Ka shumë të ngjarë që figura e presidentit Nishani t’i bashkojë të dy forcat politike pas zgjedhjeve të 23 Qershorit! Për një element: heqjen e tij. Ai nuk mund të përfaqësojë më vendin, por më shumë se kaq, unitetin e tij. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ngarkon konkretisht Presidentin me rolin e garantit të organeve institucionale dhe njëkohësisht i jep rolin e garantit primar të ligjshmërisë në Republikën e Shqipërisë. Por, ky autoritet primat e ka të pamundur ta kryejë më këtë detyrë.
E ka të pamundur ta realizojë për shkak të vetëdijes partiake që e ka të rrënjosur thellë në thelb, për shkak të profilit të ulët që përfaqëson si individ dhe për mos përshtatjen dot me problemet që po kalon Shqipëria. E fundit për momentin lidhej me zgjedhjet parlamentare, ku deklaratat e tij ngjanin të fliste për një vend që s’kish të bënte fare me Shqipërinë, apo me barazlargimin e tij prej problematikës fare të dukshme të tyre si zgjedhje që rezultuan nga më të turpshmet në historinë shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në këto përmasa kërkesa për devijimin e votës si këtë herë, kurrë s’ka qenë i tillë presioni mbi administratën, mbi njerëzit, aq sa denoncimet e Avokatit të Popullit dhe strukturave të tjera të Shoqërisë Civile ngjanin si subjekte filmash thrilleri. Ndërsa ky autoritet, me fjalën e tij të vakët, në ditët finale, u mjaftua me fraza të thata dhe pa asnjë kuptim.
Por, kaq i pakuptimtë është bërë ky personazh, saqë të mjafton të kujtosh sesi instinktivisht gazetarët e sportit e kishin të vështirë ta bënin diferencën e protokollit në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen e përfaqësueses kundër Norvegjisë. Të gjitha kamerat dhe komentet ishin kah Berishës, kurse presidenti Nishani, simboli i unitetit shqiptar, u fokusua në pozitën e njeriut të shpurës së tij. E më keq akoma, ky episod jo vetëm që nuk e bezdiste, por e rehatonte në atë atmosferë aq kombëtare që mbarte stadiumi.
Me pak fjalë, ka vite që shqiptarët nuk e ndjejnë më institucionin e presidencës si institucionin e tyre. E bjerrur në një institucion thjesht kortezial, ajo nuk kryen dot dhe atë për të cilën më së shumti kanë nevojë njerëzit: mbrojtjen e imazhit të vendit dhe ngjalljen e emocionit kombëtar. Dhe, me z.Nishani steka institucionale ka zbritur si kurrë herë kaq ulët. Në muajt që ndodhet në krye të institucionit shqiptar as edhe në një herë të vetme, nuk ka mbajtur një qëndrim që të ishte mbi palët apo që të ngjallte besim tek njerëzit. Deklamimet e vakëta, sintaksa e varfër, prezenca e ulët dhe më shumë akoma mospërshtatja me rolin e presidentit e ka bërë që shqiptarët gati ta harrojnë se ai është presidenti i tyre.
Janë të shumta bëmat e tij, por dekretet për transferimin e dy gjykatësve të Gjykatës së Lartë, të akuzuar për mbylljen e dy gjyqeve për korrupsion të nivelit të lartë në Gjykatën Kushtetuese, kanë hedhur dyshime lidhur edhe për qëllimet e tij. Dhe s’mbaron këtu.
Po kush do harrojë vallë ankesat e të përndjekurve tek presidenca, kurse ai me memecerinë e tij, jo vetëm nuk reagoi si duhet por i la edhe të përcëllohen vetëm pak orë më vonë pasi dolën nga dera e tij, para të gjithë kamerave; po kush do t’i harrojë vallë kërkesat që bënë njerëzit në mënyrë që ky njeri t’u fliste si duhet palëve në zgjedhjet e fundit dhe votuesit të mos shpërdoroheshin ashtu; kush do të harrojë jo-efikasitetin e tij me forcat e armatosura, dhe kush mund t’i thotë se sot shqiptarët janë gjithnjë e më të përçarë. Askush s’mundet dot. Ai nuk kupton. Përballë është një njeri që nuk kupton asgjë ose më saktë nuk ka fuqi për asgjë.
Përgjigjja më e mirë ndaj dekreteve të tij do ishte ajo e deputetit të PD-së, Marku: “Votova kundër kandidaturave të paraqitura nga zoti Nishani, përkatësisht për faktin e thjeshtë se në CV-ja e tyre e paraqitur në Kuvend, të dy rezultonin të kishin qenë ish- funksionarë të lartë të sistemit represiv të Enver Hoxhës. Mendova se zgjedhja e tyre do të ishte një fyerje për kujtimin e mijëra viktimave të regjimit komunist si dhe një fyer për një institucion të lartë si Gjykata Kushtetuese. Votimi im kundër ishte protestë ndaj propozimeve amorale, fyese dhe banale të Presidentit Nishani dhe të atyre që ia kanë servirur atij këto dy kandidatura”.
Ka një shfajësim të përgjithshëm për të: nuk ka shumë kompetenca edhe pse dihet se ka kaq kompetenca garancie për ruajtjen e ligjshmërisë. Janë të rralla rastet kur në deklarimet publike që bën të gjesh edhe një koment të vetëm dashamir për të si përfaqësues i popullit, nga tërësia e shtetasve të Republikës, të atyre që lexojnë mesazhet e tij, të atyre që qëllohen në ditën për diell në Republikën që ai kryeson, të atyre që ndjekin qëndrimet e tij për drejtësinë e munguar akoma sot e kësaj dite dhe përmasën e frikshme të krimit shtetëror.
Dhe më e madhe nga të gjitha nuk janë kufizimet e tij të panumërta, ku më e madhja është pafuqia morale për t’u ngritur mbi palët dhe për t’u parë si presidenti i shqiptarëve, por thjesht pakënaqësia se në çdo ditë të drejtimit të tij, ai ka qenë thjesht një zgjatim i Sali Berishës. Në ditët e fundit, problemi ka qenë që asnjëherë nuk mundi të këshillonte si duhej dhe t’i vinte fre kësaj mase të frikshme manipulimesh dhe parregullsie që notoi kudo në zgjedhjet 2013.
Të gjitha bashkë, sepse lista e tij është e pafundme, e bëjnë argumentin që kushdo që do jetë trupa e re e ligjvënësve të këtij vendi dhe cilido që do të jetë në të ardhmen kryeministër i këtij vendi nuk mund të përfaqësohet nga ky president. Nuk mund të përfaqësohet për atë kërkesë që ka në vetvete Shqipëria e shekullit XXI.
Gazeta me e madhe boterore online ” Huftington Post” dhe rrjeti internitik me i vjeter ne SHBA dhe Bote , AmericaOnline – AOL, me mbi 150 MILIONE abonente dhe shume me teper lexues, botuan sot me 24 qershor 2013 komentin e meposhtem ne gjuhen angleze :
June 24, 2013
The end of hybrid democracy in Albania
A REAL VATERLO FOR A NEOCOMUNIST BERISHA IN ALBANIA
An end of hybrid democracy or a new era for Albanians
– By Alban Dega, New York
The first official results of ballots from the Central Electoral Commission of Albania shows the former Communist Party’s secretary, right now Primer of Albania. Mr. Sali Berisha and his right- wing coalition are suffering a huge defeat in the General Elections of June 23, 2013.
The opposition coalition of Mr,. Edvin Rama and Mr. Ilir Meta are leading with more than 10 per cent of votes in the elections all over the country. Albanian people it’s tired with Mr’ Berisha corruptive and repressive policy.
It strongly believe the opposition leaded by Mr. Edvin Rama and Mr. Ilir Meta would end up Mr. Berisha’s hybrid democracy and would bring a better future and higher life standards for Albanians
Mr. Berisha’s regime lost the support of the voters due to his Government ‘s massive corruption, due to his repressive policy against the opposition and to his noncommunist mentality and practice.
Due to his policy Albania become a typical hybrid democratic country, a bad mixture of Western style democratic slogans with ala- Putin communist rhetoric’s and Ottoman kind of exercising the power. ” I would lead Albania until the God would keep me alive” he declared several times during most recent three years.
His own family, specially his daughter Mrs. Argita Malltezi- Berisha and his son Mr. Shkelzen Berisha, is heavily involved in all the most important corruption scandals in Albania during most recent five years. Due to this corruption and repression, the London Daily ” The Guardian” called his former Government as a ” gang of gangsters” .
His son Mr Shkelzen Berisha, his Former Defense Minister Mr, Fatmir Mediu, a human and narco- traficant, and his Government were fully involved in the Scandal of Gerdeci, a village in the surrounds of Tirana . After a huge explosive and ammunition explosion on March 15, 2008 , caused more than 26 innocent victims, kids and elderly included After ” The New Yorks Times” denounced his Government as ” A mafia who got out of control”, he reacted in a very aggressive and offensive way. Speaking in the Albania National Assembly ( Congress ) he called ” The New York Times ” a ” Hygienic ( toilet ) paper “.
Neither former communist or former Nazi dictators as Hitler, Stalin, Enver Hoxha or Fidel Castro. didn’t use such an abusive language against ” The King” of the US and World Free press.
Mr. Sali Berisha it’s an amalgam of former communist fanatic and servant mentality with democratic slogans and demagogy.
His expected huge defeat in the most recent Elections would bee a big victory for Albanian people and democracy. It would open a new era in this poor Balkans’ country history and would help Albanians and Albania to be integrated in the EU.
According to most recent surveys and researches, Albanian people’s in Balkans it’s the most pro- American and the most pro- Western people in the World. USA is seen and appreciated as our strategic ally, friend and supporter in the World, regardless the fact that more than 70 per cent of people are Moslem by religion But this religion was imposed by sword and taxes, by arms and blood, by stick and carrot to Albanian people during the five centuries of Turkish Ottoman Empire occupation. Before it more than 90 per cent of Albanian were Roman Catholics.
Just last November 28th, Albanian people celebrated the 100 Anniversary of it’s “Flag Day” how is called Albanian Independence Day from that long term occupation and domination.
NJE VATERLO E VERTETE PER NEOKOMUNISTIN BERISHA NE SHQIPERI
– Nje fund i demokracise hibride apo nje epolke e re per shqiptaret
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Rezultatet e para zyrtare te numerimit te votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Shqiperi tregojne se ish- sekretari i partise komuniste dhe tani Kryeminister i Shqiperise, Z. Sali Berisha dhe koalicioni i tij i djathte jane duke pesuar nje disfate te thelle ne Zgjedhjet Parlamentare te 23 qershorit 2013.
Koalicioni i opozites i Z. Edvin Rama dhe Z. Ilir Meta jane duke udhehequr rezultatet me me shume se 10 per qind te votave me shume ne mbare vendin vendin. Populli shqiptar eshte lodhur nga politika e korruptuar dhe represive e Z. Berisha.
Ai beson dhe shpreson fuqimisht se opozita e udhehqur nga Z. Edvin Rama dhe Z. Ilir Meta mund ti japin fund demokracise hibride te Z. Berisha dhe do te sjellin standarte me te larta jetese dhe nje te ardhme me te mire per shqiptaret.
Regjimi i Z. Berisha ka humbur mbeshtetjen e votuesve per shkak te korrupsionit masiv dhe te politikes represive te tij ndaj opozites dhe per shkak te mendesise dhe praktikes se tij neokomuniste.
Ne saje te politikes se tij, Shqiperia u be nje shtet tipik me demokracise hibride, nje corbe e keqe e slloganeve demokatike te stilit perendimor, me nje retorike komuniste ala Putin dhe me nje ushtrim pushteti ala Otoman. ” Une do te udheheq ne Shqiperi deri te me jape ymer Zoti” ka deklaruar Berisha disa here gjate tre vjeteve me te fundit.
Familja e tij , sidomos vajza e tij Z. Argita Malltezi- Berisha dhe djali i tij Z. Shkelzen Berisha , jane implikuar rendshem ne te gjitha skandalet me te renda korruptive ne Shqiepri gjate pese vjeteve te fundit. Per shkak te ketij korrupsioni dhe represioni, e perditshmja e Londres ” The Guardian” e ka quajtur qeverine e meparshme te Berishes ” nje bande gangsteresh “.
Djali i tij Z. Shkelzen Berisha, ish- ministri i tij i Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar per trafik njerezor dhe drogash dhe krejt qeveria e tij ishin pefshire teresisht ne Skandalin e Gerdecit , nje fshat ne rrethinat e Tiranes. Mbas shperthimit te nje sasi te madhe municioni dhe lendesh sherthyese me 15 Mars 2008 , kane shkaktuar me shume se 26 viktima te pafajshme , perfshi edhe femije e pleq. ” The New York Times ” e denoncnoi qeverine e tij si nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit . “Pas kesaj Berisha reagoi ne menyre shume agresive dhe fyese. Duke folur para Kuvendit te Shqiperise ai e quajti ” The New York Times” “nje leter higjienike”
Asnje ish- diktator komunist ose Nazist si Hitleri, Stalini, Enver Hoxha as Fidel Kastro nuk kane perdorur nje gjuhe te tille abuzive kunder ” Mbretit” te shtypit te lire amerikan dhe boteror.
Z. Sali Berisha eshte nje amalgame ( perzierje ) e ish fanatikut dhe sherbetorit komunist me sllogane dhe demagogji demokratike.
Disfata e thelle e pritshme e tij ne zgjedhjet me te fundit do te jete nje fitore e madhe per popullin dhe demokracine shqiptare. Ajo do te hape nje epoke te re ne historine e ketij vendi te varfer Ballkanik dhe do ti ndihmoje shqiptaret dhe Shqiperine qe te integrohen ne Bashkimin Evropian.
Sipas anketave dhe kerkimeve me te fundit, shqiptaret ne Blalkan jane populli me proamerikan dhe me properendimor ne Bote. SHBA shihet dhe cmohet si aleati yne strategjik, si miku dhe perkrahesi me i madh ne Bote, pavaresisht se 70 oper qind e opullsise shqiptare jane myslimane nga feja . Por kjo fe u eshte imponuar shqiptareve me shpate dhe me harace, me arme dhe me gjak, me shkop e me karrote gjate pese shekujve te pushtimit dhe sundimit te Perandorise Otomane Turke. Para saj mbi 90 perqind e shqiptareve kane qene katolike nga feja. Vetem me 28 neentorin te vitit te kaluar populli shqiptar festoi 100 vjetorin e ” Dites se Flamurit”. sic quhet Festa e Pavaresise nga ai pushtim dhe sundim
Zoti Dega
Jam plotesisht dakort me ato qe thua per korupsionin e familjes Berisha dhe ti shume bukur i ke renditur. Por ne ato qe ti nuk ke renditur eshte korupsioni i Metes si dhe video qe FBI e quajti autentike por qe expertet e Berishes e hodhen poshte. Mos harro se kur prokuroria po merte vendimin Z. Meta pinte dhe kishte garant Salen. Po ti permend keto sepse Shqiperia me keto zgjedhje beri nje hap shume shume te vogel. Te shohim Z. Rama sa trim do jete per te vepruar sipas ligjit. Jane 20 vjet me krime dhe vjedhje ku 50% jane perseri ne kete parlament. Le te shpresojme.
nishani as i ka hyre dhe as do ti hyje ne pune njeriu.
e majta do te kete 84 botat e mjaftueshme per te bere edhe punen e nishanit.
dhe pikerisht keto 84 mandate e kane semurur keq berishen.
nuk do ta beje dot rolin e “shkopit nen gome”.
Ke shume te drejt, eshte nen driten e numrave nje kukull i nje pakice qe kish vite qe mbreteronte, ne vend qe te dale e te pergenjeshtroje lajmet per shendetin e vet , ben mire ti perkushtohet shendetit dhe ta leri ate karrike te uzurpuar me lojrat e kesaj pakice sunduese
he mo se na cave trapin me keto gazetat amerikane ti idiot, kush pjerdh mer dmikracine e leshit ne amerike, NSA I SPIUNON AMERIKANET ME KEQ SE GESTAPOJA GJERMANET DHE TI ME THUA DEMOKRACI AMERIKANE, NJEREZ QE FLUTUROJNE ME PANXHAR NE PRAPANICE
Plotesisht e sakte zoti Andoni kjo qe shkruani.Me nishanin roli i presidentit,fatekeqesisht,eshte bere kaq qesharak sa me mire te mos jete.
Në një vend ku presidenti ka atribute më shumë protokollare sesa pushtet të vërtetë, është e habitshme që të kërkohet largimi i tij.
Mazhoranca e re do të jepte një sinjal shumë të keq sikur të largonte një president që në fund të fundit ka rol vetëm dhënien e medaljeve.
Ky president eshte strofka e fundit e Sali Berishes dhe gjithe hajduteve te tij dhe duhet hequr nje ore e me pare per tu vene ne vend drejtesia ne Shqiperi!
Per ty dumdum qe s’kupton ose ben sikur nuk kupton:
strofka = vend i futur qe te mbron nga fatkeqesi njerezore apo natyrore, apo dicka e ngjashme qe te merr me qafe
Fitorja e PS-së është e pakundërshtueshme bile ndoshta i jep asaj edhe mazhorancë për të ndryshuar kushtetutën, por do të ishte keqkuptim i mandatit që votuesit i kanë dhënë PS-së nëse ajo e fillon me çka do të dukej si spastrim dhe hakmarrje.
Nuk mund të largohet Berishizmi me mënyrat e Berishizmit! Nëse sot është koha për “rilindje”, ajo nuk mund të jetë e tillë nëse përmblidhet në hakmarrjet e zakonshme paszgjedhore.
Jam i sigurt se mazhoranca e re do të gjejë metoda të ligjshme dhe të drejta për të larguar hajdutët e Sali Berishës dhe për të korrigjuar sistemin e drejtësisë i cili është deklaruar si përparësor në programin e saj.
Nuk eshte fare kot Jari mor miq te dashur! Ai ka dhe madje i ka ushtruar me se miri ne funksion te bindjeve te tij te verberta politike. Jari ka treguar se ka nishan ne propozimet e emrave me te percudnuar per anetare te gjykates se larte dhe kushtetuese. Ai eshte kryetar i keshillit te larte te drejtesise, (i kthyer prej disa vitesh ne nje kope te bindur ushtaresh te vene ne rresht nga kulaci/kerbaci i kryeministrit) dhe gjate ketij viti mbi ndikimin e tij te drejtperdrejte jane promovuar vetem gjyqtare militante te PD dhe jane sajuar vetem per sy e faqe ca pseudokritere qesharake, duke mos perfilluar asnje lloj profesionalizmi, ndershmerie e meritokracie. Ne kulmin e fushates elektorale KLD te premten zgjodhi me nje ngutje (sot te shpjegueshme)7 gjyqtaret e gjykates se apelit administrativ Tirane (e vetmja gjykate administrative apeli ne vend)megjithese ligji konsensual per gjykaten administrative hyn ne fuqi ne tetor te ketij viti. Jam i sigurte qe ne grahmat e fundit te procesit te rotacionit Jari do kopsise edhe shume vende te tjera vakante ne te gjitha gjykatat e apeleve ne te gjithe vendin. Per nje mitingash qe s’kupton nga funksionimi i shtetit ligjor pushteti i Jarit (dhe per pasoje demi qe ka ardh dhe mund te vije nga kequshtrimi i tij) eshte i padukshem, por per nje qytetar qe kerkon drejtesi, stabilitet dhe garanci demokratike roli i tij eshte krucial per keto standarte deri me tani te perdhosura!