres fantastike te Partise Socialiste dhe lufton per nj ekause te drejte qe na prek te gjitheve ne jeten tone.Per te cituar nje shkelje dhe nj epadrejtesi ne sistemin shendetsore nuk don ndonj eklas shkolle per mjeksi ,keshtuqe gjeni argumenta me bindes kur te flisni se tregoni qe jeni njere te ulet per veten tuaj

  16. Eda says:

    Shendetsia jone esht ekalbur deri me rrenje si kjo qeveri ne ikje ,eshte degraduar dhe sigurimet jane thjeshte nje sistem piramidash ku keta pushtetare t tane po mbushin xhepat

    1. tani says:

      sistemi shendetsor eshte pertok,dhe jo vetem per faj te sales por dhe atyre para tij.do te jete pika me e fort per te punuar nga ps.i kam degj disa here po nuk kam arritur ti kuptoj se si do te luftojne korrupsionin nen dor qe eshte ne mjeksi e qe e ka kthyer bisnes..qe te bejne nje rritje pagash mjekesh ne menyre te qarte me duket e veshtire,sepse mjeket jane mesuar te kene te ardhura te kenaqshme ,dhe nje rritje rroge me 10000 apo 20000 lek pak u ndryshon…megjithate po arritet te ndryshoni sadopak kete gjendje qe eshte halla ju qofte buka qe do hani..puna mbare

  17. arber says:

    Te gjithe jemi deshmimtare dhe vuajtes te sistemit shendetsor
    Eshte forma me e shemtuar e dhunimit te personalitetit te njeriut ne kete sistem te zgjebosur . Nuk e di jam skeptik , ndryshimi eshte shume i veshtire , eshte shume i veshtire cmontimi i nje sistemi kriminal qe nuk sheron dhe kuron paciente , por i rrjep dhe i dergon ne boten e pertejme ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje