Kur dëgjova deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë në këtë moshë, në të cilën në fakt për një njeri normal, edhe sikur populli i tij ta kërkonte siç kërkuan amerikanët George Washingtonin (i cili u largua pa mëdyshje drejt fermës së tij), jo që populli në shumicë çdo ditë e më tepër i thotë largohu, ai deklaroi në një emision televiziv si i ftuar se, nëse humbte këto zgjedhje (që me shumë gjasa ka për t’i humbur) nuk do të largohej nga politika, por do të qëndronte në opozitë.
Po të shqyrtojmë fjalët e Joseph Addison ku midis të tjerash ai thotë: “… Kur shikoj mbretërit që prehen bashkë me ata që i rrëzuan, kur mendoj rivalët të vendosur krah për krah, ose njerëzit e shenjtë, që përçanë botën me grindjet dhe konfliktet e tyre, unë reflektoj me pikëllim dhe habi ndaj përleshjeve, përçarjeve dhe debateve të njerëzimit. Kur lexoj datat e ndryshme të varreve, të atyre që vdiqën dje dhe të atyre që kanë vdekur njëqind vjet më parë, mendoj ditën e madhe kur të gjithë ne do të jemi bashkëkohës dhe do të shfaqemi të gjithë së bashku”.
Do të thotë se njeriu duhet të fillojë duke menduar fundin, në mënyrë që të jetë i qartë për destinacionin. Kjo do të thotë të dish ku do të shkosh, në mënyrë që ta kuptosh më mirë se ku je dhe sa hapa, që do të hedhësh të jenë gjithmonë në drejtimin e duhur.
Ndërsa ‘Doktori’, siç e kanë zakon ta quajnë disa gazetarë a analistë, duket se ka rënë lehtësisht në grackën e aktivitetit politik, ndonëse fitoret i ka pasur si të ‘Pirros së Epirit’, ai ka 22 vjet që ka ecur vazhdimisht në drejtim të “suksesit”, por në fund u zbulua nga të gjithë se ai është mbështetur pas murit të papërshtatshëm.
Ai duket se është gjithmonë i zënë me punë, madje njerëzit pranë tij e kanë ri konfirmuar këtë gjë vazhdimisht, dhe praktikisht ekziston mundësia për shumë njerëz të profileve të ndryshme të jenë gjithë jetën të zënë me punë, por për fat të keq jo efikas.
Sa keq që Kryeministri ynë me gjithë thirrjet e popullit të tij, por ndoshta edhe të dashamirësve, nuk është ndalur në rrugën e ‘dashurisë’ së tij për politikën, njësoj sikur në ‘altar’ të kish premtuar se do ta donte atë deri sa vdekja ta ndante. Shpesh në veprimtarinë e tij politike ai ka arritur ca fitore boshe, por në kokën e tij janë përkthyer si vezullime. Sa keq është në fakt për shumë njerëz të profesioneve të ndryshme që shpenzojnë një pjesë të mirë të jetës duke u dhënë pas tyre, por me vonesë e kuptojnë se janë mbështetur në shkallën e gabuar, sepse shkalla nëse nuk mbështetet pas një muri të përshtatshëm, çdo hap që ata hedhin do t’i çojë shumë shpejt në një vend të gabuar. Sa keq që për kryeministrin tonë, me gjithë moshën, që është një eksperiencë e gjatë për të, nuk ka qenë e mundur të kuptojë se shkallën e ka mbështetur në murin e gabuar. Duket sikur i është qepur politikës ‘derisa sa vdekja ta ndajë’, dhe kjo ndoshta e ka një shpjegim.
Më kujtohet Kreshnik Spahiu, njeriu që filloi një rrugëtim pa e menduar fundin, por shpejt e kuptoi se mbase nuk duhej të shpenzonte shumë kohë për një gjë që, nuk do ta çonte larg, por në fakt unë desha të ndalesha tek një deklaratë e tij drejtuar kryeministrit; ai theksonte se kryeministri mandatin e tretë nuk e donte më për të bërë akoma para, por për të ‘fjetur i qetë’, pra për të bërë një të ashtuquajtur pastrim të tyre..
Nëse është kjo arsyeja pse kryeministri ynë duket se i ka dhënë fjalën politikës se do të largohet prej saj gjersa vdekja ta ndajë, ai nuk ka kuptuar asgjë nga parimi se, përpara se të fillosh një aktivitet duhet të mendosh fundin. Zakonisht këtë njerëzit e kuptojnë kur kanë një eksperiencë në një funeral. Ndoshta fama, arritja, paraja, mundja e kundërshtarëve apo gjëra të tjera që ne përpiqemi t’i arrijmë, mund të mos jenë, ka të ngjarë pjesë e murit të përshtatshëm ku duhet të mbështesim shkallën. Pra duke filluar me fundin në mendje, mund të përfytyrojmë një perspektivë ndryshe… Një njeri pyeti një tjetër në vdekjen e mikut të tyre “sa ka lënë”, ndërsa shoku i tij u përgjigj “i la të gjitha”.
Kështu pra kryeministër, nëse kërkoni të lidheni pas politikës, pas dështimeve të parikuperueshme vetëm për shkak të parave, të jeni i sigurt se keni për të humbur disa vite të lumtura duke u marrë me gjëra më të dobishme, sepse në fund, në fund pra kur vdekja të ju ndajë nga politika, ‘do t’i keni lënë të gjitha’.
A ja ka vlejtur vallë gjithë sakrifica juaj për t’u mbërthyer me thonj shpesh të gjakosur pas politikës? A ja ka vlejtur gjithë ky zhgënjimi i madh, që JU i keni sjellë miqve, bashkëpunëtorëve tuaj, të cilët u ofruan gjithë ndihmën e tyre, me besimin se ‘ju dinit se ç’bënit’ dhe e kishit menduar mirë fundin tuaj? A ja ka vlejtur ky gjak shqiptarësh i pafajshëm i derdhur fare kot, po a ja ka vlejtur METAMORFOZA, që ju pësuat në sytë e shqiptarëve qe më parë u kishin parë si një mjek i dhimbsur në shërbim të pacientëve, e më pas ju vetë u shfaqët para tyre si një pacient i sëmurë rëndë. Ndoshta ju nuk i mendoni fare këto, përderisa keni kohë, që silleni si ekzibicionist përpara popullit tuaj të varfër herë si një notar profesionist e herë si një ngjitës lartësish mbi malin me borë të Dajtit i vetëm i rrethuar nga pasardhësit tuaj, por jo nga miq… e herë duke ngjitur murin e lartë kinez..
Po pse, DOKTOR? Është normale se kur njeriu sapo kapërcen të 50–at fillon e bën me veten e tij një bilanc të jetës. Jo, jo sa i dobishëm ka qenë për të tjerët, këtë nuk ta kërkojmë, kjo do të ishte një budallallëk, por çdo njeri si një qenie individualiste, fillon e bën një bilanc për veten… sa efektiv dhe efikas ka qenë në jetën e tij? Po ju doktor nuk e keni këtë ambicie me veten- do të ishte absurde të mos e kishit, dhe të mos fillonit të shqetësoheshit, sepse në fakt keni qenë në kohën e duhur, për ta menduar fundin.
Po tani që keni ardhur në fund, pavarësisht riparimit të dhëmbëve, ato në këtë moshë nuk ndihmojnë në imazhin e njeriut, përkundrazi ndihmojnë për të përmirësuar cilësinë e jetës, dhe në rastin konkret ka të bëjë me mirë përtypjen e ushqimit.
Opinionistë të njohur kanë ngarkuar me faj familjarët tuaj, por edhe gratë bashkëpunëtore, që nuk ju dolën përpara për t’iu ndalur në llogoren tuaj, për të shpifur (është shumë e shpifur) për kundërshtarët tuaj politikë edhe pse nga mosha ishin gati fëmijët tuaj. Nuk e kuptuat asnjëherë Doktor se shpifja nuk është tjetër veçse një akuzë e përmbledhur dhe një ditë do të përballeshit nëpër gjykata për t’i verifikuar akuzat tuaja?- po gabimet dihet që të çojnë në mënyrë të njëpasnjëshme në gabime të tjera, kështu që ju gjykatat i vutë nën hyqmin tuaj, kështu keni bërë që para të shumta të kenë shkuar dëm në procese të tilla gjyqësore për të sqaruar shpifjet, që filluan të bëhen në modë fal Jush. Besoj ju duhet ta dini se populli shqiptar është i zgjuar dhe e ka kuptuar, se kur doni, ju gjykatat i dënojnë “shpifjet”, kur ato i adresohen familjes tuaj.
Ju këto ditë nuk keni kohë të mendoni për veten tuaj, sepse ju akoma nuk mund t’i bëni dot ballë ambicies për pushtet, sepse kjo është e vështirë për karakterin tuaj, madje gabime të tilla nga historia dihen, se i kanë bërë edhe burra shumë të mençur e të lavdishëm, por ama kanë rezultuar gabime.
Gjithsesi pas zgjedhjeve nëse do të humbni (sigurisht që po) është mirë ta mendoni me qetësi se është koha për tu larguar, pavarësisht andrallave dhe problemeve, që keni.
Për hir të 21 Janarit, për shpirt të atyre katër të vrarëve për qejfin tuaj, për hir të 26 të vrarëve në Gërdec, për shkak të dështimit tuaj si Kryefamiljar dhe si Kryeministër, për hir të shqetësimeve që i ke sjellë gjithë këtij populli duke shkaktuar trazira me pasoja dramatike, në funksion të pushtetit tuaj, për hir të brezit të ri që u rrit me shqetësimin e prindërve për një jetë më të mirë për ta, por jo aspak me shqetësimin tuaj.
DOKTOR ato rrugët janë aty ashtu siç janë me apo pa standarde, ato mund të prisnin edhe ca kohë, sepse çdo gjë materiale ka një funksion në të mirë të njerëzimit, por shkollat, niveli i mësimdhënies, Universitetet piramidale private, molepsja e shoqërisë me një korrupsion me efekt afatgjatë vështirësisht të riparueshëm janë ato gjërat më të rëndësishme, parësore për një shoqëri, për të qenë jo ideale, por njerëzore ju i anashkaluat, sepse deshën shumë punë e djersë. Për ju thonë se punoni shumë, por jeta tregoi se nuk keni qenë efektiv, por efiçient për mbajtjen e pushtetit tuaj.
Muri ku keni mbështetur shkallën ka qenë i gabuari… më vjen keq!!
Si tha Jovan Bregu? I tha more i tha po kujt i tha?
I ndritte shpirti Namik Vebi Fadile Hotit se e tha qe me gjallje :maloku po hipi ne kale vetem i vdekur bie prej tij!
Sali Berisha eshte personi kryesor , fajtor ne zgjatjen e nje tranzicioni, siç eshte vendi yne . Ai i ka bere nje dem te pallogaritshem demokracise shqiptare . Ai po ta donte Shqiperine dhe shqiptaret, do te ishte larguar nga politika qysh ne vitin e mbrapshte te ’97 .Ai mbivlereson vehten e Tij, duke u quajtur i pazevendesueshem .Ai eshte i semure per pushtet dhe po humbi ( megjithese duhet te humbase PATJETER ), AI DO TE SEMURET, DO TE ZERE SHTRATIN E MOSHES DHE ” vetem vdekja do ta sheroje dhe do ta ndaje ” nga kjo jete. Ai e di mire se si mbushen sheshet, ai e di mire se çfare djallezie bejne Ristani , Pone , Lefteria … e di mire se sa e do populli shqiptar.Si nje plake llafazane , ne çdo miting shan, shpif,çirret e sterçirrret dhe qorrazi pjesmarresit ja bejne qefin .
Asnje nuk e ka leshuar pushtetin me keto keshilla. Duket sikur eshte nje analize e jetes dhe e vdekjes se doktorit… por pa efikasitet. Doktori nuk ka frike nga vdekja. Ate e tmerron me shume e nesermja e dites se zgjedhjeve kur miqte do ta perbuzin, kur borxhlinjte do ti zene deren, kur nuk ka se c’tu thote atyre qe u ka premtuar. Edhe femijet e tij do ta shikojne me nje drite tjeter ne sy… Kjo e tmerron me shume doktorin.
Ju permendet Shqiperine ? Cilen Shqiperi ?
Po,dhe sali hu,i shkare ka qene me kohe.Prej v.1996pushtetin e ka vjedhur me metoda mafioze.Jo vetem kaq.pikerisht se ishte “dore” dhe kishte etje te shfrenuar per kariere,Ramiz Alia e zgjodhi si “asin” ne lojen e tij;pra,ishte kjo e besnikeria e tij ndaj familjes Hoxha-Alia,qé arsyeja kryesore qe e vendosen ne krye te P D Sh. Koha vertetoi se ishte e eshte komunisti e njeriu me i lig ne politike.Natyrisht te tillet mblodhi rreth vedit dhe do perpiqet me xnandaret e tij,me zjarr e me hekur t’a mbajne pushtetin sepse krimet e tyre jane te pa llogaritshme.Dine se populli nuk fal.
ne te mire te popullit tone ayyyyyyyyyyyyy duhet te largohet dhe do largohet ne
meritojme te jetojme e punojme per femijet tane