PDK preferon të fitojë Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës

17 Qershor 2013, 20:01Rajoni TEMA

Nga Leonora Aliu, EXPRESS

 

Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, tani kur gara ka hyrë në javën vendimtare.

Këtë të diel, më 23 qershor, shqiptarët do të vendosin nëse do t’ia vazhdojnë mandatin Partisë Demokratike të Sali Berishës apo do të vendosin që katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga Edi Rama i Partisë Socialiste.

Gazeta Express ka kontaktuar deputetët e grupeve kryesore parlamentare në Kosovë dhe shumë prej tyre nuk kanë hezituar t’i shfaqin preferencat politike për zgjedhjet e 23 Qershorit.

Kështu, Berat Buzhala i PDK-së uron që zgjedhjet t’i fitojë Edi Rama, Arben Gashi i LDK-së dhe Burim Ramadani i AAK-së preferojnë Sali Berishën, kurse të matur shfaqen Nait Hasani i PDK-së, Alma Lama e Vetëvendosjes dhe Myzejene Selmani e AKR-së.

“Duke çmuar lart kontributin e Sali Berishës në ndërtimin e Rrugës së Kombit, megjithatë konsideroj se në interesin e Shqipërisë do të ishte një rotacion i pushtetit. Për ketë arsye, jam i bindur dhe do të dëshiroja që zgjedhjet e 23 qershorit t’i fitonte Edi Rama”, ka thënë Buzhala për Express, të hënën.

Kolegu i tij në parti, Nait Hasani, ndërkaq, jep një përgjigje klishe kur pyetet për atë se kush dëshiron t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë.

“Unë favorizoj Shqipërinë”, tha ai.

“Mendoj që partitë, që kanë konkurruar, kanë gjasë që sikurse në zgjedhjet e kaluara, të kenë afërsisht numrin e njëjtë të deputetëve”, konstaton Hasani.

“Besoj që kjo do të ndikojë që edhe partitë e vogla të krijojnë koalicionin”.

Arben Gashi i LDK-së vlerëson se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri do të jetë i ngushtë.

“Atje me sa duket partitë janë të barabarta, do të jetë rezultati shumë i ngushtë për mendimin tim. Por presim që partia e djathtë të fitojë”, tha Gashi.

“Mund të them që besoj se Partia Demokratike do të vazhdojë qeverisjen në Shqipëri me Kryeministrin Sali Berisha”, shprehet ndërkaq Burim Ramadani i AAK-së.

Më pak të interesuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u treguan zyrtarë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, e cila proklamon bashkimin kombëtar në programin e saj.

Deputetja Alma Lama tha vetëm se uron që në Shqipëri të mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme.

“Dhe te respektohet vullneti i sovranit”.

Ndërsa për Myzejene Selmanin e AKR-së, cilado parti që vjen në pushtet në Shqipëri, në raport me Kosovën mbetet e njëjtë.

“Mbetet në të ardhmen të shihen se cilat janë raportet me shtetin shqiptar sepse deri tani kemi pasur pengesa sidomos në fushën e doganave, por po shpresoj që në të ardhmen do të ndryshojë në të ardhmen”, tha Selmani.

35 komente në “PDK preferon të fitojë Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës”

  1. turi says:

    te gjithe duan te fitoje Rama! Edhe keta nuk e njohin te verteten prandaj jane pro sales!

    1. ganiu says:

      ore..keta kosovaret jane te cuditshem..ose jane e njeta dore e saliut kur trafikonte karburant dhe arme ne luften e kosoves.

      pak rendesi ka…. shqiperia do te rilind….votojme nr.29

    2. Jani says:

      partite e verteta dhe ato qe e njohin mire realitetin politik ne Shqiperi dhe jeten qe bejne shqiptaret ketu,e dine shume mire qe Edi Rama duhet te marre ne dore shtetin.
      Nuk ka me kohe per uzupatore mashtrues despot dhe te regjur ne korrupsion, ne krye te shteti shqiptar!

    3. Dean says:

      S’kemi nevoje fare per Opinionin e kasovareve.
      Gjermanet,Francezet…..etj., nuk japin opinione perzgjedhjet ne Shqiperi.
      Shqiptareve nuk u plas fort se kush i fiton zgjedhjet ne shtetin fqinj te Kasoves.
      Pse duhet kombi kasovar me u perzje me punet tona?????????!!!!!!!!……

      1. leonardi antwerpen says:

        DEAN

        Po sigurisht problemet do diskutohen brenda kombit shqiptar.
        Po ti miu grek ça kerkon ne mesin e shqiptareve .Apo i kerkone mijnet tjere ne kete forum qe nuk jan te paket.
        Me e bukura na paraqitesh si grek bektashi.

    4. Ben Chicago says:

      shume nga kosovaret vazhdojne ti thone babe saliut sa me shume ja u ashtu nenat

  2. lefter says:

    Kosovaret do vijne te votojne per Salen duke u bere perseri pjese e manipulimit te zgjedhjeve.

  3. Lindi says:

    nga te treja keto vetem PDK ja paska haberin politikes Shqiptare, ose dy te tjerat mbeshtesin Berishen meqe eshte gjysem Kosovar me origjinen e tij!

    1. lleshi says:

      Nuk e mbeshtesin se eshte gjysem kosovar , por e mbeshtesin se eshte 100% serb ! Eshte kelysh dhe dhender Serbie !

  4. Alba says:

    Vleresohet shume opinioni i Kosoves por me gjithe respektin, nese ata do te shihnin nga afer realitetin qe ka krijuar pushteti i Berishes,nuk mendoj se asnje prej tyre do te favorizonte nje ri-kthim te tij. 21 Janari dhe Gerdeci jane te pafalshme per Doktorin dhe nuk mund te kete me falje per keto akte kriminale qe kane kaluar pa pasoja juridike.

  5. POMPACHIU says:

    mendojne cmendojne kosovaret ne ketu ne shqiperi kerkojme RILINDJE dhe vetem rilindje
    me 23 qershor ne do te hedhim poshte regjimin e saliut
    sepse duam RILINDJE dhe jo RRENIM!!

  6. Lini says:

    mendimi i politikaneve te Kosoves eshte ne interesin ton, por eshte qytetari ai qe duhet te vendos. Nuk mund te rri pa thene se rotacioni politik eshte jo vetem ne te mire te Shqiperis, por ne te mire te te ardhmes se politikes dhe frymes demokratike ne vend.

    Nje qeveri e cila ka patur dy mandate rradhazi dhe nuk ka arritur te nxjerr vendin nga kriza, nuk e meriton nje mundesi te tret.

  7. artan says:

    Ne Shqiperi,keto zgjedhje me shume se kurre nevojitet nje rotacion politik dhe kjo nuk do te thote thjesht zevendesimi i nje partie politike me nje tjeter por zhdukja nje here e mire e Berishes dhe e sistemit te tij te qeverisjes!
    Kemi te drejten e nje jete me te mire per ne dhe familjen tone!

  8. Doni ALBO says:

    Eshte e kuptueshme sepse gjithmone kam cek me perpara qe PDK si parti e krahut te majte(meqense nuk e pranojne qe jane te majte) si dhe me prirje socialiste do te rangohej pro rames, ndryshe nga LDK-ja(anetare e djathtes popullore europiane) dhe AAK qe eshte po ashtu e djathte te cilat jane pro-berishes. Meqense jam vete simpatizant i LDK-se ketu nuk mendoj qe bene mire LDK-ja nese shpreh haptazi perkrahjen ndaj berishes sepse per tradhetit qe ka bere saliu ndaj Shqiperise dhe kombit nuk meriton asnje perkrahje sic nuk meriton “rilindja greke” e edit.

    1. Tironsi2 says:

      PDK e Kosoves jane ish markesistet dhe leninistet e Klosit dhe SHIK-ut.Ata vrane me dhjetera patriot dhe kuftetare te Rugoves pas Luftes clirimtare.PDK vjedhi votat dhe beri koalicion me partite vehabiste te Aganit,Kelmendit etj.Pasi jane te majte kane edhe simpati per Partine e punes,por jane pakice ne Kosove.Edhe ne ne Tirone e larguam veshashkulin dhe tani me 23 qershor do ua apim Ramen Thacit dhe Boris Tadiqit.Ashtu si vodhi Rama vodhi edhe PDK ne Drenice: Me 120%,Anakroni.Nuk na duhen piktoret ne pushtet,nuk kane vizion dhe jane pa plan konceptual.Votojme 44!

      1. Doni ALBO says:

        Shume e sakte ajo cka thua….por kultura komuniste si mjete gjithmone ka perdor dhunen edhe ne qoftse ka qene e demshme per vete shtetin.

        1. leonardi antwerpen says:

          DONI ALBO
          Me sa e di une Edi nuk ka vjedh ndo nje here vovtat por si do qofte oky nuk me intereson fort as per Ramen as per Berishen.
          Ti Ramadan albo ti quash luftetaret e UCK KOMUNIST vetem merhumat rugovoan e thone kete.JU TE LDK e keni per ndere me ju rraf shkjau shpulla surratit.Kete e keni amanet nga i pari i juaj.Ske ça i bene si duket vuani nga stockholm syndrome.

          1. Doni ALBO says:

            Dallojne ushtaret e UCK-se me PDK-ne o leonard, aty ke ushtare qe mbeshtesin te gjitha partite ne Kosove e jo vetem PDK-ne se nuk eshte eksluzivisht e saj.

      2. Drinni says:

        Tironsit- Sigurisht qe piktoret qe Kane te bejne me artin Kane Vizion . Se per ate saliun tend te shizofrenuar nuk ka nevoje as familia e tije e mos te flasin per shtetin, ky gjyshe duhet te denohet per vrasjet e 21 janarit , dhe vrasjet e gerdecit, po furnizimin me nafte serbise e harrove? po dhenjen e detit greqise? po mikun e tije fazliq nipin s gjeneralit serb? ku jeton ti o analfabete se qenke larg realitetit

      3. Tironsi 2,
        Ti mund te jeshe gjithqka por Tirans hiq aspak e ndoshta as shqiptar sespe tia kthen te gjitha krimet nje krimineli ne vepra dhe rezultate siq ishte dhe eshte sali berisha dhe tia hudhesh ato dikuj qe ishte tan jeten kunder tyre do te thot se ti mund te jeshe nje nga ata argatet e salos ne ato krime dhe njekohesisht ta quan Thaqin e Ramen marksist e lenenist ma te madhe se vete marksist-leninistin sali berisha do te thot ta akuzosh dhe tadenon me vdekje edhe babain tend qe tka sjellur ne kete bote,sepse te paska lindur ty ne komunizem!!!!!
        Ky eshte mjerim i dashur Tironsi 2 sepse nese ka edhe nje ish komunist dhe bashkepunetor te serbit ne shqiperi ai eshte sali berisha,ai furnizoj me nafte millosheviqin nga viti 1992 kur u be president e deri ne vitin 1996 por dashurine me te e ruajti edhe pas kesaj,nese nuk i di kerko se gjen mjaft informacione edhe per Rugoven te cilit sali berisha i ndaloj hyrjen ne shqiperi kurse milloshin e priste te 15 kateshi qdo vikend dhe e dolliste me shllivovica e vajza te reja lakuriq te cilat kishin dhuruar trupin e tyre vetem te jene ne oborrin e mretit sali dhe ta benin binesin e tyre me trupin e bukur qe u kish fale zoti,mu me keto vlera sali berisha mori edhe lavdata nga berlluskoni sepse i shkoj ne itali bashke me lulin edhe me 40 vajza shqiptare dhe berlluskoni i tha para tv-s se femra me te forta se shqiptaret skam pare kurre edhe pse kam provuar nga e gjithe bota dhe sala qeshej para tv-s e tij duke i thene ashtu eshte i dashuri vlla berlluskon por Edi Rama po me akuzon per kete qe po bej me ty,ai eshte armiku i shqiptareve kurse ti qe e njef mishin e femrave shqiptare ti je miku i shqiptareve dhe vllau me i madh i imi,a seshte krim ky zotrrote “Tironsi2”,ka edhe shume e shume tjera por me vjen turp nga vetja ti kujtoj sepse po te jeshe Tirons dhe shqiptar vetem keto do mjaftonin qe ta urren edhe ti salon edhe nese je i biri i tij.

  9. Buzhala says:

    Berat Buzhala e ka mir. Eshte mir te ket Rotacion ne Shqiperi e pastaj edhe ne Kosove. PDK ka bere bniuznese te pista me PD-ne dhe familjen Berisha. Tash e kan nuhatur se Rama do fitoj dhe kinse Buzhala tash don fitoren e Rames.

  10. LDK eshte trashegimtare e LKJ-s bile pas eliminimit te ish te burgosurve politik dhe pas vdekjes se Rugoves LDK eshte 100% ne duart e ish udbashave e bashkepunetoreve te serbise,duke filluar nga isa zeza e gati te gjithe kryetaret ne dege,AAK-ja e mban rripin me dore si puna e nastradinit kur rroken dy grat dhe ti gjuhet asaj qe eshte perfundi,pra per AAK-n rendesi ka qe te kete njerezit e vet te krimit ekonomik e politik ne çdo parti,ne partine e sali berishes i ka ne krye duke filluar nga vete sala e xeni i tij por edhe ne PS do i gjeje sepse leku e kthe ujin perpjet kane thene te paret,por nje gje tashme u pa e mori vesh e gjithe bota se sali berisha e shkaterroj shqiperine dhe kombin,ate qe i beri ky njeri e partia e tij vendit e kombit sia beri serbia per 100 vjet prandaj sduhet votuar e as perkrahur kete njeri,ata qe e duan sali berishen akoma per kryeminister nuk ja duan te miren vendit ose thene troq duan ta mbajne gjalle deshiren e serbise qe nje dite ta riokupoje kosoven e pse jo edhe te dale ne Durres,por kjo dhashte zoti te mos ndodhe e deshira e gashit e ramadanit te shuhet njehere e mire.

  11. morina says:

    Shqiptaret ne kosov Jan me sali berishen ndersa shkit dhe komonistet me edi ramen

  12. Drenicaku says:

    LDKja esht si PDja te gjith komonistat e Kosoves jan ne LDK si te gjith komonistat e Shqiperis ne PD.

  13. LLAPI says:

    SHQIPTARET E KOSOVËS KANË SHUMË ARSYE TE MOS E PERKRAHIN PS SEPSE NUK HARROJMË TAKIMET E NANOS NE KRET,SHKATRRIMIN E SHTETIT SHQIPTAR NE 1997 NGA RREBELET TE PERKRAHUR NGA SHIKU DHE UDBA E SERBISË.VRASJET E ATDHETAREVE DHE USHTARAKEVE TE UÇK_es NE KOHEN KUR U BENTE LUFTË NË KOSOVË SI AHMET KRASNIQIN,ILIR KUNUSHEVCIN E TË TJERT.PENGESAT NE FURIZIM NE ARMATIM,DHENJA E ÇELSIT TE TIRANES BREGOVIQIT,PREZENCA E TATDIQIT NE HAPJEN E FUSHATAVE ELEKTORALE E SHUMË TE TJERA.

    1. Pergjigjie per Llapen pacifist says:

      degjo ti tuts qe lype vrimen e minit. Ilir Konushevcin dhe dr. Hazir Malen i vrane ne tropoje banda e demirajve te komanduar nga njerzit e PD ne tropoje. Aty hakun ja nxuer Fatmir Haklaj qe vrau njerin nga vrasesit. Ahmet Krasniqiin e vrane ushtaret e UCK se ua kish pru te huna qe nuk hyjke ne luft ne kosov po rrijke ne tirane pijke makiato. UCK e vertet jo UCK e rreme FARK. E ti kallxo tash kush e vrau Remzi Hoxhen pasi pe kishe fort llapen e gate.

  14. ILIRET says:

    Po ta pret mendja. Kush ishte me 2009 per clirimin e Kosoves, eshte bashke edhe sot. Ata qe nuk donin clirimin e Kosoves nga Sllobua, jane me Sali Berishen. Ky ishte kunder edhe ndaj NATO-s, kur ajo kreu bombardimet mbi Beograd, pasi vritej populli i pafajshem dhe vella serb. Lexoni RD, e majit 2009…

  15. DARDANET says:

    Arben Gashi i LDK-së vlerëson se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri do të jetë i ngushtë.

    “Atje me sa duket partitë janë të barabarta, do të jetë rezultati shumë i ngushtë për mendimin tim. Por presim që partia e djathtë të fitojë”, tha Gashi.
    Pse thoni qe LDK, eshte me Berishen. PD, eshte partia e majte. Kush voton per PD. Votojne te vaferit, fshati dhe ata qe marin ndihme ekonomike. Pra te majtet..

  16. adri says:

    Per kete arsye gjithmone e kam urrejt LDK qe nga zanafilla e saj sepse eshte nje parti e pavlerave, nje parti e mashtruesve qe si mask e kane kinse “butesin, sinqeritetin dhe atdhetarizmin” kurse fytyra e tyre e vertet u pa ne kongresin e karrigeve. Keta jane te njejt sikur PD-ja e Sales qe ne TV duken si me te miret dhe me pro kosovareve per ata qe nuk e njohin realitetin ne Shqiperi.

  17. gramoz luli says:

    gjithmone me kane habitur vellezerit tane kosovare ..mbani mend vetem rrugen e kombit qe sidoqofte ka afera te medha korruptive te saliut e lulit dhe nuk mbani mend kush ishte kunder uck ..kunder rambujes kush furnizoi milloshevicin me nafte kunder uck etj etj .. por megjithate ky opinion une shpresoj te jete personal i tyre dhe jo zyrtar i partive sepse ne rast te kundert nuk e di si do te shkonte pas zgjedhjeve nqs fiton edi rama

  18. Albo says:

    Tironso pershendetje! Me vjen mire qe ka zera te se vertetes ne kete shkretetire dizinformimi.Dikush thote Sala i shiti nafte Serbise ne Luften e Kosoves.Ne i pste shit kush nafte ne luften e Kosoves Serbise ai ka qene Fatosi me Klosin e tij besnik se Sala iku nga pushteti qe ne 97′.

    1. Ora says:

      Nafta nga vitet 92-96 ishte e mjaftueshme per depot dhe tanket e ushtris serbe per nje kohe te gjate. 98-ta nga 96-ta jane veq 2 vite dallim. PS as berisha vet ska guxuar ta akuzoj per kontrabande nafte me Serbin. Por siq duket nxenesi per shpifje dhe perbaltje po ja kalon edhe mesuesit shpirteror.

  19. eshref says:

    me fitu rama ne shqiperi si me fitu thaqi ne kosov nje ide e kan diktator dhe korrupsion qe ta e kan kta piken e par te qeverisjes

  20. kushtrimi says:

    Partia e Hashim Thaqit dhe e Edi Rames qendrojn afer edhepse nuk bejn shume pubike. Ne krahasim me tjerat parti keto nuk bejn shume retorike patriotizmi por punojn shume per popull .Te tjerat vetem retorike kane dhe nuk punojn per popull. Per fat te keq ka akoma shume njerez si ne Kosove si ne Shqiperi qe i besojn me shume fjaleve sesa Punes.
    Thaqi dhe Rama jane per momentin lideret e kombit qe do na qojn perpara.

  21. LLAPI-Besiana says:

    Partia e Edi Rames punon që sa më shumë bashkpunim më Greqin dhe Serbin kurse partia e Thaqit më Serbin që edhe ketë pakë sovranitet shtetror që kemi te ja dorezoj Grekut dhe Serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje