Që pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë kanë lidhje të forta me biznesin dhe me krimin e organizuar, kjo është më se e ditur prej shqiptarëve me sy e veshë e dy pare mend. Fatkeqë, të rraskapitur e drobitur nga papunësia dhe varfëria e tmerrshme, pakkush e ka problem të bëjë “aleancë” me botën e fëlliqur të biznesit të ngritur mbi allishverishe, apo krimin e organizuar. Shumica rendin drejt një vendi pune, me të cilin mendojnë të mbajnë familjet e tyre, por mbysin të ardhmen, shpresën dhe të bërin e një shteti në përputhje të plotë me vlerat demokratike. Kur të instalohen këto vlera, atëherë askush s’ka nevojë të shpupurishet për të mbledhur vota, për ta bërë faqen shollë dhe për të thirrur në ndihmë botën e krimit, veç e veç për një vend pune. S’ka nevojë, pasi sistemi i arrirë demokratik të jep punën në bazë të kapaciteteve zotëruese. Nëse je inxhinier ndërtimi nuk kap matrapikun dhe i vërsulesh rrugëve të Shqipërisë, po pozicionohesh në profesionin për të cilin ke studiuar e je përgatitur. Nuk mund të ndodhë që të mbarosh për drejtësi e të shërbesh si kamerier në restorantet e Tiranës. Kjo është e pamundur. Pra, për të gjitha këto, më mirë të vuajmë edhe ca vite e të mendojmë për të ardhmen, sesa të gjejmë sot një punë fët e fët e të djegim të nesërmen. Ç’të mbjellësh, do të korrësh.
Nëse bashkëpunon me botën e krimit, e nesërmja nuk mund të jetë kurrsesi e sigurt. Po qe se s’bëhesh kriminel, së paku je dëshmitar okular i krimit të ndodhur, të cilit i ke dhënë edhe një dorë, qoftë dhe të vogël. Duhet ndryshim, një ndryshim jo si ky që premtohet prej 23 vitesh, por përmbysje të kësaj klase politike, me shpresën se diç mund të bëhet: më keq assesi, shumë më mirë ndoshta jo, por më mirë sesa sot me bindje të plotë po që po.
Pjesa më e madhe e kandidatëve janë të lidhur me fijet e krimit, botën e pistë të biznesit, prostitucionin, drogën etj. Ka edhe asisoj që, ndonëse nuk kanë asnjë lidhje me këtë botë antivlerash, gjatë fushatës zhangëllojnë ndjeshëm. Vini re! Një pjesë e këtyre kandidatëve të papërlyer, gjatë takimeve të tyre elektorale shoqërohen pikërisht edhe nga këta njerëz. Publiku nuk e di se, a ua kanë dërguar (me detyrim nga qendra) këto individë apo vetë kandidatët e quajnë të nevojshme shoqërimin me ta, për të demonstruar në sytë e publikut forcën e muskujve, të krimit dhe s’bëzajtjen e shtetit kundrejt kësaj kategorie. Në fakt, publiku i zgjuar do ta shporrte me neveri këtë ofertë bëzhdilash; do të votonte dhe mbështeste ata që kanë vlera njerëzore e intelektuale, që kanë dhënë prova se dinë të realizojnë ato çka premtojnë. Nëse tek ne nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë ç’duhet të bëjmë?
Në kohën kur media është e kapur kryesisht nga politika; kur pushteti i katërt, i cili duhet t’i shërbente qytetarëve, vihet në dispozicion të llogoreve të politikës, publiku ndihet akoma më i vetmuar. Flas këtu për atë pjesë elitare qytetare, që në mënyrë të padiskutueshme nuk cenon vlerat e veta për hir të asnjë copëze pushteti të ofruar nga kjo klasë e llomtë politike, që e ka lënë shumë mbrapa Shqipërinë. Në këtë kaos vlerash kanë mbetur vetëm ca dritare shtypi, ku të lënë të fusësh paksa kokën. E, në këto dritareza, disa prej botës së pavarur intelektuale kanë bërë thirrje që të shkohet masivisht në votime dhe fletës t’i vihet kryq. Pyetja më se e drejtë, që një prej kolegëve kish ngritur këto ditë ishte: “a jemi ne si shoqëri në shkallën e duhur të lirisë, inteligjencës dhe largpamësisë për të vepruar në këtë mënyrë?”
Edhe unë jam njëri asish që ndihem mëdyshas, pasi kam frikë se vota rebel-bojkotuese, e cila mund të mos jetë në masë, duke parë nivelin socio-kulturor të popullit tonë, mund të shtojë ujë në mullirin e një regjimi politik, kështu që po japim berihanë për të shtuar fuqinë e dorës së barbarizmit shtypës. Kur je nisur për udhë nën një diell që përvëlon, nuk mund të ndalesh për të këputur lulen më të bukur. (Balzak). Duhet arsyetim i thellë logjik, por s’ka pikë dyshimi që bojkotimi duhej të ishte vendimi më i drejtë, qoftë dhe vetëm për t’i dhënë leksion kësaj klase politike, pse jo për të sjellë një tjetër. Koha e Kaçit të zi, kontëve apo e dukëve, ronxhobonxhove e hajdutëve, kriminelëve e besëprerëve, Xhuvelit e njollave të tjera të komunizmit, sa nga “ena e djathtë”, po aq, në mos më tepër, nga “ena e majtë”, besoj se duhet ta ketë venitur këtë popull, i cili duhet t’i shpërndajë këto re që errësojnë jetën demokratike të Shqipërisë.
Nëse ke neveri për çka i ka ndodhur vendit tënd, të cilit i kanë futur thika të pamëshirshme e të shumta pas shpine e lënë në mëshirë të fatit, ku po nuk u bëre bythëlëpirës, – si njëri që erdhi turravrap nga një kontinent i largët, – s’të jep kush as një kothere bukë, bëhu edhe ti veprues ndaj kësaj të keqeje. Act Now!
Te lumte djalosh i mencur, nje shkrim MIGJENIAN, por vota duhet te orientohet drejt Rilindjes, si e vetmja mundesi dhe shanc aktual per te dale nga kjo shpelle ne te cilen kemi rene dhe vazhdojme renien thelle e ma thelle… dhe per te hyre me pas ne nje faze normalitet krejt qytetar…, qe gjithcka pas kesaj te marre vleren e vertete qe na takon, ashtu si gjithkund rrethe e qark nesh…
Me pelqeu ky shkrim ,permend Balzakun …nuk ka si mos te pelqeje .
Ne shkretetiren e vlerave ku na kane futur ,nuk mund te kepusim lulen me te bukur …hem ,shume e thjeshte :nuk kemi lule te bukur .
Na duhet te “kenaqemi ” me ate qe kemi , dhe nje dicka tjeter per bojkotin
Nqs i leme aty ku jane do vetebinden qe jane te pavdekshem .Kjo me ngjall tmerrin .Kurrsesi bojkot .Ne gjithe ate larmi emrash qe na jep ,duhet te na shkruaje dhe Tom koDOSHIN ,eshte personifikimi i “suksesit”,i atij suksesit qe ne duhet te votojme …uh sa e bezdisur qe behem …sapo tha Balzaku …nuk kemi lule …!
Bukur ,komplimenta
Te lumte djalosh ! E kam peng nje bojkot Total,Qytetar;eshte sikur te kesh mbushur tere sheshet e Shqiperise me njerez e jo me miza ne by.. te Kalit
Përpara lëvdatave, indiferenca dhe heshtja mund të ngjajnë si mendjemadhësi. Prandaj, ju falenderoj për vlerësimet tuaja të sinqerta.
Shpresoj ta trajtoni artikullin me objektivitet e seriozitet edhe në vazhdimësi. Votoni më 23 qershor, është detyrim qytetar, kushtetues dhe fisnik. Secili përfaqësohet me anë të votës së tij. Gjithë t’mirat!
Te gjithe e shohin, te gjithe e thone dhe te gjithe hezitojne te thone zgjidhjet,te thone se ku do te gjendet ajo fare e paster per te mbjelle kete djerrine politike 69 vjecare e cila,ne raporte relative, aq sa ka qene pjellore per te rritur dritherat kur eshte mbjelle me kultura bijqesore,po aq pllejshem ka rritur edhe ferrishtet e siperpermendura duke qene e pa mbjellur. Klasa komuniste eshte kthyer ne klase kapitaliste dhe per kete meritat jane te gjitha te Sali Berishes i cili u fut ne te djathten inekzistente si Kim Filbi i Ramiz Alise. Ne 1991-1992 ishte me kollaj te pengohej per tu kapitalizuar, ndersa sot kjo klase ideologjike me kapitale,prene e rrembyer me kusari e ruan vetem duke qene kriminale ne cdo qelize.Si hiqet me vote kjo klase politike? A ka menyre tjeter veprimi per kete popull, a ka udheheqes qe e ka ruajtur virgjerine politike nga “prostitucioni” e “trafiku” i derisotem,nga do te dale ajo elite qe do te udheheqi kete popull?Mendoj se ne shtyp duhet hapur nje pyetsor i perafert me keto fjali pyetese si hap i pare drejt mendimit politik per metamorfozene pritshme!Une mendoj se rradhen e proves e ka e djathta historike, jo kjo e djathte ramiziste qe eshte, nese lind kjo, eshte e sigurte qe edhe krahu tjeter do te kthehet ne identitetin historik fanolist!Keshtu po,keshtu do te veteshkaterohet kjo klase politike pa rrenje!
“Edhe unë jam njëri asish që ndihem mëdyshas, pasi kam frikë se vota rebel-bojkotuese, e cila mund të mos jetë në masë, duke parë nivelin socio-kulturor të popullit tonë, mund të shtojë ujë në mullirin e një regjimi politik, kështu që po japim berihanë për të shtuar fuqinë e dorës së barbarizmit shtypës.”
_vota rebel-bojkotuese,
_mund të mos jetë në masë,
_nivelin socio-kulturor të popullit,
_mund të shtojë ujë në mullirin e një regjimi politik
një fjalë e urtë thot “një dallëndyshe nuk sjell pranverën”,po të mbahemi në këtë fjalë duhet të kujtohemi se nuk kemi për të pasur asnjëherë pranverë!!
dallandyshet nuk vijnë të gjitha me të njëjtin “aeroplan”!!gjithnjë vijnë njëra pas tjetrës!!gjithnjë ka një të parë!!
me gjithë shkrimin jashtëzakonisht të mirë unë nuk jam i njëmëndje me ty vetëm për këtë pikë!!
nuk mund të kemi një ngritje të menjëherëshme të nivelit sociokulturor të popullit,është e pa mundur!kjo ngritje mund të arrihet në një kohë të gjatë,mund të arrihet vetëm duke filluar!një nga një,dy nga dy e kështu me rradhë!emancipimi i një populli nuk mund të arrihet brënda një dite,rrevolta po!ajo mund të bëhet brënda ditës!emancipimin dhe revolta drejtohen nga dy pjesë të ndryshme të trurit!!rrevoltën e drejton truri i vogël emocionali,emanciimin e drejton ndërgjegjia!!
emocionali është ai që regon në sekondë,ndërgjegjia duhet ta përpunojë aksionin!!
kështu redan,këtë klasë të korruptuar deri në krim,ne duhet ta dënojmë!ta rrëzojmë!!!ne mund të rrëzojmë atë që kemi në dorë!!
në dorë nuk kemi berishën!
uji në mulli nuk është gjithnjë i dobishëm!!këtë e di mirë besoj!!me të vërtetë që mulliri ka nevojë për ujë për të punuar,por mos harro se uji i tepërt mund ta përmbysë mullirin!!
vota e bardhë ose “vota rebel-bojkotuese”,si thua ti,sado e pakët,do tu trgonte politikanëve frikacak dhe leshko se nuk mund të gënjejenë të gjithë popullin!do tu tregonte se nqs kësaj rradhe kanë pasur oponentë,kunmdërshtarë të veprimeve të tyre jo të pastra,por nesër do të ketë më shumë!deri në abstenues o kundërshtarë direkt të politikës së tyre të pa drejtë!!
redan,sido që të vejë me ose pa shkrimin tënd do të ketë njerëz që kanë për ti “dënuar” me votën e tyre të bardhë!!nuk do të jenë shumë por prap do të ketë!!ky është fillimi,dallëndyshja e parë,fillimi i ngritjes së “niveli(t)n socio-kulturor të popullit”,si thua ti!!
përshëndetje për shkrimin!!
Gjërat duhen parë në kontekstin e tyre. Vota e bardhë, të cilin unë e përkrahi, rezulton efikase dhe e duhur në shoqëritë që kanë një elitë të pasur, kanë ndërgjegje të lartë e shpirt të lirë.
Zgjedhjet e tanishme, pra të 23 qershorit 2013, janë zgjedhje historike për Shqipërinë. Ky është momenti më kyç në 23 vite demokraci. Pra, në shërbim të kësaj duhet të reflektojmë. Nëse vota e bardhë, duke qenë e pakët, pamundëson rotacionin, atëherë iku momenti për Shqipërinë. Këtu e kam idenë në fund të shkrimit. S’di sa më kupton. Të përshëndes.
flm për përshëndetjen por unë mbetem tek timja!!arsyetimi tënd nuk ështË i mjaftueshëm,BINDËS,për të ndryshuar mendim!!
tjetra që unë kërkoj është NDRYSHIMI aspak RROTACIONI!
MDRYSHIMI tek unë fillon me “votën e bardhë”,timen,RROTACIONI vetëm më çon në një pozicion të ndryshëm nga i sotmi,por pa ndryshuar cilësinë!!
RROTACIONI më krijon vetëm një ndryshim të limituar kohor të pozicionit!
Po sikur vota e bardhë të mos sjellë as ndryshimin, as rotacionin?!
Nuk kam se si ‘ju bind, pasi që në shkrim kam pohuar që unë jam mëdyshas, por nga frika e një të keqeje më të madhe, siç është regjimi, bëhet e pavlefshme vota e bardhë.
1) Rast hipotetik: për ca vota të bardha mund të humbet mandati i rotacionit. Ndryshim s’ka, instalohet përfundimisht regjimi.
2) Ka 23 vite që marifetet janë nga më të ndryshmet për të manipuluar votën. Mundet që ato fletët e bardha, gjatë rrugës, deri në procesin e fundit, atë të numërimit, të na dalin me ndonjë plus për ndonjë subjekt të caktuar.
Thënë këto, ajo që, prej kohësh kërkon me të drejtë Lubonja, mund të bëhet nëse shqiptarët hapin pak mendjen më tepër, madje që në zgjedhjet lokale të 2015-ës.
Këto zgjedhje janë tepër delikate, e si të tilla vota e bardhë, që qytetari me të drejtë hedh për papërfaqësimin e tij nga kjo klasë politike, mund të çojë ujin e duhur në mullirin e mullixhiut-regjim.
Të përshëndes
“Po sikur vota e bardhë të mos sjellë as ndryshimin, as rotacionin?!”
të garantoj unë se nuk ka për të sjellë rrotacion,1 mijë %,por ndryshim do të sjellë!!
si e kam thënë dhe shumë herë të tjera rrotacioni dhe ndryshimi janë të ndryshme!!
thejshtë fjala rrotacion kupton të njëjtin send po në pozicione të ndryshme!!
ndryshimi kupton një send të transformuar!drejtimi varet,për mirë a për keq!!
vota e bardhë e kuptuar si votë e pa vlefshme,e mbushur me kryqe,është e sigurtë që do të mbajë në pushtet sali berishën,por në krahun tjetër do të na heqë qafe patericën e tij!!patericën e hapur ilir meta dhe atë të fshehur pas teatrit pseudo agresiv edi rama!
si e kam thënë dhe më parë ne mund të ndëshkojmë ata që mundim!!ne mund të ndëshkojmë,pushojmë nga puna ata të cilët nuk kanë justifikuar besimin tonë!!
kush nuk e ka justifikuar besimin tonë??
ata që ne kemi votuar herën e fundit!2009!
nuk mbrojtën votën tonë,na sorrollatën për një vit të tërë,na futën e na nxorrën nga demostrata dhe greva urie thjeshtë për interes pa arritur asgjë!!na çuan në demostratë duke qënë vetë të fshehur,u vramë dhe na braktisën sepse u “kërcënuan”nga një grup halabakësh!!shpërdoruarn besimin e zgjedhjeve lokale duke dorëzuar 1/2 e pushtetit pa bërë as më të voglën lëvizje!!lejuan kapjen tërësore të pushtetit nga diktatori berisha,hynë në zgjedhjet lokale në konkurim me një kriminel,bënë hale-ancën e ditës së gënjeshtrave!aleancë e filluar gati një vit më parë!aleancë e mohuar e fshehur gjat gjithë kohës!kaluan në histori deri në arkeollogji 21 janarin e kështu me rradhë për mos përmëndur gjithë gabimet e fajet e të “punësuarve tanë”!
kështu redan si mund të pranosh të mbash në punë një “puntor”të tillë ku ai në vënd që të ndërtojë vetëm shkatërron???
vota e bardhë është për të pushuar nga puna këtë puntor të keq,që kujton se është puntori më i mirë në botë!!që kujton se përveç atij nuk ka tjetër!me këtë rast ne i bëjmë nder që të kuptojë se gabimi ndëshkohet,se faji dënohet!!po nuk u riparuan gabimet puntori mbetet në rrugë!!
redan përse duhet të mbajmë në parrlament njerëz që përveç rrogës që marrin nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë tjetër???përse duhet të mbajmë njerëz që shërbejnë vetëm si garrnityrë!??garnityrë që është vetëm për të maskuar diktaturën berishjane!!
ky është mendimi tim për votimin e bardhë!!
sa për “mund të çojë ujin e duhur në mullirin e mullixhiut-regjim.”
e kam shpjeguar dhe herë tjetër!bile e kam cekur dhe më lart!
po pate dëshirë ta shpjegoj,por pak a shumë mund ta nxjerrësh nga arsyetimi për votën e bardhë që bëra më sipër!!
Bojkoti eshte pergjigjja me e mire per te hequr qafe klasen politike qe sundon sot. Une,personalisht mendoj se bojkot, ne keto kohe te rrezikshme qe po jetojme dhe premtime pafund te pa realizur dmth mosshkuarje ne qendrat e votimit por qendrim ne shtepi gjate gjithe dites se votimit. Ne se ndodh kjo, i fituar eshte populli qe tregon se eshte tmerresisht i pakenaqur nga te gjitha spektret e politikes, pasi besoj se biem dakord, qe ata pa perjashtim perfaqesojne klanet e tyre respektive dhe jo shumicen e shoqerise shqiptare te enderrojne e shpresojne nje shoqeri te bazuar ne meritokraci. Me respekt.