Rendesia e votes, dhe arsyetimi i nje fitoreje

16 Qershor 2013, 20:10Blog TEMA
Rendesia e votes, dhe arsyetimi i nje fitoreje

 

Taulant Kopliku

Partia Socialiste është favorite reale për të dalë fituese pas zgjedhjeve të 23 Qershorit edhe pa ndihmën e LSI-së. Edhe pse sondazhet parashikojnë një fitore të se majtës së bashkuar në këto zgjedhje, duket se në këto javë të fundit ka një tendencë në rritje të elektoratit për tu bashkuar me partinë e Edi Ramës. Mitingjet e fundit të socialistëve kanë rritur dukshëm entuziazmin tek ata qytetarë që me të drejtë kanëpatur rezervat e tyre ndaj disa veprimeve të lidershipit të kësaj force.

 

Elektorati i qëndrestarëve

 

Prej 22 vitesh Partia Socialiste në realitet ka patur një elektorat statik i cili “në rresht për një”, drejtohej një të dielë në çdo katër vite drejt kutisë së votimit. Kjo kategori personash përbëhej më së shumti nga nostalgjikët, kryesisht mosha te thyera. Ata përbënin bërthamën e një grupi votuesisht besnikë të cilët se çonin votën dëm në asnjë moment dhe për asnjë lloj arsyeje, nisur edhe nga privilegjet e humbura nga ndërrimi i pushtetit.

Kjo kategori, e mësuar me një sistem tjetër, kishte një mënyrë autoritare për të bindur pinjollët saqë modeli i shkuarjes drejt kutisë dhe votimi verbërisht e në në grup që nga pleqtë e deri tek 18-vjeçarët u trashëgua vit pas viti. Kushdo e dinte në lagje se për kë voton ky apo ai fis, kjo apo ajo familje pa përmenduar asnjëherë votën individuale.

I njëjti model u aplikua dhe nga elektorati i Partisë Demokratike pas një periudhe të shkurtër të idealizmit të shkuar dëm në fillimvitet 90. Frika e humbjes së postit drejtues apo edhe thjesht e vendit të punës, e ktheu shpejt bërthamën e këtij elektorati, nga militantë të devotshëm PD-istë, në hartues

listash familjare, fisnore, kushqish e miqësish me të vetmin qëllim, ruajtjen e privilegjeve. Sot në realitet ky është elektorati më i besueshëm nga sondazhet dhe depozitë fikse votash për të dy forcat kryesore politike.

 

Elektorati i të rinjve

 

Pas vitit 2005, balancat në Partinë Socialiste ndryshuan ndjeshëm. Dalja në opozitë e Partisë Socialiste dhe marrja e drejtimit të saj nga Edi Rama, gradualisht solli afrimin pranë kësaj force të të rinjve, kategoria më indiferente ndaj politikës. Energjia dhe impulsiviteti i liderit të ri (edhe në moshë) të socialistëve bëri që të ata të përqafonin ide politike të cilat ndoshta ndonjë vit më parë i konsideronin të papranueshme dhe përcjellëse të ideologjisë së vjetër të së majtës. Rinia shqiptare e pëlqen Edi Ramën e një pjesë e saj madje e konsiderojnë si modeli për tu ndjekur. Rama është kthyer në një tendencë tek të rinjtë. Shumë prej tyre e konsiderojnë veten jo aq pjesë e Partisë Socialiste, por pjesë e modelit Rama, dhe kjo është një fitore personale vetëm dhe ekskluzivisht e tij. Për ta Rama është njeriu që ka

vullnetin dhe energjinë të ndryshojë gjithçka ashtu si bëri me Tiranën.

Përpjekje për të punuar fort me të rinjtë dhe për të krijuar idenë e një përfaqësimi politik me moshat e reja e ka bërë përgjatë 10 viteve edhe LSI. Të rinjtë e kësaj force Sillen rreth boshtit Meta, duke e konsideruar liderin e tyre si një model që duhet ndjekur, por ne ndryshim nga modeli i pare, ky i dyti shihet nga këta të rinj si modeli i pasurimit marramendës nëpërmjet politikës.

 

Elektorati i të lëkundurve

 

Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë në dilemë (ndoshta më shumë se kurrë më parë) se ku ta hedhin votëën më 23 Qershor. Konsumimi tetë vjeçar në pushtet i Partisë Demokratike dhe për më tepër sistemi korruptiv i qeverisjes në këto tetë vite, janë një motiv që vota e kësaj kategorie të shkojë për opozitën. Edhe ato shqiptarë të cilët në vitin 2005 janë betuar të mos e votojnë më asnjëherë Partinë Socialiste, tashmë janë bindur për ti dhënë një shans Ramës të cilit nuk mund ti faturohen zullumet e paraardhësit Nano. Mes dilemash të shumta janë dhe ish-të përndjekurit. Ata nuk munden t’ia falin Sali Berishës gabimet që ka bërë ndaj tyre në të gjithë mandatet që ka qeverisur këtë vend.

Ata i dhanë një shans të dytë në vitin 2005, por ai sërish i nëpërkëmbi dhe u ndërseu policinë. Atashimi pranë Partisë Socialiste i një departamenti për këtë shtresë dhe për më tepër vendosja në krye të këtij departamenti e një ish-të persekutuare, ka krijuar një urë komunikimi të paarritur më parë mes Partisë Socialiste dhe ish-të përndjekurve. Premtimi i Ramës për legalizimet dhe angazhimi se do vihet vetë në krye të punës ka qenë një nga goditjet më të forta të kësaj fushate duke kthyer shpresat e shuara prej vitesh tek banorët e periferive kryesisht në Tiranë e Durrës. Të njohur si votues të bindur të Partisë Demokratike, banorët e këtyre zonave kanë mbijetuar si kanë mundur në këto tetë vite të qeverisjes së kësaj force dhe nevoja për të ndryshuar diçka është bërë jetësore për ta.

 

Emigrantët

 

Nëse ka një forcë politike e cila prej vitesh është investuar tek emigrantët, kjo është pa më të voglin dyshim Partia Socialiste. Degët e saj janë mjaft aktive në qytetet kryesore të Greqisë dhe Italisë dhe pesha e tyre do te vihet në provë më 23 Qershor.

Duke jetuar në vende me demokraci të përparuar, emigrantët janë më të ndjeshëm ndaj problemeve që ka pushteti me qytetarët dhe kjo për shumë prej tyre është e mjaftueshme për të kërkuar rotacionin e pushtetit. Ata në pjesën më të madhe i shohin ngjarjet politike dhe situatat që ata sjellin, me gjykim më të ftohtë dhe pa militantizma por kur bëhet fjalë për demokracinë e rrezikuar dhe cilësinë e jetës të munguar për të afërmit e tyre në Shqipëri, janë të aftë të reagojnë me armën e vetme që kanë në dorë,

votën. Me përjashtime të vogla, do rezultojë jo funksionale e madje dhe qesharake përpjekja për blerjen e votës së tyre me bileta avioni falas. Kjo përpjekje është thjesht e vetëm një nëpërkëmbje e dinjitetit që do refuzohet me neveri nga emigrantët.

 

Elektorati “gri”

 

Në Shqipëri ka qytetarë që nuk votojnë nga viti 1992 edhe pse asnjëherë nuk kanë qenë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve. Gradualisht numri i atyre që nga gazetarët dhe politika quhen elektorati “gri” është rritur ndjeshëm. Edhe pse nuk janë një kategori unike por individë të veçuar që preferojnë ta kalojnë të dielën larg zhurmës që sjellin zgjedhjet, ata nuk mund të mos konsiderohen nisur dhe nga fakti që kanë përqindje më të lartë sesa të gjitha partitë e vogla të marra sëbashku.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndjejnë zhgënjim nga politika në tërësi por padyshim pjesa më e madhe i përket të zhgënjyerve nga një person i vetëm, Sali Berisha. Duke u konsideruar të djathtë ata nuk ia kanë lejuar vetes në gjithë këto vite të votojnë për Partinë Socialiste duke preferuar më mirë abstenimin pa shkuar aspak në qendrat e votimit. Brenda kësaj kategorie, ka një shumicë e cila tashmë ka përkrahur FRD-në e Bamir Topit, duke kërkuar aty idealet e humbura që 20 vite më parë. Një aksion i vrullshëm për tërheqjen e elektoratit “gri” u nis mirë dhe nga AKZ por zhvillimet e fundit dhe të befta nga ky kamp, vetëm sa e shtuan dozën e mosbesimit të “grive” tek politika shqiptare.

 

Kur duhet dhe një javë që shqiptarët të japin verdiktin duket se ata qartazi kanë përqafuar një alternativë, atë të Partisë Socialiste. Komentet e shumta në blogje paraqesin si arsye të parë të kësaj preference rilindjen e Shqipërisë nëpërmjet largimit të Berishës, edhe pse mund të ketë 99 arsye të tjera për të votuar këtë forcë. Por ashtu siç tha Napoleon Bonaparti, “98 arsyet e tjera nuk me interesojne. Më mjafton kjo”.

 

46 komente në “Rendesia e votes, dhe arsyetimi i nje fitoreje”

  1. Tatjana says:

    Duket shume qarte se populli shqiptar e ka marre vesh se Berisha nuk ben as per te tashmen dh as per te ardhmen. Per kete arsye shqiptaret po bashkohen gjithmone e me shume ne numra rreth Rilindjes, per te fituar me voten e tyre, shpresen qe meritojne. Nese zgjedhjet nuk vidhen atehere do te kemi te bejme me nje triumf socialist.

    1. Sandri says:

      Konsumimi tetë vjeçar në pushtet i Partisë Demokratike dhe për më tepër sistemi korruptiv i qeverisjes në këto tetë vite, janë një motiv që vota e kësaj kategorie të shkojë për opozitën, njerez mos u genjeni kot nga premtime boshe sa nuk beri sdo te bej

      1. Serena says:

        Duhet te votojme qe mos te shkoje dikush tjeter ne vendin tone qe te mbushe kutite e votimit.
        duhet te votojme qe te ndeshkojme kete qeveri te kalbur qe vetem ka perfituar nga ne.
        Duhet te votojme qe te zgjedhim ne se kush do na qeverise, jo te vendosin vete politikanet per ne.

        1. bamka says:

          Berisha nuk ofron me asgje qe nuk do te mund ta kishte dhene ne 17 vjetet e tij ne pushtet apo ne 22 vjetet ne krye te politikes se djathte. Per kete arsye ai nuk frymezon me. Perpiqet te beje presion dhe te ngjalle frike, po keto nuk ecin me. Bravo i qofte Rames qe me ane te frymes i coi shqiptaret ne kembe, sic duket dita dites. Mendoj se ai i fiton bindshem zgjedhjet

          1. www says:

            Dita dites po behet me e qarte se fitorja e PS dhe e Edi Rames eshte logjike, e pandalshme dhe shume shume e pritshme. Ndersa te gjithe projektet politike te Doktorit jane bere “copy paste” ai nuk ofron me asnje arsye pse te votohet nga ne. Ndaj mbeshtetja per Ramen po rritet gjithmone e me teper ndersa Berisha po del nga skena me turp!

            1. urani says:

              Rama po ben nje fushate model, bazuar mbi te rinjte e shpresen. Eshte afermendsh qe do te marre mbeshtetjen e nje populli te lodhur nga politika e vjeter si keta tanet. Ndaj ne 23 vjen Rilindja!

              1. FLOdj says:

                fushata e edi rames eshte perfekte, biles e krahasueshme me ato amerikane!
                zoti rama ka per te patur sukses me date 23 dhe do ti fitoje zgjedhjet duke marre shkas nga percarja e te djathtes si dhe inati i popullit kundrejt sali berishes
                POPULLI KERKON NJE LIDER SI EDI RAMA!!

            2. zubizarreta says:

              Shqiperia mezi po e pret diten e zgjedhjeve per ta larguar nje here e mire Sali berishen nga politika aktive. Rama po ben ate qe duhet per te fituar mendjet dhe zemrat e shqiptareve dhe kjo eshte rruga qe duhet te ndjeke cdo politikan normal. Ne 23 qershor Rama do te korre nje fitore spektakolare!!!

            3. anastasia says:

              saliu per shqiptaret eshte si kur*at….sa here qe shqiptaret digjen ai krihet.

              rendesia e votes eshte nje e vetme.. te largojme saliun dhe te ndryshojme korsin per te mos ecur me drejte rrenimit qe po na con berisha….
              SHQIPERIA KA NEVOJE PER RILINDJE!!!

            4. ELTI says:

              pertej militantizmave dhe simpatise politike per njerin apo tjetrin krah na duhet nje rilindje nepermjet nje vote PLEBISHITARE!!!! SHQIPERIA NUK MUND DHE NUK DO TJA FALI SALIUT RRENIMIN NE KETO 8 VITE!

            5. redion says:

              duhet nje fitore e madhe per kete vend, nje fitore qe do sjelli rilindje, sduhet kurresesi te votohet nje plakush qe na ka lene me vite prapa! nje plakush qe mundohet te percaje kombin!

            6. edra says:

              Vota kete rradhe ka nje rendesi historike prandaj te gjithe duhet te mos ta cojme dem por ta shfrytezojme per te miren tone dhe ate te familjeve tona qe te kemi nje te ardhme ndryshe nga sot ku nuk po bejme dot as nje hap perpara

            7. Besnik says:

              Te gjithe po i bashkohen Rilindje sepse ajo eshte alternativa qe sjell nje clirim nga tasat e larta dhe sjell nje clirim nga korrupsioni i larte i shtetit. Ata bashkohen per nje Rilindje te drejtesise dhe per te kthimin e dinjetetit policise.

            8. Ylli says:

              Ne kete fushate nje gje ka qene shume e vecante. Te gjitha mitingjet e Rames kane qene plot nderkohe qe mitingjet e Berishes kane qene sa gjysma e atyre te Rames. Rilindja e shtetit eshte nje gje qe ka te beje me te gjithe shqipetaeret, prandaj te gjithe me 23 qershor do te votojne per Rilindjen.

            9. orgi says:

              sepse sic treguan edhe zgjedhjet e fundit cdo vote vlene dhe cdo vote ka nje rendesi te pa imagjinueshme per mbarvajtjen e interesave te kombit dhe ato personale te gjithkujt sepse direkt apo indirekt te gjithe prekemi pak apo shume nga cilesia e qeverise qe drejton vendin

            10. fani says:

              te votuarit eshte nje detyrim qytetare per te cilin shume vite me pare kane luftuar shume fort qe ta arrijne dhe vetem per nder te atyre nuk duhet ta shperdorojme dhe te dalim te gjithe te japim mendimin tone

            11. Rinald says:

              Te gjithe e dime qe Saliu eshte fatkeqesia me e madhe qe mund te na kete ndodhur ne keto 22 vjet sepse me sistemin e tij na ka bere qe te perjetojme dhe njehere sistemin e poshter komunist. Saliu eshte komunisti i fundit ne europe por qe kete here do te largohet me vote.

          2. D12 says:

            te jesh indiferent ne keto zgjedhje do te thote te mos duash vendin tend te mos duash familjen tende te mos duash nje te ardhme me te mire per femijet tane, prandaj askushb nuk duhet te jete indiferent dhe te rri pa e perdorur ate.

      2. Manila says:

        Shqiperia e ka kaluar me kohe periudhen e erret ku do te na mbaje te gozhduar Sali berisha. Tanime cdo moment qe kalohet me kete lider te marrosur eshte nje detyrim per te gjithe. Nuk do me njeri te jete i ngecur ne lluce. Ndaj ne 23 qershor do votojme shpresen per Rilindjen dhe do e largojne Berishen dhe hajdutet e tij blu!

        1. cenko says:

          Shqiptaret nuk kane qene ndonjehere te cmendur. Mgjs kane patur plot lidere te cmendur e delirante. Te gjithe e shohin sot se nuk ka me se cfare te jape Saliu. Ai po ha demokracine tone per tu pasuruar. Kjo eshte arsyeja pse njerezit jane bashkuar rreth Rames, per ti dhene jete nje projekti te ri politik, pa precendente ne keto 22 vjet tranzicion!

    2. dorjeta says:

      Mbeshtetja e popullit per PS duket ne cdo miting qe organizon me pjesemarrjen e jashtezakonshme te njerezve ne cdo cep te Shqiperise, pa dallim jug apo veri, duket tek njerezit qe cdo dite po i bashkohen PS, madje edhe themelues te vjeter te PD, sepse kjo parti ka braktisur dhe ka zhgenjyer te gjithe, te majte e te djathte, ka menduar vetem per pasurimin e familjes se vet, prandaj duhet qe me 23 qershor te votojme #29.

      1. alesia says:

        Eshte fakt qe mbeshtetja per PS eshte tejet e madhe. Kjo e ka bere ate te forte pasi populli eshte sovrani i padiskutueshem,.

        Reagimet jane vertete te ashpra kunder Saliut i cili tanime me keto lajthitjet e fundit e ka humbur komplet kredibilitetin. Kjo duket ne cdo biese. Nderkohe qe PS dhe Rama cdo dite e me teper fitojne terren me programin dhe premtimet e tyre te qenesishme

    3. e/ says:

      Te rinjte e Shqiperise jane sot te gjithe ne krah te Edi Rames. Kjo jo vetem per arsye te moshes se tij, pasi dhe Meta eshte i ri, ose Basha psh. Po sidomos sepse Rama perpiqet gjithmone te ngreje frymen per ndryshim sic beri dikur ne Tirane. Kjo eshte shume e dukshme ne kete pike te fushates dhe besoj do jete arsyeja kryesore pse Rilindja do fitoje!!!

    4. venera says:

      njerzit duhet te angazhohen dhe te shojne te votojne sepse nqs nuk e bejne nuk do te kene te drejten e fjlaes per 4 vite me rradhe, eshte detyr e jona, tregon zhvillim dhe qytetari, populli i bashkuar se ndal askush

      1. Tina says:

        Cdo miting i PS eshte nje feste me vete ku populli feston se ka nje alternative serioze perballe e cila i jep jete nje te nesermje premtuese./ Kjo me ben dhe mua besimplote se PS do jete nje fituese e padiskutueshme e ketyre zgjedhjeve qe jane kaq jetike si kurre me pare. Votojme vertete ate qe vlen #29

    5. hena says:

      pas 8 vitetve te errta kurre me pare populli shqiptar se ka ndjere me shume se sot te drejten per te votuar e per te marre te gjithe bashke nje vendim ne te mire te vendit, cdo vote eshte nje mundesi pr ty, per familjen e per gjiteh njerzite qe te rrethojne

    6. bilali says:

      Per te votuar ka nje mije arsye, por me e rendesishmja eshte t’i tregojme kesaj qeverie qe eshte e dobet perpara revoltes qe mund te sjelle votimi masiv popullor.
      te votosh do te thote te marresh ne dore te ardhmen tende, eshte detyrim qytetar, prandaj me 23 qershor te gjithe duhet te votojme, mos te lejojme te tjeret qe ta bejne per ne.

    7. Flogerti says:

      PO ska me njeri aq te trshe sa te mendoje se duhet te votoje per saliun.

      Eshte te vrasesh veten me duart e tua. i vetmi mjet qe ne kemi per te treguat se jemi te forte eshte vota, ndaj sa me shume vota per saliun e direkt fitorja eshte e popullit padyshim/ Qe do fitoje PS ska dyshim, Votojme #29

    8. paskal says:

      Mitingjet e fundit të socialistëve kanë rritur dukshëm entuziazmin tek ata qytetarë që me të drejtë kanëpatur rezervat e tyre ndaj disa veprimeve të lidershipit të kësaj force, kjo tregon jo vecse nje humbje te saliut dhe nje pune te shkelqyer te partise socialiste , voto ti vlen

    9. URLA says:

      cdo vote me 23 qershor vlen dhe kjo eshte e padiskutueshme
      sepse cdo vote qe shkon per partine socialiste do te thote nje vote kunder saliut
      nje vote kunder saliu do te thote nje e ardhme pa nje diktator
      te heqesh saliun do te thote te heqesh barren me te madhe te shqiptareve
      VOTO PS! VOTO NR29! VOTO EDI RAMEN! RILINDJE!

    10. sasha says:

      njerez votoni per te ardhmen tuaj,

      votoni per te ardhmen e vendit,

      kujtoni gerdecin, 21janarin, shitjen e armeve, kujtoni krimet dhe pasigurine qe kemi

      kjo nuk eshte ajo qe duam, sepse ne meritojme me shume,

      Duhet ta RILINDIM kete vend dhe kjo vjen me ne nje vote kunder saliut eshte nje hap para, … kjo “”ender e keqe”” duhet te ,mari fund

    11. drini says:

      Elektorati i te rinjve eshte nder me te rendesishit ne vendin tone.
      Jemi nder vendet e vetme ku te rinjte merren me politike por jane brezi qe e ndjen me shume se te gjithe nevojen per te ndryshuar sistemin Berisha!
      Sistem qe po na largoi nga zhvillimi i vendeve te Europes!

    12. sasha says:

      rendom ka ndodhur, qe votat e shqipetarve shiten dhe blihen me cmime absurde

      na asnje vend te botes nuk ndodh kaq rend sic ndodh ketu ne shqiperi,

      shqipetaret e shesin voten per 50-100 mije leke te vjetra,

      nese do ti vinim nje cmim 4 viteve pushtet te nje njeriu te papergjegjshem

      fitimet e tij jan kolosale,..

      ndaj hapni syte o njerez dhe mos rrezikoni te ardhmen per gjera absurde dhe fatale,

      e shikoni se si na kane renuar 8 vjet qeverisje te sali berishes

    13. sabi says:

      Sot me shume se kurre shqiptaret e kane vete ne dore te ardhmen e tyre.
      Ata tashme jane te sensibilizuar se pushteti Berisha vetem pas ne kohe na kthen,sistem te cialt ja kemi vuajtur pasojat 8 vite rresht!

      Ne dore kemi Voten per te ndryshuar Shqiperine ne vendin ku mund te kemi lirite dhe te drejtat tona.

    14. arber says:

      Padyshim qe partia socialsite me programin e sa te Rilindjes mund ti fitoje edhe e vetme keto zgjedhje ashtu sic realisht ndodhi me 2009. Por kete radhe fitorja duhet te jete jo vetem e sigurt por edhe me diference te madhe per ti dhene nje leksion te mir Sali Berishes.

    15. MaxRoyal says:

      duhet te votojm dhe kjo eshte mese e qarte sepse ketu varet e arrdhmja jone !! po bojkotuam votimet nuk eshte se i bojkojm ne menyre te plote ato !! ne thjeshte po i falim voten dikujt qe ka mundesi te zevendesoj votat kur nuk paraqitesh !! dhe ai njeri mund te jete dhe nej njeri qe ne te ardhmen mund te bej me keq shqiperin se sa eshte !! eshte mire te votojm sepse DEMOKRACIJA kjo eshte dhe duhet votuar

  2. DANJA says:

    E rendesishme eshte vota jone sot me shume se kurre, ndaj me 23 Qershore voto parine socialiste, jepi rendei votes tende, vendos ti per te ardhmen tende. voto numrin 29 per shqiperin europinae.

    1. qamili says:

      Duhet te sensibilizohemi te gjithe se sot Rilindja e Rames nuk eshte nje oferte politike, por mbi te gjitha e vetmja alternative demokratike dhe zhvillimore qe ka ky vend. Te gjithe projektet e Berishes mbarojne me vjedhjen e popullit, ndersa Rama po luan me nje vizion te asaj qe duam te gjithe- ndaj ja vlen tia japim mundesine ta provoje nje here kete vizion!!!

  3. POMPACHIU says:

    FITORE PS
    JEMI ME JU ZOTI RAMA
    JU JENI RILINDJA!

  4. Iris says:

    Votoni pa fund, votoni dhe mos u trembni se jemi arma me e forte kunder gjyshit me anti-plumb. Voten e te gjitheve ne nuk e manipulon dot ai, ska institucion e gjykate qe te hedhi poshte nje verdikt te fuqishem e te nje-ze te popullit. Prandaj cohuni dhe mos hezitoni, duhet te jemi ne pjese e rilindjes, per te mire e vendit tone, dhe per te miren e familjeve tona.

  5. tea says:

    Elektorati i lekundur nuk duhet te egzistoi me, ka 1000 arsy per te mos votuar Berishen…mjafton tu permendim atyre vetem dy: Gerdecin dhe 21 Janarin.

  6. denisa says:

    kjo eshte nje thirrje me mend, njerzit dueht ta vlersojne votene tyre dhe jo ta shesin , saliu po i neperkemb njerzit si te ishin pa vlere, vota jone ka vler dhe shume , ndaj ne mbrojtje te saj te gjithe

  7. kevi says:

    Voto skuadren e Rilindjes per:
    1. Shqiperin europiane
    2. taksen progresive
    3. per arsim cilesore
    4 per drejtesi
    5. per sherbim shendetesor falas
    6. per punesim permes merite
    7. per zhvillim ekonomik
    8.per me shume investime
    atj etj etj.

  8. Oltiona says:

    Eshte koha qe shqiptaret ta kuptojne me te vertete rendesine e votes se tyre!
    Eshte koha qe populli te kuptje sovranitetin qe ka,te kuptoje eshte eshte ai fuqia me e madhe ne nje shtet!
    Eshte koha qe ne te vendosim vete per te ardhmen tone duke rrezuar qeverine Berisha!

  9. ska rendesi says:

    Partia Socialiste fiton garant pa lsi,lai eshte nje parti interesash asgje tjeter na lsi vetem fera neper kemb mund te presesh asgje tjeter,PS nuk kish ce donte lsi,lsi vete nga fryn era nuk ja vlen ta zesh ne goj po mori nje ministri eshte e sigurt qe do bej keq ne njeren dhe do ta shfrytezoj per keq e gartantuar kjo,prandaj te gjitha votat per PS asnje per poshtersin dhe per prapaskenistet qe fshihen pas emrit lsi.

  10. mentor says:

    nese fiton ps shqiperia do te jet vendi ma i korruptun ne bot dhe vendi ma diktatorial si ps e serbis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje