Manovrat e pabesueshme të Kurtit!

17 Qershor 2013, 19:50Blog TEMA

Nga Arbana F. Xharra

 

Shpeshherë kritikët e pushtetit aktual pyetën nga lexuesit nëse – eventualisht – janë përkrahës të lëvizjes “Vetëvendosje”, sidomos atëherë kur edhe mediet përkrahin nismat e kësaj lëvizje. Dy vjet më parë, në protestën e organizuar nga “Vetëvendosje” (kundër hajnisë), jo vetëm unë kam marr djalin  tim për dorë (atëbotë pesëvjeçar) për t’ju bashkangjitur kësaj kauze, për të kundërshtuar keqpërdorimet dhe degradimin e vlerave, për të kërkuar mbrojtjen e resursve të vendit dhe për të luftuar për një ardhmëri më të mirë, sidomos të  fëmijëve tanë.

Secila nismë e çdo partie, rrjedhimisht edhe e Vetëvendosjes, e cila synon përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e shtetit do të gjejë mbështetjen edhe të medieve. Kemi përkrahur fushatën për promovimin e produkteve vendore, bashkë me kemi kundërshtuar ashpër privatizimin jotransparent dhe shitjen skandaloze të ndërmarrjeve publike.

Gjithmonë duke besuar në shumë anëtarët të kësaj lëvizje, dhe qëllimet e tyre si zëri më kritik i cili ka dalur kundër politikave të cilat kanë shkatërruar në vazhdimësi Kosovën. Atëherë kur jemi përballur me shkelje, keqpërdorim, ka pasur një zë në Kuvendin e Kosovës për të thënë “Jo!”.

Në një ambient politik, ku secili bënë përllogaritë e veta sesi t’i afrohet pushtetit më shpejtë, me një opozitë që nuk vlen as të quhet e tillë, “Vetëvendosja” shpeshherë e vetme ka qëndruar me një anë. “Rebelët” e kuvendit, kanë kundërshtuar sa herë që është prekur interesi i qytetarit. Ditë më parë, kur temë aktual u bë sërish rreziku nga rryma ekstremiste brenda islamit, të nxitura nga ligjërata e “hoxhë” Irfanit, e cila fillimisht u bë publike nëpër rrjetet sociale.

Për herë të parë nga një imam dëgjuam publikisht fyerje të ashpra në drejtim të gruas, duke u quajtur lavire, në anën tjetër Forumi i të Rinjve Musliman, doli me letër publike duke e quajtur deputeten e “Vetëvendosjes” Alma Lama refugjate dhe të gjitha femrat e Shqipërisë lavire, ata madje kërkuan largimin e saj nga Kosova.

Këto grupe kërkuan nga “Vetvendosja” që të  distancohet nga Alma Lama duke dhënë kështu një sinjal të qartë për ata që duan ta kuptojnë. Kërcënimet publike ndaj Lamës bënë që ajo të lëvizë me përcjelljen e policisë. Lama nuk ishte e vetmja që u kërcënua. Meqë interneti dhe mediet sociale ofrojnë edhe mundësi që kriminelët të fshehin identitetin, shumë “besimtarë” shfrytëzuan rastin për të kërcënuar edhe gazetarë.

Deklaratat kërcënuese vetëm sa erdhën duke u shtuar, duke u bërë kështu pjesë e debatit publik. Në të njëjtën kohë, disa besimtarë të fesë myslimane, imam të rrahur e të kërcënuar, dolën publikisht duke deklaruar se në Kosovë veprojnë elemente ekstreme fetare të kampit islam. Raste konkrete të imamëve të rrezikuar vetëm pse kishin dalur haptazi kundër wahabizmit u bënë publike me emra e mbiemra.  Të tjerë nisën të mohojnë figurat kombëtare e historike të shqiptarëve, duke thënë se Skendërbeu është hero i katolikëve dhe jo i shumicës shqiptare duke mohuar kështu historinë shqiptare.

Dhe papritmas në këtë rrëmujë ai i cili me të madhe mbron vlerat kombëtare dhe promovon bashkimin, Albin Kurti doli me një editorial me temën “Feja dhe Kombi”. Dhe mes reshtave shohim një Albin të zbutur dhe joparimorë, i cili mban balancë, flet për bashkëpunim ndërfetarë mes shqiptërave, por duke i ikur  aktualitetit. Thua se dikush e ka vënë në dyshim bashkëjetesën ndërfetare. Në gati një faqe gazetë, Albin Kurti nuk e zë njëherë të vetme në gojë faktin se deputetja e “Vetëvendosjes” është kërcënuar ashpër, nga këto grupe të cilat fyen rëndë femrat e Shqipërisë.

Ai flet për një të vërtetë për të kaluarën. Se shqiptarët përherë kanë pasur bashkëpunim ndërfetar, por në të njëjtën kohë thotë një të pavërtetë se ky bashkëpunim ndërfetar po vazhdon. Në shkrimin e tij Albin Kurti tingëllonte më shumë si një taktikues politik, i cili tenton të na bind duke u thirrur në periudhën diku ka fundi i shekullit XIX e përgjatë shekullit XX për bashkëjetesë ndërfetare, por duke mos u marr me një realitet gjithnjë e më ekstrem që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999. Ky realitet që personifikohet me fytyrat e imamëve jotolerantë po dëmton tolerancën fetare që ka ekzistuar me shekuj ndërshqiptarë.

Edhe pse kërcënimet bëhen publike, pastaj edhe rastet konkrete që kanë ndodhur që nga mbarimi i luftës e deri me tash u riaktualizuan, Albini thotë se “mediat e regjimit paskan nxjerrur videoincizmet e vjetra të klerikëve për të ndezur polemika për të larguar vëmendjen nga problemet tjera”, duke amnistuar kështu grupet të cilat po kërcënojnë haptazi qytetarët e këtij vendi e në mesin e tyre edhe përfaqësuesen e “Vetvendosjës” . Kurti ndoshta do të dëshironte që mediet të merren vetëm me Thaçin.

Kryeministri është vërtet shkaktar i shumë fatkeqësive të këtij vendi, por kjo nuk domethënë se mediet duhet të merren vetëm me të dhe të injorojnë probleme të tjera të shoqërisë, të cilat nuk janë të pakta. Një ndër këto probleme janë edhe paraqitjet provokuese e fyese të disa imamëve. Albini shfrytëzon këtë situatë në mënyrë shumë të pamoralshme dhe vetëm për poena politikë. Dhe kur lexon pasuesin e tij se “Kosova është shtet sekular ku duhet të ketë liri të religjionit e të religjioneve pa dallim…” papritmas të vjen në mendje situata kur doli në votim në parlamentin e Kosovës çështja e lejimit të mbulesës nëpër shkolla dhe “Vetëvendosja” e braktisi sallën për të  mos votuar as pro e as kundër.

Njëri nga përkrahësit e Albin Kurtit, profesori nga Tirana, Husamedin Feraj, haptazi ka dalur kundër figurës së Skënderbeut me qasjen e tij shumë të përafërt me rrymat fundamentale në Kosovë. Është e vërtet se grupi i fundamentalistëve janë edhe votues, por të bësh pakt me ta për interesa të pushtetit nuk është veprim i mençur politik.

Vetë Albin Kurti ka kritikuar ata që janë në gjendje të shkelin mbi çdo gjë për të ardhur në pushtet. Tani shohim kreun e VV-së që bën kalkulime të ulëta dhe iu vardiset ekstremistëve fetarë. Ky qëndrim shpalos dyshimin se Albin Kurti ka zgjedhur nacionalizimin e bashkimin kombëtar, pikat më të ndjeshme të cilat ndezin qytetarin, për të vetmen arsye: të vijë në pushtet. Pasi të vijë në pushtet edhe këto gjëra do të zhduken në arkën e premtimeve të kota. /Zeri/

9 komente në “Manovrat e pabesueshme të Kurtit!”

  1. katarakti says:

    Nuk jam fare dakort me konkluzionet e autores se ketij shkrimi. Ne fakt Albin Kurti ka te drejte: Nuk duhet tu jepet shume rendesi deklaratave te nje hoxhe te shkalluar. Une e lexova me kujdes shkrimin e Kurtit “Feja dhe kombi” dhe e gjeta shume te ekuilibruar dhe te mençur. Kosova ka probleme shume me te renda per ta devijuar problemin ne ndasite fetare. Kurti ka te drejte kur thote se ne si shqiptare nuk na takon te behemi me katolike se Papa. Persa i takon atij Forumit Mysliman, jane ata refugjatet e vertete ne Kosove dhe Ballkan. vVendi i tyre eshte Anadolli.

  2. Aleks Jonima says:

    Te lumte moj amazone e Kosoves, mendje e prehte e guximtare, nderime Moter.

    1. monitor says:

      Shume bukur zonja arbana ,shikojme me kenaqesi qe dikush po ngre zerin kunder hipokrizise ,edhe kreshnik spahiu nuk u degjua njehere te fliste kunder ketyre personazheve ,,,,

  3. S says:

    ARBANA shkrim i goditur me pelqen me respekt nga shqiperia….

  4. adri says:

    Gjithmone e kam ditur se ky Albini eshte nje njeri i semure mas pushteti dhe se te gjitha gjerat qe i thote jane vetem farse. Ky te gjitha taktikat i perdore vetem qe te vij ne pushtet. Derisa Kosova nuk ka qene shtet i pavarur asnjehere nuk e ka permend bashkimin me Shqiperin. Kur Kosova u be shtet i pavarur ju shpenzua karta e Kosoves shtet i pavarur dhe u kthy ka bashkimi kombetar duke tentuar permes propagandes se tij qe te na mbaj ne nje piskologji lufte dhe duke nxitur emocione te koherave te viteve 1981 – 1999. Une, si shqipetar, nuk jam kunder bashkimit mirepo jo ne rrethanat momentale dhe jo per qefin e Albinit.

    1. Flori says:

      Shkruesja e artikullit, ben mire qe para se te dale ne te tilla perfundime te lexoje me shume nga shkrimet/botimet e dy personave qe permend ne shkrimin e saj. Perfundimi qe “autorja” parashtron ketu le te kuptohet se Albini eshte kinse i lidhur me kauzen kombetare dhe si qellim fundor ka pushtetin. Per kete “autores” i mjaftoi vetem nje shkrim gazete qe nuk qe ne “lartesine” e pritshmerive te saj.

      Si dhe pozicioni i prof, Ferjat ne librin e tij “Skice e Mendimit Politik Shqiptar” qe sipas saj, eshte ne te njejten vije logjike me frymen e imameve mbi figuren e heroit kobetar Skenderbeut!!

      Patetitike Arbana!

      Te gjthe ata qe njohin Albinin nepermjet shkrimeve (dhe jo vetem) arrijne te dallojne vullnetin e tij per te permbushur misionin titanik qe ka marre mbi supe.

      Sa per pozicioni e prof Ferajt, vetem ata te cilet nuk e kane lexuar librin, arrijne ne perfundime te tilla si i “Yti”. Studiesi eshte ai i cili ben spekullime dhe ngre hipoteza, qe te te nxise te reflektosh jasht kornizave konceptuale te kohes. Por Arbana nuk kupton nje gje fare elementare. Hipotezat jane gjithnje te pafajshme…

  5. albert says:

    Nje shkrim shum i mire dhe i qellua nga gazetarja.
    Z.Kurti ne sy te shqiptareve mundohet te jete kombetare. Ai nuk ngurron dhe shume shpesh eshte kunder Evropes, kunder Amerikes. Por a e keni degjuar ndonjehere te shkruaj apo te kundershtoje kerkesen turke per ndryshim te historise? A e keni degjuar ndonje here te kundershtoje fyerjet e disa deputeteve kosovare qe i behen Skenderbeut? A e keni degjuar te shkruaje apo te flase per rrezikun qe po vjen duke u rritur nga nje fryme e prapambetur vehabiste? A e keni degjuar ndonje here te flase kunder ministrit te administrates publike z. Mahir Yagcilar, qe eshte nje turk prizreni dhe i cili gjate regjistrimit te popullsise ne Kosove ka sjellur njerez(turq) nga Turqia per t’i regjistruar si banore rezidente te Kosoves. Dhe ata turq ai i solli me para te buxhetit te Kosoves vetem e vetem qe numrin e aziatikeve ta rrise ne menyre artificiale. Jo, kurre nuk e keni degjuar te flase kunder ketyre dhe as qe do e degjoni ndonjehere. Prandaj ky z. Albini per mendimin tim eshte nje person mjaft i dyshimte.

  6. Sem Luma says:

    Artikull teper real dhe njekohesisht dhembes.
    Sic e ka permendur gazetarja Xharra, nje sjellje e tille mjegullore dhe oportuniste e Albin Kurtit ndaj veprimeve dhe fjaleve radikale islamo-fashiste (ne Kosove)nuk vetem nje rast singular. Fatkeqesisht Kurti me disa ne kryesine e VV-se ka kohe qe jane bere te shurdher dhe te verber karshi rrezikut qe paraqet islami radikal per Kosoven dhe Shqiptaret.
    Sipas kesaj menyre te gjykuari dhe vepruari, nuk do te ishte cudi qe neser te degjojme nga Kurti dhe kryesia e VV-se qe tani nuk kemi kohe te merremi me emancipimin dhe barzine gjinore, me luftimin e analfabetizmit, me mbrojtjen e kultures dhe historise kombetare nga sulmet dhe nderhyrjet erdogano-neootomane….

    Shkurt llafi: Vetevendosja po luan nje loje teper te rrezikshme ne kurriz te ardhmerise dhe dinjitetit kombetar (ne kete fushen e islamo-fashizmit mesjetar). Nese Thaci ka rrezikuar dhe demtuar ardhmerine ekonomike dhe politike te Kosoves me sjelljet e tija diletante dhe si pasoje e shantazhimeve nga nderkombetaret.. Kurti eshte duke bere nje gje te tille ne fushen e kultures, lirise dhe europianizimit te Shqiptareve.

  7. Hiq e mos keput = demokraci says:

    Futja kot!
    Imami mund te thoje ç’te doje, eshte e drejta e tij ne demokraci edhe pse ai pellet si gomar e nxjerr vetem gomarlleqe !
    Si do ti vinte Arbanes sikur dikush t’ja mohonte te drejten per te shprehur opinionin e saj ??
    Sa per Albinin personalisht s’besoj se ai eshte kaq pragmatist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje