Në një shkrim të vjetshëm në respublica.al argumentoja se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në 23 qershor, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), sepse do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare. Një alarm rreth rreziqeve afatmesme për ekonominë shqiptare e dha së fundi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili paralajmëroi se “rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike, pasi një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë si masa mbrojtëse ndaj krizës mund të kthehen në një dëm të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike
Po në një horizont kohor afatgjatë (4-20 vjeçar), çfarë perspektive ka ekonomia shqiptare? Për të hamendësuar se ku mund të shkojmë, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër rrugës që kemi bërë për të mbërritur këtu ku jemi.
Pas trazirave të viteve 1996-98, situata politike e Shqipërisë pati një normalizim relativ – opozita e atëhershme vazhdonte ta quante Kuvendin e Shqipërisë “parlamenti i kallashëve”, por të paktën nuk vazhdonte të sulmonte institucionet me kallashë. Ai normalizim relativ u pasua me zgjedhjen konsensuale të presidentit në vitin 2002 dhe me ndërrimin e parë normal të pushtetit në historinë e shtetit shqiptar në 2005-ën. Dhe jo rastësisht, periudha 1999-2009 ishte dhe dekada e një bumi të paparë ekonomik për Shqipërinë – rritja mesatare e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë asaj dekade ishte mbi 6% në vit.
Ndërtimi dhe sektorët e lidhur me të u bënë lokomotiva e atij bumi ekonomik. Rritja mesatare e PBB-së vetëm në sektorin e ndërtimit ishte tre herë më e lartë se ajo e gjithë ekonomisë – plot 18% në vit! Kjo rritje spektakolare e ndërtimit u financua kryesisht nga valuta e ardhur në Shqipëri prej emigrantëve dhe prej trafiqeve ilegale, valutë e cila u përdor për blerje apartamentesh ose ndërtime shtëpish dhe objektesh private. Ndërkohë, një rol jo të vogël në rritjen e ndërtimit luajti edhe financimi i shtetit për përmirësimin e infrastrukturës (rrugë, ujësjellësa, godina publike, etj.), i bazuar kryesisht në huamarrje të jashtme.
Por 4 vjetët e fundit, prurjet e valutës nga emigrantët dhe trafiqet ilegale janë pakësuar ndjeshëm, gjë që reflektohet në deficitin e bilancit të pagesave të raportuar nga Banka e Shqipërisë, si dhe në zhvlerësimin e lekut në këto tre vjet (kursi i këmbimit Euro-Lek ka shkuar nga 1 me 123 në mesin e 2009-ës, në 1 me 141 aktualisht). Ndërkohë, edhe huamarrja e qeverisë nga burime të jashtme është vështirësuar së tepërmi pas 2009-ës, ngaqë borxhi publik ka shkuar në nivelin e rrezikshëm 64% të PBB-së. Dhe nga ana tjetër, kërkesa për ndërtime të reja ka rënë në krahasim me periudhën 1999-2009, gjë që e tregon edhe përqindja e lartë e banesave të pabanuara, që raportoi Censusi 2011 – plot 33%!
Duke shikuar përpara, për dekadat në vijim, lokomotivë e ekonomisë mund të bëhen sektorë si turizmi, agrobiznesi, industria minerare-përpunuese dhe sektori energjetik. Dhe kjo lokomotivë mund të tërheqë vagonët e tjerë të ekonomisë si tregtinë, shërbimet, ndërtimin, sektorin financiar etj.
Që sektorët e mësipërm të bëhen lokomotivë e ekonomisë, kërkohet një infuzion serioz investimesh në to. Por investitorët seriozë i hedhin paratë e tyre atje ku perceptojnë se ka garanci institucionale dhe politike për investimet. Dhe fatkeqësisht, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria mbetet ende vendi me nivelin më të ulët në Ballkan për investimet e huaja direkte për frymë në çdo vit të dekadës së fundit.
Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që në Shqipëri të arrihet një konsensus i gjerë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, në përputhje me eksperiencën e vendeve të ngjashme ish-komuniste. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku konfliktet e pronësisë shkaktojnë hedhje në erë apo djegie të objekteve, si në Fushë-Krujë apo Kakome, për shembull.
Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet një konsensus i gjerë për domosdoshmërinë e funksionimit të shtetit ligjor. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku gjykatat janë të korruptuara, ku tenderat janë të korruptuar, ku administrata është arbitrare, ku krimi nuk ndëshkohet.
Së fundi, që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet stabiliteti politik, kaq i munguar në 100 vjetët e shtetit shqiptar. Gjatë një shekulli, rrotacioni i pushtetit në Shqipëri ka qenë gjithnjë traumatik, madje disa herë, edhe i përgjakur. I vetmi rrotacion normal i pushtetit është kryer në vitin 2005. Dhe një tjetër i tillë, i njëpasnjëshëm, do t’u jepte investitorëve seriozë sinjalin se stabiliteti politik, më së fundi, është arritur edhe në Shqipëri. Historia ka treguar se stabiliteti politik ka qenë gjithnjë një magnet i fuqishëm për investime serioze afatgjata kudo në botë.
Po a do të mjaftonte plotësimi i këtyre tre kushteve që investitorë seriozë të investojnë në mënyrë masive në Shqipëri? Fatkeqësisht, këto janë kushte të domosdoshme, por jo të mjaftueshme…
RROTACIONI NUK DO TE DISKUTOHET, MBAS 23 QERSHORIT DE TE KEMI RROTACION SEPSE ESHTE I NEVOJSHEM SEPSE VENDI PO SHKON DREJT HUMNERES!
Vetem Partia Socialiste mund te bej per vendin tone, vetem Partia Socialiste do ta RILINDE ekonomine Shqiptare per kte me 23 qershor duhet ta votojme kete parti sepse eshte e vetmja qe na jep shprese.
VOTO NUMRIN 29 VOTO PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
Rotacioni politik eshte vetem fillimi gjithckaje. Nje vend qe nuk ka stabilitet ekonomik, nuk ka institucione qe funksionojne, nuk ka nje treg te lire ne plote kuptimin e fjales per nje abuzim per hir te interesave personale, nuk mund te kete rritje ekonomike e per me teper smund te kete as investitor qe e shohen kete vend si te pershtatshmin per te hedhur parate dhe per te nisur nje biznes.
A ka njeri qe me voten e tij te aprovoje formen e qeverisjes se saliut qe ka 8 vite qe vetem e rrenon Shqiperine, e plackit , i mbyti ne taksa bizneset e deri ne falimentim, nuk ka bere asgje per te permiresuar kushtet e biznesit, investimet e huaja kane rene, krimet jane rritur. Prandaj jane te gjithe qe s’jane dakort me kete forme qeverisje, duan dick ate re, duan Rilindje.
Qe ky vend ka rritje ekonomike kete ethote bvetem Saliu dhe qeveria e tij sepse te gjithe ne qe jetojme ne kete vend shikojme qe jeta jone cdo dite e me teper veshtiresohet per shkak te rrenimit apo shkaterrimit ekonomik qe i eshte bere vendit.
Uji qe rri ne nje vend qelbet, kaq mjafton qe te kuptosh se kjo qeveri ka shume kohe qe po i vjen ere e qelbur.
Rotacioni eshte jetik per Shqiperine, behet fjale per te shpetuar jete te tjera njerezish, qe kjo qeveri s’po i kursen per tu pasuaruar vete, per rrezikun qe i kanoset Shqiperise, per te perfunduar ne greminen qe ka pergatit saliu.
Kjo qeveri qe vetem ka abuzuar me taksat tona sot nuk jep llogari per asgje madje ajo qe eshte me paradokslae ehste qe nuk kan asnje program elektoral dhe konkurojne fuqishem ne fushte me shpifje kundrejt Rames. Kjo eshte turp se qeverite nuk jane gazeta thashethemesh por garanci per qeverisje dhe nje jete me te mire.
Duhet patjeter rrotacioni si dhe aq me teper tani qe kemi nje qeverisje rrenuese prej 8 vjetesh ka shume nevoje per nje qeverisje qe te ndryshoje rrenjesisht ekonomine e vendit dhe te vendose mireqenien e qytetareve mbi gjithcka tjeter.
Ajo qe na mungon vertet eshte nje qeveri e pergjegjshme e cila mer hapa te sakta per politikat qe ndjek. nuk na duhet nje qeveri e cila premton te njejtat gjera cdo kater vjet, dhe asnjher nuk eshte e afte ti plotesoj. Aq me teper nuk na duhet nje qeveri qe pjesen me te madhe te te ardhurave te shtetit i fut ne xzhep duke e bere keshtua thuajse te pamundur rritjen ekonomike apo terheqjen e investitoreve.
Padyshim qe Eduard Zaloshnja,e ka humbur besueshmerine e tij si staticien,dhe per kete ka nje mori arsyesh. Ne zgjedhjet e vitit 2011 ,ne studion e Top-it,ky fallxhor parashikonte nje humbje spektakolare te LSI-se,perkunder asaj qe thoshte kolegu i tij A.Hoxha ,dhe kur LSI-ja arriti nje sukses te paralajmerruar nga staticieni racional e gjakftohte Hoxha, sharlatani Zaloshnja u detyrua te kerkoje falje para kamerave per “parashikimet” e tij te mbeshtetura kryekeput ne deshiren qe kishte per ta pare LSI-ne te shkaterruar.
Po ky Zaloshnje,deri para se te formohej aleanca e Qelbesave, parashikonte nje rezultat spektakolar te Aleances Kuq e Zi ne zgjedhje,por menjehere pasi mori porosine nga Rama,filloi ,pa piken e turpit te parashikonte te kunderten!
Kurse sot,per te bere diversion ne kampin e djathte,parashikon rezultat spektakolar per FRD-ne…!
Pa me thoni o njerez ,se sa i besueshem mund te jete nje sharlatan i tille,nje fallxhor,qe si ato arixhoshkat hedh fall sipas pritshemrise se porositesit ?! Por, ky e ben se eshte nje mashtrues i pacipe.
Sa per rrotacionin(qe i ka ngelur ne goje si rrote),spekulon paturpesisht,sepse ate e vendos vota e popullit. Sot per sot,kete here, nuk eshte aspak koha per rritacion. Ne nje rast hipotetik fitoreje te Qelbesave Rama-Meta (qe s’ka per te ndodhur,pa as me te voglin dyshim),vendi do te shkonte drejt katastrofes se sigurte ekonomike dhe sociale,tamam ashtu sic ndodhi ne Greqi me udheheqesin shpirteror te Edi Rames,Papandreun. Masat qe pretendon te ndermarre Rama jane fatale per ekonomine e brishte te vendit ne kohe krize.
Shikoni Greqine.Eshte detyruar nga vete rrethanat ,te marre masa drastikisht te djathta.Prandaj edhe ra modeli politik i Rames,Papandreu. Askush te mos ushqeje iluzione,keshtu do te bjere edhe Rama ne rast,larg-qofte,fitoreje.
Fallxhori Zaloshnja i di keto,sepse ka aq arsimim sa per ta kuptuar situaten ekonomike qe ka rrugdalje vetem e vetem me reforma e masa kryekeput te djathta.Prandaj,ky njeri eshte nje mashtrues ordiner,se genjen e mashtron sy per sy,pa piken e turpit.
Eduard Zaloshnja eshte i vetmi analist qe permend pothuaj perdite ne shkrimet e tij fjalen rrotacion,sikur kjo te ishte nje fjale magjike,cudiberese,sepse ky genjeshtar analist kujton se lexuesit jane budallenj ,dhe e hane sapunin per djathe.
Qellimi i ketij shkrimi eshte sa kunderthenes me idene e tij te rrotacionit(!), po aq qesharak dhe idiot. Eshte kunderthenes sepse,kur permend 20 vjet qe duhen per realizime e koalidime reformash ,ky sharlatan ka parasysh PS-ne ne pushtet qe do t’i duhen kaq vite per te realizuar ato qe premton,pra bien ndesh me ate qe na e shet si parim te shenjte,dmth me rrotacionin!
A ju ka shkuar ne mendje ndonjehere te pyesni se pse ky palo analist ,qe mburret se ka qene nder demokratet e pare,te urreje kaq shume te Partine Demokratike,qe ashtu si fshatarit Mustafa Nano ju hapi dyert e karrieres?
Une per vete nuk gjej ndonje arsye te shendoshe qe ka te beje me bindjet ,politiken,parimet etj. Ashtu si katundari Muc Nano edhe ky e urren Berishen si Berishe. Perndryshe, e motra e tij,e cila,fale lidhjeve te shumta dhe te ngushta qe kishte me pd-stat, u be shkak qe edhe i vellai Eduard te futej ne PD,eshte me te vertete e respektuar dhe nuk besoj qe te jete shkaktarja e urrejtjes qe i vellai ka per Partine Demokratike dhe pd-istat,sepse ata ia kane respektuar ne maksimum motren !
ja pse duhet rrotacioni, qe ju plehrat berishiste te ktheheni tek shpellat nga keni ardhur dhe te mos villni me keto shpifjet e ndyra qe jua ka mesuar kryeshpellari sali!
Vetem llumi i zhulsave te PD-se bene nje koment duke mare per baze fjalet e dallkaukut te rrjedhur Frrok Cupi – me te cilin tallet cdo njeri normal sot. Funderrinat e Sales, e keni pyetur ndonjehere Frokun pse ndryshoi?
Si mos largohet nga shpella e PD-se me kryeshpellar Salen, Zaloshnja, Topi, Ngjela, Oketa etj. Po normale qe qytetaret normale nuk te durojne qorrazi gjithe jeten.
Zaloshnja po flet me argumenta, po ju doni vetem perroi psiqik te Doktorit kam bere gjithcka per ju – do bej gjithcka per ju – me besoni ju mue – PerPara tunel
Po shokoni o tutkuner zbrisni deri ne Selanik the kuptoni cdo te thote rruge me standarte dhe tunele
Rotacioni politik sot eshte me i dmozdoshem, me i nevojshem se kurre…23 Qershori eshte munadesia me e mire per ta shporrur kete pushtet te korruptuar, eshte mundesia me e mire per te Rilindur vendin.
skypion,
po replikoje paksa me ty mbasi me beri pershtypje komenti yt ku perpiqesh te shesesh kulture qe vihet re edhe nga shenjat e pikesimit qe je munduar ti perdoresh me vend, packa te ndonje gabimi te vogel.Gjithashtu perpiqesh ta nxjerresh vehten nga lexusat budallenj!?
Panvaresisht per sa me siper na ngateron rrotacionin me reformat. Per te mos thene budalla duhet te jesh naiv qe te mos kuptosh se seformat jane komplekse nga te clat nje reforme i duhen 6 muaj kohe, ndersa nje tjetre pse jo edhe 50 vjete, ndersa rrotacioni eshte nje akt qe kryhet brenda nje dite.
Tjeter lajthitje,pse valle qe te perqafosh demokracine duhet me domosdo te perqafosh tere jeten pertine demokratike, Saliun apo hdonje fshatar tjeter?! Tani edhe une te shtroj pyetjen; a te ka shkuar ndonjehere ne mendje se te gjithe ata qe mbeshteten demokracine perbenin nje front mbare popullor demokratik dhe jo antare te partise demokratike? Dhe koha me pas pozicionoi sjcilin sipas bindjeve personale.
Dhe se fundi e mbyll komentin me nje ironi te ndyre duke u futur edhe ne familjen e tij,E.Zaloshnjes, qe me sa duket je inspiruar me nje nga ata qe ti i quan fshatare. Ketu ta them me bindje se ke dale ne origjine.
Per dijeni te gjithe shqiptareve patriote. Per t’u bere politikan ne nje vend te vogel si vendi yne duhet te keshe
te regjistruar emrin ne nje ”bordero” fqinje. Ne rastin tone konkret ne Shqiperi nuk mund te behesh politikan
po qe se nuk ke te regjistruar e aprovuar emrin ne nje ”bordero” te fqinjeve tane. Prandaj mos krijoni iluzione
te kota se gjoja me nje vote , cope leter do te ndryshoni rrjedhen e historise te popullit e vendit tone. Fati yne
eshte percaktuar e do te percaktohet nga kancelarite e fqinjeve tane qe si merimanga e kane shtrire rrjetin ne
te gjithe vendin ,duke blere fare lire spiunet e tradhetaret shqiptar. Ai qe bertet me shume per patriotizem dijeni
se eshte zagar i te huajve fqinjeve qe leh per ta, dijeni se e keni thiken pas shpine. Ky eshte fati i Shqiperise
dhe pergjithesisht i vendeve te vogla. Shkurt keshtu eshte ndare kjo bote.!!!!!.