Njëra nga batutat që mesa duket ka ngjitur më fort në këtë fushatë zgjedhore (pasi rëndom batutat satirike kanë më shumë peshë këtu tek ne, sesa premtimet serioze), ka qenë e ajo e “gjyshit me antiplumb”. Edi Rama ka përdorur podiumet e fushatës, rrjetet sociale dhe mediat, për të vënë në lojë kryeministrin Berisha, përmes dualizmit moshë – obsesion vetëmbrojtjeje. E nëse dikush ka rrudhur me të drejtë buzët për atë pjesë të ironisë që lidhet me moshën e Sali Berishës, elementi i dytë, ai i sigurisë fizike të kreut të qeverisë, ka qenë një mjet i gjetur i Ramës për të nënvizuar atë që opozita e sheh prej vitesh si frikë obsesive të Berishës në daljet publike.
Më në fund, prej disa ditësh, kryeministri ka vendosur të bëjë “transparencën”, në lidhje me akuzën se shëtit nëpër Shqipëri, duke mbajtur një antiplumb nën pulovrin e tij të palëvizshëm ngjyrë blu. Kryeministri ka pranuar madje edhe të kontrollohet fizikisht në mënyrë simbolike, në dy shou të njohur televizivë, vetëm për të treguar se nuk mban asnjë masë mbrojtëse nën veshjen e tij.
Mosha dhe mania që ka për sigurinë, janë dy ide fikse të hershme të Sali Berishës. Kush mban mend vitet ’90, kur ai ishte president, nuk mund të mos kujtojë karvanët arrogante të makinave që çanin me shpejtësi bulevardin kryesor të Tiranës, teksa shoqëronin kreun e shtetit, duke ngritur një re pluhuri prapa. Berisha ka preferuar historikisht të ketë rreth vetes një kordon të vazhdueshëm rojesh e badigardësh, çka mesa duket lidhet me shqetësimin e përjetshëm të tij, se diku, dikush, mund të jetë duke kurdisur diçka kundër personit të tij. Në fakt në këtë pikë ai është vetëm një zgjatim i udhëheqjes komuniste, e cila elementin e sigurisë e kishte ngritur në piedestal.
Përtej antiplumbit metaforik të kryeministrit, i cili mund t’i heqë eventualisht ca vota atij në këtë garë elektorale, Shqipëria ka vite që vuan një tjetër antiplumb, shumë më të rëndë e dramatik se veshja personale e Sali Berishës. Është antiplumbi partiak që shteti shqiptar me gjithë ç’përmban brenda, ka veshur në këto tetë vjet të qeverisjes së PD dhe kryeministrit të saj. Nëse i hidhni një sy vetë fushatës, shteti i veshur me parzmoren e partisë në fuqi, vërehet kudo, shihet kudo, preket kudo. Partia e ve në rresht shtetin sa herë i duhen mitingashë. Partia e dhunon shtetin dhe nëpunësit e tij sa herë që duhen devijuar e vjedhur vota. Partia i merr shtetit për sh(përdorim) burimet financiare, logjistikën, karburantin, makinat, zyrat dhe telefonat. Partia e bën edhe të flasë shtetin, sipas dëshirës, interesit dhe zërit të saj. Në këtë fushatë kemi nga njëra anë një grup partish opozitare, që po përpiqen të fitojnë jo përballë një grupi tjetër partish të shumicës, por përballë vetë shtetit të veshur me antiplumbin partiak që simbolikisht e majta ja ka veshur Sali Berishës prej një muaji.
Antiplumbi partiak i shtetit është një ndër fatkeqësitë madhore që i kanë ndodhur këtij vendi në dy mandatet e fundit qeverisëse. Në një shikim historik, çdo maxhorancë e ka përdorur dhe keqpërdorur shtetin që ka qeverisur. Shqipëria e 22 vjetëve të fundit e ka humbur deri tani në mënyrë groteske, betejën për ndërtimin e shtetit ligjor, të imunizuar nga partitë dhe politizimi i skajshëm që ato sjellin me vete. Por brenda këtij dështimi të madh, dy qeverisjet e Berishës përbëjnë pa më të voglin dyshim apogjeun e dominimit partiak të shtetit nga partia në fuqi. Nëse në vitet ’90 shteti me institucionet e tij të dhunës digjte gazeta për llogari të partisë në pushtet, në këto tetë vjet, kur ishte e pamundur të digjeshin më mediat e të futeshin në burg gazetarët, PD dhe kreu i saj vetëm sa ndryshuan estetikisht skemën e tyre të dominimit të shtetit. E njëjta frymë partiake në rekrutimin e nëpunësve të administratës, i njëjti klientelizëm partiak në marrëdhëniet me biznesin, i njëjti militantizëm në institucione dhe i njëjti vullnet politik për vënien e gjithçkaje nën kontroll. Në kemi sot një KQZ të veshur me antiplumb, një INSTAT të veshur me antiplumb, një televizion publik të veshur me antiplumb. Kemi madje edhe drejtorë shkollash e spitalesh të veshur me antiplumbin e partisë. Ky është një deformim i skajshëm dhe tejet fatkeq për një vend që kërkon prej dy dekadash që të ndërtojë një shoqëri normale.
Ne sot kemi një forcë politike dhe një kryeministër që e kanë shtrirë pushtetin e tyre partiak deri në presidencë, në sistem të drejtësisë, në mediat publike dhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore e deri edhe sportive. Kjo është pasoja direkte e këmishës së forcës, që PD i veshi me koshiencë të plotë shtetit që mori në dorëzim në vitin 2005.
Ky është antiplumbi real, e jo ai i supozuari që mban nën pulovër Sali Berisha nëpër Shqipëri. Ky antiplumb duhet hequr qafe një orë e më parë, që shteti të çlirohet nga dominimi vulgar i një partie që nuk dallon dot më prej vitesh se ku fillon shteti dhe ku mbaron vetë partia. Berisha mund të bëjë ç’të dojë me sigurinë e tij fizike. Fobitë e tij janë tashmë të pashërueshme, në moshën në të cilën ndodhet. Por antiplumbi që ai i ka veshur shtetit prej tetë vjetësh, është një barrë e rëndë, që po i merr frymën demokracisë shqiptare. Këtij antiplumbi si t’ia bëjmë, se atij të Berishës ja gjen vetë zgjidhjen i zoti.
Me vota te lira shqiptaret duhet tja heqin Jelekun-Antiplumb Sali Berishes qe te laje ndryshkun qe mban mbi shpine.
Ai qe po çirret neper mitingje ka akoma ne sirtarin e tavolines se tij skenarin e pergjakur te ndarjes se Shqiperise ne Jug dhe ne Veri.Vetem e vetem per te qendruar ne pushtet marrezite e tija nuk kane kufij??Ja kane veshur jelekun antiplumb,ata qe e kane paralizuar demokracine shqiptare dhe ju duhet akoma ulur si nje marjonete ne kolltukun e Kryeministrit per te realizuar planet e tyre shkaterruese.Ajo qe secili prej nesh duhet te pyes veteveten eshte, ne se duam ne qe te jete viti i 13, i ketij mijvjeçari te ri,nje vit i mbrapsht,apo do te jet viti i RILINDJES se atdheut,nga bashkimi i te gjithve kunder te keqes??Me 22 Qershorit eshte dita me e gjate e vitit,dhe nuk duhet te lejojme qe ditet qe vijne pas te na nxihen nga vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve.Ky eshte plani Dinak i treshes kriminele Berisha-Topalli-Basha.Ata po perçajne dhe fusin urrejtjen mes shqiptarve duke i mshuar ndasive fetare dhe krahinore.Ate qe se bene dot as turqit,as greknit,as serbet,as italjanet,po mundohet ta realizoje kjo TRIO famkeqe.Po mundohen te na godasin ne ato gjera qe ne i kemi ne themel te bashkjeteses tone prej qindra vjetesh.Besimin fetar,ne shqiptaret e kemi te shenjte,por me e paprekshme dhe qe na ben krenar eshte shqiptaria.Ata po perpiqen te ndikojne tek ndasija fetare,qe te mbeten ne pushtet,por harrojne se Shqiperia eshte nje nga jugu deri ne veri.Kan mbetur vetem pak dite,ne te cilat,secili prej nesh duhet ti therrasi ndergjegjies.Jane ditet e fundit,me pak ne numer se gishtat e duarve qe dridhen kur na poshtrojn duke na dhene buke falas,qe te ushqehemi si bagtite per te na derguar me 23 Qershorit drejt kasaphanes kombetare.Jane vetem pak dite per te larguar friken qe na kane ngulitur ne mendje,duke na blere shpirtin tone te vuajtur,duke pordhosur dinjitetin njerzor,duke na helmuar trurin me premtime boshe.Ne ja dhame shancin per gati 22 vjet,i besuam. ..POR,.. ai na vrau ne 97….Ne jemi popull i duruar dhe i ribesuam perseri ne 2005,dhe ai perseri na vrau ne 2008 ne… 2011,dhe tani kerkon te na mumifikoi te gjithve.Ai do te kacavitet mbas pushtetit deri ne gamat e fundit te fuqise,sepse pushteti per te do te thote,mos dhenje llogari dhe mbajtja mbyllur e dosjeve plot krime qe ka bere gjate ketyre 22 vjetve ne pushtet.Eshte e dhimbshme tja shesesh shpirtin kesaj monstre djallzore per nje thes miell, qe te ngopesh barkun sot dhe tja falesh voten, per te na lene neser ne meshir te fatit.Shqiperia nuk do te behet kurre po menduam vetem per vete dhe vetem per sot.E nesermja pa Sali Berishen nuk do te jete fushe me lule,por ajo do te jete me e qete,me njerzore,sepse ai ka shkaterruar shume gjera te mira qe ne i rruajtem per dekada me rradhe.Ai u pasuruan per vete dhe per miqte duke nxjerr ne ankand fatet e atdheut,djersen e baballarve tane.Ai e ka lene Shqiperi prej gati 22 vitesh ne te semuren e Ballkanit,te mbytur ne borxhe dhe kredi marramendese.Me 23 Qershor,vetem me te drejten e votes se lire,ne kemi ne dore te ndertojme te ardhmen tone per perparim e prosperitet,ose me votat tona te shitura dhe te manipuluara ne mund ta çojme Shqiperin drejt ores ZERO.Une besoj tek e mira brenda nesh e cila duhet ta mund te keqen,qe shpesh na bllokon arsyen dhe na turbullon shikimin per te ecur perpara.Nuk eshte trimeri qe te dhunojme kundershtaret politik me forcen e grushtit,por TRIMERI eshte qe me vota te lira te ndertojme ura per tu takuar me njeri tjetrin si njerez te civilizuar.Te gjithe bashke tja heqim me vota ate jelek Sali Berishes qe te lahet nga ndryshky qe mban mbi shpine.Ai ka hyre tashme dhe po e ndyn historine shqiptare,prandaj ta “meshirojme” tja heqin Jelekun-Antiplumb dhe tja dhe veshim sa me shpejt pampersat,se po na qelb te ardhmen.
Berisha e ka pulle poste antiplumbin, dhurate nga gjithe vitet qe ka vrare, vjedhur e djegur pasurite e Shqiptareve. Ndaj nuk fshihet dot nga e kaluara e tij. Ne 23 qershor shqiptaret do ta mirepresin mundesine per ta larguar ate. Berisha e di, po perseri si cdo diktator nuk terhiqet dot. Po do sdo, kete here humbet thelle!
Ai ishte më serb se vetë serbët në ato kohë të zeza për kombin tonë. Pas gjithë këtyre mënxyrave që i bëri kombit, populli i dha shuplakën e merituar në zgjedhje, por hija e tij su zhduk dhe si lugat u sorollat për 8 vite me radhë duke lehur e bërtitur siç e kanë për zakon të marrët. S’harrohet 14 shtatori i 1998 kur i marri hyri në kryeministri me tank, pasi për të institucionet kanë qenë përherë tmerr, në qoftë se s’janë të uzurpuara prej tij.
Duhet rotacion me patjeter sepse kete sistem e kemi vuajtur per 22 vjet dhe nuk mund te perballohet me.
Asgje nuk ka rendesi per kete kryeminister sesa partia. Pra ne cdo gje duhet qe partia te vendose se cfare do te behet. nje turp shume i madh i ketij pushteti qe ka dhunaur cdo gje te bukur ketij shteti.
Gjyshi me antiplumb per 8 vjet ka punuar per ta kthyer vendin ne nje dikatature shume te eger, Ai per ta bere kete ai ka zaptoi te gjitha institucionet e pavarura duke thyer ligjin. Ai per te bere kete gje prishi KQZ dhe e ka kthyer ate ne sherbim te tij.
Ne nuk mund ta durojme me nje komunizem te dyte dhe per kete duhet te votojme kunder Saliut me 23 qershor.
saliu ka rrezik edhe ne gjum shtrihet me antiplum veshur e shkreta Liri sa keq duhet te ndihetpo nuk ja qan njeri shume hallin asajpor ajo qe mendojme te gjithe eshte se sa duhet ta durojne shqiptaret kete mashtrues qe dit per dite ne fushat ne vend qe te merret me zgjidhjen e problemeve qe ai vete i ka krijuar shqiperise meret me fjale tamam sigrate llafazane. shporru sali krimineli
Aferat e tijj pas ardhjes në pushtet e gjer më sot u bënë dita ditës më vrastare. Mjafton të përmëndim tragjedinë e Gërdecit ku 26 të pafajshëm humbën jetën e qindra të tjerë mbetën të gjymtuar. Dhjetra familje u veshën me të zeza përjetsisht e kjo, falë biznesit të “djalit të babit”. Asnjë përgjegjës su dënua për këtë masakër.
Gjyshi me antiplum eshte nje rrezik i madh per kete vend dhe ne duhet te jemi te gjithe te gatshem me 23 qershor per tarrezuar bga qeveria gjyshin me antiplum sepse na ka rrenuar dhe jemi cdo dite e me te pasigurte sepse krimi eshte i lidhur drjperdrejte me kupolen e shtetit.
rama eshte i vetmi qe mund ta rregulloj kete vend sepse eshte i vetmi qe ka ide dhe qe ka nje vizion te qarte se si duhet te ndertohet ky vend ndryshe nga Saliu qe di vetem te vjedhe dhe te shaj se vetem keto i ka mesuar babai i tij Enver Hoxha per vec kesaj eshte edhe nje frikacak qe rri gjithe diten i mbuluar nga 200 roje
LE TA MBAJ ANTIPLUMBIN BERISHA…NE DATEN 23 QERSHOR…NE MENYRE TOTALISHT KUNDER NGA METODA E SALIUT QE VRET ME PLUMB…SHQIPERIA DO TA VRASI ME VOTEN E VETE. VOTEN E LIRE DHE TE NDERSHME!
SHQIPERIA DO TE VOTOJNE ROTACIONIN….. SHQIPERIA DO TE RILIND.!!!
po nga se ka frik saliu a di gje njeri te me thote sepse jam shume kurioz ai vete thote se populli e do shume atehere pse rri cdo dite me antiplumb dhe nuk lejon as kameramanet ta filmojne kur vendos mikrofonin neper takime??? eshte shume e cuditshme
Po pse mo Sali me kaq mbrojtje kush do te vras ty mor se ri edime q eke vrare boll, ne deshperim saliu me antiplumb kuptohet se e di ci ben populli sta mban salii me dal si burrat
saliun e ka zene frika deri ne palce nga humbja e pushtetit dhe tani merr gjithandej neper shqiperi rojet dhe makinat e blinduara per te mos folur per antiplumbin qe i eshte bere i zakonshem hahahaha…sa plak i mbaruar qe eshte bere.
okryeminiostri ne ikje po ben nje fushate kontrolluese jo elektorale, ai ka vene ne cdo qytett nje super vezhgim per te mbrojtur veten nga frika dh epaniku sec mund ti bej populli duke e ditur dhe i vetedijshem qe ai vec i ka rrenuar, salii ato qe thua bien ndesh me veprimet e tua
po nuk eshte burre , ne tropoj nuk shkon e kur shkoj mbas 4 vjetesh i detyruar nga fushata , del me snajper, doppio antiplimb e cdo gje, do ta vras e verteta ose familjaret e 26 viktimave te gredecit qe enden per drejtesi se ai e fali mediun
I ka bere mjaft te liga ketij populli horri Sali ndaj edhe vesh jelekun anti-plumb.Saliu ka vrare mjaft keto 23 vite,kushedi sa familjeve shqiptare i ka hyre ne hak.Me siguri pasi te marre fund me 23 qershor do jete serish i sigurt por kesaj radhe jo me nga badigardet e jeleku por nga policet e dhoma e burgut pasi aty e ka vendin.
Ehh sa te thella jan kto pun!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html
Historia e këtij të krisuri nis dhe vjen gjer në ditët e sotme me duar të përgjakura. Pas ardhjes së dyshimtë nga dyert e komunizmit në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që mbante në çantë teserën e Partisë së Punës e bashkë me të dhe urdhrat e dhënë për dënim me vdekje, arrin të bëhët President.
Vrasja për familjet e Gërdecit u ribë me vendimet e njëpasnjëshme të gjykatave në disfavor të tyre e në mbështetje të Familjes. I vetmi dëshmitar që tentoi të fliste për lidhjet e të birit më këtë makineri vrastare, vdiq çuditërisht në malet e Korçës ku kish vatjur për gjah. Kjo ish një tjëtër vdekje krejt e pazakontë e e pakuptimtë, pasi vetëm një zot e di si mund të bësh aksident në një mënyrë të tillë siç i ndodhi të ndjerit Kosta Trebicka. Po flasim pra vetëm në rrafshin e tragjedive të mëdha pasi, interrnimet dhe vrasjet nga keqqeverisja janë të panumërta e gati gati si në një bilanc lufte.
Krahas masakrave të bëra në jetën në jetën e popullit të tij, ai smundi të rrinte as pa u vetëpasuruar po në kurriz të popullit. Populli nga ai është përdorur vetëm si instrument prej nga ku mund të pasurohej e pasurohej jo vetëm ai por dhe vetë familja e tij biologjike e ajo politike. Kjo duket qartë në çdo shitje të pasurive kombtare, në çdo marrveshje për shitje pasurish ku, klientët e tij merrnin githçka me konkurencë zero. Që nga tederat më të thjeshtë e gjer tek ata më të kamurit, sekserët dhe klientët e tij bënin kërdinë. Rastet janë që nga Alb Petrol e gjer tek minierat e vdekjes ne Bulqizë.
Ishte po Sali Berisha që bëri paktin e detit me Greqinë, e që për fat të mirë falë jë opozite të fortë e ndërgjegjes juridike, u arrit që për momentin kjo mesele e gatuar nga i lajthituri, të pushohej. Se çbën poshtë tavolinës, akoma s’dihet. Janë të panumërta denoncimt që bëhën nga opozita për afera të tjera stratosferike, për miliarda euro të dala nga vendi në llogari të Familjes Berisha por, siç di të bëjë një dictator në largim, ai vijon me gjuhën e presioneve. Vendos gjoba pse thuhet e vërteta, vret pse kërkohet e drejta.
Mosha dhe mania që ka për sigurinë, janë dy ide fikse të hershme të Sali Berishës. Kush mban mend vitet ’90, kur ai ishte president, nuk mund të mos kujtojë karvanët arrogante të makinave që çanin me shpejtësi bulevardin kryesor të Tiranës, teksa shoqëronin kreun e shtetit, duke ngritur një re pluhuri prapa, se qe atheer ka qene vrases ndaj
diktatori nuk di te ndal me korrupson dhe afera korruptive, ai eshte i mbuluar ngado nga eskorta dhe 200 civil , ai ka frike ate mund ta vras kushdo pervecse ndergjegja e tij e semur qe punon vec per keq
komunisti i fundit i mbetur ne shqiperi do te largohet nga pushteti me te mire apo me te keq sepse po e shkaterron dita dites vendin. ka vrare ka prere ka vjedhur e ka djegur te gjithe Shqiperine prandaj te gjithe duhet te votojne kunder saliut ne 23qershor
dy gishtat saliu i mban vetem per tu hequr si demokrat por thelle ne zemer atij i vlon gjaku i komunistit sepse me ate fryme eshte rritur nuk te beson me njeri sali komunisti ke marre fund dhe kte do ta tregojne zgjedhjet se sa pak mbeshtetje ke per te pasur dhe atehere do te duhet te dyfishosh edhe antiplumbat
vini re vini re saliu ne panik, ka frike del me antiplumb, me qen anti-ekspozliv, tmeer ti po ofendon qytetater, ikja jote me 23 qershor nga jeta politike eshte e pashmangshme kshu ndodh kur veteqeverise per vete salii
e miree mire sali hesapi mo e gjithë zona kontrollohet në mënyrë të imtësishme, ndërkohë që në godinat rreth tribunës vendosen snajperë gjate nje fushate kete gje e ben vec nje mafioz e diktatore
Antiplumbi ne kete vend eshte bere simbol i frikes se qytetareve shqiptare ndaj krimit i cili ka gjetur nje fushe me lule gjate ketyre 8 viteve. Eshte simbol i padepertueshmerise te ketij regjimi te mbyllur dhe te degjeneruar. Simbol i mungeses se demokracise.
Kjo nuk eshte per te qeshur por eshte nje realitet i hidhur qe na ka mbetur ta kalojme me nje batut . Eshte mese e vertet qe Berisha del ashtu perse , per cfare arsye nga kush ruhet ??? Turp ti vije ka bere aq shume te keqija saqe nuk ka me as lirine me te vogel per te ikur lirshem si gjith njerezit . Keshtu ndodh kur nuk mendon per popullin por mendon ku ta groposesh popullin dhe pasurosh familjen tende turp zoteri turp per ju . Rilindja do te eci dhe do te na coi perpara.
nuk eshte cudi qe pas nje kohe te gjate lutje, duke qene dhe ne prag zgjedhjesh, berisha shfaqet ne dy emisionet televizive me te ndjekur pe rmomentin,
Cuditerisht Berisha shfaqet me bluze me menge te shkurtra, dhe nuk do shum mend, te vesh ne dyshim faktin se si mund te dilte me antiplumb dhe me bluze me meng te shkurtra,
I cuditshem po ashtu eshte fakti qe berisha ne mitigjet qe ben, del me kemishe me menge te gjata temberthyer deri ne fyt, i veshur me jelek te zi, bie ne kontrast me temperaturat e larta ne kete prag vere,
E pare me sy kritik: berisha shoqerohet nga minimumi 200 bodiguard, dhe me snaipera ne cdo vend per arsye sigurie,
ne asnje vend te botes nuk ndodh te meren kaq shume masa te rrepta sigurie, kur zhvillohet nje takim miqesor me populli, Nga cfare trembet Saliu ?!! kjo eshte pyetja
Edhe anti-plumbi qe mban ne trup por edhe keqqperdorimi i parave te shtetit per fushate(duke qene se ka gjithcka ne dore dhe askush nuk e kontrollon) jane dy elemente te cilat e kane shoqeruar Saliun,te pakten per 13 vite qe ka qene ne pushtet.Pas 23 qershorit Saliu nuk do e kete me kete shans,te keqperdore duke u vetmbrojtur.
Gjyshi me antiplumb me 23 qershor do te clirohet nga frika dhe paranoja e tij sepse Rilindja do ta dergoje me pushim ne shpi.
Ai antiplumb po e rendon aq shume saqe nuk di se cfare thote dhe cfare ben.
Gjyshi me antiplum ska m fare cfare ti japi politikes Shqipetare ndaj dhe eshte me i nderuar te heqe dore nga vjedhja e votes dhe te pakten pas 8 vjetesh te dale njeerei nderuar ne jeten e tij.
Vjen Sali Berisha ne lagjen tone. Nga u mor vesh do thoni ju. E njejta skene si kudo. Naten perpara dhjetra makina Policie. Gardiste me qen qe nuhasin kazanet e plehrava (mos e hedhin ne ere kafshen). Karoatreca qe levizin makinat e dyshimta. Lloj-lloj fytyra shikas-shish civile qe nuk i shikoje me pare.
Nje njeri qe ruhet ne kete menyre ka probleme te renda mendore, edhe sikur realisht te kete mare kercenime.
Shqipetare! Me 23 Qershor ta zhveshim nga mburoja qe i jep vetes me parate tona. Pas 23 Qershorit eshte i lire te zgjedhe te ruhet nga te gjitha Policite Private te Shqiperise qe vete ka licensuar me qindra
Berisha eshte i lodhur nga pushteti dhe gjithe te keqijat qe ka bere. I di ai vete bemat e tij. Ndaj e percepton kudo rrezikun sepse dhe logjika e tij vete ia do qe te mendoj se ky populli nuk e do me, e madje se i duan edhe te keqen. Po te mos ishte 23 qershori afer, dhe largimi i Berishes iminent, ndoshta do te ndodhte vertet.
Shteti per Saliun nuk ka asnje vlere perpara partise se tij. Cdo gje eshte ne sherbim te partise. Cdo gje e shtetit eshte per te pasuruar me shume familjen e tij.
Jetojme ne nje vend ku mbizoteron partia shtet si ne kohe e komunizmit ku partia ishte gjithecka dhe sot eshte e njejta gje. Ne cdo hallke te shtetit ka depertuar partia. Ne qofte se nuk ke lidhje me partine nuk arrin qe te gjesh nje pune ne administrate sado i afte te jesh.
Per kete duhet te votojme me 23 qershor per te zhdukur kete sistem parti shtet.
Zgjidhja e vetme do të ishte:Votë kundër tij,në 23 qershor…Dhe e heq vetë antiplumbin shteti atëherë…Berisha duhet ta mbajë,sepse ka shumë hasmëri…..dhe ka shumë gjynahe në kurrizin e kërrusur…Nga vota e 23 qershorit…veçse:nuk e mbron dot antiplumbi i tij….!
I modh fl
Ma kujtove estraden e Fierit:
Kontrolli qe do bej eshte I befasishem ….. ?
Skender te falenderoj!
Ju i beni nder Nenes Shqiperi dhe atdheut tone te dashur. Ju jeni pene e arte dhe nje intelektual realist i talentuar. Une i perkulem me respekt perkushtimit tuaj per causen e drejte dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te shqiptareve.
Me respekt
Skela