Kur mbushet kupa e shpuar!

22 Qershor 2013, 11:41Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

 

Prej sondazheve paraelektoralë, sesa kryesimi i kampit të majtë, ajo ç’ka bie në sy është diferenca me kampin blu. Kjo sepse kryesimi i së majtës nuk është surprizë, veçanërisht pas afrimit PS-LSI, dhe si shumicë konstante në tranzicion (përveç 1992 që ishte votë referendare tunduar prej ‘çekut të bardhë’ dhe sindromës së ‘mollës së ndaluar’) bën që fitoret e PD të shpjegohen ose me fragmentizimin e së majtës (2005) ose me manipulimin masiv zgjedhor (1996, 2009).

Lajm në këtë rast është diferenca njëshifrore mes kampeve dhe kjo pas 8 vitesh qeverisjeje, për më tepër problematike dhe ‘litarëve’ pafund përjashta që PD po lë pas. Edhe nëse kihen parasysh kufijtë e gabimit të sondazheve, apo efekti i auto-çensurimit tek të intervistuarit në ngurrimin për t’u shprehur lirisht, sërish, mbështetja hipotetike për PD, flet shumë për emancipimin demokratik në vend, veçanërisht tek një pjesë e elektoratit të djathtë.

 

E djathta e marrë peng

8 vjet qeverisje kanë kosto elektorale, por nuk janë domosdoshmërisht arsye për rotacion sa kohë dëshmohet përkushtim e përgjegjshmëri demokratike. Kjo nuk ndodhi me PD, dhe kostos së viteve në pushtet i shtohet edhe kosto e abuzimit antidemokratik me episode si Gërdeci, 21 janari, 8 maji, shpërdorimi i buxhetit, kapja e institucioneve dhe deri cenimi i interesit kombëtar si në rastin e paktit detar, importit të mbetjeve, varësinë ekonomike ndaj fqinjëve etj.

Sesa arritjet, janë dështimet ato që bërtasin më shumë ndaj nisur nga kjo CV, popullariteti i PD sot duhej të ishte në minimumin historik. Rrudhja e saj në një parti-‘bërthamë’ sikurse më 1997, duhej të reflektohej edhe në sondazhe por diferencat mes kampeve, nuk flasin ende për braktisje në masë të PD nga të zhgënjyerit që besojnë tek e djathta, por jo tek ‘surrogati’ i saj.

Kauza e djathtë shkon përtej PD dhe militantizmi apo ‘besa’ e verbër janë absurd dhe autogol ndërkohë që lidershipi i saj shkeli ‘kontratën’ e së djathtës duke shpërfytyruar shtyllat simbol të saj – prona historike dhe sovraniteti kombëtar (pakti i detit etj). Duke mos i lënë më opsion tjetër votuesit të djathtë idealist veçse refuzimit të identifikimit të mëtejshëm me këtë parti dhe dhënien e shansit tjetërkujt për të përfaqësuar të djathtën që meritojnë.

 

Shansi i rilindjes djathtas

Dy dekada nuk janë pak për një brez për të eksperimentuar me të njëjtin lidership të PD. Ndaj, sikurse 1992, edhe 23 qershori është votë për sistem – lënie pas e tranzicionit dhe futje pa kthim në hullinë e demokracisë funksionale me të fituar të gjithë. Një votë kjo jo për llojin e ‘autobusit’ ku do hipim, por për rrugën dhe drejtimin që do të marrim, pavarësisht ‘shoferit’ në timon.

Pas 20 vitesh iluzion pafund, elektorati idealist i PD ka shansin historik të ngjizë dhe të rilançojë kauzën e së djathtës moderne dhe patriotike, si për të balancuar ambicien dhe reformimin e paprecedent majtas, ashtu dhe inspiruar mbështetje në elektorat për rikthim në pushtet. Kjo si përmes mbështetjes së protagonistëve të rinj të së djathtës (FRD, PLD), forcave të treta dinjitoze të së djathtës brenda koalicionit të PD (LZHK etj) apo deri numrin 29 (si për të përsëritur ironinë e 1992 kur riciklimi i së majtës kaloi përmes votës djathtas), gjë që indirekt promovon më pas rifreskimin e vetë lidershipit të PD, qoftë edhe përmes kalimit në opozitë. Në të dyja rastet, kauza e së djathtës merr frymë dhe perspektivë të re, sepse nëse ka një opsion që merr peng atë dhe rilindjen e sajnë terma afatgjatë, është‘fitorja’ e radhës e pseudo së djathtës në pushtet.

Vota e 23 qershorit është shans për të djathtin idealist që të ‘hakmerret’ për 4 vjet shpërfillje dhe abuzim ‘mish për top’. Por dhe kthim resto për paragjykimin, cinizmin, intimidimin dhe tentativën e poshtërimit dhe depersonalizimit të minutës së fundit ndaj qytetarit në nevojë – garantimi i një vendi pune, ‘pazari’ për votën dhe fisnikërinë në kushtet e varfërisë së tejskajshme kundrejt miellit apo vajit elektoral etj.

Votuesi i djathtë nuk ka çfarë humbet prej largimit të një ‘djathte’ që e ka lënë tashmë jetim. E reja ia vlen çdo çmim, ‘zhgënjimin’ përfshirë. Vota e 23 qershorit nuk është vota e fundit për të dhe ndërsa koha do tregojë se sa drejt apo gabim e pati, 23 qershori mbetet shans unik që njëherë në jetë, të çlirohet nga dilema e‘mollës së ndaluar’ duke i dhënë një shans tjetërkujt, dhe me të edhe vetvetes dhe familjes së tij pas 20 vitesh eksperimenti‘pd-ist’. Ndryshe, rrezikon të hyjë në histori si ‘brezi i humbur’ që për marren e tij, la pas si trashëgimi për brezin e ri, barrën e tranzicionit famëkeq, për të ulur kokën dikur, diku përballë pyetjes së pashmangshme ‘a patët zgjedhje tjetër?’

23 qershori është test për emancipimin demokratik të elektoratit, veçanërisht atij të djathtë, që të vijojë me precedentin e elektoratit të majtë që dikur refuzoi komplekset dhe fanatizmin ndaj liderit, si kur bashkoi votën me trendin e 1992, ashtu dhe kur u distancua nga abuzimi socialist pre-2005 dhe votoi për rigjenerimin e së majtës pas tërmetit LSI.

 

29 apo dera e hapur për të gjithë

Opozita ndërkohë, ndërsa shpreson për më të mirën, duhet të përgatitet për më të keqen- ‘ta hedh për së dyti, faji është veç i yti’.Përballë një mazhorance që luan psikologjikisht me kartën ‘murit nuk i bihet me kokë’ (ndonëse ‘dielli nuk mbulohet me shoshë’), opozita duhet të jetë gati për çdo prekje me pasoja të procesit zgjedhor. Heqja e ‘vijave të kuqe’ është domosdoshmëri dhe aksioni opozitar nëse preken ato, duhet të jetë konsistent, i vazhdueshëm dhe pa kompromis, ndryshe ai veçse imunizon më tej abuzimin demokratik.

Mazhoranca praktikisht është jashtë kontrollit në spekulimin frenetik elektoral. Shirita pafund inaugurimesh elektorale, që në mungesë të transparencës ndaj taksapaguesit duhet të ishin arsye për diskreditim dhe ndjekje penale, promovohen si asete elektorale ndërkohë që mbeten maja e ajsbergut në abuzimin elektoral.

Në analogji me shprehjen e famshme ‘mos më pyetni për milionin e parë’, opozita nuk duhet të tolerojë asgjë ilegale prej spekulimit të mazhorancës, sado e papërfillshme në dukje (arbitrariteti i KQZ, kartat e identitetit, përdorimi i institucioneve, lirimet nga burgu etj) dhe që më pas mund të përbëjë fillesën e manipulimit ‘legal’ me efekt në rezultatin elektoral.

Ndonëse mazhoranca ka bërë gjithçka që të mos votohet më pas 8 vitesh qeverisjeje abuzive, sfida opozitare mbetet rotacioni për meritë dhe jo për diferencë. E ndërsa këtë gjë ajo po e arrin, sfida mbetet garantimi i votës së lirë. Me abuzimin pa dorashka të mazhorancës, triumfi opozitar është jetik dhe numri 29 tashmë është sinonim i mbijetesës r rilindjes së vetë demokracisë, të djathtës reale përfshirë.

 

Perëndimi: neutralitet në anormalitet!

Në pikëpyetje ndërkohë mbetet reagimi perëndimor. Deklaratat e llojit ‘nuk ndërhyjmë në punët e brendshme’, ‘gjërat t’i zgjidhin vetë shqiptarët’, ‘po monitorojmë me kujdes’ etj, fraza amorfe apo klishe zhgënjyese e dekurajuese për inspirimin properëndimor, tingëllojnë alibi ‘larje duarsh’ tashmë që me cenimin e ‘vijave të kuqe’ të standardit demokratik perëndimor, vetëm vend për neutralitet nuk ka.

Që heshtja apo qëndrimi amorf i perëndimor të mos interpretohet si miratim indirekt i kursit të kësaj qeverisjeje dhe votës pro saj apo më keq si pafuqi dhe shndërrim në ‘lolo’ apo klient të saj, Perëndimi duhet të flasë fort dhe me një zë. Ndryshe, inkurajohet spekulimi se Shqipëria është në një vijë ‘tektonike’ gjeopolitike ku demokracia sakrifikohet për detantat e kohës dhe ku qeveritë abuzojnë pa teklif sepse kanë mbështetje pas.

E ndërsa Perëndimi nuk mund të marrë anë në betejën politike, ai qartazi dhe me metrin e tij, duhet të heqë ‘vijën e kuqe’ për pritshmëritë e 23 qershorit, shoqëruar me paralajmërimin se nuk do të njohë asnjë qeverisjeje që lind prej abuzimit elektoral duke mbështetur çdo reagim paskëtaj të shoqërisë për normalitet demokratik. Ndryshe, neutraliteti perëndimor ndaj anormalitetit demokratik, do të shihej si neutralitet, indiferencë dhe butafori ndaj vetvetes dhe idealeve që ai përfaqëson ndaj 23 qershori mbetet rasti për ta përgënjeshtruar këtë gjë.

50 komente në “Kur mbushet kupa e shpuar!”

  1. keno says:

    ju mbush kupa saliut ksaj rradhe dhe sado u mundua qe mos tja bllokote vrimen ne fund te kupes cedo qe ja bllokoj me aq llum dhe pislliqe qe ka bere se duro me njeri dhe kjo eshte ajo qe po nddh tashi !! po dalin te gjitha ne siperfaqe dhe po tregohet kush eshte saliu ne te vertet dhe sa kriminel eshte

    1. delux says:

      kupa e shpuar u bllokua nga vrasjet qe ka bere saliu ne keto vite !! me gjakun e njerzve qe vdiqen per arsye te pa kuptueshme qe saliu i leverdiste per para !! ska me tashi ajo kupe po thyhet dhe nuk mban me peshen e vajtimeve te familjeve qe qajn sot per fajin e saliut !!

      1. ALMA says:

        KA ARDHUR KOHA QE SALIU TE LARGOHET DHE KRYEMINISTER TE BEHET EDI RAMA SEPSE VENDI PO SHKON DREJT RRENIMIT TOTAL ME SALIUN NE PUSHTET, DUHET NDRYSHIM DUHET RILINDJE DHE KETE RILINDJE MUND TA SJELLE VETEM EDI RAMA!

        1. erjona says:

          Lamtmira qe do i japi ky popull saliut do te jete aq e hidhur per te sa dhe atij vete nuk ja mer mendja sepse serisht po mundohet te beje nga ato maskaralleqet e veta me votat por nuk per tja dale dote kurre me sepse per 4 vite na mori peng me vota te vjedhura por kete here nuk ka per tia arritur me ne asnje menyre te preke voten tone.

      2. Iris says:

        Ah ky Berisha, ketij ka kohe qe po i derdhet kupa. Me ne fund edhe vete demokratet e kane kuptuar qe ajo qe perfaqeson Berisha nuk eshte demokracia, por etja per pushtet dhe deshira per tu pasuruar vete e per te pasuruar femijet e tij. Por jo ne kurriz tone.

      3. Gerti says:

        Berisha na vrau dhe na preu, pa pyetur as per drejtesi as per moral. shpejt i harroi diktatori premtimet e tij dhe iu fut punes per te perqendruar gjithe pushtetet ne doren e tij te lyer me gjak. Per keto arsye ai s’meriton as te jete ne qeveri as te dal nga gjithe te keqijat pa paguar per ato qe ka bere.

        1. JORI says:

          pritjet tona per largimin e saliut neser marrin fund
          me nje vote kunder tij ne do te sigurojme largimin e komunistit te fundit!
          gjithashtu me fuqine e kesaj vote per numrin 29, ne do te zgjedhim kryeministrin e duhur, zotin edi rama qe do na prije perpara ne rilindjen e vendit!
          FITORE PS!

      4. Flori says:

        Nderkombetaret ne fakt presin qe zgjidhjen kesaj situate tia jap vet e populli por emsazhet nen-ze jane shume te qarta. BERISHA DUHET TE LARGOHET DHE TI JAP SHQIPERISE MUNDESIN PER TE RILINDUR NEN NJE QEVERSOJE TE RE TE MAJTE, DHE TE DREJTOHET NGA NJE NJERI ME VIZION SI ZOTI RAMA

      5. Drita says:

        Na e ka sjell ne maje te hundes ky Berisha. 22 vite vetem duke degjuar per te. Iku turpshem ne 97′ per tu rikthyer me i eger dhe me i dhunshem se kurre. arriti te merte edhe dy mandate te tjera, i beri si i beri, por tani boll me. Tani vertet qe kupa u mbush. Saliu duhet te ike dhe do te ike sepse tashme askush nuk do dhe askush nuk e voton.

      6. Sonja says:

        Qeverise se turpit ne do i japim vetem nje pergjigje dhe ajo eshte vota masive kunder Saliut dhe qeverise se tij qe vetem di te vjedhe dhe te manipuloje procese duke mos bere asnjehere zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kjo ehste e papranueshme per nje vend qe pretendon se eshte ne demokraci.

      7. ervin says:

        sali ebrisha e ka mbshur kupen me shqipatret sali ebrisha eshte tallur me popullin ne menyren me te keqe te mundshme ndaj ai nuk meriton em per asnej moment te marre voten e shqipatrve

      8. armir says:

        qeveria e slai berishes eshte tamam si nje kupe e shpuar e cila rrjedh gjak sepse ka derrmuar shqiperine dhe shiqpatret ne cdo moment dhe ka vrare e ka ber cka dashur epr te mbajtur pushtetin

      9. fino alla fine says:

        Populli me 23 qershor do i jape lamtumiren Saliut,kesaj monstre qe keqqeverisi vendin per jo pak por 13 vite.U bënë 23 vite demokraci dhe ky vend ndodhet akoma ne tranzicion per gjithcka e ka fajin politika dhe fajtori kryesor eshte Saliu,ai qe ka qene 13 vite ne pushtet.

    2. arjoni says:

      Pd qe ka perfituar nga percarja e te majtes per te ardhur ne pushtet, tani s’ka me asnje shans, ne radhe te pare per shkak te koalicionit te gjere opozitar, e majta e bashkuar dhe sepse e djathta tashme eshte e percare. Tashme kesaj pd I mbetet qe edhe vete te rilinde.

    3. maksi says:

      kupa eshte mbushur thjeshte po pritet ora qe te ndrrohet me kupe te bukur dhe me ngjyrat e rilindjes dhe qe sdo mbushet me pislliqet qe ben saliu po me gjera te bukra dhe arritje te medha qe Edi Rama do boj ne keto vite qeverisje !! dhe ti tregojm botes qe jemi dhe ne njerez te mire e jo kafsh si na mendojn

    4. veri says:

      ne te djathten mund te ishte kushdo qe mund ta perfaqesonte denjesisht ate por jo saliu, qe i dha fund fjales se lire e demokracise, ne fund te fundit rilindja vlen dhe per ta, qe tani aty kane filluar zenkat dhe percarjet, ata thelle thell nuk e duan saliun

    5. sasha says:

      kur mbushet kupa ose me sakt tejmbushet permbys veten seshte nevoja te lodhesh shume,

      dhe ne themi: Lamtumire sala dhe mirsevjen Edi Rama..

      vonon por erdhi ajo dite qe ne kemi kohe qe e presim

      fitore RILINDJE

    6. flori says:

      tani te gjithe te djathtet jane vene ne sulm me njeri tjetrin per te zene vendin e saliut, sepse ata duan te hakmerren keq, per cdo shperfillje dhe abuzim e ofendim qe i ka bere saliu, tani do ti shohim sa e duan ata saliu

    7. denisa says:

      opozita gjtmon ka qene nje dere e hapur per kodo qe ishte ne rrugen e se drejtes dhe te kontributit per vendin jo per karrigen, 29 tani eshte me e fort se kurre, ata cdo gje e kane kundra, sepse njerzit e kane kuptuar qe saliu rrenon

      1. andi says:

        po denisa, opozita ka qene dhe eshte gjithmone e hapur per hajdutet e tipit ilir meta dhe dritan prifti. edvini per karrigen e tij sakrifikon cdo gje

    8. Elma says:

      Jo vetem qe eshte mbushur kupa po eshte kaluar dhe cdo lloj limiti dhe kufiri me kete qeveri qe cdo dite e me teper po bene cdo gje per te manipuluar kete proces dhe per ti kthyer ne favore te saj por te jete ebindur se nuk ka per te ja arritur kurre.

    9. paskal says:

      do thyejj qafen edhe ky njeri me 23 qershor neser shqipateret do votojn jo vetem per rilindjen e shqipaterve po edhe per rilindjen e partise demokratike qe eshte marrre peng nga ky njeri i deshtuar…
      #rilindje
      #unvotoj29

    10. Sandri says:

      sali berisha e ka mbush kupen nuk mund te vazhdoj edhe te jet akoma krryeministri i ketij vendi…ne 8 vjet na premtoj mirqene rritje ekonomike edhe sot na dha si perfundim vetem rrenim deshtime…
      prandaj ky vend ka nevoj per rilindje edhe prandaj duhet votuar partia socjaliste edhe edi ramam…
      #rilindje
      #unvotoj29

    11. urla says:

      ja ky eshte portreti i sali berishes, i teri ne zi, me asnje fije shprese se mund te ndryshoj e vetmja gje qe mund te besh eshte ta lorgosh me vote , ta dhunosh fort me vote e ta shohim kokeulur te ik i zene ne faj nga kllapia qe solli

    12. ergi says:

      cdo shqipatr eshte bere gati qe ne 23 qerhsor ta shkund voten e tij dhe kjo vote te jete per alternativen me t emire t evendit te jete per alternativen e vendit te shkleqyer te jete per alternativene vendit per zhvillim ekjo esht erilidnja

    13. albana says:

      shqiperia e ka nej mu8dnesi te arte te denoje kete qeveri me vote dhe nuk duhet t eleme aspak qe kjo qeveri te mbijetoje dh ekjo eshte dita kur shqipatret te votojen rildinejn esht edita kur shqipatret te zjgehdjin te arhdmen e tyre

    14. lushjari says:

      Saliu eshte i marrë fund.Ka keqqeverisur kete vend per 8 vite me radhe,nuk duron me ky popull ka vajtur thika ne palce.Askush nuk e perkrah me kete regjim mbytes te Saliut,shqiptaret me 23 qershor votojne 29,votojne Edi Rama.

    15. daniel says:

      beje dhe ti se un do e bej ket egje deno em vote kete qeveri te shpuar duke mar nje shok em vet epr te votuar partiene soicdlasiste per te votuar edi rmaen per te votuar per shqiperine europiane

    16. gertjan says:

      Kupa eshte mbushur me kohe per Saliun ama.Saliu prej 8 vitesh mban peng fatet e vendit.Me 23 qershor do e shporrim njehere e mire nga politika kete hajdut te popullit.E vetmja rruge per popullin eshte Rilindja,ndaj votoni numrin 29.

  2. aurora says:

    berishes nuk ja mohon njeri meritat qe ka si politika neto 22 vjite.thjesht sot ka ardhur koha te provojme dike tjeter qe ndoshta do te na qeverise me nje fryme pak me te re europiane e prandaj ne e duam me te vertet kete ndryshim.neser votat tona shkojne per ramen dhe rilindjen sepse neser nee kerkojme vetem rilindjen.

    1. fredi says:

      te gjithe shqiptaret jemi pak ore larg nje rilindje te madhe shqiptare…
      mes shume veshtiresive populli jone gjendet vetem nje hap larg per te dal nga rrenimi qe saliu e futi.

      miq ne fituam…te gjithe bashke ja dolem…keto oret qe kane ngrelur jane vetem per te vulosur zyrtarisht vullnetin e shqiptareve!!

      voto nr.29!

  3. Maksi says:

    ne kete beteje te forte dhe vendimtare tregohet qarte se saliu eshte humbes dhe kupa e tij ka filuar te derrdhet nga tej kalimi i limitit te nervave , sduron me njeri saliun !! ne cdo miting tregon qarte se si po shkon situata dhe tregon qarte qe saliu eshte humbes , dhe nga deshperimi i madh qe ka per kete humbje qe po i vjen ka arrit te mari ca kamera qe tregojn sikur ka njerez pa fund ne mitingje po ne te vertet ska asnje

  4. ALIU says:

    NUK KA ME SALI BERISHA PAS 23 QERSHORIT
    TE BIJE GJITHE POPULLI REHAT AMAN!!
    NA E DERRMOI SHQIPERINE KY BASTARD KOMUNIST!!
    TA LARGOJME E TE RILINDIM VENDIN SE BASHKu!!

  5. sandra says:

    do durojme edhe nje dite se neser do ti kemi dhene lamtumiren e berishes.nuk ja mohojme gjithcka qe beri por neser ama ne do te votojme per dike tjeter i cili mund te ndertoje nje shqiperi te re nje shqiperi te lire nje shqiperi plot vlera e njerez intelektuale te cilet sot i mungojne shqiperise.Rama per mua meritoni fitoren.

    1. censura says:

      saliu i ka thene stop asaj qe ajo force politike simbolizon, dhe ka si slogan, ai ka vite qe qendron aty i palekundur duke thyer cdo tabu e rregull te demokracise, perjashtim e vrasje per kedo qe mund te tentonte ta kundershtonte

  6. ersi says:

    RILINDJA eshte vetem nje dite larg,edhe 24 ore dhe ne do te kemi ate per te cilen kemi luftuar e dashur me te vertete per shume kohe, RILINDJEN.nuk e di po qe sot me ka kapur nje ndjenje triumfi kur pashe te gjithe njerezit te bashkuar dje nga shkodra gjer ne vlore,me ka kapur nje ndjenje per te ecur perpara per tu bere me mire.qe neser do te jemi me te vertete me mire besomeni!

  7. JEHONA says:

    ME 23 QERSHOR ME KEMBE DO COHET SHQIPERIA
    PER EDI RAMEN DO VOTOJME TE GJITHE
    TE LARGOJME KRIMINELIN SALI RAM BERISHA, KOMUNISTIN E THEKUR!

    ME NJE VOTE PER PS DHE RILINDJEN!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!
    VOTO NR 29!!

  8. sonila says:

    NESER DO ZGJOHET NDJENJA PER TE JETUAR SERISHT,NESER DO ZGJOHET NDJENJA PER TE QENE ME MIRE,NESER DO ZGJOHET LIRIA QE DUAM TE GJITHE, NESER DO TE JEMI ME TE VERTETE DEMOKRATE SEPSE RILINDJA DO TE JETE E JONA ME FUND.

  9. Titi says:

    Analize te madhe ke bere,syte e tu qenkan mbuluar me ngjyre qe nuk shikon fare se cfare ndodh perreth teje ose kete shkrim e ke bere nga Dropulli.Opozita ne gjithe kete fushate nuk na tregoj asgje se cfare do bej por beri punen e lypsit te plazheve qe cader me cader kerkojne leke kurse keta amani na votoni neve se e dime neve cfare do bejme me leket.

  10. agroni says:

    berisha mbylli dje nje cikel qe i kishte ardhur koha te mbyllej ndersa rama dje nisi nje cikel te ri bashkimin nga veri ne jug nga shkodra gjer ne vlore per te rinisur keshtu nje etape te re nje etape demokratike per te pasur nje shtet normal si kudo vend tjeter per te miren tone per te ardhmen tone si shtet i formuar e per te jetuar si njerez.

  11. mirela says:

    Berisha eshte rritur e edukuar e indoktrinuar me te gjitha simptomat e komunizmit.i paska mesuar me se miri mesimet e enverit.paska qene degjue i devotshem dhe nje zbatues i perpiket e mesimev ete Enverit.Neser do te filloje me te vertete demokracia dhe neser do ti takoje popullit te zgjedhi liderin e duhur qe sbesoj se duhet te jete me sali berisha

  12. suela says:

    neser rama kthen faqen e komunizimit duke e zevendesuar ate me demkracine e shumpritur.neser rama del triumfues dhe nis demokracine e shumkerkuar dhe te shumprituren.nga neser do te jemi te gjithe me mire.

  13. ambra says:

    kupa me berishen eshte mbushur ka kohe.kjo kupe duhet te derdhet dhe te mbushet nag e para vetem me demokraci.kjo kupe duhet te mbushet me rilindje dhe njerezit do te derdhen per te votuar kete rilindje.hajde e kthejme nje gote me fund per rilindjen dhe per demokracine qe do te vij.

  14. gena says:

    e djathta eshte marre peng nga saliu u bene 22 vite qe nuk leshon vend
    per askend do cdo gje per vete dhe per familjne e tij, idete tij prej diktatori jane te zymta dhe anti demokratike ndaj ata te pd duhet ta heqin vet

  15. Andrea says:

    sot me shume se kurre vendi ka nevoje te shohe sali berishen jashte jetes se vendit

    eshte shume e rendesishme qe pjella e fundit e komunizmit te marre denimin e merituar prej kohesh,eshte shume e rendesishme qe shqiptaret te mos vazhdojne me te jene te zhytyr ne mjerim,te kene nje spitale qe ti sheroje edhe pa pasur leke,te kene nje shtet tek i cili te mund te gjesh mbeshtetje kur ke me shume nevoje per te

    jane eme mijera arsyet pse sali berisha duhet te denohet nga shqiptaret neser dhe kete mund ta bejne vetem duke votuar nr 29,duke votua rilindje

  16. grejsa C. says:

    Pd po e braktisin edhe ata qe kane qene bashkethemelues te kesaj partie, se u tradhetuan nga kryetari saliu I cili krijoi nje parti monopol dhe mendoi vetem per tu pasuruar vete dhe familja e tij, ai tradhetoi idealet e nje partie te djathte dhe synoi vetem qe te forconte pushtetin ne duart e tij per te mos e leshuar me. Tani te gjithe e kane kuptuar qe edhe kjo parti ka nevoje per tu rilindur prandaj te majte e te djathte do votojne #29.

  17. arber says:

    Populli shqiptar eshte kryesisht i majte ne ide dhe bindje. Eshte demokrat ne zemer dhe tolerant dhe i ndjeshem ne shpirt. Arsyeja pse e djathta ka ardhur ne pushtet ka qene aksidentale ose e shtyre nga percarja romantike brenda se majtes. Por ashtu si cdo histori romantike qe mbahet mend dhe respektohet kete radhe edhe e majta eshte ne muajin e mjaltit. Pjell e kesaj dashurie do jete Rilindja.

  18. Treviso says:

    Besoj se pas 23 Qershorit do me letohet pak puna si opozitar, duke shpresuar se qeveria e re do ta ndryshoje taktiken ne favor te popullit.
    Mendoj se nuk do na ndigjojne me veshet per korrupsionin e qeveritareve.
    Nuk do na ndigjojne veshet se nuk funksionon drejtesia,policoa. Nuk do na ndigjojne me veshet se kur te shtrohesh ne spital duhet te marresh dyshek dhe çarçafe nga shtepia dhe te dalesh jashte spitalit per te blere ilaçet. Sdo na ndigjojne me veshet se u mbyllen shkollat per te shkuar nxenesit ne mitingun e partise ne pushtet. Sdo na ndigjojne me veshet se u pushua filani per bindje partiake. Tek e fundit dua te ndaloj.Qeveria e re duhet te aprovoje nje ligj qe ndalon politike-berjen gjate kohes se punes per administraten e shtetit deri ne komunen me te vogel te vendit.
    Ju uroj nje dite paqeje me 23 qershor dhe votime te sukseshme.

  19. cama says:

    mjaft me me rrenimimin ,
    me vrasjet e qytetareve,
    me gerdecin ,
    me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
    me drejtsine e munguar,
    majft me me diktatorin!!!!! ,,,
    kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
    kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
    kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
    kujdes rrezik! diktatura te perdore!
    kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
    kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
    kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
    kujdes!!!! e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
    kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen nr. 29

  20. Xhemal D. DUKA says:

    Epitafi i tranzicionit

    Këtu prehet tranzicioni
    Që meroi breza të tërë
    Erdhi për të prurë Europën
    Por në fund bëri një vërë

    Qershori e sikteristë
    Dhe emri ju mallkoftë
    Me pjellat-furka që poftisi
    Në kosh plehrash përfundoftë

    Disa nga këta furktarë
    Këtu poshtë po i rendisim
    Delenxhinj të paparë
    Epitafe t’u qëndisim

    Sipër t’u vëmë tabelë
    Që kurrë mos t’i harroni
    Të dëftohen bëmat e tyre
    Ndryshe prapë e pësoni

    Se këta sharlatanë
    Janë zombi e ngjallen prap
    E kur fillojnë nga zakoni
    Kusur t’i bësh prapë zap

    I pari është Ali Karizmatik Barishtja
    Demagog, hunda një metër
    Por tani, aha, se pjerdh njeri
    S’ka më vlerë galloshja e vjetër

    Sokëlliti dhe shkumboi
    Një milet të tërë harboi
    Dhe tani u bën zbor
    Të shumtëve të tjerë në sinor

    Më tej Parafina Merrkot Batalli
    Që ndryshe nga e gjithë bota
    Vrimën që e kanë nga pas
    Ajo e kishte tek koka

    Mbahej si zonjë e madhe
    Gojëligë e kokadru
    Pretendonte një shtatore
    Përfundoi me një hu

    Bri tyre Pelivan Qylafbardh Teka
    Hiqej trim po nuk i eci
    Në çark tek Barishtja ngeci
    Dha e mori për të dalë
    Sa mbeti pa gjë në shalë

    Veçan është Farkos Buzuq Lango
    Pasi dëndej mirë me xhin
    Kujtohej për Shqipërin
    Begeniste e priste t’i vinin pas
    Për të askujt më s’i plas

    Nën këtë pirgun këtu
    Lara-lara kjo pllakatë
    Janë deputetët e ankandit
    Që e bënë veten sallatë

    Këta mytaberë bu(r)ra
    Ndër të gjithë, janë më të dhjerit
    Sa dhe qëntë kur i zë shurra
    S’begenisin t’i përmjerin

    Ndërsa kjo parcela e madhe
    Mban anal(istat) kopilë
    Që nga një derë në tjetër
    I bënë të gjithë me qime
    Kur vetë bykë me mjekër

    E po ç’pret nga matrapazë
    Që u bënë ustallarë
    Vetëm duke bërë tellallin
    U grinë zarfe duke marrë?

    Këto furka tranzicioni
    Kush më shumë e kush më pak
    Sa herë tymin e tyre panë
    Me popullin ranë në hak

    Ju të vdekur që mirrni frymë
    Shëmbëll mbeçi për të tjerë
    Të bëjnë politikë të mirë
    Koka të mos u marrë erë

    Edhe ne kallam kusuri
    Boll me tifon politike
    I dëgjoni që të tërë
    Por në fund dëgjoni veten

    Epitafet mos i harroni
    Jeni të gjallë dhe plot furi
    Krahët edhe mëndja tuaj
    Do ju sjellin lumturi

    Pas qershorit bardhësi
    Jetë e mirë për këtë popull
    U bëftë si në Europë
    Nga Vermoshi gjer në Dropull

    Xhe-Du
    Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje