Për mbijetesë, jo për rilindje, pasi duhet të mbijetosh një herë, pastaj të rilindësh.
Mbijetesa tashmë është në cakun e saj ekstrem, o sot o kurrë, një e nesërme e njëllojtë do jetë fjongoja e zezë mbi Shqipërinë e vlerave.
Duhet të votojmë për t’i dhënë një mësim ndëshkimi Berishës dhe një mësim tolerance dhe mundësie Ramës. Berishës për ta ndëshkuar për:
-Poshtërimin dhe shkelmin në fyt që i ka vënë vlerave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
-Për glorifikimin e tradhtarëve të kombit, për poshtërimin që i ka bërë historisë së idealistëve shqiptarë, për injorimin djallëzor ndaj vëllezërve Frashëri dhe rilindasve të tjerë, për injorimin me kast të babait të gjenezës sonë Ismail Qemalit, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit… dhe sidomos përdhosjes që i ka bërë idealistëve njomëzakë ,por zemër- flamur të 29 Nëntorit 1944.
-Berisha duhet të ndëshkohet për përçarjen krahinore dhe vrastare që mbolli mes shqiptarëve, për shkallmimin e çdo vlere të kësaj toke të martirizuar, e shiti, e moli, e dogji, e ropi, e vrau dhe këto mynxyra i bëri totalisht si një sëeb në mall shqiptari.
-Berisha duhet të ndëshkohet për dhunimin psikologjik dhe depersonalizmin që po i bën shqiptarëve të punësuar, ose jo, në këto ditë pazari përpëlitjeje për të.
-Berisha duhet të ndëshkohet për t’i treguar se shqiptarët e mirë, të ndershëm, dinjitozë, janë një gen që nuk zhduken pavarësisht heshtjes, janë një gen që mbijeton, sundon dhe fiton me dinjitet.
-Berisha duhet të ndëshkohet për t’i vërtetuar që babëzia e tij për çdo pushtet do ia shndërrojë obezitetin psikik në grahmën e fundit të pushtetit të mbajtur me dhunë dhe shantazh.
-Berisha duhet të ndëshkohet për vogëlushen Marie, e pambrojtur, vrarë nga gjakësi burracak, për çdo njomëzak që gdhin dhe fle ndër hekura ngujimi, për spitalet vrastare korruptive, për policinë bashibozuke dhe kriminale, për gjykatat e zhdrejtësisë, për juristët me tonelata dhe drejtësinë me gram, Berisha duhet ndëshkuar sidomos për moshën e tretë, për ata shqiptarë që jetën ja dhanë një ideali utopik të manipuluar, ata që veç në 50 vjet Shqipërinë e shndërruan në një aset parajse të shqyer dhe përdhosur nga njeriu i ri, Sali Berisha.
-Berisha duhet të ndëshkohet që t’i tregojmë dynjasë përtej kufirit se jo vetëm ata e kanë sikterisur nga oborret e tyre zyrtare, por dhe ne shqiptarët kemi dy gram tru e dinjitet qe dallojmë të mirën nga e keqja, që nuk ja shesim shpirtin dhe ardhmërinë shejtanit dhe sidomos frikën që ai po mbjell ne e vrasim… po, po, ne e vrasim frikën, pasi o sot, o kurrë!
Sa për Ramën, përherë kam thënë ç’kam menduar ndaj sot pavarësisht gjynaheve të tij, si të gjithë ne mëkatarëve të kësaj toke unë dua t’i jap besim, e të shpresoj që këtë tokë ta bëjë të banueshme për ne dhe fëmijët tanë, të rilindë pemët, zogjtë, të restaurojë shtëpinë e vëllezerve Frashëri, të rilindë policinë, spitalet, shkollat, të rilindë besimin, ndaj pavarësisht mërive të vogla, kemi betejën tonë të madhe përpara, betejën e shqiptarisë dhe të jetës, votoni 29, votoni mbijetesën.
Nje shqiptar qe nuk shet nderin per ndihma elektorale voton pro Edi Rames dhe se ardhmes. Voto 29!
ne duhet et votojme 29 jo sepse eshte edi rama, nuk po luftojme tani me per lider po per jetes me te mire pa qene nevoje te jemi detyrimsht pjes e nje force politike po qytetar te nje shqiperie, partia socialiste dhe numri #29 jane zgjidhje
Po jo o lla, sdo votojme mbijetesen, do votojme per rigjenerim nr 29!
Per te ardhme te hajrit, per te ardhmen qe se kemi pas kto 8 vite shkaterrimi nga familja Berisha!
Do votojme per nje lider, per nje skuader per nje te vertete spektakolare pas 23 qershorit!
Qe te mbijetojme do te votojme 29. Qe te kemi mundesi te barabarta, qe kemi punesim, qe te kemi te pakten aq sa per te blere ushqimet baze e aq sa per te mbijetura. Titull shum i gjetur i ketij artikulli. Duhet ama vota e te gjitheve, nje vote ne mase te papare ndonjher, qe ti japim nje mesim Berishes dhe te tjereve qe mund te aspirojne te kene nje karrier si te tijen. Pushtetaret dhe autoritaret nuk kane te falur, populli s’do ti lere te mbijetojne.
JAM I SIGURTE SE ME 23 QERSHOR SHQIPTARET DO TE VOTOJNE NUMRIN 29 SEPSE ESHTE I VETMI NUMER QE I JEP SHPRESE POPULLIT SHQIPTAR PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE!
Diten e diele me 23 qershor te votojme te gjithe numrin 29, numrin e shprese per popullin shqiptar, numri qe do te cliroje nga e keqja Sali popullin Shqiptar, i vetmi numer qe na jep siguri per te ardhmen per kte duhet ta votojme.
UNE ME 23 QERSHOR VOTOJ NUMRIN 29
UNE ME 23 QERSHOR VOTOJ NUMRIN E CLIRIMIT NGA E KEQJA
UNE ME 23 QERSHOR VOTOJ TE VETMEN PARTI QE ME JEP SHPRESE PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE
UNE ME 23 QERSHOR VOTOJ PARTINE SOCIALISTE
UNE ME 23 QERSHOR VOTOJ RILINDJE
BASHKOHU EDHE TI ME MUA QE TE RILINDIM SHQIPERINE
Kjo qeveri na ka rrenuar, ky sistem spo na le te jetojme ashtu sic duhet te kishte te drejten te jetonte cdo njeri ne shtetin e tij. Berisha ka uzurpuar karriken dhe kerkon me kot ta mbaje per nje mandat te tret. Deputetet e tij jane nje tufe ujqerish, kriminelesh, vrasesish dhe femrash te egra te cilet synim te vetem kane pushtetin.
Te votojme 29, qe ti japim Shqiperise qeverine qe meriton, qe ti japim nje skuader te sakte, e cila me vizion dhe perpjekje, do ta beje kete vend te shkoje perpara.
them se nje nga gjerat me kritike me kete qeveri eshte taksimi i pandershem i cili i kombinuar me korrupsion i ka lene njerezit te varfer.
Taksimi I ndershem lejon qe taksat te ulen per 95% te Shqipetareve. Me parimin kush fiton me pak, paguan me pak, do te mund ti japim fund listave te bukes sepse nejrezit ia japin pothuajse gjithe rrogen qeverise e cila me pas I fut ne xhep.
Kush fiton me pak, duhet te paguaj me pak, kush fiton me shume duhet te paguaje me shume.
Jo cdo popull ka fatin e till si ne qe ne momente te veshtira te kete mundesi kaq te arrira per te zgjjedhur,. Eshte nje e neserme qe premton per ne dhe femijet tane. Kjo sigurohet vetem me VOTE MASIVE #29
#Voto29
ne duhet te zgjohemi e te sjellim nder mend 8 vite ku ishim te mbyllur ne nje kasolle ku vec saliu na futi e na mberthehu keq, duke na mohuar cdo te drejt te fjles dhe mendimi , rizgjohu e rilnd me 29 voto per veten
me ne fund n do te votojme numerin 29 per te ndeshkuar berishen, na rrembeu 8 vite e keto sjane pak, 8 vite ne kllapi e rrenim, mos e fal as ti as un, as tat e as ato ndeshko me vote eshte fuqia qe ke voto 29
duke votuar 29 nurin per program me te mire dhe nje qeverisje te denje, sali do te kuptoj se nuk eshte as i pari e as zoti, eshte njeri qe mund ti kthejme mbrapsht cdo nder qe na ka bere me nje shenim dua rilindje ti shporru sali
do ta ndeshkojme saliun du i perplasur 4 e fundit nga populli si pergjigje ndaj gjithe perplasjeve qe na ka dhene ai dhe kompania e tij mafioze kur ne kerkonim drejetsi dhe ligji, 29 sali do te zhduk nga politika shqiptar njeher e mire
sali berisha ka nje kufi cdo gje , jo si kufijt e tu ku paraja eshte jotja dhe verferia e popullit, kufiri per te mos votuar ty dhe infiniti i votimit te numrit 29 per te shpetuar e per te patur nje lider si kushdo
njerez vetem kujtoni
lodhjen e prinderve, vetmine e gjysherve tane ku politikat sociale nuk funksionojne, kujtoni sigurine qe kemi une, ti, te gjithe, kujtoni spitalin qe dhe qimet e kokes nuk mjaftojne, kujtoni lypsat qe rrine ne rruge, policine qe behet spektatore e ngjarjeve te shemtuara dhe nuk leviz nga vendi, mendoni se cfare do te bejme me diplomen tone kur te dalim nga bangat e universitetit( ti pim lengun), kujtoni cmimet te po rriten cdo dite( me cfare do ushqehemi)..ajrin qe thithim i cili eshte super i ndotur, mjedisi po ashtu
e kuptoni qe kjo qeveri na ka mare gjithecka..
do te ndeshkoj sali per heqjen nga puna te dy prinderve te mi, do te ndeshkoj per jeten e njerzve qe ti kurre nuk dhe drejtesi per vrasesit, do te ndeshkoj sali per ate gjeni qe vdiq e kurre talenti i tij su duke, do te ndeshkoj sali per moshen e 3 fisnike qe ti nuk u solle i tille do te ndeshkoj sali se kjo mund te me ndodh dhe mua rilindje #29
Sepse #29 eshte ne te vertete rruga e zhvillimit, rruga e kundert e sali Rrenimit. Eshte rruga qe ne meritojme e kete e sjelle vetem PS dhe Edi Rama. Une votoj per here te pare, por kam pare qe jam me fat qe kam nje mundesi te tille votimi. Beje dhe ti #Voto29
saliu mund te krahasohet me: hitlerin, musolinin, stalinin dhe enverin ne disa pika, ku pak nga te gjitha e plotesojne ate si individ, duke e shnderuar ne nje qenie “”pa jete” amorfe, qe jeton si ato krizantemat qe rriten afer varrezave..
ky tjetersim i ardhur nga pushteti e ka bere shume te fuqishem virusin sali,
sepse mjedisi ku u rrit e favorizoi aq shume sa e ndoti dhe me shume….
kush nga ju e deshiron kete figure?? le te flas
JU LUTEM O SHQIPTARE TE NDERSHEM MOS VOTONI ILIR METEN, VOTA JUAJ VETEM PER 29, VETEM PER PS, NE MENYRE QE PS TE JETE E FORTE DHE E PAVARUR NGA PRESIONET DHE PAZARET E MONIKA MOSTRES DHE ILIR BARK DERRIT.
Ne te gjithe mbeshtesin frymen e re te Rilindjes!
fryme e cila do e ktheje vendin tone nje vend me te mire per te jetuar,fryme ne te cilen alternativa per tu larguar nga vendi do te jete e fundit,fryme e cila do ti tregoje botes qe te jesh nga Shqipera nuk eshte turp!
saliu po godset rende mbi cdo qytetar, po gedet rened qe papunesi te zgjes, qe drejtesia te hesgt, po godet qe njerzit jene skllav te nje pushteti te urdheruar nga vete ai, koha te zgjohemi #29 rilindje
Nje shkrim i shkelqyer.E si mund te shkruaj ndryshe Brizeida.Je me te vrtete per tu admiruar..
Nje pershkrim mjaft i bukur dhe i vertete! Duhet vertete qe te rilndim duke treguar qe gjate ketyre 8 viteve te berishes ne pushtet- ne kemi mbijetuar vertete mes poshterimit, mes fyerjes dhe uljes ne sy te botes- duke qene te “turperuar” qe vlejme vec 1 euro! Prandaj duhet Rilindje! Jo per disa individe te caktuar por per nje Komb, nje Shqiperi
Populli Shqipetar ja ka treguar gjith botes qe munt te mbijetoj edhe ne kushtet ektreme. kemi mbijetuar nga luftrat,nga permytjet,nga uria,nga smundiet,nga fatkeqsite natyrore nga pushtimet e perandorive romake dhe otomane etj… Do mbijetojm edhe nga Saliu
per kthimine xhaxhit Enver voto 29
Ju Enveri ju ka hy n’myth me kohe
Do te shtoja se duhet te kthehemi ne njerez me pare qe te rezistojme e mbijetojme nga shtazet e egra qe na rrethojne, te zbusim sa me shume prej tyre e ti kthejme ne kafshe shtepiake, e me pas te vazhdojme rilindjen e domozdoshme drejt qyteterimit europian!
Shume i bukur ky artikull.
Le ta lexojne te gjithe dhe te gjithe te veprojme ashtu sic e thekson kjo zonje e nderuar qe Shqiperia te shpetoje dhe te ulemi ne prehrin e tokes meme dhe te ngasherehemi mbase me lote mallengjimi sepse edhe njehere u be kjo toke e dashur per te gjithe sepse Berisha nuk beri tjeter perpos qe shqiptaret ta mallkojne token e vet dhe te largohen prej saj.
Bekoje o Zot kete toke te shtrenjte dhe ndihmoje dhe udheheqjen e neserme qe te realizoje me dashuri dhe drejtesi misionin e vet.
bravo briz, me dinjitet.
PERPARA BASHKOHEMI ME TY BRIZIDA ; NJE PATRIOTE SHQIPTARE E VERTETE
Eh more njerez. Jane te gjitha te verteta ato qe thote zonja ne shkrim. Sado inate e merira qe te kemi me Ramen, do te ishte krejtesisht cmenduri dhe vetevrasje po te votohej Berisha, aleatet e tij te mundshem, perfshi edhe LSI e perdalur e Mete hajdutit. Vecanerisht, ne asnje menyre as edhe nje vote per Meten pavaresisht betimeve e perbetimeve ne koke te lopes, dacit e kujt tjeter qe ai ben.
Votoni PS-ne o njerez. Ose te pakten ndonje aleat te PS qe ka dhene prova dinjiteti e karakteri, sic eshte PSD e Gjinushit fjala vjen. Natyrisht qe do te kete vjedhje e manipulime por te pakten te bejme ate qe kemi ne dore per momentin — te votojme kundra kancerit Berisha. Nqs Berisha do t’i fitoje zgjedhjet, atij do t’i duhet nje manipulim i tejskajshem i cili do te beje buje ne komunitetin nderkombetar. Prandaj edhe nevojiten sa me shume vota kunder tij, qe t’ia bejme sa me te veshtire fitoren nepermjet vjedhjes dhe sa me diskredituese. Me pas pastaj te shohim e te bejme.
Ju uroj fat!
Elinor edhe ti ????
U binde dhe ti ??? Hahahahaha mire qe jemi ne demon kraci dhe me duhet te pranoj mendimin ndryshe .Sa keqardhje !
Brisildaaaaaaaa …per te rrrrrrrrrilindur duhet me pare te vdesesh …jo te mbijetosh ….
Brisildaaaaaaaa moj rrrrrrrrrrilindase vetem i paska ber Berrrrrrrisha te gjitha keto ???? Mah ,mos ke harruarr ndonje gje rruges …
Brisildaaaaaa rrrrrrrrrrilindesja ,ti ke thene perher per Ramen ate qe ke menduar ???? Hem ishe “nxehur” ca kur doli lista ,po pastaj u qetesove .U qetesove si dikush qe e shikon te arsyeshme te gelltisi corben ,sepse ndoshta kta vijne ne pushtet dhe pse ta prish une …ne fund te fundit corben po e gelltisin shume dhe heshtin ,duartrokisin ,jane te kenaqur si derrat ne llum …
Brisilda ,perse duhet te mbijetojme ????
Sa njerez e vegjel qe jeni ,e dini pse ??? Ja per kte mungesen e kurajos …qe ju humbet dinjitetin njerzor …dhe pa kte te fundit JU SKLLEVER DO MBIJETONI !
Brisilda kjo eshte nje fatkeqesi genetike ,ti je edukuar nga te mbijetuar ..dhe si e tille kaq mund te besh .Nejse une po te mos ishte per Elinorin ,nuk do e humbisja kohen me ty .
MBIJETONI RRRRRRRILINDAS KOKEPALAR ,SE SKLLEVER KENI LINDUR DHE ASHTU DO VDISNI ! RRRRRRRRNOFTE ENVER – SALI-EDVIN-METAAAAAAAA !!!!!!!!!
Per Dinjitet-thuaj. Ndrroje titullin.
Per Dinjitet Voto Rilindjen!
Pergezime zonja Brizida, edhe kete here ke treguar forcen e karakterit tend te hekurt!
Edlitoriali yt , s’ka nevopje per shume shpjegime … i ke treguar , shpjeguar te gjitha, shume thjeshte dhe me kurajon qe te karakterizon !
Atyre qe si shikojn syt realitetin , viktimen shqiperi ,
atyre te cileve nuk i krruan rilindja dhe preferojn ,
te mos rilindin nga kjo vdekje ku sot ky popull ndodhet ,
por te mbijetojn thjesht jane ciniket e ksaj bote ,te cilet
nuk kerkojn ate qe jeta i ka dhuruar mbi kte toke ,qe
vertet te jetojn (nepermjet rilindjes) por te mbijetoj ashtu zvarre ,
pra thjeshte te exzistojne .( Shtrire duke vdek ne krevatin e spitalit..doktorr kafsha pyet te semurin : Si je bre sot ? -I semuri qe mezi hap gojen e me sy mbyll i pergjigjet ..jam sh mire Dok..!)
Ktu qendron ndryshimi midis mbijeteses si nje exzistenc ,
me Rilindjen si jete ,qe do te thote te jetosh vertet ,si njeri dinjitoz .
Nganjiher eshte e veshtire shume te kuptosh per cfar duhet te shkruash ,kur nuk thote asgje ! Edhe pse aty eshte e rruges te gelltitet cdo lloj corbe mediatike politike etj ..ne funxion te MBIJETESES ,jo jetes vertet .
e vertete,berisha duhet ndeshkuar ne menyre ekzemplare,siç ndeshkohet nje mashtrues,gjakatar dhe zjarrvenes.Duhet ndeshkuar si mbartes i antivlerave dhe si grerez mbretereshe e gjithe kesaj katrahure 20 vjeçare.Votoni o njerez per ke te doni,votoni per te njeqind partite se bashku,por ndeshkojeni sali berishen,doppio katranjosin
Kjo eshte neperke e fshehte ekstremiste. Mbese e Klem Kolanecit. Vec vrer di gte vjelle per Ramen e PS. Por nga e keqja ia do te thote: voto per 29. Dhe kete gjasme ne emer te mbijeteses. Pra pilule me helm. Pthuuuu, lanet qofsh !
Te lumte Brizida!Si gjithmone grua e mencur dhe kurajoze.Ne kete vend ku eshte turp te jesh i ndershem, duhet kthyer dinjiteti dhe mundesia per te jetuar si njerez…Kush ka perfituar padrejtesisht, sigurisht nuk do ndryshimin dhe Rilindjen!
29 motra ime , mire e the, s´ka tjeter rruge!