Për fat të keq ne shqiptarët harrojmë se kemi prodhuar në rrymë të shekujve një imazh shumë të keq për veten tonë. Fitorja e pritshme e PS-së së Edi Ramës dhe koalicionit që udhëheq ai, duhet të sjellë edhe ndryshimin e imazhit.
Imazhi është fotografia jonë që dërgojmë jashtë nesh, te të tjerët që janë si ne kudo nëpër botë.
Njëzet vjet pas rënies së komunizmit ne, në vend që të tregonim thelbin qytetar dhe europian, u egërsuam edhe më dhe shfaqëm imazhin tonë të ashpër konfliktual, prodhuam gati një luftë civile në vitin 1997 dhe imazhit të anijeve të tejmbushura me refugjatë apo atë të portit të Durrësit, ku ishte grumbulluar gjithë Shqipëria gati të ikte me këmbë nëpër det nga një vend që ishte bërë i pajetueshëm, i shtuam edhe imazhin e çmendurisë kolektive dhe fotografia e fëmijëve që shtinë në ajër me kallashnikov apo e njerëzve që u turren magazinave, zyrave të shtetit dhe depove të ushtrisë, na paraqiti para botës me një pamje përsëri të egër e të paqytetëruar.
Si të mos mjaftonte kjo, erdhi tragjedia e Gërdecit dhe shpërthimi apokaliptik bëri xhiron e botës dhe në fund vrasja në bulevard e katër demonstruesve me kallashnikov vulosi imazhin tonë negativ.
Në vitin 1890, Pashko Vasa shkroi në frëngjisht romanin “Bardha e Temalit” në të cilin paraqiti teatrin e vrazhdë të zakoneve shqiptare, ku babai e detyron të bijën të pijë helm pse ajo kishte parë një djalë me një vështrim të ndryshëm.
Megjithëse romani ngjet me tragjedinë floberiane, sepse ka në qendër një dashuri të ndaluar, atë të një gruaje të martuar me një djalë të ri, përsëri, para botës europiane u paraqit një vend i vrazhdë.
Sot të huajt interesohen më shumë për tipare ekzotike shqiptare. Vijnë e pyesin a kanë mbetur më burrnesha (vajza që veshin rrobat e burrit dhe konvertohen ne meshkuj). Vijnë gjithashtu dhe vënë duart në kokë e lemerisen kur marrin vesh apo vizitojnë fëmijë të ngujuar.
Dhe më në fund na rrinë larg sepse në këta njëzet vjet, në qeverisjen politike, për faj të një njeriu të vetëm me emrin Sali Berisha, ne u shfaqëm konfliktuozë, të korruptuar, paraqitëm imazhin e një vendi që qeveriset si një bajrak i humbur me sejmenë e çingije.
Eliminuam stofin social dhe solidaritetin. Raportimet e mediave të huaja nga Tirana në ditën e zgjedhjeve fillonin me paraqitjen e breshërisë së plumbave si në vitet ’30 në Amerikë apo si në vitet ’60 në Itali dhe pasoheshin pastaj me rrëfimin për një vend me kontraste të mëdha.
Edi Rama ka një përvojë të mirë në këtë fushë. Ai është i pari shtetar shqiptar që zgjoi kureshtjen e botës dhe të mediave të huaja, me ngjyrat që përdori për t’ia ndryshuar imazhin Tiranës. Kishte në këtë sipërmarrje pak surealizëm, pak aventurë prej artisti avantguardist, por gjithsesi ishte e vetmja herë që prodhuam një imazh pozitiv në sy të botës.
Ndaj qeveria e ardhshme e Edi Ramës duhet të mendojë seriozisht që të rregullojë imazhin e Shqipërisë. Për këtë duhet të shkulen krimi dhe banditët me fuoristrada me xhama të zinj dhe gjakmarrja. Nuk mund të vazhdohet më me fëmijë të ngujuar. Po ashtu investimi në sport, art e kulturë, ringritja e institucioneve që përpunojnë, realizojnë dhe kurojnë imazhin e Shqipërisë për ta dërguar atë siç duhet jashtë vendit, mbetet një detyrim madhor për qeverinë e Edi Ramës.
Të mos harrojmë se kudo nëpër botë ka shqiptarë të talentuar që dallohen, por që sapo thonë se janë shqiptarë mundësitë u kufizohen. Ne na duhet imazhi që t’ua lehtësojmë jetën vëllezërve tanë që punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë, ne na duhet ta përmirësojmë imazhin sepse e meritojmë që të paraqitemi para botës ashtu siç edhe jemi: të zgjuar, të kulturuar, të aftë, tolerantë dhe të bukur, shkurt europianët më të vjetër të kontinentit.
Mendohet se ky imazh e detyroi Salen qe te rregulloje dhembet gjate fushates elektorale 2013:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/kujdes.html
eshte shume e qarte qe fitorja e Edi Rames eshte e meritur dhe ska me dyshime per kete gje !! kjo tregohet qarte dhe ne harten e shqiperise qe eshte bere Ngjyre MAVI dhe jo ngjyra blu qe ka partija komuniste
Me ne fund nje koalicion sic duhet te jete per kete vend dhe te ardhmen e tij me te mire dhe totalisht e ndryshme nga ajo qe kemi pare deri me tani, nje koalicion qe drejtohet nga Rama qe me vizionin dhe aftesine e tij do te beje te mundur ndryshimin e vendit.
me ne fund nje epoke e re ne historine e poltikes shqiptare , nje shqiperi qe do te rilind nje shqiperi qe do te rinis dicka te re ..populli shqipetar i dha fund rrenimit i dha fund berishes dhe klanit te vet keqqeverises
imazhi i shqiperise eshte i nxire nga qeveria e saliut,
ne syte e gjithe botes shqiperia shihet si vendi me inferor sepse ligjet
nuk zbatohen, korrupsioni eshte i larte dhe per me teper kjjo qeveri
nxori nga burgu gjithe kriminelet duke e bere vendin ta pasigurt..
nuk eshte faji jone qe saliu na ka nxire ne syte e botes…
sot duhet te jemi me optimiste se kurre sepse sot ne kemi hapur nje faqe te re nje faqe me te mire per ne nje faqe ne te cilen ne do te jemi me mire dhe shume shpejt do te nderrohemi ne nje vend te vertete europian.rama eshte i vetmi njeri qe do te mund ta beje kete.sot duhet te gezojme sepse sot hoqen te keqen me te madhe dhe tani gje tjeter ska me rendesi.rendesi ka qe ne kemi ramen dhe me te do te ecim perpara.
me ne fund ..sa kohe me pare duhet te behej ky ndryshim imazh ne menyre te tille qe shqiperia tashme te kish marre rrugen e duhur ..po gjths asnjehere nuk eshet vone ..tashme RILINDJA ka perfshire te gjithe vendin , nje ere e forte fitoreje ka filluar te fryje ..ne votuam votuam per te patur edi ramen kryeminister
gjitheeeeeeeeeeeee shqiperiaaaaaaaaaaaa ka votuar djeeee RILINDJEN gjitheeeeeeeeee shqiperiaaaa sotttt eshte e lireee sepse edi rama eshte kryeministri i ardheshem i yniiii qe do te na ringjalli shpresat dhe do te na risjelli vlerat e humbura
sot skuadra e rilindjes ka triumfuar,sot shqiperia ka hyre ne nje rruge tjeter qe padyshim do perbeje nje imazh tjeter per te
ne dje kemi votuar te lire,kemi votuar masivisht kunder regjimit berishian! Ne dje i dhame fund pushtetit personal dhe i hapem rrugen rilindjes
rilindja triumfoi mbi rrenimin,rilindja ia doli,shqiperia ia doli
HA HA HA HA HA AH AH AH AHA HA AH!
NE SOT ZGJODHEM RRUGEN DREJT EUROPES ZGJODHEM RRUGEN PER TE QENE ME MIRE PRANDAJ DO TA COJME PERPARA ME VULLNETI TONE PER TU BERE ME MIRE!
FITORE RILINDJA EDI RAMA KRYEMINISTER!
te paparashikueshme keto zgjedhje.populli tregoi edhe njehere se eshte nje popull me vlera e qe do te eci perpara.ne keto momente duhet te falenderojme gjithe shqiptaret per voten e menduar e qe kane zgjedhur edi ramen si kreyminister te tyren.Urime rama
sakte fare..!!!
NUK ESHTE E VERTETE QE SHQIPETAREVE NE EUROPE I KUFIZOHET
TALENTI.. KUSH NGA SHQIPETARET KA TALENT I HAPEN DYERT MENJEHERE
SI NE ART, SPORT APO MJEK JURIST ,PETAGOG UNIVERSITETI ,ARQITEKT ETC ETC
NE JEMI SHUME ME TE RESPEKTUAR KETU NE EUROPE SE SA NE SHQIPERI.
Eshtë e vërtet njerzit e talentuar i kanë portat e hapura kanë të drejt të zgjedhin degët në universitet më të mira si është i zoti të kaloj konkursin! mos i ngatroni gjërat , është tjetër që kolegu i shkollës o i punës të shikon shtrëmbër se ti je më i mirë (xhaluzia)e ka shijen njësoj në të gjithë botën ka lindur me njeriun !!!
Jam plotesisht dakord me shkrimin. Une mendoj se, Edi do kete keto Probleme te medha :
– Problemin se, ai ne luften e tij kunder korrupsjonit do kete probleme me te kaluaren e Ilir Metes. Mos harrojme se, Rama do kete gjithmone nevoje per votat e Ilirit ne parlament.
– Problemin ne lidhje me piramidat e universiteteve private qe, gelltisin kursimet e familjeve shqiptare per shkollimin e femijeve te tyre dhe qe si Produkt marrin diploma pa vlere.
Kujtoj ketu se, edhe Italia, Portugalia, Spanja, Greqia kane problemin e madh te superprodhimit te njerezve me diploma per shkencat shoqerore dhe jo shkencave te sakta ose te njerezve me profesjon.
Konkretisht, ne Spanje ka mesues dhe shkolla gjermane qe, te pregatisin te diplomuar spanjolle ne shkencat shoqerore ( te cilet tregu nuk i don)si njerez me zanate dhe m.q.s. tregu gjerman ka shume nevoje,ata te shkojne te gjejne pune ne Gjermani.
Kam mendimin se, nje nga gabimet kolosale te Sales ishte fakti se, ai nuk stimuloi njerezit e afte me shkolle por mblodhi reth vehtes partizane partiake qe, i vune kazmen themeleve te shtetit shqiptar.
Shqiperia ka nevoje urgjente per njerez specialiste shume te zote qe, te mos punojne partizançe por me programe,me studime dhe sidomos qe te jene visionare.
Duhen krijuar Institute studime dhe kerkimi te te gjithe fushave, te cilet Sala i hoqi, gjoja se ishin krijesa te komunizmit.
Gjermanet thone : “Wissen ist Macht”. Te dish do te thote te dish te qeverisesh.
Ne fakt mua me vjen shume keq per Edin, kete publicist te talentuar, sepse pranvera nuk vjen vetem me nje dallandyshe. M.gj.ate une nuk dua te bej Kasandren dhe i uroj Edit, ketij fati te madh per Shqiperine, suksese, force, karakter dhe pse jo edhe shume idealizem.
Votat e Ilirt jane te nevojshme por jo te domosdoshme. Mund ti kembesh me votat e camve apo repubilikane – ata thjesht poste duan. Ndaj mos ja qaj hallin Rames per mandate per te qeverisur.
Ne Parlamentin e ri ka sa te duash vota jashte 2 grupimeve kryesore
Megjithe zemer te pershendes zoti Ilir yzeiri per fjalet perfekte te nje njeriu me diapazon perendimor.
Sot si kurre me pare ne jeten time jam krenar per popullin tim jo se fitoj ajo force qe une e admiroj sepse nuk jam fanatik i verber i askerkujt por sepse tek ky popull pashe ate qe shumica jane te orientuar drejte dhe me vizion te paster perendimor gje e cila duhet te jete gjithnje busulla jone orientuese sepse ne zemer te europes nuk mundemi te jetojme si anakronike kur si nga pamja si nga deshirat dhe ambicia per nje jete moderne nuk na mungon.
Jam i bindur se me Edi Ramen kryeminister Shqiperia do jete nje vend ku ajri do jete me i paster ku njerezit do te jene me ne harmoni,ku mireqenia do jete me lart e mbi te gjitha ku urrejtja do iki ne harrese.
Zoti e bekofte popullin dhe vendin tim Shqiperine.
I nderuar Luis, ne gjithe keto vite keni qendruar konseguent ne bindjet tuaja, edhe kur ne te tjeret shprehnim ndonjehere zemerimin per Ramen siç bejne tifozet per skuadren e zemres, ju me qetesi e durim argumentonit idene tuaj dhe asnje here nuk e prishet zmren. Me shume s ekujtdo kjo fitore ju takon juve, sepse keni dhene nje kontribut te vahdueshem, i palodhur, dhe i palekundur. Respekte
Profesori im , nje analize shume e sakte dhe e drejte….Edi Rama eshte Fortografia qe do ti nryshoi imazhin shqiperis ne arene nderkombtare, si dhe do te sjelle nje demokratizim te shteti..Rilindja eshte ajo qe i duhej shqiperis, dhe shqiptaret e kuptuan shume mire, kete e tregon rezultati i thelle i fitores.
Shqiptaret dje votuan per nje imazh me te mire te politikes shqiptare…Kjo eshte ajo qe i duhej shqiperis, nje Rilindje….Shqiptaret i treguan Berishes se nuk hane asfalt, qe ai ti permende rruget cdo dite.
rama besoj se dhe me ket fushate e permirsoj imazhinsepse nuk u muer me fyerje personale, por paraqiti dhe proklamoj nje program qeverises dhe me sa duket shqiptaret e pelqyen dhe ja dhane kete mundesi te madhe,,, ai ka vizion , ka intelekt dhe koncepte perendimore
Z. Ilir,
Eshte e vertete gjithcka qe shkruani ne artikullin tuaj. Per fat te keq, nga marsi i vitit 1992 dhe deri me sot, shqiptaret jane perfaqersuar dhe njesuar me nje njeri te vetem qe e ka emrin Sali Berisha. Edhe bota na njeh permes ketij njeriu dhe kur ai u del perpara, mendojne se te gjithe te tjeret jane si ai, dmth. barbare, por kjo nuk eshte e vertete.
Shqiperia ka njerez te ndritur, te ditur me pamje te afert dhe te larget per kete vend, por keta njerez deri tani nuk jane pranuar nga i vetmi relik i barbarizmit dhe i orientalizmit fetar. Shkurt, 97, Gerdecin dhe 21 Janarin nuk e bene shqiptaret por Sali Berisha, sistemi i vrasjeve dhe i korrupsonit dhe ndertuesi i ketij sistemi Hiqeni njeriun dhe ju keni hequr sistemin. Pershendetje, bb
Bravo,Ilir!Perpos premtimeve elektorale qe duhen mbajtur(vetem per IMU, premtim elektoral,Berluskoni morì ato pak vota mbijetese,pas M5S te Grillo qe tani u raportua se fitoi edhe në Sicili,lokalet) me cdo kusht ku drejtesia ka piken 1 reformim dhe Berisha para drejtesise per krimet…Rama dhe qeverisja e re duhet te perqendrohet ne ato pika qe ju trajtoni bukur,ku duhet shtuar detyrimi arsimor 9 vjecar dhe perqendrimi ne kulturen njerzore…ate qe tek Berisha e kemi quajtur shpellizëm,tek Rama duhet ta shikojme ndryshe…qytetarizim europian i shqiptareve.Them se me nje te huaj qe pa nga afer si peshtynin qytetaret e ardhur gjer ne qender te Tiranes,apo kemishat gjithe djerse ne autobusat urban te disa te ardhurve,e beri te huajin te me thosh se “do duhen 200 vjet te kulturohen te ardhurit nga bjeshket dhe fatkeqsisht nga Berisha, mjek,nuk shoh asgje per kete edukim qytetar europian!…Dhe kemi mundesi! Drejt argumenti per te ndryshuar edhe jashte mentaliteti i te huajve,pasi jemi cenuar rëndë.Nje miku im familjarisht bleu nje shoqeri te madhe aktivitetesh ketu ne Itali(Aktivitet hotelier,agjenci turistike,shitblerje banesash,ndertime turistike,rikonstruksione,shitje blerje makinash,skafesh,anije…etj…)Kur shkuam tek noteret per kalimin e shoqerise se madhe totalisht ne dore shqiptare, dhe deshem ta titullonim Albania,ata hapen syte dhe thane:”Doni te hidhni milionat ne det me kete emer?Kush vjen te shes shtepi,vila, makina,anije apo ndertoje me ju?Jeni te cmendur me kete emertim,jo per gje, por per “reklamen”qe kanë lene shqiptaret ketej, apo ato qe degjohen nga qeveria e Tiranes….Preferoi nje emer detar qe edhe ne shqip kuptohet,sipermarrsi,por qe ne teresi mungesat e medha tonat kulturore,prodhuar me a padashje nga shpellari dhe menyra jone ende e prapambetur e të qenit qytetar europian,prodhuan këtë trasformim deshperues!…Rama nje shprese dhe pas 300 diteve do shohim produktet e tij…në te kundert, edhe ne Shqiperi partite duhet te vdesin,njeshat kthehen ne totalitare…Por gjer atehere te kontribuojme,per Rilindje!…
pse u vjen inat shqiptareve demokratik , kane frike te humbin karrigen , apo kane frike nga EDI , rrini te qete , Shqiperia do jete ne duar te sigurta.
Shqiperija roze dhe vetem roze fitore poshte sala hik o sale hik hajde ketu me londer se tejapin azil se po serdhe ne burge do perfundosh se naekemore krejt djersen tene e ke vure pasurine ne familjen tende po e ladhen zoti se ha e ha e nje dite do e vjellish ne burg e ke venin me gjith ate kelyshte e pd .urra urra rilindja e meritojme fitoren
Hallall Edi,ti nuk ke humbur asnjehere,po ishalla u erdh fundi hajdudave.TE LUTEM NA MBRO VOTAT ,SE KETA PRESIN NATEN PER TE BERE ATE QE JANE MESUAR TE BEJNE.
bravo edi tani jepi drejtim se shqiperia ka shum nevOj se ne 2013 njerzit jan pa buk qeroi kelyshat dhe hajdutet se populli eshte me te vertet ne hall ,,,,,SUKSESE SUKKSESE RROFTE SHQIPERIA
Shqiperia votoi kunder varferise. Prandaj ju lind detyra te nxirrni fshatin dhe qytetin nga mjerimi. Populli i varfer dhe i thjeshte eshte shumice, prandaj sic te sjell ne pushtet te rrezon pertoke nqs ska buke te haje.
Po pres deri ne numerimin perfundimtar te votave qe te gezohem. Kam besim te plote te Edi Rama ne drejtimin e Shqiperi time. Vazhdoj ti lutem Zotit qe t’a bekoje Shqiperine me Edi Ramen !
Hallall ta befte ZOTI O EDI RAMA.PER RILINDJEN QE I BERE VENDIT. Sala ka humb memorien ka fillu me fol me vete ka ik per lesh bubi.
@V
Faleminderit ne keto caste gezimi per fjalet e tua te perzemerta ne adresen time.
Pac mbaresi dhe Zoti te bekofte dhe ti realizofte te gjitha deshirat e tua ne jete.
Jam me shume se krenar sot per popullin tim dhe vendin tim dhe njerezit e mire si ju.
A ka gje me te bukur se kjo dite ku te gjithe urojne njeri tjetrin nga zemra me plot dashuri dhe sinqeritet.Qe ketu duket se rilindja po jep frytet e para.
Zoti Yzeiri,
Pershendetje dhe urime per nje shkrim te tille. Ka permbajtje te thelle, jo banale sic shihet shpesh ne shkrimet qe botohen here pas here, dhe paraqet nje permbledhje te shpejte dhe shume reale te stadeve te dhimbshme qe ka kaluar vendi yne.
Une mendoj qe imazhi nuk nderrohet brenda ditesh, apo javesh, po krahut te majte qe fitoi do t’i duhet shume pune per ta bere te besueshem nderrimin e imazhit. Sikurse, keto 8 vjet, uroj t’i kene sherbyer zotit Rama per t’u maturuar si politikan, dhe te hedhe hapa shume here me te menduar sesa ata qe hodhi dikur si bashkiak i Tiranes.
Ne keto 20+ vite hapje Shqiperie me boten, shume shqiptare jane shkolluar dhe kane marre eksperience pune perendimore. Eshte fatkeqesi qe ne shume nga emrat qe kandiduan dhe fituan ne keto zgjedhje,shihen figura politike te nje kohe shume te shkuar qe jane relike te sistemeve te shkuara dhe te deshtuara. Shqiperise i duhet gjak i ri i trajnuar me frymen e perparimit dhe disiplinen e punes, dhe jo te vjedhjes dhe perfitimit te pamerituar.
Per ata parafoles qe flasin me bindje se Shqiptareve te edukuar jashte iu hapen dyert, me siguri qe nuk i perkasin rrethit te Shqiptareve qe kane perparuar jashte Shqiperise. Nje emigranti ne dhe te huaj, sado i talentuar te jete, i duhet te kaloje shumefish sfidat e punedhenesve pasi gjykohen mbi baza prejardhje dhe jo aftesie, nderkaq qe nje koketrashi vendas qe ne shkolle te mesme i ka rregulluar notat duke ndjekur shkolla vere e me pas mezi ka marre ndonje kurs kolegji apo universiteti, i hapen dyert tej e tej arbitrarisht. Ju parafoles, ju ftoj te beheni me realist mbi kendveshtrimin qe keni mbi mireqenien e shqiptareve jashte Shqiperise pasi konkurrojne me nivele absurde te vendasve, dhe ‘deep down’ ka jo xhelozi si thuhet me pare, po nje fare perbuzje per ne Shqiptaret, fale imazhit te krijuar nga nje nivel batak Shqiptaresh politikane, huligane, etj etj.
Prandaj, reflektoni, reflektoni, perpara se te konkludoni.