Fushata elektorale si amulli për shtetin dhe disa PSE që lindin

20 Qershor 2013, 12:34Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Në fakt, duhet të ishte e kundërta. Që shteti të funksiononte njësoj, ashtu si çdo ditë kur është në situatë jashtë elektorale. Por, është pikërisht Sali Berisha që ka futur një kulturë komplet tjetër, atë që për fushatë shteti zhbëhet dhe situatën e merr në dorë antiligji. Dhe natyrshëm të lindin shumë PSE.

-PSE ka lulëzuar gjatë kësaj periudhe një furi e paparë ndërtimesh pa leje, si e ku të munden, jashtë çdo lloj kontrolli?

-PSE ndër këta individë- ndërtues ka një ngutje të atillë që këto ndërtime të përfundojnë sa jemi ende në fushatë elektorale dhe mundësisht brenda datës 23 qershor?

-PSE në çdo ndërtim të paligjshëm sheh majë kolonave të betonit nga një flamur të PD-së?

-PSE autoveturat në vend të targës kanë sloganin e PD-së apo emrin e kryeministrit dhe askujt s’i hiqet patenta e drejtimit të mjetit?

-PSE është shtuar informaliteti nëpër biznese dhe dëshira për t’iu shmangur taksave?

-PSE ka rënë roli kontrollues i shtetit në shume sektorë, ku secili bën si e çfarë të dojë?

-PSE nëpunësit e institucioneve nuk janë në krye të punës, por në krye të fushatës së shefit kandidat?

-PSE gjatë muajve të fushatës Buxheti del totalisht nga binarët dhe rrezikon themelet e Shtetit?

Pse-të janë kaq të pafundme saqë unë po ndalem me kaq, thjesht për të dhënë një përmbledhëse të tyre, pasi secili prej nesh ndesh përditë padrejtësi e problematika dhe e sjell vetë ndërmend pyetjen: Pse ndodh kjo gjë?

Këto PSE, i përkasin anës negative, asaj që tregon se shteti që ka ngritur Sali Berisha punon me të shkrehur para zgjedhjeve e me të ngrehur (sipas qejfit) pas tyre.

Janë pikërisht zgjedhjet, halli i madh i Sali Berishës dhe shpurës së tij, që bën të krijohet kjo situatë anarkie në funksionimin e shtetit, i cili, në vetvete, s’duhet assesi të ndikohet nga zhvillimet politike që e shoqërojnë herë pas here.

Por, janë edhe disa PSE të tjera, që kanë të bëjnë me një lloj sjellje të neveritshme të qeveritarëve PD-istë. Janë PSE që lindin vetiu pasi, këta qeveritarë, e kujtojnë popullin si mendjeshkurtër. Që do të thotë se qeveria merr superxhiro 6 muajt e fundit të mandatit, sepse vetëm këto muaj, sipas tyre, populli mban mend se ç’është bërë prej saj dhe harron ato që s’janë bërë!!!

-PSE vetëm gjatë fushatave elektorale Sali Berisha përuron nga një tunel?

-PSE vetëm gjatë fushatave elektorale Sali Berisha pret shirita rrugësh?

-PSE vetëm gjatë fushatave elektorale Sali Berisha kujtohet të dalë nga zyra, të takohet e të dëgjojë shqetësimet që u ka sjellë njerëzve?

-PSE vetëm gjatë fushatave elektorale bëhen amnisti fiskale për bizneset dhe legalizime për zonat informale?

-PSE vetëm gjatë fushatave elektorale gjenden vende “të lira” pune në administratë?

-PSE përpara zgjedhjeve Berisha mundohet të tregohet njëri nga NE, kurse pas zgjedhjeve kthehet në SUNDIMTAR?

-PSE për Sali Berishën dhe qeverinë shtetasit shqiptarë për 60 ditë janë Dikushi dhe për 1400 ditë të tjera janë Askushi?

Kam edhe dy PSE ekstra:

-PSE “Klani i Zemunit” u fshi nga fjalori politik i Berishës tani që “Duka i Krimit” është përkrah bashkëpunëtorit familjar në tragjedinë e Gërdecit?

-PSE Berisha i kërkon kryetarit të opozitës të vërtetojë një sërë akuzash hipotetike që po vetë ia ka ngritur, ndërkohë që ka në dorë të gjithë mekanizmat shtetërorë që t’ia vërtetonte njëpërnjë për 8 vite rresht?

Dhe e fundit: PSE u ndal prishja e shtëpive që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri përgjatë segmentit “Stacioni i Trenit – Paskuqan” dhe pse u la që shembjet të bëhen pas zgjedhjeve?

Por, çdo PSE e ka nga një përgjigje. Gjithsecili prej nesh e ka vet në dorë që nëpërmjet votës t’i japë fund çdo dileme se PSE punët shkojnë kaq mbrapsht. Vota është një aset i çmuar për çdo shtetas, që s’duhet kurrsesi të çohet dëm. Ka që duan ta kanalizojnë në drejtimin e gabuar të rrënimit, ka që duan ta zhvlerësojnë për t’ia humbur kuptimin e ndryshimit që ajo mbart, ka të tjerë që luftojnë fort që ajo të shkojë aty ku duhet, te Rilindja.

Pse nuk shkova të votoj? Pse ia dhashë votën katragjyshit me antiplumb, dyqind roje e qen antiminë? Pse nuk votova Rilindjen? Që PSE-të, të lidhura pazgjidhshmërisht me fatet tona e të Shqipërisë, të mos na kthen nesër në makth, ka vetëm një rrugë: Voto opozitën, Voto Aleancën për Shqipërinë Europiane. 23 qershori i shumëpritur i Rilindjes, erdhi…

24 komente në “Fushata elektorale si amulli për shtetin dhe disa PSE që lindin”

  1. Alma says:

    Qe mos t’i veme me fajin vetes me cdo PSE te siperpermendur duhet te jemi te gjithe te bashkuar me 23 qershor per te larguar katragjyshin me antiplumb dhe 200 zagaret e tij vrases!

    23 qershori eshte dita e Rilindjes, eshte dita e shqiptareve!

    1. Mandi says:

      fushata e saliut eshte nje fushate teper e dobet e baltosese
      me rruge rruge rruge nuk merret mandati i 4ert
      duhen vepra
      jo rrenim 8 vjecar qe i la njerzit pa buke
      duher nje rilindje e vendit jo rrenim i metejshem
      prandaj shqiptaret e dine cte bejne me 23 qershor
      te votojne PS dhe nr29 me edi ramen kryeminister!

      1. Ana says:

        jane kaq shume PSE,jane kaq shume arsye per te mos votuar ne 23 sali berishen por keto nuk jane te vetmet ama jane me te prekshmet kudo sheh syri rreth nesh

        eshte nje turp i vertete qe nje shtet te katandiset ne kete stad,eshte nje papergjegjshmeri e treguar kudo hapur

        eshte e nevojshme,jetike vota tek nr 29,shqiperia duhet dhe do te rilinde,ne smund ta leme vendin te shkoje njehere e pergjithmone ne humnere,kemi kaluar me shekuj mbrapa por smund te mos reagojme perballe ketij realiteti te tmerrshem

        votoni votoni votoni!! kjo eshte gjeja me e rendesishme per tu bere ne 23 qershoor

        1. ARTA says:

          Kjo qeveri duhet hedhur poshte me vote sepse vetem ne kete menyre ne i tregojm se vota jone vlen dhe eshte vendimarese sa me masive te jete vota aq me e forte do te jete qeverisja ne te ardhmen.

          1. @arta says:

            edhe un ashtu them o Arta vota jone vlen prandaj me 23 qershor te gjithe te votojne per nje Shqiperi Europiane, per Berishen.
            Votoni 44. Fitore PD-ja

        2. Toni says:

          te gjitha PSE-t kane nje SEPSE.

          SEPSE NUK KEMI SHTET.

          kete do te bejme pas 23 qershorit…do te fitojme zgjedhjet per te ndertuar shtetin ligjor ne shqiperi!!!

          voto nr.29

    2. Gresa says:

      Keto “PSE-te” jane shume domethenese, per keto PSE duhet te pergjigjet cdo eksponent i qeverise ne ikje sic nuk e kane bere keto 8 vite!
      Keto 8 vite te vetmet PSE qe kane patur ato kane qene: Pse nuk qekam edhe une pjese e ketij tenderi? Pse nuk po marre edhe une nje hise te parave?
      E pra, per keto PSE-te e siperpermendura duhet te japin llogari te gjithe, per keto PSE-te shteti yne po rrenohet dita dites!
      Keto jane PSE-te qe cdo shqiptar duhet te kete parasysh me dt 23 para se te votoje!

    3. fredi says:

      te votohet partia socjaliste qe te krijojm nje faqe te re per shtetin shqiptare …. te votohet partia socjaliste qe te sjelllim ndryshimin reak ne shqiperi … te votohet PS sepse ketij vendi i duhet rilindja
      #rilindje29

    4. dritaniii says:

      qe mos te kemi me PSE duhet qe te ndryshojm kete shtet duhet qe te largojm kete plak qe ne kemi ne krye te qeverise edhe te votojm ate person qe ka ide edhe vizion per te ndryshuar vertet shqiperine…
      voto edi rama ..
      #rilindje29

    5. Jano says:

      Ehh sa PSE jane ngritur gjithe keto vite, pse shqiptaret nuk marrin ne dore fatin e tyre, pse shqiptaret nuk ndeshkojne kete monster qe kemi per kryeminister, pse shqiptaret gjithe keto vite kane ndeshkuar veten e tyre duke patur kete horr qe i shtypi me kembe si te ishin krimba!
      Shqiptaret duhet ti kene keto PSE ne mendje kur te votojne ne 23 qershor, ti japin pergjigje ketyre PSE-ve e te votojne opsionin e duhur!
      te votojne per rimekembjen e shtetit, te votojne per RILINDJEN!

    6. Maksi says:

      nje PSE kam un : pse neve e mbajm akoma Saliun ne pushte se spo e kuptoje kemi gjithe keto kohe qe meremi me ate !! ika ardhur koha ta heqim nga ai vend qe eshte se nuk merito ai njeri te jete ketu !! smeritojm kete fat ne shqipetaret !! meritojm me te miren ton edhe me e mira jon eshte EDI RAMA

    7. akil says:

      rilindja eshte bere nje here, nuk ka me nevoje per rilindje Shqiperia, tani vetem deshtim mund te jete, ne kemi nevoje te ndryshojme dhe te behemi pjese e Europes dhe kjo eshte e mundur vetem me Berishen ne krye pasi ai e ka vertetuar kete edhe me heqjen e vizave ndersa Rama eshte per rilindje dhe pas saj erdhi diktatura, ne duhet te jemi pro ndryshimit dhe jo bllokimit. fitore PD-ja votoni 44.

    8. @mandi says:

      ik o mandi shko boj naj pune nga shtepia, laj enet, fshi me fshese, laj cimentot se ka plot pune shtepia, merr nje here infot qe te duhen dhe pastaj fillo e flit, por edhe te falet se edhe ti si kryetari jot piktor qenke, kokrra injorantit.

    9. @arta says:

      arta edhe un ashtu mendoj, votoni 44 PERPARA
      per nje Shqiperi Europiane. VOTONI 44.

    10. redi says:

      ca turpi… si ka mundesi qe shqiperin po e bejn e shkatroon ne kte menyre ky gjysh … ka pasuruar familjen e vet kkurse pjesa tjeter e shqipatrve vuan per buk nuk vazhdohet kshu … ky katragjysh me antiplumb duhet qe te largohet nga kjo qeveri … prandaj duhet qe te vi dikush qe di ta rilindi shqiperin sic beri me Tirannen ne 11 vjet
      #rilindje29

    11. Skypion says:

      Altini shtron disa pyetje me PSE te madhe,natyrisht denigruese dhe ne adrese te kundershtarit te Rames. Ja, po u pergjigjem disave prej tyre:
      -Sepse,Edi Rama e ka kthyer Tiranen ne nje fjetore gjigande,ne nje qytet te pabanueshem,ku ne rast fatkeqesie zjarrfikeset,bie fjala, jane jashte funksionit.
      -Sepse,edhe Edi Rama kur ka qene kryetar bashkie,ne kohe zgjedhjesh dilte cdo dite me gershere ne dore,apo me lopate, duke inauguruar dhe peruruar rruge,dhe ndertime te ndryshme, apo i keni harruar o mashtrues!
      -Sepse, edhe rruget dhe ndertesat e qyteteve ne bashkite e socialisteve jane te mbushura me flamuj dhe banderola,apo nuk i shihni o qorra!
      -Sepse, vete Edi Rama eshte evazori me i madh nder politikane,kur nuk deklaron se nga i vijne ato qindra e qindra mijera euro per te ndertuar vilen e tij luksoze.
      -Sepse,nepunesit e bashkive te PS-se,ne te gjithe Shqiperine, jane te gjithe ne fushate totale per Edi Ramen,ashtu sic mobilizohej e gjithe bashkia e Tiranes,kur ky sojsez ishte kryetar i saj.
      -Sepse,Edi Rama, del krejtesisht nga binaret ne kohe fushate,vetem te kujtoni ate thirrjen psikopatike ne sheshin Skenderbej,qe i ben me turp te gjithe socialistet.Edhe ne kete fushate keput lloj-lloj budallalleqesh.
      -Berisha peruron nga nje tunel edhe rruge,SEPSE,nuk ka njeri qe nuk e veren se jane perurime konkrete,realizime premtimesh te mbajtura,qe jane edhe arsyeeja se pse do te fitoje padiskutim mandatin e trete.
      -Nuk permendet klani i Zemunit,SEPSE edhe Rama nuk i thote me Metes se “eshte me i korruptuari i qeverise”,”paterica e Berishes,apo mutti ne kepucen e Berishes”,”tradhtari i se majtes”.
      Por edhe SEPSE Meta nuk i thote me Rames se eshte “kreu i organizates me kriminale ne Shqiperi” ,”drogaxhi qe thith kokaine ne zyren e shtetit”,”pervers” ,”perbindesh qe nuk njeh atesine e te birit”,” rrahes dashnoresh” etj etj pafund.
      Keto PSE dhe shume e shume te tjera,ia kane bere te qarte opinionit publik qe,jo vetem opozita e Rames dhe Metes nuk ka oferte me te mire,PERKUNDRAZI,eshte oferte totalisht demagogjike(e njejte,identike me ate qe beri ati shpirteror i Rames,Papandreu),kurse nga ana tjeter kemi nje oferte me konkrete ,me kembe ne toke dhe me e ngjashme te ndodhe,sepse eshte oferta e vetme logjike ne kete kohe krize,qe sic dihet kapercehet vetem me reforma te djathta,dhe kurre,ne asnje rast te majta.Pervoja boterore qe nga lindja e Kapitalizmit e deshmon kete.Eshte ligj.

  2. Vlora says:

    sepse ne ate trurin e semure te tij,,,,,mendon se ua hedh te gjithe shqiptareve.

    sepse ne ate trurin e semure te tij e di qe shqiptaret nuk e duan,,,,dhe ai pikerisht kete nuk e pranon dot.

  3. leonard says:

    mund te lindin shume pse por kjo nuk eshte vetem ne kete fushate, keshtu

    ka qene gjithmone, si ne kohen qe ne qeveri ishte PS-ja me ne krye Nanon

    edhe tani. jane gjera qe ndodhin gjithandej dhe jo vetem te ne. ai qe

    deshiron te kapet me kete mendoj se eshte dicka jo normale pasi jo

    vetem ato te cilet perkrahin PD-ne por edhe ato te PS-se po te njejten

    gje po bejene. nje shembull konkret se qenka edhe makina me postera te

    PD-se, cdo dite shikojme makina te PS-se te cilat jane veshur komplet

    lejla, madje furgona e autobuse te cilet nuk shikohet a ka apo nuk ka

    njeri brenda tyre, pra do te thote qe nuk eshte se po mbahet krahu i

    njeres apo tjetres, kjo ka gjene dhe do mbetet kushdo parti te vije ne

    pushtet.

  4. Elma says:

    Fushata elektorale e Saliut kete here ka qene me shume se e turpshme sepse kjo fushate ka qene e bazur mbi shpifje dhe mashtrime te tipit Sali dhe ne nuk mund te besojm me tek kjo qeveri qe na ka turperuar ne syte e gjithe botes.

  5. Katnari says:

    Po shume bukur i ke thene PSEte i nderuar Altin! Jam i sigurte se populli do e japi pergjigjen ne dt23 por dhe jam shume kurioz e kam frike se katunaret mos genjehen kete radhe e hajne petllen e Dukes se krimit te Klanit te Zemunit ku Saliu e kishte ne plan te pare e ne cdo dalje publike qe bente nuk linte pa diskretituar Duken. Po ke mese te drejte e di PSE duhet te marre pjese i gjithe populli ne keto votime? qe mbas dt 23 te gjithe te jemi krenar qe kontribuam ne heqjen e kancerit sali qe ka pushtuar tere Shqiperine.

  6. kevi says:

    Shikoni se cfare fushate te shpifur po bejne te flamosurit, nje fushate te terbuar, te dale komplet jashte kontrollit dhe ne kundershtim te plote me ligjet e vendit.

  7. klara says:

    Fushata ka sjelle nje vrulle gjithandej, vrullin e diteve te fundit ne pshtet, te gjithe kane nisur te ndertojne pa leje neper majat e pallateve ne Tirane, se e dine qe pas 23 Qershorit nuk d te ndertojne dot me ne kundershtim me planin rregullues te qytetit…Por ata duhet te dine qe po i cojne dem kursimet e tyre sepse pas 23 Qershorit do te prishe cdo nertim pa leje i bere ne kohe fushate.

  8. korina says:

    Kjo fushate e shpifur e ketyre te babeziturve po shperdoron te gjithe buxhetin e betur te shtetit, buxheti i ministrive vene i gjithi ne sherbim te pushteti dhe fushates…..Ligji maskarenj ligji, mos e harroni kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje