Për policin…
Shumë shekuj më parë, me lindjen e shoqërisë dhe fillformimin e saj njerëzor, njerëzia filloi të përdorte ujin, tokën, pemët, kafshët dhe gjithçka që i ofronte natyra.
Dalëngadalë fiset njerëzore, e ndjenë të nevojshme, të ruanin jetën dhe të mirat materiale.
Për këtë arsye të Parët e fiseve krijuan “POLICINË” e tyre fisnore, si embrion i policimit në komunitet.
Sot, puna e policit është “thirrja” sociale më e lartë në botë. Njerëzit të cilët e kryejnë këtë punë duhet të jenë të shkëlqyeshëm.
Ata, duhet të jenë me të arsimuarit.
Ata, duhet të jenë të diplomuar në kolegje specifike të nivelit universitar.
Kjo është ajo çka ata duhet të jenë, sipas ne, socialistëve.
Mirëpo çka janë ata sot në komunitet???
Veç, militantë politikë dhe memecë social.
Shumë shekuj drite më vonë, regjimi politik, që po ikën me këtë qershor, në zemër të Europës së qytetëruar, instaloi ne Shqipëri POLICINË FISNORE të Saliut.
Ndaj, programi ynë me kërkesat për : edukim, arsimim dhe përgatitje profesionale do t’i ofrojë Shqiperisë: Luftëtarë Shkencorë Kundër Kriminalitetit.
Për ushtarakun…
Sot ushtarakët shqiptarë, jo vetëm nuk janë respektuar nga shteti i tyre, por janë diskriminuar, janë instrumentalizuar dhe janë keqpërdorur e sulmuar nga politika.
Programi ynë qeverisës në terma të mesëm e afatgjatë ofron:
Parime dhe standarde të NATO-s, në organizimin dhe funksionimin e FA-ve dhe infrastrukturës së tyre ndihmëse e modernizuese.
Në terma afatshkurtër:
1. Zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për FA-të dhe për zgjidhjen e problemeve social-ekonomike të ushtarakëve;
2. Rikthim të Statusit të ushtarakut në kritere dhe parametra të aleancës;
3. Shfuqizim dhe përmirësim të menjëhershëm të ndryshimeve pas vitit 2004;
4. Zbatim i 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;
5. Marrëveshje dypalëshe qeveri- shoqata apo sindikata të ushtarakëve, mbi mënyrën dhe afatet e realizimit të detyrimeve, sipas akteve ligjore e nënligjore. Përfshirë këtu dhe ndërprerjen dhe rillogaritjet antiligjore në trajtimin e ushtarakëve shqiptarë.
Edhe për arsyet e mësipërme, në 23 qershor, votoni 29-ën, për të sjellë në fuqi qeverinë e Edi Ramës, që do t’i ofrojë qytetarit sigurinë e jetës dhe pronës, dhe Shqipërisë, mbrojtjen reale nga krimi i organizuar dhe aktet terroriste.
E para dhe kryesorja:Me qëndrimin që ke mbajtur pas shpalljes së listës së deputetëve të PS ke treguar vlera qytetare të admirushme.
e dyta:Shkrimi tregon esencën e problemeve që kanë përballuar ushtarakët në gjithë këto vite,por sidomos në këto 8 vitet e fundit.Ushtarakët sorollaten deri në poshtërim ,çdo ditë nëpër gjykata ,nëpër proçese pa fund dhe kohëzgjatje gjyqësore mbi një vit e më shumë.
Në 8 vitet e qeverisjes së PD por edhe në rastet e tjera të qeverisjes së tyre ushtarakët janë trajtuar më keq se çdo shtresë tjetër.
Zotimi juaj na jep shpresë se ky kalvar i vuajtjeve,poshtërimit dhe vuajtjeve jo vetëm financiare por edhe morale dhe psikologjike të ushtarakëve të marr fund njiherë e përgjithmon.Për tu mburrur sala thotë jemi antarë të NATOS-s ,por pa standartet e saj.Prandaj vota jonë është për ju.
Natyrisht qe pjesa me e madhe e ushtarakeve jane te majte dhe por dhe me probleme te medhaja sociale Ndersa e djathta i ka perbuzur dhe nuk i ka trajtuar mire Sot ne MM pjesa ushtarake perdoret vetem per pune ndersa pjesa civile qe ka edhe shumicen me drejtori pas drejtorie qe jane shtuar dhe qe marrin rroga shume te mira dhe qe komandojne dhe perfitojne nga pronat dhe te ardhurat e ushtrise Vetem Drejtoria e madhe e SHQUP ka nje personel sa Ministria e kultures.
Pensionet e ushtarakeve jane ne nivel te ulet dhe nuk eshte zbatuar statusi qe ata kane dhe vendimi i gjykates kushtetuese
shpresoj qe ju te vini ne vend dinjitetin e tyre se kane ngelur per faqe te zeze logjistika eshte per te qare hallin eshte turp qe jemi ushtri e NATO-s
Z Isaraj . Do jem i gezuar po ta lexoni kete shkrim. Ju jeni me intelegjence te shkurter per sa i perket njohurive ushtarake. Duhet ta dini se policia eshte nje strukture jo ushtarake dhe ka nje status te policise por jo te strukturave te armatosura.Strukturat e armatosuara, FA, jane te percaktuara me Kushtetute. Ato kane statusin e ushtarakut. Juve ju pelqen te flisni vetem per policine, pasi ne Shqiperi kam mendimin se edhe ju do te ndertoni si Enveri, Fatosi e Sala shtet policor, me njerez injorante, pa shkolle, me nepotizem krahinor. Kaq eshte kapaciteti juaj. Ju nuk e njifni ushtrine, detyren e saj dhe te drejtat e tyre. Ishit 8 vjet ne pushtet dhe me ne krye “te madhin” Majko, se bashku me Kuqon e tij, na shkelet me kembe, gjithnje duke na ngateruar me policine, qe na ka terhequr zvare.Keshtu, personalisht, uen dhe disa shoke te mij si ish ushtarake pavaresisht se votojme progresin, nuk shpresoj se ju te ndertoni shtet me keto koncepte qe keni.
Per zotin Musarai,por me shume per zotin RAMA!!!
Per 23 vjet me radhe ne PS nuk ka patur keshilltare,deputete dhe njerez te afte per te trajtuar si e sa duhet PROBLEMET EKONOMIKE E SOCIALE TE ISH USHTASRAKEVE!!!
Edhe ju,por me teper zoti Rama,kur flisni per ushtaraket,merreni me shume me POLICINE ,duke “harruar”,se ish ushtaraket e USHTRISE,perbenin 95% te FORCAVE TE ARMATOSURA!!!
Ne se ne polici kane qene rekrutuar dhe rekrutohen edhe sot shumica njerez pa shkolle ushtarake,por vetem me uniforme(dordolec hesapi),ne FORCAT E ARMATOSURA kane sherbyer OFICERE ME INTEGRITET TE LARTE MORAL,PROFESIONAL,duke kaluar neper te gjitha FILTRAT E DUHUR TE PERGATITJES USHTARAKE,QE NGA SHKOLLA E MESME USHTARAKE “SKENDERBEJ”,SHKOLLA E BASHKUAR E OFICEREVE DHE NE FUND AKADEMIA USHTARAKE E SHTABIT TE PERGJITHSHEM!!!
Kemi vene re se per 23 vjet me radhe,me problemet e ushtrise,te ish ushtarakeve etj,ne PS jane marre njerez per te zgjidhur INTERESAT PERSONALE,SERVILE E PA NIVELIN E DUHUR PROFESIONAL,gje qe ka bere,qe te mos ngrejne ASNJE SHQETESIM PER NE!!!
SHKURT:KANE QENE KUKULLA,QE I KANE SHERBYER KARRIGES!!!
Si rrjedhoje edhe bashkepunimi me SHOQATAT FANTAZEM E USHTARAKEVE kane qene ne nivelin me POSHTERUES TE MUNDSHEM,aq sa nuk kane arritur te bejne gje!!!
Ju,zoti Musaraji,thoni me siper(citoj):
-Programi ynë qeverisës në terma të mesëm e afatgjatë ofron:
-“Parime dhe standarde të NATO-s, në organizimin dhe funksionimin e FA-ve dhe infrastrukturës së tyre ndihmëse e modernizuese!!
Besoj se AS VETE NUK E KUPONI SE PER CFARE BEHET FJALE NE KETO RRESHTA!!!
Me poshte thoni(citoj):
-Në terma afatshkurtër:
1. Zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për FA-të dhe për zgjidhjen e problemeve social-ekonomike të ushtarakëve;
2. Rikthim të Statusit të ushtarakut në kritere dhe parametra të aleancës;
A mund te ma perktheni ne shqip se cfare do te thote tog-fjaleshi : “terma afatshkurter”??
KULMI I TALLJES ME NE ISH USHTARAKET ose INJORANCES TUAJ:
Cfare doni te thoni ju me “zbatim te Kushtetutes dhe te legjislacionit ne fuqi”???,kur eshte bere nje KATRAHURE KRIMINALE,ndaj ne po sorollatemi per 23 vjet neper gjykata e nuk po zgjidhim gje???
Cfare STATUSI do te riktheni ju ne parametrat e aleances,kur kjo ALEANCE NUK KA CARE KOKEN PER NE NE ASNJE RAST dhe per me teper STATUSI I USHTARAKUT nuk ka qene asnjehere ne keto parametra PRALLORE????
Ish ushtaraket kane HALLE TE MEDHA KONKRETE,zoti MUSARAJ,por ju nuk ftoni njerez,qe mund t’i trajtojne REALISHT,ME BURRERI DHE SAKTESISHT KETO HALLE,POR KENAQENI ME MBUSHJEN E SALLAVE ME NJEREZ,KU MEDIAT TE RREGJISTROJNE NDONJE TAKIM EDHE ME ISH USHTARAKET!!!
Une,qe po ju replikoj jan antar i PS-se dhe kam dashur te ngre problemet e ish ushtarakeve ne organizate,por te deleguarit tuaj vijne atje vetem per t’u dukur se sa te zote jane!!!
Sa per dijeni:
-JAM USHTARAKU I PARE,QE KAM DENONCUAR KLIKEN E BERISHES PER SHKATERRIMIN E USHTRISE NE GAZETEN “ZERI I POPULLIT”,qe ne 10 KORRIK 1992 ne shkrimin me titull:
“KU PO E CONI USHTRINE ,ZOTI PRESIDENT”!!!
-NDAJ SOT KAM TE DREJTE MORALE,NJEREZORE DHE PROFESIONALE,QE T’U TERHEQ “VESHIN”:
-“MERRUNI SERIOZISHT ME ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE EKONOMIKE E SOCIALE TE ISH USHTARAKEVE”!!!