Sistemi zgjedhor shqiptar, i cili është një sistem proporcional rajonal (pra jo kombëtar), lejon mundësinë që një koalicion të ketë epërsi në përqindje kombëtare ndaj koalicionit rival, por jo epërsi në mandate parlamentare. Ilustrimin e kësaj mundësie e ka bërë matematicieni Arsen Zlaticanin me një skenar hipotetik, në një shkrim në respublica.al. Por realiteti elektoral shqiptar tregon se një rritje fare e vogël e epërsisë që koalicioni i majtë pati në vitin 2009, qoftë edhe vetëm në 4 qarqe, i siguron atij të paktën 73 mandate.
Kështu, në qarkun e Tiranës, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, duke pasur një epërsi prej 2.8% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Por ndarja e mandateve ishte barazim 16-16.
Sot mjafton që koalicioni i majtë ta rrisë epërsinë nga 2.8% në 3% (pra, vetëm 0.2%) dhe ndarja e mandateve shkon në 17-15 për të majtën. Dhe sondazhet e derisotme (Instituto Piepoli, IPR Marketing) tregojnë se rritja e epërsisë është ndjeshëm më e madhe se kaq. Kjo, kryesisht për shkak të rrjedhjes së votave të djathta drejt FRD-së, e cila, sipas sondazheve, i merr koalicionit të djathtë edhe 1 mandat në qarkun Tiranë, duke e zbritur atë në 14 mandate.
Në qarkun Elbasan, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 53% në vitin 2009, duke pasur një epërsi prej 6% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Por ndarja e mandateve ishte barazim 7-7.
Sot mjafton që koalicioni i majtë ta rrisë epërsinë nga 6% në 6.4% (pra, vetëm 0.4%) dhe ndarja e mandateve shkon në 8-6 për të majtën. Dhe sondazhi i djeshëm i IPR Marketing tregoi se kjo epërsi është aktualisht më e madhe se kaq – konkretisht 7%. Kjo, kryesisht për shkak të rrjedhjes së votave të djathta drejt FRD-së, e cila merr 2% në qarkun Elbasan.
Qarku ku koalicioni mazhoritar ishte më pranë marrjes së një mandati shtesë në 2009-ën ishte Fieri, i cili përfundoi me rezultatin 10-6 në favor të opozitës. Në këtë qark, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 58.5% në vitin 2009, duke pasur një epërsi prej 17% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Një rritje prej vetëm 0.3 pikë përqindje e kësaj epërsie e çimenton rezultatin e mandateve 10-6 në Fier, pavarësisht rrymave të ndryshme politike që punojnë në kahe të kundërta, në funksion të ndryshimit ose mosndryshimit të shpërndarjes së mandateve. Dhe sondazhi i IPR Marketing tregoi se epërsia e koalicionit të majtë është aktualisht 17.4%. Pra, kemi një ndarje 10-6 të mandateve.
Por le të shqyrtojmë rrymat që mund ta ndryshojnë këtë rezultat. Së pari, kandidati që në 2009-ën mori më shumë vota (rreth 4700) ndër partitë e vogla të koalicionit mazhoritar, biznesmeni çam Nimet Musaj, sot është kandidati i partisë opozitare Aleanca Popullore e Lëvizjes Çame. Në qoftë se ai do të jetë në gjendje të transferojë qoftë edhe gjysmën e votave që mori 4 vjet më parë, mbrojtja e 10 mandateve të koalicionit opozitar përforcohet ndjeshëm.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mosndryshimin e rezultatit 10-6 është FRD-ja. Edhe pse kandidati i saj në qarkun e Fierit, biznesmeni Shezai Çobo, nuk është i njohur në skenën politike, nga aktivitetet e zhvilluara nga FRD-ja në këtë qark të krijohet përshtypja se, edhe në qoftë se ajo nuk fiton dot një mandat, do të marrë një sasi të konsiderueshme votash djathta. Duke e pakësuar kështu mundësinë që koalicioni mazhoritar t’i afrohet mandatit të 7-të.
Nga ana tjetër, një ndër faktorët që mund të ndikojnë në rrjedhjen e votave të koalicionit opozitar është Dritan Prifti. Pas një tentative të dështuar për të qenë i pari në listën e Aleancës Kuqezi në Fier, Prifti po mundohet të shfrytëzojë lidhjet e forta me fermerët e tri komunave myzeqare, të cilët i ka ndihmuar me një skemë mikrokredie lopësh, viçash e gjelash deti. Pra, ai mund të transferojë disa vota tradicionalisht të majta jashtë koalicionit opozitar.
Se sa do të jetë magnituda e efektit të secilit nga këta faktorë në këtë javë finale të fushatës, për ndryshimin ose mosndryshimin e rezultati 10-6 në Fier, është e pamundur të matet. Por disa gjëra janë të qarta që sot: PDIU-ja do të bëjë çdo përpjekje që biznesmeni Nimet Musaj të tërheqë sa më pak vota çame; PD-ja do të bëjë çdo përpjekje që FRD-ja të tërheqë sa më pak vota të djathta; dhe LSI-ja do të bëjë çdo përpjekje që Dritan Prifti të tërheqë sa më pak vota fermerësh të majtë myzeqarë. Dhe në fund të kësaj historie, koalicionit të majtë i duhet të paktën të ruaj epërsinë 17.3%, për të mbajtur të paprekura 10 mandatet e Fierit.
Qarku ku koalicioni opozitar ishte më pranë marrjes së një mandati ekstra në 2009-ën ishte Berati, i cili përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të opozitës. Për ta ndryshuar këtë rezultat në 6-2, partive që janë sot në koalicionin opozitar u mjafton ta rrisin epërsinë e tyre në vota me vetëm 0.3% (nga 33% në 33.3%), gjë që mund të vijë edhe thjesht prej luftës PD-FRD për ndarjen e votave të djathta.
Një kërcënim i vogël për rrjedhje votash të majta, koalicionit opozitar mund t’i vijë nga AK-ja, e cila duket se do ta vazhdojë retorikën e saj anti-Berishë dhe anti-Rama. Por Berati është qarku ku AK-ja ka pasur aktivitetin më të dobët që nga krijimi i saj. Dhe ç’është më e rëndësishmja, Berati është qarku ku LSI-ja ka përkrahjen më të madhe. Për Ilir Metën, shtimi i epërsisë prej vetëm 0.3 pikëve për koalicionin opozitar në qarkun e Beratit është edhe një sfidë personale.
Për ta përmbledhur analizën, mjaftojnë vetëm disa lëvizje milimetrike të përqindjeve në 4 qarqe, që koalicioni i majtë të arrijë numrin e 73 mandateve, edhe sikur në të gjitha qarqet e tjera, të mos ndryshojnë fare rezultatet…
Tani s’ka me asnje dyshim per fituesin e ketyre zgjedhjeve, ai eshte populli opozitar i rrenuar nga regjimi i saliut ne keto 8 vite me ne krye PS dhe Edi Ramen.
c’rendesi kane numrat e sondazheve, kjo duket qartazi ne te gjitha qarqet me pjesemarrjen e jashtezakoshme neper mitingjet e PS.
Kete vit rezultati i zgjedhjeve ne favor te se majtes do jete surprizues, se ai ka jo vetem te majten e bashkuar, por tashme edhe demokratet qe e themeluan PD sepse u zhgenjyen nga regjimi I saliut.
Sot, pas 8 vitesh regjimi te kalbur, kemi nje popull opozitar me te madh se kurre ne numer, qe nuk e duan me saliun, nuk mund te jetojne me ne kete shtet te rrenuar qe na ka sjelle ky.
shqipatret po e kuptojne me se miri kush eshte alternativa me e mire per ta kush po mendon me shume epr ta dhe kjo vemendje kryesore kuptohet qe eshte per rilindjen si koncept dh epr programin e saj e per ps qe e ka parashtruar
Te gjitha numrat tregojne per nje fitore te padiskutueshme te se majtes ne keto zgjedhje. Te gjithe njerezit kane nje nevoje urgjente per tu cliruar nga ky regjim qe po i merr frymen njerezve dhe medias se lire.
Saliu ka ngritur nje system te tere te politizuar per te qenderzuar pushtetin ne duart e tij, per te mos e lene kurre, a thua se ia lane trashegim te paret, por ne s’duhet ta lejojme me kete, do t’I tregojme atij se nuk e duam me, permes votes me 23 qershor.
keta analistet kane marre persiper te bejne politiken, por nuk behet politika nga ekrani i televizorit, behet me njerezit dere me dere duke degjuar shqetesimet e tyre.
PS ka ndertuar nje program duke degjuar zerin e cdo qytetari dhe ajo do ta ndryshoje menyren e politikberjes, nuk ka nevoje me as per sondazhe, as analiza, me 23 qershor te gjithe per PS.
Pertej gjithe matematikes se komplikuar, eshte nje pune serioze qe po behet nga PS. Ky koalicion po tregon se e ka mare shume per zemer qeverisjen e vendit, duke vene ne rradhe te pare shqetesimet me te madhe te popullit. tema si papunesia, taksimi apo edhe sistemi i korruptuar shendetesor, kane marre vemendjen maksimale nga programi i PS. Per kete arsye, duke u fuqizuar edhe nga nje bashkim i se majtes i cili ne te shkuaren ka favorizuar vetem Berishen, Rilindja dhe koalicioni i majte i kane te gjitha gjasat per te fituar bindshem.
Me thon te drejten ky Zaloshnja ta shpif me kto parashikimitet e tij si nji fallxhore buze lumit.Pa formim profesional fare, shkrun si nji grue ne menopauza qi perpiqet te qetsoj valen e nxetsis trupore,…. me çajna Myzeqeje.
me kete rrenim qe e ka futur qeveria e djathte vendin, duket qartazi qe populli kerkon nje ndryshim rrenjesor te strukturave te shtetit
duhet nje qeveri me e fuqishme, si ajo e koalicionit te majte te PS, i cili ka goxha mbeshtetje nga populli
ndoshta rezultati mund te jete me i mire se 73 per koalicionin e majte!
hahaha kur lexoj qe ka njerez akoma qe flasin pro berishes me vjen te qesh me te madhe.njerez qe nuk duan veten e tyre por udhehiqen nga ideale idiote se ashtu i ka mesuar mami me babin qe gjthashtu duan me shume injorances skamjen sesa te ecin perpara.nejse zgjedhja e tyre ideja eshte qe pas 4 ditesh ne do te kemi nje qeverisje te re doni apo nuk doni ju qe jeni mesuar me injorance.Kjo qeveri do te na nxjerri nga rrenimi e me te do te ecim perpara per ta cuar kete vend drejt europes.
fitorja e rilindjes eshte e sigurte.populli do ndryshimin e vertete, populli do ne krye ata qe i bindin vertete se do te qeverisin ashtu sic duhet dhe ne menyren qe do te na beje ne te jemi me mire duke nga ndihmuar te rritemi ekonomikisht e ne te gjitha fushat e tjera.Rilundja eshte e vetmja rruge me te cilen do te ecim drejt europes.
fitorja e rilindjes eshte e sigurte.populli do ndryshimin e vertete, populli do ne krye ata qe i bindin vertete se do te qeverisin ashtu sic duhet dhe ne menyren qe do te na beje ne te jemi me mire duke nga ndihmuar te rritemi ekonomikisht e ne te gjitha fushat e tjera.Rilindja eshte e vetmja rruge me te cilen do te ecim drejt europes.
Nuk mund te behen parashikime ne baze te sondazheve qe e dime shume mire se si zhvillohen ne Shqiperi.
Njerezit ende nuk e kane kulturen e sondazheve, ndihen nen presion dhe kane frike te prononcohen se pas atyre sondazheve fshihet ndonje skeme e saliut dhe lulit per te mesuar se kush do t’i votoje ose jo per t’i larguar nga puna.
E PATE CA U BE SOT NE KAMEZ? U DOGJ U DOGJ! NUK KA ME ASNJE SHANS QE TE FITOJE PARTIA DEMOKRATE APO RRACA E TYRE E HAJDUTEVE! SOT SHQIPERIA KA VETEM NJE SHPELLAR AI ESHTE SALI BERISHA! TE GJITHE TE TJERET DO SHPETOJNE NGA PRANGAT E SHPELLARIT BERISHA!
nje analize e mrekullueshme si gjithmone kjo nga eduart zaloshnja por qe ben fitues partine scoiasie dhe edi ramen qe per mua do te fitojne me nje rezultat em te thelle se kaq ne rang kombetar
prandaj ne 23 qershor mbeshtesni edi ramen dhe partine sociaslite si e vemtja alternative e shklqyer per rilindjen e vendit si e vemtja alternative qe shqiperia te zhvillohet dhe te kape standartet e bashkimit europian ne cdo aspekt
partia socialsite do ti fitoje ekto zgjehdj dhe kjo eshte shume shume e sigurt me apo tentativene partise demokratiek epr ti vjehdur zgjehdjet kjo thejsht eshte nje tjeter fitore e radhes qe ps do beje per te rilindur shqiperine
pavarsisht cfar tentativash do bejne partite e tjera slai ebrisha i ka te humbura zgjedhjet dhe ato i fiton ps me nje diference te thelle me nje diference kuptimplote per te mposhtur kete regjim diktatoresk
Edhe sikur te mos kishim sondazhe fare e majta e kishte te sigurte fitoren sepse populli po e kerkon me bindje kete force te re rilindjeje sepse njerezit jane shume te zhgenjyer nga qeverisja e meparshme.
Rotacioni per qeveri duket fare qarte.njerezit nuk e duan me kete qeveri qe i solli vetem rrenim e zhgenjim.Me 23 qershor nje tjeter force e re politike do ta marri pushtetin dhe kjo jo kshu kot per qejf se skemi cte bejme po sepse e meritojne te jene ne krye te kesaj qeverisje sepse thjesht jane me lart se qeveria aktuale.
e majta do fitoje rilindja do fitoje EDI RAMA do fitoje sepse e meriton te jete kryeministri i vendit.ka bere shume perpara se te ishte kandidat per kete post i ka dhene provat me fakte vite perpara kshuqe kesaj here do tja japim dhe mundesine per te qene kryeminister.
nuk mjafton
duhet qe te fitohet me diference me te madhe
sipas gazetarit Artan Hoxha te news 24 vetem nga kartat e identitetit te dhena personave qe do votojne me shume se nje here per saliun rezikohen te pakten 5 mandate
jane dhe kosovaret,maqedonasit,e mercenare te tjere qe do vijne te votojne salin
te dalim sa me shume ne votime,eshte rasti te ndryshoje shqiperia
te shpetoje nga plaku me anti plumb
koalicioni i majtë do të arrijë numrin e 73 mandateve, edhe sikur në të gjitha qarqet e tjera, të mos ndryshojnë fare rezultate,eshte nje gje e mrekullueshme, jemi me te forte se kurre keto mandate do te rriten me shume me ardhjene emigranteve #rilindje
parita osiclaiste po ben nje pune te shklqyer pe ti fituar keto zgjehdje dhe do e arrije kte shuem shuem shpejt nepermjet frymes se madhe qe ka krijuar ne popull nepermjet frymes per fitore qe ndihet kudo
Ky eshte nje sondazh mjaft i besueshem sepse edhe ajo qe duket ne Elbasan eshte nje fitore e qarte e te majtes, e cila do te arrije te mare mandatin e tete ne ket eqytet te cilin e humbi vetem per 400 vota ne 2009, kur duhet theksuar se ishte pa LSI.
Besoj se 73 me 67 do jete minimumi qe kete rradhe do arrije koalicioni i majte. Them minimumi duke marre dhe manipulimet e mundshme qe mund te beje Sali Berisha sepse pa me siguri diferenca do jete edhe me e thelle.
NUK BESOJ SE PD DO MARRI ME SHJUME SE 60 DEPUTET..ESHTE SHUME E THELLE NDARJA NDERMJET RILINDJES DHE PerPARA-S se saliut! njerezit jane me te vendosur se kurre per te hequr qafe njeriun qe ka rrenuar vendin tone! fitorja i perket partise socialiste dhe askujt tjeter!
vlen per tu permendur qe PD-ja po humbet vota ne Lezhe dhe Kukes, gje qe mund te thelloje akoma me shume rzultatin nese zgjedhjet do ishin si ne 2009-en.. por ajo qe nukeshte thene nga analisti Zaloshnja eshte qe populli eshte shume poshume fare, i pakenaqur prandaj dhe shumica derrmuse qe ne 2009-en votuan partine demokratike kete here ose nuk votojne ose votojne partite opozitare dhe rezultati thellohet akoma me shume se 73 mandate. Me pak fjale ne 23 qershor fiton koalicioni i majte, per te gjitha keto fakte te permendura ne kete koment!
Sa dita qe vjen shtohet bindja ne fitoren e padiskutueshme te partise Soclialiste, edhe pak dit na ndajne nga festa e madhe e fitores, festa e Rilindjes.
Koalicioni i majte do te mare minimumi 77 deputete, 23 Qershori do te sjelle nje fitore blebishtare te se majtes, shqiptaret u lodhen nga pushteti i korruptuar, u lodhen nga mungesa e drejtesis, nga mungesa e shtetit ligjore, me 23 Qershore ata votojne masivisht PS, votojne numrin 29.
Gjirokastera e sigurte 4-1 , diskutohet vetem i 4 do jete i LSI apo i PS
Dritan Prifti ne Fier, nuk ndikon fare ne uljen e perqindjes per PS. Ul pak LSI. Me shume ndikim ka tek PD. Vezhguesit e terrenit ne Fier raportojne se me z. Prifti, jane bashkuar shume votues qe kane votuar djathtas. Keta me nje dhurate te vogel e kane shitur voten. Pra, edhe faktori D. Prifti, do te zvogeloje shanset qe PD, ne qarkun e Fierit te mare 6 deputete. Dhe rezultati parashikohet. 10 PS, 1 LSI, 5 PD.
Mbajeni shenim kete!
I nderuar staf i temes te gjitha komentet e mesiperme jane vetem pro se majtes,nuk ka komente pro se djathtes apo nuk i paraqisni ato. Ne parashikimin e zaloshnjes (i cili eshte100% i majte) me kater neqoftese do ritet PS mund te arije 73 deputet Te jemi realiste kur nje i majte jep kete parashikim rjedhimi llogjik eshte te pakten zgjedhiet dalin 70 me 70 Duke shtuar konsumimin e 8 vjet pushtet e kalimin e LSI ne te majte edhe sikur PS te mare 73 deputete vleresoni o njeres se sa hipokrite ka qene bojkoti i PS e pretendimi per vjedhie votash ne 2009 e kjo fare force politike do na udheheqe Dua tu terheq vemendienn se me fitoren e se majtes ne bullgari, bullgaria e ka kthyer timonin nga moska duke u bere shqetesuse per BE. I njejti fenomen e ne menyre me radikale do te ndodhe edhe ne shqiperi,them ne menyre me radikale se ne shqiper ka shume forca pro greke te cilat zemren e kane ne moske se dhe vete zemrz e greqise eshte ne moske kurse qesen e ka ne EUROP
E majta ka mundesi potenciale (eshte shume afer) te mare nga 1 deputet me shume ne Tirane, Elbasan, Fier, Berat. Ne Korce dhe Vlore shanset jane me te vogla, por krejtesisht te mundeshme. Pak me e veshtire do te jete ne Durres. Ndersa e djathta ka vetem shanse minimale per te mare 1 deputet ne Lezhe, por qe eshte pothuaj e pamundur. Ne te tjerat e djathta eshte shume larg per te mare ndonje deputet. Pra ne rastin me te mire e djathta mer 71 deputet vetem nqs asgje nuk ndryshon nga 2009. Ndersa e majta ka mundesi te shkoje deri ne 73 deputete shume lehte dhe nuk eshte cudi qe te shkoje edhe ne 78 deputete. Edhe ne bastjonet e se djathtes (Kukes, Shkoder, Diber) e majta eshte me afer marjes se 1 mandati me shume se sa eshte e djathta, por kuptohet me shanse shume me te vogla se ne krahasim me qarqet e tjera.
Ju socialistet(ish-komuniste dhe proletare te bashkuar)jeni per keqeardhje dhe ushqeni veten tuaj me dokrra sondazhesh te kurdisura nga Edi Rama.Dhe mendoni ju se me ardhjen e tij ne pushtet(megjithate nje enderr e bukur vere)do t’ju shkrihet mjalta ne pjate?Lereni dokrrat dhe perrallat dhe kethenju realitetit dhe punoni per familjet ,per vendin,sepse ka edhe shume per te bere.Ju vellezerit nga Shqiperia jeni shume te politizuar,me e keqja eshte se nje smundje te tille e kemi fituar edhe ne ne Kosove.Ndarja e shoqerise dhe polarizimi ekstrem ne baza te ndarjes politike eshte mjaft e demshme dhe topite aftesine krijuese te shoqerise shqiptare.T’a shpallesh armik kundershtarin politik,ndodhe vetem tek NE.Te hudhesh vrere me aq vrushkull vrases ndaj tjetrit shifet vetem tek ne shqiptaret.Une nuk dua asgje qe i vije era komunizem,mirepo tek tjetri separi shof vellaun e pastaj mund ta konceptoj iden e kundert te tjetrit,per ceshtje te ndryshme politike dhe jetesore.