Burime nga brenda bordit të monitorimit të medias

18 Qershor 2013, 18:00Blog TEMA

Nga Andi Kananaj

 

Pas një pune të palodhur për t’i shpjeguar komshinjve në ashensor se çfarë pune ishte kjo te bordi, kush do t’i fitonte zgjedhjet, a është apo jo plak Milo, Nard Ndoka a është si në jetën virtuale i lezetshëm, gjetëm kohë dhe për të bërë propozimet e para në kurriz të televizioneve.

Na ra në sy se reklama e postës transmetohej kaq rralle, sa kryeministri Berisha nuk e shpjegonte dot sa duhet Shqipërinë dixhitale. U shqetësuam dhe vendosëm që koha televizive t’i zbritej Bamir Topit për shkak se ai është i fundit në republikë që ka pëllumba balli që përdoren dhe me çu letra nëpër dynjo.

Ja dolëm me sukses të propozonim për rritje rroge për gazetarët e palodhur të Televizionit Shqiptar, të cilët me profesionalizëm çuan Përpara punën e nisur nga qeveria. Uragani blu ishte uragan blu vërtetë nën intonacionin e Arsenit. Po puna e tij do qe asgjë pa ndihmën e Turit të TVSH. Faleminderit Turi që pate gjithmonë telefonin e hapur për Xhepin e bordit.

Kryetarja e KQZ-së kaq entuziaste ishte sa e bëri të mundur që ti kalonte ky standard i ri edhe televizioneve private përmes një mesazhi bujar gjatë mbledhjes së analizës një javore. Pa ja bërë qefin, edhe heshtja e  Bamirit ishte një ide brilante e Turit të TVSH-së. Me të drejtë, Turi mendon se Bamiri flet më mirë kur hesht!  Zero minuta Bamiri. Tek FRD ende të surprizuar se ne këto tre javë kishte 5 minuta transmetim jashtë edicioneve informative. Ka zëra që besojnë se kjo kohë shtesë është përfituar rastësisht nga ndonjë vox pop, ku do ketë dalë në transmetim berberi i Bamirit që do ketë deklaru live votën.

Tek FRD-ja nuk e mendojnë kështu, fajin ja vënë Mirelës që çoi shkresën tek Bordi ku kërkonte minutazh tek TVSH që s’e shikon njeri e të pakësonte minutazh tek TV-të private që i sheh gjithë populli. Këtë vullnet gjenial, Topi do duhet ta marrë parasysh në hartimin e listave të ardhshme të kandidatëve për deputetë.

Nuk duhet ta mohojmë së punën më mirë ndër gjitha televizionet e ka bërë UTV-ja, e cila e ka ndarë mendjen paraprakisht që Titit i duhen së paku 1800 minuta në javë që ta shpresë mendimin. Ka zëra që kjo i vjen nga koha kur ka qenë taksist, ku pavarësisht në kishte apo jo kliente e mbante veten me muhabet. Nga kjo lindi edhe ideja se Titi flet me UFO-t dhe televizioni mori emrin UFO që të mund të fliste me Titin. I kërkojmë ndjesë gjithsesi Titit për faktin se ndryshe nga sa do donte ai, nuk theu rekordet e pritshme, pasi stafi punëtor dhe i palodhur i KKRT-së së pavarur nuk pranonte që Titi të kishte 1800 minuta ekstra si bonus për vullnetin për të folur pa ndalim. Bordi nuk e gjeti me vend që të bënte propozime për gjoba pasi një vendim i tillë mund të shkurajonte individët e tjerë të dashuruar pas fjalimeve të gjata.

Si reklamë shtetërore, përveç asaj të Postës Shqiptare, e cila nuk u vlerësua me kohë ekstra, ishte ajo e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fakti që është transmetuar pak, ka lënë të paqartë për shqiptarët nëse vërtet janë shtruar 10 mijë kilometra rrugë në një kohë kur qytetarët janë të bindur se janë 15 mijë. Kjo paqartësi e shkaktuar nga kjo reklamë duhet sqaruar me patjetër në zgjedhjet e ardhshme. Reklama kishte edhe një të metë pasi nuk sqaronte në mënyrë shteruese se sa ishte numri i tuneleve të hapura.

Reklama e mësipërme nuk ishte aq inteligjente sa ajo e firmës KURUM, e cila pasi rendiste disa prej urave, tuneleve, rrugëve kryesore në Shqipëri, ngrinte pyetjen se çfarë i bashkon këto vepra madhështore. Në mënyrë krejt paradoksale, ajo çka i bashkonte ishte çeliku dhe jo kryeministri siç të gjithë mendonin.

Gjatë diskutimeve se si do t’i referohemi ligjit që i pengonte këto reklama, e zgjidhi Xhepi, njëri prej anëtarëve të Bordit. Pasi foli me Turin e TVSH-së arriti në përfundimin që “ç’i keni mor burrë ato ligjet, ça na duhen nenet ne, pse i ngatërroni këto punë”.

Gjejmë rastin ti kërkojmë vërtet ndjesë Xhuzepes së ODIHR-it që jo vetëm që takimet ja lamë në orarin e drekës por ishte e pamundur që të gjente një karrige, një mjet luksi i cili u mungonte dhe vet anëtarëve të Bordit. KKRT-ja nuk ishte me parimin “ulu nej” por me atë “ulu në këmbë”, shenje e qartë e një armiqësie të pashpjegueshme e tendencioze ndaj kryetares së Kuvendit.

Në mënyrë të veçantë e kuptojmë se kemi vënë në siklet përfaqësuesin e NDI-së, të cilit ju mbaruan dy fletë A4 me sheëime, pa kuptuar se nga fundi po flisnim për filmat më të bukur të Hollivudit. Do t’i luteshim dashamirësisht që ai të mos e pasqyronte në raport pyetjen që i bëri Xhepit se çfarë mendon për situatën dhe përgjigjen e tij “jo, nuk kam mendim”.

Meqë nuk patëm mundësi të flisnim, dhe meqë nuk na kuptuan katër anëtarët e pavarur të mazhorancës, duam të dalim me këto propozime:

1. Të gjobitet Mero Baze sepse ekspertët e IT-së në kryeministri (të njëjtët që fshinë pamjet e vrasjeve të 21 janarit) duhet të bllokojnë përditë domain-in e gazetës Tema për të mbajtur doktorin larg lajmeve me efekt mërzitës. Ky është kthyer edhe në një problem financiar pasi përveç rrogave të IT-ve, buxhetin e kryeministrisë po e shkatërrojnë faturat e aulinës. Ato lekë shumë më mirë mund të ishin bërë rrugë dhe tunele. Në mos asnjërën prej tyre, mund ti kishin shkuar llogarive bankare të Podestas. Mero po dëmton kështu indirekt edhe popullin vlla amerikan.

2. Propozojmë që koha e Berishës të klasifikohet veç kur ai del me antiplumb dhe veç kur e heq atë.

3. Propozojmë që koha e Aldo Bumçit të mos llogaritet pasi shpesh konsiderohet si një kohë negative për Partinë Demokratike.

4. Lajme bombastike si protestat ne Turqi dhe largimi me zgjedhje të lira i Ahmadinexhadit të censurohen këto javë ose të paraqiten si aktivitete kulturore dhe sportive.

5. TV Klan po bën një punë shumë të mirë, të mobilizohet sepse edhe një javë ka mbetur.

6. Mourinho duhet të dalë haptazi që është për mandat të tretë të Berishës..

7. Të ftohet publikisht Ed Selami të dalë nga tuneli i Elbasanit se tuneli do jetë i mbyllur e nuk ka çfarë të lajë.

8. I kërkojmë qeverisë që të vendosë një numër jeshil, edhe pse është jashtë kompetencave tona, që çdo blerje e re që bëjnë qytetarët lavatriçe, frigoriferë e makina, të inaugurohen me shirit nga kryeministri Berisha. Është e provuar që sjell fat, është si Kisha e Laçit.

Falenderojmë nga zemra Xhepin, i cili po nga zemra falenderon Njazi Kosovrastin, i cili në fakt ka shumë punë dhe nuk falenderon asnjërin!

5 komente në “Burime nga brenda bordit të monitorimit të medias”

  1. turi says:

    saliu po e mbyt median pak e nga pak derisa ti marri frymen…

    1. dorjeta says:

      rastet e dhunes ndaj personave te medias jane te panumerta, mjafton te permendim rastin me te fundit, dhunimin e kameramanit te top channel i cili donte te filmonte para inagurimit te tunelit te kerrabes, per te informuar sic duhet qytetaret, per te mos permendur gjobat, rrahjet, djegiet e ambjentit te medias.
      Me 23 qershor ta largojme dhunuesin e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te medias.

  2. fatmiri says:

    Orei monitoron ndonjeri keta tv lokal se ky tv Jugu i Camit ne Fier na cau trapin qe nga mengjesi deri ne dark vetem Saliun jep nga opozita asgje

  3. SHABONI says:

    HA HA HA HA, NGA ENDYRA I KE MARRE KETO INFORMACIONE O KANAN TAFILI ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  4. Maria says:

    Kete koment une e kisha potasur tek Tema ne lidhje me artikullin tend per programin ekonomik te PS-se, dhe po e sjell edhe ketu : Eshte njecike tip carcafi , por s’ke ci ben kur je emigrant tip llafazan si puna ime Edi ketu e ka kapur shume bukur kur thote qe do t’jua _shpjegojme shqiptareve programin dere me dere_–Tamam keshtu duhet vepruar ,ne menyre qe njerezit te ndergjegjesohenqe ky program eshte me te vertete shpetimi i tyre –dhe kjo do beje qe njerezit ta votojne ne shumice PS-ne-Nga ana tjeter kjo menyre pune me popullin ka edhe te miren tjeter se i ben njerezit Aktorene Zbatimin e Programit ekonomik te PS-se ,nuk i le te jene vetem spektatore–Sepse njerezit duke e njohur programin me themel ,neser nuk te lejojne qe ti genjesh kur te vish ne pushtet ——Pra me kete menyre te Dialogut Politik ,face to face me popullinvendos tamam bazat e nje Demokracie te vertete dhe i jepet fund njehere e mire karikatures demokratike te Sales —— Programi Ekonomik i Edit ,eshte i shkelqyer –nuk ka asnje te mete ne Parimtani gjithe problemi jane zgjedhjet ———Si do i behet hallit qe te behen zgjedhje te parakoheshme , sepse vetem me zgjedhje te parakoheshme Saliu ka me pake mundesi te vjedhi votatNe te kundert nese zgjedhjet behen ne 2013, Absolutisht qe Sala do i vjedhi –Ai nuk ndalet —Ndaj sipas meje ,Edi do beje mire te gjeje ruget & mundesite qe te Komunikoje me Partine e Metes ,sepse vetem me ata mund te sjellin Thyerjen e Qeverise se Berishes,- Ndersa keta Blushi, Nano , Islami, Malaj, Majko, Angjeli dhe Co. jane vetem per inventar Biles , biles keta jane nje ngarkese NEGATIVE per PS-ne sepse keta jane te diskretituarne syte e elektoratit, pasi gjate qevrisjes se Nanos kur keta ishin ne pushtet keta ishin komplet te korruptuar dhe ANTISHQIPTARE ne menryn e tyre te te qeverisurit Se keta e linin Shqiperine 9 muaj rresht pa drita,,Arben Malaj ishte ne krye te nje reforme ekonomike skandaloze qe kishte qellim vetem shkaterrimin e Ekonomise shqiptare dhe pasurimin e Nanos me keta kopetentat qe tani duan te jene perseri ne krye te PS-se Ja te jap nje shembull Ne vtin 2000 , keta bastarde te ekipit te Nanosshkaktonin me dashje te plote mungesen e energjise elektrike vetem e vetem per te krijaur opinionin midis te huajve por edhe midis shqiptareve se Shqiptaret vete nuk bejne dot shtet Ndaj nqs keta do vihen ne krye te PS-se tani , Saliu do kete ku ta sulmoje PS-ne dhe do e diskretitoje PS-ne Sepse keta jane figura te diskretituara ne opinion si te Korruptuar dhe jo vetem antishqiptare,por edhe Anti-Sociale ne menyren e tyre ekonomike te te drejtuarit Ata gjate qeverisjes se tyre dolen komplet nga natyra e Partive socialsite Ata ja kaluan edhe Sales ne privatizime , mos permendim pastaj qe ministrine rendit keta bastarde e kishin mbushur plot me kriminelet me te rezikshem te Shqiperise Prandaj atyre ju duhet thene qe kur ishin ne Pushtet ata deshtuan me menyren e tyre skandaloze te drejtimit te ekonomise , ndaj ata nuk kane asnje te drejte morale te kerkojne te jene ne krye te PS-se perseri Se nuk do bejme Experiment me fatet e Shqiperise Ata mund te jene poshte ne Salle per te duartrokitur , por jo te duartrokiten Sepse thjeshte ata u provuan dhe jane totalisht njerez pa ide dhe me keqja akoma edhe ..pa moral.-Pra te bashkohemi me te gjithe me ata qe kane elektorat Pavaresisht se si jane dhe jo me keta Nano-Co. Se keta nuk kane elektorat fare , plus qe jane edhe te diskretituar si drejtues te deshtuar dhe te provuar nga koha per kete deshtim te tyre Megjtihate le te jene aty per iventar , por jo te hypin ne krye se e moren ne qafe PS-ne -Pra duhet patjeter qe PS-ja te beje c’eshte e mundur te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme , duke e minuar Qevrine e Sales nepermjet njerezve te Metes ,Dhe po shkuan ne zgjedhjet e parakoheshme atehere Edi e ka fitoren ne xhep,sepse edhe PD-ja do thyhet si Parti pasi do dali grupi i president Topit ….——-Te pakten per Momentin Edi , te gjeje njerezit qe kane influence tek Metadhe ti dergoje sinjale per paqe dhe , edhe bashkepunim per zgjedhje te PARAKOHESHME ——-Te mos merret me gjyqet e Metes,. Varja asaj pune –Me to le te merren Porkuroria ,nuk ka pune PS-ja me gjyqesorin tani qe eshte ne opozite .Gazetat le te merren me Meten, ndersa opozita duhet te gjeje ruget e kontaktit me te …te tregohet pakez Makiaveliste T’u premtoje atyre , pastaj me vone kur te vish ne pushtet mund te perdoresh formulen e nje personazhi te Balzakut tek romani i tij Fshataret : .Ajo ishte kohe e vuajtjeve te medha .,por edhe e premtimeve te medha .Ndersa tani, tani erdhi koha e ..Harreses–Ne opozite duhet Bashekupim me te gjithe ata qe kane nje elektorat pas vetes , se edhe qeverine e shkateron , pasi ngelet e vetmuar,por edhe Rritet Numri i Komisionerevene zgjedhjet e ardheshme (kjo eshte shume e rendesishme dhe ne keto kushte me Salen kjo eshte Jetike per Opoziten ),dhe ne kete menyree ke voten me te mbrojtur nga manipulimet e pushtetit . -Pastaj Kur te vije ne pushtet atehere , eshte tjeter muhabet–Ndryshohen regullat e lojes ne pushtet –E kutpon vete Edi se si … ——Vetem me Partine Dules dhe Milos nuk duhet te bashkepunoje , sepse ata nuk aken as elektorat –por jane edhe shume antishqiptare –Ata jane tamam ARMIQ-Ato dy parti duhen nxjere jashte ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje