Përgjegjshmëria largpamëse përball votës

16 Qershor 2013, 22:17Blog TEMA
Përgjegjshmëria largpamëse përball votës

Nga  Fitim Sula

Politikanët dhe gjithë suita e tyre deri te i fundit, që përtypen mbi sahanin e të mirave materiale të mbushur plot nga djersa e popullit, janë vënë në lëvizje. Komedia e radhës !? Të njëtët aktorë!? Dhe patjetër spektatori i përhershëm me emrin «Popull», që mbetet i vetmi i vërteti në historinë e 23 viteve “demokraci”. Skena e politikës sot nuk është tjetër përpos një anarkie totale, krejt e kundërt me arsyet e vërteta që duhet të ishte. Aktorë komikë të lindur godasin gjoksin me grusht për tu shfaqur krejt ndryshe nga çkanë bërë në pozicionin pushtetar ku kanë “shërbyer”. Sa bukur ! Spektatori popull ka rastin e radhës të duartrokasë aktorët që kanë huazuar përkohësisht veshjen qesharake të kllounit !

Dhe në skenën kaotike të komedisë aktorët hyjnë nga të gjitha anët, majtas, djathtas, po edhe nga qendra. Disa deklamojnë vargje për Hënën, Diellin…, disa të tjerë për Jupiterin, Marsin…, ndërsa disa të tjerë me mundim ulen deri në rrafshin tokësor…, po përsëri ndalen larg në Amerikë, Britani, Gjermani, Francë…! Vetëm për shtetin dhe banorët e tij flitet shum pak…, dhe akoma më pak flitet për arsyet e vuatjeve të tyre( të banorëve shqiptar). Bëhet një lojë vetëm duke kalkuluar interesa partiakësh dhe interesa ekonomike të atyre që kanë në duar ekonominë…, dhe populli është thjesht spektator pa asnjë mundësi zgjidhjeje. Varfëri, kaotizëm, shitja e interesave shtetrore, kthimi në mentalitet arkaik të fisit…, shkatërrimi i pyjeve, i bregdetit, i harmonisë njerëzore, tjetërsim i mentalitetit civil…, e në pafundësi mund të radhisim vargun pa fund të të këqijave në Shqipërinë tonë të varfër.

Po shfaqja komike vazhdon. Matanë skenës, atje në kthinat dhe dhomat e errëta aktorët ndajnë rolet dhe koridoret nga ku do të hyjnë në skenë. Çfarë loje magjepsëse! Një tragjikomedi mahnitëse luhet para spektatorit, i cili krejt i hipnotizuar loton e duartroket deri në marri fatalitetin e të qënit popull në vuatje. Sa dhimbje! Bijtë e popullit nuk duan të ndërgjegjësohen e të vetëikin pa vrarë e gjakosur më tej kombin e tyre. Nuk kuptojnë peshën e të keqes të marrosur nga kënaqësia e pushtetit, apo …!? Loja skenike thërret në skenë një e nga një aktorët komikë… “Cilësia e ajrit është e rëndësishme për jetën e njeriut”, reciton duke u përkulur njëri, që kohë më parë “kishte” vrarë pa mundur më shumë…, po vetëm njëzet e ca vetë. “Do të punësojmë të rinjtë…”, thotë një tjetër, pasi për vite të tëra me metoda mafioze ka mbajtur peng apo të mbyllura uzina, miniera…, ku mund të kishin punësuar mijëra vetë. “Shërbimi ndaj qytetarit do të jetë në qendër të vëmendjes tonë”, thotë një tjetër babaxhan, që dikur deklamonte se ishin vrarë shum pak, vetëm disa vetë.

Çfarë tragjikomedie frikëndjellëse dhe qesharake…! Një klasë politike që ka çuar popullin e tij në kushtet e një mbijetese absurde…! Dhe përse!? Që më pas ta tërheqë për hunde me një “kore” të thatë buke, si qenush të bindur, duke e zhveshur pa mëshirë nga shumë cilësi njerëzore. A nuk jemi vërtet qenushë të bindur!? Dhe e gjithë kjo poshtërsi përse!? Që në duart e tyre të kenë një pushtet të përjetshëm! Të jetojnë ditë të lumtura mbi kurrizin e popullit të tyre të gjakosur nga vuatjet! Dhe kjo ndodh sot ne realitetin e celularëve, kompjuterave, daljes së njeriut jashtë sistemit tonë diellor…! Çfarë arkaizmi absurd e i dalë jashtëloje në ditët moderne!! Një tragjikomedi bajate që si një “trupë shëtitëse” ka udhëtuar në kohë dhe hapësirë sa në veri e sa në jug, sa në qytete e sa në fshatra…. Tani ka zbritur përsëri dhe ashtu si për njëzet e ca vite “trupa” e aktorëve tragjikomikë jep shfaqe të shëmtuar me sukses…!

Po si duket spektatori popull më në fund është mërzitur…! I lodhur nga varfëria, papunësia, korrupsioni, gjakmarrja, prostitucioni e të tjera dreqsina nuk i intereson më shfaqja e aktorëve komik…, shikon drejt në sy të vërtetën dhe kupton që gjendet i pashpresë në një gropë të thellë e me shumë pak mundësi shpëtimi. Tashmë jemi në një “luftë” ndërmjet atyre që janë mishëruar me atributet që të jep të qënurit në pushtet, dhe popullit që duhet t’i shpëtojë të qënurit spektator varfanjak e pa mundësi të tjera. Dhe në këtë moment historik për ne shqiptarët koha thërret në skenën e vërtetë të jetës së përditshme mentorët jo me gjak të shprishur, që të marrin në dorë fatet e të nesërmes së kombit tonë(ku janë! Dilni ne dritë t’ju shohi populli).

Dhe arma për shpëtim, ose për qëndrim në të keqe është vota. Me votë janë ulur e ngritur në pushtet pushtetarë të panumërt në botën e qytetëruar. Përballë votës janë ndjerë të pafuqishëm dhe njerëz gati të mbinatyrshëm që kanë pasur në dorë dhe fatet e gjith botës. Vota nuk pyet për nepse  individësh. Po a e kuptojnë fuqinë e votës së tyre të gjithë shtetasit shqiptarë!? Ata që shikojnë përtej lojës aktoriale të politikanëve abuzivë të të gjitha ngjyrave dhe kampeve…, patjetër që po. Po…; «A duhet ta kuptojë edhe shtetasi më i thjeshtë që fuqia e votës së tij, është ose një “varkë” shpëtimi, ose një zhytje e mëtejshme në të keqe…?» U thuhet parti të mëdha disave, e të vogla shumë të tjerave. Po në të vërtetë në këto ditë fushate elektorale janë(ose duhet të jenë) të gjitha parti të barabarta përballë votës së qytetarit. Kjo do të thotë që votuesit duhet të shohin me të njëtin interes edhe partitë e “vogla”, se aty mund të jenë njerëz që kanë atributet e duhura për të qënë përfaqësues dinjitoz të interesave qytetare. Dhe kjo vjen ngaqë në partitë “e mëdhaja” individët nuk mund të dalin në sipërfaqe pa u bërë shumë pis(me baltë…), ose tërësisht të deformuar e të shtrembëruar.

Dhe lojën që bëjnë partitë dominuese në dëm të të tjerave, populli me votë mund tua kthejë në bumerang duke votuar partitë e quajtura të vogla, po që brënda vetes kanë kandidatë me dinjitet. Prandaj votuesve u duhet shumë kujdes deri në minutin e fundit kur vënë shenjën te personi, ose partia që zgjedhin. Dhe këtë zgjedhje nuk duhet ta bëjnë duke menduar se si do votojnë të tjerët, po mbi bazën e një analize logjike individuale. Nënvleftësimi, shitja apo keqtrajtimi i votës patjetër që determinon një zgjatje të të keqjes tonë  pa limit. Se dihet, që e keqja zbret poshtë e më poshtë në pafundësinë e errët të greminës së vetvetes…, dhe që pa tjetër në greminën e saj merr me vete edhe atë që i rri pranë

32 komente në “Përgjegjshmëria largpamëse përball votës”

  1. Tatjana says:

    Per kete pune, se kemi 23 vjet qe presim, duket se data 23 eshte data e shenuar per tu liruar me ne fund nga politikani i tranzicionit ne Shqiperi. Pasi Berisha, me mendesin e tij komuniste eshte i vetmi qe e mban gjalle tranzicionin e nuk na le te shkojme me tej! Po ne 23 votat tona shkojne per nr 29 dhe Berisha mbetet pa pune!

    1. www says:

      Eshte shume e vertete kjo. Populli eshte tejet i lodhur nga riciklimi i figurave politike qe vjedhin pafund dhe pastaj kerkojne mandatin nga viktimat e tyre. Nuk mund te vazhdohet keshtu ndaj kete 23 nderron qeveria!

      1. cenko says:

        Po cfare vote mund te kerkoje perseri nje njeri qe ka 17 vjet ne pushtet dhe e ka ngadalesuar zhvillimin e ketij vendi aq shume sa tani po na kalojne dhe kermijt. Berisha nuk ka me asnje justifikim, duhet te shporret sa me pare qe te filloj me te vertet demokracia ne Shqiperi

        1. stela says:

          Ne te gjithe duhet te marrim te ardhmen tone ne duar si te rinj dhe te largojme me vote kete uzurpues e hajdut te demokracise. Sali Berisha ka hesape me ne, e i lajme ne 23 qershor me voten per Rilindjen!

          1. Vota eshte arma e nje populli perballe cdo diktatori. Dhe tani duhet te largohet diktatori yne sepse i ka ardhur koha. Ne kemi pergjegjesine para brezave qe te heqim Berishen larg nga qeveria shqiptare. Mjaft dem ka ber. Tani ka ardhur koha jone per tia kujtuar kete

            1. Jorida says:

              Nuk eshte vetem akti i te votuarit ai qe ka rendesi, eshte mesazhi qe percillet dhe shembulli qe lem pas.

              Nese nje kryeminister vjen ne qeveri me nje plan dhe premtime, e ne fund te mandatit te dye ende nuk ka realizuar asgje nga ato qe thote, e per me teper e ka cuar vendin drejt nje krize ekonomike kur ne fakt duhet te kishte prodhurar zhvillim, duhet te ndeshkohet.

              pavareissht rrethanave apo justifikimeve, ne fund te fundit ai per nje qellim eshte zgjedhur, te mbaj premtimet e dhena.

              Berisha ka deshtuar ndaj vota jone duhet te jete ndeshkimi i tij i pare, se dyte ai duhet dhe do te pergjigjet per te gjitha krimet dhe shkeljet qe ka bere.

              nuk mund te jesh ne krye te nje shtet e te tregosh nje injorim ndaj ligjet dhe sistemit duke e kthyer ate ne lodren tende e mos te paguash cmimin.

            2. Iris says:

              Ka shume arsye qe duhet te na shtyne drejt kutive te votimit. Fillimisht eshte nje e drejte dhe nje pergjegjesi per te cilen te paret tane kane luftuar.

              Vota eshte arma me te cilen ne mbrojme te drejtat tona, duke vendosur se ke duam te na perfaqesoje e ke jo.

              Me vote ne i japim ligjshmeri politikaneve te krijojne ligje per ne e te na qeverisin, por me e rendesishmja eshte se me vote ne ndeshkojme.

              Ndeshkojme ata qe nuk kan mbushur premtimet, ndeshkojme ata qe kane qene te pa-afte te na drejtojme, ndeshkojme ata qe voten tone e marin per te mireqene.

              Ndaj duhet te dalim, te ngrihemi e te flasim me vote, duke treguar keshtu se jemi emancipuar e jemi te ndergjegjshem per qeverin qe meritojm.

            3. Ilmiri says:

              Vota eshte arma jone me e fuqishme, ne mund ta shkaterrojme sistemin monopolitar qe ka krijuar saliu, por mund ta shkaterrojme vetem me vote, prandaj vota jone ne 23 qeshor eshte e rendesishme.

            4. Olti says:

              VOTONI o popull, a e kuptoni se saliu vjedh voten e cdo personi, po qe se nuk votove ose po qe se e le fleten tende bosh i ke dhene 1 vote me shume saliut, nese ne dalim te gjithe per te votuar askush nuk mund ta ndaloje vullnetin tone.

          2. kastrioti says:

            Ja kemi borxhe vetes dhe femijeve tane qe kete here voten ta hedhim si duhet. Ta hedhim per tu ndare nje here e mire nga ky sistem e regjim i mbaruar vjedhesish pleq qe nuk pushojne dot. Duhet te radhitemi te gjithe me socialistet kete here per ta mbyllur kapitullin e turpshem Sali Berisha

            1. Manuela says:

              Vota eshte e vetmja menyre qe kemi per te dhene nje mesazh ndaj politikes. duke dale e duke votuar te gjithe, tregojme se mbeshtetja shkon per ate ate qe punon, per ate qe di se cfare i duhet vendit.

              Saliu ka premtuar shume dhe nuk ka permbushur asgje. duke mos votuar per Saliun dhe duke ia dhene voten tone PS, do te cojme nje mesazh te qarte se genjshtaret nuk tolerehone, se vrasesit e demokracis nuk e kane vendin ne kryeministri, se ata qe dhunojne dhe kercenojne, le te shkojne ne rruge, por nuk munden te jene perfaqesuesit e mi politik.

              Ligji duhet ti kthehet Shqipetareve, dhe popullit, jo te mbetet ne duart e sali gogolit.

          3. Berti says:

            Berisha duhet te largohet me cdo kusht, vetem me vote, me vote me vote. duhet te kuptoj qe sistemi te cilin ai vete manipuloi per te ardhur ne pushtet, do te jete pikerisht ai sistem qe do rrexoj perfundimisht nga posti qe mban pa te drejt.

          4. RULI says:

            Cdo vend qe ka pasur nje njeri problematik sic kemi ne gjyshin e ka zgjidhur me nje gjest e veprim shume te thjeshte e jetik ne te njeten kohe. Nje vote ne kuti kunder tij dhe gjithcka merr udhen e mbare.

            ndaj me 23 qershor nje vote tek nr #29 eshte Vote per te ardhmen

          5. arianita says:

            e di pse jan te lodhur shqiptaret ??

            sepse deri tani kan votuar me ideologji nuk ka votuar cfar i ofron njeri apo tjeteri kan votuar sepse ky esht ai esht ashtu!! jan marr fjal lart e posht!! kan qe egoist se dje kishin se ndoshta partia i mbante me te mira dhe sot skan asgje!! shqiptaret duhet te zhgulen nje her e mir nga ideologjit dhe favoret partiake!!

            shqiptaret sot duhet te ofrojn me program!! duhet te shohin cfar kan ber dhe cfar premtojn!! ate qe skan ber asgje dhe qe jan koka e korrupsionit duhet te zhduken ata te paprovuar dhe qe propozojn mireqenie reale duhet ta provojn dhe te tkurren!!

            kjo esht demokraci nese voton me ideoligji krijon komunizem!!

            populli duhet te zgjohet per nje jav me shum se kur kan ne duar jeten e tyre dhe te ardhmen e femive te tyre!!

            un besoj qe rama propozon gjera qe vertet nje europian jeton me keto program qe propozon rama!! populli e ka ne dor!! cfar do bej me fatet e tyre

            POR UN NJE NJRI PA IDEOLOGJI DO VOTOJ NR 29!!

            DUA TE SHOH RAMEN DHE NESE REALIZON PRMTIMET E TIJ JAM SHUM E SIGURT QE PER POULLIN SHQIPTAR NE TERESI DIT FATLUME DO VIN, DIT KU ME NE FUND DHE POPULLI DO KET NJE SHTET

          6. vota says:

            Vota eshte detyrim dhe pergjegjesi sociale.Te thuash fjalen tende sot do te thote te projektosh te ardhmen tende e te femijeve te tu e te shqiptarve!!

            vota esht shuplaka e politkanve te paafte dhe mashtrues dhe mundesia per dike qe mund te bej dicka

            un besoj qe duhet ti japin nje shans rilindjes

            thjesht nga emri kuptohet rilndje me theml te shqiperis sepse esht komplet e kalbur nga sali berisha!!

          7. berti says:

            voten kesaj rralle shqiptaret duhet ta perdorin shum mir!!

            perpara se te mendojn te tanishmen ndoshta mund te ken miq por e din qe shteti nuk ekziston duhet te mendojn te ardhmen neser dhe ti mund te jesh pa te ardhme si tre qereku i shqiptarve dhe shtet nuk do ket

            shqiperia nuk ka shtet!! perdorni voten tuaj per krijuar nje shtet qe kujdeset per ju jo tju perdori si pron private

            R I L I N D J E

    2. arber says:

      Kjo komedi si shume te tjera e ka nje fillim por ajo qe eshte me e rendesishmja nje fund. Dhe kjo do jete data 23 qershor ku ky popull i vuajtur do i tregoje deren ketij politikani te lodhur dhe pa ide.

    3. Flogerti says:

      23 QERSHORI DO NDAJE NJE HERE E MIRE SHQIPERINE NGA E SHKUARA QE SALIU E MBAN SI TE TASHME. KJO ESHTE TRAGJEDIA JONE QE NA KA BERE TE VUAJME E MBYTEMI NE REGRES. SALIU ESHTE PENGESA E GJITHCKAJE, SHKATERRUES I SISTEMIT. NDAJ ME 23 QERSHOR NJE VOTE TE NR #29 ESHTE VOTE PER TU CLIRUAR NGA E SHKUARA E PARE NGA E ARDHMJA

    4. POMPACHIU says:

      shume e vertete! kemi 23 vjet qe ta shohim surratin sali
      NUK DUAM TA SHOHIM ME
      LARGOHU!
      DUAM RILINDJE JO RRENIMIN TEND!

    5. klaudia says:

      Kjo dite do te jete shume e rendesishme , do na duhen vetem dhe 6dite per te mbyllur kapitullin e ketij stresi psikologjik dhe per ti dhene fund epokes se tranzicionit per kete 8vjecar. Kemi besim te plot se riciklimi politik qe do te ije pas dt 23 do te jete nje rilindje per te gjithe vendin tone do te jete nj shkalle ndryshimi shume e favorshme per cdo shqipetar.

    6. Kleopatra says:

      Procesi i te votuarit nje proces plot shprese dhe ndryshim per te gjithe ne . Ajo qe ka rendesi nga ky proces eshte procedura e te votuarit , dhe mesazhi qe do te percohet me kete proces. Vullneti i popullit eshte primar , populli duhet respektuar u bene 22 vjet ne politik dhe berisha nuk i ka resspektuar njehere. Ligjshmeria e procesit te votimit ,ka rendesi ne dt 23 , jemi te sigurt qe kete her do te respektohet rregullat e votimit/ suksese rilindjes dhe pak dite dhe agim plot ngjyra do te ket ne kete vend.

    7. sasha says:

      edhe pak dhe 23 qeshori po vjen

      shqipetaret e dine vleren e votes se tyre,

      dhe asnje vote e shqipetarve ska per tu zhvleresuar, sic eshte bere kto 8 vjet

      ku anarkia po shkateron gjithcka..

      Rilindja dhe besimi qe kemi per te miren e kombit tone, do ta ndryshoje kte gjendje…

    8. Kaltra says:

      Shpejtesia me te cilen do te marri fund gjithcka eshte shpejtesi ere. Pak dite na ndajne nga fitorja nga epoka e rilindjes ,platsacioni i tyre do te marri fund dhe sinteza e pytjeve tona ngelet per tu parapergatitur per qeverine e re qe do te krijohet. Ne do te jemi spektatore te nje rilindjeje ne qeverisjen tone. Ps dhe Edi rama do te na ndricojne rrugen tone.

    9. Enida says:

      Vota jone ka fuqi te pergjithshme mbi cdo njesi qeverisese. NUk eshte fuqia e votes ajo qe ne na intereson me shume se si do te respektohet dhe vleresohet vota jone. Eshte e rendesishene Te evidentohet fenomeni i ligjshmerise dhe respektueshmerise se votimit. Repsektivisht kjo na intereson me shume se gjithcka ne kete 23 qershor. Duhet te sigurohemi qe qeveritare tane jane bindur ne ate qe duhet te bejne stop vjedhjes stop manipulimit . Kete fushate ka shume me teper per tu evidentuar se sa te degjojme numerimin e fleteve nga komisioneret e berishes. . Ne duhet e fitojme dhe do fitojme , rilindja eshte rotacion eshte e ardhme eshte forcim shpres , cdo gje qe na ka munduar ne ket 8vjecar.

    10. kristina says:

      Kemi shume per te bere sa me shume afrom data aq me teper na duhet te tregojme se procesi vota vullneti , jane gjerat qe na interesojne ne kete dite . Duhet te tregojme se jemi maturuar nuk mund te tregojme se jemi emancipuar ne manipulim kjo na demton , prish imazhin e vendit , imazhin tone dhe sduhet te ndodh. Koha jote mbaroji , koha per rilindje ka ardhur 23-shi eshte data e fillimit te epokes se lulezimit politik shoqerore arsimore.

    11. Bora says:

      Partishmeria nuk ka shume rendesi , qeverisja dhe menyra se si do te votohet dhe procedura rregullsia te gjitha keto kane rendesi . U bene 2 mandate qe nuk respektohet asgje nuk na respektojne ne , na shtypin te drejten tone , na shkelin me kembe. Kjo eshte arsyeja qe duhet ti stopojme keta maskarenje qe na mbyten , duhet te votojme nr 29

  2. denisa says:

    NUK E VE NE DYSHIM FITOREN E TE MAJTES. ASAJ CKA I TREMBEM UNE ESHTE AJO CKA VJEN PAS FITORES.

    ME TREMB FAKTI QE BERISHA ESHTE KAQ I QETE….KJO QETESI OSE PO PERGATIT NDONJE PUC TE MINUTES SE FUNDIT GJE QE NUK ME SUPRIZON….OSE AI ESHTE DUKE E LESHUAR PUSHTETIN PASI E DI CFARE PO LE PAS…..NJE KRIZE FINANCIARE QE ASNJE SHQIPTAR NUK E DI…!

  3. chufo says:

    Tragjikomedia e ketije vendi duhet te marre fund me 24 qershor.Populli nuk eshte nje turme zgjedhesish te cilin mund ta puthesh ne faqe ta shterngon fort dhe me pas shihemi perseri pas 8 vitesh,sic beri Berisha ne gjithe keto vite

  4. Miri says:

    Berisha premton se ne 4 vite te ardheshme do te filloje te ule taksat,keshtu eshte shprehur sot.
    Me duket se genjen se deri me sot pretendonte se ka ulur taksat ne nivele shume te uleta
    Keshtu qe nuk mund te jete i besueshem

  5. arbenita says:

    Me 23 Qershore te votojme masivisht Skuadren e Rilindjes, per ti dhene fund njehere e mire pushtetit shkaterrues te Berishes, votojme numrin 29, per te hapur nje rruge te sigurt drejt shqiperis Europiane..Rilindje

  6. Lori says:

    Dje i kishte te shtatat qeveria, sot koha per te folur per Rilindjen!

  7. lola says:

    ne dhe sot skemi te drejt te zgjedhim, vendosin kryetaret e partive kush do me perfaqsoj mua si qytetar qe do te thot un nuk zgjedh kanditatin qe mendoj se eshte i zoti, po zgjedh nje qe do kryetari qe per mua nuk vlen nuk eshte ne bindjet e mia si qytetar,ksaj i thon zgjedhje me vote?Un jam per shembull me ps dhe qe nuk dua Saliun duhet per forca tja jap voten ps po dhe kanditatet e ps nuk me pelqejn disa qe automatikisht dalindeputet si tja beje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje