Të gjithë e mbajnë mend gjyqin farsë kundër Nexhmije Hoxhës së cilës iu drejtuen disa akt-akuza qesharake; e kujtojmë pak a shumë të gjithë sesi Gjykata e Faktit shpalli vendimin me 27 janar 1993 tue e dënue atë për përvetsim të pasunisë shtetnore në shumën 32.296 lekë, apo 129 herë ma pak sesa e kishte nxjerrë Kontrolli i Shtetit. Gjykatat e atëhershme nuk i gjetën asnji përgjegjsi penale “Merimangës së zezë” për pjesmarrje aktive në krime, genocid, vrasje, dëbime dhe internime masive, fajet e saja të vetme ishin disa paketa kafe, ambëlsina, pushime abuzive në vilat shtetnore, dhurata të ndryshme mikeshave të veta e gjana si këto. Qesharake ishin akuzat dhe dënimet që morën edhe krenët tjerë të regjimit ma të egër komunist në Europë dhe ndihmësat e tyne, kriminela të mirëfilltë.
Mjafton që të kesh jetue atë periudhë historike për me arritë në përfundimin se Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Hekuran Isai, Aranit Çela, Zylyftar Ramizi, Muho Asllani e shumë e shumë si ata nuk paguen asgja për fajet e randa që kishin ba.
Që këto dy dekadat e fundit kanë qenë nji tallje me shqiptarët e tregon fakti që u deshtën me kalue 16 vjet prej ramjes së komunizmit që parlamenti shqiptar të miratonte nji rezolutë të thjeshtë me të cilën dënonte parimisht krimet e komunizmit. Ndërkaq shumica e ish të përndjekunve politikë po vdisnin zemërplasun pa marrë damshpërblimet e nevojshme për me shmangë mjerimin e pashmangshëm ku janë zhytë shtresa të tana që jetojnë në kushtet e nji ekonomie të monopolizueme si ajo shqiptare.
A e kujton sot kush Grigor Zaharinë, ish të burgosunin politik të kohës së komunizmit, trupi i të cilit mbeti i braktisun kallkan në morgun e Tiranës për 16 ditë, pse kishte vdekë i vorfën e pa kurrkend në nji spital psikiatrik! Sigurisht pati ish të përndjekun të tjerë, që me zell jo të ndryshëm prej atij që ushqenin persekutuesit e tyne që i shërbenin Enver Hoxhës, u vunë në këto dy dekada në shërbim të pushtetit të sotëm tue mbërrijtë deri atje sa me e quejtë të zezën të bardhë, vetëm për me përfitue për vete dhe për të afërmit e tyne. Por nuk ishin prej këtyne Grigor Zaharia nga Çaçova e Përmetit apo vlonjati Lirak Bejko, të cilët nuk u pajtuen asnjiherë me padrejtësitë dhe talljen e këtyne 20 viteve.
Sot po flitet për nji zhdoganim të Enver Hoxhës dhe për mundësinë e rivumjes së ndonji busti apo shtatoreje të tij. Arma e busteve dhe e shtatoreve asht përdorë me sukses në këto vite, shumicën e tyne koha ka me i zhdukë, për faktin e thjeshtë se janë krejt kot dhe do të shërbejnë nesër vetëm për me tregue papërgjegjësinë dhe nivelin e demagogjisë së klasës së sotme politike.
Nga ana tjetër Enver Hoxha nuk ka nevojë me u kthye apo me u rehabilitue me buste e shtatore, pse ai nuk ka dalë asnjiherë prej skenës politike. Kemi ndjekë me neveri në këto vite intervistat apologjetike që ka dhanë Nexhmije Hoxha deri në ditët e fundit të jetës së saj. Kemi vërejt pasqyrimin e gjanë që i ka dhanë media shqiptare kujtimeve të hierarkëve të regjimit komunist. Edhe pse tue qenë kambë e krye falsifikime të qarta të fakteve, ato kujtime janë pritë prej gazetarëve dhe prej nji pjese të publikut me nji sentimentalizëm të sëmurë si të ishin të vërteta hyjnore. Kriminelat që dje vrisnin, sot mëtojnë me shkrue historinë e Shqipnisë. Përulja psikologjike e politikanëve të sotëm ka shkue deri atje sa me i ndejt afër dhe me i kërkue këshilla këtyne monstrave të djeshme.
Ata që sot flasin për rrezikun e nji rehabilitimi të enverizmit na kanë servir aq shumë farsa në këto vite sa që do t’ishte mirë ta mbyllnin gojën. Kujtojmë këtu zbulimin e asaj vorrezës së kohës së diktaturës rranzë malit të Dajtit, e cila u harrue pa kalue as edhe nji muej, apo komisionin parlamentar për hetimin e masakrës së Tivarit. A kanë emna të pushkatuemit e asaj vorreze anonime, a prehen në nji vend ma të përshtatshëm? Po kriminelat e masakrës së Tivarit a u evidentuen, çfarë të reje solli iniciativa parlamentare në lidhje me përgjegjsitë e shtetit të atëhershëm shqiptar në atë masakër? Asnji gja.
Tingllon disi qesharak sot shqetsimi për nji rehabilitim të enverizmit në nji kohë që enverizmi si metodë dhe si botëkuptim nuk asht stigmatizue asnjiherë realisht, mbasi vetë sistemi ynë nuk asht dekomunistizue asnjiherë. Gjermanët ndërmorën mbas Luftës II botnore denazifikimin e shoqnisë dhe kjo gja i lejoi me ndërtue nji shoqni me të vërtetë demokratike. Në ketë proces luejtën nji rol të madh intelektualët, vlen këtu me përmend filozofin Karl Jaspers, shkrimtarin Thomas Mann etj. Tek ne nji gja e tillë nuk ka ndodhë, madje ndonji intelektual që edhe tash vonë ka ba mea culpa asht sulmue pa mëshirë prej falangave me mendësi enveriste që militojnë në të gjitha oborret e politikës shqiptare.
Tek ne asht preferue harresa dhe asht ushqye iluzioni i “shikimit përpara”, por mjerisht përpara nesh, nji hap apo edhe nji gjysëm hapi ecnin si shauretën po ata që qenë shkaktarët dhe bashkëfajtorët e tragjedisë sonë.
Për me ba nji dekomunistizim të shoqnisë shqiptare do të ishte dashtë të paktën me kategorizue krimet dhe fajtorët, tue nda simbas randësisë: ideologët e krimit, kriminelat dhe zbatuesit e ligjeve kundër njerëzimit, kriminelat që me aktet e tyne shkonin edhe përtej vetë ligjeve të kohës, ata që përfitonin materialisht në mënyrë të padrejtë prej diktaturës, madje duhet të ishte parashikue si antikushtetuese dhe si vepër penale glorifikimin a posteriori të diktaturës komuniste. Po kush mund t’i bante këto gjana, “plaku i urtë” Godo apo Berisha me Islamin?
Problemi i enverizmit nuk qe shtatorja e tij, e cila siç dihet u vendos mbas vdekjes së diktatorit, por gjithçka që i parapriu asaj shtatoreje të shëmtueme, e ajo çka i ka parapri vendosjes së asaj shtatoreje jeton ende sot në mendësinë e shumë figurave politike që janë njikohsisht produkte dhe shkaqe të së keqes.
Pleq të rrënuem mendërisht, nostalgjikë të kohës së rinisë së tyne e cila përkon me epokën mjerane të Enver Hoxhës, gazetarë komsomolas, sharlatanë si Marko Dajti që duen Enverin dhe njikohsisht edhe legalizimin e hashashit (opium për popullin!) do të ketë gjithmonë; por enverizmi i vërtetë asht ai padukshmi dhe i kudogjindshmi, ai që shan komunizmin tue përdorë togfjalëshat e dikurshëm të “Zërit të Popullit”, ai enverizmi oportunist që lëvdon NATO-n edhe pse gjithë jetën ka vjell vner kundër Perëndimit, që i thur lavde kapitalizmit ma çnjerzor, që i shtërngon dorën Papës dhe ndërkaq grabitë votën, vret në mes të bulevardit, djeg, dhunon, rrenë, mashtron dhe shkatrron shpresat e nji populli mbarë.
sepse sali berisha nuk do qe t endodhi sepse perndryshe iken nga politika si komunisti i fundit qe ka ngelur ne kete vend! me metodat e tij ai eshte qartesisht komunist!
O zoteri, jeni ne metro ju???? Po si mund te rrezoje Saliu mesuesin e tij, enverin, ai ka qene ne shkollen e partise se shokut enver, eshte deleguar nga vete dora e Ramiz Alise qe te merrte zoterimin e PD. Nuk mundet saliu te rrezoje enverizmin, bile bile, ai e ka kopjuar duke krijuar berishizmin e sotshem.
po keto pinjollet e rames,cfare jane ????’
Sot jemi me keq se ne regjimin e xhaxhit. Atehere me tollona por kishin te gjithe per te ngrene, nuk kishte njeri te pastrehe, njerezit nuk kishin frike te dilnin rrugeve sepse kishte rend e siguri. Qyteti ishte i paster, nuk kishte baterdi ndertimesh pa leje ngado.
po si intereson saliut te beje ndonje gje te tille kur ne te vertet ai eshte komunisti i fundit i mbetur ne vend, njeriu qe merret me biografi familjare, qe mban afer vetem servilat dhe jo njerezit qe e meritojne. kjo eshte kasta qe sundon sot shqiperine, keta jane neobllokmenet e rinj!
Ke pershkruar kaq bukur nje regjim te shkuar por qe fatkeqeisht i ka lene pjellat e tij pas. Ai qe shan komunizmin eshte komunisti me i madhe dhe e di nje shqiperi e tere qe Berisha dhe delet e tij kane kete term ne maje te gjuhes sa here e gjejn veten ne munges argumentash, gje qe ndodh me shpesh sec duhet.
ja pra tani do dali saliu dhe do shaj kedo mundet is komunist po vallaj me shume metoda komuniste perjotava gjate kohes se pd-s sesa gjate kohes se nanos e metes! nje turp e faqe zeze, detyron njerezit te marrin pjese ne mitingje si me qene ne komunizem!
ky diktatori qe ne kemi eshte siguruar qe te ndjeke gjurmet e atij, idhullit te vet, ende i sherben me devotshmeri. Ka krijuar nje diktature saliniste, askush s’mund t’i dale kunder, nese ndodh ai e asgjeson menjehere, ay vret, dhunon, te ve gjoba.
Duhet t’i japim fund regjimit te saliut i cili ka 8 vite qe po na mbyt.
nuk ekziston qofte edhe nje mundesi e vetme per crrenjosjen e enverizmin ne kohen kur kemi ne politike qe prej 22 vitesh nje personazh krye keput komunist
sali berisha eshte pjelle e komunizmit dhe si i tille perben rrezik real per demokracine ne vend.sot ne vitin 2013 ne hyjme ne zgjedhje me te njejten force si ne vitin 92 dhe na duhet te bejme perseri zgjedhjen midis diktatures dhe demokracise
prandajj ekziston nevoja e madhe e pjesemarrjes masive ne zgjedhje per te votuar nr 29,kjo eshte rruga e vetme,menyra e vetme per ta shpetuar shqiperine nga regjimi berishian
Sepse Sali berisha eshte Enverist, e mban edhe sot e kesaj dite fotografine e tij ne portofol prandaj nuk mundemi ta heqim akoma deri ne momentin qe nuk do largojme berishen nga pushteti, gje qe duhet te ndodhe me cdo kusht ne 23 qershor!
ne mund te flasim a priori per regjimin komunist dhe diktatures qe vendosi Enver Hoxha, prinderit tane jane deshmitaret e asaj kohe, te cilen e kujtojne me shume “”nostalgji””
dhe sot ne a posteriori po perjetojme ne formen me te shemtuar diktaturen qe Sali berishes,
i cili eshte nje kopje e keqe e Enver hoxhes,
Ndryshimi qendron se sot kemi nje diktature te moderuar me doza anarkie, qe fshihet pas idealeve te DEMOKRACISE,
me mendimin se askush nuk mund te jete mbi ta dhe kush perpiqet te dale kundra del jasht loje ,me nje levizje,.. ku nuk pyetet per jetet e njerezve po luhen lojra te pista duke na shtypur si miza
saliu eshte ultrakomunisti i fundit, ose me sakte njeri mga komunistet
sepse valen e semundjes se tij e ka perhapur te perkrahesit e tij, qe
dashur pa dashur luajne lojen e piset, sipas rregullave qe vendos sala..
por nje tjeter ndryshim qendon ne faktin se enverit ju ngrit busti, ndersa saliu ja ngriti Azemit, kshu qe saliu do mbahet mend thjesh si nje figure negative e erret e epolitikes shqiptare….
keshtu nuk mbaron historia,
Ne kemi ende komunsite ne pushtet por ata nuk duan ta pranojne nje fakt te tille..Komunistin e fundit dhe me te rrezikshmin do ta rrezojme me voten tone masive me 23 Qershor.
Si gjithmone, i thelle dhe impresionues ne analiza Z. Ndreca.
Artikujt u tu i lexoj me kureshtjen me te madhe mbi te gjithe ata qe shkruajne ne media. Artikulli eshte brilant, pavaresisht se kesaj radhe i ke rene ca me gjate se i bie zakonisht (mua me pelqen shume me teper ne versionin konciz).
bravo miku im i ke thene te tera, kur te realizohen te gjitha keto atehere ky vend do te filloje te marre fryme
sali berisha, ky plehre e pashembullt komuniste po mbledh rreth vetes te gjithe sojin e tij duke filluar nga xhuveli e kaqi, tritan shehui e majlinda bregu, jozefina topallin, e njohur si dizenjatorja ne sherbimet informative! mos harrojme rusmailin e te gjithe keta plehrat e ketij lloji.
artikulli esht i nivelit mesatar me gjera qe jan then e sterthen! po nuk e kuptoj pse artikulli esht i botuar ne dialektin shkodran. gjuha letrare shqipe duhet te jet e vetmja gjuhe e shkruar!
Pse eshte shkruar ne dialektin gege? E kane nga kompleksi i inferioritetit.
@psiqoloqja
Po ku je o Freud-i i shkolles me korrespondence? Geggnishtja e ka te pakten nji histori te shkrueme prej shek. XVII deri ne midis te shekullit XX, kurse e ashtuthirruna “standart” ende nuk e ka kape 40-vjetorin. Kush asht “inferior”, gegnishtja e natyrshme edhe e gjalle mbas 30 vjetesh lufte shfarosese ndaj saj, apo nji skelet steril e i pangjyre si puna e “standartit”? Hahahahahahahahah.
Ik mor malok i trashe,me ate gjuhe qe duam perkethys te te marim vesh,se per te te kuptuar,aha….kodra mbas bregut,fjale boshe,llogje ku bashkohen niveli i ulet me idjotllekun,injoranca me friken,etj.Laj ore gojen kur te zesh me goje te pa vdekshmin ENVER.Shkruan se sot vrasin ne mes te bulevardit,vjedhin voten etj.Por ske bythe te thuash qe ky vrases ,hajdut,kriminel,qe ka mbjell frik e teror ka vetem nje emer SALI KRIMINELI.
pak jane sot, intelektuale si Ndreca, qe shkruajne te verteta dhe analizojne kete realitet neokomunist…
o ardian me e plote tema do te ishte pse nuk hapen dosjet,se mire e majta trashegimtare e PPSH, po demokratikja e me gjere nga cfare kulisash perbehet sipas dosjeve ,pastaj me thene te verteten vetem komuniste ska patur ne shqiperi por klane mafioze e diktatoriale ordinere
Ky artikull ngre disa pyetje qe me te drejte kerkojne pergjigje nga klasa politike dhe jo vetem prandaj nuk do merrem fare me to, por ia vlen te rikujtohet se pinjollet e komunizmit u fshehen per 23 vjet pas disa te ashtuquajturave ligje te “lustracionit” te cilat sherbyen vetem per te lustruar me boje blu fytyrat komuniste. .Ne nuk u distancuam kurre realisht nga krimet komuniste megjithese vendin ne histori komunizmit nuk mund t’ia fshije njeri pasi jane gati 50 vjet te historise sone qe nuk mund te shumezohen me zero ne nje sekonde, por te pakten politika duhet te ishte “dekomustizuar”. Eshte alarmante te kesh gjysmen e parlamentit te mbushur me komuniste te vertete qe kane patur teser te PPSH.
Pika e dyte…pa dashur te ofendoj autorin apo botuesin, me sa di une standardi i sotem i gjuhes shqipe eshte toskerishtja, dhe pavaresisht debateve dhe diskutimeve mbi kete pike, nuk mendoj qe eshte normale te shkruhet ne nje gjuhe apo dialekt tjeter deri ne momentin kur standardi nuk ndryshon. Gegerishtja eshte nje dialekt qe une besoj ne te ardhmen do te jete baza e shqipes zyrtare por ajo dite nuk ka arritur akoma prandaj besoj qe dhe TEMA duhet te “vuaje” duke shkruar ne shqipen zyrtare.
Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !
Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..
plehrat ish spiune me kapele republike i thone pedagogut “malok i trashe”
Nese situata mbetet e njejte ose keqesohet (varferi, korrupsion, vjedhje, jete e pasigurte…), ndoshta do te vije nje dite kur nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve do te shprehnin haptazi nortagjine, qendrim pozitive per anet pozitive te systemit socialist/komunist.
Patjeter qe ti Ndrec je UDB-ash.Njehere me mjeker trecerekshe e njehere me provokime te tilla,mos nderhyni ne punet e brendeshme te Shqiperise.Enver Hoxha eshte fati i Shqiperise dhe shqiptareve.Atij kemi per tju referuar ne momente te veshtira.Por ti duhet te jesh ndonje prejardhje tradhetaresh.Enveri dhe asnje njeri tjeter nuk mund te rezohet me dekret.Se ngre probleme te tilla nuk do te thote qe je gazetar i mire por je nje ileqar dhe Enveri kishte per ta prere me te drejte koken.
Enverizmi nuk asht delegjitimue asnjiherë në Shqipni sepse nuk ka zog kurvet qe te hedhe poshte legjenden e tij.
Qe nga ngritja djallezore e monumentit te tij nga Ramizi me Nexhmijen ne 1987 dhe hedhja e atij busti ne 1991 nga turmat tribale te komanduara nga nje ane sigurimi i shtetit dhe nga ana tjeter sherbimet sekrete serbe dhe greke me teper ja rrisin lavdine atij zeusi.
Shqiptaret duhet te dallojne doktrinen e gabuar te tij nga arritjet e medha ne gjithe fushat e jetes edhe pse ne nje embargo te eger 50 vjecare.
Figuren e tij mund ta zbehin ca hiena qe jane mesuar te ushqehen me kocka te vdekurish.
Eshte e vertete qe ne sistemin e tij u “luftua” individi por ai ndertoi nje shtet dinjitoz ne nivelin e izraelit qe i qinte nenen me serb dhe grek bashke se rruante trapin as per rusin as per amerikanin.
Ardjon Nreca eshte pinjolli i Bandave te “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra raste.
Ambasadorizmi dhe salizmi eshte nje miljon here me i keq se enverizmi
Ndreca,te rekomandoj te lexosh me laps ne dore Enver Hoxhen nqs do qe te behesh nje shqiptar i mire,nje shok e prind i mire,nje patriot e gazetar i mire qe t’i sherbesh ecjes perpara te ketij vendi!Rruga tjeter eshte shoku Tito,Sali Berisha e Genc Pollo!
Shpesh here ka ndodhur qe disa te ashtuquajtur shqiptare me gjak te helmatisur i kane mallkuar heronjte e popullit, i kane nxjerre eshtrat nga varri, i kane fryre me gjithe bulshite trombones se tyre prej llamarine te ndryshkur duke shpifur edhe gjera qe nuk i merr dot ne imagjinaten e vet nje mendje normale, por…. cfare ka treguar historia? Heronjte ngulen thelle ne ndergjegjen e popullit te vet dhe kthehen ne lengjenda dhe legjendat kane vetine e te ndricuarit edhe nga fundi i dheut ku i gropos laspureku i nates se zeze neokoloniale.
Je komplet i humbur more njeri qe te duket vetja se ke gelltitur “gurin filozofal” te diturise.
Ndreca, o njeri i mire, mos prit me kot te shkulesh Enver Hoxhen nga zemrat e shqiptareve autoktone!
Z. Ndreca ti me pelqeve me nje shkrim qe kishe bere por tani me kete ja ke futur kot .Te gjitha institucionet ne kohen e Hoxhes veprimet i kane bere konform ligjit ,gjyqet ,debimet, internimet ,denimet politike kane qene te parashikuara ne ligj dhe ligji zbatohesh me perpikmeri.nje shembull , ne qoftese une kam bere nje krim , nje te tille ke bere dhe ti ,une denohesha nje vit kurse ti tre, pse ? Vepra kishte rrethnat lehtesuese dhe renduese ,une isha familje me biografi te mire dhe nuk kisha bere me pare veper penale ,kurse ti me biografi te keqe, ishe denuar dhe nje here me pare per vjedhje te pasurise socialiste .Ligjii eshte ligj ne cdo epoke dhe ne cdo sistem, keq te zbatohet ligji ju keq te mos zbatohet ,ligjin zhvelreson koha .
VOTONI FRD-ke
*****************************
FRD-ke ESHTE SHPRESE DHE SHPETIM PER GJITHE SHQIPTARET,NRYSHE DO JETOJME SI SKLLEVER SATE KEMI JETE.
SHQPTARE BOLL U MASHTRUAT.
PROFESOR ,ju jeni nga ata qe duhet te shkruani perdite !
BRILANT …si gjithmone .
z. Ndreca duhet t’i falesh disa nga personat qe kane komentuar me lart shkrimin tuaj. Ju garantoj une qe aq kuptojne dhe aq bagazh intelektual disponojne!
O Zoti Ardian kurre nuk ka per t’u ilegjitimuar Enveri persa kohe Shqiperia eshte bere nje katraure,ku hyjne
derrat e dosat,ku ne Shqiperi sundon kaosi,mungesa totale e ligjit, ku njerezit vriten ne mes te rruges e ne
mes te dites, ku krimi eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, ku shteti eshte kapur nga horrat e banditet me ne
krye kriminelin e Vicidolit, ku.kemi te bejme me nje shtet policesk ,idem me ate Kadafit, Hyesinit, Kim jongu-t
Kjo eshte fytyra e vertete e shtetit shqiptar aktualisht . Persa kohe kjo plage e shoqerise shqiptare nuk shero-
het, Enver Hoxha nuk do te deligjimohet, sepse shqiptaret prisnin dicka me te mire dhe jo kete menxyre qe
na ka servirur SPIUNI serb i Vicidolit. i cili qellimisht e shkaterroi praktikisht Shqiperine e popullin shqiptar
Ky tradhetar me damke qe nuk ka te krahasuar me asnje tradhetar pararendes,do t’i paguaj nje dite !!!.
AH MORE MALOKE KOKETRASHE PO TE LEXOSH DOKUMENTAT E CIAS DHE TE INTELIGJENT SERVISIT E CILESOJNE LUFTEN NACIONAL CLIRIMTARE HEROIKE DHE TE PASHEMBULLT, USHTRIA QE CLIROI VETVETEN DHE NDIHMOI KOSOVEN DHE ISH JUGOSLLAVINE, NDER TE TJERA SHKRUHET QE LUFTEN NACIONALCLIRIMTARE U BE DHE U NDIHMUA VETEM NGA JUGU DHE SHQIPERIA E MESME SE VERIU NUK KISHTE KAPACITET MENDOR DHE USHTARAK TE KUPTONTE DHE TE NDIHMONTE LUFTEN, PRA TI JE NJE KERME LEGALISTE ZOGISTE ME TE CILIN TERE VERIU QE I LIDHUR DHE QE KA SHITUR SHQIPERINE, TIPIK VERIOR DHE NJE VOJO KUSHI DHE VASIL SHANTO QE KISHTE SHKODRA TE DY NGA JUGU E KISHIN ORIGJINEN POR TE LIND NE SHKODER . JU DHE SOT JENI TE LIDH ME SHPELLARIN E PUSETAVE TE UJRAVE TE ZEZA SALI BERISHA. MALOKERIA JUAJ NUK KA KUFIJ QE ENDE MERRENI ME NEXHMIJEN DHE ENVER HOXHEN POR LINI SALEN NE KRYEDHE I PUTHNI PRAPANICEN ATIJ
shkurt hesapi jemi race malinje ,prandaj si shoqeri kemi mbetur ne stanjacion dhe 2099 te vije po kto probleme do te kemi